Kuriozitete

Dielli simbol tek Pellazgët, Ilirët e Shqiptarët

PA DIELL SKA JETE – DISA FOTO PER DIELLIN QE ISHTE SIMBOL TE ALEXANDRI E NE VAZZHDIMSI ESHTE EDHE SOTE USHQIMI I LASHTE E GJENEZEN E KA PIKRISHT NE -MONTE SCARDUS – SOTE NE MALET E SHARRIT – FLIJA QE SIMBOLIZON DIELLIN ME RREZE – KAM NDEGJUE EDHE NJI VERZION PER KUPTIMIN E KETI USHQIMI I TRADITES SONE ,,SE NGA KETU JAN RRUGET NEPER BOTE /s.p/

246

Dielli simbol tek Pellazgët, Ilirët e Shqiptarët Read More »

Kosova ruan dëshmi të shekullit të 14-të se UFO-t ekzistojnë?!

Universi është i mbushur me mistere që sfidojnë njohuritë tona aktuale, ndërsa në Manastirin e Deçanit një i huaj ka vërejtur ikona që tregojnë për UFO.

Në “Beyond Science” (Përtej shkencës), “Epoch Times” përmbledh rrëfime për këto fenomene të çuditshme për të stimuluar imagjinatën dhe për të na dhënë disa opsione që më parë nuk na shkonin as nëpër mend.

Në periudhën e mesjetës dhe të Renesancës, në civilizimin perëndimor janë krijuar disa nga veprat e artit më ikonike dhe më definuese në histori.

Vlera e këtyre veprave është rritur edhe më shumë ndër vite, derisa artistët i rafinonin shkathtësitë e tyre dhe ua përcillnin ato nxënësve të tyre.

Edhe në ditët e sotme, artistët dhe vizitorët e muzeve i shikojnë këto vepra me shumë vlerësim dhe vazhdojnë të inspirohen prej tyre.

Teoricientët konspirativë që merren me dëshmitë rreth ekzistimit të UFO-ve, besojnë se ato ruhen edhe në Kosovë, në Manastirin e Deçanit të ndërtuar diku mes viteve 1327 dhe 1335.

Brenda Manastirit janë disa piktura të ndryshme nga pjesë të famshme që janë të përshkruara në Bibël.

Kryqëzimi i Krishtit, njëjtë sikurse në katedralen Sventiskhoveli, i tregon 2 objekte fluturuese në këndin e majtë dhe atë të djathtë të skenës, raporton lajmi.net.

Ato mjete shihen duke u drejtuar nga dy qenie të cilat duken se janë duke e mbajtur timonin.a295

E sipas teorive konspirative, nëse këta pilotë do të konsideroheshin engjëj, ata do të kishin kurorë drite si dhe krahë, pasi që kështu ishte tradita krishtere e pikturave të asaj kohe.aa63

“Në fakt, në këtë pikturë të njëjtë mund të shihen figura të shenjta me kurorë drite dhe engjëj me kurorë drite eme krahë. Kjo e dëshmon atë se ato nuk ishin krijesa hyjnore. Disa spekulojnë se këto objekte e paraqesin diellin dhe hënën. Sidoqoftë, këto objekte nuk ishin identifikuar si karaktere apo perëndi nga kisha. Kjo do të ishte blasfemi”, shkruan The Ancient Aliens.

Këta teoricientë ngrisin disa pyetje për këtë: Çfarë ishin këto qenie dhe cili ishte qëllimi i tyre që shfaqeshin vazhdimisht në punimet e vendeve religjioze nga viti 1000-1300? Pse këto piktura ndaluan të shfaqeshin në punimet religjioze gjatë epokës mesjetare? Cila është e vërteta dhe lidhja e alienëve të lashtë me Jezusin e cila është duke u mbajtur e fshehtë? 7986120417

Kosova ruan dëshmi të shekullit të 14-të se UFO-t ekzistojnë?! Read More »

Zbulohet sekreti/ Pse Enveri nuk i hapte kufijtë e Shqipërisë? Rrëfehet mjeku

A e kishit menduar ndonjëherë pse diktatori Enver Hoxha e mbante vendin të izoluar?

“Doktor, unë do t’i mbaj kufijtë mbyllur edhe për disa vjet, sepse ky vend duhet ndërtuar dhe ky popull duhet ndërgjegjësuar. Në qoftë se unë do të hap kufijtë, shumica dërmuese do të emigrojë, siç kanë bërë në shekuj…”.

Ky është sekreti që ish-diktatori komunist, Enver Hoxha, i ka pohuar mjekut francez, Pol Miliez, ndërsa ai e pyeti se cila ishte arsyeja që ai po e mbante Shqipërinë të izoluar.

Një detaj mjaft interesant ky që mbërrin nga vijimi i rrëfimit të ish-zbuluesit politik të Shqipërisë në Francë, Hasan Luçi, posaçërisht për “Albanian Free Press”, mbi figurën e profesorit të njohur francez, Pol Miliez, i cili drejtonte edhe Shoqatën e Miqësisë, Francë-Shqipëri dhe që ditën e vdekjes së Enver Hoxhës, më 11 prill 1985, dha një intervistë rreth tij në kanalin TF 2.

