Lajmi i fundit

Marrëveshja me Italinë për pensionet, ja si do të përfitojnë emigrantët shqiptarë

Shqipëria dhe Italia nënshkruan një marrëveshje shumë të rëndësishme për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore. Nga kjo marrëveshje përfitojnë 500 mijë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali.

Në lidhje me këtë marrëveshje në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, në një lidhje “Skype” me gazetarin Aleksandër Furxhi, ka folur Beskida Aliaj, nga Sindikata e Punës për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve në Itali.

Ajo ka thënë se kjo është një ditë shumë e gëzuar për emigrantët shqiptarë në Itali, teksa shpjegoi si funksionon marrëveshja.
Aleksandër Furxhi: Ka vite që flitet për këtë marrëveshje, të paktën 5 vitet e fundit. Çfarë do të thotë kjo marrëveshje për ju?

Beskida Aliaj: Është një ditë shumë e gëzuar kryesisht për emigrantët e Italisë por edhe për mua sepse kemi disa vite që po punojmë fort për këtë marrëveshje dhe mund të ngremë një dolli sot për këtë arritje.

Aleksandër Furxhi: Në Itali janë rreth 500 mijë shqiptarë zyrtarisht, por rreth 25 mijë dalin çdo vit në pension. Për këta që dalin në pension, le të marrim një shembull, një shqiptar që ka punuar 10 vite gjatë kohës së komunizmit, në vitet 90 emigron në Itali, si përfiton ai nga kjo marrëveshje?

Beskida Aliaj: Marrëveshja bën të mundur bashkimin e viteve të punës mes Shqipërisë dhe Italisë. Nëse një emigrant ka ikur me eksodin e parë dhe ka 10 vite punë në Itali me siguracione të rregullta, atij do t’i bashkohen këto vite punë.

Emigranti, nëse nuk do të ishte kjo marrëveshje do t’i kishte të ndara këto vite pune dhe nuk do ishte përfitues i asnjë pensioni siç e dikton edhe ligji. Në këtë situatë të gjitha vitet e tij do të digjeshin. Ndërsa me anë të marrëveshjes asgjë nuk do të digjet, por do të përfitojë dy pensione nga secili shtet.

Aleksandër Furxhi: Dhe ndoshta merret me mend por vitet që ka punuar në të zeze nuk ka asnjë shans që të njihen?

Beskida Aliaj: Nuk llogaritet sepse nuk ke asnjë lloj dokumenti që vërteton se ke punuar. Ndërsa situata e dytë është kjo, Italia ka një ligj specifik që thotë se nëse ke 42 vite e 10 muaj punë për burrat dhe 41 vite e 10 muaj punë për gratë, mund të përfitosh një pension me vjetërsi pune në çfarëdolloj moshe, pension të hershëm, sepse mosha zyrtare në Itali është 67 vjeç, ndërsa ky emigrant mund ta marri pensionin që 60 vjeç.

Shumica e shqiptarëve i kanë arritur këto vite nëse vitet bashkohen me Shqipërinë.

Aleksandër Furxhi: Pensionin qytetari do e tërheq në Itali në rast se jeton në Itali dhe në Shqipëri një italian nëse jeton në Shqiëpri apo ka raste që do e marr në të dyja vendet sipas kontributeve që ka derdhur?

Beskida Aliaj: Nëse jeton në Itali pensioni shqiptar do transferohet në Itali, nëse jeton në Itali do të transferohet këtu. Unë do t’i ftoja t’i drejtohen zyrave tona sepse jemi në gatishmëri të çdo emigrant për ta ofruar këtë shërbim.

Marrëveshja me Italinë për pensionet, ja si do të përfitojnë emigrantët shqiptarë Read More »

Gjendet një trup i pajetë brenda një kanali në Vlorë

Një trup i pajetë është gjendur brenda një kanali në Vlorë.

