Lajmi i fundit

Fotoja e rrallë e Mbretit Charles në Kosovë në vitin 1999

Në Muzeun e Us htrisë Kombëtare Britanike, në Koleksioni Studimor, gjendet dhe fotoja e mëposhtme e Mbretit Charles e cila daton nga viti 1999.
Aty Mbreti Charles, në pozicionin e Princi të Wellsit asokohe vizitoi Gardën e Parë të Dragoit të Mbretëreshës që ndodhej në territorin e Kosovës.

Rojet e Dragoit të Mbretëreshës rekrutoheshin kryesisht në Uells, kështu që si Princi Charles kishte një interes të veçantë për regjimentin, i cili u mbiquajt “Kalorësia Uellsiane”. Në vitin 2003 ai u bë kryekoloneli i tyre.

Fotoja e Mbretit në tokë shqiptare u shkrep nga rreshteri David John Miles, një rezervist që doli vullnetarisht për të shërbyer me Brigadën e 4-të të Blinduar në Kosovë si fotograf.

Fotoja e rrallë e Mbretit Charles në Kosovë në vitin 1999 Read More »

Shtylla elektrike b ie mbi një makinë, lë ndohen tre persona

Një shtyllë elektrike ka rë në mbi një veturë e cila ishte në lëvizje. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë.

Si pasojë, tre persona janë lë nduar dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim mjekësor.

Kështu bëri të ditur zëdhënësja e Pol icisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Njësitet përkatëse të Drejtorisë Rajonale të pol icisë në Prishtinë po merren me rastin”, tha Ahmeti.

Shtylla elektrike b ie mbi një makinë, lë ndohen tre persona Read More »

Shqiptari dhu non gruan dhe tenton t’i th yejë krahun

Një grua në Volos, e cila nuk mund të duronte më kë rcënimet dhe su lmet ndaj saj, i dha fund to rturave që po përjetonte nga bashkëshorti i saj. Ngjarjet kulmuan të premten, kur 40-vjeçari shqiptar e ka go ditur me grusht dhe ka tentuar t’i thy ejë krahun.

Një fqinj ka dëgjuar vi ktimën duke bërë thirrje për ndihmë dhe ka lajmëruar Po licinë, si pasojë e të cilit burri dh unues është arr estuar pak më vonë. Siç tha gruaja në dë shminë e saj, burri i saj i dhu nshëm shkoi në shtëpi i de hur, i bë rtiti dhe më pas e go diti me gr usht, ndërsa në inat e ka ka pur për krahu dhe ka tentuar t’i thy ejë kyçin e dorës. Pas këtij episodi, gruaja mori një fëmijë të saj dhe u largua nga shtëpia.

Vi ktima ka shpjeguar se rr ahja, e shoqëruar me kë rcënime dhe ofendime, ishte bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë së bashkëshortit të saj, i cili vazhdimisht ishte i de hur, sipas mediave greke.

40-vjeçari u dërgua në Pr okurorinë e Rrethit të Volosit, u pr ocedua për ten tativë për pla gosje të rr ezikshme trupore dhe lë ndim trupor në familje dhe u referua për gjy kim në Autoforo. Mirëpo ai i mohon aku zat dhe pretendon se ka qenë vetëm një skenë te nsioni pasi gruaja e tij…nuk pastron shtëpinë!

Shqiptari dhu non gruan dhe tenton t’i th yejë krahun Read More »

Busti i Mbretëreshës Elizabeth II shfaqet në mes të qytetit në Shqipëri

Sot është ceremonia e lamtumirës së Mbretëreshës Elizabeth II, monakes britanike që në ndë rroi jetë në moshën 96-vjeçare më 8 shtator 2022.

Ndërkohë që pritet t’i jepet lamtumira e fundit, në Kukës është vënë busti i saj.

Busti është vendosur para Pallatit të Kulturës së këtij qyteti, ndërsa nuk dihet se kush është autori i kësaj vepre artistike. Nga ana e bashkisë kanë raportuar se nuk dihet se kush e ka vendosur, ndërsa kanë mohuar që të jetë porosi e tyre.

Vdekja e Mbretëreshës Elizabet II, ka tronditur edhe qytetin verior të Hasit, i cili një pjesë të rinisë e ka në emigrim pikërisht në Britaninë e Madhe.

Bashkia Has i shprehu ngushëllimet e sinqerta familjes mbretërore për humbjen e madhe, ndërkohë që më herët ata kishin planifikuar vendosjen e një statuje të Mbretëreshës në qytet.

