Kuriozitete

Hëna e zezë/ Meri paralajmëron këtë shenjë horoskopi për luftë ekzistence

Astrologe Meri njofton se kundërshtimi i planetit “Mërkuri” me Hënën e zezë dhe “Marsin” do sjellë një përballje vlerash, shpërbërje ose ndarje. Lidhja me të shkuarën dhe mos shkëputja dot prej saj mund të jetë momenti më i vështirë duke sjellë kujtime të vështira, frikë dhe pasiguri.
E kaluara dhe njerëzit që kerkojne të na mbajnë aty mund të na çojnë drejt një cikli faull në jetën tonë, njofton Meri.

Shigjetarin Meri e paralajmëron se do i kthehet luftës për ekzistencë dhe nuk përjashtohet mundësia që të bien poshtë pas një ngritjeje lart.

“Shigjetari do duhet ti kthehet edhe nje here luftes per ekzistence pasi ngritja larte ka disa faza ku renia poshte nuk perjashtohet”, njofton Meri.

Hëna e zezë/ Meri paralajmëron këtë shenjë horoskopi për luftë ekzistence Read More »

“Si në 1967-ën!” Parashikimi i frikshëm i një viti më parë për tërmetet

Një tërmet i fuqishëm shkundi Tiranën dje paradite, por është ndier i fortë edhe në disa qytete të tjera të vendit, si Durres, Fier, Vlorë, Shkodër.

Lëkundjet kanë shkaktuar panik te banorët në Tiranë, të cilët kanë lënë shtëpitë dhe zyrat e kanë dalë në rrugë. Tërmeti ka shkaktuar edhe probleme me internetin dhe telefoninë në vend.

Ndërkohë, kujtojmë se një vit më parë kur Shqipëria u përfshi nga zjarret e shumta, kreu i Emergjencave Civile, Shemri Prençi, gjatë një konferencë për shtyp, paralajmëroi se pas zjarreve vendi rrezikon tërmete si ato të vitit 1967.

Ai u shpreh se “pas një vere të nxehtë lind një problem i rrezikshëm… së pari do të kemi parasysh që periudha e ripërsëritjeve të tërmeteve është me kohë dhe limite të përcaktuara. Duke llogaritur tërmetet e vitit 67 në periudhën e kthimit një herë në 50 vite, ne përkojmë me rrezikshmërinë e lartë të tërmeteve në Shqipëri në të dy korridoret Elbasan, Tiranë, Shkodër, Dibër, Korçë etj”.

Sipas tij “ne duhet të jemi të kujdesshëm në raport me situatat e pritshme, kanë nisur lëkundjet e para në rajonin e Elbasanit, kryesisht në Qukës. Do t’i lutemi Zotit të mos ketë pasoja por ne duhet të jemi të përgatitur sepse ekziston rreziku i tërmeteve në 2017 dhe në fillim të 2018 siç parashikohet dhe nga Gjeoshkenca”.

Në 30 nëntor 1967 u përshi nga tërmetet zona Dibër-Librazhd, duke shkatërruar 177 fshatra, ku gjetën vdekjen 12 veta dhe 174 të tjerë u plagosen. Karakteristike e këtij tërmeti është thyerja e tokës me gjatësi mbi 10 kilometra e zhvendosja vertikale e dheut deri në 50 centimetra.

“Si në 1967-ën!” Parashikimi i frikshëm i një viti më parë për tërmetet Read More »

9 kokrra mjaftojnë! Çfarë do ndodhë në të ardhmen me ju, zbulojeni me anë të misrit

Ka metoda të ndryshme, të vjetra, për gjoja parashikimin e fatit, duke filluar nga shpatulla e pulës, filxhani i kafesë, fasulet, por edhe misri

Mendohet se parashikimi i fatit në misër e ka prejardhjen nga populli i lashtë amerikan vendas i inkasve, ku misri konsiderohej bimë e shenjtë, simbol i universit dhe dhuratë e perëndeshës Nënëmadhe

Për parashikimin e fatit me anë të misrit duhet të përzgjidhet një shtalb i bukur, i shëndetshëm, me tetë rreshta vertikalë. Nga ai merren 41 kokrra dhe vendosen në një grup, ku mbi ta vendoset një shenjë e personit të cilit i parashikohet e ardhmja (ndonjë pe nga rrobat, qime, pullë). Më pas, me dorën e djathtë kokrrat e misrit përzihen tri herë, fryhet në to dhe thuhet ndonjë fjalë magjike.

