Kuriozitete

Mbreti që qëndroi në front vetëm 20 minuta

Sipas librit të të dhënave të Guinis, mbreti që ishte sunduesi më i shkurtër i të gjithë mbretërve në histori ishte Luis Filipe III i Portugalisë.

Domethënë, më 1 shkurt të vitit 1908, ai u qëllua në rrugët e Lisbonës, në të njëjtën kohë me të atin, mbretin Carlos I të Portugalisë. Babai vdiq i pari, që do të thotë se Princi Louis automatikisht u bë mbret.

Djali i pafat i cili ishte vetëm 20 vjeç në atë kohë, vdiq 20 minuta më vonë duke hyrë në Guinis si mbreti me “mandatin” më të shkurtër në histori.

Pasi Mbreti Luis nuk kishte fëmijë për ta trashëguar atë, kurora i shkoi vëllait të tij më të vogël, Manuel II, nga Portugalia. Ai u rrëzua nga një grusht ushtarak në vitin 1910, pas së cilit Portugalia kurrë më nuk u bë monarki.

Mbreti Carlos I dhe djali i tij, Mbreti Lucius Filipe, janë varrosur njëri pranë tjetrit në në Lisbonë.

Mbreti që qëndroi në front vetëm 20 minuta Read More »

Ju kujtohet kjo fotografi që dilte gjithmonë në televizor? Ja u tregojmë ne se për çfarë ka shërbyer

Sigurisht se gjeneratat e vjetra e kanë shumë të njohur këtë pamje, e cila shfaqej kur humbte sinjali dhe kishte ndërprerje të programit.

Gjeneratat e reja këtë nuk e kanë shumë të njohur, por ekrani me ngjyra shpeshherë ka qenë një moment nervoze për të gjithë ata që mbajnë mend televizorët e serive të vjetra.

Por a e keni pyetur veten se për çfarë ka shërbyer ?

Ky sinjal me pamje shumëngjyrëshe dhe me vija të ndryshme, është shfaqur kur transmetuesi ka qenë aktiv, por që nuk është transmetuar programi në masë.

Ndryshe, ky rreth shumëngjyrësh quhet “test sinjal” , dhe është dizajnuar në vitin 1966 në laboratorin e kompanisë Philips, e projektuar nga Fin Hendel, me ndihmën e kryeinxhinierit Erik Helmer dhe Nielsen.

Tashmë që po shihni këtë pamje, sigurisht ju që e dini, po ndjeni shumë nostalgji për televizorët e kohërave të kaluara.

Ju kujtohet kjo fotografi që dilte gjithmonë në televizor? Ja u tregojmë ne se për çfarë ka shërbyer Read More »

Kush janë shqiptarët që ndërtuan Stambollin

Vepra e disa shqiptarëve të mëdhenj të frymëzon…

-Mimar Sinani lindi në vitin 1490 dhe vdiq në vitin 1588.

Sipas të dhënave që jep për të Sami Frashëri thuhet se ai lindi në Qesarat, në fshatin Sinanaj të rrethit të Tepelenës, ku kaloi fëmijërinë e tij dhe iu nënshtrua ligjeve të Devshirmesë. Do të rekrutohet fillimisht si jeniçer dhe do të bëjë karrierë ushtarake.

Jeta e tij ishte me të vërtet e çuditshme. Do ta fillonte dizajnin në moshën 50 vjeçare. Ai la trashëgimi 364 vepra artistike dhe të gjithë artistët e Rilindjes italiane mësuan nga ai. Gjeramënt nuk sulmuan Stambollin gjatë luftës së Dytë Botërore nga frika e shkatërrimit të artit të tij të bukur.

Ndër veprat që i kanë rezistuar kohës dhe që njihen të projektuara e të ndërtuara nga dora e tij janë 400 vepra mbrojtëse ushtarake, 84 xhami të mëdha, 58 xhami të vogla, 7 spitale, 22 mauzoleume, 17 streha për të varfër, 5 rrjete ujësjellësash dhe shumë vepra të tjera publike.

