Kuriozitete

Lajmi më i mirë i ditës, tregohuni të shkathët! Kjo është lulja që rritet në Shqipëri dhe që ka vlerën e 1 magazine ari

“Çmimi i shafranit varion, ku prodhuesit francez e shesin rreth 56-60 euro gramin. Ne kemi gjetur çmim deri në 250 euro për gram”.

Lule shafrani, e cila vlerësohet si një prej erëzave më të shtrenjta në botë, kultivohet edhe në Kosovë. Kjo lule, përpunimi i së cilës kërkon mund dhe durim, vlerësohet se është “më e vlefshme se ari”.

Shafrani është një lule ngjyrë vjollce që vjen nga familja Iridaceae, në brendësi të së cilës gjenden tre fije të verdha të quajtura mashkullor dhe tri stigmat të kuqe, të cilat e përbëjnë edhe pjesën kryesore të kësaj luleje.

Ndryshe nga cikli i zhvillimit të bimëve tjera të cilat aktivizohen në pranverë, lule shafrani aktivizohet gjatë vjeshtës.

Për kultivim nevojitet klimë dhe tokë e përshtatshme, si dhe mbi 400 metra lartësi mbidetare në vendin ku ajo mbjellet.

Shafrani kultivohet në qytetin e Podujevës, drejtori i kompanisë së përpunimit të shafranit, Favzi Sokoli në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) tregon se lulja e shafranit ka një histori dhe traditë shumëshekullore dhe se ajo është kultivuar dhe eksportuar nga Kosova që në shekullin e 15-të.

“Qëllimi i kompanisë është që dëshirojmë ta ripërtërijmë këtë produkt, sepse kemi referenca të shkrimtarëve anglezë dhe amerikanë se qysh prej shekullit 15, Kosova ka eksportuar shafran edhe mëndafsh në Evropë. Në bazë të shkrimeve historike të cilat i kemi gjetur”, thotë Sokoli.

Ai njofton se tani në Kosovë ka 10 hektarë tokë ku mbjellet shafrani dhe se 2 hektarë prej tyre i përkasin kompanisë së tij. Sokoli thotë se ara në Podujevë, ku lartësia mbidetare është 630 metra, përgatitet paraprakisht dhe se mbjellja bëhet në muajin qershor. Ai tregon se fara vendoset 20 centimetra në thellësi të tokës dhe se preferohet që në një hektarë tokë të vendosen 500 mijë fara.

Skokoli tregon se nga bimët tjera, farat e shafranit mbjellen gjatë verës dhe se lulja del në tetor. Mbledhja e luleve bëhet në orët e mëngjesit, kur këto lule janë të mbjellura, sepse sipas Sokolit fletët e saj e ruajnë kualitetin e shafranit, pra fijeve të kuqe (stigmës) të cilat do të përfitohen.

“Lulja është ngjyrë vjollce dhe përbëhet prej 6 fletëve, prej dy mashkullorëve ngjyrë verdhë dhe tri stigmave. Pjesa më e rëndësishme e lules është stigma që njihet edhe si shafran. Por nuk do të thotë se nuk është e rëndësishme edhe pjesa tjetër sepse përdoret për parfumeri dhe për higjienë”, deklaron ai.

Pas këputjes së tyre lulet e mbyllura të shafranit dërgohen në fazën e përpunimit, ku bëhet këputja e stigmave dhe tharja e tyre, të cilat përdoren në fazën finale. “Lulja e shafranit vjen prej arës me arka, vendoset këtu nëpër shporta dhe punëtoret këtu i këpusin me gërshërë. Ne e marrim pjesën e sipërme të lules dhe i përdorim vetëm stigmat që janë vetëm tri fije”, tregon bashkëpronari i kompanisë Arbër Gërlica.

Ai tregon se pas tharjes produkti i pastër i shafranit vendoset në paketim inox me mekanizëm hermetik, e cila është një metodë e konservimit optimal të produktit.

