Kuriozitete

Bën sikur nuk di të kërcejë, por shikoni si i mahniti dasmorët kjo nuse shqiptare

Së fundmi po qarkullon me shpejtësi në rrjete sociale një video nga një dasmë shqiptare ku nusja është çuar të kërcejë, por me shenja ajo tregon se nuk di. Ndërkohë në sfond është vendosur një muzikë popullore shqiptare. Nusja e cila ndodhet para dasmorëve hiqet sikur nuk di të kërcejë dhe ngre supet.

Mirëpo me të nisur një muzikë tjetër, ajo fillon të kërcejë sikur të ishte balerinë. Performancës i bashkohen edhe dy vajza teksa nusja kërcen disa lloje këngësh që nga Beyonce tek këngët latine, arabe etj.

Dhe në fund nusja për kënaqësinë e të gjithëve kërcen edhe popullore shqiptare. Ndiqni videon.

https://youtu.be/luI_LSVW_WI

Bën sikur nuk di të kërcejë, por shikoni si i mahniti dasmorët kjo nuse shqiptare Read More »

Pjekja prehistorike, zbulohet receta për bukën më të vjetër në botë

Merrni miell nga gruri dhe elbi i egër, përzijeni me pluhurin e rrënjëve të bimëve, shtojini ujë dhe pastaj piqeni.Sipas shkencëtarëve, kjo është receta për bukën më të vjetër në botë, që daton më shumë se 14.000 vjet.

Buka e pjekur ishte e sheshtë, jo e fryrë me maja dhe kishte pak shijen e bukës së sotme.Bukë ka qenë prej kohësh pjesë e dietës sonë kryesore. Por pak dihet për origjinën e bërjes së bukës.

Deri tani, dëshmia më e vjetër e bukës erdhi nga Turqia 9,000 vjet më parë. Gjetja e fundit, nga një vend arkeologjik në Shkretëtirën e Zezë në Jordani, shtyn përsëri provën e parë për bërjen e bukës për më shumë se 5.000 vjet.

Shkencëtarët zbuluan dy ndërtesa, secila prej të cilave përmbante një oxhak të madh rrethor me gurë, brenda së cilës u gjetën thërrimet e bukës. Analizuar në mikroskop, mostrat e bukës treguan shenja të bluarjes, sitjes dhe përzierjes.

Dr Amaia Arranz-Otaegui i Universitetit të Kopenhagës, e cila zbuloi thërrimet e bukës, tha se kjo ishte gjëja e fundit që ata prisnin të gjenin në vend. “Buka është një lidhje e fuqishme midis kulturave tona të së kaluarës dhe ushqimit të tanishëm,”-tha ajo. “Kjo na lidh me paraardhësit tanë prehistorikë.”

Buka është bërë në disa faza, duke përfshirë bluarjen e drithërave ose zhardhokëve, përzierjen e miellit me ujë për të bërë brumin dhe pjekjen e brumit në hirin e nxehtë të oxhakut ose në një gurë të nxehtë të sheshtë./atsh

Pjekja prehistorike, zbulohet receta për bukën më të vjetër në botë Read More »

3 kartëmonedhat shqiptare më të rralla që sot kushtojnë qindra dollarë

Ashtu si në çdo vend tjetër, edhe në Shqipëri ka treg koleksioni, ku një ndër më dinamikët është ai i kartëmonedhave. Por cilat janë tre kartëmonedhat shqiptare më të rralla e që kushtojnë më shumë?  Janë padyshim ato të vitit 1926 që janë edhe kartëmonedhat e para të emetuara nga Banka Kombëtare e Shqipnis’.

Në vend të parë

Në vend të parë është kartëmonedha 1 frang/5 lekë e emetuar në vitin 1926.  Kjo kartëmonedhë ka qarkulluar shumë pak kohë në Shqipëri dhe është tërhequr nga qarkullimi për shkak të një “problemi vizual”.

Studiuesi Haxhi Shkoza shkruan se kartëmonedhat 1 frangëshe (5 lekë) të printuara nga “Richter &Co” u hoqën nga qarkullimi shpejt pasi qeveria shqiptare nuk i pranoi ato. Shkak u bë fakti se kartëmonedhat 1 frang (5 lekë) kishin si element identifikues shqiponjën romake me 1 kokë dhe jo atë shqiptare dykrenare.

