Kuriozitete

Zbardhet pasuria/ Askush nuk i del para, ky është politikani më i pasur shqiptar

Sot është bërë publike pasuria e politikanëve dhe zyrtarëve të Kosovës. Pothuajse të gjithë kush më shumë e kush më pak janë të pasur, por ende askush nuk i del para Behgjet Pacollit. Ai ndoshta është edhe ikona e tyre që një ditë të jenë të kamur e plot luks.

Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri i Kosovës, vazhdon të jetë politikani më i pasur në Kosovë. Në deklarimin e pasurisë, ai ka deklaruar pasurinë e tij shumë milionëshe me shumicën e pasurisë së paluajtshme jashtë vendit.

Ai ka deklaruar në total pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme më shumë se 200 milionë e kapital të kompanive ku është pronar më shumë se 400 milionë euro. Pacolli miliona euro ka edhe para të gatshme nëpër banka. Në total ai ka rreth 6 milionë euro në banka, dhe 355 mijë dollarë. Të hyra vjetore ka deklaruar dividentën në vlerë totale prej 5.3 milionë eurosh dhe interesin e depozitave prej 130 mijë eurove.

Zbardhet pasuria/ Askush nuk i del para, ky është politikani më i pasur shqiptar Read More »

5 sekretet më të mëdha të Shqipërisë

Ndoshta Shqipëria nuk është në fokusin e zhvillimit nga qeverisja-politike, ama të huajt e kanë shënjestruar vendin tonë si një pikë turistike që duhet vizituar me patjetër.

Kësaj here është “The Telegraph”, e cila shtjellon në artikull arsyet se pse është koha që Shqipëria të jetë në listën tuaj të dëshirave për të kaluar pushimet.

Në hyrje artikulli i bën një panoramë të shkurtër relievit tonë, ku mund të gjesh të gjitha llojet e tij.

E nis me Durrësin:

I shkatërruar nga një skllav i modernes, por i pandashëm në madhështinë e saj, Amfiteatri i Durrësit me një imagjinatë të lehtë mund të të kthejë në kohën kur zhvilloheshin betejat e gladiatorëve.
Në inspektimin e parë, Durrësi është pikërisht ajo që ju do të prisni nga qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë. Kontejnerët e mallrave e turbullojnë portin – të cilat ende klithin dhe grumbullojnë para thelbit të qytetit, tragetet që presin të kalojnë Adriatikun në Bar dhe Ankona.

Trafiku shkaktohet nga rrugët e tij të ngushta. Turistët rehatohen në hotelet e shumta që u ndërtuan “me një frymë” pas daljes së vendit nga komunizmi.”

Çfarë duhet të ofrojë Shqipëria?

Kur ajo konsiderohet thjesht në vend, është e vështirë të kuptohet pse Shqipëria nuk njihet më mirë si destinacion. Ajo shtrihet midis Greqisë në jug dhe Malit të Zi në veri – dhe vetëm 45 milje (72 km) nga Italia, ku ngushtica e Otrantos “shtrydh” Adriatikun në pikën më të ngushtë. Vetëm kur kujton faktin që Shqipëria ka 476 km vijë bregdeti nuk e kupton dhe nuk e imagjon dot se si ky vend ka mbetur anonim. Turizmi këtu duhet të kishte shpërthyer aq sa gjithë ky vend i vogël të mbahej nga vizitat e turistëve.

Megjithatë, përkundër një sistemi rrugor përmirësues (nuk ka rrjet hekurudhor të mirëqenë) dhe në Shqipëri është e vështirë të lëvizësh pa ndihmën e vendasve që të bësh një tur për të parë mrekullitë e saj.

Pra definitivisht ky vend duhet të ofrojë më shumë mundësi për turistët, sepse potencialin e ka.

Tirana

Këtu ekziston vetë-kundërthënia, sepse Tirana mund të përshkruhet edhe si kryeqyteti i kafeneve më të shumta që mbushin rrugicat kudo.
Kur hyn në lagjen e quajtur Bllok, të duket vetja si në lagje mode.

