Kuriozitete

Kush ka lindur mes viteve 1950-1990 duhet ta lexojë patjetër këtë!

Ata që kanë lindur mes viteve 1950-1990 duhet ta lexojnë patjetër këtë.

1.Kur bridhnim në biçikletë nuk mbanim kokore.
2.Pinim ujë nga tubi i çezmës, dhe jo nga shishja me ujë mineral.
3.Kalonim orë të tëra duke ndërtuar karroca me kuzhineta dhe fatlumët që kishin pranë shtëpisë rrugë të rrëpirta, lëshoheshin, dhe në gjysmë të rrugës kujtoheshin që nuk kishin frena. Pas shumë përplasjesh, me mure e shkurre, mësuam të zgjodhnim problemin. Po, përplaseshim me shkurre, dhe jo me makina…

4. Dilnim të luanim, me të vetmin detyrim që të ktheheshim para se të perëndonte dielli. Nuk kishim celularë, kështu askush nuk na gjente dot… e pamendueshme.
5.Priteshim, thyenim ndonjë kockë, humbnim ndonjë dhëmb, dhe askush nuk denonconte për këta incidente. Faji nuk ishte i askujt, faji ishte i yni.

6.Hanim bukë me vaj, bukë me gjalpë, pinim ujë me sheqer dhe nuk kishim asnjëherë probleme me mbipeshën, sepse ishim gjithmonë në lëvizje duke luajtur.

7.Kur na binte në dorë ndonjë pije, e ndanim më katërsh. Pinim nga e njëjta shishe dhe askush nuk vdis.te prej kësaj.
8.Nuk kishim playstation, nintendo 64, xbox, videolojëra, televizion kabllor me 99 kanale, dolby surround, celularë, kompjuterë, internet… por në vend të kësaj, kishim shumë miq.

9. Dilnim, shëtisnim me biçikletë ose ecnim në këmbë deri tek shtëpia e shokut, i binim ziles, ose thjeshtë hynim pa trokitur, ai ishte aty dhe ne ia nismim lojës.

10.Po! Dilnim atje përjashtë! Në botën mizore! Pa një roje. Si ia bënim? Sajonim lojëra me shkopinj dhe topa, krijonim skuadra për të bërë një lojë. Jo të gjithë zgjidheshin për të luajtur, dhe ata që nuk zgjidheshin, nuk është se shkonin tek psikologu për të trajtuar traumën…

11.Disa studentë nuk ishin të shkëlqyer si të tjerët, dhe kur humbisnin një vit e përsërisnin. Askush nuk shkonte tek psikologu, askush nuk vuante nga probleme të vëmendjes apo hiperaktivitetit. Thjeshtë bënte pak pushim dhe përsëriste vitin.Kishim liri, dështime, suksese, përgjegjësi… dhe mësonim t’i kontrollonim.

Nese ju ngjalli sadopak nostalgji, shperndajeni ne statuset tuaj ose bejini Tag miqeve!

Kush ka lindur mes viteve 1950-1990 duhet ta lexojë patjetër këtë! Read More »

Sot 1 Prilli,ja cila është origjina e ditës së gënjeshtrave

Dita e Gënjeshtrave – festohet me 1 Prill çdo vit – është festuar për disa shekuj nga kultura të ndryshme, megjithëse origjina e saj e saktë mbetet një mister.

Traditat e Ditës së Prillit përfshijnë mashtrime ose shaka praktike me të tjerët, shpesh duke bërtitur “Budallenjtë e Prillit!” në fund për të dhënë informacion mbi temën e shakasë.

Origjina e 1 Prillit

Kulturat e lashta, duke përfshirë ato të romakëve dhe hinduve, e festonin Ditën e Vitit të Ri në 1 Prill. Në kohët mesjetare, shumica e Evropës festonte 25 marsin si fillimin e vitit të ri. Kjo tezë daton në vitin 1582, kur Papa Gregori XIII urdhëroi një kalendar të ri (Kalendari Gregorian) për të zëvendësuar Kalendarin e vjetër Julian. Kalendari i ri vendosi që Dita e Vitit të Ri të festohet më 1 jana. Në atë vit, Franca miratoi kalendarin e reformuar dhe ndryshoi datën e Vitit të Ri për 1 Janar. Por shumë njerëz refuzuan të pranonin datën e re ose nuk mësuan me të dhe vazhduan të festonin Ditën e Vitit të Ri më 1 Prill, duke shkëmbyer dhurata ‘boshe’. Përfundimisht, kjo praktikë u përhap në të gjithë Evropën.