Busti i Mbretëreshës Elizabeth II shfaqet në mes të qytetit në Shqipëri Read More »

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Bashkisë

Ish-kryebashkiaku i Memaliaj, Syrja Hyseni ka nd ërruar jetë pasditen e kësaj të diele, shkruan newsbomb.al.
Lajmi i tr ishtë bëhet me dije nga miq tëmësuesit të dalluar në qytetin jugor.

Ikja e tij e parakohshme nga jeta ka pik ëlluar familjarët, të afërmit dhe të gjithë banorët e Memaliajt, të cilëve ai u shërbeu sa ishte kryebashkiak, por dhe si arsimtar.

“Lajm i tris htueshëm nga miq dhe bashkëqytetarët memaliot për nda rjen e parakohëshme nga jeta të mesuesit dhe intelektualit të nderuar, ish kryetarit i Bashkisë Memaliaj, Prof. Syrja Memo Hyseni. Ngushëllime Familjes së Tij dhe të prehet në Paqe”, thuhet në njoftimin e nd arë në rrjetet sociale.

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Bashkisë Read More »

Ekuadori rikthen vizat me Shqipërinë, gazetarja e njohur nxjerr dokumentin: ‘Shkak numri i lartë i shqiptarëve që shkojnë për tr afik dr oge’

Ekuadori ka vendosur vizat për shtetasit shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt këtij vendi. Ky vendim ka hyrë në fuqi në datën 24 gusht.

Sipas gazetares Fatjona Mejdini shkak për këtë vendim është bërë numri i lartë i shqiptarëve që udhëtojnë aty për t’u përfshirë në rrjetin e narko-trafikut.

“Ekuadori që nga data 24 Gusht e këtij viti ka vendosur viza për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Shkak është bëri numri i lartë i shqiptarëve të cilët udhëtojnë aty për tu bërë pjesë e tra fikut illegal të dr ogës.

Por ironikisht, ata që pe nalizohen janë qytetarët e thjeshtë shqiptarë, tra fikantët ndërkaq kanë pasaporta të huaja apo leje qëndrimi të këtij vendi”, shkruan Mejdini.

Ekuadori rikthen vizat me Shqipërinë, gazetarja e njohur nxjerr dokumentin: ‘Shkak numri i lartë i shqiptarëve që shkojnë për tr afik dr oge’ Read More »

Nga Dubai drejt Serbisë dhe më pas në Shqipëri, itinerari që ndoqi gazetari 26-vjeçar për t’i shpëtuar autoriteteve

Ahmet Emre Olur, i cili akuzohet si këshilltari mediatik i kreut të organizatës kr iminale Sedat Peker, i cili u ndalua mëngjesin e së shtunës në Tiranë, ka mbërritur në Stamboll rreth orës 09:15.
Emre Olur u d ëbua nga Shqipëria pavarësisht kërkesave të tij për azil politik me pretendimin se i rre zikohet jeta në atdheun e tij. Ai u prit nga autoritetet turke dhe u dërgua në departamentin e po licisë në aeroportin në Stamboll.

Pas pro cedurave atje, gazetari 26-vjeçar u nis nga aeroporti në orën 10:30 për t’u dërguar në Drejtorinë e Sigurisë të Stambollit në Vatan Caddesi.

Gazetari turk ka udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut nga Turqia më 23 maj. Pasi autoritetet turke kanë komunikuar me njësitë e Interpolit të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit për vendndodhjen e tij, është konstatuar se ai ishte larguar në Emiratet e Bashkuara Arabe më 12 shtator 2022 nëpërmjet aeroportit të Rinasit.

Më datë 16.09.2022, pasi Organizata Kombëtare e Inteligjencës dhe Ambasada turke në Abu-Dhabi njoftuan Departamentin e Policisë së Turqisë se Olur do të deportohej nga Emiratet e Bashkuara Arabe, u konstatua se personi në fjalë kishte shkuar në Serbi.

Advertisements

Megjithatë, autoritetet serbe nuk mund t’i përgjigjeshin pozitivisht kërkesës së autoriteteve turke për ta deportuar, pasi ai ishte pasagjer ndërkombëtar.