Pasqyra e fatit

Më pas grumbulli i kokrrave ndahet në tri grupe më të vogla, nga të cilat numërohen nga katër kokrra. Pjesa e mbetur nga tri grupet renditet nga e majta në të djathtë dhe kjo paraqet rendin e parë.

Rendi i dytë formohet ashtu që kokrrat e mbetura të misrit përsëri tubohen, përzihen dhe ndahen në tri grupe, ku më pas numërohen nga katër kokrra. Nga pjesa e mbetur fitohet rendi i dytë, i cili po ashtu renditet nga e majta në të djathtë. Edhe për rendin e tretë vlen rregulla e njëjtë si edhe për dy rendet e mëparshme.

Rendi i parë i kokrrave të misrit quhet pjesa fillestare (apo ballore), rendi i dytë mesi, derisa rendi i tretë quhet prag. Grumbulli në anën e majtë paraqet rendin femëror, e në të djathtë mashkullor. Grumbulli në mes quhet zemër. Nga këto nëntë grupe jepet përgjigja vetëm në një pyetje, e për çdo pyetje të re, misri duhet të renditet përsëri.
Shenjat e mira:

Kur në pjesën fillestare formohen tri grupe me gjithsej nëntë kokrra, pa marrë parasysh se sa kokrra ka secili grup; kur në grupin e zemrës gjenden dy kokrra, e në anën tjetër nga tri;  kur në prag, në grupin e mesëm bien tri kokrra, e anash nga një; kur në secilin nga nëntë grupet gjenden nga tri, apo katër kokrra (një shenjë e jashtëzakonshme)!

9 kokrra mjaftojnë! Çfarë do ndodhë në të ardhmen me ju, zbulojeni me anë të misrit Read More »

Letra e mësuesit në pension është duartrokitur nga shumë njerëz. A jeni dakord?

Shumica e njerëzve kanë mendimin e tyre për sistemin shkollor dhe edukimin e fëmijëve. Një profesor në pension i shkroi një letër një gazete për t’i dhënë një mendim që po bën xhiron e rrjetit. Më poshtë mund të gjeni përkthimin e asaj që mësuesi ka shkruar:

“Si mësues në pension, jam i lodhur nga të gjithë njerëzit që nuk dinë asgjë për shkollat ​​publike, të cilët nuk kanë qenë aty kohët e fundit, ose që besojnë se mund ta përshtatin sistemin tonë të arsimit.

Mësuesit nuk janë problemi! Prindërit janë problemi, shkruan ShkodraNews. Ata nuk u mësojnë fëmijëve sjellje të mira dhe as nuk u mësojnë atyre se çfarë është respekti ndaj të tjerëve; fëmijët as nuk kanë njohuri të përgjithshme se si të bashkohen me njerëzit e tjerë.

Fëmijët vijnë në shkollë me këpucë që kushtojnë më shumë se veshja e mësuesit dhe, në të njëjtën kohë, nuk kanë letër ose lapsa për mësimin.

Kur dikush flet për shkollat ​​që kanë “dështuar”, ata nuk përpiqen të shikojnë prindërit dhe fëmijët. A shkojnë nënat dhe baballarët në mbledhjet e prindërve? A flasin rregullisht me mësuesit? A sigurohen që fëmijët të përgatiten dhe të kenë materialin e nevojshëm? A sigurohen që fëmijët të bëjnë detyrat e shtëpisë? A kanë një numër telefoni të mësuesit?

