Kuriozitete

Kur MiG-ët luftarak të Shqipërisë shfarosnin çdo ‘mizë’ greke dhe jugosllave, që fluturonte në hapsirën ajrore shqiptare

Forcat Ajrore Shqiptare u krijuan zyrtarisht, më 24 prill 1951 dhe janë një nga tre armët e Forcave të Armatosura Shqiptare.

Avionët e parë ishin avionë sovjetikë të prodhuar mbas Luftës së Dytë Botërore Yak-18 dhe fillimisht u dislokuan në Laprakë në periferi të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë.

Pak vite më vonë, Forcat Ajrore Shqiptare do të pajiseshin edhe me avionë luftarakë reaktiv. Ndër avionët më të sofistikuar ishin ata të tipit MiG-15, MiG-17, MiG-19 dhe MiG-21. Ishte një periudhë lulëzimi, për Forcat Ajrore, pasi po zhvilloheshin me shpejtësi dhe për armikun ishte bërë tashmë e pamundur, të kërcënonte territorin shqiptar.

Por antishqiptarëve nuk iu erdhi në vesh kjo gjë dhe mendonin se ishte e lehtë, të përpiqeshe të hyje në territorin shqiptar ‘pa u lagur’, por kur e provuan, u penduan në parajsë.

Forcat Ajrore Shqiptare ndërmorën disa operacione luftarake ndaj kujdo, që arrinte të shkelte hapsirën ajrore shqiptare, madje duke u ndeshur edhe me avionë gjermanë dhe amerikanë, të cilët ishin kalimtarë nëpër Shqipëri. Operacionet e para luftarake të Forcave Ajrore (FASH) u ndërmorën nga regjimenti kundërajror “Ali Demi”.

Në gusht të vitit 1948 njësitë KA goditën dhe rrëzuan një avion grek të tipit “Spitfire”, që kishte shkelur hapësirën ajrore shqiptare për mision spiunazhi. Avioni grek u shkatërrua dhe piloti u gjet i vdekur. Në gusht të vitit 1949, njësitë KA të po këtij regjimenti goditën dhe rrëzuan një avion tjetër grek, gjatë provokacioneve të gushtit.

Avioni grek, i dëmtuar nga zjarri gjatë sulmeve të FASH, u detyrua të ulej në fushë ku u kap nga njësitë luftarake shqiptare. Piloti grek u kap dhe u burgos si rob lufte. Njësitë fluturuese të FASH panë aksionin e parë luftarak të tyre në vitin 1957. Pikërisht, më 23 dhjetor të 1957, një avion luftarak amerikan i tipit T-33 shkeli hapësiren ajrore shqiptare.

Dy avionë të tipit MiG-15 u ngritën nga baza ajrore e Kuçovës, të pilotuar nga Anastas Ngjela dhe Mahmut Hysa. Avioni Amerikan u rrethua dhe u detyrua të ulet në pistën e pambaruar të aeroportit të Rinasit. Avioni u sekuestrua dhe piloti amerikan u kap rob. Piloti amerikan u lirua më 11 janar 1958, ndërsa avioni u vendos në muzeun e kështjellës së Gjirokastrës, ku ndodhet edhe sot.

Më 31 dhjetor të 1957, vetëm disa ditë më vonë nga ky incident, një avion tjetër i huaj shkeli hapësirën ajrore Shqiptare. Ky ishte nje avion transporti i tipit DC-7 i Independent Air Travel që po fluturonte nga Gjermania drejt Singaporit.

Dy avionë të tipit MiG-15 u lëshuan për ta kapur. Transportuesi u rrethua dhe u detyrua të ulej në aeroportin e Kuçovës.Të 5 pilotët dhe avioni civil u liruan më pas më 4 janar 1958 mbasi u vendos që ishte vetem nje gabim navigacioni.

Më 31 dhjetor 1958, një avion tjetër i huaj u kap nga avionët reaktivë të bazës së Kuçovës. Ky ishte një C-54D “Skymaster” që përdorej nga CIA për të transportuar armë në Indonezi. Avioni u detyrua të ulej në bazën e Kuçovës, dhe më pas pilotët dhe avioni u liruan për t’u kthyer në Angli.

