Kuriozitete

Nëse vë re një nga këto shenja nuk po çmendesh, por ëngjëlli yt mbrojtës është pas teje dhe po përpiqet të komunikojë

Është një mister se si engjëjt mbrojtës kujdesen për ne pa qenë prezentë, thjesht duke na bërë të ndiejmë mbrojtjen e tyre. Më poshtë do të lexoni shenjat më të zakonshme që ata na japin për të treguar praninë e tyre në jetën tonë.

Ndryshimet e temperaturës

Dhoma mund t’ju duket shumë e ngrohtë ose shumë e ftohtë në mënyrë të pashpjegueshme. Prania e tyre mund të ngadalësojë ose të shpejtojë molekulat në ajër, gjë që rezulton në ndryshime të temperaturës. Shih me vëmendje gjërat që po bën ose që po mendon dhe përpiqu të kuptosh mesazhin që engjëlli yt po përpiqet të të komunikojë.

Aroma e mirë

Ke qenë ndonjëherë nënjë shtëpi ose në një vend ku ke ndjerë një parfum që të është dukur shumë i mirë? Nëse arrin të ndjesh këtë parfum rreth teje, dhe që të duket shumë i mirë, një engjëll mund të jetë duke të përqafuar në distancë. Çfarë të bën të ndjesh? Për çfarë po mendon? Po, atë mesazh po përpiqet të të përcjellë engjëlli yt mbrojtës.

Sheh drita të ndryshme me ngjyrë

Të shohësh drita rreth teje është një e dhënë që ata janë prezentë në jetën tënde. Mund ta shohësh si diçka të zbehtë, ose si një dritë të dukshme. Mos ki frikë. Engjëjt nuk po përpiqen të të bëjnë keq. Janë rreth teje thjesht për të të mbrojtur.

Nëse vë re një nga këto shenja nuk po çmendesh, por ëngjëlli yt mbrojtës është pas teje dhe po përpiqet të komunikojë Read More »

Ja si kanë qenë dasmat shqiptare në komunizëm dhe arsyeja pse qanin nuset me gjithë shpirt

“Të qara me ulërima deri sa të dëgjonte i fundi i katundit ose i lagjes…, se kështu e donte zakoni”.

Kështu, media franceze e përshkruante ceremoninë e dasmës, të qarat e nuses si të ishte dita e saj më e tmerrshme. Gazetari shqiptar Ilir Seci e ka publikuar foton e faqes së parë të njërës prej tyre, ku shfaqet nusja në ditën e saj më të lumtur duke qarë me sa fuqi ka.

Në krah të saj është i vëllai, i larë me lot gjithashtu, pasi po përcjell nga dera motrën e tij nuse. Një pamje “tmerri” të ditës së dasmës e përcjell në vitin 1980 një media franceze në faqen e parë të saj.

Më poshtë mund të lexoni një pjesë të tekstit të përkthyer në shqip:

“Të qara me ulërima deri sa të dëgjonte i fundit i katundit ose i lagjes…, se kështu e donte zakoni”.

Kjo është një ndër detajet e rëndësishme të ceremonisë së dasmave të vajzave shqiptare në komunizëm. Është një zakon që në fakt është trashëguar më herët. Nuk ishte reflektim i emocionit të ditës, kur vajza lë shtëpinë e prindërve, por se përmes të qarave duhet të tregojë se sa shumë i doje prindërit e sa e “fisme” ishe, se nuk dëshiron të lije prindërit “për të shkuar të burri”.

Këtë adet duhet ta respektonin të gjitha nuset, në momentin kur vëllai apo një i afërm tjetër i familjes, i merrte prej krahu për t’i përcjellë tek pragu i derës, atje ku ishin krushqit duke pritur ta marrin në dorëzim.

Në të shumtën e rasteve dhëndri mungonte mes krushqve. Nusja e dhëndëri shiheshin në fund të ceremonisë në shtëpinë e dhëndrit, madje të hënën, një ditë pas dasmës, sepse nusja merrte me vete një krushkë, e cila flinte atë natë me nusen në shtëpinë e dhëndrit”, këto zakone të ceremonisë martesore shqiptare janë përcjellë në mediet franceze në vitin 1980.