Po vepra e tij më e mahnitshme është xhamia “Sulejmanie” të cilën e ndërtoi për shtatë vjet, dhe ia kushtoi sulltan Sulejmanit.

Kush janë shqiptarët që ndërtuan Stambollin Read More »

Kukulla seksi që mund të refuzojnë marrëdhënie seksuale

A mund të përdhunohet një robot që është blerë pikërisht për të bërë seks? Sigurisht, gjërat mund të dalin duarsh në punë e sipër. Dhe këtë e kam për burrat që i prodhojnë, i blejnë dhe që “ndërveprojnë” me këto makineri.

“Samanta”, një robote seksi e ndërtuar nga inxhinieri Sergi Santos, u keqtrajtua në panairin elektronik që u mbajt vjet, në

Dhe pastaj ankohen që nuk ka më romancë.

Gjithsesi, Santosi po punon tani me një robote që mund të thotë edhe “jo” në disa raste. Ajo mund të ndalojë së bashkëvepruari e të rrijë… si kukull… nëse përdoruesi nis ta prekë në mënyra aspak të respektueshme. Kjo makineri kushton 4000 euro, dhe aftësia e saj për t’u thënë burrave “jo” u demonstrua te Qendra e Shkencës së Jetës në Newcastle. Robotja kishte edhe tre programime të ndryshme sjelljeje: “familjare”, “romantike”, “seksi”.

Sigurisht, demonstrimet e robotëve që mund të hapin dyer, si robotët e Boston Dynamics, për shembull, synojnë të joshin investues e të prodhojnë tituj tërheqës në lajme. Por më shumë se për të ardhmen e inteligjencës artificiale, tregojnë për gjendjen e tanishme të njerëzimit.

Kemi mësuar nga historia se të parët që fitojnë kapital nga zhvillimet teknologjike janë industritë e pornografisë. Ndodhi me shpikjen e VHS, u të futen të parët në internet, pastaj me transmetime të drejtpërdrejta me uebkamera, etj. Kalimi te robotët e seksit është thjesht një zgjerim në format 3D.
Burrat e dëshpëruar dikur përdornin kukulla seksi që fryheshin me ajër, të cilat konsideroheshin si shumë qesharake. Tani ka dalë një brez i ri liberalësh teknologjikë, të cilët mbështesin idenë se prodhimi i femrave artificiale, brenda të cilave mund të masturbosh, është në një farë mënyre një arritje në majat më të larta të filozofisë së trans-humanizmit.

Mos u lodhni kot, kjo që kemi parë nuk shërben për asgjë më shumë se masturbim. Megjithatë, na është thënë ta mbështesim shoqërimin e burrave nga këto kukulla, sepse shërbejnë që të shpëtojnë martesa, dhe, në një mënyrë të frikshme, mund të ulin numrin e përdhunimeve. Kjo nënkupton pranimin, natyrisht, se dëshira e burrave për të bërë seks është e pakontrollueshme.

Sigurisht, çështjet etike që ngrihen këtu janë interesante. Dr.Davis Hanson, themelues i Hanson Roboics, përdor terma fisnikë kur flet për vlerat e marrëdhënieve seksuale me robotë në mënyrë të respektueshme. Flet me vullnet të lirë, me zgjedhje të lirë, në epokën kur femra ka të drejtën e miratimit. Çfarë do të thotë e drejta e miratimit?

Në botën banale e të përditshme, miratimi nga ana e femrës, mënyra se si femrat e japin e mënyra se si duhet të dallohet miratimi i tyre nga meshkujt, konsiderohet si pjesa më e rëndësishme e edukimit seksual. Nevoja për t’i edukuar djemtë për miratimin e femrës vjen sidomos kur këta djem njihen me seksin nëpërmjet pornografisë, ku gratë sillen sikur duan të trajtohen pa respekt e në mënyrë të ashpër. Vajzat duhet të mësojnë se kanë të drejtë të thonë “jo” në çdo fazë të marrëdhënies. Kjo është pjesë e vështirë, e ndërlikuar, por kështu është dhe vetë jeta.

