Kuriozitete

Flamuri shqiptar i dizenjuar në markën e çantave më të famshme në botë, çmimi marramendës

Simboli i shqiponjës dy krenare, kohëve të fundit është bërë ndër simbolet më të famshme në botë, janë artistët shqiptarë që me plot krenari kryqëzojnë duart për të bërë “shpendin”.

Së fundi ishin edhe futbollistët Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri atë të cilët në lojën mes Zvicrës dhe Serbisë, pas shënimit të golave kundër Serbisë, me plot krenari festuan me simbolin e shqiponjës. Ndërsa dënimi i FIFA-së për këtë festë rezultoi si nxitje ndaj njerëzve të cilët në përkrahje të lojtarëve e kundër këtij dënimi të padrejtë festuan me simbolin shqiptarë gjithandej në botë.

Por, logoja e flamurit shqiptar me shqiponjën dy krenare është vendosur edhe në çantat e markës më të shtrenjtë në botë.
Çantë nga lëkura ngjyrë kafe, ku sipër saj janë qëndisur pjesë më të kuqe dhe sipër të kuqes gjendet shqiponja dy krenare, është njëra nga modelet e shumta të markës së njohur botërore, por njëkohësisht edhe më të shtrenjtës, Louis Vuitton.

Kjo çantë e cila është dizajnuar nga Jay Ahr, përmban edhe shiritat e sipërm të rrumbullakët, një zinxhir të lartë, një ndarje kryesore, një valixhe të varur dhe ajo që bie më së shumti në sy është një logo e shtypur dhe një dizajn të flamurit të qëndisur shqiptar e që duket tejet e bukur.

Kjo çantë mban shifrën rreth 10 mije dollarë. Çanta është qëndisur nga Jay Ahr në prill të vitit 1986 në Francë.

Flamuri shqiptar i dizenjuar në markën e çantave më të famshme në botë, çmimi marramendës Read More »

S’do ta besoni se ku ka përfunduar statuja gjigante prej bronzi e Enver Hoxhës!

Pak ditë më parë në Shqipëri u shënua përvjetori i rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës.

Po ku përfundoi statuja gjigante prej bronzi e Enver Hoxhës?

Sipas gazetarit gjerman Heinrich Thies, me bronzin e diktatorëve është derdhur shtatorja e Georg Christoph Lichtenberg.

Një vepër e realizuar nga skulptori shqiptar Fuat Dushku dhe vendosur në Göttingen, më datë 1 korrik 1992.

Gazetarja dhe pedagogia Jonila Godole, përmes një postimi në “Facebook”, bashkangjit linqet e gazetës dhe Muzeut të Göttingen.

Duke e konsideruar të pabesueshme, Godole citon një gazetare të “Deutsche Welles” dhe materialin e gjetur në faqet e mësipërme.

“Me bronzin e Enverit, Stalinit dhe Leninit u ngrit statuja e fizikanit dhe filozofit të shquar gjerman, G.C.Lichtenberg’, tregoi gazetarja e ‘Deutsche Welle’, Vilma FilajBallvora në aktivitetin për nder të 20 shkurtit 1991 dhe rolit të gazetarëve.

Bëra një kërkim të vogël te mediat gjermane dhe gjeta këto informacione: Statuja 1.5 m e lartë u vendos në qytetin Göttingen në datën 1 korrik 1992, me rastin e 250-vjetorit të lindjes së filozofit.

Statuja i ishte porositur dhe paguar nga botuesi Tete Böttger te skulptori shqiptar Fuat Dushku (1930-2002), i cili e gdhendi atë, duke përdorur bronzin e statujave të Enver Hoxhes, Stalinit dhe Leninit. Tragjikomike! – Një personalitet si Lichtenberg derdhet në bronzin e tri prej figurave më famëkeqe të historisë botërore.