Ai thotë se këtu nuk përpunohen të gjitha lulet, por vetëm ato të zgjedhura, pra të kualitetit të parë dhe se 70 për qind e të gjithë përpunimeve deri në fazën e fundit bëhen me dorë. “Tërë produkti është 100 për qind i pastër dhe 100 për qind shafran”, thotë ai, duke bërë të ditur se pjesa tjetër e luleve që mbesin kthehet në fushë, për ushqimin e saj. “Parandalon rreth 600 sëmundje dhe ka 175 efekte pozitive në trup”, Gërlica thotë se ka arsye të shumta pse shafrani është i rëndësishëm dhe tregon se për përfitimin e një gram shafrani nevojiten rreth 150 deri në 180 lule.

“Shafrani është objekt i rreth 5.600 studimeve shkencore, studimet prej universitete në Evropë dhe më gjerë. I parandalon rreth 600 sëmundje dhe ka 175 efekte pozitive në trup prej momentit që konsumohet. Ka edhe lëmi tjera ku përdoret, për shembull në kozmetikë, e kuzhinë sidomos është një erëz që përdoret prej restoranteve me renome ose kuzhinierëve që janë të famshëm dhe janë të njohur në nivelin botëror. Ka shumë efekte dhe është një bimë që nuk e ka treguar tërë potencialin e vet”.

Çmimi deri në 250 euro për gram Gërlica thekson se shafrani, të cilin e quan si “ari i kuq”, ka një vlerë shumë të madhe dhe një kostos së lartë për shkak të punës dhe përkushtimit për të mbërritur deri te produkti final.

Duke bërë të ditur se çmimi dallon në bazë të kualitetit, ai thotë se “Çmimi i shafranit varion, prodhuesit francez e shesin rreth 56-60 euro gramin. Ne kemi gjetur çmim deri në 250 euro për gram. Çmimi mesatarisht për një kualitet të lartë, nëse e marrim sasinë më të konsiderueshme varion prej 35 deri në 65 euro për gram”, deklaron Gërlica.

Ai thotë se tregu i shitjes së shafranit është fokusuar më shumë në Evropë dhe në shtetet aziatike dhe se për shkak të kostos së lartë nuk ka aq interesim për të në Kosovë. “Irani është prodhuesi numër një në nivel botëror, prodhues tjetër është edhe Greqia, prodhon një sasi më të vogël, Italia një sasi të konsiderueshme, disa kilogramë në vit, pastaj Franca që prodhon diku 20 kilogramë në vit”, thotë Gërlica, duke vënë në dukje se në botë ka shumë më shumë kërkesa për blerjen e shafranit, se sa që prodhohet.

Pas blerjes së tij, Gërlica thotë se shafrani duhet të ruhet në ambient të thatë dhe të errët dhe se në kushte të përshtatshme dhe ambalazhe të mbyllur, ku jetëgjatësia e tij zgjatë deri në 4-5 vite.

Ndërkaq, bashkëprodhuesi nga Belgjika, Herbert Jegers, thotë se aktorët e ndryshëm të kësaj fushe, sidomos në Evropë shprehin interesim për shafranin, posaçërisht për aspektin se ai është organik e jo konvencional. Duke u shprehur se janë në kërkim të tregut për shitjen e shafranit në shtetet si Belgjikë, Holandë e Gjermani, Jegers thotë se duhet kohë deri sa shafrani të gjejë vendin e duhur në treg.

“Në Evropë po rritet ndërgjegjja dhe vetëdija për produktet e shëndetshme. Kështu që edhe tregu për produktet organike po rritet. Njerëzit kërkojnë produkte të sigurta dhe ky është një treg që po rritet. Unë mendoj se për pak vite organiku do të jetë një standard për të gjithë Evropën”, thotë ai.

Lajmi më i mirë i ditës, tregohuni të shkathët! Kjo është lulja që rritet në Shqipëri dhe që ka vlerën e 1 magazine ari Read More »

E pabesueshme, por e vërtetë! Në këtë shtet nuk të lejohet të vdesësh, edhe nëse sëmureni ju dëbojnë me urgjencë

Ndoshta e mendoni si të pabesueshme, por është e vërtetë. Ekziston një vend në botë ku vdekja është e paligjshme, në fakt, nuk është e vetmja. Kjo do të thotë që nëse keni pësuar një aksident të rëndë, apo jeni shumë i sëmurë ose gati të vdisni, ata ju largojnë nga qyteti dhe ju dërgojnë në një pjesë tjetër të vendit.