Kur këto robote janë mall që u prodhua që të përdoret vetëm për seks, çfarë kuptimi ka të mendosh se duhet miratimi i tyre apo jo? Ndoshta vaginat artificiale do të ndalojnë së vibruari, altoparlantët nuk do të thonë fjalë të pista. Por prapë mund të penetrohen.

Zoti e di se sa gjëra janë të mundshme. Një herë, një e njohura ime më tha se bashkëshorti ishte dashuruar me zërin e naviguesit satelitor. Ndonjëherë mendoj se sa Alexa (zëri robotik me inteligjencë artificiale i pajisjeve të Amazon) do të kenë vepruar sipas kokës së tyre, janë marrë me gjëra të tjera kur janë udhëzuar të bëjnë diçka nga përdoruesit.

Por në këtë të ardhme emocionuese që na pret, plot me kënaqësi të automatizuara, shoh vetëm vazhdimin e klisheve gjinore të banalizuara ndër vite. Shoh shembuj të kënaqësive bazike të njeriut që vetëm sa përforcojnë stereotipat e tanishëm. Thonë se po punohet edhe për robotë seksi meshkuj, me ç’dëgjova, por do të habiteni të mësoni që tregu për ata nuk na qenka dhe aq i madh.

Sepse këtë sektor të teknologjisë po e zhvillon nevoja për të kënaqur fantazitë mashkullore. Por kjo fantazi nuk është për zhvillimin e teknologjisë, kur thua që këto mallra tani mund të zgjedhin se si do të përdoren, dhe nëse dëshirojnë të përdoren apo jo.

Dhe në fakt, nuk vendosin dot gjë. Burrat që do t’i përdorin mund ta shkelin me këmbë vullnetin e tyre njësoj siç bëjnë me femrat e vërteta. Le të mos e quajmë “miratim”, sepse e gjithë ekzistenca e këtyre grave robotike të bëra nga burrat, mbështet idenë se gratë dëshirojnë vetëm atë që u mësojnë burrat të dëshirojnë.

Thjesht thuaj jo.

Suzanne Moore, the Guardian

Kukulla seksi që mund të refuzojnë marrëdhënie seksuale Read More »

A e dini sa e vjetër është stema e flamurit shqiptar?

Prova më e vjetër që ekziston e Shqiponjës së Skënderbeut, gjendet në Kishën e Shna’Ndout në Kepin e Rodonit në Veri të Durrësit në afërsi të Kalasë së Skënderbeut e cila gjendet në breg të detit.

Është e mrekullueshme! E pikturuar në afresket e kishës që sipas legjendës u ndërtua nga motra e Skënderbeut, Mamica (gruaja e Muzakë Topisë nga familja princërore Topia e Durrësit), kishë në të cilën me shumë mundësi ajo është varrosur së bashku me dy fëmijët e saj!

Shqiponja në foto është pra e kohës së Skënderbeut dhe paraqet një nga format më të sakta se si ka qënë Shqiponja e Kastriotëve!

A e dini sa e vjetër është stema e flamurit shqiptar? Read More »

Kodet sekrete: 10 numrat më domethënës në Bibël

Bibla e Shenjtë është një ndër librat më të lexuar gjerësisht në botë. Është një burim inspirimi për shumë dhe më së shumti një burim i gjërave hyjnore dhe kodeve sekrete. Kjo listë hedh vështrimin në dhjetë numrat domethënës në Bibël. Shumë njerëz besojnë se studimi i numrave mund të zhbllokojë njohuri për të ardhmen.