Si rezultat i kontaktit me Interpolin Shqiptar dhe komunikimit mes Ministrave të Punëve të Brendshme të dy vendeve, Olur i cili po udhëtonte nga Serbia në Tiranë, u arr estua nga po licia shqiptare në Aeroportin e Rinasit më datë 17 shtator 2022 në orën 06:00.

Ahmet Emre Olur është marrë nga zyrtarë të Interpolit dhe departamentit të KOM-it në Rinas dhe është nisur drejt Stambollit me fluturimin e datës 18.09.2022 në orën 06:30.

Pasi është marrë në pyetje në Aeroportin e Stambollit, i është dorëzuar nëpunësve të Departamentit të Lu ftimit të Kr imit të Organizuar.

Një figurë e njohur në botën e kri mit të Turqisë që nga vitet 1990, Peker u bu rgos disa herë për kr im të organizuar, raportojnë mediat turke.

Pas lirimit të tij në 2014, pasi kreu 10 vjet bu rg, Peker mbajti një qëndrim pro-qeveritar, duke shprehur publikisht opinionet e tij për çështjet aktuale dhe duke mbajtur mitingje pro-qeveritare ku morën pjesë mijëra njerëz.

Në atë kohë, ai u cilësua si një “biznesmen” në mediat pro-qeveritare dhe mori çmime si “biznesmeni i vitit” nga disa organizata të ndryshme.

Në fund të vitit 2019, ai thuhet se u largua nga vendi për t’iu shmangur arre stimit pasi një he timi kundër tij për drejtimin e një grupi të kr imit të organizuar. Në shkurt 2020, ai njoftoi në YouTube se ishte në Mal të Zi. Duke mohuar ak uzat, ai deklaroi se kishte shkuar në Mal të Zi për të përfunduar arsimin universitar dhe do të kthehej në Turqi.

Duke u kthyer kundër ish-aleatëve të tij, Peker filloi zbulimet e tij në YouTube në fillim të majit të vitit të kaluar, pasi, sipas tij, Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu nuk mbajti premtimin për ta rikthyer në vend në prill.

Peker vuri në shënjestër disa ish-zyrtarë dhe zyrtarë qeveritarë në videot e tij, duke ngritur akuza të rënda kundër tyre, përfshirë kontrabandën ndërkombëtare të drogës, vrasjet politike, korrupsionin, sulmet seksuale dhe vrasjet.

Së bashku me Soylu, ish-ministri i Brendshëm Mehmet A?ar, djali i tij dhe deputeti i AKP-së Tolga Agar, djali i ish-Kryeministrit Binali Y?ld?r?m, Erkam Y?ld?r?m dhe ish-oficeri i inteligjencës dhe ush trisë Korkut Eken ishin ndër objektivat e profilit të lartë të Pekerit.

Videot e Pekerit patën mbi 100 milionë shikime në YouTube dhe u quajtën si “Sedatflix” në mediat sociale. Qeveria dhe të akuzuarit hodhën poshtë disa nga pretendimet e tij ndërsa heshtën për të tjerat.

Megjithatë, ai nuk ishte në gjendje të publikonte video të reja pas 20 qershorit 2021, sepse Emiratet e Bashkuara Arabe nuk e lejuan atë për shkak të shqe tësimeve të sigurisë, sipas Peker.

Ai ka vazhduar ak uzat e tij në Twitter. Peker tha se do të rifillojë publikimin e videove dy muaj para zgjedhjeve, të cilat do të mbahen në qershor 2023.

Nga Dubai drejt Serbisë dhe më pas në Shqipëri, itinerari që ndoqi gazetari 26-vjeçar për t’i shpëtuar autoriteteve Read More »

Autoriteti Portual i Vlorës bën njoftimin me rëndësi dhe merr vendimin e menjëhershëm

Autoriteti Portual i Vlorës ka ndaluar lundrimin për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit në gjirin e Vlorës.
Shkak është bërë moti i keq, që ka bërë që lartësia e dallgëve të jetë 1.50 deri në 2.50 metra.

Njoftimi:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për daten 17-18 shtator 2022 nga ora 01:00 deri ne oren 24:00 në drejtimin Jug-JugPerëndim në forcën 5-6bft, 1.00-1.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft deri 8bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.

ESHTE NDALUAR DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE , ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

Njoftohen të gjithë drejtuesit anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 17 shtator 2022 deri ne daten 18 shtator 2022.

Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 18 shtator 2022 ora 20:00.

Autoriteti Portual i Vlorës bën njoftimin me rëndësi dhe merr vendimin e menjëhershëm Read More »