Gjithashtu në kryeqytet ndriçohet edhe Muzeu Kombëtar, teatrot, piramida, korpusi universitar, amfiteatri tek Liqeni Artificial e shumë gjëra tjera që krijojnë një kontrast të pashpjegueshëm.

5 gjëra që nuk i dini për Shqipërinë

Orari i autobusëve nuk ekziston

Kurrsesi nuk mund ta vendosni orën tuaj me atë të autobusëve shqiptarë. Autobusët ose furgonat nisen për në destinacion kur u duket atyre e përshtatshme ose thjesht kur mbushen plot.

Buzëqeshja dhe tundja e kokës kanë konotacione të ndryshme në Shqipëri

Nëse duan të thonë “jo” shqiptarët bërtasin, ndërsa kur thonë “po” thjesht tundin kokën. Kujdes kur vendosni t’i përgjigjeni pyetjeve me tundjen e kokës.

Kishte një mbret teflon

Ai quhet Zogu i Parë, i cili ka qenë objekt i rreth 55 përpjekjeve për vrasje, përfshirë këtu edhe atë që Zogu pretendonte se ishte i vetmi lider që mund të kthente plumbin e nisur drejt tij nga atentori.

Lord Bajron ishte një fans i Shqipërisë

Romantiku anglez vizitoi Shqipërinë në vitin 1809 dhe në letrën për nënën e tij ai shkruante se shqiptarët kanë veshjet më madhështore në botë.

Ka shumë lulëzim

Edhe pse vend i vogël, Shqipëria krenohet me më shumë se 3.250 lloje bimësh që përbëjnë 30% të florës në Europë.

5 sekretet më të mëdha të Shqipërisë Read More »

Ajo ishte shtatzënë dhe burrin e kishte pa punë, nisi biznesin e vet vetëm me 500 dollarë dhe tani vlen 1 miliard. Kjo është gruaja që të gjithë duhet ta njihni

Gjithçka nisi kur ajo ishte shtatzënë dhe burrin e kishte pa punë, asaj i duhej të gjente një mënyrë për të bërë para për të mbijetuar.

Teksa rrinte shtrirë në shtëpinë e saj, duke pritur të afronte dita për lindjen e fëmijës së parë, ajo nisi të vizatojë modele stolish.

Kjo ndodhi në vitin 2002, kur ajo ishte 28 vjeçe dhe kishte vetëm 500 dollarë mënjanë, me të cilat duhej të provonte të hapte një biznes.

Pas lindjes, ajo vendosi të dalë bashkë me djalin dyqan më dyqan, për të shitur vathë e stoli të tjera.

“Pasi krijova koleksionin e parë, lidha djalin pas vetes me mbajtëse trupi dhe i futa shembujt e stolive në një kuti çaji”, tregon ajo, tani 44 vjeçe.

“Shkuam dyqan më dyqan, nëpër butikët e Austinit, për të shitur stolitë. I shita të gjitha që ditën e parë. Aty u bëra me biznes”, thotë ajo.

Kendra mori djalin e sapolindur e nisi të shesë stolitë e bëra vetë, dyqan më dyqan.

Kompania e znjsh.Scott sot vlen 1 miliard dollarë, dhe pasuria e saj është rreth 500 milionë.

Në listën e grave më të pasura në Amerikë, për vitin 2017, ajo ishte në vendin e 36-të, më lart se këngëtare si Taylor Swift apo Beyonce.

E lindur dhe e rritur në Uiskonsin, Scott u shpërngul në Teksas në moshën 18 vjeçare, për të vazhduar universitetin. Por e la shkollën një vit më pas, “për të ndjekur një djalë”, dhe përfundoi duke jetuar në Austin, kryeqytetin e Teksasit.

Pastaj ngriti biznesin, të cilin ka rreth një dhjetëvjeçar që e vazhdon, duke prodhuar edhe kapela të rehatshme për gra që bëjnë në kimioterapi. Frymëzimin e mori nga beteja që humbi babai i saj i ndjerë me kancerin. Një pjesë të fitimeve e dhuroi për spitalet e zonës.

Ideja për stolitë i erdhi pasi kuptoi që ekzistonte një boshllëk i madh në treg. Shumica e stolive ishin ose shumë të shtrenjta, ose shumë të lira, me pak kompani që të ishin midis.