Një
Asnjë surprizë, por numri 1 është përdorur padyshim në të gjithë Biblën për të treguar një gjë të vetme, Vetë Zotin. “Një Zot i vetëm”. Urdhëresa e Parë është: “Nuk do të kenë Zot tjetër përveç meje”. “Dëgjo, Izrael, Zoti ynë është Një”. Kjo u tregon hebrenjve që mos të adhurojnë shumë zota si qytetërimet pranë tyre. 1 është i mjaftueshëm.

Numerologjia duket të jetë më shumë se sa një koinçidencë. Nëse dikush është i vetmuar në shkretëtirë, nëse është Moisiu, Elia, apo vetë Jezusi, ata nuk janë vetëm, por në fakt janë shumë afër Zotit. Jezusi braktiset në fund dhe mbetet krejt vetëm, dhe ai thotë dishepujve se nuk do të jetë kurrë vetëm pasi Ati i tij do të jetë gjithnjë me të.

Njëzet e dy
Bibla e përfshin numrin 22 në një mënyrë më aritmetike se sa shumica e numrave. 22 e ndarë nga 7 është një përafrim i mirë i shenjës matematikore “pi”, që është raporti i perimetrit të një rrethi nga diametrik i tij. Lidhjet janë me atë që njihet si Rrota Kanonike. Bibla mund të ndahet në tre seksione me 22 libra secili.

I pari është i përbërë nga Zanafilla në Këngën e Solomonit, i dyti nga Isaia tek Veprat, dhe i treti nga Romakët tek Zbulesa. I pari mendohet si përfaqësues i Atit, i dyti i Djalit, dhe i treti i Shpirtit. Ka 22 shkronja në alfabetin hebraik. Zbulesa përfundon të gjithë Biblën në pjesën e 22.

Dyzeta

Bibla përdor numrin 40 për të treguar përfundimin e përmbushjes. Ai është përdorur 146 herë në dyja Dhjatat. Dyzeta është numri tradicional hebraik për kohëzgjatjen e gjykimit të çdo lloji, kur kohët janë të vështira dhe testohet besimi i një personi. Kështu bijtë e Izraelit u skllavëruan nga faraonët egjiptianë për 400 vjet (10 herë 40). Perëndia i detyroi ata të enden në shkretëtirën e Sinait për 40 vjet me rradhë si ndëshkim për mosbesimin e tyre.

Termi “mëkat” nuk dëshmon mëkatshmërinë, por është fjala hebraike për Zotin sumer të Hënës, nga i cili rrjedh emri “Sinai”. Moisiu ishte 3 herë nga 40 vjeç, kur ai vdiq, në moshën 120-vjeçare. Ai kaloi 40 ditë në malin Sinai për të marrë Ligjin e Perëndisë, dhe një tjetër periudhë 40 ditore në mal pas mëkatit të izraelitëve me adhurimin e viçit të artë.

Ka shumë referenca për “40 ditët dhe 40 netët” në të gjithë Biblën. Më të njohura janë 40 ditët dhe netët e reshjeve që shkaktuan përmbytjen e Noas. Gjatë kësaj kohe, e tërë bota u përmbyt në një thellësi prej rreth 5 metrash mbi malet më të larta. U deshën plot 375 ditë që uji të tërhiqej. Jezusi agjëroi për rreth 40 ditë në shkretëtirë para se të tundohej nga Satanai. Ai mbeti në Tokë për 40 ditë pas Ringjalljes së tij, duke iu paraqitur Apostujve dhe i mësuar ata para se të ngjitej në qiell.

Dymbëdhjeta
Ky numër dëshmon një farë totaliteti. Shembujt më të qartë janë 12 fiset e Izraelit, fakt i përmendur shumë herë në të gjithë Biblën. Zbulesa përfshin përdorime të shumta të këtij numri. Pasi të fillojë Mundimi, të krishterët do të rrëmbehen në qiell për t’u kursyer nga tmerret që do të ndodhin në tokë. 144.000 persona, 12.000 nga çdo fis i Izraelit, do të konvertohen në të krishterë dhe vdesin si martirë nën mbretërimin e Antikrishtit.