Ja si kanë qenë dasmat shqiptare në komunizëm dhe arsyeja pse qanin nuset me gjithë shpirt Read More »

Fusja gra lakuriq e fëmijë në furrë për t’i pjekur”, ja kush ishte monstra që bëri gjëmën mbi shqiptarët

Fjalët e fundit të Napoleon Zervës ishin po aq të tmerrshme sa edhe masakrat e tij kundër shqiptarëve. Po vdes i qetë se bëra atë që doja.

Pas lashë rrëke gjaku, tym, blozë, gërmadha, ulurima fëmijësh, nuse dhe gra nudo, që futeshin në furrat e ndezura, që të mos pillnin më shqiptarë, burra të varur, shpuar me bajonetë, gjuha shqipe nuk do të flitet më në tokën helene.

Kjo më kënaq mua, ashtu siç kënaq tërë shpirtrat helenë”, këto ishin fjalët e tij të fundit. Edhe pse nuk njihet si i tillë, genocidi grek nisi me 27 qershor 1944.

Ushtarët e Zervës rrënonin gjithçka që gjenin përpara. Ushtarët e Zervës hynë natën në qytet dhe vranë 673 burra, gra, fëmijë, në Filat 1286, në Igumenicë 192, në Pargë 620.

Fusja gra lakuriq e fëmijë në furrë për t’i pjekur”, ja kush ishte monstra që bëri gjëmën mbi shqiptarët Read More »

Dhjetë qytetet e zhdukura përgjatë historisë së njerëzimit

Një qytet i humbur është një qytet që shndërrohet në i pabanuar dhe vendndodhja e tij është harruar. Kërkimi për qytetet e tilla të humbura ka ngacmuar kuriozitetin e eksploruesve dhe aventurierëve që nga shekulli i 15-të dhe çuan në zhvillimin e arkeologjisë! Një qytet i humbur nuk duhet të ngatërrohet me qytetet fantazmë – të cilat janë qytete që janë braktisur kohët e fundit për shkak të rrethanave të ndryshme dhe vendndodhja e tyre është e njohur sipas atsh.

Në vazhdim dhjetë qytetet e humbura përgjatë historisë së njerëzimit.

1.Machu Picchu – Peru
Machu Picchu, i njohur edhe si “Qyteti i humbur i Inkasve” është vendi më i famshëm Inca në botë. Është një vend i shekullit të 15-të i vendosur në një mal 2430 metra mbi nivelin e detit, rreth 80 km në veriperëndim të Cusco. Shumica e arkeologëve besojnë se Machu Picchu është ndërtuar si një pasuri për perandorin Inkas Pachacuti. Machu Picchu është vendi me tërheqes dhe me i vizitueshem per turistet në Peru.

  1. Angkor- Kamboxhia
    Angkor ishte një qytet i begatë nga shekulli i 9-te deri në shekullin e 15-te dhe ne te gjendet Angkor Wat, monumenti më i madh fetar në botë. Në shekullin e 15-të qyteti filloi renien e tij dhe u pushtua dhe u plaçkit. Qyteti ishte pothuajse tërësisht i braktisur dhe i harruar, por tempulli i ndërtuar nga Mbreti Khmer Suryavarman 2, si tempulli i tij shtetëror dhe më vonë mauzoleumi mbijetoi dhe sot Angkor Wat është monumenti më i famshëm dhe vendi më i vizituar në Kamboxhia. Ai është bërë simbol i vendit dhe shfaqet në flamurin e saj kombëtar

