Kuriozitete

Deri në sa vite mund të jetojë Arra?

Arra jeton gjatë 200 deri në 300 vjet. Ajo nis e jep kokrra 10 deri në 15 vjet pas mbjelljes.

Emri i saj shkencor është “Juglans Regia”.

Arrin lartësi deri në 20 metra dhe trashësi deri në 3 metra.

Arra gjendet kudo në Shqipëri, por më me famë janë arrat e Gizavezhdit në Librazhd, të Smokthinës në Vlorë, arrat e Dibrës etj.

Për shkak të jetëgjatësisë dhe bukurisë, druri i arrës është nga më të çmueshmit për orenditë shtëpiake.

Deri në sa vite mund të jetojë Arra? Read More »

“Stratolaunch”, avioni më i madh në botë nis testimin

“Stratolaunch” avioni më i madh në botë, ka një shtrirje krahësh prej 117 metrash, thuajse dyfishin e asaj të një Boeing-u 747. Ky avion ka një kabinë të dyfishtë, një për ekuipazhin dhe tjetrën për kompjuterin e bordit.

E veçanta është se mes tyre ka një platformë për të ngarkuar një sistem lançimi, si për shembull një raketë, në gjendje për të dërguar satelitë dhe ngarkesa drejt orbitës së ulët tokësore. Nëse testet e tjera në pistë do të kenë rezultat pozitiv, avioni mund të kryejë udhëtimin e parë të tij këtë verë.

“Stratolaunch” është margaritari i kompanisë private hapësinore të udhëhequr nga Paul Allen, bashkëthemelues i Microsoft. Të gjashtë motorët që shtyjnë avionin 227-tonwsh kanë bërë që “Stratolaunch” të arrijë një shpejtësi prej 74.8 km/h në pistë, e para prej tre shpejtësive të programuara për testet.

“Stratolaunch”, avioni më i madh në botë nis testimin Read More »

Video/ Shokuese: Një krijesë misterioze gjysmë njeri dhe gjysmë kafshë po vret dhe po tmerron banorën

Një krijesë “gjysmë njerëzore dhe gjysmë kafshë” është kapur nga kamerat pasi kishte vrarë dy qen.

Kafsha është raportuar se është regjistruar në rrugët e Santa Fesë të Argjentinës.

Fotoja është bërë pasi supozohet se ajo kishte vrarë një pit bull dhe një qen të racës gjermane.

Disa vendas e krahasuan krijesën me një deve për shkak të qafës së saj të gjatë dhe kokës së vogël, raporton “New York Post”.

Videoja është publikuar në YouTube në kanalin UFOmania, e cila është shikuar nga më shumë se 30, 000 ndjekës.

Njëri prej komentuesve shkruan “Një kafshë të tillë e kemi parë në vitin 2005 mbi një urë kur po ecja.”.

Ndërsa një tjetër shtoi se “Këto në Filipine ai thirret si ASWANG – një njeri i transfromuar në një qen monstër.”

Por një përdorues këmbëngul se është një Chupacabra, një krijesë e ngjashme me vampirët me rrënjë të forta në folklorin latin.

Video/ Shokuese: Një krijesë misterioze gjysmë njeri dhe gjysmë kafshë po vret dhe po tmerron banorën Read More »

E mitura bën gjëmën, u vjedh 75 mijë euro për një arsye që trondit

Një vajzë vetëm 14 vjeçe, vodhi plotë 75 mijë euro, për t’u pranuar në grupin shoqëror të shkollës.

Ngjarja ka ndodhur në Japoni, ku e mitura vodhi konkretisht 10 milionë yen, ose afro 75 mijë euro, gjatë vizitës në banesën e një shoqeje, ndërkohë që më tej paratë ua shpërndante vajzave të klasës.

E mitura pranoi vjedhjen dhe tregoi para hetuesve se i ka dhënë thuajse nga një milion yen, secilës nga dhjetë vajzave të klasës. Policia arriti të rikuperojë thuajse 8 milionë, të cilat ishin vjedhur nga muaji janar deri në shkurt të këtij viti.

Ajo shpjegoi se ishte ndjerë e mënjanuar nga shoqet e saj dhe në gjendje të rënduar emocionale, mendoi se si ti afronte në këmbim të parave.

Në mes të muajit shkurt, nëna e saj, kishte gjetur çantën e së bijës plotë me para, të cilën e kishte fshehur në dollap, shkruan noa.al.

Ajo i kishte treguar së ëmës, se paratë ia kishte dhënë një burrë me synim që të kujdesej për to për disa kohë. Ishte denoncimi i nënës së të miturës dhe marrja në pyetje e saj, ajo që çoi në zbulimin e ngjarjes.