Jeruzalemi i Ri, qytet i Qiellit, është përshkruar se ka mure të trasha 144 kubikë, simbolike prej 12 fiset dhe 12 Apostujt. Themelet e mureve janë bërë me 12 gurë të çmuar. Në brendësi, Pema e Jetës jep 12 lloje të ndryshme frutash. Profeti Daniel që ishte i shqetësuar me ditët e fundit të botës, ka 12 kapituj me profeci. Danieli 12:12 thotë:”I bekuar është ai që pret dhe arrin fundin e 1.335 ditëve”. 1+3+3+5 është e barabartë me 12. Kur Jezusi ushqeu 5 mijë njerëz, dishepujt e tij kishin me vete vetëm 12 shporta me ushqime.

Katra
12 ka shumë të përbashkëta me numrat 4, 3, dhe 10. Ata të gjithë të tregojnë përfundimin e disa fateve. Janë 4 profetët kryesore në shkrime, Isaia, Jeremia, Ezekieli dhe Danieli. Ndërkohë janë edhe 12 profetë të vegjël ose 4 herë 3:pra tre mënyra të ndryshme për të treguar tërësinë e profecive.

Janë katër kalorësit e Apokalipsit në Dhjatën e Vjetër. Katër engjëj që qëndrojnë në gatishmëri në të katër cepat e Tokës. Katër janë ungjijtë, 4 bishat tek Ezekieli, Danieli dhe Zbulesa.

Po katër janë pikat në Kryq, çka është më e rëndësishme se sa ju mund të mendoni, përderisa kryqi tipik i kohës ishte ose një tra që vendosej vertikalisht, i quajti kryqi në formë T-je. Fjala “t” ishte i panevojshme deri kur u desh diçka e nevojshme për t’u shtuar mbi kokat e të dënuarve, dhe pankarta të tilla qenë të nevojshme vetëm për ekzekutimin e njerëzve të famshëm.

Dhjeta
Janë të shumta rastet kur shfaqet numri 10 në Bibël. Përveç Dhjetë Urdhëresave, ekzistojnë 603 urdhëresa të tjera, për një total prej 613. 6+1+3 është e barabartë me 10. Dhjeta është një numër psikologjikisht i kënaqshëm. Ne nuk e vrasim shumë mendjen për listat me 9 elementë, ashtu sikur veprojmë me listat dhjetëshe. Ne kemi 10 shtojca në skajet e duarve dhe këmbëve tona. Kështu që është e natyrshme që 10-a të jetë një numër i rëndësishëm në të gjithë Biblën.

Noa ishte Patriarku i 10 para përmbytjes. Gjoni 03:16 është teza e të gjithë Biblës. Është imazhi-pasqyrë i numrit të ligjeve në Dhjatën e Vjetër, dhe kësisoj shifrat e saj shtohen deri në 10. Perëndia premtoi të mos shkatërrojë Sodomën dhe Gomorën, nëse mund të gjendeshin qoftë edhe vetëm 10 njerëz të drejtë në ato qytete. Jezusi kreu në total 37 mrekulli në të gjithë Ungjijtë. 3+7 është i barabartë me 10. Në greqishten origjinale, ai thotë disa variante të fjalës “përmbushje” 10 herë në çdo Ungjill.

Gjashta

Bibla përdor numrin 6 për të treguar pa përsosmërinë. Java e punës është 6 ditë e gjatë, por mungon diçka përderisa Perëndia vendosi të vërë mënjanë një ditë tjetër, në të cilën nuk ka punë është për t’u bërë, por pushimi duhet të merret për nder të Perëndisë që pushoi vetë pas punës së tij të madhe.
Numri më i njohur në Bibël është natyrisht 666, që simbolizon Trininë e Pashenjtë. Satanai është i vetëm deri në ngjarjet e Zbulesës.

