Kuriozitete

Dashuri në pranverë, cilat janë 4 shenjat e horoskopit që së shpejti do të njohin shpirtin e tyre binjak

Legjenda të lashta tregojnë se çdo person ka një shpirt binjak të cilin do ta takojë herët a vonë. Gjithkush ka dëshirën për të gjetur një partner, ose një shok me të cilin të ndajë pjesën tjetër të jetës.
Megjithatë, jo të gjithë e kanë këtë fat dhe shpesh është shumë e vështirë për të gjetur partnerin e përsosur.
Zodiaku mund t’ju ndihmojë të kuptoni nëse do takoni shpirtin tuaj binjak.
Këtu janë 4 shenjat që së shpejti do të jenë me fat të mjaftueshme për të takuar personin e duhur…

Dashi:

Dashi është një luftëtar, kokëfortë dhe disi ekstrovers, por ndonjëherë kanë tendencë për t’u mbyllur në vetvete, nëse diçka i shqetëson. Megjithatë, dashi di të dashuroji dhe t’i japi shpirtin partnerit. Ai do të japë dashuri, por gjithashtu i pëlqen të marrë dashuri, kuptohet që edhe të vlerësohet, sidomos në kohën kur ajo është shumë i mërzitur, për shkak të problemeve. Nuk është e lehtë për të krijuar një marrëdhënie me këtë shenjë, por shumë shpejt ka për të marrë një surprizë nga një mik që ka kohë që nuk është në kontakt, ose një takim i papritur që do ta bëjë për të ribesuar tek ideja e gabuar, që nganjëherë ndërtohet dashuri mbi të.

Akrepi:

Akrepi është një shenjë shumë kokëfortë dhe ambicioz , por kjo nuk e ndalon atë nga gjetja dashurisë së jetës së tij. Në një marrëdhënie, gjithmonë kërkon përsosjen dhe gjetja e partnerit të përsosur, nuk është e lehtë. Akrepi është shumë i çuditshëm dhe i hapur për dashuri dhe së shpejti një takim i papritur do të ndricojë ditët e tij.

Virgjëresha:

Virgjëresha do përsosjen, bukurinë dhe gjithmonë kërkon partnerin e saj ideal, sipas pathos. Ajo nuk heq dorë kurrë të përballet me vështirësitë dhe kjo kokëfortësi do ta bëjë atë të marrë gjithçka që ajo dëshiron.

Ujori:

Ujori di të dashurojë, por nuk mund ta gjejë personin që përshtatet me personalitetin e tij elektrizues. Pranvera do të jetë shumë produktive për ujorin dhe do të rizbulojë dashurinë. Hidhu dhe mos lejo të biesh poshtë, gjërat e bukura kërkojnë kohë dhe përpjekje.

Dashuri në pranverë, cilat janë 4 shenjat e horoskopit që së shpejti do të njohin shpirtin e tyre binjak Read More »

Dasmat shqiptare të viteve 90’të

Tani sallone tërë glamur mbushen për të kurorëzuar martesën, mirëpo dikur kjo gjë bëhej nëpër dhoma të thjeshta e tërë modesti

.Një video që po qarkullon në internet tregon një martesë shqiptare të viteve 90’të, shkruan gazetametro.net

.Në gjithë videon shihen momente gëzimi në një modesti të madhe. I zoti i shtëpisë tërë kohën në këmbë duke nderuar mysafirët.

Dhjetëra mysafirë qëndrojnë të ulur në tavolinat rreth dhomës së vjetruar, duke hedhur edhe valle të vjetra.Çka bie në sy, është pija e shumicës.

Një shishe e pijes joalkoolike ‘Coca Cola’ është e mbushur me një lëng pa ngjyrë. Rakia është hedhur në këto shishe çelqi, andaj kjo është arsyeja pse të gjithë mbajnë nga një të tillë në dorë.

Dasmat shqiptare të viteve 90’të Read More »

“Bëhuni gati për më të keqen”, astrologia Meri: Këtyre shenjave do u ndodhë gjëma

Astrologia e njohur Meri Shehu ka bërë një paralajmërim të fortë për një nga shenjat e horoskopit, për të cilën thotë se do të pësojë krizë dhe traumë.