Christoph Zellweger në artikullin “Asi, mbreti e mbretëresha e kartëmonedhës shqiptare” të publikuar në revistën e shoqërisë së kartëmonedhave në vitin 2000, shkruan se kjo prerje është ndër më të vështirat për t’u gjetur. Duke iu referuar botimit “I Soldi d’Italia”, ai shkruan se në tetor të vitit 1926 1 frang /5 lekë e prodhuar në Itali nga kompania Richter & Co e Napolit.

Në këtë studim shkruhet:
Ndryshe nga kartëmonedhat e tjera që patën një përhapje të gjerë, kjo kartëmonedhë pati një jetë të vështirë dhe qarkulloi për një kohë fare të shkurtër. Pse? Sepse nga një dëshmi e mbledhur nga një cashier italian në vitet ’60 që kishte punuar dikur në Bankën Kombëtare të Shqipnis’, pak kohë pasi kjo kartëmonedhë nisi të qarkullojë dikush i tregoi Zogut se shqiponja romane ishte e pikturuar në kartëmonedhë ashtu sikurse ishte në monedhën 5 lira të Italisë. Zogu, i mërzitur për këtë, vendosi që ta tërheqë nga qarkullimi atë.”
Kjo kartëmonedhë, referuar informacionit nga Banka Kombëtare e Shqipnis’, duke filluar nga janari i 1927 shënoi një rënie graduale të qarkullimit të tyre nga 11 mijë kartëmonedha në 3 mijë të tilla në fund të këtij viti.  Kartëmonedha mban firmën e Mario Albertit, Presidenti i Bankës Kombëtare të Shqipnis’ dhe të Amadeo Gambinos.

Vlera e kësaj kartëmonedhe origjinale vlerësohet se shkon në qindra dollarë.

Në vend të dytë

Në vend të dytë sa i përket çmimit e shpeshtësisë së gjetjes në treg, është kartëmonedha 100 franga ari me imazhin e mbretit zog, e printuar po ashtu në vitin 1926.

Zellweger shkruan se fillimisht si koleksionist kishte menduar se kjo kartëmonedhë, por e vulosur me shqiponjën dykrenare nga italianët në 1939 për të mbuluar imazhin e mbretit të arratisur ishte më e rralë megjithatë pas viteve të kërkimit kishte ndryshuar mendim. Sipas tij, në fakt kartëmonedha origjinale me imazhin e mbretit Zog është më e rrallë dhe më e kushtueshme në tregun e koleksionistëve dhe kushton qindra dollarë.

Sipas shkrimit të Zellweger, në qarkullim janë 20-30 kartëmonedha të tilla.

Në vend të tretë

Në vend të tretë renditet kartëmonedha 100 franga ari e vulosur me shqiponjën dykrenare. Ajo mban firmën e Mario Albertit dhe të Amedeo Gambinos. Vulosja u bë mbi imazhin e mbretit Zog. Sipas Zellweger, vulosja u bë në vitin 1939 dhe vetëm mbi zonën ku ishte imazhi i mbretit të arratisur, me një vulë që kishte imazhin e një shqiponje dykrenare me sipërfaqe 57 milimetra e 44 milimetra, me bojë të zezë.

Vulosja u krye menjëherë pas pushtimit të Shqipërisë në 1939 dhe ato kartëmonedha që ishin të pavulosura humbisnin vlerën e tyre e nuk kishin kurs ligjor. Kjo kartëmonedhë e vulosur qendroi në qarkullim për një vit gjatë pushtimit Italian.

Edhe kjo kartëmonedhë vlerësohet se sot kushton qindra dollarë në tregun e koleksionistëve./Scan

3 kartëmonedhat shqiptare më të rralla që sot kushtojnë qindra dollarë Read More »

Nuk është Brazili, kështu bëheshin pushimet e verës në kohën e komunizmit

Nëse mendoni se çdo gjë në kohën e komunizmit ka qenë bardhë e zi, sikurse kemi parë shumë filma në televizor, na vjen keq t’ju zhgënjejmë, por ka që ajo kohë ka pasur edhe ngjyra, e madje shumë.