Plani i saj ishte të prodhonte stoli me cilësi që ajo e gra të tjera do të pëlqenin t’i mbanin, por me një çmim më të përballueshëm.

“Çdo grua, pavarësisht gjendjes së saj ekonomike, do të ndihet e bukur dhe me vetëbesim”, thotë ajo.

Fillimisht e nisi duke furnizuar dyqane të tjera, pa hapur ndonjë të vetin. Kështu, Kendra Scott Design u rrit me ngadalë, por qëndrueshëm.

Scott thotë se ajo u përforcua duke punësuar njerëz të mirë, të cilët e ndihmuan ta rrisë biznesin në Austin, pavarësisht sfidave në jetën e saj personale. Martesa e saj e parë mbaroi pasi lindi fëmijën e dytë.

“I përqendrova forcat për të ngritur një ekip me njerëz të talentuar, të cilët më ndihmuan të ngre biznesin. Shtatë prej punonjësve të para, të gjitha gra, vazhdojnë të punojnë me mua edhe sot”, thotë ajo.

Në vitin 2010, kompania hapi dyqanin e parë në Austin. Scott thotë që ishte një ndryshim i madh për biznesin, dhe që ajo ishte e vendosur që dyqanet e saj të stolive do të ishin ndryshe nga të tjerat.

“Dyqanet e stolive njihen si dyqane që të trembin, dhe që janë shumë formale. Kanë dekorime kadifeje dhe kuti të mbyllura me xham. Unë doja të krijoja një përvojë më të ngrohtë, më ndërvepruese me klientin, e mbi të gjitha, më argëtuese”, thotë Kendra.

Klientët nxiten t’i provojnë stolitë e madje të krijojnë të tyret, duke përzier gurë të ndryshëm me vathë, gjerdanë, byzylykë e unaza.

Sot ka rreth 80 dyqane në të gjithë SHBA-në dhe një faqe interneti që i dërgon porositë në të gjithë botën. Veç kësaj, stolitë e saj mbahen edhe në dyqane jashtë Amerikës, si Selfridges në Londër.

Kompania ka sot 2000 punëtorë,96% prej të cilëve janë femra. Edhe pse tani ka mbështetjen e kompanive të tjera investuese, znjsh.Scott mbetet pronarja kryesore.

“Kendra është si njëbrirëshi magjik në industrinë tonë.”, thotë Karen Giberson, presidente e Këshillit të Aksesorëve, një dhomë tregtie që përfaqëson markat e aksesorëve të modës. “Ajo sfidon rrymën e përgjithshme. Kur e sheh, pyet veten se pse kjo markë po zhvillohet, kur të tjerat janë në vështirësi?”

Giberson thotë se arsyeja kryesore për suksesin është që stilistja është vërtet e zonja. Ajo ishte një nënë e re që kishte punuar fort të arrinte aty ku ishte.

“Përveç kësaj, është njeri i mirë dhe e përçon këtë në kompani, duke krijuar një ndjesi komuniteti, gjë që klientët e pëlqejnë”, thotë Giberson. “Ka hijen e drejtueses”.

“Scott ka arritur t’u ofrojë klientëve atë që duan dhe me çmimin e duhur”, thotë Ken Douning, drejtor mode te grupi i dyqaneve “Neiman Marcus”.

“Kendra ka arritur të ofrojë stoli me një ndjesi personale, me një pamje të fortë dhe me një çmim që e bën klientin të ndihet mirë”, thotë ai.

Znjsh.Giberson shton se klientët gjithashtu mbeten të kënaqur nga bamirësitë që bën Kendra Scott Design.

Vjet, kompania dhuroi 5 milionë dollarë dhe me mijëra stoli për shumë shoqata bamirësie, kryesisht për gra dhe fëmijë.

Një shembull për bamirësitë është programi Kendra Cares, që lejon pacientët në spitale fëmijësh të bëjnë stoli të Kendra Scott falas, për veten e tyre, për prindër ose për kujdestarë.

