Për shkak të nivelit të lartë të varfërisë, Kukësi është qarku ku mosha mesatare e vdekjeve është më e ulëta në rang vendi.
INSTAT raportoi se mosha mesatare e vdekjeve për vitin 2016 është 73,7 vjeç në rang vendi, ndërkohë që ka luhatje të dukshme në secilin qark. Qarku i Kukësit ka një shmangie të dukshme nga mosha mesatare gjithsej, duke u klasifikuar kështu në qarkun me moshën mesatare më të ulët të vdekjeve 70,7 vjeç.
E kundërta ndodh me Qarkun e Gjirokastrës i cili gjithashtu ka një shmangie nga mosha mesatare në vend, por në këtë rast, mosha mesatare e vdekjeve për këtë qark është më e lartë se ajo gjithsej, përkatësisht 76,7 vjeç.
Pra, janë 5 qarqe me moshë mesatare të vdekjeve më të ulët se ajo në vend dhe 5 qarqe me moshë mesatare të vdekjeve për vitin 2016, më të lartë se ajo gjithsej. Qarku i Lezhës dhe Dibrës kanë moshë mesatare të vdekjeve pothuajse të barabartë me atë gjithsej, 73,7 vjeç.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se mosha mesatare e vdekjeve në Tiranë dhe Elbasan është më e ulët se mesatarja në rang vendi. (shih grafikun e mëposhtëm). Mosha më e hershme e vdekjeve në këto dy qytete, sipas mjekëve, i dedikohet nivelit të lartë të ndotjes.
Në të kundërt, gjirokastritët dhe korçarët jetojnë më gjatë, gati 3 vite më shumë se mesatarja e republikës.
Qarku i Dibrës shënon përqindjen më të ulët të popullsisë së të moshuarve prej 12,2%, ndërkohë që vlera më e lartë shënohet në qarkun e Lezhës ku të moshuarit zënë rreth 13,6% të popullsisë respektive.
Për sa i përket grupmoshës së të rinjve, diferencat janë më të dukshme: Qarku i Vlorës ka përqindjen më të ulët të popullsisë së të rinjve prej 17,1%, ndërkohë që vlera më e lartë shënohet në qarkun e Kukësit ku të rinjtë zënë rreth 21,1% të popullsisë respektive. /Monitor/
Në një ngushticë të humbur mes Taxhikistanit dhe Pakistanit, ndodhet një fshat ku talebanët nuk kanë mundur të vendosin pushtetin e tyre.
I njohur si Korridori Uakhan, rreth 12 000 persona jetojnë në një lartësi prej 4500 metrash mbi nivelin e detit, në një tokë të ashpër dhe të shkretuar.
Ata jetojnë një jetë shumë të thjeshtë dhe të qetë, me bagëtitë e tyre dhe me shumë pak luks. Ka disa familje që as nuk e dinë se Amerika ka trupa në Afganistan.
Kohët e fundit, kjo zonë po përdoret nga qeveria afgane për të tërhequr turistë nga vendet perëndimore, të cilët janë në kërkim të aventurave. Për të vizituar këtë fshat, duhet të kalosh kufirin dhe të udhëtosh në një rrugë të ndërtuar rreth 50 vite më parë.
Mund t’ju duket e pabesueshme, sepse në fakt ashtu është! A e keni menduar ndonjëherë se një biçikletë mund të kushtojë më shumë se sa një makinë? Madje, se sa një Ferrari.
Kompania nga Londra, “Goldgenie”, e cila prodhon këto biçikleta, i shet ato për 250,000 funte, ose gati 330,000 dollarë.
Arsyeja në fakt është mjaft bindëse! Çdo centimetër i biçikletës është i mbuluar me ar, duke përfshirë zinxhirët.
Gjithsesi, për ata me një xhep më të thellë, kjo mund të jetë një dhuratë luksoze që merret vetëm një herë në jetë.
Djali kërkonte nuse të martohet, dhe i thotë nënës së vet të shkon te filan shtëpia, sepse atje ishte një vajzë që e donë për grua!
Nëna ia kthen: Biri im, ajo vajzë nuk është për ty, ti je një djalë që jetë të shkoi në studime, kurse ajo nuk posedon diplomë. Ti je nga familje e njohur dhe pasanike, kurse ajo nga një familje e shtresës së ulët. Krahas gjitha këtyre, bija e filanit është më e bukur, ajo është për ty!!