Policia në një njoftim për mediat bën me dijse se viktimë ka mbetur shtetasi me iniciale A.L 54-vjeç. Ky i fundit dyshohet se ka rënë aksidentalisht në kanal.

“Mbrëmjen e sotme, në një kanal me ujë, në lagjen “Kushtrimi”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka humbur jetën, shtetasi A. L., 54 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Gjendet një trup i pajetë brenda një kanali në Vlorë Read More »

‘Motra ime me kancer nuk duhet të operohej për 7 vite’- flet vëllai i viktimës 28-vjeçare

Një 28-vjeçare ka ndërruar jetë pas një ndërhyrje kirurgjikale në një spital privat. E reja iu nënshtrua një procedure estetike të liposucionit (heqje dhjami) ditën e hënë, ndërsa të martën pësoi trompozë dhe ndërroi jetë.

Aktualisht trupi i të resë ndodhet në morg ku po i bëhet autopsia, ndërsa familja ka kallëzuar rastin në komisariatin nr. 4 për mjekim të pakujdesshëm.

Sipas familjarëve, 28-vjeçarja Irida Hasalla vuante dhe nga tumori në mitër për të cilin kurohej në Belgjikë por mjekët i thanë që kjo ndërhyrje nuk do të ndikonte në gjendjen e saj.

Ndërkohë Arenc Hasalla, vëllai i viktimës në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, tha se motra nuk duhet të bënte operacion për 7 vite.

Ai theksoi se 28-vjeçarja ishte në vitin e dytë të kurimit për kancerin në mitër.

“Kur një njeri kurohet për kancer, për 7 vite nuk duhet të bëjë asnjë lloj ndërhyrje. Motra ishte në vitin e dytë që kurohej nga kanceri. Sëmundja nuk kishte shërim. Një njeri me kancer nuk pranon narkozë. Kur është zgjuar në mëngjes, i ka thënë infermieres dua të shkojë në banjo, ajo ka thënë shko vetë, dhe në momentin që është ngritur i ka ra trompozë.

‘Motra ime me kancer nuk duhet të operohej për 7 vite’- flet vëllai i viktimës 28-vjeçare Read More »

Mbyll sytë përgjithmonë kompozitori i njohur shqiptar

Është shuar në moshën 95-vjeçare, Nexhmedin Doko, kompozitori i shquar, autor i shumë këngëve të muzikës së lehtë dhe teksteve shkollorë.

Nexhmedin Doko lindi në vitin 1929, në qytetin e Beratit. Në vitin 1950 përfundoi me rezultate të larta Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Prof. Doko ishte “produkt” i Konservatorit të njohur rumun “Ciprian Porumbescu” (kompozitori i muzikës së himnit kombëtar), ku vijoi studimet në dirigjim dhe kompozim (1958-1962).

Kompozimet e tij janë interpretuar nga këngëtarë të njohur si Vaçe Zela, Gaqo Çako, Ramiz Kovaçi, Zija Çela etj. Ka marrë pjesë në disa nga festivalet e këngës ku ka fituar edhe çmime. Krijime të Nexhmedin Dokos janë midis të tjerave këngët “Kur jam pranë teje”, “Rini e Zjarrtë, etj., si edh e operetën “Dritë dhe këngë”.

Gjithashtu Nexhmedin Doko ka shkruar edhe tekste mësimore muzike. Pas goditjeve të sistemit komunist në fushën e artit dhe kulturës (1973-1974), Nexhemdin Doko u mënjanua thuajse totalisht nga sistemi, në kuadër të luftës famëkeqe së klasave dhe shumë nga krijimet e mëpasshme të tij nuk patën fatin të bëheshin publike, duke e lënë të cunguar CV-në e tij muzikore, fat i hidhur që shoqëroi shumë krijues e artistë të spikatur që jetuan në periudhën e diktaturës komuniste.