Nëse e keni pyetur veten se si ia bënin shqiptarët në pikun e vapës gjatë komunizmit, më poshtë keni një koleksion fantastik të fotografit Ferdinando Scianna.

Fotot janë bërë në vitin 1984./njekomb

Nuk është Brazili, kështu bëheshin pushimet e verës në kohën e komunizmit Read More »

Horoskopi për ditën e enjte, 19 korrik 2018

Horoskopi, lexojeni tani!

Dashi-Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni me tepër rëndësi jetës intime dhe do provoni kënaqësi te reja. Edhe beqaret do bëjnë gjithçka qe ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Fale mbështetjes se yjeve do ia arrijnë qëllimit. Situata financiare do filloje dalëngadalë te përmirësohet. Vazhdoni te bëni kujdes me shpenzimet qe ky përmirësim te jete me i shpejte.

Demi- Hmmm!Ne përgjithësi e vlerësoni mjaft partnerin tuaj për sjelljen e tij ndaj jush, por sot ne ndikimin negativ te planetëve do e kritikoni atë dhe nuk do jeni te kënaqur. Beqaret do qëndrojnë gjithë kohës ne pritje, por nuk do e gjejnë personin e tyre te ëndrrave. Ne planin financiar nuk duhen filluar operacione te rrezikshme. Prisni edhe pak kohe.

Binjaket-Çiftet me shume gjase do fillojnë te mendojnë për një lidhje me serioze gjate kësaj dite, mbase edhe për ndonjë bashkëjetesë. Beqaret nga ana tjetër, pas aventurave kalimtare dhe pa te ardhme, do mendojnë te krijojnë një lidhje afatgjate. Mundësitë nuk do mungojnë. Ne planin financiar mos u alarmoni me vështirësinë e pare qe do ju dale, por tregohuni te guximshëm.

Gaforrja- WOW! Gjate kësaj dite jo gjithçka do shkoje mire ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah. Here pas here nuk do ju pëlqejnë ato qe do ju thotë dhe kjo mund te ndeze debate. Beqaret do vazhdojnë ta kërkojnë kudo princin e kaltër, por mundësitë për ta gjetur do jene te pakta. Financat do vijnë duke u përmirësuar fale një shume te ardhurash qe do ua dhurojnë disa familjare.

Luani-Do te keni nevoje për me shume siguri sot ne jetën tuaj ne çift ne mënyrë qe te merrni vendime te rëndësishme. Thuajani partnerit këtë. Beqaret do jene shume joshës dhe do kenë fat ne dashuri. Jeta e tyre do marre një tjetër kthese edhe me te bukur. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj kështu qe nuk do keni për çfarë te shqetësoheni. Mund te kryeni edhe shpenzimet me te domosdoshme.

Virgjeresha-Dite pasionante dhe emocionuese kjo e sotmja për te dashuruarit. Do e kaloni me partnerin çdo moment te lire dhe do arrini te flisni hapur për gjithçka. Beqaret do jene te kënaqur edhe me ndonjë aventure kalimtare te cilat nuk do mungojnë për asnjë moment. Financat do vijnë duke u përmirësuar pak nga pak. Me ne fund mund t’i kryeni shpenzimet me te domosdoshme pa pasur frike.

Peshorja-Eh! Dite shume e vështirë dhe e mbushur me probleme te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do jeni për asnjë moment te qete dhe kjo do ju mundoje pa mase. Beqaret do bëjnë sakrifica jashtë çdo kufiri për te gjetur dashurinë, por serish nuk do ja dalin dot mbanë. Ne planin financiar nuk është momenti për te marre hua edhe nëse situata do jete e vështirë.

Akrepi-As për ju situata ne çift nuk do jete e favorshme. Do jeni kokëfortë dhe nuk do i pranoni me lehtësi ato qe do ju thotë partneri. Nëse vazhdoni ne këtë mënyrë mund te shkatërroni gjithë atë qe keni ndërtuar deri me sot. Beqaret do kenë ndryshime mjaft pozitive ne jetën sentimentale. Bëjini sytë katër kudo qe te shkoni. Buxheti nuk do jete ne një gjendje te keqe.

