Kuriozitete

Ja cilat janë kafshët që i ndiejnë të rmetet para se të ndodhin

Sjellja e çuditshme e kafshëve është studiuar për gjenerata me radhë, një prej të cilave besohet se është një shqisë e aftë për të parashikuar të rmetet.
Janë të shumta rastet e dokumentuara kur kafshët kanë shfaqur sjellje të pazakonta përpara një të rmeti.

Dëshmitë më të hershme ndodhën në Greqi, 373 para Krishtit. Të dhënat flasin për peshq, zogj, zvarranikë e insekte që shfaqnin sjellje të pazakontë disa ditë përpara një të rmeti, duke bërë që shumë të evakuoheshin nga banesat e tyre.

Shumë teori kanë dalë nga nevoja për të shpjeguar shkakun e sjelljeve jo normale të kafshëve përpara një tër meti. Ato besohet se kanë aftësinë që të ndjenjë valët e vogla përpara se të mëdhatë të vijnë.

Një punë kërkimore e publikuar në një revistë shkencore në SHBA, shtroi një teori racionale për lidhjen mes sjelljes së kafshëve dhe aktivitetit sizmik, duke e lidhur atë me sistemin genetik të kafshëve. Përgjithësisht, është në instiktin e kafshës që t’i ikë gra bitqarit dhe të mbije tojë. Ndaj është e mundur që përgjigja që kanë, duke u përpjekur për të ikur është e përcaktuar në origjinën e tyre, predispozicioni genetik që ekziston tek kafshët, që e zhvillojnë në mënyrë natyrale.

Pyetja që shtrohet është sesi mund të parashikojnë kafshët shenjat e një tërmeti, ditë apo javë përpara se të ndodhë?

Një tjetër studim nga Instituti i Sjelljes së kafshëve në Gjermani, Max Planck, ngriti një teori të sjelljes, sesi kafshët mund të parashikojnë t ërmetet. Një tërmet në Italinë Qendrore në 2016-n, i çoi Martin Wikelski dhe kolegët e tij që ta testonin teorinë e tyre tek kafshët e fermave.

Ata po përpiqeshin që të kuptonin llojet e sjelljes tek kafshët e fermave gjatë pasgo ditjes së tër metit të Tetorit. Dy ditë më vonë, një tjetër tërmet ndodhi, duke i dhënë kështu mundësinë e rrallë grupit të Wikelski-t për t’i studiuar kafshët, para, gjatë dhe pas një tër meti.

Të dhënat e regjistruara tregojnë se 8 nga 10 tër metet me magnitudë më të lartë se 4.0 u paralajmëruan nga kafshët. Megjithatë kjo sjellje u observua vetëm kur kafshët ndodheshin në stalla. Sjellja e tyre ishte e ndryshme kur ndodheshin të lirë. Të dhënat treguan se përgjigja e kafshëve është me e ngadaltë kur ndodhen larg epiqendrës.

Megjithatë, ekspertët besojnë se shpjegimi i sjelljes së kafshëve në raport me aktivitetin sizmik ka nevojë për më shumë punë. Vetë Wikelski pranoi limitet e punës së tij, pasi u fokusua vetëm tek një seri tër metesh, një fermë dhe një vend të botës

Ja cilat janë kafshët që i ndiejnë të rmetet para se të ndodhin Read More »

Çfarë ndodh nëse e fikni të paktën 1 orë telefonin çdo ditë?

Në ditë si këto as që mundemi ta imagjinojmë veten pa telefona nëpër duar. Smartphone-ët janë shumë më tepër sesa pajisje komunikimi. Çdo detaj i tyre reflekton interesat dhe personalitetin tonë. Telefoni sot është një dritare që na lidh me botën, për të mos përmendur opsionet e mundshme të sigurisë që na jep në raste rreziku.