Stafi i Kendra Scott ofron 2000 orë punë vullnetare dhe dyqanet e saj nëpër SHBA kanë organizuar rreth 10,000 ceremoni për mbledhje fondesh për bamirësi.

Scott thotë që kompania e saj është e vendosur ta vazhdojë punën e bamirësisë, pasi ajo e nisi biznesin duke u bazuar mbi tre shtylla kryesore: Familja, moda dhe bamirësia, gjëra që vazhdojnë t’i udhëheqin edhe sot.

Për të përmbushur pjesën “familje” të kompanisë, Kendra Scott Design ofron leje lindjeje edhe për punëtorët me kohë të pjesshme, ofron ndihma financiare për birësim dhe për trajtime mjekësore për gratë që nuk lindin fëmijë, si dhe një fond që mbështet familjet në kohë krize. Stafit i lejohet t’i marrin bebet dhe fëmijët në punë, gjithashtu.

“Stolitë dhe moda mund të duken një industri sipërfaqësore. Mua më duket më shumë si një mundësi për të bërë mirë në komunitetet tona”, thotë Kendra Scott, e martuar e me tri fëmijë.

Ajo ishte shtatzënë dhe burrin e kishte pa punë, nisi biznesin e vet vetëm me 500 dollarë dhe tani vlen 1 miliard. Kjo është gruaja që të gjithë duhet ta njihni Read More »

Horoskopi për ditën e sotme, 12.06.2018

Dashi

Edhe pse dini të manovroni më së miri duke u mbështetur në vetvete, mos e refuzoni ndihmën që do t’ju japë një mik. Do të kërkoni dhe do të gjeni, me Marsin dhe Venusin që ju mbështesin, mundësi dialogu dhe bashkëpunime me personin e dashur.

Demi

Bashkëveprimi i planetëve do të bëjë që humori juaj të ketë luhatje. Mos u mbyllni brenda vetes. Pranoni dhe besojuni të tjerëve. Për të arritur në një mirëkuptim më të madh, vëreni veten në vendin e partnerit dhe bëni më të mirën që mundeni.

Binjakët

Me Saturnin që e keni kundra, mos flisni shumë në ambientin e punës. Mos krijoni konfidenca. Mundohuni të mos tregoni sesi ndiheni. Mos u ndruani dhe thoni ato që ju thotë zemra, edhe pse keni frikë se personi i dashur përkrah jush mund të mos ju kuptojë.

Gaforrja

Do të jeni të frymëzuar për të mposhtur çdo mendim shkatërrimtar, do të përvishni mëngët dhe do të përmbushni me zell punët tuaja. Në fillim kush ju intereson do t’i përgjigjet ftesës me droje, por më pas do të dorëzohet nga sharmi juaj.

Luani

Keni shumë pritshmëri ndaj një personi që ndoshta nuk do të tregohet në lartësinë e duhur. Do të ishte më mirë të përqendroni vëmendjen diku tjetër. Mos u bëni kokëfortë! Keni dëshirë të madhe të imponoheni në të gjitha rrethanat. Do të ishte mirë që të mendoheshit pak.

Virgjëresha

Të papritura të këndshme në familje. Përditshmëria do të jetë më emocionuese dhe e këndshme, edhe pse do t’ju ndodhë që të ndryshoni menjëherë programin. Do të jeni në lartësinë e duhur për të marrë vendime shumë delikate. Do të fitoni kështu vlerësimin e një eprori.

Peshorja

Partneri më në fund do të jetë në lartësinë e duhur që kërkon situata dhe nuk do të shqetësohet nga përgjigjet që do t’u jepni kërkesave që ka. Nëse do të zgjidhni të jeni më emocional, do të jeni më pak bujar dhe të përfshirë, por me siguri më të qartë dhe të qetë.

Akrepi

Nëse në jetë e në çift xhelozia dhe dyshimet do t’i kalonin nivelet e normales, jepini fund kur të mundeni dhe ndërroni menjëherë drejtim. Plutoni nuk shkon mirë me Saturnin! Humori jo i mirë do të pengojë bashkëpunimin me një koleg.