E mitura bën gjëmën, u vjedh 75 mijë euro për një arsye që trondit Read More »

Obobo ça fati i zi/ Kjo shenjë e horoskopit është“e mallkuar’, do i ecë ters 2018-ta

Astrologu Gregory Scott ka paralajmëruar se një nga shenjat e horoskopit duhet të bëjë kujdes këtë vit pasi e presin gjëra jo fort të këndshme. Ai thotë se shenja e Dashit do bëhet pjesë e një loje jo të pastër dhe mund të bjerë pre e dobësisë së momentit.
Scott shprehet:
Dashi mund te bjere pre e dobësisë së momentit duke u bere pjesë e një loje jo te pastër ne pune e në jetë personale”.

Astrologu e lidh këtë me faktin që Planeti i Afërditës do të jetë në kundërshtim me asteroidin Kentauro Asvolos.

Ai shton:
Në mitologji Asvolos është shenjti i centaurëve të egër. E mbulonte trupin me tym që të arrinte te bënte parashikim. Tymi presupozon ceremonitë e lutjeve qe lidhen me tymin dhe zjarrin. Ishte parashikues shumë i aftë. Ka bërë gabimin që i tregoi centaurëve punët e fshehta të Herkulit dhe Xiron ku u shkaktua më pas një luftë e përgjakshme ku mbeti i vrarë edhe vetë Asvolo.

Sot përpara Asvolos ndodhet hëna e zezë që simbolizon femrën, joshjen estetiken dhe ndjeshmërinë dhe në pjesën e nëndheshme të saj. Sot me këtë kundërshtim duhet të dallojmë dashurinë apo erosin e vërtetë nga fiksimi i errët”

Obobo ça fati i zi/ Kjo shenjë e horoskopit është“e mallkuar’, do i ecë ters 2018-ta Read More »

Bima që rrezikon zhdukjen – Salepi Shqiptar !

Kushtet e përshtatshme klimatiko-tokësore në disa zona të Shqipërisë mundësojnë grumbullimin e disa bimëve mjekësore dhe aromatike, për të cilat ka kërkesë të lartë në treg.

Aktualisht, Shqipëria renditet ndër vendet kryesore të Evropës Mesdhetare për eksportin e bimëve mjekësore dhe aromatike.

Lista e këtyre bimëve përfshin bimë si sherebelë, trumzë, rigon, çaj mali, mollë e egër, trëndafil i egër, aguliçe, dëllenjë e zezë, shtog, hithër, lulëkuqe, salep, kamomil, shpatore, etj.

Një nga bimët më të rrezikuara është Salepi Shqiptar, botanikisht i njohur si Orchis Morio.

Së bashku me çajin e malit, salepi shqiptar është i përfshirë në Librin e Kuq të bimëve të cilat rrezikojnë zhdukjen.

Ndalimi Nga Bashkimi Evropian
Bashkimi Evropian e ka ndaluar me ligj këputjen e orkideve. Nga rrënja e të cilave përftohet salepi, ndërkohë që nuk ka ndaluar importin e këtyre bimëve.

Ky veprim i vendeve të Bashkimit Evropian ka pasuar situatën e krizës tek vendet e përjashtuara nga ky legjislacion. Të cilat kanë filluar eksportin masiv, duke rrezikuar jetën e kësaj bime në gjendje natyrale.

Në dallim nga vendet e mëdha prodhuese të këtij produkti, salepi shqiptar nuk kultivohet. Ai rritet në gjendje të egër në natyrë, prandaj edhe kërkohet me shumë ngulm nga vende si Gjermania dhe Franca.

Në Shqipëri, salepi shitet nga mbledhësi me 20 dollarë tek grumbulluesi i vogël. I cili e rishet tek grumbulluesi i madh me 25 Dollarë.

Ky i fundit e pastron dhe e paketon dhe më pas del ne tregun shqiptar me 40 dollarë dhe në tregun e huaj edhe shumë më tepër se kaq.

Dibra dhe Pogradeci janë zonat me praninë më të madhe të salepit të egër. Por ky i fundit gjendet edhe në zona të tjera të vendit në sasi më të pakta.

Erozioni dhe masat që duhet të merren
Por përtej dorës shkatërruese të njeriut, salepi dhe bimët e tjera të egra medicinale përballen edhe me shfaqjen e erozionit masiv. Si në Lurë, Dibër, Pukë, Vau i Dejës, Koman, Çermenikë, Poliçan, Berat, Pogradec, Sarandë, Kukës, etj.

Ky erozion është shkaktuar në masë nga shpyllëzimet dhe hapja e tokave të reja.

Gjithashtu, një numër i madh i bimëve është shfrytëzuar pa kriter. Siç është rasti i salepit shqiptar, duke çuar në shfaqjen e erozionit gjenetik të bimëve, ku shumë bimë janë drejt zhdukjes.

Në këtë pikë, masat që duhet të merren lidhen me ndalimin e mbledhjes së disa bimëve që rrezikojnë të zhduken. Si dhe me rritjen e mundësisë së kultivimit të tyre.

Kjo do të çonte dhe në rritjen e mundësisë së punësimit të popullsisë së zonave rurale. Si dhe vënien nën shfrytëzim të tokave të lëna djerrë, duke penguar dhe erozionin e tyre.