Thënë këtë, janë pjesë shumë e ngushtë e jetës, pavarësisht se fatura që paguajmë për to është e lartë dhe nuk e kemi fjalën për atë monetare. Nomophobia- përshkruan frikën e të qënit pa një telefon në dorë dhe lidhet ngushtë me përdorimin e tepërt të tij. Kontrrolli i shpeshtë i telefonit, fiksimi për të shkruar mesazhe apo për të parë ç’bëhet në rrjetet tuaja sociale jo rrallë herë shkakton ankth dhe probleme të tjera të shëndetit mendor.

Përdorimi i tepërt i telefonit rezulton në nivele më të larta stresi, ulje të nivelit të kënaqësisë që marrim nga jeta, rritje të ankthit dhe cilësi të keqe gjumi. Edhe nëse orët e gjumit i keni bërë të plota, ndodh që në mëngjes të zgjoheni të lodhur pikërisht si pasojë e përdorimit në masë të smartphone-it.

E keni menduar ndonjëherë ç’mund të ndodhë nëse e fikni për një orë të plotë celularin para se të bini për të fjetur?

Pas një eksperimenti të tillë të kryer së fundmi, u vu re se ata që e fikën telefonin para se të shtriheshin për të fjetur patën ndryshime të dukshme krahasuar me të tjerët. Cilësia e stilit të jetës u përmirësua dhe pas javës së parë, thanë se ndiheshin më të lumtur. Përse?
Duke qenë se varësia për ta patur gjithnjë para syve telefonin filloi të binte, këta njerëz nisën të kishin më shumë në kontrroll jetën e tyre. Si rezultat ata nisën të bënin një zgjedhje- një zgjedhje për ta jetuar ndryshe përditshmërinë e tyre.

Të gjitha ndryshimet që u vunë re pas fikjes së telefonit për të paktën 1 orë, ishin pozitive. Njerëzit e përfshirë në eksperiment nisën të flinin gjumë më shpejt se zakonisht, ishin më prezent në botën reale dhe më të kthjellët në bisedat që ndodhnin rreth e qark tyre. Pra, filluan të jetonin me mjedisin dhe natyrën rreth vetes.

Niveli i ankthit nisi të reduktohej dhe krej papritur kuptuan se kishin më shumë kohë për veten, që do të thotë se nisën të bënin gjëra që nuk i bënin më parë.

Një pjesë e mirë e tyre thanë se kishin kohë mjaftueshëm për t’u përgatitur për ditën tjetër, zgjoheshin herët në mëngjes dhe ndiheshin më produktivë. Një pjesë tjetër, vune re ndryshime edhe në marrëdhëniet e tyre personale, aq sa filluan të inkurajonin partnerët për të fikur gjithashtu telefonat, edhe pse nuk ishin pjesë e eksperimentit.

Si rezultat bisedat që bënin mes tyre ishin më të thella, vëmendja më e madhe dhe intimiteti më i plotë.

Kaq, mjafton për të kuptuar se fikja për të paktën një orë e asaj pajisjeje që na mer kaq kohë, mund të ndryshojë ndjeshëm jetën tonë. Mbi të gjitha, nuk të kushton asgjë, përveçse të bën të kuptosh sërish çdo të thotë të jetosh me realitetin.

Çfarë ndodh nëse e fikni të paktën 1 orë telefonin çdo ditë? Read More »

Çfarë janë Pashkët? Kuptimi, historia dhe simbolet

Pashkët, kremtohen tek besimtarët katolik si ringjallja e Krishtit, ku përgatitja nis me 7 javëshin e Kreshmeve dhe mbyllet me meshën e Vigjiljes së Pashkëve, pritjen e ringjalljes së Jezusit.

Po çfarë janë Pashkët?

Pashkët shënojnë ngjarjen më të rëndësishme të krishterimit, ringjalljen, e cila përcjell për mbarë botën, simbolikën e ngadhënjimit mbi të keqen. Kujtimi i ringjalljes së Krishtit është një mënyrë për të ripërtëritur shpresë e përditshme të fitores mbi mëkatin.

Pashkët, të cilat festohen të dielën pas hënës së plotë të ekuinoksit pranveror, kanë ndikim të veçantë te besimtaret e krishterë jo vetëm shpirtëror, por dhe fizik, teksa shënojnë dhe finalizimin e agjërimit të kreshmave.