Shigjetari

Disa kërkesa për pushtet në çift nuk funksionojnë. Hapni rrugë. Nëse do të jeni më mirënjohës, rezultatet nuk do të vonojnë të vijnë. Mos u merrni me gjëra që hanë diskutim. Duke këmbëngulur do ta kuptoni se e keni pasur gabim.

Bricjapi

Sot mund t’ju dalin gjëra të paparashikueshme. Për të shmangur tensione, ndiqni atë që ju thotë zemra, edhe pse mund të interpretohet si një dobësi. Do të keni një ditë që priret drejt përtacisë, por që nuk pajtohet me angazhimet tuaja të shumta.

Ujori

Ditën e sotme përpiquni ta shfrytëzoni çastin e mirëqenies shpirtërore për të dëgjuar më shumë dhe për t’i kushtuar më shumë kohë familjes. Me Saturnin që ju del kundra, priten disa përgjegjësi që ndoshta mund t’ju kufizojnë disi lirinë.

Peshqit

Nëse keni programuar një udhëtim, do ta menaxhoni më mirë lodhjen dhe përshtatjen ndaj ritmeve më të mëdha të punës, me Plutonin mik që ju favorizon. Kridhuni në ndonjë aventurë të bukur, zbuloni një horizont të ri dhe jetojeni me gjithë shpirt.

Horoskopi për ditën e sotme, 12.06.2018 Read More »

Zbulohet sa do të jetë rroga e kryeministrit shqiptar, nuk keni për ta besuar

Sot është publikuar aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për vendimin e Qeverisë për ngritjen e pagave të zyrtarëve qeveritarë. Gjykata Kushtetuese konstaton se nuk ka shkelje në vendimin e Qeverisë për ngritjen e pagave, ku paga e Haradinajt do të jetë 2950 euro.

Më poshtë gjejeni të plotë aktgjykimin: KO12/18, Parashtrues: Albulena Haxhiu dhe 30 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 04/20, të 20 dhjetorit 2017

KO12/18, Aktgjykim i miratuar më 29 maj 2018, publikuar më 11 qershor 2018. Fjalët kyç: kontroll abstrakt, kërkesë institucionale, ndarja e pushteteve, kompetencat kushtetuese, implikimet buxhetore, konflikti i interesit, barazia para ligjit

Parashtruesit e kërkesës e kanë dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë së Vendimit të Qeverisë, nr. 04/20. Parashtruesit e kërkesës pretendojnë se vendimi i cekur më lart nuk është në pajtueshmëri me nenet 3 [Barazia para Ligjit], 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], 7 [Vlerat], 65 [Kompetencat e Kuvendit], 92 [Parimet e Përgjithshme] dhe 93 [Kompetencat e Qeverisë], të Kushtetutës së Republikës së Kosovës

Gjykata Kushtetuese e deklaroi kërkesën të pranueshme për shqyrtim pasi konstatoi se çështjet e ngritura në kërkesë janë të kompleksitetit të tillë, sa që përcaktimi i tyre duhet të varet nga shqyrtimi i meritave dhe se kërkesa nuk mund të konsiderohet si qartazi e pabazuar brenda kuptimit të rregullit 36 (1) (d) të Rregullores.

Pas shqyrtimit të pretendimeve dhe të argumenteve të parashtruesve të kërkesës, Gjykata Kushtetuese theksoi: (i) nuk është dëshmuar se vendimi për rritjen e pagave përbën çështje të nivelit kushtetues; (ii) bazuar në argumentet e paraqitura, nuk rezulton se Kuvendit i është cenuar apo pamundësuar ushtrimi i kompetencave të tij kushtetuese për miratimin dhe zbatimin e buxhetit shtetëror;

(iii) për sa i përket konfliktit të interesit se nuk është brenda funksionit të Gjykatës që të vlerësojë pretendimet për shpërputhjen e vendimit të kontestuar me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, sepse ajo çështje bie nën juridiksionin e organeve të tjera të përcaktuara me Kushtetutë;

dhe (iv) për sa i përket shkeljeve të neneve 3 [Barazia para Ligjit] dhe 7 [Vlerat] të Kushtetutës, parashtruesit nuk kanë paraqitur fakte bindëse se pagat e parapara në Vendimin e kontestuar trajtojnë ndryshe pozita ose situata të ngjashme dhe nëse ky ndryshim në trajtim nuk ka ndonjë justifikim objektiv dhe të arsyeshëm.