Ndryshimi i pozicionit të “Xiron” do bëjë që shumë prej shenjave të përjetojnë një krizë personale.

Astrologia thotë:

Ndjejme nje rrjedhje energjie qe na dobeson dhe na bene pesimist. Por sic e dime Xiron eshte udheheqesi qe na con drejt sherimit te traumave”

Astrologia njofton se shenja e Binjakëve do përballen me një krizë në jetën sociale apo në lidhje me shoqerinë e qëllimet.

Po ashtu edhe Virgjëresha do përjetojë psikologjikisht një humbje ekonomike, një traumë, por nga ana tjetër kjo shenjë do arrijë të çlirohet nga të këqijat.

Lidhur me Peshoren, Meri thotë:
Nese deshiron dicka te re perseri e perjeton si krize”

“Bëhuni gati për më të keqen”, astrologia Meri: Këtyre shenjave do u ndodhë gjëma Read More »

Albert Einstein: Kur propozova teorinë e relativitetit shumë pak njerëz më kuptuan

Kur propozova teorinë e relativitetit shumë pak njerëz më kuptuan. Ajo çfarë do të zbuloj tani për njerëzimin gjithashtu do të pritet me keqkuptim dhe paragjykim. Po të kërkoj të ruash letrat e mia për sa kohë të jetë e nevojshme: vite, dekada, derisa shoqëria të ketë bërë aq progres sa të arrijë të pranojë atë që do ta shpjegoj më poshtë.

Ekziston një forcë kaq e fuqishme sa deri sot shkenca nuk ka arritur t’i gjejë një shpjegim. Është një forcë që përfshin dhe i sundon të gjithë; që fshihet pas çdo fenomeni në univers. Kjo forcë është dashuria. Kur shkencëtarët kërkonin për një teori të unifikuar të universit harruan më të fuqishmen forcë të padukshme. Dashuria është dritë që ndriçon ata që e japin dhe e marrin.

Dashuria është gravitet, sepse i bën disa njerëz të tërhiqen nga të tjerë. Dashuria është pushtet, sepse shumëfishon më të mirën tonë dhe i bën njerëzit mos të humbasin në egoizmin e verbër. Dashuria shpaloset dhe zbulon. Për dashurinë jetojmë dhe vdesim. Kjo forcë jep shpjegimin e gjithçkaje, i jep kuptim jetës. Është pikërisht ajo që kemi anashkaluar për kaq shumë kohë, mbase sepse kemi frikë nga dashuria, sepse është e vetmja energji në univers që njeriu nuk ka mësuar ende ta manipulojë. Për t’i dhënë dashurisë vendin që meriton bëra një ndryshim të thjeshtë në ekuacionin tim më të famshëm.

Nëse në vend të E = mc2 të pranojmë se energjia që shëron botën mund të përftohet nga shumëzimi i dashurisë me shpejtësinë e dritës në katror do të arrinim në përfundimin se dashuria është forca më e fuqishme që ekziston… sepse nuk njeh limite. Pas dështimit të njerëzimit në shfrytëzimin e forcave të universit që na janë kthyer kundër është e rëndësishme që të ushqejmë një tjetër lloj energjie. Nëse duam mbijetesën e specieve, nëse duam të gjejmë kuptimin e jetës, nëse duam të shpëtojmë botën dhe çdo gjallesë që e popullon atë, dashuria është përgjigjja e vetme.

Mbase nuk jemi ende gati të shpikim një bombë me dashuri, një pajisje të fuqishme që të shkatërrojë urrejtjen, egoizmin dhe lakminë që po gërryejnë planetin. Megjithatë, çdo individ mbart një “gjenerator” të vogël, por të fuqishëm dashurie, energjia e të cilit pret të çlirohet.