Shigjetari-Dite e vështirë kjo e sotmja edhe për ju. Do kujtoni gabimet e njeri-tjetrit dhe besimi do ju venitet. Janë pikërisht yjet ata qe do jene te pozicionuar keq ne qiellin tuaj dhe do sjellin probleme. Beqaret do kenë takime pa fund, por nuk do vendosin dot se cili person ju përshtatet me tepër. Ne planin financiar gabimi me i vogël mund te jete fatal.

Bricjapi-Do qëndroni me tepër kohe me partnerin tuaj dhe do flisni gjere e gjate për te ardhmen. Ne mbrëmje mund te merrni një surprize te këndshme e cila do e ndeze atmosferën. Beqaret do kenë një dite te ngarkuar me pune dhe angazhime e nuk do kenë kohe te mendojnë për dashurinë. Ne planin financiar mos prisni qe situata te përmirësohet vete, por merrni sa me shpejt masa.

Ujori-Dite premtuese dhe e mbushur me momente harmonike kjo e sotmja për te dashuruarit. Marsi do ju nxite te tregoheni me te hapur dhe te flisni edhe për gjerat qe me pare nuk keni mundur. Beqaret do takojnë personin qe aq shume kane ëndërruar. Sektori i financave do jete gjithë kohës i mbrojtur. Kujdes! Kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni sa te doni.

Peshqit-Kjo e sotmja do jete një dite e mrekullueshme për ata qe janë ne një lidhje. Atmosfera ne mbrëmje nuk do jete e ngrohte, por e zjarrte. Përgatituni për kënaqësi pa fund. Edhe beqaret do kenë një dite me fat dhe te mbushur me takime impresionuese. Ne planin financiar priten përmirësime për shkak te një projekti te suksesshëm qe do përmbyllni./korrieri

Horoskopi për ditën e enjte, 19 korrik 2018 Read More »

“Ti puth sytë…nga burgu”, ja kartolina e rrallë e një të burgosuri shqiptar

Një relike e rrallë, si një dëshmi e vyer nga periudha e errët e regjimit komunist, është ndeshur në tregun e antikuarëve në Tiranë nga studiuesi dhe koleksionisti pasionant Jaho Brahaj, i cili na e dha për ta publikuar në faqen tonë “Kujto.al”.

Kjo është një kartolinë e rrallë, që vjen si një dëshmi e dorës së parë, nga burgu famëkeq i “shtatë penxhereve” në Kalanë e Gjirokastrës. Kartolina është shkruar më 26 nëntor 1949 dhe nënshkruan në fund Simo. Ajo i adresohej bashkëshortes së të burgosurit politik, zonjës Anastasi Prifti, e cila ndodhej asokohe në Përmet.

Ky është teksti i plotë i kartolinës:

E dashura shorteja t’ime Anastasi të puth sytë

Dëshiroj të jinni mirë dhe unë mirë jam. Caci të lutem të vështronç shëndetin se unë jam në merak të më shkruanç ngaherë, sa për të ardhur këtu, juve mos ajdeni më se është dimër. Kur të voliti më dërgoni me të tjerë ose me postë sende që dajkandisin (?). Pra prapë të shkruanj të shikonç shëndetin të fala gjithëve.

Shorti juaj

Simo.

Në të djathtë të kartolinës shënohet:

Zonjës Anastasi Prifti

Poshtë pullës me fotografinë e Enver Hoxhës shquhet shënimi “u pa”, çka dëshmon se asnjë letër e asnjë kartolinë nuk u dërgohej familjarëve pa u kontrolluar nga komanda e burgut.

Duke kërkuar për emrin e Simo Priftit në platformën tonë të arkivës online kujto.al, gjetëm këtë profil të krijuar sipas të dhënave bazë marrë nga fjalori enciklopedik i viktimave të terrorit komunist.

“Simo Prifti lindi në Përmet, në vitin 1894. Me vendim nr. 273, datë 9 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në një organizatë tradhëtare» duke bërë «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së tij, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 1 vit kohë. Me dekret nr. 962, datë 25 nëntor 1949 të Presidiumit të Kuvendit Popullor iu fal mbetja e dënimit”.