Një shpjegim tjetër i origjinës së ditës së gënjeshtrave u dha nga Joseph Boskin, një profesor i historisë në Universitetin e Bostonit. Ai shpjegoi se praktika filloi gjatë mbretërimit të Kostandinit, kur një grup gjykatësish i treguan perandorit romak se ata mund të bënin një punë më të mirë për drejtimin e perandorisë.. Konstandini, i kënaqur, lejoi që një djalë me emrin Kugel të ishte mbret për një ditë. Kugel kaloi një dekret duke bërë thirrje për absurditet gjatë asaj dite, dhe zakonet u bënë kështu një ngjarje vjetore. U deshën disa javë që të kuptohej se ata do të ishin v iktima të një shakaje të datës 1 Prill.

Sot 1 Prilli,ja cila është origjina e ditës së gënjeshtrave Read More »

Pse është e dëmshme t’ju bësh foto fëmijëve?Jeni kuriozë të dini arsyet?

Nëpërmjet rrjeteve sociale dhe kamerës së celularit, prindërit janë në gjendje të fotografojnë çdo moment të fëmijëve teksa rriten dhe t’i ndajnë ato me botën, në vend që t’i mbajnë vetëm për vete
Sipas një studimi, 81% e fëmijëve nën 2 vjeç janë të pranishëm online.
Pavarësisht se fotografimi i tyre nuk është një problem, fotot e shumta mund t’i dëmtojnë. Jeni kuriozë të dini arsyet?
1. Fëmijët mund të mendojnë se janë qendra e universit
Nëse prindërit i bëjnë shumë foto fëmijës pa përfshirë familjen apo shoqërinë e tyre, fëmija mund të krijojë mendimin se vlen vetëm ai/ ajo. Në shumë raste ata marrin celularin dhe fotografojnë veten.

2. Mund të jenë kritikë ndaj vetes më shumë sesa duhet
Fëmijët mund të kërkojnë veshje më të bukura, mund të fiksohen pas kamerës, por edhe mund të pyesin pse nuk duken bukur.
Situata përke qësohet nëse kanë shokë apo shoqe që marrin më shumë “like” sesa ata. Krahasimi i vetes me të tjerët nuk është i shëndetshëm dhe një studim zbuloi se vajzat që shpenzojnë më shumë kohë në Facebook janë më të pakënaqura me peshën e tyre.

3. Fëmijët mund të kenë probleme në krijimin e kujtimeve të fëmijërisë
Prindërit që u bëjnë shumë foto fëmijëve mund të harrojnë se si të flasin për eksperiencat e tyre. Këta prindër i kushtojnë më pak vëmendje asaj që po u ndodh para syve.

4. Fëmijët mund të po shtërohen gjerësisht
Kur fëmijët rriten, disa prej tyre do të donin të mos kishin foto të fëmijërisë në internet. Kur të kenë krijuar një emër, reputacioni i tyre mund të jetë në rrezik nëse prindërit u kanë postuar foto të sikletshme. Ata mund të kenë turp t’u tregojnë fytyrat shokëve në shkollë nëse fotot bëhen virale.

5. Shumë momente nuk janë më private
Fotot postohen nga prindërit pa lejen e fëmijëve, pasi janë të vegjël. Shpërndarja e fotove shihet si detyrim ndaj të tjerëve dhe një pjesë e rëndësishme e identitetit të prindërve.

6. Ata mund të përballen me diskriminim në një moshë të vogël
Fëmijët mund të diskriminohen nga kushdo dhe nga kudo, bazuar në pamjen e jashtme.

