Kuriozitete

Vlen më shumë se ari dhe aktualisht erëza më e shtrenjtë në botë, mund të bëni lekë pafund me këtë lule që tashmë rritet dhe në Shqipëri!

Lule shafrani, e cila vlerësohet si një prej erëzave më të shtrenjta në botë, kultivohet edhe në Kosovë. Kjo lule, përpunimi i së cilës kërkon mund dhe durim, vlerësohet se është “më e vlefshme se ari”.

Shafrani është një lule ngjyrë vjollce që vjen nga familja Iridaceae, në brendësi të së cilës gjenden tre fije të verdha të quajtura mashkullor dhe tri stigmat të kuqe, të cilat e përbëjnë edhe pjesën kryesore të kësaj luleje. Ndryshe nga cikli i zhvillimit të bimëve tjera të cilat aktivizohen në pranverë, lule shafrani aktivizohet gjatë vjeshtës. Për kultivim nevojitet klimë dhe tokë e përshtatshme, si dhe mbi 400 metra lartësi mbidetare në vendin ku ajo mbjellet. Kosova ka eksportuar shafran edhe gjatë periudhës së Perandorisë Osmane Shafrani kultivohet edhe në qytetin verilindor të Kosovës, në Podujevë.

Kreu i kompanisë së përpunimit të shafranit, Favzi Sokoli në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) tregon se lulja e shafranit ka një histori dhe traditë shumëshekullore dhe se ajo është kultivuar dhe eksportuar nga Kosova që në shekullin e 15-të, kur Kosova ndodhej nën Perandorinë Osmane.“Qëllimi i kompanisë është që dëshirojmë ta ripërtërijmë këtë produkt, sepse kemi referenca të shkrimtarëve anglezë dhe amerikanë se qysh prej shekullit 15, pra gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, Kosova ka eksportuar shafran edhe mëndafsh në Evropë. Në bazë të shkrimeve historike të cilat i kemi gjetur, Kosova gjatë kohës Osmane është mbajtur vetëm me shafran dhe mëndafsh”, thotë Sokoli.

Sokoli njofton se tani në Kosovë ka 10 hektarë tokë ku mbjellet shafrani dhe se 2 hektarë prej tyre i përkasin kompanisë së tij. Sokoli thotë se ara në Podujevë, ku lartësia mbidetare është 630 metra, përgatitet paraprakisht dhe se mbjellja bëhet në muajin qershor. Ai tregon se fara vendoset 20 centimetra në thellësi të tokës dhe se preferohet që në një hektarë tokë të vendosen 500 mijë bubëza apo fara.Ai thotë se ndryshe nga bimët tjera, bulbat apo farat e shafranit mbjellen gjatë verës dhe se lulja del në tetor.

Mbledhja e luleve bëhet në orët e mëngjesit, kur këto lule janë të mbjellura, sepse sipas Sokolit fletat e saj e ruajnë kualitetin e shafranit, pra fijeve të kuqe (stigmës) të cilat do të përfitohen.“Lulja është ngjyrë vjollce dhe përbëhet prej 6 fletave, prej dy mashkullorëve ngjyrë verdhë dhe tri stigmave. Pjesa më e rëndësishme e lules është stigma që njihet edhe si shafran. Por nuk do të thotë se nuk është e rëndësishme edhe pjesa tjetër sepse përdoret për parfumeri dhe për higjienë”, deklaron ai.

Pas këputjes së tyre lulet e mbyllura të shafranit dërgohen në fazën e përpunimit, ku bëhet këputja e stigmave dhe tharja e tyre, të cilat përdoren në fazën finale.

“Lulja e shafranit vjen prej arës me arka, vendoset këtu nëpër shporta dhe punëtoret këtu i këpusin me gërshërë. Ne e marrim pjesën e sipërme të lules dhe i përdorim vetëm stigmat që janë vetëm tri fije”, tregon bashkëpronari i kompanisë Arbër Gërlica.

Gërlica tregon se pas tharjes produkti i pastër i shafranit vendoset në paketim inox me mekanizëm hermetik, e cila është një metodë e konservimit optimal të produktit. Ai thotë se këtu nuk përpunohen të gjitha lulet, por vetëm ato të zgjedhura, pra të kualitetit të parë dhe se 70 për qind e të gjithë përpunimeve deri në fazën e fundit bëhen me dorë.