Atëherë kur të mësojmë të japim dhe marrim këtë energji universale, e dashura ime Lieserl, do të konfirmojmë se dashuria sundon mbi gjithçka; dashuria është e aftë të kapërcejë mbi çdo gjë, sepse dashuria është jetë. Jam thellësisht i penduar që nuk kam qenë i aftë të shpreh çfarë kam në zemër, që ka rrahur për ty gjatë gjithë jetës sime. Mbase është vonë për të të kërkuar ndjesë. Por, meqë koha është relative, dua të të them se të dua. Falë teje kam gjetur përgjigjen themelore. Babai yt, Albert Einstein”.

Albert Einstein: Kur propozova teorinë e relativitetit shumë pak njerëz më kuptuan Read More »

NASA: Dielli me vrimë! KUJDES! Toka do përfshihet nga stuhitë më 23-24 Prill

Fenomeni që shkakton edhe dritat veriore shumëngjyrëshe mund të sjellë një rrezik të madh për planetin tonë.

Observatori për Dinamika Diellore i NASA zbuloi në atmosferën e diellit një vrimë të madhe e cila e ka drejtimin nga Toka dhe mund të shkaktojë stuhi diellore.

 Stuhitë do të ndodhin 2 ditët në vazhdim dhe do sjellin edhe mungesë rryme elektrike. Këto vrima hapen herë pas here dhe lejojnë daljen e erërave diellore.

NASA: Dielli me vrimë! KUJDES! Toka do përfshihet nga stuhitë më 23-24 Prill Read More »

Heronjtë e heshtur të çdo shtëpie! E dimë që janë të neveritshëm, por jo më shumë se të dobishëm

Shumëkëmbëshi i shtëpisë (scutigera coleoptrata) është një nga heronjtë më të keqkuptuar nga llojet e insekteve. Gjithnjë bërtasim me neveri kur i shohim nëpër shtëpi. Por në fakt edhe pse ju mërzit prania e tij, mos e vrisni.

Ai është një grabitqar i dobishëm ‘arthropod’, me origjinë nga Mesdheu. Shumëkëmbëshat e shtëpisë janë gjuetarët e tokës që i hasim më shpesh në bodrume të lagësht dhe banjo. Dhe, ndërsa disa prej tyre e kalojnë gjithë jetën në shtëpi, të tjerët mund të gjenden jashtë gjatë sezonit të rritjes.
Atje, ata konsumojnë dëmtues të tillë, si larva dhe insekte të tjera tokësore, merimanga, derisa temperaturat e ulëta i përzenë ata brenda shtëpisë në vjeshtë. Edhe pse emri ‘centipedes’ do të thotë ‘100 këmbësh’ ata kanë vetëm 30 këmbë.

Pjesa e përparme e tyre shërben për injektimin e helmit te viktimat e tyre, por mos u bëni merak. Këto këmbë janë shumë të dobët për të ndikuar lëkurën e njeriut. Gjymtyrët e tjera u lejojnë atyre të ecin me shpejtësi të lartë dhe t’u ngrejnë kurth insekteve, duke përdorur një taktikë të quajtur ‘lassoing’.
Po aq mbresëlënëse është kur ata ballafaqohen me kërcënime. Ata mund të vetë-presin këmbët e tyre për t’u shkëputur nga grabitqarët.

Nëse vërtet nuk mund t’i shikoni para syve, ju e dini se prania e tyre në shtëpi është shpesh tregues se keni të çara në themelet e mureve dhe boshllëqe rreth dritareve, një problem që duhet ta zgjidhni menjëherë.

Heronjtë e heshtur të çdo shtëpie! E dimë që janë të neveritshëm, por jo më shumë se të dobishëm Read More »

Zbulohet ishulli me minerale të rralla

Një ishull i vogël është zbuluar në Oqeanin Paqësor dhe mund të bëjë një ndryshim të madh ekonomik për Japoninë. Një ekonomist e quajti e konsideroi këtë “ndërrim loje” për vendin. Studiuesit që ndihmuan gjetjen e tij thanë se ka potencial të jashtëzakonshëm.

Ky ishull është i përbërë nga 16 milionë ton baltë, e cila është e mbushur me mineral të rralla të Tokës.

Këto minerale përmbaljën element të rrallë që përdoren në pajisje të teknologjisë së lartë si smartphone, sisteme raketash, pajisje radare dhe automjete hibride.