Rreziku i zhdukjes
Si rezultat i mbishfrytëzimit dhe përdorimit të teknikave të gabuara të vjeljes, shumë specie të bimëve mjekësore janë të listuara si bimë të rrezikuara. Fatkeqësisht këtu hyjnë çaji i malit, salepi, sanza, xhirokulli, boronica, dëllinja e kuqe, dëllinja e zezë, rigoni, trëndafili i egër, murrizi, etj.

Ndonëse janë nënshkruar nga Shqipëria disa konventa ndërkombëtare në mbrojtje të biodiversitetit, është hartuar legjislacioni përkatës për mbrojtjen e tyre si dhe janë një sërë aktorësh të përfshirë në procesin e menaxhimit të këtyre bimëve, sërish mbrojtja dhe shfrytëzimi në mënyrë racionale dhe të qëndrueshme të tyre, le për të dëshiruar.

Nga burimet e rezulton se një pjesë e konsiderueshme e bimëve të egra medicinale janë të dëmtuara.

Ato janë të listuara si bimë në rrezik zhdukje. Aktorët e menaxhimit duhet të ndërhyjnë për rikuperimin e këtyre bimëve.

Gjithmonë e më tepër në vend po vihet re një mungesë e grumbullimit të disa bimëve medicinale.

Kjo lidhet me rrallimin e burimit natyror të tyre si sanza dhe salepi. Të cilat kanë statusin e bimëve në rrezik zhdukjeje./AgroWeb.org

Bima që rrezikon zhdukjen – Salepi Shqiptar ! Read More »

Ulet të pijë kafen në Tiranë, mbet pa fjalë nga ajo çfarë i ndodh në filxhan

Na ndodh ndonjëherë që të gjendemi në situata të ndryshme, të cilat jo gjithmonë i kuptojmë.

Kjo është pikërisht ajo që i ka ndodhur sot një qytetari nga Tirana, teksa është ulur të pijë kafe me shoqërinë. Atij i është shfaqur fjala “Allah” në filxhanin e kafenesë krejt pa e kuptuar dhe i riu ka mbetur pa fjalë.

Ai shkruan:

Më doli shkrimi “Allah” te kafja sot dhe më bëri shumë kurioz se çfarë domethënie ka apo çfarë mesazhi mund të jetë. Filxhani ishte plot fare dhe kur ra gati në gjysmë m’u shfaq kjo fjala dhe ngela komplet i habitur. Dua ta di nëse është gjë e mirë, nëse dikush ia ka idenë se çfarë mund të jetë”, përfundoi qytetari.

Ulet të pijë kafen në Tiranë, mbet pa fjalë nga ajo çfarë i ndodh në filxhan Read More »

Shkencëtari japonez: Ja si pastrohet trupi gjatë Ramazanit …

Ai po thyen rrjetin me zbulimin e tij të fundit!

Fituesi i Nobelit, japonezi Joshinori Ohsumi tregon se si pastrohet trupi nga qelizat e panevojshme gjatë RamazanitShkencëtari japonez Joshinori Ohsumi, ka zbuluar programin e quajtur Otofazhoni.I cili është pastrimi i trupit nga qelizat e paduhura. Pastrim që ndodhë gjatë qëndrimit etur dhe uritur.Duke qëndruar të uritur mutacionet gjenetike, sëmundja e kancerit dhe norologjike. Është parë se janë shëruar.Shkencëtari japonez ka vërtetuar tezën e tij se qëndrimi pa ushqim dhe pije.Ndihmon në kurimin e sëmundjeve neurologjike dhe të kancerit…

E për këtë zbulim ka fituar çmimin Nobel për Mjekësi. Transmeton yeniakit.Ohsum ka thënë se pas tri ditë agjërimi sistemi imunitar ka rezultuar të ketë ripërtëritje.Dhe kjo ka vërtetuar që agjërimi i muslimanëve është programi më i duhur. Qelizat edhe pse nuk janë të ngjashme, veprimet i kanë të tilla.Mbeturinat i mbushin në qese të veçanta (otofagozomet), i ngarkojnë më pas në kontenjera (lizozomlar).Disa i asgjësojnë dhe disa tjera duke i recikluar i rifitojnë…

Kështu që kjo ka rezultuar me vonim të pleqërisë.Otofazhi aktivizohet edhe më shumë gjatë agjërimit, urisë dhe gjatë stresit.Me këtë qeliza nis që ta prodhojë energjinë e saj me mundësitë e saja vetanake.Duke startuar me pastrimin dhe tretjen e mbeturinave te saja dhe bakterieve patogjenike.Ndër të tjera shkencëtari Joshinori Ohsumi ka thënë se në qoftë se gjatë vitit.Një muaj pa ndalur ndjeket ky regjim, rezultatet janë spektakulare. Ky regjim i abstenimit nga ushqimi dhe pijet, i cili lufton sëmundjet, është pjesë e fesë Islame.

Shkencëtari japonez: Ja si pastrohet trupi gjatë Ramazanit … Read More »