Ai është antiteza e Shpirtit të Shenjtë, dhe jo Zotit, pasi është fryma e Satanit të kontrollon të dyja kafshët. Njëra është Antikrishti, e cila është antiteza e Perëndisë, dhe tjetra është Profeti i Rremë, antiteza e Jezusit. Ndërsa secili prej këtyre subjekteve është i papërsosur, ai përfaqësohet nga numri 6, në një kohë që Trinia e Shenjtë përfaqësohet me numrin 777.

Treshi
Është sigurisht numri i Trinisë, dhe tregon një tërësi, por ky numër duket gjithashtu se tregon një shenjtëri të brendshme. Nga 12 apostujt, Jezusi donte 3 prej tyre më shumë se pjesa tjetër. Ata ishin Pjetri, dhe vëllezërit Gjoni dhe Jakovi.

Ata u lejuan të dëshmojnë Shpërfytyrimin e tij, një tjetër shembull i numrit 3: ai papritmas ndali së foluri me rrobat e shndritshme të bardha me Moisiun dhe Elian. Samueli thërritet nga Zoti 3 herë para se ai të kuptojë dhe përgjigjet. Satanai e tundon Jezusin 3 herë, para se të heqë dorë. Toka u krijua në ditën e 3 të krijimit. Afishja në kryq ishte shkruar në 3 gjuhë.

Jezusi ringjalli 3 njerëz të vdekur, “Llazarin, birin e një vejushe, dhe të bijën e një burri të quajtur Jairus”.

Në Bibël përmenden 3 engjëjt: Mikaeli, Gabrieli, dhe Luciferi. Jezusi ishte rreth 33 vjeç kur vdiq. Ai u ngrit në kryq në orën e tretë të ditës, dhe gjithçka zgjati deri në orën 9. Ai u ngjall së vdekuri ditën e tretë, po aq kohë sa Jonai qëndroi në barkun e peshkut të madh. Jezusi ra nën kryq 3 herë në Via Dolorosa.

Shtatë
Bibla e përdor numrin 7 për të treguar përsosmërinë, dhe 7 dhe 14 janë të pandara nga njëra-tjetra. Tek Zbulesa thuhet se Perëndia ka 7 shpirtra, që përshkruhen si 7 llamba. Shtatë shandanë (menorah) të vendosur në Tabernakull tek Eksodi dhe Ligji i Përtërirë, janë një homazh ndaj Perëndisë së “Shtatë shpirtrave”.

Noa udhëzoi kafshët e pastra të hipnin në arkë, në grupe me 7 çifte për çdo specie. Kafshët e ndotura u shpëtuan nga vetëm një çift secili. Xhoshua i udhëhoqi izraelitët, me Arkën, 7 herë përreth lumit Xheriko. “Gjon Pagëzori” është mënyra sesi Mateu iu referua njeriut që në përgjithësi cilësohet të jetë i fundmi nga profetët e Dhiatës së Vjetër, i cili predikon në bazë të ligjit të Moisiut dhe parashikon ardhjen e Mesisë.

“Gjon Pagëzori” në gjuhën angleze ka 14 shkronja, e cila është 2 herë 7. “Jezu Krishti” ka 14 gërma.

Njëzet e njëshi

Profecia e Isaisë për ardhjen e Mesisë bëhet e qartë në kapitullin 7, vargu 14: ”Ja një virgjëreshë do të mbetet me barrë, dhe do të lindë një fëmijë”. 14 është 2 herë 7, dhe shuma e të dyjave është 21. Janë plot 14 breza nga Abrahami deri te Davidi, 14 breza të tjerë nga Davidi deri tek internimi i hebrenjve nga ana e babilonasve, dhe 14 breza deri tek Jezusi.

