Kuriozitete

Nëse ju shihni specifikisht këtë lloj ëndrre, kjo do të thotë që ju keni një problem serioz shëndetësor

Është fakt i kryer që pjesa më e madhe e njerëzve shohin ëndrra çdo natë, por vetëm disa prej i tyre i kujtojnë këto ëndrra në mëngjes, një fenomen ky që shkencëtarët janë akoma duke u përpjekur që t’i japin një shpjegim.
Sidoqoftë, nëse ju shihni specifikisht këtë lloj ëndrre, kjo do të thotë që ju keni një problem serioz shëndetësor.

Një studim i ri ka treguar se njerëzit, të cilët përjetojnë në ëndrrat e tyre makthe të shpeshta dhe kanë çrregullime të gjumit, mund të vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit.
Të gjithë njerëzit, së bashku me disa gjitarë, përjetojnë një fazë të gjumit të quajtur REM (lëvizja e shpejtë e syve). Kjo fazë e gjumit është kur sytë tuaj lëvizin shpejt dhe në mënyrë të rastësishme dhe gjatë kësaj faze që njerëzit vuajnë nga çrregullimi i gjumit (REM) dalin jashtë kontrollit.

Kjo do të thotë që ato flasin në gjumë, bërtasin, thyejnë gjëra dhe bëjnë lëvizje të tjera të pakontrolluara. Studimet kanë treguar se 80% e njerëzve që vuajnë nga çrregullimi REM, kanë shanse shumë të mëdha që të vuajnë edhe nga sëmundja e Parkinsonit.

Autori i studimit nga Universiteti i Torontos beson se ka gjetur qelizat përgjegjëse për ëndrrat, të quajtura neuronet aktive REM. Dr. John Peever dhe ekipi i tij thanë se ato i përdorën me sukses këto qeliza për të kontrolluar ëndrrat tek minjtë. Ai shtoi se 80% e njerëzve që vuajnë nga çrregullimi i gjumit REM, tek to zhvillohet sëmundja e Parkinsonit dhe dementia.

Nëse ju shihni specifikisht këtë lloj ëndrre, kjo do të thotë që ju keni një problem serioz shëndetësor Read More »

Vajza i vdiq para 13 vitesh, e ëma merrte çdo herë telefonatën misterioze

Humbja e një fëmije për një prind është padyshim tronditëse dhe trishtimi të shkurton disa vite jetë.

E një familje ka bërë atë që nuk e mendonte njeri deri më sot.

Ka paguar një të huaj për plot 13 vjet që të hiqej si vajza e vdekur e gjyshes së tyre, në mënyrë që ta mbronin nga tronditja e humbjes së një fëmije.

He Fury, e cila u nga jeta së fundmi në moshën 100 vjeçare, nuk e mori vesh kurrë se vajza e saj kishte vdekur nga kanceri në vitin 2003, pasi familja e saj besonte se nuk do të mund ta përballonte dhimbjen.

Kështu që ata gjetën një ‘zëvendësuese’, e cila e telefononte vazhdimisht për ta pyetur për familjen dhe për ta uruar për ditëlindje.

Mbesa e He, Cheng Ling duke folur për mediat kineze, tha se gjyshja kishte qenë shumë e lidhur me nënën e saj, Cheng Congrong, e cila vdiq në moshën 69-vjeçare.

Siç shkruan britanikja “The Telegraph”, gruaja jetonte në provincën Sichuan, në jugperëndim të Kinës. E bija Cheng ishte shpërngulur në provincën veriore të Shaanxi, por kishte mbajtur kontakt vazhdimisht me të ëmën, fillimisht me letra e më pas me telefon.

Problemet nisën 10 muaj pasi Cheng ndërroi jetë dhe familja u gjet në vështirësi për t’i treguar të moshuarës se ajo kishte vdekur.

Ata postuan një njoftim në një gazetë ku kërkuan për një grua e cila të kishte zë të ngjashëm me të ndjerën dhe që do të ishte e gatshme të bisedonte në telefon me He.

Cheng Ling rrëfeu se shumë gra kishin telefonuar për pozicionin e pazakontë të punës, por në fund kishin gjetur dikë që jo vetëm kishte zërin e ngjashëm me nënën e saj të ndjerë, por fliste edhe me një theks të ngjashëm me të.

Ata i dhanë asaj të dhëna të mjaftueshme të familjes në mënyrë historia e saj të ishte e besueshme dhe gjyshja të mos e merrte vesh që në fakt nuk po fliste me të bijën. Ndonëse kishte pasur dyshim, si në fillim ashtu edhe ditët e fundit të vdekjes së saj, He nuk e mori vesh kurrë të vërtetën.