Nje fitore e rendesishme kjo e FASH. Në 21 korrik 1967 një incident i rëndë ndodhi mbi hapësirën ajrore Shqiptare. Një avion jugosllav i tipit F-84 “Thunderjet”, i armatosur me raketa të padrejtuara dhe bomba, shkeli hapësirën ajrore të Shqipërisë në afërsi të Dibrës duke fluturuar në drejtimin Peshkopi-Martanesh-Tiranë.

Avioni jugosllav me numër regjistrimi 11 ishte i dislokuar në aerodromin ushtarak të Zemunit, rreth 15–20 km në veri-perëndim të Beogradit. Avioni pilotohej nga Boidar Vojevic dhe detyra e tij ishte të fluturonte për në aerodromin ushtarak të Kumanovës, Maqedoni, ku do të merrte pjesë në stërvitje.

Shërbimet e radarit nuk arritën të diktonin shkeljen e hapësirës ajrore të Shqipërisë, për shkak se avioni jugosllav fluturonte ulët duke ndjekur relievin. Avioni u diktua vetëm kur ai iu afrua bazës së Forcave Ajrore në Rinas. Pilotë të gatshëm ishin Koço Biku dhe Roland Sofroni.

3 avionë reaktivë të tipit MiG-19, të komanduar nga pilotët Koço Biku, Mahmut Hysa dhe Gëzdar Veipi, u ngriten nga baza ajrore e Rinasit për të interceptuar avionin jugosllav. Avioni jugosllav u rrethua dhe u detyrua të ulej në aerodromin e Rinasit.

Mbas uljes, piloti jugosllav deklaroi se ai kishte humbur orientimin gjatë fluturimit. Avioni dhe piloti u kthyen në Jugosllavi, mbas një marrëveshjeje mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë.

Disa incidente dhe operacione luftarake të tjera u kryen mbi Shqipëri në vitet 60-70, për të cilët nuk dihet shumë. Në vitet 60, dy avionë të Forcave Ajrore Italiane të tipit F-84 “Thunderjet” u ulën në bazën ajrore të Rinasit në rrethana të panjohura (sipas një versioni tjetër, flitet vetem për një F-84 Italian që u ul në Rinas).

Në vitet ’70, një avion i vogël civil grek u kap mbi Vlorë nga një MiG-15. Ai u detyrua të ulej në pistën ajrore të Vlorës, ku piloti, një shtetas grek, u arrestua. Gjithashtu, në fund të viteve 70 një avion Shqiptar i tipit MiG-21F-13 gabimisht shkeli hapësirën ajrore jugosllave gjatë një stërvitjeje.

Avioni Shqiptar, i pilotuar nga Luto Sadikaj, u kap nga 2 avionë jugosllavë të tipit MiG-21. Avioni Shqiptar u rrethua dhe u detyrua të ulej në një aerodrom në Kosovë.

Por piloti Shqiptar, në momentin kur avioni bëri kontakt me pistën e aerodromit, e futi në forsazh avionin dhe u ngrit përsëri, duke lënë prapa dy avionët Jugosllavë që tashmë kishin hapur parashutat e frenimit.

Luto Sadikaj iu drejtua Shqipërisë me shpejtësi të madhe dhe u kthye në atdhe. Fatkeqsisht, Sadikaj vdiq në një aksident me po të njëjtin avion, në vitin 1982. Që nga viti 1948, njësitë KA dhe ajrore të FASH kanë arritur 8-9 fitore kundër avionëve të huaj mbi hapësirën Shqiptare pa pësuar humbje. Ky fakt flet për aftesitë operacionale dhe gatishmërinë e lartë të pilotëve të FASH. /Xhildinho Ozuni

Kur MiG-ët luftarak të Shqipërisë shfarosnin çdo ‘mizë’ greke dhe jugosllave, që fluturonte në hapsirën ajrore shqiptare Read More »