Një prej metaleve të zbuluara mund të përdoret për të bërë lentet e kamerave dhe ekranet e celularëve që bëjnë fotografi me cilësi të lartë.

Sipas CNN, nga materiali i publikuar prej ekipit të hulumtuesve japonezë, kjo pjesë balte e pasur me minerale është pranë ishullit Minamitori, një ishull i vogël 1.200 kilometra larg brigjeve të Japonisë.

Zbulohet ishulli me minerale të rralla Read More »

Zbulimi i madh në Rusi, 300 tulla me alfabetin më të vjetër të shqipes

Me një shqipe të shkëlqyer, të cilën e ka mësuar nga dy pedagoget ruse që kishin jetuar në Shqipëri në vitet ’50, Gertruda Intrei dhe Irina Horonina, studiuesi bjellorus Aleksandër Novik rrëfen ekskluzivisht për “Shqiptarja.com” një nga zbulimet më të mëdha në Rusi të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Në më shumë se dhjetë shekuj arkeologji, faktet e ekzistencës së një alfabeti shqip mungojnë. Mbishkrimet e zbuluara më së shumti janë ose në alfabetin latin, ose grek, dhe ka vetëm ndonjë gjurmë të pastudiuar ende të alfabeteve të vdekura të shqipes…

Por ja, në vitin 2015, arkeologu rus Dmitry Zenyuk  ka zbuluar në fshatin Margaritovo në zonën e Uzovit, Rusi, mbishkrime në gjuhën shqipe të shkruara në tulla. Në fillim, kur arkeologët zbuluan objektet me mbishkrimet shqipe, i krahasuan me Alfabetin e Elbasanit dhe u mendua se ishte një alfabet që shqiptarët e Ukrainës e kishin marrë me vete.

Për fat të keq, historia e vajtjes së një numri të madh shqiptarësh në territorin e Perandorisë Ruse, për studiuesit shqiptarë është pothuajse e panjohur. Për shumë vite, kjo histori ka qenë e panjohur, jo vetëm për shoqërinë ruse, por edhe për shkencëtarë dhe specialistë në fusha të ndryshme të disiplinave humanitare.

Zbulimi i 200  tullave ku janë ruajtur shkronja e fjalë shqipe ka tronditur tashmë opnionin shkencor, ndërkohë që sot në muzetë ruse numërohen rreth 300 copë të ngjashme. Fakti që për dy shekuj mërgimi në Rusi dhe tre shekujt të tjerë në Bullgari shqiptarët e Ukrainës kanë ruajtur identitetin, traditat dhe gjuhën shqipe, nuk ka befasuar vetëm studiuesin e njohur Aleksandër Novik, por edhe albanologë të tjerë të huaj.

Nëpërmjet kësaj interviste Aleksandër Novik zbulon një faqe të panjohur të trashëgimisë shqiptare, një monument që ruhet përtej këtij vendi dhe larg syrit të studiuesve shqiptarë apo vëmendjes së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë…

Dhe me sa duket këtë vit, pas përpjekjeve për reformimin e Akademisë, trashëgimia e shqiptarëve të Ukrainës po merr vëmendjen e merituar. Aleksandër Novik u nderua pak ditë më parë në Tiranë me Çmimin Kombëtar të Akademisë së Shkencave për vitin 2017, për studimet e tij për shqiptarët e Ukrainës.

Për “Shqiptarja.com”, Aleksandër Novik ka rrëfyer se në Rusi ccështja e studimit të diasporës shqiptare është shumë e rëndësishme. Sipas Novik gjatë shekullit të 20-të në Rusi janë bërë zbulime dhe analiza shkencore me nivel të lartë për të folurën shqipe në  vendbanimet e jugut të Ukrainës, në rajonet e Odesas she Zaporozhies, ku nisi edhe periudha e themelimit të kolonisë së parë të “Karakurtit” që i takon fillimit të shekullit të 19-të, më saktë vitit 1811.

Intervista

Zoti Novik, çfarë ju ka nxitur ju për të pasur një kontakt me shqiptarët e Ukrainës dhe të nisnit studimet për këtë minoritet etnik?