Kush i menaxhonte copat e statujave të rrëzuara? Mund t’i kishim ricikluar vetë dhe ngritur dikur një memorial gjigant në emër të demokracisë, që Enveri me shokë nuk e deshën kurrë të vendosej… ose një memorial kundër tij”, shkruan Godole, e cila e ka vizituar shpesh jo vetëm qytetin, por edhe monumentin e filozofit, pa e ditur origjinën e tij.

NGA BRONZI SHQIPTAR SI U KTHYE ENVER HOXHA NË KURRIZDALIN LICHTENBERG

I adhuruar dje, i urryer sot, njerëzit po i hedhin idhujt e vjetër prej bronzi dhe guri nga piedestali dhe po i presin në një mijë copë. Dje Zot, sot një hekurishte. Ky ishte fati i diktatorit të republikës marksiste terroriste të Shqipërisë, Enver Hoxha.

Kudo, në të gjithë vendin u vendosën monumentet e njeriut më të fuqishëm të Shqipërisë. Dymbëdhjetë metra lartësi, statuja e tij praruar shquhej prej të gjitha rrugëve të Tiranës. Është e qartë se mbetjet e tiranit nuk janë thjesht hedhur. Materiali është tepër i çmuar. Megjithatë, nuk ndodh çdo ditë që mbetjet e sundimtarit të rënë, thjesht të shkrihen dhe me to të krijohet një memorial i ri.

Sidomos kur një diktator shqiptar bëhet një intelektual gjerman. Botuesi nga Göttingeni, Tete Böttger, i ra në gjurmë këtij lloj riciklimi monumentesh. Meqë shkrimtari i aforizmave dhe natyralisti Georg Christoph Lichtenberg do të bënte 250 vjeç më 1 korrik dhe meqë qyteti i tij i lindjes, Göttingen, deri më tani kishte bërë shumë pak për të përkujtuar zbuluesin me famë botërore, Boettger porositi një statujë të Lichtenberg në Shqipëri. Edhe pse atje thuajse mungonte gjithçka, nuk kishte mungesë bronzi.

Botuesi kishte zbuluar se atje gjendeshin reliktet e “heronjve të vjetër”, që nga Hoxha te Stalini, dhe nga ana tjetër mund të gjeje skulptorë të klasit të parë, që ishin në pritje për t’u dëshmuar artin e tyre, idhujve të rinj. Dhe kështu, Tete Boettger, i cili organizoi një ekspozitë të Horst Janssen në Tiranë, në vitin 1989 u takua me mjeshtrin shqiptar Fuad Dushku dhe ra në një marrëveshje me të. Veçanërisht për punën e tij të porositur, Böttger përktheu aforizmat e dijetarit në gjuhën kombëtare.

Për t’i dhënë skulptorit një koncept më të qartë të profesorit të Göttingenit, ai i prezantoi atij portrete të ndryshme, të aforistit gjuhëmprehtë. Boceti i parë i artistit ishte megjithatë zhgënjyes, raporton Albeu. “Një përzierje e Enver Hoxhës me Kumbarin”, kujton botuesi. Duart e tij ishin shumë të forta për një intelektual dhe shikimi i tij ishte tepër heroik.

Pas një pune këmbëngulëse bindëse, më në fund Dushku, i cili më parë kishte gdhendur vetëm heronj, ra dakord madje, t’i bënte edhe një gungë mendjendriturit gjerman. Ndërkohë, bronzi është pothuajse gati dhe prototipi në allçi ka marrë formë:

Tashmë në podium nuk qëndron më një sundimtar, por një xhuxh kurrizdalë me pantallona – Porositësi është i kënaqur. Studentët e Dushkut do t’i japin Lichtenbergit prekjen përfundimtare sepse vetë mjeshtri nuk është shëruar plotësisht nga një atak. Së shpejti, monumenti do të sillet me një kamion nga Shqipëria në Hanover.

S’do ta besoni se ku ka përfunduar statuja gjigante prej bronzi e Enver Hoxhës! Read More »

Si bëhej plazhi në komunizëm/ Çadër me vete, djath e shalqi dhe… radio Iliria

Durrësi ka pasur plazhin më të frekuentuar në vitet ’60’ 70.