Parashikimi i muajit korrik për të gjitha shenjat, Meri zbulon çfarë ju pret

Ditet e para te muajit premtojne shume, por ne te njejten kohe kundershtimi midis Merkurit dhe Marsit nuk e ndihmon komunikimin bashkepunimin dhe bisedimet. Kujdes me menyren se si e perdorni fjalen. Shmanguni levizjeve te pakujdesshme qe mund te shkaktojne aksidente te vogla. Ne date 4 Korrik asteroidi Xhiron kthehet ne pozicion te kundert per rreth kater muaj dhe do perpiqet te na mbyllë shume plagë. Dhjetediteshi i dyte i korrikut do kete shume interes nga shume opsione antifatike. Planeti Afërdita deri ne datë 6 gusht do ta drejtoj vemendjen drejt punes dhe do krijos situatat te kendshme edhe ne ceshtje ekonomike dhe njohje bashkepunuese. Në datë 11 korrik Jupiteri kthehet ne pozicion te drejte dhe do perparojë çështje qe kane te bejne me ekonomine, me bashkepunime apo me çështje refugjimi. Ne datë 13 Korrik do kemi eklips te pjesesshem te Diellit i cili do ndikojë ne shenjat kardinale Dash, Peshore, Bricjap dhe Gaforre te dhjetediteshit te dyte. Ky eklips do shkaktoj emocione te forta familjare dhe atdhetare. Pozicioni i Plutonit perballë Eklipsit do shkaktojë perballje, kundershtime, tension pasi plage te vjetra qe nuk jane mbyllur do kene hemoragji.

Ne datë 14 do stabilizohen çëshjet erotike, emocionale, familjare dhe bashkëpunimet. Çështjet qe do hapen ne kete periudhe do kene pergjigje pozitive rreth datës 22. Ne datë 24 Aferdita ne lidhje te veshtire me Neptunin i ngaterron gjerat dhe sjell zhgenjime ne jeten sentimentale. Rreziku i mashtrimeve eshte i madh. Ne datë 27 korrik ndodh nje Eklips shume i rendesishem i Henes i cili do ndikojë me shume tek Akrepet, Ujoret, Luanet dhe Demet te lindur ne dhjetediteshin e pare.  Ky eklips eshte shume i rendesishem pasi mer pjese edhe Planeti i Luftes Marsi qe eshte i kundert.Pervec ndryshimeve dhe perballjeve te fuqishme mund te kete edhe katastrofa natyrore.
Ne fund te muajit Aferdita ne lidhje pozitive me Plutonin do ta ngrejë termometrin.

Dashi ka perparime ne pune edhe ne ekonomi por nje përmbysje planesh edhe qellimesh ne fund te muajit mund te jete e rrezikshme.

Demi do kete situatata te mire erotike dhe familjare me takime te mira e biseda. Ne fund te muajit kujdes ne karriere dhe çështje ligjore.

Binjakët mund te rrezikojne disi ne çeëhtjet ekonomike dhe do tu prishen disa plane nga mosrakordimi i kujdesshëm. Puna perparon por ne dashuri kemi kriza te medha ne fund muaji.

Gaforrja do jetojë çaste romantike por nuk duhet te behet superoptimiste pasi ekziston edhe nje mashtrim ne kete rruge, probleme ekonomike qe vijne nga detyrimet shfaqen shume forte.

Luani do bejë marrëveshje stabilizuese ekonomike dhe familjare por duhet te marre parasysh qe nese nuk perfshin njerzit e duhur ne keto biseda do kete perballje te forta dhe permbysje.

Virgjeresha do kete lehtesime ne pune dhe ne ekonomi dhe marredhenie te mira deri ne momentin kur dikush e sulmon ne pune papritur apo nje çështje shëndetësore e shqetëson.

Peshorja do perjetojë ndjenja te forta ne çështje personale dhe karriere. Ekonomia dhe puna do shkojne mirë. Në çështjet ligjore apo studimore mund te kene nje permbysje.

Akrepi do perparojë qartë në çështjet ekonomike dhe jeten personale. Keqkuptime ne komunikimi mund t’i shtyjnë disi planet. Ne aspektet familjare duhet ndryshim.

Shigjetari nuk do plotesojë fillimisht kushtet per nje bashkepunim me jashte por me pas karriera dhe planet triumfojnë.

Bricjapi do perparojë në partneritete dhe ne çështje bashkepunimesh me jashte vendit ku ketu do vijne favore dhe mbeshteje ekonomike. Ne fund muaji ka ngatërresa ekonomike te paparashikuara.

Ujori do tentojë të marrë maksimalen ne lidhje me emrin, famen dhe pozicionin. Mbyll nje pune per te hapur nje mundesi te re. Ne ekonomi do kete permiresim. Ne jeten personale revolucion.

Peshqit do shijonë dashuri dhe partneritet. Takime dhe udhetime me jashte nuk mungojnë. Ne fillim muaji do kene probleme me komunikimin dhe punen.