Gjykata, më tej shtoi se nuk është brenda fushëveprimit të saj që të vlerësojë apo të zëvendësojë politikat publike të përcaktuara nga organi legjislativ apo ekzekutiv. Parimi i ndarjes së pushteteve detyron Gjykatën Kushtetuese që të respektojë përcaktimin e politikave nga organet gjegjëse kushtetuese.

Vendimet themelore të politikëbërjes për qeverisjen e vendit duhet të merren nga organet kushtetuese me legjitimitet demokratik, përkatësisht nga Kuvendi dhe Qeveria. Ato organe – për shkak të natyrës së tyre dhe të legjitimitetit demokratik – janë në pozitë më të mirë se sa Gjykata Kushtetuese për të përcaktuar dhe për të avancuar politikat buxhetore, ekonomike dhe sociale të vendit.

Në këtë drejtim, Gjykata Kushtetuese konsideroi se parashtruesit e kërkesës nuk kishin paraqitur prova bindëse për të mbështetur pretendimet e tyre se Vendimi i kontestuar i Qeverisë ka prodhuar efekte kushtetuese, në kuptim të cenimit të kompetencave kushtetuese të Kuvendit, apo shkelje të ndonjë dispozite kushtetuese, ashtu si pretendonin parashtruesit e kërkesës.

Megjithatë, Gjykata vuri në dukje se aktet nënligjore të Qeverisë duhet të jenë në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe me ligjet. Për më tepër, Gjykata theksoi se, në përputhje me natyrën ekzekutive të kompetencave të saj kushtetuese, Qeveria është e detyruar të implementojë buxhetin shtetëror, të miratuar nga Kuvendi. Andaj, është obligim i Qeverisë që zbatimin e Vendimit të kontestuar ta mbështesë në ndarjet buxhetore të përcaktuara në Buxhetin e vitit 2018 dhe në ligjet përkatëse.

Në fund, Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të nenit 113. 2 (1) dhe 116. 2 të Kushtetutës, të neneve 27 (1), 29 dhe 30 të Ligjit dhe në mbështetje të rregullave 29, 54, 55 dhe 56 (1) të Rregullores së punës, konstatoi se Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 20/14, i 20 dhjetorit 2017, nuk është në kundërshtim me nenet e pretenduara të Kushtetutës.

Zbulohet sa do të jetë rroga e kryeministrit shqiptar, nuk keni për ta besuar Read More »

Hedh djalin 11-muajsh nga kati i pestë, arsyeja pse e bën këtë veprim ju lë pa fjalë. Ja se çfarë ndodhi me foshnjën/Foto

Mbrojtja e fëmijëve nga rreziku është një nga përgjegjësitë më të rëndësishme të prindërve. Nëse lind një situatë e rrezikshme, shumica e prindërve rrezikojnë jetën e tyre për të mbrojtur djalin ose vajzën e tyre.

Helena dhe Vitali Balabanov, nga qyteti rus Strunino, ishin në shtëpi me dy fëmijët e tyre, Ksenia, tre vjeçe dhe pak Egeni, 11 muajsh.

Papritmas ata ndjenë tymin. Një zjarr shpërtheu në banesën e fqinjit të tyre. Kur Vitali dhe familja e tij u përpoqën të largoheshin nga banesa, duke kërkuar një vend të sigurt, zjarri ishte përhapur tashmë nëpër shkallët e brendshme, duke e bërë të pamundur të dilje. Familja ishte e bllokuar dhe zjarri u përhap me shpejtësi.

E vetmja mënyrë për të shpëtuar gjallë ishte të hidheshin nga dritarja. Por fatkeqësisht ata jetonin në katin e pestë. Shpresa për të kërcyer nga ajo lartësi pa humbur jetën nuk ishte shumë e lartë, por ishte e vetmja mundësi që kishin.

Vitalit i lindi ideja për të hedhur një qilim në mesin e turmës që ishte mbledhur jashtë. Ata mund ta përdorin atë për të zbutur rënien kur familja të hidhej.