Një kthim pas në kohë, atëherë kur plazhi ishte i vetmi vend ideal për të pushuar, për të demonstruar trupat e bukur apo për të krijuar miqësi të reja, do na kujtojë edhe njëherë panoramën e asaj kohe.

         

Si bëhej plazhi në komunizëm/ Çadër me vete, djath e shalqi dhe… radio Iliria Read More »

Ky ishte Shqiptari më i kërkuar nga Amerikanët/ Fliste 18 gjuhë dhe të gjitha në mënyrë të mençur!

Në vitet ’20 në Shqipëri do të vinte një mision amerikan që do të angazhohej për të kapërcyer pasojat e Luftës së Parë Botërore. Misionarët e Kryqit të Kuq Amerikan do të ofronin strehim, ushqim, vizita mjekësore e arsimim për popullatën shqiptare

Shqiptari i shumëkërkuar nga misionarët amerikanë në vitet ’20: Ai është një xhevahir, flet 18 gjuhë dhe të gjitha në mënyrë të mençur! Në misionin e tyre, ata do të asistoheshin nga shqiptarë të ndryshëm të cilët do të ofronin shërbimet e tyre për sigurinë fizike, transportin, përkthimin etj. Gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, misionarët amerikanë do të dokumentonin me foto punën e tyre e do të jepnin përshtypjet e tyre për vendin.

Aftësitë gjuhësore të shqiptarëve e sjellja e tyre do t’i impresiononte misionarët e huaj e për këtë qëllim ata do të bënin vlerësime pozitive. Në listën e personazheve që misionarët i kanë cilësuar si të jashtëzakonshëm ishin edhe dy përkthyes.

Në arkivin e Librarisë së Kongresit Amerikan gjendet fotoja e përkthyesit kryesor që quhej Kolë. Ai konsiderohej nga misionarët amerikanë si një burrë i ndershëm e i besueshëm. Kola kishte punuar për 30 vite në konsullatën e Francës në Shkodër ndërsa në vitin 1920 i ishte bashkuar misionit të Kryqit të Kuq si përkthyes dhe si mesazher konfidencial.

“Të gjithë punonjësit e misionit amerikanë shprehen se ai është një “xhevahir” dhe ky është një kompliment i madh për një burrë që i vjen doresh” shkruhet në diçiturën që shoqëron foton. Reputacioni i tij do të dilte edhe jashtë vendit, ku gazeta amerikane do të shkruanin për aftësitë e shqiptarit që fliste 18 gjuhë të ndryshme “në mënyrë të mençur”.

Artikulli i gazetës amerikane do të evidentonte faktin se Kola, me aftësitë e tij komunikative, arrinte të ishte ndërmjetës mes fiseve shqiptare të përfshira në konflikte të ndryshme të armatosura.

“Kola, përkthyesi kryesor i përfaqësuesve të misionit të Kryqit të Kuq Amerikan në Shqipëri ka te vendasit reputacionin e “gjuhës më të mençur” në Shqipëri. Ai thuhet se flet 18 gjuhë dhe të gjitha në mënyrë të mençur. Kjo është diçka të pazakontë në Shqipëri. Kjo nënkupton se ai është i aftë të flasë me secilin prej fiseve të shumta të vendit, pa thënë ndonjë fjalë që mund të lerë mundësinë e keqkuptimin sikur po mban anë në përplasjet që kanë palët mes tyre.

Ai ka qenë një faktor i rëndësishëm për të mbajtur jashtë sherreve e grindjeve, misionin amerikan që shpërndan ndihma. Kola është një nga ata pak banorë të Tiranës që nuk mban me vete armë zjarri” shkruhet në artikullin e gazetës së Minnesotas së datës 3 maj 1920.