  2. Pompei – Itali
    Historia e Pompeit është ndoshta historia më e famshme në këtë listë qytetesh te zhdukura. Në vitin 79 AD mali Vesuvius shpërtheu. Vesuvius, ende sot një nga vullkanet më aktive në botë, varroste qytetet e Herculaneum dhe Pompeit. Banorët e qyteteve ikën ose u varrosën bashke dhe ne qytetet qe u zhduken dhe u harruan gjatë viteve. Në shekullin e 18-të ata u rizbuluan gjatë gërmimeve, dhe sot Pompei po lulëzon si një tërheqje turistësh, duke ofruar një vështrim të shkurtër në të kaluarën, në një qytet që ngriu ne kohë gati 2.000 vjet më parë

  3. Petra – Jordania
    Petra ishte kryeqyteti i lashtë i mbretërisë Nabatean. Një qytet i gdhendur në gur, në anën e Wadi Musa. Qyteti ishte themeluar ndoshta në fillim të vitit 312 p.e.s dhe lulëzoi për një kohë të gjatë, pasi ishte një kryqëzim i rëndësishëm për rrugët e mëndafshit dhe të aromave që lidhnin Lindjen dhe Perëndimin. Qyteti filloi renien dhe u braktis në fund në shekullin e 6, pasi një sërë tërmetesh shkatërruan furnizimin me ujë. Qyteti i rëndësishëm dhe i bukur u harrua përfundimisht. Ai u zbulua në botën perëndimore vetëm në 1812.

  4. Tikal – Guatemala
    Tikal ishte një qytet i lashtë i qytetërimit Maya, që ndodhej në pyjet tropikale në Guatemalë. Qyteti lulëzoi si kryeqyteti i një mbretërie të fuqishme derisa u pushtua nga Teotihuacani në shekullin e 4 pas Krishtit. Pasi u pushtua, gradualisht u rrënua derisa përfundimisht u braktis në fund të shekullit të 10-të. Sot, qyteti është një nga vendet më të mëdha arkeologjike të qytetërimit Maya dhe është i njohur për shumë tempuj në formë piramidale, duke përfshirë Tempullin e Jaguarit të Madh – një nga piramidat më të shquara në botë.

6. Teotihuacan – Mexico
Teotihuacan është një vend arkeologjik pranë qytetit të Meksikës. Qyteti është i mbushur me piramida dhe është rreth 20 kilometra katrorë (8 kilometra katrorë). Ishte një qendër e madhe urbane dhe shtëpi me ndoshta 100,000 njerëz. Qyteti u shkatërrua dhe u braktis rreth 1400 vjet më parë. Shekuj pasi u harrua, qyteti u pushtua nga Azteket. Emri modern u dha nga populli Aztec dhe kuptimi është “vendi ku u krijuan zotat”. Është e paqartë se cilët ishin ndërtuesit fillestar të qytetit misterioz. Teotihuacan është gjithashtu shtëpia e Piramidës së Diellit – një nga piramidat më të mahnitshme në botë.

  1. Tiwanaku – Bolivi
    E vendosur pranë liqenit Titicaca në Bolivi, Tiwanaku ishte një fuqi e rëndësishme rajonale në Andet jugore midis shekullit të 7 dhe shekullit të 9-të. Mendohet të ketë ndermjet 15,000 dhe 30,000 banorë ose më shumë. Rreth vitit 1000 pas Krishtit, ndryshimi klimatik pengoi Tiwanakun të vazhdonte prodhimin e ushqimit, duke shkaktuar rënien dhe braktisjen e qytetit.

  2. Palenque – Mexico
    E vendosur në Meksikën jugore të sotme, Palenka ishte një qytet Maya që lulëzoi gjatë shekullit të 7-të. Palenka u rrenua gjatë shekullit të 8-të, duke u zhytur plotësisht nga xhungla e trashë dhe e harruar nga koha. Interesi në këtë vend u ngrit përsëri gjatë shekullit të 19-të, dhe më vonë qyteti u gërmua dhe restauruar dhe tani është një vend i njohur arkeologjik i vizituar nga shumë turistë çdo vit.

