Kuriozitete

E paparë! Kjo është hakmarrja me e mirë për zhulsat që hedhin plehrat rrugëve/Foto

Hedhja e mbeturinave vend e pavend është një problem që po haset së fundmi edhe në Shqipëri, ku jo në pak raste banorë të pallateve ankohen për komshijtë e tyre zhulsa.

Ka prej atyre që shkojnë përtej ankesës në raste të tilla, por edhe hakmerren ndaj personave të papërgjegjshëm.

Sigurisht, nuk bëhet fjalë për Shqipëri.

Një qytetar në SHBA ka konstatuar se dikush kishte hedhur mbeturinat pranë pronës së tij. Ai i ka hapur ato dhe brenda gjeti një zarf që pronari i plehrave e kishte marrë nga dikush tjetër, mbi të cilin ishte shkruar edhe adresa.

Nuk ka përtuar aspak, por i mblodhi plehrat dhe ia hodhi sërish përpara shtëpisë së përshkruar në adresën e zarfit.

Një hakmarrje e zgjuar apo jo?

E paparë! Kjo është hakmarrja me e mirë për zhulsat që hedhin plehrat rrugëve/Foto Read More »

Arma e re e frikshme e Turqisë

Turqia ka arritur të ndërtojë një armë të re të frikshme dhe të çuditshme.

Arma është një minë e re detare e cila ka aftësi të ngjitet në mjetet e kundërshtarit.

Mina është në formë të kafshëve të njohura si Raxha. Raxhat hyjnë në kategorinë e peshqve për nga klasifikimi i tyre, me pendë në formë flatrash të mëdha që përshkojnë gjithë trupin anash dhe me bisht relativisht të gjatë.

Mina në formë të Raxhas është quajtur “Vatoz”,transmeton gazetametro.

Ajo mund të kontrollohet nga larg dhe ka aftësi të lundrojë deri të objektivi. Pasi ngjitet te anija apo nëndetësja shpërthen dhe shkakton dëme të mëdha.

Gjithashtu, arma do të mund të përdoret për qëllimet spiunimi nga ushtria turke.

 

Arma e re e frikshme e Turqisë Read More »

E vret pa e ditur se ishte specie e rrallë! Do të ishte më i madhi i kapur ndonjëherë më parë i këtij lloji

Ramazan Sancak, nga provinca e Trabzon të Turqisë, kishte parë një gjarpër rreth dy metra në oborrin e shtëpisë së tij.

Burri e kishte vrarë menjëherë, pa e ditur se ai ishte një gjarpër i konsideruar në rrezik zhdukjeje.

Ai u shpreh për mediat:
“Isha i trembur, nuk kisha parë kurrë më parë një gjarpër kaq të madh. E vrara duke e goditur me një shkop”
Garpri i përkiste species së quajtur nepërka kaznakovi, që gjendet në Turqi, Gjeorgji e Rusi dhe zvarraniku i vrarë do të ishte më i madhi i kapur ndonjëherë më parë i këtij lloji.

Këto lloj janë shpallur si specie në rrezik zhdukjeje dhe që prej vitit 2016 janë nën mbrojtje.

 

E vret pa e ditur se ishte specie e rrallë! Do të ishte më i madhi i kapur ndonjëherë më parë i këtij lloji Read More »

Disa njerëz i kanë gjithmonë duart e ftohta, ja pse! Nuk është asnjëra nga ato që mendoni

A keni menduar ndonjëherë pse disa njerëz i kanë gjithmonë duart e ftohta?

Nëse po, ne e kemi gjetur përgjigjen. Një ilustrues me emrin Nadine Elpis, e ka shpjeguar këtë fenomen në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ai ka një teori të këndshme mbi këtë çështje, të cilën do ta mësoni përmes ilustrimit më poshtë

Disa njerëz i kanë gjithmonë duart e ftohta, ja pse! Nuk është asnjëra nga ato që mendoni Read More »

Sa muaj i mirë do jetë korriku për ju! Këto 4 shenja do jenë më të lumturat, kjo është e sigurt

Nëse mendoni se gjërat nuk ju kanë shkuar mirë, mos u shqetësoni, muaji tashmë ka mbaruar dhe korriku është një mundësi e re për të filluar çdo gjë në mënyrën më të mirë.