Një personazh tjetër i jashtëzakonshëm për aftësitë komunikative që evidentohet në arkivën e misionit amerikan është edhe një djalë i vogël që fliste 5 gjuhë të ndryshme. Në diçiturën që shoqëron foton, djali nga Tirana cilësohet si një “talent i ri dhe premtues” në fushën e gjuhësisë.

“Ky djalë shqiptar flet 5 gjuhë të ndryshme. Ai është punësuar nga misionarët amerikanë si përkthyes dhe mesazher. Ky djalë nuk ka shkuar kurrë në shkollë por i është dhënë mësim nga babai i tij, prefekti i Tiranës, i cili është diplomuar në Kolegjin Amerikan të Kostandinopojës”, është diçitura që shoqëron foton e djaloshit./publik.al

Ky ishte Shqiptari më i kërkuar nga Amerikanët/ Fliste 18 gjuhë dhe të gjitha në mënyrë të mençur! Read More »

Mbajini të gjithë sytë nga qielli, ja çfarë pritet në këto data gjatë korrikut

Sipas shkencetareve, të premten e 13 korrikut, do të ketë një eklips të pjesshëm të diellit, ndërsa më 27 korrik do të verifikohet një eklips i bukur hënor. Për të parë të parin nga dy episodet, duhet në fakt të jesh në Australi.

Hëna nuk do të arrijë të mbulojë plotësisht diskun diellor, duke lënë të lirë njërën pjesë. Për të shijuar këtë spektakël, duhet të ngrihesh në agim, kjo pasi maksimumi i eklipsit parashikohet për në orën 5.01 minuta të mëngjesit.

Pamja më e mirë do të jetë në Hobart në Tasmani, ndërsa fenomeni do të shihet më i kufizuar në Australi. Ndërsa për eklipsin hënor, ekspertët thonë se do të jetë i plotë dhe më i gjati i shekullit pasi do të zgjasë 103 minuta.

Do të mund të shihet edhe tek ne, duke filluar nga ora 21 e mbrëmjes. Eklipsi tjetër i pjesshëm i diellit është parashikuar të ndodhë më 11 gusht, por do të shihet vetëm arktik. Por, takimi më i rëndësishëm do të jetë ai me eklipsin e plotë të diellit, më 2 korrik 2019.

Për këtë okazion, observatori i Evropës jugore, në Kili, do të nxjerrë në shitje në Esoshop, duke filluar nga nesër, 300 bileta për të marrë pjesë në ndjekjen e eventit. Në atë datë, hëna do të mbulojë diskun e diellit, duke kthyer ditën në natë, me një eklips total që do të jetë i dukshëm për rreth 150 kilometra në Kilin qendror.

Mbajini të gjithë sytë nga qielli, ja çfarë pritet në këto data gjatë korrikut Read More »

Liqeni më i veçantë në botë, ngjyra e tij ndryshon krejt papritur

Në pjesën më veriore të Japonisë ekziston ishulli Hokkaido, një vend vërtetë i veçantë. Bëhet fjalë për Blue Pond, një liqen i madh, që prej disa vitesh është bërë një destinacion për turistët.

Pse? Ngjyra e jashtëzakonshme!

Origjina e ngjyrave ende nuk është e qartë, edhe pse nuk përjashtohet se mund të bëhet fjalë për substanca kimike, që kanë kontaminuar ujin.

Hidroksid i aluminit, në veçanti, do të krijonte reflektimin spektakolar të dritës , ndërkohë që squfuri, tipik i zonave termike dhe ngjyra e bardhë e shkëmbinjve, krijojnë një efekt magjik ngjyrë blu, sipas studiuesve.

Në disa imazhe, ujërat duket jeshile, në disa ngjyrë blu.

Liqeni më i veçantë në botë, ngjyra e tij ndryshon krejt papritur Read More »

Zbuloni misterin, ja çfarë ka brenda bishtit të një gjarpri me zile. Do mbeteni me gojën hapur

A e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë ka brenda bishtit të tij, që tingëllon si një zile?