Sot po flasim për qytetin norvegjez Longyearbyen, që ndodhet në ishullin Svalbard (arkipelag i Spitsbergen), midis kontinentit të Norvegjisë dhe Polit të Veriut. Sipas të dhënave të saj demografike, ky vend konsiderohet zgjidhja më veriore e planetit dhe popullsia e saj është pak më shumë se 1,000 vetë.

Ky vend jo vetëm që karakterizohet nga klima e ftohtë, netë të gjata, arinj polare dhe prania e Bankës Botërore të Farave, por edhe nga një ligj shumë i veçantë që ndalon njerëzit të vdesin në territorin e Longyearbyen. Arsyeja?

E sipas “Daily Mail”, ligji u miratua në vitin 1950, pasi u zbulua se trupat e varrosur në varrezat lokale nuk u dekompozuan për shkak të ftohjes. Nëse trupat nuk treten, ekziston rreziku i përhapjes së viruseve dhe sëmundjeve dhe, përveç kësaj, kjo tërheq grabitqarët.

Për këto arsye, nëse një person pëson një aksident ose vuan nga një sëmundje të rëndë, ata e dërgojnë atë me avion në një tjetër kontinent. Dhe nëse dikush vdes në fshat, atëherë trupi i tij gjithashtu shkon në një pjesë tjetër të Norvegjisë.

E pabesueshme, por e vërtetë! Në këtë shtet nuk të lejohet të vdesësh, edhe nëse sëmureni ju dëbojnë me urgjencë Read More »

Nga sot e tutje mos komentoni më kurrë ‘Amin’ në Facebook! Po përfitojnë “rëndshëm” nga ju

Nëse jeni përdorues i rregullt i Facebook dhe vazhdimisht ndjeni dhembshuri për gjërat e ndryshme që i shini në rrjetin social, sigurisht se keni komentuar ose parë komente të shumta “Amin”.

Të gjithë e dimë se askush nuk mund të shpëtohet me një “Like” ose asnjë sëmundje nuk mund të shërohet duke shkruar “Amin” në Facebook: por njerëzit bëjnë kështu për të treguar mbështetje.

Pavarësisht qëllimit tuaj të mirë, duke komentuar kështu ju jeni duke i ndihmuar ‘hakerët’ që të fitojnë para lehtë.

Këto postime manipuluese janë të dizajnuara për t’i mashtruar ose shtyrë njerëzit për të bërë like, share ose komentuar, gjë që rezulton me grumbullim të madh të ndjekësve.

Krijuesit e faqes më pas shpërndajnë viruse, publikime të dëmshme dhe mashtrime të tjera. A

ta gjithashtu mbajnë të dhënat tuaja dhe e dinë se ku jetoni, datën e lindjes dhe e-mail adresën, që më pas mund të përdoret për të hakeruar llogarinë tuaj.

Kur i shpërndani këto postime, ju në fakt po bëni keq duke e rritur popullaritetin e tyre.

Për shkak se ndodh kjo, pronarët e këtyre faqeve fitojnë para duke përdorur fotografi të vjedhura të një kafshe duke vuajtur ose një foshnje të sëmurë, familja e së cilës nuk ia ka idenë se është duke u përdorur fotografia e saj, transmeton Gazeta Express.

Kështu që herën tjetër kur të ndiheni keq që nuk po i shpërndani postimet e tilla, mbajeni në mend se “Like”-u juaj dhe “Amin”-i nuk do të shpëtojë jetë.

Thjeshtë do t’i ndihmojë këta njerëz të përfitojnë për vete.