Të jesh i detyruar të hedhësh fëmijët e tu nga një dritare e katit të pestë është diçka që askush nuk dëshiron të bëjë, por ishte e vetmja mundësi për t’i mbijetuar vdekjes që i priste nëse ata qëndronin atje. Në një video të bërë në mes të kaosit nga njëri prej të pranishmëve, mund të dëgjoni njerëzit duke bërtitur: “Mos i hidh”. Por Vitali nuk kishte zgjidhje tjetër.

Babai hodhi të parin djalin 11-muajsh, pasuar nga vajza e tij. Në fund ai gjithashtu hodhi nënën e tyre dhe pastaj veten e tij.

Më poshtë mund të shihni pamjet, imazhet janë të tmerrshme, por ia vlen t’i shihni.

Për fat të mirë, e gjithë familja shpëtoi, fëmijët dhe gruaja e tij nuk kanë raportuar traumë, por Vitali ka dëmtuar shpinën.

Ndani me shokët tuaj nëse mendoni se ky baba sillet si një hero.

Hedh djalin 11-muajsh nga kati i pestë, arsyeja pse e bën këtë veprim ju lë pa fjalë. Ja se çfarë ndodhi me foshnjën/Foto Read More »

Në këtë zonë të Shqipërisë mos bëni gabim të flisni shqip, është e ndaluar rreptësisht!

Është e trishtë historia e Negovanit. Në vitin 1928 këtij fshati të famshëm iu kthye emri në Flamburo. Në ditët e sotme aty ende banojnë shqiptarë ortodoksë dhe pak vllehë. Por sipas të dhënave nga viti 1912 deri në vitin 1928 në Negovan banonin rreth 1100 njerëz.

Ky fshat është i njohur për atdhetarizmin e banorëve të tij. Në shumë shkrime të mëparshme kemi përmendur që në këtë fshat u hapën shkolla shqipe dhe u mbajtën mesha në gjuhën shqipe që në fillim të shekullit XX.

Fshati është i njohur sepse këtu lindën figura të shquara shqiptare ndër më të njohurit Papa Kristo Negovani dhe Theodhos Haradhambi Negovani, të cilët u vranë barbarisht nga grekët në vitin 1905 sepse u mësonin fëmijëve të fshatit gjuhën shqipe.

Papa Vasil Gjikë Stillo është nipi i Negovanëve i cili më 1910, bëri përpjekje që në kishën e fshatit të mbante meshën në gjuhën shqipe dhe e goditën me thika gjatë meshës, vdiq më 16 janar 1910 në spitalin e burgut të Manastirit.

Për vrasjen, në Negovan, të priftit shqiptar, dëshironte ta kthente liturgjinë në kishë nga gjuha greke në gjuhën shqipe ka shkruar edhe Brailsford.Sipas të dhënave që disponon historiani i njohur Arben Llalla në librin e tij “Demografia në viset Veriore të Greqisë”, shumë dokumente historike vërtetojnë se Negovani ka qenë fshat i pastër shqiptar.

Pleqësia e fshatit në fund të vitit 1909, lajmëronte me një letër në gjuhën shqipe prej tre faqesh se është hapur shkolla shqipe “Dituria”, me mësonjës Petro Nini Luarasi, Në letër thuhet se shkolla në Negovan ka nevojë për libra dhe fletore për rreth 40 nxënës, djem dhe vajza të cilët e kishin braktisur shkollën në gjuhën greke. Në fund letra është firmosur nga pleqësia e shkollës, kryeplaku Sotir Kristo, arkëtari Sotir A Xoxe, pleqnar Naso Tire dhe mësonjësi Petro

Në fund letra ka edhe vulën e pleqësisë së mësonjëtores me vitin e themelimit të saj 1909. Origjinali i kësaj letre gjendet në muzeun e qytetit të Elbasanit. Kjo shkollë u drejtua deri në vitin 1911 nga Petro Nini Luarasi .