Kanali në YouTube, “What’s Inside” (Çfarë ka brenda), e ka përgjigjen.

Video, e cila është parë më shumë se 21 milionë herë që prej publikimit, tregon prezantuesin Daniel Markham dhe djalin e tij Lincoln, që e hapin bishtin e zvarranikut për të parë se çfarë ka brenda.

Gjarpërinjtë me zile janë të mëdhenj dhe helmi i tyre është fatal, për shkak se shkakton probleme të frymëmarrjes, paralizë të trupit, etj.

Madje ata gjenden kryesisht në Jugperëndim të Amerikës dhe në pjesën veriore të Meksikës. Arizona është bazë për 13 specie të ndryshme të gjarprit me zile.

E tipari dallues i tyre është pikërisht zilja që kanë në fund të bishtit.

Zbuloni misterin, ja çfarë ka brenda bishtit të një gjarpri me zile. Do mbeteni me gojën hapur Read More »

Më thuaj në cilën stinë ke lindur, të të them ç’personalitet ke!

Ja vlen të pranojmë diçka: astrologjia është tunduese dhe njëkohësisht një “kult pagan” – e cila, e kombinuar me forcën tërheqëse të të gjitha planeteve në momentin që keni lindur, përcakton personalitetin tuaj.

Një sërë studimesh të kryera vitet e fundit kanë arritur në përfundimin se temperamenti dhe mënyra e sjelljes së studentëve dhe të rriturve është i lidhur ngushtë me stinën kur ata kanë lindur.

Epo, se si ndikon stina e lindjes në personalitetin tuaj e mësoni më poshtë:

Pranverë: Urime! Personat e lindur në mars, prill dhe maj kanë një nivel hipertermie të lartë, ç’ka do të thotë kanë shkallë të lartë pozitiviteti, optimizmi e janë gjithmonë të qeshur. Po të njëjtët persona nuk demoralizohen kurrë në rastet kur dështojnë sepse e shohin çdo dështim si hapin e parë për të shkuar në krye.

Por çdo gjë vjen me një çmim: të lindurit në pranverë janë më të predispozuar të bien në depresion klinik.

Verë: Fjala “depresion sezonal” nuk ekziston në fjalorin e personave të lindur në muajt qershor, korrik dhe gusht. Ata kanë pothuajse të njëjtat karakteristika si personat e lindur në pranverë, por me një ndryshim: ndryshimi i humorit është një nga problemet e tyre më të mëdha. Të lindurit në verë mund të jenë duke qeshur tani, por pas 10 minutash do t’i shohësh në kulmin e nervave.

Sigurisht, kjo nuk është domosdoshmërisht një shenjë bipolariteti, por personat e lindur në gusht kanë probabilitetin më të madh të vuajnë nga ky çrregullim.

Vjeshtë: Njerëzit që besojnë në astrologji e dinë tashmë që shenjat që kanë lindur në vjeshtë janë personat më gjakftohtë që mund të ekzistojnë në planet. Shembulli më i mirë është padyshim Peshorja.

Sezoni i të korrave, që përkthehet në sasi të mëdha lëndësh ushqyese, dhe fakti që netët e gjata e sëmundjet e dimrit nuk kanë ardhur akoma, bëjnë që personat e lindur në këtë stinë të kenë një nivel minimal depresioni dhe çrregullimi bipolar. Por, ata kanë një gjë: irritohen shpejt.

Dimër: Mbahuni sepse gjërat do të vështirësohen! Të lindurit në dimër kanë një nivel të lartë skizofrenie, çrregullimi bipolar, depresioni sezonal ose depresion të thjeshtë, gjë që tregon se sa e vështirë është të kesh lindur në dimër.

Ama, kanë edhe ata anët e tyre pozitive: janë më pak nervozë, janë kreativë dhe probabiliteti që ata të bëhen të famshëm është më i madh se për të tjerët./java

Më thuaj në cilën stinë ke lindur, të të them ç’personalitet ke! Read More »