Nga sot e tutje mos komentoni më kurrë ‘Amin’ në Facebook! Po përfitojnë “rëndshëm” nga ju Read More »

Dokumenti i vitit 1991: si i larguan me shpejtësi bllokmenët nga vilat dhe në cilat apartamente u akomoduan

Pak ditë pas rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës, gjithë familjet e Bllokut u larguan menjëherë nga vilat e tyre. Lagjja e famshme e bllokmenëve të regjimit komunist do të zbrazej pas shumë dekadash. Një dokument i datës 25 shkurt 1991, pra vetëm 5 ditë pas rrëzimit të shtatopes së diktatorit, dëshmon masat operacionale të këtij largimi dhe riakomodimin ne banesa të reja të familjeve bllokmene.

Dokumenti i hartuar në zyrat e kryeministrisë i adresohet Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare dhe në të listohen emrat e gjithë bllokmenëve në krah të të cilëve shënohet vila që duhet të lirojnë dhe apartamentet e reja ku do të akamodoheshin.

Mes tyre janë Spiro Koleka, Haki Toska, Xhaferr Spahiu, Hajredin Çeliku, Prokop Murra, Manush Myftiu, Themie Thomai, Pirro Kondi, Rita Marko, Vito Kapo, Qemal Lame, Lenka Çuko, Nexhmije Hoxha, Ilir Hoxha, Hekuran Isai, Sokol Hoxha, Sofokli Lazri, etj.

Veç kësaj listohen edhe një varg emrash, kryesisht artistë, të cilët po ashtu riakomodoheshin me atë rast në banesa të reja për shkak të lëvizjeve që po bënin në zonën e Bllokut.

Lista e të parëve është grupuar veç me shënimin “Lidhja 1” ndërsa kategoria e dytë në “Lidhja 2”. Më poshtë, sjellim ekskluzivisht të dy listat e hartuara me 25 shkurt 1991 nga Këshilli i Ministrave për sistemimin e familjeve që banonin në bllok.

Dokumenti ruhet në AQSH, fondi arkivor i Këshillit të Ministrave. /tesheshi.com/

Dokumenti i vitit 1991: si i larguan me shpejtësi bllokmenët nga vilat dhe në cilat apartamente u akomoduan Read More »

Shkencëtarët japin lajmin e frikshëm: Kjo që po ndodh shpesh është ogur i zi, belaja e madhe po vjen, e kemi pasqafe

Ngordhja misterioze e mijëra zogjve në bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara, në vitet e fundit, ka shkaktuar alarm të madh tek njerëzit, të cilët thonë se ngjarja e çuditshme mund të jetë premtuese për një fund të mundshëm të botës.

Por çfarë thonë studiuesit që kanë ndjekur këtë ngjarje për katër vjet?

Në vitin 2014, banorët e bregut perëndimor të SHBA dëshmuan për herë të parë, ngordhjen e papritur të mijëra zogjve. Njerëzit gjetën mbetje të specieve në dete, nga Kalifornia në British Columbia.

Para një ngjarjeje të pashembullt, një grup studiuesish vendosën të zbulojnë shkakun e ngjarjes. Pas katër viteve të punës, Julia Parrish, një shkencëtare në Universitetin e Uashingtonit, së bashku me kolegë të tjerë, arriti në përfundimin se kjo ishte shkaktuar nga rritja e temperaturës në oqean, që rrjedh nga ngrohja globale.

Kjo shpjegon se zogjtë do të kishin ngordhur për shkak të mungesës së ushqimit, sepse kushtet e ujit në Paqësor nuk zhvillonin zooplankton të mjaftueshëm që ata duhet të konsumonin për të mbijetuar.

Ata gjithashtu vunë në dukje se midis 2013 dhe 2015, ujërat sipërfaqësore të bregut të Paqësorit ishin ngrohur për shkak të një ulje të prodhimit të ngrohjes në atmosferë.

Megjithatë, fakti do të vazhdojë të gjenerojë alarm. Shkencëtarët pohuan se ky lloj i ngjarjeve do të vazhdojë të përsëritet, pasi pasojat e ngrohjes globale janë gjithnjë e më të dukshme.

Shkencëtarët japin lajmin e frikshëm: Kjo që po ndodh shpesh është ogur i zi, belaja e madhe po vjen, e kemi pasqafe Read More »

12 fjalë shqipe që 90% i shkruajnë gabim e që fanatikët e gramatikës do t’jua “marrin shpirtin” për to!