Djaloshi heshti derisa e përfundoi nëna e vet dhe i tha: Nëna ime, ajo për të cilën ti thua se nuk është për mua, unë e shoh se ajo është gruaja e vetme, e cila ka mundësi të më bën të lumtur.
Ajo që thua se nuk posedon diplomë fakulteti, atë e mësoi jeta diçka që nuk e mëson nëpër librat e shkollës. Ajo që thua për të se familja e saj janë të varfër, ajo nuk ka nevojë për shërbëtorë, si ne, po ajo punon vet!
Ajo nuk kërkon tepër, ngase e di se çfarë është skamja, dhe është respektuese e prindërve të vet dhe i donë ata shumë, edhe pse ata nuk patën mundësi t’ia plotësojnë ëndrrat e jetës!
Unë atë e kam parë, dhe ajo ecën rrugës e turpshme, nuk e ngrit shikimin e saj në haram, dhe posedon moral dhe sjellje. Kurse për bukuri, unë atë ë e zgjodha që ka shpirt, dhe shpirti i saj është Xhenet, dhe kjo më mjafton!
Mua më pëlqeu, dhe i thash vetes se do ta martoj, dhe ia përcolla një lajm se do ta kërkoj dorën e saj, dhe nuk dua që premtimin tim ta thyej dhe nuk dua që atë ta nënçmoj. Unë kam motër, dhe nesër do të kem edhe vajzë, dhe ka mundësi që ndokush të luan me to, nëse unë sot luaj me të!
Nëna i buzëqeshi dhe i tha: Sa krenare që jam me ty biri im!!
Ta dëgjosh këtë thënie profetike, prej njerëzve që thonë: Besojmë vetëm në atë që shohim, të tillët do ta quanin besëtytni një thënie të tillë. Mirëpo, shkenca vërteton se këto fjalë janë të një standardi tepër të lartë për t’u përfillur prej saj. Në fakt kemi të bëjmë me një mrekulli shkencore.
Aftësia e sistemit të shikimit të njeriut është e limituar. Gjithsesi krijesa të ndryshme kanë nivele të ndryshme në dallimin e dritës dhe rrezeve.
Kështu njeriu nuk mund të shikojë mbi nivelin e rrezeve Infra të kuqe dhe as nën nivelin e rrezeve Ultra Violet. Mirëpo te gjelat dhe gomarët limiti ndryshon.
Rrezet Infra të kuqe= 527 watt. Syri i njeriut maksimumi që arrin të shohë është deri në 445 watt që është edhe temperature e dritës normale. Ndërsa rrezet Ultra Violet janë nën nivelin e shikueshmërisë njerëzore. Ato janë vetëm 32 watt.
SHTROHET PYETJA:
Si kanë mundësi që gomarët të shohin djajtë dhe gjelat të shohin engjëjt?
Gomarët kanë mundësi të shohin përtej rrezeve infra të kuqe. Ndërsa djalli i cili është prej xhindeve është i krijuar nga zjarri. Dhe rrezet infra të kuqe më se shumti kanë origjinë nga nxehtësia dhe zjarri. Temperaturat mbi 527 vatt janë rreze Infra të Kuqe.
Nga ana tjetër gjelat e fushës shohin përtej rrezeve Ultra Violet. Ndërsa, engjëjt janë krijuar prej dritës ndërsa rrezet Ultra Violet janë niveli më i ulët i temperaturës pra 32 watt i pakapshëm për syrin e njeriut. Mirëpo, jo i tillë edhe për syrin e gjelave të fushës.
Kjo histori ka bërë xhiron e botës dhe ka arsye se përse!
Lexojeni dhe shpërndajeni!
Një burrë i cili jetoi shumë kohë më parë besonte se mund të lexonte të ardhmen në yje. Ai e quajti veten astrolog dhe e kalonte kohën e tij natën duke parë qiellin.
Ai gjithnjë ishte i zënë duke u shqetësuar për të ardhmen dhe fshatarët shpesh shkonin tek ai, duke shpresuar se do të mesonin çfarë mban e ardhmja e tyre.
Një mbrëmje po ecte përgjatë rrugës së hapur jashtë fshatit. Sytë e tij ishin të fiksuar në yje. Ai mendoi se pa atje që fundi i botës ishte afër. Ai humbi në mendimet e tij për të ardhmen. Ndërsa po vështronte yjet, vazhdonte të ecte pa shikuar poshtë. Papritmas, ai ra në një hendek të madh me baltë dhe ujë.