  3. Troja – Turqi
    Për shekuj Troja konsiderohej të ishte vetëm një legjendë, një qytet që kurrë nuk ekzistonte ne te vërtete jashtë poezive të Homerit, dhe sidomos Iliades, ku përmendet si pjesë e Luftës së Trojës. Legjenda doli të jetë e vërtetë vetëm në vitet 1860, kur u gërmua në Anatolia veriperëndimore. Tani e dimë se qyteti ishte shkatërruar dhe rindërtuar vazhdimisht, dhe me ngadalë u rrenua derisa u braktis me në fund gjatë epokës bizantine.

  4. Atlantis
    Ndryshe nga pjesa tjetër e qyteteve në këtë listë, Atlantis nuk u gjet kurrë dhe historianët pothuajse unanimisht pajtohen se kurrë nuk ka ekzistuar. Atlantida u përmend në një alegori mbi kombet në veprat e Platonit, dhe në këtë alegori, Atlantida përfundimisht zhytet në Oqeanin Atlantik. Pavarësisht nga fakti se shumica janë dakord se qyteti kurrë nuk ka ekzistuar, disa njerëz ende kërkojnë mbetjet e qytetit më të famshëm të humbur në histori, që sipas Platonit ndodhet “përtej shtyllave të Herkulit”. Ka shumë hipoteza lidhur me vendndodhjen e Atlantidës, nga ishujt në Mesdhe, ishulli në Evropën Veriore, madje edhe Antarktida përmendet si një vend i mundshëm.

Dhjetë qytetet e zhdukura përgjatë historisë së njerëzimit Read More »

Nuk është e vështirë ta dallosh , cilësitë e një njeriu me zemër të mirë ! Ja disa nga cilesite …

Një njeri me zemër të mirë shpesh sakrifikon lumturinë e tij për atë të personave që do. Nga ana tjetër, ai e vendos veten, ashtu si një person empatik, në vendin e dikujt tjetër duke ndjerë çdo gjë që ndjen ai njeri në situata të vështira. Për ta dalluar një njeri me zemër të mirë duhet shumë pak. Këto janë cilësitë që ata shfaqin:

Janë të ndjeshëm. Janë mjaft emotivë dhe mund të kuptojnë edhe ato çfarë ndiejnë të tjerët. Mirëpo një cilësi e tillë mund t’i shkaktojë stres, nëse një person që ata duan, është duke përjetuar situata të vështira.
Dhurojnë dashuri dhe pozitivitet në njerëzit që i rrethojnë. Nuk ka rëndësi nëse i njohin apo jo, edhe nëse kanë kontakt për herë të parë me dikë, ata gjithsesi do të tregohen tepër optimist dhe të dashur me atë person.
Nuk ndryshojnë dot. Edhe nëse u bën keq, njerëzit me njerëz të mirë ndoshta mund të të shmangen, por kurrsesi të hakmerren në po të njëjtën mënyrë me ty. Ata përherë do të gjejnë diçka pozitive edhe në gjërat negative që u ndodhin apo që u bëjnë të tjerët.
Janë mjaft të lidhur me njerëzit, natyrën dhe kafshët. Duken persona shumë socialë dhe janë vërtet të tillë. Nga ana tjetër, ata shpenzojnë tepër kohë edhe në natyrë, si dhe kujdesen për kafshët, njësoj siç kujdesen edhe për njerëzit.
Japin çdo gjë për lumturinë e atyre që duan. Për një njeri me zemër të mirë, ligësia nuk është kurrsesi pjesë e karakterit të vetë. Ata njohin vetëm mirësinë dhe në këtë aspekt, do të bënin gjithçka që kishin në dorë, vetëm për t’i parë të lumtur personat e tyre të dashur. / bota.al

Nuk është e vështirë ta dallosh , cilësitë e një njeriu me zemër të mirë ! Ja disa nga cilesite … Read More »

E frikshme, ky fshat i Shqipërisë është mbushur me gjarpërinj gjigand, banorët e tmerruar nuk dinë nga t’ja mbajnë

Kjo që po shihni është një video e regjistruar nga banorët e fshatit Kurcelaj në rrethin e Matit dhe gjarpri që shfaqet mbi një pemë i ngjason shumë për nga përmasat një pitoni. Banorët e kësaj zone nuk dinë ta përcaktojnë se çfarë lloji është ai ekzaktësisht, por thonë se kanë arritur të masin gjatësinë e tij, është plot 3,7 metra i gjatë.