“Përveç Shqipërisë nuk ka vend tjetër komunist që t’i këtë mbetur besnik Stalinit”, citon Luçi, që të ketë thënë gjithashtu Pol Miliez gjatë asaj interviste…

Zbulohet sekreti/ Pse Enveri nuk i hapte kufijtë e Shqipërisë? Rrëfehet mjeku Read More »

E padëgjuar! Çifti lind 14 fëmijë, por të gjithë janë …

Një situatë e padëgjuar më parë ka ndodhur me një çift nga Kent County. Ata kanë 13 djem dhe ne jete erdhi një tjetër fëmijë.

Jay dhe Kateri Schwandt janë bërë përsëri prindër të një djali. Djali i dytë i 14-të lindi të mërkurën.

Çifti akoma nuk i ka vendosur emrin foshnjes së tyre.

Pas lindjes së 13 djemve ardhja në jetë e vogëlushit ka vendosur familjen Schwandt në titujt ndërkombëtarë.

Një mjek kishte llogaritur se shanset për tu bërë me vajzë pas lindjes së 12 fëmijëve është 0.2 %.

Djali më i madh i tyre është 25 vjeç dhe më i vogli, para të porsalindurit është 2-vjeç.

E padëgjuar! Çifti lind 14 fëmijë, por të gjithë janë … Read More »

Nëse e gjeni se ku ndodhet vajza në këtë FOTO, atëherë keni super-shikim

Në internet vazhdimisht po paraqiten foto me të cilat ngacmohet kujtesa dhe shikimi ynë dhe një e tillë është edhe kjo.

Nuk dihet se kush e ka realizuar, por vërtetë ky artist e ka maskuar mjaft mirë këtë grua në mesin e gurëve.

Dhe nëse ju arrini ta dalloni brenda 20 sekondave, atëherë vërtetë keni një shikim të përkryer.

Nëse e gjeni se ku ndodhet vajza në këtë FOTO, atëherë keni super-shikim Read More »

Mos e nënvlerësoni përunjësinë: Është arti i atyre që dinë të përmirësohen

Që nga kohët e Sokratit, njohim vlerën e përunjësisë. Shprehja e tij “di që nuk di”, është një shembull i admirueshëm i asaj që mund të jetë përunjësia, dhe avantazhet që mund të na sjellë.

HIstoria tregon për një mik të vjetër të Sokratit, Cerefoni, u konsultua me orakullin e Delfit për të ditur nëse ekzistonte ndonjë person më i ditur se sa filozofi, dhe përgjigja ishte negative: Sokrati ishte vërtetë më i dituri i të gjithëve, iu përgjigj orakulli. Por filozofi grek, duke ushtruar artin e dyshimit, nuk besonte se zotëronte dije më të mëdha se sa një politikan, një poet apo një artist. Kështu që, filloi t’i pyesë, me stilin e tij. Dhe zbuloi diçka që nuk e priste aspak: këta personazhe nuk i kishin të gjitha ato njohuri që deklaronin se i kishin.

Prej këtu, buruan konkluzionet e Sokratit: ndërkohë që një politikan apo një artist mendojnë se dinë dhe në fakt nuk dijnë, unë nuk besoj se di, atë që praktikisht nuk e di. Filozofi pranonte kështu, me përunjësi, se nuk dinte pjesën më të madhe të gjërave të kësaj bote. Dhe të paktën për këtë, ishte i sigurt.

Fjala përunjësi (humilta), buron nga fjala latine humus, ose më saktë tokë pjellore. Nga kjo pikëpamje, përunjësia përfaqëson terrenin më pjellor për të rritur dijet dhe fituar aftësi të reja. Pa përunjësinë, është e vështirë të rritesh dhe përmirësohesh. Nëse arroganca na shpie të zëmë pozicion mbrojtës të qëndrimeve tona, përunjësia na shtyn që të shohim përtej, të kërkojmë informacione të reja dhe zgjidhje të reja. / Bota.al

Mos e nënvlerësoni përunjësinë: Është arti i atyre që dinë të përmirësohen Read More »

“Nëse më dëgjoni, kapni hundën!”/ Metoda për të bindur fëmijët, pa u bërtitur

Disa këshilla praktike nga profesionistë të huaj që ju ndihmojnë t’iu tërhiqni vëmendjen nxënësve në orën e mësimit. Provojini… Madje, jo vetëm arsimtarët, por edhe ju prindër në shtëpi. Do t’ju binden, pa qenë nevoja të ngrini zërin!

Nëse doni që fëmijët të ju dëgjojnë, uleni zërin kur ju flisni dhe mos u bërtisni atyre.

Pëshpëritini “Nëse më dëgjoni, kapni hundën”.

Pas një farë kohë do shikoni se të gjithë do e bëjnë këtë gjë.