“Gjuha, në të vërtetë, është pasuria jonë më e madhe…” – ka thënë dikur Rexhep Qosja, dhe si e tillë, meriton vëmendje të vazhdueshme, sidomos dekadat e fundit kur në të janë vënë re deformime të shumta.

Gjuhëtarët dhe akademikët tanë tërheqin vëmendjen vazhdimisht për kujdes në mirëshkrimin dhe mirëshqiptimin e shqipes, e cila, për fat të keq, si çdo fushë e jetës, vijon të mbetet në tranzicion.

Pa dashur të vëmë gishtin tek fajtorët, nuk mund të lëmë pa përmendur “kontributin” e klasës politike, të vetëquajturve “opinionistë” e “analistë”, por edhe shumë gazetarëve të medias së shkruar e elektronike, të cilët, pa pasur kulturë të mjaftueshme gjuhësore, flasin me kompetencë sidomos për gjërat që nuk i njohin.

Pr. Dr. Pajtim Bejtja para pak kohësh, ka shkruar një artikull për deformimet në gjuhën shqipe: “Te deformimet që i bëhen gjuhës shqipe mund të ndalet gjatë, pasi ato janë të shumta dhe janë vënë në dukje në mjaft shkrime nga specialistët e gjuhës.

Fakti që deformimet bëhen me shumicë edhe nga njerëzit publikë, që supozohet të kenë një nivel të lartë kulturor, tregon se kultura gjuhësore te ne është përgjithësisht e nivelit të ulët, gjë që kërkon vëmendje dhe masa nga ana e organeve dhe e institucioneve përkatëse, duke filluar nga ato arsimore.

Nga ana tjetër, edhe vetë personat publikë (dhe jo vetëm këta), sidomos gazetarët, duhet të bëjnë përpjekje vetjake për rritjen e kulturës së tyre gjuhësore, duke e quajtur atë si pjesë përbërëse të kulturës profesionale. Në këtë mes nuk duhet harruar që gjuha është një nga tiparet themelore të identitetit kombëtar.”

“Gjuha, në të vërtetë, është pasuria jonë më e madhe…” – ka thënë dikur Rexhep Qosja, dhe si e tillë, meriton vëmendje të vazhdueshme, sidomos dekadat e fundit kur në të janë vënë re deformime të shumta. Gjuhëtarët dhe akademikët tanë tërheqin vëmendjen vazhdimisht për kujdes në mirëshkrimin dhe mirëshqiptimin e shqipes, e cila, për fat të keq, si çdo fushë e jetës, vijon të mbetet në tranzicion.

Pa dashur të vëmë gishtin tek fajtorët, nuk mund të lëmë pa përmendur “kontributin” e klasës politike, të vetëquajturve “opinionistë” e “analistë”, por edhe shumë gazetarëve të medias së shkruar e elektronike, të cilët, pa pasur kulturë të mjaftueshme gjuhësore, flasin me kompetencë sidomos për gjërat që nuk i njohin.

Shkruhet: agjensi

Duhet: agjenci

Fjalët e huaja nga burimi latin e neolatin me c do të shkruhen me c e jo me s. Po ashtu, fjalët me burim grek a latin, që kanë një g përpara zanoreve i dhe e, shkruhen me gj (dhe jo me xh) ashtu si shqiptohen; p.sh.: agjenci, gjeografi, gjeometri, gjeneratë, gjenezë, gjimnastikë, higjienë, origjinë etj. Në agjencitë turistike ku shkruhet si në rastin e fotos, meritoni një paketë “all inclusive.”

Shkruhet: djath

Duhet: djathë

Shkruhet -ë-ja fundore te emrat mashkullorë dhe shumica e emrave mashkullorë që përdoren edhe si asnjanës: atë, burrë, djalë, gjalmë, gjumë, kalë, lëmë, lumë; ballë (balli, ballët), brumë (brumi, brumët), djathë (djathi, djathët), drithë, drithëra, dyllë, dhallë, dhjamë, gjalpë, mjaltë, ujë, ujëra etj.;

Shkruhet: marrdhënie, mardhënie, marrëdhënje

Duhet: marrëdhënie

Emrat femërorë foljorë me prapashtesën -je e ruajnë j-në në trajtën e pashquar dhe të shquar të njëjësit dhe të shumësit; p.sh.: ardhje, derdhje, dalje, lidhje, marrje, mbështetje, pritje, shitje, tretje etj.