A i marrin nxënësit shënimet në klasë? A i kryejnë detyrat e tyre? A dëgjojnë ata gjatë mësimit apo është nxënësi që shqetëson dhe bezdis të tjerët?

Kur të merren parasysh të gjithë këta faktorë, kuptohet se nuk është shkolla që ka dështuar, por prindërit. Mësuesit nuk mund të bëjnë punën e tyre dhe atë të prindërve të fëmijëve. Përderisa prindërit nuk bëjnë punën e tyre, asgjë nuk mund të përmirësohet!”.

A jeni dakord me mendimin e mësuesit? Lini një koment dhe mos harroni të ndani letrën me miqtë tuaj për të njohur mendimin e tyre.

Letra e mësuesit në pension është duartrokitur nga shumë njerëz. A jeni dakord? Read More »

Mamaja tmerrohet nga mesazhet e së bijës 10-vjeçare, vë duart në kokë nga ajo që lexon

Mamaja e një vajze 10-vjeçare u tmerrua kur zbuloi mesazhet e së bijës me një prej shokëve të saj të klasës.
Gruaja, e cila nuk ka preferuar të identifikohet, gjeti disa mesazhe mjaft shqetësuese në telefonin e vajzës së saj të vogël. E reja ishte duke komunikuar me një shokun e saj të klasës, i cili i kërkonte që ajo t’i dërgonte foto lakuriq.

Në mesazhet që i dërgonte, ai i kërkonte të ishte pak më shumë seksi dhe me foto më joshëse, provokuese.

Pasi arriti të zbulonte mesazhet, ku dy të rinjtë flisnin për tema “të nxehta” në Instagram dhe ai i kishte dërguar edhe foto të tijat, vajza shpërtheu në të qara.

Mamaja e saj thotë:

E dija për këtë djalë që e kishte shok në shkollë dhe që pëlqeheshin. Ishin “të dashur”. Ime bijë përdor telefonin e saj për të komunikuar me shokët dhe shoqet e saj, por kur zbulova këto mesazhe ngela e tronditur. Nuk po bëjnë ndonjë gjë të madhe, ama janë vetëm 10-vjeç. Çfarë mund të pres më shumë prej tyre në të ardhmen?”

Mamaja tmerrohet nga mesazhet e së bijës 10-vjeçare, vë duart në kokë nga ajo që lexon Read More »

Gay lind apo bëhesh? Flet mjeku androlog dhe na i sqaron njëherë e mirë

Mbi debatin e LGBTI-së, andrologu Evin Dani deklaron se janë bërë një sërë studimesh që në fillim të shekullit 20 për të zbuluar shhkaqet e orientimit seksual të njerëzve.

Sipas tij, edhe pas shumë vitesh, ende nuk është provuar një lidhje e qartë nëse njerëzit lindin gay ose lesbike apo bëhen gjatë jetës.

”Studimet e andrologëve ka qenë shumë të gjera për të përcaktuar me saktasësi nëse është patologji e lindur apo e fituar. Kanë qenë pro dhe kundër. U matën njëherë për sistemin androkin, hormohet. U matën u bënë studime në vitet 40-45, ku i kuronin dhe me testosteron.

Pas shumë studimesh, nuk kanë sjellë asnjë lloj rezultati nëse këta janë të lindur. U bënë studime në drejtim të trurit, jo me skaner, duke matur kromozohet.

Nuk patën sukses. Nuk mund të themi që ka lindje, por nuk mund të themi që është i fituar”, deklaroi andrologu Evin Dani gjatë emisionit ‘Zonë e Lirë’.