Këto gjenerata janë hyjnizuar 3 herë, kështu 3 grupe me nga 14 bëjnë 42, 2-fishi i 21. Tek Zbulesa, që besohet nga shumë njerëz se është shkruar nga vetë Gjoni, përshkruan 3 akte të zemërimit të Perëndisë, 7 vulat e para, pastaj 7 bori, dhe 7 kupa zemërimi.

7 herë 3 është barabartë me 21. Termat “Zoti” ose “Perëndia” shfaqen në Biblën e Mbretit Xhejms në një total prej 10.875 herësh. 1+ 8 +7+5 është e barabartë 21. Zbulesa përmban 22 kapituj, dhe kapitulli i fundit nuk përmban asnjë formë dhune. Janë pasojat absolute përfundimtare të çdo gjëje, që përshkruajnë vetëm përsosjen e jetës në Jeruzalemin e Ri, Parajsën në Tokë, me Perëndinë dhe Jezusin që rrezatojnë mbi frone në qendër të qytetit, ku s’ka më vdekje dhe dhimbje, transmeton tiranaobserver.

Kështu, 21 kapitujt e mëparshëm mund të shihen si tërësia e gjykimit të Perëndisë ndaj njerëzve të këqij, dhe dënimin dhe shkatërrimin e të keqes, të pasuar nga numri 1, një kapitulli i vetëm i gjithi më vete, “një fillim të ri”. Kapitulli 22 përfundon në vargun e 21, “Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju të gjithë. Amen”.

Kodet sekrete: 10 numrat më domethënës në Bibël Read More »

Mbani të qeshurën! Ky fshat në Shqipëri po merr vëmendje shumë periudhën e fundit, ja pse

Toponimet e vendeve janë gjithnjë interesant nëse merren për studim apo nga rrënja që krijon emrin e tyre.

Në Shqipëri dhe Kosovë ka disa fshatra me emra nga më të çuditshmit dhe nuk është për t’u habitur duke parë tranzicionin politik dhe historikun nëpër të cilin kanë kaluar territoret shqiptare.

Shpesh, këto fshatra kanë bërë bujë në rrjetet sociale me emrat e tyre.

Por, së fundmi, është një fshat në Shqipëri që po merr vëmendje.

Bëhet fjalë për fshatrin “Gruemirë”, që duket se e ka kuptimin “grua e mirë”

Mbani të qeshurën! Ky fshat në Shqipëri po merr vëmendje shumë periudhën e fundit, ja pse Read More »

Këto gjëra të çmendura i bënte vetëm ‘mbreti’ më i madh i drogës

Pablo Escobar është ‘mbreti’ më i madh i drogës që bota ka parë ndonjëherë. Emri i tij është sinonim për Kokainë & Kolumbi, dhe sot ne do t’ju tregojmë disa gjëra të ‘çmendura’ të cilat mund të mos i dini për të!

I lindur më 1 dhjetor, 1949, në Antioquia, Kolumbi, Pablo qysh si fëmijë vendosi se ishte i destinuar për madhështi duke iu thënë njerëzve madje edhe si fëmijë se një ditë do të bëhet president i Kolumbisë.

Në fillim ai shiste gurë varresh, të cilët i vidhte, ua fshinte gdhendjet dhe më pas i rishiste ata. Ai pastaj filloi të kontrabandonte gjithçka, derisa një ditë e kuptoi se mënyra më e mirë për të arritur madhështinë që e dëshironte së fëmijë ishte të merrej me kokainë.

Më pas, gjithçka që ai bëri mundësoi që Pablo të bëhej një legjendë. Dhe me lansimin e serisë së re të Narcos në Netflix, ne vendosëm që ta bëjmë këtë artikull dhe t’ju tregojmë disa gjëra të cilat ndoshta nuk i keni ditur për Pablo Escobar.

Këto janë 14 faktet për Pablon që Gazeta Express i sjell sot për ju:

Pablo shpenzonte rreth 2,500 dollarë në muaj vetëm në lidhëse gome për t’i mbajtur bashkë paratë e tij.

