Kuriozitete

Kjo pemë në Elbasan po çudit dynjanë, nëse e prek ajo të bën me…

hpesh kemi dëgjuar lajme të çuditshme nga Elbasani, sidomos sa i takon kafshëve me shumë gjymtyrë apo me dy koka. Por këtë herë bëhet fjalë për një gjë ndryshe, një pemë të veçantë.

Në Elbasan ekziston pema që prodhon gjak. Bëhet fjalë për një dru shekullor që ndodhet mes fshatrave Zavalinë të Elbasanit dhe Kabash të Gramshit. Pema prodhon fruta të ngjashëm me manat, por brenda këtyre frutave të vegjël ka lëng flakë të kuq si gjaku. Sipas banorëve, fruti është i ëmbël dhe me një shije të veçantë.

Të moshuarit e lidhin atë me disa besëtytni si “pema me gjakun e Krishtit”, apo të tjerë me “kurbanin e Muhamedit”. Por për ata që kanë mësuar në shkollë, ai nuk është gjë tjetër veçse një man i zi.

Pavarësisht këtyre, frutat e pemës konsiderohen me vlera të larta për shëndetin dhe, për shkak të ngjyrës, kjo bëhet akoma më e besueshme. Është koha kur frutat janë pjekur, dhe mjaft banorë drejtohen për tek “pema e gjakut” për të shijuar frutat dhe për të konsoliduar shëndetin.

Kjo pemë në Elbasan po çudit dynjanë, nëse e prek ajo të bën me… Read More »

Gruaja nga Elbasani bleu një xhaketë të vjetër në treg, ajo se çfarë gjeti në xhepin e saj ia ndryshoi jetën

Ishte e fiksuar pas rrobave në tregun e vjetërsirave dhe shkonte pothuaj çdo ditë.

Ky ves, në këto vite është shoqëruar edhe kosto financiare, e madje ishte kthyer në konflikt për shtëpinë.

Por E.B. me banim në Elbasan i ka rënë “lotaria rome” këto ditë. Si përherë, edhe këtë radhë ajo nuk po kthehej duarbosh. Kishte blerë një xhaketë firmato për ta përdorur në dimër.

Madje, kishte zhvilluar edhe një debat me romen se nuk po ia ulte pak çmimin edhe pse ishte kliente e përhershme e saj. Gruaja që shiste i thotë: Po vjen dimri dhe xhaketat më ecin. Plus e ke firmato e mos i bëj naze, se të rri në trup edhe mirë”.

E inatosur pak me çmimin, personi me iniciale E.B. është kthyer në shtëpi. Ka vendosur që ta lajë, por i ka kontrolluar instiktivisht xhepat para se ta fusë në lavatriçe. S’u ka besuar syve. Në njërin xhep ka gjetur një unazë. Po. Një unazë të vërtetë dashurie.

Argjend i bardhë me një gur në kurorë, punuar bukur, ndoshta me porosi. Gruaja nuk u ka besuar syve. Madje, fillimisht nuk ka qenë e sigurt për thesarin që ka gjetur. Ka kujtuar se ishte një nga ato unazat e zakonshme rome, që imitojnë gjëra të shtrenjta. Ndaj ka nxituar shpejt tek argjendari. Atje ka mësuar se zotëronte një unazë me gur swarofski. Një unazë që kushtonte të paktën 500-600 mijë lekë të vjetra. Pastaj e gëzuar është kthyer dhe ka festuar në familje.

Gruaja nga Elbasani bleu një xhaketë të vjetër në treg, ajo se çfarë gjeti në xhepin e saj ia ndryshoi jetën Read More »

Një teknologji aliene gjendet në malet e Kosovës, mediat e huaja shokohen/Video

Një objekt misterioz është gjetur rastësisht në malet e Sharrit në Kosovë (mbi 2000 metra lartësi mbidetare), nga fotografi shqiptar Ismet Smaili

Sipas Mediave polake ky objekt duket si një transformator, por është i mbështjellë me gur e që duket se ka patur një formë të rregullt gjeometrike 8 këndore, por është dëmtuar.