Nuk jemi krejt të sigurt që kjo kartolinë i përket ish-të burgosurit politik Simo Prifti i datëlindjes 1894, ndaj presim të dhëna të reja dhe konfirmim nga të afërm dhe familjarë të tij./Kujto.al/

“Ti puth sytë…nga burgu”, ja kartolina e rrallë e një të burgosuri shqiptar Read More »

Kjo shenjë e Horoskopit do të tronditet, Meri Shehu thotë se do ta pësojë shumë keq

Meri Shehu njofton se planeti “Afërdita” është ngjitur me një asteroid të njohur si Orkus. Asteriodi Orkus është një trup qiellor me madhësinë e hënave të Plutonit dhe i përket natyrës së Plutonit.

Ai emrin e ka marrë nga balena Orkus dhe te nje perendie romake të Botës së Poshtme. Lidhja me Orkus sot tregon qe duhet te kemi kujdes dhe te shikojme detajet ne nje marredhenie qe na shqeteson.

Meri Shehu paralajmëron shenjën e Ujorit se do bien në një kurth i cili duket i pakapërcyeshëm, por ata do arrijnë të shpëtojnë.

Ujori mund te krijoj mundesine per te shpetuar nga nje kurth i cili duket se eshte i pamundur per tu kapercyer njofton Meri.

Kjo shenjë e Horoskopit do të tronditet, Meri Shehu thotë se do ta pësojë shumë keq Read More »

Horoskopi për sot, 17 korrik 2018

Dashi
Kushtojini vëmendje shëndetit këtë periudhë. Bëni kujdes për ato çfarë do të konsumoni. Mund të keni humbje nëse investoni pa marrë këshillën e duhur. Anëtarë të familjes mund të mos përmbushin pritshmëritë tuaja. Mos prisni që ata të veprojnë sipas dëshirës suaj. Sot, ju dhe partneri/partnerja juaj do të zhvilloni një bisedë shumë të këndshme romantike. Shijojeni këtë ditë dhe mos bëni gjëra të panevojshme.

Demi
Bëni kujdes të veçantë për ndjenjat e të tjerëve kur jepni një gjykim. Çdo vendim i gabuar, jo vetëm që do të ndikojë tek të tjerët por do t’ju dëmtojë edhe ju psikologjikisht. Do të kaloni një ditë interesante me miqtë, plot me aktivitete. Megjithatë mos dilni vullnetarë për të paguar pasi do të përfundoni në shtëpi me xhepa bosh. Sa i përket pjesës romantike, nuk do të jetë dita juaj më e mirë.

Binjakët
Emocionalisht nuk do të ndiheni të sigurt dhe nuk do të dini se çfarë kërkoni. Bëni shumë kujdes me financat. Shëndeti i femrave në familjen tuaj nuk do të jetë i mirë. Marrëdhënia në çift do të jetë shumë e mirë, por nuk do të zgjasë shumë. Nëse jeni të martuar do të kaloni një ditë plot stres. Ndërsa me miqtë do të kaloni një ditë të shkëlqyer. Bisedat natën vonë në telefon janë të këshillueshme, por mos e teproni.

Gaforrja
Presioni nga shefat në punë dhe mosmarrëveshjet në shtëpi do t’u shkaktojnë stres. Kjo do të ndikojë negativisht në përqendrimin tuaj në punë. Mos ia impononi mendimin tuaj të tjerëve dhe dëgjoni çfarë thonë të tjerët nëse doni të shmangni konfliktet. Ka gjasa të përjetoni një tjetër lloj romance. Mos i bëni të tjerët të kenë kuriozitet të dinë sesi ndiheni ju sot. Sot mund të takoheni me një mik të vjetër dhe të kujtoni kohët e bukura që keni kaluar bashkë. Gjysmën e parë të ditës mund të ndiheni të lodhur, por gjithçka do të ndryshojë më pas.

Luani
Është koha e duhur që të kontrolloni peshën tuaj trupore, të nisni ushtrimet fizike dhe kujdeseni maksimalisht për shëndetin. Ana financiare nuk do të jetë ashtu siç dëshironi, pasi do t’iu dalin disa të papritura. Marrëdhëniet personale do t’i keni nën kontroll. Nëse keni në plan të udhëtoni bëni shumë kujdes për valixhen. Nëse do të ndihmoni dikë vullnetarisht, do t’ju bëjë të ndiheni më energjik.