Vajza i vdiq para 13 vitesh, e ëma merrte çdo herë telefonatën misterioze Read More »

Kush ishte ”Idioti” i Dostojevskit?

“Idioti” është një ndër romanet më të ndërlikuara të Dostojevskit, tragjizmi i të cilit kalon përtej çdo parashikimi apo imagjinate të mendjes njerëzore.

Vepra e ndarë në katër pjesë është mishërimi i parimeve krijuese të Dostojevskit, zotësia e të cilit arrin majat me rrëfimin e historisë së dhimbshme të princit fatkeq Mishkin, Rogozhonit xheloz  dhe Nastasia Filipovnës vetëshkatërruese.

Tragjizmi i romanit qëndron në faktin se Mishkini, heroi i shkrimtarit, pavarësisht përpjekjeve për të mposhtur forcat armiqësore viktimë e të cilave bëhet ai vetë, nuk ia del të lumturojë personazhet e tjera, apo të përmirësojë sado pak jetët e tyre.

Protagonisti, Lev Nikollajeviç Mishkin, është pasardhës i një familje të vjetër fisnikësh. Ai është bjond, i ri, epileptik dhe u rikthye në Rusi pasi kishte 4 vjet që kurohej në Zvicër. Ai vishet, sillet dhe vepron si i huaj, por më e papranueshme për shoqërinë ruse ishte mosrespektimi i normave të aristokracisë.

Mishkini nuk i ndjek rregullat e shoqërisë dhe nuk ka frikë nga veprime, të cilat mund ta bëjnë të duket qesharak. Të shkuarit në shtëpitë e të tjerëve i paftuar nuk përbën turpërim për atë, dhe nëse e përqeshin ai do të qeshte bashkë me ta. Për më tepër ai është i hapur dhe i sinqertë në bisedë me të tjerët. Duke u nisur nga naiviteti i tepruar që e karakterizon princin Mishkin, të gjithë personazhet në roman e quajnë idiot. Te “IDIOTI”, Dostojevski kërkon të portretizojë njeriun ideal, i cili përfaqëson të gjitha cilësitë e mira në qenien njerëzore dhe është pikërisht mirësia e tij e tepërt, që i përcakton diagnozën.

Gjatë gjithë veprës vihen përballë personazhe që i përkasin skajeve të kundërt të shoqërisë si: i pasuri me të varfërin, i bukuri me të shëmtuarin, i virtytshmi me të përulurin ndaj interest etj etj.

Në disa fragmente është lehtësisht e dallueshmë  ndërgjegja dhe mendjekthjelltësia e protagonistit, gjë që bie ndesh me  përcaktimin e tij si të sëmurë. Atëherë kush është idioti i vërtetë i Dostojevskit? Të gjithë ne nga pak, dhe asnjëri plotësisht.

Disa fragmente nga vepra:

“Mua të gjithë, nuk e di pse më marrin edhe për idiot, unë vërtetë dikur kam qenë aq i sëmurë, sa atëherë ngjisja me idiotin; po çfarë idioti jam tani, kur dhe vetë e kuptoj që mua më marrin për idiot?”

“Natyra është tallëse! Për ç’arsye ajo lind krijesa më të mira, me qëllim që pastaj të tallet me to?”

“Absurditet i gërryer nga sqima! A nuk e sheh ti vallë se të gjithë janë të çmendur nga krenaria dhe sqima?”

“Ligji i vetëshkatërrimit dhe ligji i vetëruajtjes janë njësoj të fuqishëm në rracën njerëzore! Djalli njësoj sundon njerëzimin deri në kufirin, që ende nuk e dimë”.

“Papa pushtoi tokën, hipi në fron dhe mori shpatën; që nga ajo kohë çdo gjë kështu dhe ecën, veçse shpatës i shtuan gënjeshtrën, dinakërinë, mashtrimin, fantazimin, besëtytnitë, kriminalitetin, luanin me ndjenjat më të shenjta,më të vërteta, më të thjeshta,  më të flakta të popullit, çdo gjë, të gjitha, i ndërruan për para, për pushtetin e ulët tokësor. Dhe kjo a nuk është teori anti-Krisht?”/Bota.al

Kush ishte ”Idioti” i Dostojevskit? Read More »

Çdo shenjë horoskopi ka gurin e saj. Gjeni cili është guri juaj fatsjellës

Nga Dashi te Peshqit, çdo shenjë zodiakale ka një gur që sjell fat, i cili shërben për të mbrojtur dhe për të dhënë mirëqenien fizike dhe mendore.

Vetitë specifike të gurëve e kristaleve dhe efektshmëria e tyre përmes terapisë së kristalit, u zbuluan mijëra vjet më parë.

Në kohët e lashta, nga egjiptianët te fiset Maja, gurët u përdorën në ceremoni për të lartësuar të ardhmen, si fat i mirë dhe për të kuruar sëmundjet.