Të pyetur nga gazetari i “BalaknWeb”, ata thonë se shfaqja e një gjarpri të tillë, i treti në pak ditë është shumë e rrallë në këtë zonë dhe i ka frikësuar pa masë, duke qenë se afër zonës ku është shfaqur ka edhe banesa të shumta. Të tmerruar banorët thonë se bëhet fjalë për një gjarpër jo karakteristik për zonën.

Gazetari ka biseduar nga afër me banorët e këtij fshati, të cilët thonë se: “Para 3 apo 4 vitesh kanë parë në këtë zonë disa turistë me motorë që hapnin disa kuti e hidhnin diçka. Pas 5 ditësh kur kaluam për të shkuar me bagëti pamë disa gjarpërinj të vegjël. Tani kanë ardhur sërish turistë dhe janë shfaqur këto krijesa”,- thonë ata.

E ndërsa askush nuk mund të sqarojë me saktësi se përse në këtë fshat janë shfaqur këta gjarpërinj, frika tek banorët është e madhe.

https://www.facebook.com/NostalgjiMatjane/videos/189693421751285/?t=0

E frikshme, ky fshat i Shqipërisë është mbushur me gjarpërinj gjigand, banorët e tmerruar nuk dinë nga t’ja mbajnë Read More »

Publikohet për herë të parë raporti sekret i SHIK në 1998: Çfarë konfliki kishte mes Azem Hajdarit dhe Haklajve

Zbulohet dokumenti i SHIK-ut i vitit 1998 për vrasjen e Azem Hajdarit. Dokumenti sekret, i cili disponohet nga avokati i Izet Haxhias dhe do të shërbejë si provë për rigjykimin e tij, sjell në dritë fakte të panjohura për vrasjen e shekullit, atë të deputetit Azem Hajdari. Dokumenti i shpjegon Presidentit të atëhershëm, Rexhep Mejdanit dhe Kryeministrit Majko dinamikën dhe arsyet e vrasjes së Azem Hajdarit.

Kështu, dokumenti nis me tre autorët, që sipas SHIK-ut, janë Fatmir Haklaj, Jaho Mulosmani dhe Feriz Kërnaja. Ky grup kishte armiqësi me Azem Hajdarin që kishte nisur që pas tentativës së dështuar të ish-deputetit të PS-së, Gafur Mazreku për të vrarë Azem Hajdarin në sallën e Parlamentit të Shqipërisë, më 18 shtator të vitit 1997. Sipas dokumentit, PD-ja tentoi të bënte një protestë në Tropojë për ngjarjen e rëndë, por kreu i Komisariatit atje, Fatmir Haklaj, nuk u dha leje, duke sjellë edhe përplasjet e para me Azem Hajdarin. Aty nisi edhe zinxhiri i vrasjeve.

Gjithashtu, në dokument, Azem Hajdari përmendet si i përfshirë në trafikun e armëve në Kosovë. Në këtë trafi, ishin të përfshirë si ortakë edhe vëllai i Izet Haxhias, Isamedin Haxhia dhe Halil Haklaj. “Isamedini dhe Halil Haklaj, vëllai i Fatmir Haklajt, zhvillonin së bashku trafik armësh nga Gramshi në Tropojë me objekt Kosovën. Për këtë qëllim ishin lidhur në Gramsh me Rudi Bardhoshin, subjekti ynë në gjurmim për trafik armësh. Me këtë ofertë ishin përzierë edhe Azem Hajdari e Ahmet Krasniqi, ministër i Mbrojtjes i Qeverisë së Kosovës.