Parashikimi i muajit korrik për të gjitha shenjat, Meri zbulon çfarë ju pret Read More »

Kur do të shfaqet në qiell Hëna e përgjakur, bëhuni gati për eklipsin më të madh të shekullit

Më 27 korrik të këtij viti, të gjithë të pasionuarit pas ngjarjeve qiellore do të kenë mundësi të shohin eklipsin më të madh të hënës të shekullit të XXI-të.

Ai do të jetë i dukshëm nga pjesa më e madhe e njerëzve që jetojnë në hemisferën lindore dhe do të zgjasë 103 minuta.

Kjo ngjarje e rrallë qiellore është rezultat i disa ngjarjeve astronomike, që do ta zgjasin fenomenin. Gjatë eklipsit, hëna do të kalojë përmes hijes më të errët të tokës, e njohur si Umbra, duke shkaktuar një shkëlqim të kuq e cila i jep emrin “hëna e përgjakur”.

Nuk ka nevojë për të pasur një pajisje specifike për të parë eklipsin më mbresëlënës të shekullit. Na duhet vetëm të shpresojmë që qielli të jetë i kthjellët. Eklipsi total fillon në 19.30 dhe do të përfundojë në 21.13 minuta. Kulmi i eklipsit do të jetë në orën 20:22.

Kur do të shfaqet në qiell Hëna e përgjakur, bëhuni gati për eklipsin më të madh të shekullit Read More »

Fytyrë dhe trup perfekt! Në këtë fshat të Shqipërisë të gjitha femrat janë 1 “copë ylli”

Kosova dhe Shqipëria njihen për toponimet interesante të vendeve, e sidomos fshatrave. Zakonisht ato vihen sipas historisë së një vendi, por jo rrallëherë, ata që kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm kanë qenë pikërisht banorët.

E shpesh, këto fshatra kanë bërë bujë në rrjetet sociale me emrat e tyre, pasi janë aq interesant sa duhet të merren për studim. Por, së fundmi, në Shqipëri është gjetur një tjetër fshat që po fiton vëmendje.

Po flasim për fshatin “Gruemirë”, që duket se e ka kuptimin “grua e mirë”. Pyesim veten kush ka qenë gruaja që ka pasur kaq ndikim në këtë zonë, sa fshati ka marrë emrin e saj.

Fytyrë dhe trup perfekt! Në këtë fshat të Shqipërisë të gjitha femrat janë 1 “copë ylli” Read More »

Mё thuaj shenjёn e horoskopit, tё tё them a do tё kesh fat nё dashuri kёtё verё

Vera po afrohet dhe ju nuk e dini se ҫfarё ju pret nё jetёn sentimetale. Kёshillohuni me astrologjinё. Sot do t’ju tregojmё ҫfarё do tё jetoni gjatё muajve tё nxehtё tё verёs sipas shenjёs suaj tё horoskopit.

Dashi

Tё lindurit nёn shenjёn e dashit janё energjikё dhe tё fortё. Kjo verё gjithsesi nuk duket shumё e bukur pёr ta nga ana sentimentale. Mbase stresi i mbledhur gjatё viti do tё bёhёt i pamenaxhueshёm gjatё muajve tё verёs. Pa dashur mund tё lёndoni partnerin apo ata qё ju qendrojnё afёr. Lajmi i mirё ёshtё qё do tё mund tё shkёputeni nga lidhjet tё cilat nuk janё tё mira pёr ju.

Demi

Tё lindurit nёn shenjёn e demit janё shumё tё matur dhe racionalё, por kёtё verё do tё jenё tepёr tё karikuar nga ana sentimentale. Do tё arrijnё tё kalojnё ҫdo pengesё dhe do tё arrijnё tё joshin ҫdokёnd, mbase mund tё gjejnё edhe shpirtin binjak. Megjithёse kohёt e fundit kanё qenё tё mёrzitshme dhe gati tё trishtuara, stina e ngrohtё duket se do ti shpёrblejё mirё tё lindurit nёn shenjёn e demit.