Por ku bashkohet j-ja me n-në, do të shkruhen nie dhe jo nje; p.sh.: dhënie, marrëdhënie, parathënie, etj. Kështu do të shkruhet edhe gie dhe jo gje djegie (e jo djegje), shmangie, lagie etj. Me j do të shkruhen edhe emrat femërorë me -ije dhe -ijë, në të cilët j-ja i përket temës së fjalës dhe ndihet kudo; p.sh.: anije, anija, anijeje; fije, fija; shije, shija; bijë, bija; mijë, mija; vijë, vija, fëmijë, fëmija, fëmijët a fëmi, fëmija, etj.

Shkruhet: Lagja

Duhet: Lagjja

(Shpjegimi në rastin e lagjes është si marrëdhënie). Në rast se do ndeshni një tabelë në qytet me Lagja “Luigj Gurakuqi”, shtojini edhe një –j, pra Lagjja “Luigj Gurakuqi”. Dikush do ta fiksojë, patjetër.

Shkruhet: çertifikatë

Duhet: certifikatë

Në pajtim me shqiptimin e sotëm letrar, fjalët me burim nga latinishtja a nga gjuhët romane, si edhe nga greqishtja, të cilat në gjuhën shqipe kanë një c të ndjekur nga zanorja e ose i, shkruhen me c dhe jo me ç apo me s: celebrim, celular, centralist, centralizoj, certifikatë, procedurë, proces, etj.;

Shkruhet: e dielë

Duhet: e diel (pa ë-fundore)

Ditën e shtatë të javës, Zoti e bëri pushim. Edhe ë-ja fundore në këtë rast është gjithmonë pushim.

Nuk shkruhet ë-ja fundore tek të gjithë emrat, te të cilët grupi i zanoreve ie ndiqet nga një bashkëtingëIlore e lëngët (l, ll, r) dhe të gjitha fjalët e formuara prej tyre: e diel, diell, miell, qiell, etj.; diellor, përmiell, miellzim, qiellor, etj.;

Shkruhet: Digjitalizim

Duhet: Dixhitalizim

Në pajtim me shqiptimin e sotëm letrar, fjalët që burojnë kryesisht nga greqishtja, latinishtja e nga gjuhët romane dhe që në shqipen kanë një gj të ndjekur nga një e ose i, shkruhen me gj. Por dixhitalizim është një fjalë, kryesisht e re e shqipes, dhe me dixhitalizimin e sistemit të arsimit në Shqipëri, përmes futjes së tabletave në shkollë, ka pasur konfuzion edhe nga vetë Ministria e Arsimit për rastin në fjalë, meqenëse herë e shkruan digjitalizim e herë dixhitalizim.

Për këtë, në një deklaratë publike pak kohë më parë, akademiku Jorgo Bulo ka thënë: “Dixhitalizim është fjalë e re në fjalorin e shqipes dhe ka krijuar konfuzion, por duhet të shkruhet me “xh” dhe jo me “gj”, sipas rregullit të drejtshkrimit të shqipes, që fjalët e huaja shkruhen ashtu siç shqiptohen”.

Shkruhet: vënd

Duhet: vend

Së bashku me qendër – jo qëndër, mendje jo mëndje; fle jo flë; qendër jo qëndër

Shkruhen me e (dhe jo me ë) fjalët ku kjo zanore është e theksuar dhe ndiqet ose ka qenë ndjekur në të kaluarën nga një bashkëtingëIlore hundore (m, n, nj). Me e shkruhen gjithashtu fjalët e prejardhura ose të përbëra të formuara prej tyre, pavarësisht nga lëvizja e theksit:

(më) dhemb, dhembje, femër, femërore, gjemb, e premte, rremb, shemb, shembull, shembullor, i shtrembër, shtrembëroj, tremb, thembër, zemër, zemëroj etj.; argjend, argjendar, brenda, brendi, i brendshëm, mendje, mendoj, mendim, përmend, zëvendës, zëvendësoj etj.; e enjte, gështenjë, ndenja, (i, e) ndenjur, shenjë (por shënoj, shënim), (i, e) shenjtë, (i, e) shtrenjtë etj.