-Në jug të Ukrainës ka katër fshatra shqiptarë. Paraardhësit e shqiptarëve të sotëm të Ukrainës kanë ikur nga krahina e Korçës dhe zonat rreth saj afërsisht. Ne supozojmë se kanë ikur pesë shekuj më përpara. Ata kanë ikur në lindje të Bullgarisë. Në rajonin e Varnës në Bullgari shqiptarët kanë jetuar afërsisht tre shekuj, edhe në fillim të shekullit të 19-të ata kanë ikur në territoret e perandorisë ruse për shkak të luftrave ruso-turke. Deri tani ata kanë ruajtur gjuhën e tyre amtare. Kuptohet që shqiptarët që janë atje flasin shqip, kuptohet në gjuhën arkaike. Ata flasin “klisha” dhe jo “kisha”, ata flasin “gluha” e jo “gjuha”, ashtu siç flasin edhe arbëreshët e Italisë.

Ju vetë jeni ukrainas, shqiptaro-ukrainas apo rus?

-Jo nuk jam shqiptar, nuk jam ukrainas, nuk jam rus. Në fakt kam prejardhje bjelloruse, jam bjellorus, por kam lindur në  Rusi, në Magadan, në verilindje të Rusisë shumë afër nga Alaska nga Amerika e Japonia, por shkollën e mesme e kam mbaruar në Bjellorusi dhe pastaj kam vazhduar studimet e mia në Petërburg, në Universitetin shtetëror të San Peterburg dhe pas mbarimit të Universitetit kam mbaruar studimet pasunivesitare në muzeun Punskamera dhe punoj në këtë muze tani. Jam drejtor i Departamemetit të Studimeve Europiane, dhe vazhdoj të jap ligjërata në Universitetin e Shën Petërburgut.

Cili ka qenë shkaku që ju frymëzoheni nga tradita të harruara të popujve ose të vetë popujve të harruar?

-Është profesioni im. Kam mbaruar studimet pasunivesitare dhe për mua është interesanate dhe e rëndësishme që të zbulojë të studiojë ruajtjen dhe traditën e popujve ballkanikë.

Kur keni ardhur për herë të parë në Shqipëri?

-Në Shqipëri? Shumë interesante kjo. Për herë të parë unë  isha në trojet shqiptare në Kosovë në vitin 1990, dhe pastaj pas dy vjetësh në vitin 1992 kam ardhur për herë të parë në Shqipëri.

E dinit mirë shqipen që në atë kohë?

-Normale, natyrisht që e dija sepse shqipen unë e kam studiuar në Universitetin e Shën Petërburgut.

Kur ratë në kontakt me gjuhën shqipe të folur, vutë re ndonjë diferencë me atë që kishit mësuar?

-Jo. Unë e kam mësuar gjuhën shqipe me pedagogë shumë të mirë në Universitetin e Petërburgut. Për shembull Gertruda Intrei ka jetuar  këtu në Shqipëri në vitet ‘50 dhe pastaj vazhdonte të punonte në Universitetin e Petërburgut. Unë isha student i saj. Këtu në Shqipëri ka filluar studimet në fund të viteve ‘50 edhe Irina Horonina. Kur isha për herë të parë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë unë kam komunikuar pa problem.

Shqipëria ka jetuar në diktaturë dhe e izoluar, ju si albanolog a lejoheshit vinit në vendin tonë?

-Jo vendet tona ishin ndarë për shkak të politikës dhe para viteve ‘90 nuk mund të vija. Nuk ksistonin marrëdhëniet diplomatike, politike, tregtare e kulturore

Kur i takoni shqiptarët e Ukrainës, çfarë gjërash të veçanta keni zbuluar në karakterin e tyre dhe që u bënë përshtypje më shumë?

-Për mua është çudi që së pari shqiptarët e Ukrainës kanë ruajtur gjuhën e tyre amtare dhe vetëdijen pothuajse për pesë shekkuj, në një kohë që nuk kishin raporte me Gadishullin e Ballkanit për dy shekuj, kur u zhvendosën në Rusi dhe për mua kjo përbën një rast të veçantë dhe me shumë interes në shkencat që unë studioj. Ata kanë ruajtur gjuhën amtare dhe vetëdijen etnike.