Simboli i Pashkëve është veza, si simbol i jetës, e cila e lyer me ngjyrën e kuqe simbolizon gja kun e Krishtit. Jeta e re, e cila nis me ditën e Pashkëve për çdo familje krishtere, lë pas mëritë, nxit faljen, dashurinë dhe ndihmën ndaj të afërmve në vështirësi, të së murëve dhe të va rfërve, duke i kujtuar njeriut rolin e vete sipas urdhëresave të Zotit.

Çfarë janë Pashkët? Kuptimi, historia dhe simbolet Read More »

Ndryshimet që presim në jetën tonë nga Hëna e Plotë e 18 marsit

Në orën 7.17 të së premtes 18 mars 2022 do të zhvillohet Hëna e Plotë në Shenjën e Virgjëreshës. Hëna e Plotë zhvillohet afër vitit të ri Astrologjik i cili fillon më 20 Mars me hyrjen e Diellit në shenjën e Dashit.

Ato që do ta përjetojnë më mirë këtë Hënë të Plotë janë shenjat e Tokës: Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi. Nëse keni lindur nën shenjën e Virgjëreshës, Demit ose Bricjapit do ta përjetoni ndikimin e saj drejtpërdrejt përmes suksesit personal dhe profesional.

Disa, për fat të keq, do të preken nga Hëna e Plotë me pagjumësi dhe paqëndrueshmëri emocionale. Këshilla është të ndryshoni pamjen dhe të prisni flokët, të cilët do të bëhen më të trashë, më të shëndetshëm dhe akoma më të shndritshëm.

Hëna e Plotë ka karakteristikat e shenjës së Virgjëreshës dhe fokusohet në rritjen e kujdesit ndaj trupit, prandaj duhet theksuar imazhi dhe shëndeti. Mund të filloni të bëni aktivitete fizike, një zgjedhje e përshtatshme me ardhjen e pranverës. Në përgjithësi, jini më të vëmendshëm ndaj mirëqenies suaj psikofizike, ndoshta përmes një diete të shëndetshme detoksifikuese nga e cila do të përfitonte zorra, si dhe tretja e pankreasi.

Ky është një cikël i ri që përfshin rreth 28 ditë (nga 18 mars deri më 16 prill) dhe që mund të japë fryte të rëndësishme, mjafton të përdorësh burimet për të gjetur forcë më të madhe.

Çdo shenjë mund ta vlerësojë këtë ndikim astral që të shtyn të kërkosh mundësi të reja dhe të hapesh në horizonte të reja.

Ndikimi i Zodiakut ndihmon për t’u zgjuar ashtu siç bën natyra, ekuinoksi pranveror, i cili korrespondon me një nga dy kohët e vitit në të cilat dita dhe nata kanë të njëjtën kohëzgjatje drite, ndihmon për të jetuar me forcë dhe ekuilibër psikofizik.

Ndryshimet që presim në jetën tonë nga Hëna e Plotë e 18 marsit Read More »

Ja çfarë do t’ju ndodh nëse merrni paratë e gjetura në rrugë…

Kur gjeni para ose bizhuteri në rruge nuk duhet t’i merrni pasi mund të sjellin fatke qësi. Parimet e Feng Shui-t bazohen në energjinë, të cilën edhe objektet mund ta thithin nga pronari i mëparshëm, veçanërisht nëse janë prej metali ose druri. Prandaj, nëse gjeni një artikull që ju pëlqen është më mirë ta shmangni.

Në të shumtën e rasteve është një shenjë e k eqe dhe është veçanërisht e rëndësishme të mos sillni sende të tilla në shtëpi për të mos prishur harmoninë dhe mirëqenien. Ky rregull vlen veçanërisht për sendet si paratë, pasqyrat dhe bizhuteritë.

Paratë

Sipas besimit feng shui, monedhat e vogla metalike, si dhe kartëmonedhat prej letre, mund të th ithin energjinë e personit që i mbajti për herë të fundit në duar. Besohet se nëse gjeni një monedhë në rrugë është lumturi, por në fakt është një burim energjie e panjohur, të cilën me siguri nuk e dëshironi në shtëpinë tuaj.