Ai i fshihte paratë e tij në mure, bodrume dhe vende të tjera. Tani imagjinojeni nëse një shtëpi merrte flakë, ai do të humbte 100 milionë dollarë brenda pak minutash. Çdo vit për shkak të ndodhive të tilla natyrore si përmbytje, zjarr, minj e të tjera, ai do të humbte 1 miliard dollar. Vetëm minjtë ia hanë gjysmën e tyre!

Kur ai dhe familja e tij u arratisën, nuk ishte e lehtë që të kalohej xhungla kolumbiane, dhe vajza e tij kishte shumë të ftohtë. E vetmja zgjidhje ishte që t’i digjte 2 milionë dollarë për ta ngrohur veten dhe familjen e tij. Dhe e bëri!

Frika e tij më e madhe ishte ekstradimi për të dhe për narkot e tij, kështu që ai i ofroi shtetit të Kolumbisë që t’ia paguante kredinë kombëtare, që ishte 10 miliardë dollarë në atë kohë. Shteti refuzoi

Perandoria e tij e drogës ishte më e madhe se qeveria. Njerëzit shpesh i referoheshin atij si “Plato O Plomo”, që nënkupton “pranoje ryshfetin, ose përballu me plumbat”.

Ai ishte një nga të dyshuarit kryesor për bombardimin e World Trade Center më 1993.

Ai bleu një aeroplan privat për t’i kthyer paratë e tij në Kolumbi. Aeroplani mund të mbante rreth 100 milionë dollarë për një udhëtim. Kështu, ai bleu një ishull duke u kthyer në mënyrë që aeroplani të mund të rimbushej me karburant. Ai më pas e transformoi ishullin në një parajsë për të dhe miqtë e tij të drogës!

Escobar ishte përgjegjës për 80% të shpërndarjes së kokainës në gjithë botën. Pothuajse e gjithë kokaina në SHBA vinte nga dikush që e blinte atë nga ai ose nga rrjeti i tij. E njëjta gjë ndodhte në Evropë.

Pavarësisht mënyrave të tij të dhunshme për të marrë fuqinë që donte, ai shihej si Robin Hudi modern në mesin e të varfërve. Ai ndërtoi spitale, shtëpi, shkolla, kisha dhe shpesh iu jepte para njerëzve të varfër.

Kur ai ishte i ri, Pablo ishte një fëmijë shumë ambicioz; ai iu thoshte shokëve të tij se do të bëhej milioner deri në moshën 22 vjeçare. Ai madje dëshironte të bëhej President i Kolumbisë. Ai dështoi në dëshirën e tij të dytë, pasi u bë vetëm kongresmen për pak derisa iu desh të largohej për shkak të presionit politik

Ai filloi karrierën e tij kriminale në moshë të re, duke shitur gurë varresh të cilëve ua fshinte gdhendjet dhe i rishiste. Më vonë ai filloi të kontrabandonte cigare dhe tiketa të rrejshme të llotarisë.

Mes tjerash, ai fitoi 100,000 dollarë pasi kidnapoi një ekzekutiv të qytetit Medellin qysh në moshë të re.

Pablo Escobar ishte përgjegjës për vrasjen e një kandidati presidencial, një ministri të drejtësisë, një gjenerali, më shumë se 1000 policëve dhe 200 gjyqtarëve.

  1. Edhe pse Forbes provoi t’ia llogariste pasurinë, djali i tij Juan Pablo Escobar tha: “Forbes po gënjen. Forbes s’mundet dhe kurrë s’do të ketë qasje ose mundësi t’i rishikojë librat e kontabilitetit të mafiozëve për të llogaritur pasurinë e tyre, madje as afër nuk janë me llogaritjet e tyre”. Forbes pati
    thënë se Pablo kishte rreth 50 miliardë dollarë pasuri.

Këto gjëra të çmendura i bënte vetëm ‘mbreti’ më i madh i drogës Read More »