“Tërë produkti është 100 për qind i pastër dhe 100 për qind shafran”, thotë ai, duke bërë të ditur se pjesa tjetër e luleve që mbesin kthehet në fushë, për ushqimin e saj.

Parandalon rreth 600 sëmundje dhe ka 175 efekte pozitive në trup

Gërlica thotë se ka arsye të shumta pse shafrani është i rëndësishëm dhe tregon se për përfitimin e një gram shafrani nevojiten rreth 150 deri në 180 lule.“Shafrani është objekt i rreth 5.600 studimeve shkencore, studimet prej universitete në Evropë dhe më gjerë. I parandalon rreth 600 sëmundje dhe ka 175 efekte pozitive në trup prej momentit që konsumohet. Ka edhe lëmi tjera ku përdoret, për shembull në kozmetikë, e kuzhinë sidomos është një erëz që përdoret prej restoranteve me renome ose kuzhinierëve që janë të famshëm dhe janë të njohur në nivelin botëror. Ka shumë efekte dhe është një bimë që nuk e ka treguar tërë potencialin e vet”.

Çmimi deri në 250 euro për gram

Gërlica thekson se shafrani, të cilin e quan si “ari i kuq”, ka një vlerë shumë të madhe dhe një kostos së lartë për shkak të punës dhe përkushtimit për të mbërritur deri te produkti final.Duke bërë të ditur se çmimi dallon në bazë të kualitetit, ai thotë se “Çmimi i shafranit varion, prodhuesit francez e shesin rreth 56-60 euro gramin. Ne kemi gjetur çmim deri në 250 euro për gram. Çmimi mesatarisht për një kualitet të lartë, nëse e marrim sasinë më të konsiderueshme varion prej 35 deri në 65 euro për gram”, deklaron Gërlica.

Ai thotë se tregu i shitjes së shafranit është fokusuar më shumë në Evropë dhe në shtetet aziatike dhe se për shkak të kostos së lartë nuk ka aq interesim për të në Kosovë.“Irani është prodhuesi numër një në nivel botëror, prodhues tjetër është edhe Greqia, prodhon një sasi më të vogël, Italia një sasi të konsiderueshme, disa kilogramë në vit, pastaj Franca që prodhon diku 20 kilogramë në vit”, thotë Gërlica, duke vënë në dukje se në botë ka shumë më shumë kërkesa për blerjen e shafranit, se sa që prodhohet.

Pas blerjes së tij, Gërlica thotë se shafrani duhet të ruhet në ambient të thatë dhe të errët dhe se në kushte të përshtatshme dhe ambalazhe të mbyllur, ku jetëgjatësia e tij zgjatë deri në 4-5 vite.

Ndërkaq, bashkëprodhuesi nga Belgjika, Herbert Jegers, thotë se aktorët e ndryshëm të kësaj fushe, sidomos në Evropë shprehin interesim për shafranin, posaçërisht për aspektin se ai është organik e jo konvencional.

Duke u shprehur se janë në kërkim të tregut për shitjen e shafranit në shtetet si Belgjikë, Holandë e Gjermani, Jegers thotë se duhet kohë deri sa shafrani të gjejë vendin e duhur në treg.“Në Evropë po rritet ndërgjegjja dhe vetëdija për produktet e shëndetshme. Kështu që edhe tregu për produktet organike po rritet. Njerëzit kërkojnë produkte të sigurta dhe ky është një treg që po rritet. Unë mendoj se për pak vite organiku do të jetë një standard për të gjithë Evropën”, thotë ai.

Vlen më shumë se ari dhe aktualisht erëza më e shtrenjtë në botë, mund të bëni lekë pafund me këtë lule që tashmë rritet dhe në Shqipëri! Read More »

Ndodhet në Elbasan, kush e prek këtë pemë për 1 moment mendon se po luan mendsh nga ajo që sheh, por pas saj ka 1 mister

Shpesh kemi dëgjuar lajme të çuditshme nga Elbasani, sidomos sa i takon kafshëve me shumë gjymtyrë apo me dy koka. Por këtë herë bëhet fjalë për një gjë ndryshe, një pemë të veçantë.