Është e rëndësishme të dini se çdo gjë ka një zgjidhje në jetë dhe se kurrë nuk duhet ta humbisni dëshirën për të ecur para.

Katër shenjat që do kenë një korrik ndryshe nga çdo muaj tjetër.

Luani

Nëse keni lindur nën shenjën e Luanit duhet të mësoni të identifikoni mundësitë që ju janë paraqitur. Ky muaj vetëm sjell lajme të mira për ju, por duhet të jeni shumë të kujdesshëm, sepse mund të humbisni gjithçka. Çdo gjë varet nga ju!

Virgjëresha

Personat e shenjës së Virgjëreshës gjithmonë janë karakterizuar si më të gëzuarit e zodiakut, por deri tani ky vit nuk ka qenë shumë i këndshëm  për ta. Janë bërë pjesë e disa gjërave mjaft të komplikuara, por gjithmonë janë zgjidhur. Mos u shqetësoni, jeta ju jep testet sepse e di se ju jeni një person i fortë dhe ju do të dini se si t’i përballoni ato. Muaji korrik do të ketë gjëra shumë të mira për ju, do ta shihni!

Demi

Muaji korrik sjell lajme pozitive për Demin. Ky vit ka qenë më i miri për këtë shenjë të zodiakut dhe muaji i korrikut nuk do të bëjë përjashtim. Gjithçka varet nga ju dhe mundësitë që mund të zbuloni.

Binjakët

Binjakët (ashtu si Luanët) do të kenë një mundësi shumë të mirë në këtë muaj që nuk mund ta humbasin. Muaji i korrikut është më i miri për Binjakët dhe nga ky moment, viti 2018 do të jetë i shkëlqyeshëm.

Sa muaj i mirë do jetë korriku për ju! Këto 4 shenja do jenë më të lumturat, kjo është e sigurt Read More »

Ja cila është arsyeja se pse e gjithë bota e quan Shqipërinë sot Albania

Prejardhja e saktë e tij nuk dihet. Disa thonë se ishte romak, të tjerë thonë, helen, por nisur nga emri ‘Ptolemy’, ai mund të ketë qenë me prejardhje nga Ptolemenjtë e periudhës së Aleksandrit të Madh.

Ptolemeu shkroi shumë libra, traktate shkencore, studime, por shqiptarët e përmendin atë kryesisht për Gjeografinë e tij (rreth vitit 130), ku Ptolemeu sjell për herë të parë të dokumentuar emri ‘Albanian’ me kryeqytet Albanopolis, sa kalon Durrësin, diku midis Tiranës dhe Krujës. (kjo faqe në librin e tij thuhet se ka humbur a është grisur, por të dhënat citohen nga burime të asaj kohe).

Dhe kështu fillon rrugëtimi historik i një emri; ‘Albania’ u popullarizua nga Anna Komnena (1083-1146), bija e perandorit bizantin Aleks i parë, e cila shkroi në historinë e saj të famshme Alekseida, se njerëzit që banonin në zonën përtej Durrësit e quanin veten ‘Arbanez’; në fillim të shekullit XII normanët në epikën e tyre në frëngjisht, ‘Këngët e Rolandit’ e quajtën ‘Albania’ rajonin nga Durrësi në Vlorë; në shekullin XIV, ata që ikën në Greqi nga këto troje e quajtën veten në dialektin gjuhësor ‘Arbanitë’ – ‘Arvanitë’; në shekullin XV ata që ikën në Italinë jugore e quanin atdheun e tyre ‘Arbana’ dhe veten ‘Arbëreshë’; Gjon Buzuku, një nga shkrimtarët e pare shqiptarë të shekullin XVI, i referohej vendit të vet ‘Arbën’;

Madje Buzuku ishte i pari që e quajti gjuhën e tij ‘Shqip’; ndërkohë bota vazhdon të përdorë emrin e vjetër ‘Albania’ (ndikuar nga Ptolemeu) dhe ‘Albanian’ për gjuhën që flitet, ndërsa vendasit mbështeten në fjalën ‘shqip’ dhe ‘Shqipëri” dhe ‘Shqiptarë’ e quajnë veten e tyre.