Rrugën e tretë të ngarkesës me armë nga Gramshi për në Tropojë, arrestohet nga Policia e Gramshit Halil Haklaj dhe Isamedin Haxhia. Me ta ndalohet dhe më pas lirohet edhe pritësi i tyre nga Gramshi, Rudi Bardhoshi, i cili, sipas informacioneve tona, ka biseduar në telefon me Azem Hajdarin ose Shaban Memian dhe ka dhënë informacion për trafikun e armëve.

Ky fakt është marrë vesh nga Halili dhe Isamedini, të cilët janë liruar nga burgu në datën 4 shtator 1998, dhe ka acaruar më tej situatën midis tyre”, shkruan dokumenti sekret i SHIK-ut, që “Panorama” e disponon. Gjithashtu, në të thuhet se grupi që vrau Azem Hajdarin kërkonte të vriste edhe ish-Presidentin Sali Berisha. Ata kishin kryer grabitjen e Bankës së Tropojës, ku kishin marrë 600 mln lekë dhe kishin grabitur edhe mjetet e OSBE-së.

DOKUMENTI SEKRET
Nga disa burime të besueshme informative, të pavarura prej njëri-tjetrit, dyshohet se, autorët e vrasjes së deputetit Azem Hajdari janë: Fatmir Muharrem Haklaj, Jaho Salih Mulosmani dhe Feriz Kërnaja, që të tre nga rrethi i Tropojës. Origjina e konfliktit mes këtij grupi dhe Azem Hajdarit zë fill me tentativën për vrasje që realizoi deputeti i PS, Gafur Mazreku ndaj Azem Hajdarit, më datë 18 shtator 1997.

PD-ja, pas kësaj ngjarjeje, kërkoi të realizonte një miting proteste në Tropojë. Shefi i Komisariatit të Policisë në atë periudhë, Fatmir Haklaj, nuk u dha leje dhe për pasojë krijoi konflikt me të quajturin, Fatmir Hoxha, i cili është nga fshati Luzhë i Tropojës, në atë kohë ka qenë oficer i Policisë Kufitare në Shkodër, aktualisht qëndron i mbyllur në shtëpi për motive hasmërie. Në datën 5 janar 1998, në Qafë-Luzhë, Tropojë, vritet Shkëlqim Haklaj, i vëllai i Fatmir Haklajt, së bashku me kunatin e këtij të fundit, të quajtur Kujtim Demiri.

Kjo vrasje u dyshua se ishte bërë nga Haki Hoxha dhe Abdyl Matoshi nga fshati Luzhë, ish-oficer i Policisë në Burrel, të dy të shtyrë nga Azem Hajdari. Më datën 6 janar 1998, në fshatin Cernicë të Tropojës vriten Avdyl Matoshi, Gjin Kolbuçaj nga Bukova e Tropojës dhe Naim Dizdari, i cili kishte për grua motrën e Abdyl Matoshit. Në këtë vrasje, Fatmir Haklaj nuk ka marrë pjesë vetë.

Në janar 1998, Fatmir Haklaj vret brenda në Komisariatin e Policisë Tropojë, Shaqir Hoxhën, vëllain e Haki Hoxhës. Menjëherë pas ngjarjes, braktis detyrën dhe fshihet në mal. Jaho Salih Mulosmani është daja e Fatmir Haklajt, ose më saktë, kushëri i parë i nënës së Fatmirit. Jaho është aktualisht shef i Policisë së Rendit në Tropojë, ku me Fatmirin, veç lidhjeve të gjakut e lidhin edhe dyshime për vrasje.

 

Feriz Kërnaja, pjesëmarrës në vrasjen e Azem Hajdarit, ka pasur këto motive që e kanë shtyrë: Ferizi është poshtëruar publikisht duke u qëlluar me shuplakë para hotel “Arbëria” nga i quajturi Isuf Haxhia, që ka qenë shok i ngushtë me Azem Hajdarin, i arratisur në vitin 1990 për disa grabitje e shkatërrime të mjaft dyqaneve në Tropojë, i zbërthyer në hetuesi si agjent i zbulimit jugosllav.