Binjakёt

Binjakёt janё dinamikё, ekstrovertё dhe tё pavarur, para pushimeve verore gjithmonё ndahen pёr ti shijuar kёto tё fundit vetёm dhe pa angazhime. Gjithsesi kjo mund tё konsiderohet edhe si papjekuri nga ana e tyre. Ndaj binjakёt duhet tё mёsojnё qё ti lёnё praktikat e vjetra pas krahёve. Kjo verё mund tё jetё pika e kthesёs pёr binjakёt, mbase janё gati pёr tu angazhuar nё “lidhje serioze”

Gaforrja

Vera pёr gaforret do tё jetё njё pёrzierje ndjesish. Na njёra anё do tё duan tё shijojnё nё maksimum aveturёn, nga ana tjetёr do tё jenё nё kёrkim tё romanticitetit. Domethёnё, nuk do ta braktisin natyrёn e tyre mendimtare edhe gjatё verёs do tё mendojnё: “A ёshtё ky shpirti im binjak”

Luani

Luani ёshtё njё shenjё energjike, plot jetё dhe kёtё verё do tё jetё njё kёrkim tё lidhjeve tё cilat do ta ndihmojnё tё nxjerrё nё pah natyrёn e tij tё vёrtetё. Nuk pёrjashtohen as marrdhёniet tepёr serioze, mjafton qё tё gjejё dikё qё e kupton dhe ndan tё njёtat pasione me tё. Motoja e verёs pёe luanin ёshtё “Mos ki limite”

Virgjёresha

Virgjёresha ёshtё racionale dhe vёshtirё se joshet nga flirtet dhe aventurat e shkurtra, sidomos nё verё. Kёtё verё virgjёreshat do tё vazhdojnё tё jenё realist dhe me kёmbё nё tokё. Gjithsesi mund tё zbulojnё njё lloj interesi tё veҫantё pёr dikё qё e kanё pasur afёr prej kohёs, mbase njё person nga grupi i pёrbashkёt i miqve.

Peshorja

Peshoren e duan tё gjithё, e shumё lenё kokёn pas saj edhe pse si shenjё e ka pak tё vёshtirё tё ruajё ekuilibrin nё njё lidhje. Kёtё verё peshorja nuk do tё jetё shumё e fokusuar tek aventurat, ajo do tё bёjё tё pamundurёn pёr tu pjekur nё mёnyrё qё tё mund tё mbajё njё lidhje tё qendrueshme. Pёr ta pёrfunduar me sukses procesin e rritjes duhet tё mёsojё tё pёrballojё dёshtimet si dhe tё kontrollojё inatin.

Akrepi

Vera ёshtё stina e preferuar e akrepit, por kёtё verё nё ndryshim nga mё herёt do tё jetё nё kёrkim tё njё raporti serioz. Nёse deri mё sot akrepi luante rolin e Don zhuanit, tashmё ka ardhur koha qё ta lerё vetёn tё bier pre e emocionit pa menduar pёr asgjё tjetёr.

Shigjetari

Shigjetari e do shumё verёn sepse ka mundёsi tё udhёtojё, ky ёshtё hobi dhe pasioni i vёrtetё i tyre. Do tё njohё njerёz tё ndryshёm gjatё kёtyre udhёtimeve, edhe pse nuk do ta gjejё dot shpirtin binjak do tё kthehet me plot aventura dhe eksperienca pёr tё treguar.Do tё kuptojё nё fund qё ka nevojё pёr njё partner i cili ёshtё i ngjashёm me tё.

Bricjapi

Bricjapёt janё shumё individualistё, kur janё nё njё lidhje ata i fshehin problemet e tyre qё tё mos shqetёsojnё partnerin . Kёtё verё gjёrat pritet tё ndryshojnё. Mbase ёshtё moment i duhur pёr tё krijuar lidhje tё njё tipologjie tjetёr, nё tё cilat bricjapёt do tё jenё mё romantikё dhe tё pranishёm. E rёndёsishme ёshtё tё gjeni kurajon pёr t’u shprehur.

Ujori

Vera pёr ujorin do tё jetё emocionuese, duket se ka njё histori dashurie nё horizont. Gjithsesi tani pёr tani, situata duket e paqartё por nuk ёshtё aq keq sa mund tё duket. Kur kjo shenjё ka shumё siguri tenton t’ja mbathё dhe tё fshihet nё skutat e saj. Kush do ta bёjё pёr vete duhet ta bёjё ngadalё dhe pa ushtruar presion.