Para tre vjetësh në një seminar të Kosovës ju shpallët se kishit zbuluar mbishkrime në një alafabet të veçantë të shqipes rreth 500-vjeçare dhe kjo  më la shumë mbresë. “Shqiptarja.com” bëri një lajm që ngjalli interes të madh tek lexuesit. Ku bazohet ky studim juaji. Si zbuluan këto dokumente?

-Këto dokumente nuk u zbuluan në territorin e Ukrainës, por në territorin e Rusisë së sotme në brigjet e detit Azov në fshatin  Margaritovo. Tre vitet e fundit unë shkova bashkë me studentët e kolegët e mi në jug të Rusisë, në brigjet e detit Azov, në rajonin e Ostovit. Në fund të sheklullit të 18-të në këtë vend ishin  në themeluar disa fshatra, domethënë Margaritovo, Epirski, Albanski, domethënë fshati i Albanëve, i shqiptarëve. Para 20 vjetësh arkeologu rus Midriz Injuk ka zbuluar disa tulla me mbishkrime të sistemit të vjetër të shqipes.

I keni ju fotografitë me këto tulla?

-Po po kemi i kemi, dhe janë zbuluar rreth 200 tulla ku janë ruajtuar shenjat e sistemit të shkrimit të vjetër të shqiptarëve, ndërsa  duke i mbledhur të gjitha zbulimet janë rreth 300 kopje të tilla. Themeluesi i fshatit Margaritovo është Margaret Bllazon, dhe për të ka pasur diskutime se është edhe me origjinë greke, por kjo ngatërrohet, sepse kanë ardhur në Rusi shqiptarë nga Shqipëria dhe shqiptarë të Greqisë, që i quanin “Arvanutë të Greqisë” dhe “Arvanutë”. Ky problem ende diskutohet. Margariti ishte njeri pasur dhe unë mendoj se ai do të bënte fare mirë ndërtime me tulla me shenja të shkronjave greke, po të ishte grek, dhe s’kishte arsye t’i bënte në një gjuhë që s’ishte e askujt aty në Rusi. Aty para disa vjetësh arkeologu rus, Dmitry Zenyuk, ka zbuluar një sistem të shkrimit shqiptar. Themeluesi i fshatit Margariti mendohet se ishte shqiptar nga Kreta dhe ai ka marrë shumë tokë nga qeveria ruse për shërbimin e tij në ushtri dhe kishte afërsht 200 kilometra tokë. Kështu ai ka organizuar një ndërmarrje të tillë që ta rrethonte një pjesë të madhe me tulla dhe në çdo tullë të kishte një shenjë, shkronjë shqipe. Në korrik do shkojmë përsëri në atë zonë dhe ndoshta do të zbulojmë artefakte të reja. Në zonën e Detit Azov nuk flitet më në gjuhën shqipe, por popullata ka mbajtur kujtime për arnautët të cilët janë themeluesit e këtij fshati dhe vendbanimet përreth.

Kur u bë lajmi për alfabetin e rrallë të zbuluar në letër, kureshtje të madhe pati edhe i ndjeri Robert Elsie, që më pyeti për burimin e lajmit, pasi ju supozonit se mund të bëhej fjalë për Alfabetin 400-vjeccar të Elbasanit. Keni biseduar për këtë ju me Elsie?

-Këto mbishkrime që janë ruajtur në këto tulla, unë mendoj se janë pjesë e sistemit të vjetër të shkrimit të shqipes. Në fakt nuk është Alafabeti i Elbasanit, sicc u mendua në fillim,  por është një alfabet tjetër. Jemi duke vijuar studimet dhe në korrik ne do të shkojmë sërish në Margaritovo për ekspeditë me kolegët. Kemi biseduar edhe me Elsie. Ne mendojmë se është një alfabet tjetër edhe më i hershëm, me më shumë shkronja. Ideja për një alfabet më të hershëm ishte e Elsie. Kështu që do të vijojmë zbulimet tona.