Ekzaminimi laboratorik dhe një dokumentar televiziv është në proces për të gjetur vjetërsinë se kur u krijua ky mekanizëm.

Ismeti dha një mostër të gurit për analizë dhe u konstatua se ky gur është jo më pak se 20.000 vjet i vjetër. Ky objekti misterioz nga thellësia e shekujve mund të hedhë dritë mbi origjinën e qytetërimit njerëzor, natyrisht, në qoftë se ajo hulumtohet zyrtarisht nga shkencëtarët të cilët do të konfirmojnë faktin se ky është një transformator elektrik i prodhuar 20.000 vjet më parë, shkrujajnë mediat polake.

Mediat polake kanë bërë edhe përshkrimin për Malet e Sharrit ku thuhet se janë një nga vargjet më të mëdha malore të vendosura në Gadishullin Ballkanik. Gjatësia e tyre është më shumë se 200 kilometra, dhe kjo Ridge në një kuptim të caktuar bashkon Maqedoninë, Kosovën dhe Shqipërinë, ai kalon të gjitha këto territore në të njëjtën kohë.

Një teknologji aliene gjendet në malet e Kosovës, mediat e huaja shokohen/Video Read More »

Në Shëngjin kapin krijesën e çuditshme, të gjithë habite nga ajo që shohin

Pushuesit në Shëngjin kanë mundur të fusin në “rrjetën e tyre” një krijesë të çuditshme.

Ata thonë se nuk e kanë idenë se çfarë mund të jetë kjo lloj krijese, por iu duket shumë interesante dhe kanë preferuar ta mbajnë për pak kohë në një kovë me ujë. Nga mënyra se si lëviz, ngjan me kandilët e detit, por diferencohet nga ta për shkak të ngjyrës që ka.

Përgjithësisht, kandilët janë të bardhë dhe pak më të rrumbullakosur se kjo krijesë ngjyrë kafe. Ndoshta është një gjallesë shumë normale e detit, por banorët e zonës, të cilët njëkohësisht janë edhe pushues në plazhin e Shëngjinit, thonë se nuk kanë parë kurrë një krijesë të tillë në këto ujëra.

Në Shëngjin kapin krijesën e çuditshme, të gjithë habite nga ajo që shohin Read More »

Biseda super-sekrete, nuk do ta besoni se çfarë ka thënë Adolf Hitler për Shqipërinë para 74 vitesh/Video

Në një bisedë të regjistruar me 4 qershor të vitit të 1942 mes Adolf Hitler dhe Presidentit të Finladës, Mannerheim, në një siguri tërësisht private, lideri nazist duke folur për dështimin e planit ‘’Babarossa’’ dhe dështimet e pushtimeve italiane në Afrikë nuk lë pa përmendur edhe rastin e Shqipërisë.

Ai i thotë Mannerheim se do të futej në Ballkan drejt Greqisë dhe Shqipërisë, pikërisht aty ku Italia kishte pushtuar. Në fakt Hitleri vetë nuk e ka konsideruar më parë Shqipërinë si një vend për tu pushtuar, por ai ishte krejtësisht kundër pushtimit të Shqipërisë nga italianët, prandaj së shpejti duhej të dërgonte forcat e tij në këtë vend.

Hitleri fliste i qetë rreth kësaj bisede private sepse ishte i sigurt që nuk po inçizohej, por dikush po dëgjonte me interes. Pjesa 05:30 e videos.

Biseda super-sekrete, nuk do ta besoni se çfarë ka thënë Adolf Hitler për Shqipërinë para 74 vitesh/Video Read More »

Arsyeja kryesore pse njerëzit mbyten në det, gabimi i madh që duhet ta fiksoni mirë në tru

Gjatë verës, shumica e njerëzve duan të shkojnë në plazh për t’u çlodhur apo për të shpëtuar nga vapa. Megjithatë, deti e në raste të tjera oqeani, mbartin rreziqe.