Virgjëresha
Ruajeni qetësinë me çdo kusht, sepse mund t’ju kushtojë dëme të pariparueshme. Nëse kontrolloni veten, do të jeni në harmoni. Sot përpiquni të mos shpenzoni.
Duhet të respektoni të tjerët dhe të keni besim tek ata. Sa i përket dashurisë, është dita juaj me fat. Partneri juaj do t’ju surprizojë sot dhe do t’ju bëjë të ndiheni krejtësisht ndryshe duke ju përmbushur plotësisht emocionalisht. Mos u shoqëroni me njerëz që ju lëndojnë. Mundohuni t’i shmangni që të mos prishni ditën tuaj.

Peshorja
Gjatë ditës së sotme do të përballeni stres, për shkak të presionit në punë. Ana financiare do të përmirësohet dhe kjo do t’ju bëjë të bëni blerje të rëndësishme. Nëse jeni prind, do të jeni shumë të angazhuar pas pune. Kujdes kur të flisni me partnerin tuaj, kontrolloni fjalët se mund të lëndoni njëri-tjetrin. Sot do të përballeni me çështje të ndryshme, ndaj duhet të jeni shumë të vëmendshëm.

Akrepi
Do të ndiheni të lodhur fizikisht e mendërisht për shkak të hidhërimit. Sjellja juaj prej kokëforti/e do të ofendojë familjarët dhe miqtë tuaj të ngushtë. Sot do të kuptoni se partneri juaj është ai që ju do të dashuroni gjatë gjithë jetës. Kujdesi për look-un tuaj do t’ju sjellë kënaqësi. Ka gjasa që në fund të ditës të shkoni në një restorant shumë interesant.

Shigjetari
Puna e bamirësisë që keni ndërmarrë sot do t’ju sjellë paqe mendore. Gjendja financiare do t’ju përmirësohet në pjesën e dytë të ditës. Megjithatë, bëni kujdes me shpenzimet, sepse duhet të mendoni edhe për të ardhmen. Partneri/partnerja juaj do të jetë shumë romantike sot. Pas shumë kohësh, sot ju do të flini aq sa dëshironi.

Bricjapi
Ju do të keni kohë të mjaftueshme për veten tuaj sot. Dilni për një shëtitje të gjatë, do t’i shërbeje shëndetit tuaj. Vështirësitë financiare duket se do të kapërcehen falë ndihmës së prindërve tuaj. Dialogu i duhur dhe bashkëpunimi do të përmirësojnë marrëdhënien me bashkëshortin. Sot, mund të ndiheni i stresuar për shkak të shëndetit të bashkëshortit/es. Gjumi është një domosdoshmëri, por nëse e teproni mund të dëmtoni trupin tuaj.

Ujori
Ju mund të keni nevojë t’i drejtoheni spitalit për problemet shëndetësore. Nuk është një ditë e mirë për të bërë investime. Dikush me të cilin jetoni do të jetë shumë i acaruar me veprimet tuaja të fundit. Dashuria e njëanshme do të prishë lumturinë tuaj. Kushtoni kohën dhe energjinë tuaj për të ndihmuar të tjerët, por mos merrni pjesë në çështje që nuk ju shqetësojnë aspak. Ju do të kaloni një kohë të mirë me miqtë.

Peshqit
Bëni ushtrime fizike për të qenë sa më shumë në formë, pasi kjo do të ndikojë edhe në shëndetin tuaj mendor. Mos shpenzoni më shumë seç keni mundësi. Do të keni një ditë të lodhshme me fëmijët tuaj. Kontrolloni natyrën tuaj impulsive, sepse mund të shkatërrojë miqësinë. Mendoni pozitivisht dhe bëni sa më shuam përpjekje për të zgjidhur problemet tuaja. Jeta martesore është ndonjëherë kërkuese. Nëse nuk plotësoni kërkesat, do të përballeni me pasojat./korrieri

Horoskopi për sot, 17 korrik 2018 Read More »