Peshqit

Peshqit janё shenja mё romantike dhe emocionale, shpesh ata vendosin nevojat e tё tjerёve para nevojave tё tyre. Gjatё kёsaj vere do tё mёsojnё tё kujdesen mё shumё pёr veten se sa pёr tё tjerёt. Kjo lloj taktike do ti bёjё kёta tё fundit tё takojnё njё partner tё mundshёm, i cili do ti mbushё me energji.

Mё thuaj shenjёn e horoskopit, tё tё them a do tё kesh fat nё dashuri kёtё verё Read More »

8 “ritualet” e mëngjesit që s’duhet t’i bëni më

Ju tashmë e keni krijuar një rutinë tuajën të përditshme, por përmes këtij artikulli do të kuptoni se disa gjëra nuk i keni bërë siç duhet! Pini kafe çdo mëngjes ose konsumoni drithëra me qumësht? Këto veprime mund të mos jenë të duhurat për të nisur ditën tuaj.

Më poshtë do t’ju rendisim tetë “rituale” që shumë prej nesh bëjnë çdo mëngjes, por që në fakt janë vërtetë të dëmshme.

1.Mos e filloni ditën me dush

Sipas doktorëve të Harvardit, dushi në mëngjes bën mirë për trupin dhe ndihmon apo nxit aktivitetin e trurit. Dushet lejojnë trurit të gjenerojë ide të reja, ndaj kjo është një arsye madhore pse ju duhet ta bëni pjesë të rutinës tuaj ditore.

2.Dush i nxehtë

Meqenëse uji i ngrohtë ka një efekt relaksues, një dush i nxehtë në mëngjes do t’ju bënte të shkonit sërish në shtrat. Ndaj dushet e ftohta në mëngjes kanë përparësi, pasi ju bëjnë të ndiheni të rifreskuar, stimulon aktivitetin e trurit dhe e bën sistemin tuaj imunitar të punojë më shpejt.Uji i ftohtë, ndryshe nga uji i nxehtë, nuk e bën lëkurën të thatë dhe sipas shkencëtarëve, njerëzit që bëjnë rregullisht dushe të ftohta mund të humbasin rreth 4 kg në vit.

3.Kontrolloni telefonin tuaj për një kohë të gjatë

Media sociale është arsyeja kryesore pse njerëzit hyjnë në telefonat e tyre që në mëngjes herët, sapo zgjohen. Mënyra se si kalon dita, varet nga mënyra se si kalojmë ne mëngjesin tonë. Duke thënë këtë, ajo që duhet të bëni është të mos e humbni kohën tuaj duke kontrolluar jetën e të tjerëve, duke lexuar komentet dhe mendimet e tyre. Në vend të kësaj, kaloni kohë me veten!

4.Të humbasësh kohë duke zgjedhur veshjen

Ky është një nga zakonet më të këqija. Sigurisht që veshja ka rëndësinë e saj, por kjo gjë nuk duhet të kthehet në problemin apo çështjen e ditës!
Për ta bërë zgjedhjen tuaj të thjeshtë, zvogëloni shumëllojshmërinë e rrobave që keni në dollapin tuaj. Steve Jobs i Apple vishte xhinse dhe këmishë të zezë, jo për shkak se po kursente para, por sepse e dinte se koha e tij ishte e çmuar.

Krijoni një zonë të veçantë në dollapin tuaj, ku të vendosni vetëm rrobat që vishni për të punuar. Nëse keni një kod veshje që ju pqrshtatet, problemi është zgjidhur

5.Hani drithëra

Një procion normal me drithëra (50 gramë) përmban rreth 4 lugë gjelle sheqer. Shumë sheqer në mëngjes shkakton infuzion të insulinës në gjak. Qumësht, kos dhe fruta të freskëta kur shtohen në drithëra janë të tepërta, ndaj e mira është të zgjidhni kombinime më të thjeshta!

Një dietist i famshëm, Chelsey Amer, kohët e fundit tha se është më e shëndetshme të hahet një fetë picë në mëngjes sesa një tas me drithëra. Pica përmban proteina, yndyrna dhe karbohidrate, duke e bërë atë një mëngjes të balancuar. Megjithatë, është e rëndësishme të mbani mend që të mos hani më shumë se një fetë.

Ju mund të hani vezë të fërguara, të cilat janë një mëngjes i rekomanduar për të gjithë!