Rrymat ujore janë rreziku kryesor për “banorët e plazhit”, të cilat mund të sjellin pasoja fatale. Sipas statistikave për SHBA-në, rrymat janë afërsisht 100 për qind shkaktar të mbytjeve dhe për 80 për qind të shpëtimeve. Megjithatë, specialistët e fushës ofrojnë disa këshilla për frekuentuesit e plazheve.

1- Kur vala përplaset në një plazh, vala e mëparshme duhet të shkojë diku dhe rrjedha e tyre e kanalizuar në det është ajo që shkakton rrymat. Madhësia e tyre ndryshon. Rrymat zakonisht lëvizin deri në 1 metër, por ato mund të arrijnë edhe deri në 3 metër në sekondë, e cila është aq e shpejtë saqë nuk mund ta kalojë as një notar olimpik.

Kur një person përfundon në një rrymë të tillë të fuqishme, paniku mund ta nxisë ata të bëjë përpjekjen e gabuar duke notuar kundër saj për të dalë në breg. Është njësoj sikur një punë rutinë ta bëni duke u rraskapitur. Në vend që të rezistoni, mënyra më e mirë për të dalë është ta merrni diçka si rutinë; në çdo drejtim, por përpara.

Nëse e gjeni veten në mes të rrymës, filloni duke orientuar veten, ndërsa rrini me qetësi në ujë. Pastaj notoni paralelisht me bregun derisa të jeni jashtë tij. Shihni vendin ku një valë thyhet dhe kjo tregon se ajo po rrjedh në drejtim të plazhit.

Nëse nuk mund të përparosh, vazhdo të shkosh me ujë dhe të përpiqesh të tërheqësh vëmendjen duke tundur krahët. Njerëzit shpesh mbyten duke u përpjekur për të shpëtuar dikë tjetër.

2- Rrymat mund të ndodhin në çdo plazh përfshirë edhe në liqene. Këto rryma shpesh grumbullojnë rërë në breg. Uji që ngjitet bashkë me rërën, gjen shteg për t’u rikthyer sërish në det. Shpesh, rrymat krijojnë kanale pa valë larg në thellësi.

Fotoja më poshtë tregon një grafik se si ndodh. Në këtë rast mund të shikosh ikjen e rrymës duke parë mbeturinat ose bulëzat e ujit që largohen.

3- Shpesh uji në një rrymë mund të duket i qetë dhe njerëzit nuk ngurojnë të ngrenë çadrat e tyre pikërisht në këto vend. Shumica e njerëzve në një plazh në Florida për shembull, kishin vendosur batanijet e tyre përpara një rryme aktive dhe kur u pyetën pse zgjodhën atë vend, shumica e tyre mendonin se ishin më të sigurt, sepse ujërat ishin më të qeta.

Për shkak se rrymat shtytëse fluturojnë afër sipërfaqes, ato duken të dëmshme. Por, e kundërta është e vërtetë, pasi të tilla valë zakonisht të nxjerrin në breg ndërsa rrymat e thyera të mbajnë larg tij.
Fotoja më poshtë tregon një rast të tillë dhe pika C tregon si krijohet një kanal.

4- Rrymat normale janë të menaxhueshme, por ndonjëherë oqeani ose deti është tepër i zemëruar. Në SHBA për shembull, meteorologët paralajmërojnë njerëzit për stuhitë detare dhe jo vetëm në Shqipëri nuk ndodh shpesh, por gjithmonë duhet t’i merrni parasysh paralajmërimet dhe kur ju thuhet mos notoni, mos e bëni.

Arsyeja kryesore pse njerëzit mbyten në det, gabimi i madh që duhet ta fiksoni mirë në tru Read More »

Nuk keni për ta besuar! Frika më e madhe e shqiptarëve

Nëse duke e kaluar rrugën, qoftë në këmbë apo me veturë, një mace e zezë ua ‘pret’ rrugën, atëherë ju duhet ta ndryshoni drejtimin apo të ktheheni, pasi kjo është një shenjë e fatkeqësisë. Në mesjetë, macet konsideroheshin kafshë të shtrigave, kështu për të mos pësuar ndonjë fatkeqësi, ato edhe vriteshin.