Rreth datës 25 shkurt 1991, Feriz Kërnaja vret në mënyrë të hapur në tragetin e Tropojës Isuf Haxhiun, i cili rastësisht mbante të veshur atë ditë pardesynë e Azem Hajdarit. Në trazirat e muajit mars 1997, arratiset nga burgu dhe kapet në autostradë me një makinë, ku kishte edhe armë, së bashku me djalin e Nehat Kullës, me të cilin Ferizi ka qenë shok burgu.

Nga fillimi i muajit gusht 1998, Feriz Kërnaja lirohet nga Gjykata e Faktit Tropojë, duke u argumentuar vendimi me disa amnisti të njëpasnjëshme, nga të cilat kishte përfituar. Rreth datës 2 shtator 1998, babai i Fatmir Haklajt, i quajturi Muharrem Haklaj, rreth 67 vjeç, ka ardhur në Tiranë dhe është takuar me Azem Hajdarin me qëllim për të bërë pajtimin e gjaqeve.

Në bisedë ata kanë debatuar, në përfundim, pasi nuk kanë rënë dakord, Muharremi i ka thënë që për këtë problem do të kthej përgjigje pas 10 ditësh. Sipas informacioneve tona, ditën e ngjarjes, pra, më 2 shtator 1998, rreth orës 21:00, Azem Hajdari është ftuar me telefon për të biseduar rreth këtij problemi në vendin e kryerjes së krimit. Azemi ka dalë nga zyrat i shoqëruar prej dy badigardëve të tij, Besim Çerja dhe Zenel Neza. Vrasja e tij është bërë nga një “Benz” me targë të Vlorës, por jo me atë numër targe që jep ish-Presidenti, Sali Berisha.

Kjo makinë i është marrë Myftar Culajt, pronar i një lokali te “Menza e Kinezëve”, me emrin “Tarzani”, nga grupi i mësipërm. Myftarin, pas kryerjes së krimit, e kanë marrë në telefon dhe në shkëmbim të makinës, i kanë kërkuar që të shkojë në Tropojë dhe të marrë 30 milionë lekë. Myftari, i trembur, ka ikur në Itali bashkë me vëllain e tij.

Në vrasjen e Azem Hajdarit ka marrë pjesë edhe një person nga Nikla e Krujës, i njohur si vrasës profesionist dhe po atë datë, rreth orës 24:00, është çuar i plagosur në Spitalin e Traumës, ku edhe ka vdekur. Në xhep i është gjetur një pasaportë e firmosur nga Fatmir Meta, ish-shef i Komisariatit Tropojë.

Për këtë person, dyshohet se mund të jetë plagosur rëndë në momentin e përplasjes me dy grupeve, nga Azem Hajdari, ose është vrarë nga grupi i Jaho Mulosmanit, për të humbur gjurmët e krimit. Ekzekutorët e vrasjes së Azem Hajdarit kanë udhëtuar tërë natën në drejtim të Tropojës, ku kanë mbërritur rreth orës 05:00 të datës 13 shtator 1998.

Ish-ministri i Rendit Publik, Perikli Teta, ka marrë dy herë në telefon Tropojën për të verifikuar vendndodhjen e Jaho Mulosmanit, i cili kishte dy ditë që nuk ishte paraqitur në Komisariat, me pretekstin se ishte sëmurë. Në orën 22:00 të datës 12 shtator 1998, kur në shtëpinë e Jahos shkuan një grup policësh, babai i tij, Salih Mulosmani, u tha që ishte brenda në dhomë, por ata vetë nuk e verifikuan.

Taulant Dedja, përfaqësues i qeverisë për Tropojën, në mëngjesin e datës 13 shtator 1998, rreth orës 7:15, e ka konfirmuar ndodhjen e Jaho Mulosmanit në Tropojë. Në vendngjarje është ndodhur edhe makina e Fatmir Metës, tip “fuoristradë” me llambën e Policisë. Me këtë makinë, Jaho Mulosmani ka qarkulluar në Tiranë dy ditë para ngjarjes dhe atë ditë që u krye vrasja. Pas ngjarjes, Fatmiri nuk shkoi më në Tropojë dhe aktualisht është në dispozicion të Ministrisë së Rendit Publik.