Në këtë territor, ekspedita jonë e organizuar nga Universiteti Shtetëror i Shën Petersburg në vitin 2015 ka grumbulluar shumë materiale, tregime, etj. Në lidhje me praninë e shqiptarëve në shekujt e 18-të dhe 19-të. Kështu në fund të shekullit të 18-të, në rajonin e Azovit u themelua fshati Margaritovo, emri i të cilit është i lidhur ngushtë me Margaret Bllazon, zyrtar i lartë, me origjinë nga shqiptarët e mërguar aty.

Më lejoni ju bëj një pyetje jashtë profesionit, cili është opinioni juaj për vendimin e largimit të Ambasadave ruse nga vendet e Ballkanit dhe Europës?

-Opinioni im privat dhe personal është që është gabim. Për jetën  njerëzve puna e diplomatëve është shumë e rëndësishme, dhe na duhet të kemi raporte të mira, marrëdhënie të mira, dhe diktati në këtë mënyrë ndikon keq mes marrëdhënieve mes popujve, mes vendeve të ndryshme. Na duhet të diskutojmë probleme nga më të ndryshmet.

Sa ka ndihmuar Ambasada Ruse gjatë pranisë së saj në Shqipëri për të thelluar studimet për shqiptarët e Ukrainës?

-Tek ne institucionet shkencore punojnë vetë dhe nuk kanë ndikim nga politikanët dhe nga qeveria. Unë për shembull mund të merrem me çdo popull në tërë botën, pa asnjë diktat nga Këshilli Shkencor. Jemi të lirë në zgjedhjen e studimeve tona. Jemi të lirë në veprimet tona.

Zbulimi i tullave

“Letrat” e dheut të harruar, ruhen shqip në tulla të lashta në Margaritovo

Sipas Aleksandër Novik në korrik të vitit 2015 në fshatin Margaritovo të rrethit Azov, në rajonin e Rostovit, ka shkuar për të punuar një ekspeditë etno-gjuhësore nga Univesiteti i Shën Petersburg-ut. Arsyeja e mbërritjes së tyre atje, ishte zbulimi i një monumenti të rrallë të trashëgimisë së lashtë shqiptare. Objektet e gjetura ishin rreth 200 tulla me mbishkrime të ngjashme me tre alfabetet e përdorura në Shqipëri rreth 400-500 vjet më parë, si ai i Elbasanit, i Vithkuqit dhe Alfabeti i Veso Beut, që kishin përkatësisht 53 shkronja, 31 shkronja dhe 22 shkronja.

Pas këtij zbulimi që bëri bujë në Moskë në vitin 2015, arkeologu Dmitry Zenyuk në një konferencë për mediat është shprehur se:

“Në fakt, ky është një zbulim që u bë për një kohë shumë të gjatë. Tulla e parë e ngjashme që kam gjetur ishte kur isha nxënës në klasën e tretë. Ndërsa në këtë moment nga zbulimet e bëra tulla të tilla njihen me rreth 300 kopje.

Në vitin 2007 kemi bërë një krahasim të letrave të shënuara në tulla me gjuhën e Elbasanit, ku gjatë kësaj kohe u përgatit një bazë teorike dhe u bënë tabelat krahasuese. Po kjo punë nuk ishte e mjaftueshem pa marrë mendinin e skstertëve shqiptarë.

Vetëm tani, për herë të parë, mund të deklarojmë zyrtarisht se në jug të Rusisë është hapur një monument që dokumentimin e shkrimit të vjetër të shqiptare. Dhe është e mahnitshme! Në botë mbijetojnë disa disa shembuj të përdorimit të alfabetit të vdekur të shqipes në  arkivat shtetërore në Tiranë, ku një nga ato është “Bibla e Anonimit të Elbasanit” dhe disa letra nga tregtarët dhe artizanët nga Elbasani të afërmit e tyre të mërguar. Prandaj gjetjet nga fshati Margaritovo janë me interes serioz shkencor!”. Këto kanë qenë deklaratat e arkeologut Dmitry Zenyuk, pas zbulimit të tullave me mbishkrime në gjuhën shqipe.

Zbulimi i madh në Rusi, 300 tulla me alfabetin më të vjetër të shqipes Read More »