Gay lind apo bëhesh? Flet mjeku androlog dhe na i sqaron njëherë e mirë Read More »

Berati dhe Skrapari, 90% të fshatrave i kanë me emra sllavë, Çorovoda quhet (Uji i Zi)

As diktatura nuk i ndryshoi
Shumica e fshatrave në Shqipëri, kanë emra me kuptime traditash, profesionesh, objektesh e produktesh natyrale të huaja dhe shumë pak prej tyre kanë emra shqiptar, sidomos zonat në kufirin tokësor grek e sllava, por dhe në zonat brenda vendit.

Me mendimim për të shuar kurizitetin për gjëra që ndoshata nuk dihen, sot po publikojmë origjinën e ermave të fshtarave në Berat e Skrapar, të cilët në masën 90% janë emërtesa në gjuhën sllave, madje edhe katër qytezat e këtij qarku, kanë emra sllavë si Kuçovë, Uznovë, Poliçan dhe Çorovodë. Emri Poliçan vjen nga sllavishtja “fushë e pjerrët”, por dhe emri Çorovodë vuen nga sllavishtja dhe ka kuptimin “Uji i zi”

Fshatrat në Skrapar e Berat kanë emra titpik sllav si Terpan, Drobonik, Qereshnik, Rehove, Vodicë, Çepan, Drenovicë, Samatic, Polizhan, Vokopol, Bistrovic, Karkanjoz, Gjogovicë, Dobrenj, Roshnik, Gjergjov, Bogovë, Blezenc, Dobruzhë, Bilç, Gjoroven, Galin, Mbreshtan, Sinjë, Çorogjaf, Velabisht e shume emra të tjerë.
Këto emra janë vendosur qindra vite më parë prej “bredharakëve” sllavë nëpër Shqipëri, shumcia e ët cilëve “nguleshin” në zona të pa banuara dhe krijonin fshtara sipas fiseve, mjediseve e objekteve natyrore, të emërtuara në gjuhën e tyre dhe të tilla kanë mbetur edhe pse evadimet sllave kanë ikur prej andej 200 e ca vite më aprë.

Emrat sllavë të fshatarve në Berat e jo vetëm në Berat, “çuditërsiht” nuk i ndryshoi as regjimi komunist, por i la siç ishin, ndërkohë që Greqia, në vitin 1936 i ndryshoi të gjithë emërtimet e fshatrave dhe qyteteve të saj që kishin emra sllavë, madje edhe në Dropull në Jug të Shqipërisë, duke zëvendësuar me emra grekë./Pamfleti

Berati dhe Skrapari, 90% të fshatrave i kanë me emra sllavë, Çorovoda quhet (Uji i Zi) Read More »

Një rast i rrallë! Gjendet në Shqipëri një kafshë 110 milionë vjeçare/Foto

Një fole breshke, e njohur me emrin shkencor “caretta caretta”., është gjetur për herë të parë nga biologët, ndërsa vendi i folenizimit të vezëve mbahet sekret. Kërkuesit shkencorë në Shqipëri thonë se ky është rast i rrallë, por fatlum për ta.

Ishte një mësues, ai që njoftoi për gjurmët e çuditshme në rerë. Studiuesit zbuluan që ato i përkisnin breshkave detare, e cila kishte dalë për të lëshuar vezë.

Kjo nuk është evidenca e parë për folenizimin në Shqipëri, pasi në 2017-n janë gjetur të vegjël në gjirin e Drinit dhe në 2010-n vezë në fund të një vaske në Patok, ku mbahej një breshkë e marrë në studim.

Breshkat e detit kanë 110 milionë vite që notojnë në oqeane dhe dete.

Gjatë kësaj kohe, ato nuk kanë pësuar ndryshime. Janë aq të vjetra sa edhe dinosaurët, por ndryshe nga ata, breshkat jetojnë edhe sot. Kjo specie klasifikohet në rrezik zhdukjeje në rang global.

Prof. Doc. Idriz Hazhiu ka 47 vjet që merret me studimin e breshkave të detit, por kurrë nuk kishte parë folenizimin në Divjakë.

Një rast i rrallë! Gjendet në Shqipëri një kafshë 110 milionë vjeçare/Foto Read More »