Nëse nxënësit nuk e pëlqejnë një aktivitet, jepuni një minutë kohë që ata të shfryjnë atë që mendojnë dhe pasi të mbarojë minuti atëherë klasa do të jetë kthyer në qetësi.

Nxënësit që nuk shkruajnë gjatë pushimeve janë të prirur të humbasin mprehtësinë e tyre në kohën kur të kthehen në shkollë.

Prandaj inkurajoni nxënësit që të shkruajnë të paktën një fjali çdo ditë.

Pas pushimit ndërmjet orëve për të tërhequr vëmendjen e nxënësve provoni të luani ndonjë lojë të shkurtër.

Kështu do fitoni vëmendjen e tyre dhe ata do të argëtohen gjithashtu.

Fëmijët priren të ankohen më shumë kur e shikojnë veten e tyre nën kontrollin e dikujt, prandaj lejojuni atyre disa minuta lirshmëri në klasë.

Fëmijët e vegjël mësojnë më mirë duke parë se sa duke lexuar apo duke dëgjuar. Prandaj në vend të shpjegimit të mësimit në mënyrë leksioni, provoni t’i mësoni ata me ilustrime, shembuj dhe pamje vizuale si foto ose video.

Ndodh që kur futeni në klasë, gjeni letra në tokë që fëmijët kanë përdorur për ‘luftën’ e tyre në klasë gjatë pushimit ndërmjet orëve.

Mos u bërtisni sepse ashtu nuk do përfitoni asgjë.

Në vend të kësaj provoni që ta përdorni këtë ‘luftë’ në favorin tuaj duke ju shpjeguar fëmijëve që ai që mbledh më shumë letra gjatë ditës dhe i mbledh në një qese do ketë një shpërblim në fund të ditës.

Shikimi i një fëmijë që bën tek ju kur ju po i thoni diçka të rëndësishme është i paçmueshëm.

Prandaj në momentin që doni t’i flisni një fëmije provoni të nisni bisedën me këtë fjali: “Shiko mirë buzët e mia sepse dua të dëgjosh diçka shumë të rëndësishme”.

Kjo do i tërheqë jo pak vëmendjen.

Provoni të mbani një zile të vogël në tryezen tuaj në klasë.

Në momentin që shikoni se fëmijët e humbin vëmendjen përdorni zilen, zhurma e së cilës do i bëjë ata të ju dëgjojnë pasi ju më parë ju keni thënë se zilja do përdoret nga ju vetëm në momentin kur keni diçka shumë të rëndësishme për të ju thënë atyre.

“Nëse më dëgjoni, kapni hundën!”/ Metoda për të bindur fëmijët, pa u bërtitur Read More »

Bëri parashikimin e frikshëm për datën 23 prill 2018, teoria e Meade thotë atë që nuk pritej

Mediat britanike raportuan pak ditë më parë se David Meade ka parashikuar fundin e botës të hënën e 23 prillit 2018.
Por sot ai ka folur dhe i ka quajtur këto “lajme të rreme”.

Sipas tij, bota nuk do të e ketë fundin e saj këtë muaj, por diku midis majit dhe dhjetorit të këtij viti.
A do të përfundojë bota më 23 prill? Ja teoria e David Meade e publikuar pak ditë më parë
Besimtarët thonë se një profeci biblike është gati të bëhet e vërtetë për shkak të një shtrirjeje planetare që po ndodh të hënën më 23 prill.

Kalimi nga libri i Zbulesës 12: 1-2 thotë: “Dhe një shenjë e madhe u shfaq në qiell: një grua e veshur me diell, me hënën nën këmbët e saj dhe në kokë një kurorë me 12 yje. Ajo ishte shtatzënë dhe po bërtiste në dhimbje lindjeje dhe në agoni të lindjes “. Meade, i cili ka qenë më i zëshëm në lidhje me apokalipën e ardhshme, thotë se Virgjëresha përfaqëson gruan ndërsa Jupiter është Mesia.

Dhe më 23 prill, dielli dhe hëna do të jenë në Virgjëreshë së bashku me Jupiterin. Meade gjithashtu sugjeron se planeti Nibiru – të cilin NASA e ka hedhur poshtë si imagjinar – do të rrëzohet në Tokë duke shkatërruar përfundimisht të gjithë jetën në të.

Ideja, e konceptuar nga Nancy Lieder në vitin 1995, do të shkaktojë shpërthime dhe vullkane dhe do të çojë në humbjen e mendimeve të njerëzve. Z. Meade është provuar gabim në rastet e mëparshme, pasi ka bërë parashikime të ngjashme për fundin e botës, si kur tha se Nibiru do të godiste tokën më 23 shtator 2017.

Kjo nuk ndodhi, e as sugjerimi i ndryshuar i datës së tij për tetorin e 2017… kështu që duket se nuk ka aspak vend për tu shqetësuar.

Bëri parashikimin e frikshëm për datën 23 prill 2018, teoria e Meade thotë atë që nuk pritej Read More »