7. Ata janë më të rrezikuar ndaj vjedhjes së identitetit
Gjatë postimit të fotove apo videove, prindërit mund të japin informacione të rëndësishme rreth fëmijëve. Këtu përfshihen data e lindjes, gjinia dhe ndonjëherë edhe emri. Vjedhja e identitetit mund të shkaktojë probleme më vonë qoftë edhe për t’u punësuar.

8. Fëmijët mund t’i japin shumë rëndësi asaj se çfarë të tjerët mendojnë rreth tyre
Sipas një studimi në vitin 2018, fëmijët fillojnë të shqetësohen për atë që të tjerët mendojnë rreth tyre që kur janë 24 muajsh.

Nëse prindërit i kushtojnë shumë rëndësi pamjes së jashtme të fëmijëve dhe u thonë se çfarë të veshin, atëherë ata do të ndërtojnë këtë formë të të menduarit.
Sa foto u bëni fëmijëve në ditë dhe sa shpesh i postoni online?

Pse është e dëmshme t’ju bësh foto fëmijëve?Jeni kuriozë të dini arsyet? Read More »

A na zënë m allkimet?/ Teologu jep shpjegimin

Një shpjegim mbi ma llkimet është dhënë së fundmi nga teologu i njohur Miron Cako.
Në një intervistë televizive, Cako ka treguar për ma llkimet që janë rëndomë në zhargonin përditshëm.

“Problemi është se ma llkimi janë disa shprehje që i kemi në zhargonin e përditshëm, njerëzit ngarkohen emocionalisht dhe mbushen me mllef dhe zemërim dhe mallkojnë.
Për shembull të marrtë dreqi, u bëfsh hi dhe madje kur urojmë njëri tjetrin si: ku ishte o derzi, ose sa mirë je bërë moj mo rtje.

Duhet të dimë se fjalët që ne themi nuk i merr era sepse njeriu është një qenie e krijuar sipas ikonës së perëndisë, një qenie psikosematike. Atë që thotë Perëndia bëhen dhe fjalët tona bëhen kur janë të mira dhe të kë qija. Kur themi një ma llkim ai zë. Pavarësisht nëse perëndia e lejon apo jo, prandaj duhet të kemi kujdes nga fjalët që themi.”, u shpreh teologu.

Gjithashtu, teologu tha se prindërit nuk duhet t’i ma llkojnë fëmijët e tyre. “Pas perëndisë vijnë prindërit. Dhe ai njeri që ma llkon jep llogari përpara perëndisë. Sepse prindi ka një përgjegjësi për fëmijët, kujdeset, lodhet për të dhe kur ia p las buzën një prindi, jo vetëm kur të ma llkon dhe kur zemërohet prindi fëmija nuk bën preokupim. Njeriu duhet të kuptojë se ka bërë gabim, Për të Krishterët ma llkimi çlirohet me anë të misterit pendim rrëfimi. Pra njeriu kërkon falje, rrëfehet dhe Kisha ka të drejtën nga perëndia të clirojë nga perëndia. Kemi dhe lutje për mallkimin”, tha ai.

A na zënë m allkimet?/ Teologu jep shpjegimin Read More »

Nuk do ta besoni por oktapodi fle si njeriu, sheh ëndrra, e thotë studimi

Një studim i fundit ka treguar se Oktapodi është si njeriu.
Ne jemi në dijeni se kjo krijesë është e jashtëzakonshme dhe jo vetëm për shkak të tetë gjymtyrëve, tre zemrave, gjakut blu, ngjyrosjes së bojës dhe aftësisë maskuese.
Një studim i fundit në Brazil tregon se kjo kafshë, tashmë e konsideruar ndoshta jovertebrore më e zgjuar, përjeton dy gjendje të mëdha alternative të gjumit, të ngjashme me ato të njerëzve dhe madje mund të ëndërrojë.
Gjetjet, thanë studiuesit, ofrojnë prova të reja se oktapodi zotëron një neurobiologji komplekse dhe të sofistikuar që qëndron në themel të një repertori të sjelljes po aq të sofistikuar, ndërsa ofron gjithashtu një pasqyrë më të gjerë në evolucionin e gjumit, një funksion thelbësor biologjik.