Çdo shenjë e zodiakut ka gurët përkatës që ndikojnë në to, të cilat shërbejnë për të kapërcyer negativitetet e krijuara nga situatat e jetës.

Gjeni gurin e duhur për shenjën tuaj zodiakale, zbuloni vetitë e tij dhe si mund të jetë më i dobishëm për tërheqjen e pozitivitetit.

Çdo shenjë horoskopi ka gurin e saj. Gjeni cili është guri juaj fatsjellës Read More »

Shokon studiuesi: Jeta ka nisur në një planet tjetër më pas njerëzit u sollën në Tokë

Një teori konspiracioni e shfaqur në internet pretendon se raca njerëzore ka origjinën nga një tjetër planet. Dr. Ellis Silver, një studiues që ka analizuar evolucionin e racës njerëzore prej shumë vitesh, ka pohuar tani se origjina jonë nuk është nga toka, por nga një botë alienësh.

Në librin e tij me titull “Njerëzit nuk janë nga Toka”, Silver thotë se raca njerëzore nuk ka lindur në këtë planet dhe madje përmendi edhe prova të ndryshme për të argumentuar hipotezën e tij.

Sipas Silver, ka shumë dallime mes njerëzve dhe specieve të tjera në tokë, dhe kjo e ka detyruar atë që të dalë në një përfundim të tillë.

Në librin e tij, studiuesi thekson faktin se njerëzit janë shumë të ndjeshëm ndaj dritës së diellit, diçka me të cilën speciet e tjera në botë janë të imunizuara.

Silver argumenton se zvarranikët në tokë janë të aftë të rregullojnë temperaturën e tyre kur ekspozohen ndaj dritës së diellit.

Ndërsa ekspozimi ndaj dritës së diellit për një periudhë mjaft të gjatë kohore do të shkaktojë marramendje dhe goditje në zemër tek qeniet njerëzore.

“Njerëzit janë me sa duket speciet më të zhvilluara në planet, megjithatë janë çuditërisht të papërshtatshëm për mjedisin e Tokës: dëmtohet nga rrezet e dellit, nuk pëlqejnë ushqimet natyrale dhe kanë një shkallë qesharake të sëmundjeve kronike, e të tjera,”-shkruan ai.

Silver se vështirësia për të lindur fëmijë është gjithashtu një provë se njerëzit vijnë nga një botë e huaj.

Por çfarë i bëri alienët që të na sillnin këtu? Studiuesi ka paraqitur shumë teori se pse qeniet njerëzore janë sjellë në Tokë.

Sipas tij, toka mund të jetë një lloj burgu galaktik dhe shpjegon natyrën tonë të dhunshme si specie.

“Toka mund të jetë një planet burgu pasi ne jemi specie të dhunshme natyrore dhe do jemi këtu derisa të mësojmë të sillemi mirë,”-shtoi Silver.

Kjo nuk është hera e parë që një kërkues i lartë po kërkon origjinën e huaj të njerëzve, shkruan ora news.

Disa ditë më parë, Brian Cox, i cili shërben si profesor i fizikës së grimcave në Shkollën e Fizikës dhe Astronomisë në Universitetin e Mançesterit, ka pohuar se njerëzit mund të jenë marsianë që kanë arritur në tokë me anë të meteorëve ose trupave të tjerë të hapësirës.

Shokon studiuesi: Jeta ka nisur në një planet tjetër më pas njerëzit u sollën në Tokë Read More »

Historia e Vjosës, lumi i shenjtë

Lumi Vjosa, ashtu si Nili e lumenj të tjerë janë të mitizuar.

Nga tërë lumenjtë e Shqipërisë, vetëm Vjosa është quajtur Lumë i Shenjtë. Për Vjosën janë thurur mjaft legjenda. Gryka e Vjosës ishte jo vetëm një strehim i sigurt për anijet, të cilat mund të hynin deri afër mureve rrethuese të Apolonisë, por edhe për tu mbrojtur nga armiqtë. Me të drejtë shumë historianë e kanë quajtur “jetëdhënëse”.

Ndërmjet skulpturave të shumta, të ekspozuara në Pavijonin e Lashtësisë në ” MuzeunHistorikKombëtar, të bën përshtypje ajo që i kushtohet lumit Vjosa.

Vjosa është personifikuar në skulpturë nëpërmjet figurës së një plaku të shtrirë e të mbështetur në krahun e djathtë, me flokë deri te supet, me mjekër të dendur.

Skulptura është në gur të bardhë, 49 cm e lartë, 70 cm e gjerë. I përket shek. III para Krishtit, zbuluar në Apoloni. Paraqitja antropomorfe e Vjosës tregon se ky lumë ka qenë i begatë dhe luginat pranë tij, pjellore.