Në Elbasan ekziston pema që prodhon gjak. Bëhet fjalë për një dru shekullor që ndodhet mes fshatrave Zavalinë të Elbasanit dhe Kabash të Gramshit. Pema prodhon fruta të ngjashëm me manat, por brenda këtyre frutave të vegjël ka lëng flakë të kuq si gjaku. Sipas banorëve, fruti është i ëmbël dhe me një shije të veçantë.

Të moshuarit e lidhin atë me disa besëtytni si “pema me gjakun e Krishtit”, apo të tjerë me “kurbanin e Muhamedit”. Por për ata që kanë mësuar në shkollë, ai nuk është gjë tjetër veçse një man i zi.

Pavarësisht këtyre, frutat e pemës konsiderohen me vlera të larta për shëndetin dhe, për shkak të ngjyrës, kjo bëhet akoma më e besueshme. Është koha kur frutat janë pjekur, dhe mjaft banorë drejtohen për tek “pema e gjakut” për të shijuar frutat dhe për të konsoliduar shëndetin.

Ndodhet në Elbasan, kush e prek këtë pemë për 1 moment mendon se po luan mendsh nga ajo që sheh, por pas saj ka 1 mister Read More »

Vijat në kyçin tuaj tregojnë të vërteta të frikshme për jetën tuaj, numëro keni 3 apo 4

Vijat në kycin tuaj tregojnë me shumë nga çfarë mendoni. Ato shfaqen në pjesën e poshtme të duarve tona. Numri më i zakonshëm i vijave të rrathit për shumicën e njerëzve është dy deri në tre. Shumë pak njerëz me fat kanë vijën e katërt të rrathit.

Ato mund të kenë kuptime të ndryshme që lidhen me shëndetin, pasurinë, fatin, begatinë dhe famën tuaj.

Vija #1 : Vija e shëndetit

Vija e parë e duarve është më e rëndësishmja. Ajo është e vendosur afër pëllëmbës.Nëse kjo vijë është e qartë dhe e thellë, pa ndërprerje, apo boshllëqe, kjo do të thotë se do gëzoni shëndet të plotë në përgjithësi. Nëse vija është e dobët, e lidhur si me zinxhirë ose e thyer, mund të tregojë ndonjë problem shëndetësor.

Te gratë, kur vija e parë përkulet drejt bazës së pëllëmbës ose kur ajo është e prishur, tregon probleme gjinekologjike të tilla si vështirësi për të ngelur shtatëzanë, perioda të çregullta etj.Te meshkujt, ajo vijë sinjalizon probleme urinare, hormonale, prostate ose riprodhuese.

Vija #2 : Vija e pasurisë

Vija e dytë e dorës përdoret për të matur të ardhmen e individëve nga ana e pasurisë . Kjo vijë tregon për pasurinë tuaj, prosperitetin dhe lumturinë. Kjo vijë duhet të jetë e pandërprerë pa asnjë mangësi ose lidhje zinxhirësh. Nëse është shumë e përcaktuar pa ndonjë mangësi apo lidhje zinxhirore, shanset janë që jeta juaj të jeë e mbushur me burime të mira financiare. Ndërkohë çarjet tregojnë vështirësi financiare.

Vija #3 : Vija e suksesit

Ndërsa shumica e njerëzve kanë të paktën dy vija, jo të gjithë e kanë të tretën. Ajo lidhet me karrierën, suksesin dhe famën. Nëse vija juaj e tretë është e fortë dhe e vazhdueshme, ajo thotë gjëra të mëdha për jetëgjatësinë tuaj dhe kjo tregon që ndoshta do të keni një ndikim të jashtëzakonshëm tek njerëzit në jetën tuaj, si në shtëpi dhe në vendin e punës. Ju jeni një person që njerëzit do ta kujtojnë gjatë.

Vija #4: Vija e forcës

Vija e katërt është më e rralla nga të gjitha, jo shumë njerëz e kanë këtë në dorë. Nëse je një nga pak fatlumët që e kanë një vijë të katërt, do kesh një jetë të gjatë dhe të bukur. Kjo vijë shkon paralel me vijën e tretë dhe e plotëson atë. Një linjë e dukshme e katërt tregon një prani të fortë sociale dhe mund të thotë se do të keni shumë pasardhës.