Oktapodët më parë dihej se përjetonin gjumë dhe ndryshonin ngjyrat ndërsa dremitnin. Në studimin e ri, studiuesit vëzhguan një specie të quajtur ‘Octopus insularis’ në një mjedis laboratorik. Ata zbuluan se këto ndryshime të ngjyrave shoqërohen me dy gjendje të veçanta të gjumit: “gjumë i qetë” dhe “gjumë aktiv”.

Gjatë “gjumit të qetë”, oktapodi mbetet i qetë, me lëkurë të zbehtë dhe bebëzat e syve të kontraktuar në një të çarë. Gjatë “gjumit aktiv”, ajo ndryshon dinamikisht ngjyrën dhe strukturën e lëkurës dhe lëviz të dy sytë ndërsa tkurret thithësit dhe trupin e saj, me dridhje muskulore.

Një cikël përsëritës është vërejtur gjatë gjumit. “Gjumi i qetë” zgjati zakonisht afërsisht shtatë minuta. “Gjumi aktiv” i mëvonshëm zakonisht zgjati më pak se një minutë.

Ky cikël duket analog, thanë studiuesit, me alternimin e lëvizjes së shpejtë të syve, ose REM, dhe lëvizjes jo të shpejtë të syve, ose jo-REM, gjendje gjumi të përjetuara nga njerëzit, si dhe gjitarë të tjerë, zogj dhe zvarranikë.

Ëndërrimi i gjallë ndodh gjatë gjumit, ndërsa sytë e një personi lëvizin me shpejtësi, frymëmarrja bëhet e parregullt, rrahjet e zemrës rriten dhe muskujt paralizohen për të mos realizuar ëndrrat. Autorja kryesore e studimit Sylvia Medeiros tha se gjetjet sugjerojnë se oktapodët mund të ëndërrojnë ose të përjetojnë diçka të ngjashme.

“Nëse oktapodët me të vërtetë ëndërrojnë, nuk ka gjasa që ata të përjetojnë komplote komplekse simbolike si ne”, tha Medeiros, një student doktorature në neuroshkencë në Institutin e Trurit të Universitetit Federal të Rio Grande do Norte.

“‘Gjumi aktiv’ në oktapod ka një kohëzgjatje shumë të shkurtër, zakonisht nga disa sekonda në një minutë. Nëse gjatë kësaj gjendje po ndodh ndonjë ëndërrim, duhet të jetë më shumë si videoklipe të vogla, apo edhe GIF, “shtoi Medeiros.

Shkencëtarët po kërkojnë një kuptim më të madh të origjinës dhe evolucionit të gjumit.

Nuk do ta besoni por oktapodi fle si njeriu, sheh ëndrra, e thotë studimi Read More »

Ja pse duhet të vendosni një bustinë caji në frigorifer

Të hapësh frigoriferin dhe të ndjesh se vjen aromë e keqe, është shumë e bezdisshme edhe pse mund të jetë i pastër.

Problemi është te ushqimet që mbajnë erë siç mund të jetë qepa ose hudhra.

Por edhe disa ushqime të tjera, të cilat nuk janë të përshtatshme me temperaturën e frigoriferit, fillojnë të prishen dhe lëshojë aromë të pakëndshme.

E vetmja gjë që ju nevojitet për të larguar aromën e keqe është një bustinë çaji e përdorur.

Merrni një bustinë çaji të përdorur dhe lëreni të thahet siç duhet.

Më pas, vendoseni në qendër të frigoriferit tuaj.

Nëse keni frigorifer të madh, mund të përdorni më shumë se një.

Ato kanë aftësi të zhdukin erën e keqe, prandaj ju mund ta përdorni edhe në zona të tjera në shtëpi.