Gjeografia nga Ptolemeu

Ptolemeu është përgjegjës për disa nga tekstet e historisë më të rëndësishme në astronomi dhe hartës. “Gjeografia”, udhëzuesi i tij për kartografinë, konsiderohet si përpjekja e parë e vërtetë në botë për krijimin e një harte të botës.

Ndërkohë që ideja e Ptolemeut mbi botën mund të mos duket si globi modern ku ne kemi qasje sot, mbetet sërish një punë mbresëlënëse për shekullin e 2-të. Shumë nga teknikat moderne të hartës që përdorim sot ende varen nga risitë e bëra nga Ptolemeu në trajtimin e portretit të tij.

Ja cila është arsyeja se pse e gjithë bota e quan Shqipërinë sot Albania Read More »

Mbreti që qëndroi në front vetëm 20 minuta

Sipas librit të të dhënave të Guinis, mbreti që ishte sunduesi më i shkurtër i të gjithë mbretërve në histori ishte Luis Filipe III i Portugalisë.

Domethënë, më 1 shkurt të vitit 1908, ai u qëllua në rrugët e Lisbonës, në të njëjtën kohë me të atin, mbretin Carlos I të Portugalisë. Babai vdiq i pari, që do të thotë se Princi Louis automatikisht u bë mbret.

Djali i pafat i cili ishte vetëm 20 vjeç në atë kohë, vdiq 20 minuta më vonë duke hyrë në Guinis si mbreti me “mandatin” më të shkurtër në histori.

Pasi Mbreti Luis nuk kishte fëmijë për ta trashëguar atë, kurora i shkoi vëllait të tij më të vogël, Manuel II, nga Portugalia. Ai u rrëzua nga një grusht ushtarak në vitin 1910, pas së cilit Portugalia kurrë më nuk u bë monarki.

Mbreti Carlos I dhe djali i tij, Mbreti Lucius Filipe, janë varrosur njëri pranë tjetrit në në Lisbonë.

Mbreti që qëndroi në front vetëm 20 minuta Read More »

Ju kujtohet kjo fotografi që dilte gjithmonë në televizor? Ja u tregojmë ne se për çfarë ka shërbyer

Sigurisht se gjeneratat e vjetra e kanë shumë të njohur këtë pamje, e cila shfaqej kur humbte sinjali dhe kishte ndërprerje të programit.

Gjeneratat e reja këtë nuk e kanë shumë të njohur, por ekrani me ngjyra shpeshherë ka qenë një moment nervoze për të gjithë ata që mbajnë mend televizorët e serive të vjetra.

Por a e keni pyetur veten se për çfarë ka shërbyer ?

Ky sinjal me pamje shumëngjyrëshe dhe me vija të ndryshme, është shfaqur kur transmetuesi ka qenë aktiv, por që nuk është transmetuar programi në masë.

Ndryshe, ky rreth shumëngjyrësh quhet “test sinjal” , dhe është dizajnuar në vitin 1966 në laboratorin e kompanisë Philips, e projektuar nga Fin Hendel, me ndihmën e kryeinxhinierit Erik Helmer dhe Nielsen.

Tashmë që po shihni këtë pamje, sigurisht ju që e dini, po ndjeni shumë nostalgji për televizorët e kohërave të kaluara.

Ju kujtohet kjo fotografi që dilte gjithmonë në televizor? Ja u tregojmë ne se për çfarë ka shërbyer Read More »