Vijat në kyçin tuaj tregojnë të vërteta të frikshme për jetën tuaj, numëro keni 3 apo 4 Read More »

Janë 149, të gjthë kanë një baba. Do ju ikë truri nga ky burrë që nuk njeh limite

Gjykata Supreme e British Columbia i ka dhënë dënim me kusht dy burrave që bënin pjesë në sektin Mormon, pasi u dënua për poligami duke i kursyer nga burgu.

Winston Blackmore është shpallur fajtor për martesën me 24 gra, ndërsa gjykata gjeti se James Oler kishte pesë gra.

Dënimi gjashtëmujor i Blackmore do të shërbehet nën arrest shtëpie, por që i lejohet të shkojë në punë dhe të merret me emergjenca mjekësore. Kurse Oler është tre muaj arrest.

Të dy përballen me 12 muaj lirim me kusht.

Blackmore i cili ka 149 fëmijë me gratë e tij e ka bërë të qartë se asnjë dënim nuk do ta ndalojë atë nga praktikimi i besimit të tij.

Ata i përkasin Kishës Fundamentaliste të Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Janë 149, të gjthë kanë një baba. Do ju ikë truri nga ky burrë që nuk njeh limite Read More »

Hashashi ngel prapa, Shqipëria po bëhet “zonja” e një droge më të fortë

Raporti vjetor i Drogave 2018, i sapopublikuar nga UNODC (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet), nuk ka pasur ndonjë risi për Shqipërinë, sa i takon tregut të Kanabisit.

Ky raport tregon se Shqipëria dhe Holanda janë dy vendet më të përmendura për trafikun ndërkombëtar të barit të kanabisit të ndjekura në distancë nga Çekia.

Por çfarë thotë raporti në lidhje me trafikun e heroinës në vendin tonë?

Në hartën globale, Shqipëria është e përfshirë në rrugën e trafikimit të heroinës nga Azia, me origjinë nga Afganistani, që kalon përmes Turqisë dhe më pas i drejtohen Europës Perëndimore, raporton Monitor.

Bullgaria është një tjetër shtet që përfshihet në këtë gjurmë.

Raporti i referohet zhvillimeve të vitit 2016.

Shqipëria dhe Holanda raportuan asgjësimin më të madh të bimëve të kanabisit në Evropë gjatë viteve të fundit (Shqipëria raportoi asgjësimin e 5,205 fushave në vende të hapura me një total prej 2,536,288 bimë kanabis në vitin 2016 dhe Holanda njoftoi asgjësimin e 5,856 plantacioneve të brendshme me gjithsej 994,068 bimë të kanabisit.), sipas raportit të UNODC

Shqiptarët përmenden edhe për aktivitetin jashtë vendit, ku në Belgjikë, grupe nga Shqipëria përdorin “zonjat” lokale për të kontrolluar femrat që janë trafikuar për shfrytëzim seksual dhe për t’u siguruar që ato transportojnë drogë.

Ky është viti i tretë radhazi që Shqipëria përfshihet në raportin botëror të drogave. Në raportit e vitit 2017, Shqipëria, përmendej si një nga vendet kyçe në trafikimin, prodhimin e barit të kanabisit, madje dhe përdorimin e substancave të forta psikotike nga të rinjtë. Shqipëria përmendej gjithashtu një nga vendet me evidenca të forta në përfshirjen e grupeve të krimit të organizuar në trafikun e heroikës, kokainës dhe kanabisit.

Hashashi ngel prapa, Shqipëria po bëhet “zonja” e një droge më të fortë Read More »

Njihuni me fshatin shqiptar, ku jeton vetëm 1 banor dhe jetesën e çuditshme që ai bën

Nëse ne jemi mësuar të kemi miq, fqinj, të shkëmbehemi me njerëz në rrugë apo të jetojmë pranë familjarëve tanë, dikush ka preferuar të jetojë për çdo ditë i vetëm.

Bëhet fjalë për 70- vjeçarin Sabit Maliqi, që jeton në fshatin Graxhanik të Kosovës, shtëpia e të cilit gjendet buzë një përroi.