E marta “e zezë”

Mendohet se e marta është dita kur Zoti krijoi të ligën, kështu, sipas më të vjetërve, nuk është mirë që të pastroheni natën e martë, të punoni punë dore apo punë të tjera.

Prerja e thonjve natën

Besëtytnia ndoshta më e çuditshme që ende besohet është për prerjen e thonjve të dorës dhe të këmbës natën ose përnjëherë. Sipas këtij besimi, nëse ju i prisni thonjtë e këmbës dhe të dorës përnjëherë, dikush do të vdesë në ditën tuaj të dasmës – apo do të ketë edhe dasmë edhe vdekje për një ditë.

Paratë

Besohet se nëse të kruhet dora e djathtë do të japësh para, por nëse të kruhet e majta, do të marrësh para.

Gëzimi

Thuhet se kur dy persona flasin përnjëherë fjalën e njëjtë rastësisht, do të gëzohen në një të ardhme të afërt ose dikush i shan.

Lemza

Ndoshta ende e dëgjoni thënien “po të përmend dikush” kur keni lemzë, por kjo nuk është asgjë më shumë se një reagim i pavullnetshëm i muskulit të diafragmës që sjellë daljen e një sasie ajri dhe në të njëjtën kohë mbylljen e epiglotës (hapësirës së laringut).

Akrepat e orës

A thua me të vërtetë mendon dikush për ju nëse kur shikoni orën akrepat e saj janë një mbi një? Por, tani në kohën e celularëve të mençur, disa besojnë në fatin e numrave të orës në celular, p.sh kur ora është 11:11, 15:15 etj.

Patkoi i kalit

Besohet se patkoi i kalit i vendosur në derën e hyrjes në shtëpi e mbron shtëpinë nga krijesat e liga dhe sjellë fat e pasuri. Por, sigurohuni që patkoi të jetë i vendosur në këtë mënyrë, pasi në anën tjetër pasuria do të ju ‘derdhet’ e tëra.

Hurma në kuletë

Ka shumë vite që besohet se të mbash një bërthamë të hurmës në kuletë, kuleta juaj nuk do të mbetet kurrë pa para. Por, a mund të fitosh para pa punuar?

Pasqyra e thyer

Thuhet se pasqyra e thyer ka fuqi që të sjellë gjëra të këqija në jetë, që nëse shikoheni në të, fati u ‘shtyhet’ për shtatë vite.

Nuk keni për ta besuar! Frika më e madhe e shqiptarëve Read More »

Lajmërimi i fundit: Sapo u zbulua misteri më i madh i njerëzimit

Tani, një raport i ri sugjeron se këto gropa misterioze, mund të jenë të lidhura me misteret e Trekëndëshit të Bermudës. Zbulimi i disa kratereve misterioze në Siberi, në fillim të këtij viti, bëri që të dalin një valë spekulimesh në lidhje me origjinën e tyre.

Megjithatë, shumë shkencëtarë të tjerë sugjerojnë se ky mekanizëm, nuk shpjegon zhdukjet e shumta që kanë ndodhur në Bermuda, i cili është një vend që nuk është provuar ende se ekziston.

Në korrik, studiuesit siberianë zbuluan një krater të madh në Gadishullin Yamal, që ndryshe mund të quhet “fundi i botës”.

Më vonë, dy kratere të tjera u gjetën, një në zonën Taz, dhe një tjetër në Gadishullin Taymyr. Origjina e tyre mbetet ende një mister.

Shkencëtarët rusë raportuan në revistën “Nature” se, lirimi i gazrave shpërthyes të bllokuar, të quajtur metan, kishte gjasa që të krijonte këto gropa të mëdha.

Ky konkluzion u arrit pasi u provua që, ajri pranë kraterit përmbante përqendrime jashtëzakonisht të larta të metanit, thanë ata.

Trekëndëshi i Bermudës është një zonë që thonë se ekziston në Oqeanin e Atlantikut të Veriut në mes të Bermudës, Floridës dhe Porto Rikos. Por shumë të tjerë e kundërshtojnë ekzistencën e tij.

Lajmërimi i fundit: Sapo u zbulua misteri më i madh i njerëzimit Read More »