Shkruhet: Mirësevini!

Duhet: Mirë se vini!

Mirë se erdhe! Mirë se vjen! Mirë se rrini! Mirë se ju gjeta! Mirë ardhsh! Mirë vafsh! Mirë mbetsh! Qofsh mirë! Ju bëftë mirë!”, shkruhen ndaras, jo bashkë, siç hasen zakonisht, sidomos në institucionet arsimore, ku mësohet gjuha shqipe. P.sh., thuajse në të gjitha shkollat, shohim “Mirësevini, nxënës të dashur!”, e cila, sigurisht që është shkruar gabim. Edhe në hyrje të shumë qyteteve, kjo shprehje gjendet e shkruar gabim: “Mirësevini në X qytet!”

Kujdes! Këto pasthirrma shkruhen bashkë vetëm kur ato kthehen në emra, p.sh.: Pasi i uroi mirëseardhjen, e ftoi të uleshin brenda. Fjala e mirëseardhjes. Darka (dreka) e mirëseardhjes. Në shenjë mirëseardhjeje etj.

Shkruhet: Qera

Duhet: Qira

Shumë njerëz e dinë se trajta e duhur është qera, madje është qesharake edhe kur korrigjojnë të tjerët kur e përdorin në të folur a të shkruar qira. Në fakt, kjo fjalë shkruhet me i dhe jo me e. I-ja nuk jepet me qira në këtë rast.

Shkruhet: sërisht

Duhet: sërish

Sërish hyn në grupin e atyrë fjalëve, të cilave u shtohen “bishta”, si, p.sh., thuhet Yzberisht, në vend të Yzberish apo garazhd, në vend të garazh (siç duket ngatërrohet garazhi me grazhdin, shkruan Prof. Bejtja)./monitor

12 fjalë shqipe që 90% i shkruajnë gabim e që fanatikët e gramatikës do t’jua “marrin shpirtin” për to! Read More »

Kjo është shtëpia më e shtrenjtë në botë, zbuloni vendin dhe pamjen e saj

Një vilë madhështore me 14 dhoma gjumi, që i përkiste Mbretit Leopold II të Belgjikës, ka dalë në shitje për shifrën e 410 milionë dollarëve.

Villa Les Cedres, në Saint-Jean-Cap-Ferrat (Francë), do të bëhet shtëpia më e shtrenjtë në botë nëse do të blihet me këtë çmim marramendës.

Fotot e mëposhtme tregojnë madhështinë e mansionit 187-vjeçar, që është ndërtuar për Mbretin e Belgjikës me paratë e taksës së tokës në Kongo.

Më pas, u ble nga familja Marnier-Lapostolle në vitin 1924, 15 vite pas vdekjes së Leopoldit.

Kohët e fundit ka qenë pronë e markës italiane Campari, që e nxori në shitje në tëtor të vitit 2017./njekomb

Kjo është shtëpia më e shtrenjtë në botë, zbuloni vendin dhe pamjen e saj Read More »

Kur pronari “luan mendsh”, u jep punëtorëve shtëpi dhe makina falas si shpërblim

Savij Dholakia i ka shpërblyer punëtorët e tij me 400 banesa dhe 1260 vetura, për shkak të arritjes së qëllimeve të kompanisë. Dholakia është pronar i ‘Hare Krishna Exports’ në Indi, një kompani që eksporton diamant në rreth 50 vende përreth botës.

Ai tha: “Qëllimi ynë është që çdo punëtor të ketë shtëpinë dhe veturën e tij brenda 5 viteve të ardhshme. Kështu që ne vendosëm t’i shpërblejmë ata me vetura dhe shtëpi”.

Kur pronari “luan mendsh”, u jep punëtorëve shtëpi dhe makina falas si shpërblim Read More »