Ai filloi të fundosej në ujin me baltë, dhe duke u përpjekur të kapej në anët e rrëshqitshme të vrimës në përpjekjet e tij për t’u ngjitur. Ai nuk ishte në gjendje të lëvizte dhe u frikësua për jetën e tij, ai filloi të bërtiste për ndihmë. Thirrjet e tij për ndihmë i sollën fshatarët shumë shpejt.
Ndërsa e tërhoqën atë nga balta, njëri prej tyre tha: “Ju pretendoni ta lexoni të ardhmen në yje, por ju nuk e shihni atë që është nën këmbët tuaja! Kjo mund t’ju mësojë t’i kushtoni më shumë vëmendje asaj që keni para syve, dhe ta lini të ardhmen të kujdeset për veten”.
“Çfarë dobie ka,” tha një tjetër,” leximi i yjeve, kur ju nuk mund të shihni se ku jeni në tokë?”
Morali: Të gjithë duam që e ardhmja jonë të jetë e ndritshme dhe e lumtur, por koha nuk ndalet për askënd. Çdo e nesërme kthehet në të sotme, e tashmja juaj është gjithashtu një pjesë e të ardhmes suaj.
Gjithmonë ka një të ardhme për të parë dhe për të përmirësuar, por ju nuk mund të ktheheni në djeshmen. Pra, ruani ekuilibrin e jetës tuaj të tanishme gjatë punës për një të ardhme më të mirë.
Që të qëndisësh do të thotë të kesh durim, pasion, imagjinatë krijuese…
Do të shtoja edhe disa “Që” të tjera, por po ndalem këtu duke nënvizuar se të qëndisësh duhet t’i kesh sytë xixë, të fortë. Të tillë i ka patur Marigo Pozio, qëndistarja legjendare e Flamurit Kombëtar që u ngrit nga plaku Ismail Qemali më 28 Nëntor 1912 në Vlorë. Po si përfunduan ata sy vezullues poshtë ballit të asaj korçares “hollake” e me trupin selvi? Sot ma k’ënda të shkruaj disa gjëra pak të njohura nga mjaft njerëz për jetën e peripecitë e Marigosë…
Thanas Floqi, një nga firmëtarët e aktit historik të shpalljes së Pavarësisë, në ditët e para të nëntorit 1912 së bashku me Marigo Pozion e Petro Fotografin përgatitën të gdhendur në dru bocën e flamurit që më vonë u përdor si shtampë në qindra e qindra flamurë të tjerë. Duke u interesuar për të gjetur informacione te tjera lidhur me figurat e spikatura të Floqit të Korçës, mësova mjaft gjëra interesante. Përveç faktit që boceta e shqiponjës prej druri lyhej me bojë të zezë e stampohej edhe në qylafët e bardhë të lebërve, mësova se pas dy-tre vjetëve të vdekjes së Marigo Pozios u hodh në dyshim fakti nëse vërtet ishte Marigoja apo ndonjë tjetër, qëndistarja apo qëndistari i flamurit që u ngrit nga Ismail Qemali në Vlorë më 1912. Sikur të mos kisha lexuar se Marigoja ka lidhje me mbiemrin Floqi, nuk do të zgjatesha fare në hollësitë e mëposhtme… Marigoja në vitin 1912 ishte vetëm 20 vjeçe. Kish lindur në Korçë më 2 shkurt 1892, bijë e Papakosta Poçit dhe e Lenka Ballaurit. U martua në Hoçisht me Jovan Pozion dhe prej Hoçishtit shkuan me banim e punë në Vlorë. Marigoja, siç shkruan shtypi, ishte atdhetare e famshme. Emri i saj lidhet me flamurin që ajo kishte qëndisur për pajën e saj por ja ia dërgoi Ismail Qemalit për ta ngritur në ditën e pavarësisë. Fizionominë e Marigosë, disa vite pas ngritjes së flamurit, ata që e njihnin mirë atë e përshkruajnë kështu: Ishte një grua hollake, me gjatësi mesatare e me fytyrë të ëmbël, nën rrudhat e së cilës fshiheshin tiparet e një gruaje që kishte qenë e bukur në të ritë e saj…. E zonja në fjalë sa t’ia kthente mendjen edhe burrit më me peshë.