Nga Negovani është dhe ish-ministri i brendshëm i Republikës së Shqipërisë Koçi Xoxe (1911-1949), njëri nga figurat qendrore të Partisë Komuniste. Gjatë kohës së diktaturës komuniste është shkruar se Koçi Xoxe ishte sllav-folës, por në Negovan nuk ka pasur asnjë familje sllav-folëse.

 

Një kushëri i Koçi Xoxes i quajtur Mihal Xoxe, në fund të shek.XIX kishte ngritur në Kostancë një

shtypshkronjë nga më të mëdhatë të asaj periudhe në Rumani, ku rilindësit shqiptarë botonin veprat e tyre patriotike.

Aty janë botuar edhe librat e Frashërllinjëve, të Naimit, Abdylit të Samiut dhe të shkrimtarëve e patriotëve të tjerë të Rilindjes sonë Kombëtare, të cilat ndezën në ato vite shumë ndjenjat patriotike.Negovani në fillim të shek.XX ishte fshat shumë i madh dhe numëronte mbi 500 shtëpi të banuara qind për qind me shqiptarë.

Në një shkrim të botuar në revistën gjermane Der Spiegel, më 10 nëntor 2003, Renate Flottau, shkruan se në Flamburo (Negovan) kishte takuar një të moshuar që shiste mollë anës rrugës dhe ai i kishte thënë se shqiptarët vendas nuk guxojnë as të flasin shqip në shtëpitë e tyre. Grekët na kanë asimiluar.

Nuk ka shkolla shqipe apo institucione kulturore.Nga të dhënat e regjistrimeve të popullsisë që do sjellim më poshtë, nuk na rezulton që në Negovan të ketë familje sllave.Nga të dhënat që jep autori Brankof në fshat ka 96 bullgarë të krishterë, 110 grekë, 300 vlehë dhe 1080 shqiptarë të krishterë.

Fshati kishte dy shkolla fetare, tre mësues dhe 200 nxënës. Sipas Millojeviç, ai jep të dhëna për 110 shtëpi ku banojnë shqiptarë ortodoks dhe 3 shtëpi vlleh ortodoks.

Në regjistrimin e vitit 1932, fshati kishte 210 familje të huaja që flisnin gjuhën shqipe dhe pak prej tyre gjuhën sllave dhe rumanishten, dhe 44 familje kanë deklaruar hapur se janë shqiptar.Ndërsa Riki Van Boeschoten dhe Helleen van der Minne, deklarojnë se banorët e Negovanit janë deklaruar të gjithë shqiptarë.

Sot fshati i përket komunës së Perasmatos dhe ka rreth 420 banorë.

Në këtë zonë të Shqipërisë mos bëni gabim të flisni shqip, është e ndaluar rreptësisht! Read More »

Njihuni me shqiptarin që zotëron 1 fshat të tërë për vete! Ai thotë se është më i lumturi në botë

Nese ne jemi mesuar te kemi miq, fqinj, te shkembehemi me njerez ne rruge apo te jetojme prane familjareve tane, dikush ka preferuar te jetoje per gdo dite i vetem.

Behet fjale per 70- vjegarin Sabit Maliqi, qe jeton ne fshatin Graxhanik te Kosoves, shtepia e te cilit gjendet buze nje perroi.

Ne nje reportazh per RTV21 i moshuari tha se eshte i kenaqur dhe nuk pranon kurrsesi ta lere jeten e fshatit.

“Dy dite ne Prishtine me duken si dy jave. ”

Maliqi eshte mesuar me vetmine dhe me t’i berit gjerat vete. Ai gatuan dhe kujdeset per gjithgka tjeter qe i siguron ushqim.

Per shkak te rruges se keqe, e cila mund te kalohet vegse me traktor 70- vjegari rrallehere leviz nga fshati i tij.

“Sabiti eshte interesant. Edhe lie befasohemi se si e organizon jeten. Me perjashtim te 3 muajve vere liuk ka mundesi asnjehere tjeter te lidhet me rrugen kryesore. E para per shkak te baltes dhe e dyta sepse bie bore shume. ” tha lijeri prej banoreve te nje fshati fqinj.

Njihuni me shqiptarin që zotëron 1 fshat të tërë për vete! Ai thotë se është më i lumturi në botë Read More »