Në vendngjarje është ndodhur edhe makina e Ismet Haxhias, shef i Qarkullimit Rrugor në Tropojë, vëllai i Izet Haxhias. Kjo makinë është “Tipo” me targë “Policia 203”. Ismet Haxhia kishte ardhur në Tiranë 2-3 ditë para ngjarjes dhe është larguar prej saj ditën e mërkurë, pra, katër ditë pas vrasjes. Ismet Haxhia ka vëlla edhe Isamedin Haxhian. Isamedini dhe Halil Haklaj, vëllai i Fatmir Haklajt, zhvillonin së bashku trafik armësh nga Gramshi në Tropojë me objekt Kosovën. Për këtë qëllim ishin lidhur në Gramsh me Rudi Bardhoshin, subjekti ynë në gjurmim për trafik armësh.

Me këtë ofertë ishin përzierë edhe Azem Hajdari e Ahmet Krasniqi, ministër i Mbrojtjes i Qeverisë së Kosovës. Rrugën e tretë të ngarkesës me armë nga Gramshi për në Tropojë, arrestohet nga Policia e Gramshit Halil Haklaj dhe Isamedin Haxhia. Me ta ndalohet dhe më pas lirohet edhe pritësi i tyre nga Gramshi, Rudi Bardhoshi, i cili sipas informacioneve tona, ka biseduar në telefon me Azem Hajdarin ose Shaban Memian dhe ka dhënë informacion për trafikun e armëve.

Ky fakt është marrë vesh nga Halili dhe Isamedini, të cilët janë liruar nga burgu në datën 4 shtator 1998 dhe ka acaruar më tej situatën midis tyre. Grupi i vrasësve të Azem Hajdarit dyshohet se është edhe autor i vjedhjes së fundit të Bankës së Tropojës, ku janë vjedhur rreth 600 milionë lekë, të cilat i mbajnë në shtëpi, si dhe autorë të grabitjes së makinave të OSBE-së, Kryqit të Kuq etj., me të cilat shëtisin lirisht në Tropojë. Theksojmë se ky grup në vazhdimësi, ka shfaqur dëshirën për të vrarë dhe ish-Presidentin Sali Berisha, gjë për të cilën ky i fundit ka dijeni.

Publikohet për herë të parë raporti sekret i SHIK në 1998: Çfarë konfliki kishte mes Azem Hajdarit dhe Haklajve Read More »

Njihuni me zanatin që nuk vdes kurrë

“Hekuri rrihet sa është i nxehtë” dhe kjo nuk është thjesht një shprehje në kuptimin e figurshëm të saj, por një proces i vështirë pune që dikur ishte baza e prodhimit të vegla bujqësore.
Tashmë që industria është zhvilluar, kovaçët janë të rrallë, por ka nga ata si Shahin Kurti në Elbasan, që pavarësisht punës së vështirë ndihen të lumtur.

“E kam mësuar që i vogël, por tashmë jam i lumtur pasi nuk ja shtrij dorën tjetrit”, thotë kovaçi.
Fermerët, sidomos ata në moshë i besojnë punimit me dorë dhe kazmat e lopatat e punuara nga kovaçi, nuk i krahasojnë me punimet industriale.
Me duart e copëtuara, por me ndërgjegjen e qetë, Shahini, jo vetëm që e bën me dëshirë punën e tij, por është po aq i kënaqur që zanatin, edhe pse punë e vështirë, ua ka lënë djemve.

“Djali nuk e vazhdoi shkollën dhe unë vendosi t’i lë zanatin”, thotë Shahin Kurti për “t.ch”.
40 vite kovaç, Shahini sot, shpreh keqardhjen që zanatçinjtë po shkojnë drejt zhdukjes. Kjo sipas tij, vjen për faktin që rinia nuk ka dëshirë të punojë.

Njihuni me zanatin që nuk vdes kurrë Read More »