Nga një artikull i shkruar nga Jakov Milaj në janar 1938 në revistën e përmuajshme kulturore “Përpjekja Shqiptare” e themeluar dhe e drejtuar nga Branko Merxhani, mëson se Marigo Pozio kish vdekur në Tiranë në gusht të vitit 1932 nga tuberkulozi. Nga një burim tjetër mësova që Marigoja kishte vdekur në shkurt të vitit 1932 e jo në gusht. Kjo hollësi për datën e vdekjes nuk ka rëndësi për komentin që po bëj. Marigoja vdiq nga tuberkulozi. Kjo sëmundje i kish marrë më përpara dy vajzat dhe djalin e saj të vetëm po edhe burrin, dyqanxhiun e pasur Jovan Pozio në Vlorë. Vitet e fundit të jetës Marigoja ishte verbuar. Kur themi vitet e fundit nuk po tregojmë për një grua të moshuar, për Marigonë plakë. Jo. Ajo kur ndërroi jetë ishte vetëm 40 vjeçe! A mund të përfytyrohet qëndistarja e flamurit me sy të verbër, sy që dikur kishin qenë shpuzë e flakë?!
Marigo Pozio
Për varrimin e saj ishte përkujdesur i kunati, Kristo Floqi. Po qëndroj paksa këtu. Marigoja, e mbetur e ve dhe pa fëmijë, vitet e fundit i kaloi në Tiranë, në shtëpinë e së motrës, Ranias, (Urania) më e vogël se ajo. Rania ishte bashkëshortja e Kristo Floqit. (Motra tjetër, Angjeliqia, ishte gruaja e politikanit e kryeministrit Koço Kota). Për ironi të fatit, në atë shtëpi ku strehoi të motrën vdiq pas 15 e ca vjetësh në katin përdhes, (sepse shtëpia ishte shtetëzuar), edhe vetë Urania. Po në atë kat përdhes, pas Uranisë vdiq në vitin 1951 edhe i shoqi i saj Kristo Floqi i cili, siç shkruan Dr. Prof. Stilian Adhami, ishte viktimë e thurjes së Himnit të Mbretërisë.
Në kohën kur filluan të hidheshin dyshimet për autoren e qëndismës së flamurit shqiptar, ngrihet Kristo Floqi, ky kunatolli floqar që qënka kujdesur për të gjorën e të verbërën Marigo, në vitet e fundit të jetës së saj dhe thotë se kish shumë dëshmitarë të tjerë që e pohojnë se Marigoja ishte qëndistarja e Flamurit Kombëtar Shqiptar. Në fletoren “Arbëria” K.Floqi shkruan aty nga viti 1936 se “…flamurin Kombëtar që u ngrit për të parën herë e pat “hartuar” me duart e veta zonja Marigo mbi cohën e blerë te tregëtari Diamanti sipas modelit të shqipes që kishte vizatuar Dom Mark Vasa me Petro Fotografin”. Midis atyre që kanë dijeni mbi faktin, Kristo Floqi përmënd Lef Nosin, Shefqet Dajin, Thanas Floqin, Qemal Karaosmanin, Hamza Isan e Ymer Radhimën.
Kristo Floqi
Marigoja ishte me origjinë nga Korça por, siç shkruam më sipër, qe martuar në Hoçisht me Jovan Pozion. Për shkak të persekutimit otoman çifti u largua nga Korça dhe u vendos me banim në lagjen Muradie të Vlorës. Në këtë lagje korçarja e bukur u mor me veprimtari patriotike. Në shtëpinë e saj hynin e dilnin Çerçiz Topulli, Mihal Grameno e figura të tjera atdhetare. Për t’u shëruar nga sëmundja ajo shkoi të mjekohej në Vjenë. Atje takoi disa herë Aleksandër Moisiun, aktorin shqiptar më përmasa ndërkombëtare.
Por më vonë, vec fatkeqësive familjare, sëmundja i mori sytë dhe u zhyt në varfëri. Ajo u varros në Zvërnec pranë varreve të të afërmve të saj, ku mori pjesë një masë e madhe njerëzish vlonjatë…
Mirëpo për varrin e saj e për kujtimin e saj nuk u interesua njeri as në kohën e Zogut, as në periudhën komuniste.