Ajo personifikohet me një perëndi. Gjymtyrët e zgjatura në formë valëzimi të kësaj perëndie, ku skulptori nuk ka qartësuar detajet anatomike, simbolizojnë dallgët e lumit Vjosa.

Historia e Vjosës, lumi i shenjtë Read More »

A e dini pse thuhet se fisnikët kanë gjak blu, arsyeja do t’ju lerë pa fjale

Shprehja “ka gjak blu”, është përdorur zakonisht për të treguar personat me origjinë fisnike: një besimi i tillë duket se ka origjinë të ndryshme nga ajo që besohet gjerësisht.

Hipoteza e parë ka të bëjë me faktin se fisnikët zakonisht qëndronin brenda zotërimeve të tyre, pa e ekspozuar veten ndaj diellit (ndryshe nga shtresat e ulëta): kështu fytyra e tyre ishte aq i pastër sa dukeshin venat e gjakut me ngjyrë kaltëroshe.

Një tjetër teori çon tek një sëmundje, hemofilia:bëhet fjalë për një sëmundje të trashëgueshme, shumë të përhapur në mesin e fisnikërisë evropiane të shekujve të shkuar, të rënduar së fundmi nga çiftëzimi mes pjesëtarëve të së njëjtës familje; hemofilia shkakton defekte në koagulimin e gjakut, favorizon hemorragjinë, duke shkaktuar plagë dhe ënjtje kaltëroshe.

Fytyra tejet e zbehtë e të parit të një feudi ka inkurajuar përhapjen e këtij pseudonimi.

A e dini pse thuhet se fisnikët kanë gjak blu, arsyeja do t’ju lerë pa fjale Read More »

Si të shpëtojmë nga milingonat e shtëpisë me mënyra natyrale

Ndeshja me milingonat kudo jashtë shtëpisë, në mjedise të hapura nuk shqetëson askënd.

Por kur i shihni ato që zvarriten përgjatë dollapeve të kuzhinës, kjo po që i bezdis të gjithë. Dhe sidomos në pranverë.
Milingonat e Shtëpisë
Ju do t’i gjeni këto milingona kudo që keni ëmbëlsira apo grimca të tyre, milingonat e shtëpive do të lënë një gjurmë feromonike kimike kudo që të udhëtojnë.

Nëse i vrisni, të tjera milingona thjesht do të ndjekin gjurmët e të parave dhe do të shfaqen në të njëjtat vende. Për këtë arsye, duhet të eliminoni tërë koloninë.

Kur shihni milingonat e para, duhet të lani vendin dhe zonën përreth me ujë me sapun për të eliminuar gjurmët feromonike.

Menjëherë mundohuni të kuptoni se nga ku po hyjnë në shtëpinë tuaj. Filloni të vendosni karrem artificial në pikat e hyrjes.

Sheqeri është karrem shtëpiak më i mirë për milingonat e shtëpisë. Sheqeri do t’i tërheqë ato dhe në këtë mënyrë i devijoni rrugën e marrë drejt ëmbëlsirave apo thërrmijave të tyre edhe brenda rafteve tuaja.

Mbushni disa tapa shishesh plastike me sheqer dhe vendosni ato sa më afër vendit nga ku dyshoni se milingonat po hyjnë në shtëpinë tuaj.

Nëse shihni shtigje të milingonave, vendosni tapat direkt në shtegun e tyre.

Kjo parandalon që shumica e tyre të udhëtojë rreth të gjithë shtëpisë tuaj, pasi sikur një milingonë e vetme të ketë kaluar, ajo ka lëshuar aromën e vet për të tjerat.
Më shumë këshilla për milingonat e shtëpive

Ju mund t’i lani raftet apo hapësirat tuaja me atë uthull dhe më pas fshijini me një leckë të pastër.

Ky veprim eliminon gjurmët e tyre kimike dhe do të pengojë kolonat e tjera të milingonave. Duhet ta përsëritni këtë veprim disa herë në ditë.

Vendosni sasi të vogla kanelle pranë vendeve ku i shihni dhe pranë pikave të hyrjes. Tregohuni të kujdesshëm për të mos spërkatur me kanellë vendet që mund të njollosen.

Pastërtia dhe higjiena maksimale janë nga mënyrat më të mira për ta bërë shtëpinë tuaj më pak tërheqëse për milingonat.

Kujdesuni të mënjanoni derdhjet, thërrimet dhe mbeturinat në kuzhinë. Sigurohuni që të ruani të gjitha ushqimet – sidomos ëmbëlsirat – në kavanozë të mbyllur fort ose në qese hermetike.

Si të shpëtojmë nga milingonat e shtëpisë me mënyra natyrale Read More »