6.Lani dhëmbët pas ushqimit

Pas ngrënies së ushqimit, smalti në dhëmbët tuaj bëhet më i ndjeshëm, sidomos nëse keni ngrënë fruta, agrume, ose pirë lëngje të gazuara, falë faktit se ato përmbajnë acid limoni dhe acid fosforik.

Çfarë duhet të bëni në vend të kësaj? Shpëlani gojën me ujë dhe hiqni mbetjet e ushqimit me fije dentare. Mundohuni të pastroni dhëmbët 30 minuta pas ngrënies së ushqimit.

7.Pini kafe të zezë

Kafeja e zezë menjëherë pasi zgjoheni e bën nivelin tuaj të kortizolit të lartë dhe çon në ankth. Ky zakon mund t’ju shkaktojë gastritin.

Hulumtimet tregojnë se koha më e mirë për të pirë kafe e parë është tre ose katër orë pas zgjimit. Sidoqoftë, nëse nuk mund t’i rezistoni, shtoni pak qumësht ose krem ​​në të. Në këtë mënyrë ju do të ulni efektet e ashpra të kafeinës në stomak.

8.Rregulloni shtratin

Të rregulluarit e shtratit menjëherë pas zgjimit, krijon një mjedis të mirë për çimkat, sepse lagështia që trupi juaj ka lënë gjatë natës nuk ka shanse të zhduket.

Shkencëtarët rekomandojnë që të lëvizni batanijen apo çarçafin nga dysheku, për t’i lënë ato të thahen dhe ajrosen.

8 “ritualet” e mëngjesit që s’duhet t’i bëni më Read More »

E dini se sa para mund të kurseni nëse kafenë e mëngjesit e pini në shtëpi?

Një filxhan kapuçino kushton 150 lekë. Në javë, shpenzoja 1,050 lekë. Në muaj 4,200 lekë! 14% e të ardhurave të mia fikse!

Kur kuptova gravitetin e budallallëkut tim, gjeta një zgjidhje. Ktheva sytë nga kafeja turke për dy arsye. E  para, më pëlqen si shijon dhe e dyta, është kaq e lirë.

Një pako kafeje turke kushton 100 lekë për 100 gr. Personalisht, kafenë turke nuk e pi dot me ujë, kështu që një herë në pesë ditë, blija një qumësht 1.5 litërsh. Pra, gjashtë bidona qumësht dhe dy pako kafeje në muaj. Kostoja totale? Thuajse 1,000 lekë.

Unë e përgatis kështu: Në një xhezve treshe hedh dy lugë kafe dhe dy lugë sheqer. E tres në pak ujë dhe shtoj qumësht deri sa të mbushet xhezveja. Pastaj thjesht e ziej dhe pres të gufohet.

Ana financiare s’është e vetmja e mirë e kafesë turke në shtëpi. Nëse i shmangem sheqerit plotësisht, (gjë që është kaq e vështirë), përtimet shëndetësore janë bosh, prandaj ndjek këtë rend. Më pas, ndërsa bëhem gati, pi dhe kafenë ngadalë. A s’ngjan si rutinë relaksuese, sepse është.
Për vetëm 1,000 lekë në muaj kursen kohë, para dhe e fillon ditën mbarë. Gjithmonë, nëse kafeja turke iu shkon për shtat.

E dini se sa para mund të kurseni nëse kafenë e mëngjesit e pini në shtëpi? Read More »

Sapo doli lajmi i keq për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Zvicër, merret vendimi i rëndë

Shteti i Zvicres ka marre vendim qe do të mund t`i dëbojë të huajt me dosje krimi edhe në rastet kur veprat penale të planifikuara të tyre kanë mbetur në tentativë.

Vendimi u mor nga Gjykata Federale me seli në Lozanë, që është shkalla më e lartë e gjyqësisë në vend, shkruan sda.ch.

Me këtë vendim, Lozana i ka dhënë të drejtë Gjykatës së Lartë të Kantonit Aargau e cila kishte vendosur në mënyrë identike lidhur me një rast të tentimit të kryerjes së vjedhjes së dhunshme.

Sipas Gjykatës Federale, kur kemi të bëjmë me dëbimin nga Zvicra, nuk luan rol fakti nëse vepra e caktuar penale është kryer në plotësi ose ka mbetur në tentative.

Sapo doli lajmi i keq për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Zvicër, merret vendimi i rëndë Read More »