Mbyll sytë përgjithmonë kompozitori i njohur shqiptar Read More »

Artan Hoxha zbulon vendndodhjen e Arben Ahmetajt: Ka kërkuar azil politik në…

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” u shpreh se ish-zv. Kryeministri Arben Ahmetaj intervistë në televizionin Syri ndërsa ndodhet në arrati, e ka regjistruar në Milano, ndërsa ndodhet në azil politik në Zvicër.

Sipas Hoxhës, Ahmetaj është shprehur për të se ka dhënë intervistën në televizionin Syri sepse beson se është nga të paktët që televizione që nuk ka marrë para nga inceneratorët.

“Ahmetaj i ka bërë përpjekjet për azil që kur ndodhej në Shqipëri. Në dijeninë time Ahmetaj ndodhet në Zvicër. Në rastin konkret Ahmetaj është në momentin kur iu hoq mandati, kur hetimet ndaj tij janë në fazën përfundimtare. Pothuajse hetimet për të janë duke u mbyllur, por çështja më shumë se Ahmetaj duhet të ishte inceneratorët. Kjo u intereson qytetarëve shqiptarë. Ahmetaj dhe pse u përfshi te inceneratorët nuk po gjykohet për këto. Akuzën tjetër e ka për hetim pasuror, nuk është futur te inceneratorët. Mua do më interesonte ta shpjegonte Ahmetaj këtë. Pyeta pse te Syri dhe përgjigja ishte që mesa di unë ai nuk ka marrë para nga incineratorët. Për mua bëri mirë që iku sepse mund të flasë nga jashtë dhe mund të ketë vlerë për ne.”

Artan Hoxha zbulon vendndodhjen e Arben Ahmetajt: Ka kërkuar azil politik në… Read More »

E rëndë/ Në kushte të rënduara psikologjike, 35-vjeçari tenton t’i japë fund jetës

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Fatish të Peqinit, ku një 35-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës.

Policia thotë se dyshohet që në kushte të rënduara psikologjike, 35-vjeçari është hedhur nga lartësia e banesës ku jetonte.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Në fshatin Fatish, shtetasi U. M., 35 vjeç, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga lartësia e banesës ku jetonte.
Shtetasi U. M. është në spital, për asistencë mjekësore”, bën me dije policia.

Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.

E rëndë/ Në kushte të rënduara psikologjike, 35-vjeçari tenton t’i japë fund jetës Read More »

Afrikanët në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese miraton marrëveshjen Rama-Meloni

Gjykata Kushtetuese ka votuar në favor të marrëveshjes së Shqipëri-Itali për emigrantët, e cila është firmosur nga kryeministrat e të dyja vendeve, Edi Rama dhe Giorgia Meloni.

Vendimi pritet të bëhet publik në orën 15:30. Do të jetë kryetarja e Gjykatës Kushtetsues Olta Zaçaj ajo e cila pritet të mbajë një konferencë me gazetarët, ku dhe do të komunikoj dhe arsyet ligjore të kalimit të marrëveshjes.

Partia Demokratike, si ajo zyrtare e Lulzim Bashës dhe e dy grupimeve të tjera, Sali Berishës e Gazment Bardhit, e çuan marrëveshjen në këtë gjykatë, më datë 6 dhjetor.

Pak ditë më parë, parlamenti italian miratoi me 155 vota pro, 115 kundër dhe 2 abstenime projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët.

Marrëveshja e firmosur në Romë në 6 nëntor të vitit të kaluar, mes kryeministrave të të dy vendeve, përfshin emigrantët që nisen nga Afrika e Veriut dhe kapen në det nga anijet italiane.

Ajo parashikon ngritjen e një pike në Shëngjin ku do të kryhen procedurat e verifikimit të emigrantëve dhe një qendre në Gjadër, ku ata do të mbahen të izoluar, deri në përfundim të procedurave për pranimin ose jo të azilit. Përgjegjësia mbi çdo veprimtari do të jetë e Italisë, së cilës i njihet dhe juridiksioni i plotë mbi qendrën e pritjes.

Afrikanët në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese miraton marrëveshjen Rama-Meloni Read More »