Në një reportazh për RTV21 i moshuari tha se është i kënaqur dhe nuk pranon kurrsesi ta lërë jetën e fshatit.

“Dy ditë në Prishtinë më duken si dy javë. ”

Maliqi është mësuar me vetminë dhe me t’i bërit gjërat vetë. Ai gatuan dhe kujdeset për gjithçka tjetër që i siguron ushqim.

Për shkak të rrugës së keqe, e cila mund të kalohet veçse me traktor 70- vjeçari rrallëherë lëviz nga fshati i tij.

“Sabiti është interesant. Edhe ne befasohemi se si e organizon jetën. Me përjashtim të 3 muajve verë nuk ka mundësi asnjëherë tjetër të lidhet me rrugën kryesore. E para për shkak të baltës dhe e dyta sepse bie borë shumë. ” tha njëri prej banorëve të një fshati fqinj.

Njihuni me fshatin shqiptar, ku jeton vetëm 1 banor dhe jetesën e çuditshme që ai bën Read More »

Ngjarja e rrallë që pritet të shënojë histori do ndodhë në korrrik! Mësoni detajet

Hëna e Përgjakshme muajin e ardhshëm do të jetë eklipsi më i gjatë hënor i shekullit, kanë paralajmëruar astronomët, para hënës së plotë që do të ndodh në korrik.

Hëna e Përgjakshme dhe eklipsi total i hënës do të jetë si asnjë eklips tjetër që ka ndodhur që nga viti 2001 e që do të ndodh ndonjëherë deri më 2100.

Eklipsi do të zgjatë një orë e 43 minuta – rreth 40 minuta më gjatë se çdo eklips tjetër deri më tani

Sipas astronomit Bruce McClure i EarthSky.org, eklipsi do të ndodh diku rreth orës 20:22.

Eksperti i hapësirës tha: “Hëna e plotë e korrikut përfaqëson eklipsin më të gjatë hënor të shekullit 21 në natën e 27-28 korrikut, që do të zgjasë një orë e 43 minuta”.

Gjatë eklipsit, kur hëna të kalojë nëpër hijen e Tokës, hëna do të marrë një ngjyrë të kuqe në të portokalltë, në vend se të zhduket tërësisht nga syri i njeriut.

Ngjarja e rrallë që pritet të shënojë histori do ndodhë në korrrik! Mësoni detajet Read More »

Do ju ecë jeta në të gjitha drejtimet. 3 shenjat që do ju ndriçojë fati këtë javë

Sipas ekspertëve, janë pikërisht këto 3 shenja të horoskopit që këtë javë do kenë fat dhe do i ecin gjërat në shumë fusha.

Bëhet fjalë për: gaforren, luanin dhe bricjapin.

  1. Gaforrja

Kur dielli është në shtëpinë tuaj të parë, ju jeni të ngarkuar me energji drejt veprimeve. Këtë javë, prania juaj po rrezaton fuqinë dhe gaforrja do të vazhdojë të ketë këtë efekt në  javët e ardhshme. Tani  është koha për të marrë çdo mundësi, pasi  nuk do të zhgënjeheni.

  1. Luani

Do të ndiheni të detyruar të angazhoheni në biseda stimuluese dhe  të angazhoni një audiencë me mendjen tuaj të mprehtë. Me kaq shumë ide të shkëlqyera që rrjedhin nga mendja juaj, nuk ka asnjë mënyrë që ju të mos ndiheni të frymëzuar për të përqafuar suksesin këtë javë.

  1. Bricjapi

Nuk është gjithmonë e lehtë për ju të rrëmbeni emocionet tuaja dhe t’i përdorni ato. Megjithatë, sipas intv.al dëshirat tuaja më të thella dhe talentet e fshehura do të notojnë në sipërfaqe. Këtë javë  do të jeni në gjendje të merrni të gjitha vendimet e duhura, të angazhoni  të gjitha lëvizjet e duhura dhe të ndiheni plotësisht të angazhuar me vetëdijen tuaj. E gjithë kjo do të ndihmojë në luftën kundër efekteve të Diellit kundër Saturnit, planetit tuaj sundues.

Do ju ecë jeta në të gjitha drejtimet. 3 shenjat që do ju ndriçojë fati këtë javë Read More »