Ja pse duhet të vendosni një bustinë caji në frigorifer Read More »

Sot Dita e Verës, tetë gjërat që nuk i keni ditur për 14 Marsin

Muaji mars mban festën e Ditës së Verës, e quajtur dhe “festa e luleve”, që tashmë ka marrë përmasa të mëdha në gjithë vendin, si festa e gjallërimit të natyrës dhe shpirtit, paqes dhe harmonisë, gëzimit dhe dashurisë njerëzore. Festa zakonisht nis gjallërinë e saj mbrëmjen e 13 marsit për të vijuar gjithë ditën e 14 marsit, deri në perëndim të diellit. Më poshtë po rendisim disa nga gjërat që ndoshta nuk i dini lidhur me këtë festë.

Origjina e Ditës së Verës vjen nga lashtësia. Ajo është festë arbëreshe e trashëguar në veçanti nga qytetarët e VALM‐it Elbasanit (Skampa e lashtësisë) dhe festohet gjithmonë më 14 Mars.

Dita e Verës, e njohur si festa e ripërtëritjes së natyrës dhe e vazhdimësisë së jetës, është sot festë kombëtare dhe festohet kombëtarisht si e tillë.

Mëngjesi i 14 marsit – Të gjithë zgjohen me të njëjtën lutje: Inshalláh është kohë e mirë! Rituali vijonte me përgatitjen nga i zoti i shtëpisë të pjatave për të bërë kamë (këmbë) te të afërmit etj. Këtu hynin pilafi me gjel, ballakume ose revani, vezë të ziera, arra, palë dhe 2-3 bisqe me lule, zakonisht lule misiri, që në Elbasan çelin herët.

Kulti i kësaj dite të shenjtë “tempullin” e vet e ka pasur qëmoti në trevat e Elbasanit, pasi në këto anë ndodhej faltorja e Zanës së Çermenikës (Diana Candaviensis). Në kohët e lashta perëndesha Diana mbahej si hyjnesha e gjuetisë, pyjeve dhe e gjithë natyrës. Ajo adhurohej jo veç në hapësirat ilire, por në mbarë brigjet mesdhetare. Statuja të saj janë gjetur jo veç në Apolloni, por dhe në brigjet e Afrikës Veriore e në Azi të Vogël.

Fakti që një festë mistike e natyrës, u ruajt në qytetin e Elbasanit dhe u përcoll “e pastër” deri më sot, pavarësisht tallazeve historike, ideologjike e fetare, përbën një krenari dhe pasuri gjithëkombëtare.

Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve. Ndërsa në Lezhë Ditën e Verës ndizeshin zjarre purifikues e për t’i dhënë forcë diellit në oborr e në kopshte. Nga gratë bëheshin rite magjike e kundër qenieve të tjera dëmtuese, grabitëse.

Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 Mars në shtëpi. Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan, po edhe në Dibër, Strugë e Prespë.

Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 Mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, 14 Mars). /noa.al/

Sot Dita e Verës, tetë gjërat që nuk i keni ditur për 14 Marsin Read More »

E besoni apo jo? Kjo është pema që jep 40 lloje frutash

Me shumë mundësi, shumë kanë dëgjuar të flitet për mënyrën e zakonshme për shartimin e disa varieteteve frutash në një pemë.

Por njeh pemë me 40 lloje njëkohësisht?

Një pemë fantastike hibride me 40 lloje frutash rritet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kumbulla, pjeshkë, nektarina, qershi e madje edhe bajame, në të njëjtat degë.

Dhe nuk është e gjitha.

Krijuesi i kësaj pemë ka qenë një profesor në Universitetin e Syracuse, në shtetin e New York-ut, në territorin e të cilit rritet.

Në fillim, profesori kishte një plan për të mbjellur 100 lloje frutash njëkohësisht.

Dakord, kjo metodë kultivimi është perfekt për zona të vogla.

Në Pranverë dhe në Verë frutat e gurit të shartuara në të njëjten pemë krijojnë një mozaik të vërtetë ngjyrash dhe shijesh.

Shumë e rehatshme apo jo?

Kur ke lloje të ndryshme mollash që rriten në pemën tënde njëkohësisht dhe jo vetëm.

E besoni apo jo? Kjo është pema që jep 40 lloje frutash Read More »