Pasqyra

Besohet se pasqyra sjell vite fatke qësish, veçanërisht kur thy het. Është e sigurt që ky artikull lëshon një sasi të caktuar energjie dhe sipas parimeve të feng shui-t, ekzistojnë udhëzime të veçanta se ku duhet të pozicionohet pasqyra në shtëpi, për të mos tërhequr energji të keqe.

Bizhuteri

Besohet se bizhuteritë thithin energjinë e pronarit, veçanërisht kur janë prej ari ose argjendi. Si fillim, mund të jenë bizhuteritë familjare që janë përcjellë brez pas brezi, duke thithur çdo herë gjithnjë e më shumë energji të re. Edhe pse për disa njerëz besohet se bizhuteritë sjellin lumturi, në fakt mund të jenë një burim energjie negative.

Ja çfarë do t’ju ndodh nëse merrni paratë e gjetura në rrugë… Read More »

Ju njohim me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -3°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 05°C në 10°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 11°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -5°C në 1°C dhe në zonat e ulëta nga -3°C në 04°C.

Ju njohim me parashikimin e motit Read More »

Cilat janë traditat më të çuditshme të Krishtlindjeve në botë, nga ‘nata e shtrigave’ te ‘beqarët dhe martesa’

Tashmë jemi futur në muajin e festave! Dhjetori përkon me festat e Krishtlindjeve dhe atë të Vitit të Ri, ndërsa atmosfera fillon ndihet në dyqane, lokale e në rrugë, të cilat shkëlqejnë nga dritat shumëngjyrëshe

Në këtë muaj secili nga ne ëndërron për një fundvit sa më të veçantë, e ku pjesa më e madhe, sipas traditës feston pranë oxhakut së bashku me familjen,duke trokitur gotat që viti në të cilin sapo hyjmë të vijë plot begati e shëndet.

Por këto festa nuk festohen njëlloj në të gjithë botën , tradita e tyre ndryshon, le të zbulojmë disa nga traditat më të çuditshme të festimit të Krishtlindjeve në vende të ndryshme nëpër botë.

Macja e tme rrshme islandeze – Jólakötturinn është një mace e madhe e zezë, me mustaqe të bardha, shikim mpre hës dhe një bisht shumë të gjatë. Sipas kësaj tradite të vjetër pagane, kjo mace pushton Islandën gjatë vigjiljes së Krishtlindjeve dhe nuk kërkon të ka pë minjtë, por njerëzit.

Gara e babagjyshit – Në qytetin e vogël zvicerian të Samnuaun, zhvillohet ClauWau, njohur ndryshe si Kampionati botëror i Babagjyshit të vitit të ri.Në këtë kampionat marrin pjesë babagjyshë nga e gjithë bota. Pjesëmarrësit bëjnë gara të ndryshme me slitë, lojëra me dëborë apo dhe kush është më i shpejtë në përgatitjen e biskotave tradicionale me xhinxher, shkruan Living.

Nata e rrepave – Në qytetin e Oaxacas në Meksikë, në vigjiljen e Krishtlindjeve zhvillohet një festival i vërtetë arti. Në këtë festival surreal, shumë artistë dhe artizanë bëjnë skulptura futursitike me rrepa. Kjo është një traditë e lindur që në shekullin e 16-të.

Nata e shtr igave – Vigjilja e Krishtlindjeve është një natë shumë supersticioze për norvegjezët. Sipas tyre në këtë natë shpir tërat e këqinj prov okojnë qeniet njerëzore. Të gjitha femrat duhet të fshehin fshesat dhe shtupat nga fri ka se mos sht rigat e këqija i vje dhin dhe bëjnë ma gji.

Beqarët dhe martesa – Kjo traditë interesante vjen nga Republika e Çekisë. Vigjilja e Krishtlindjeve konsiderohet ndoshta si nata më fatlume për beqarët e ketij shteti. Tradita kërkon që femrat beqare të ecin me një këpucë dhe tjetrën ta mbajnë në shpatull. Në momentin që këpuca bie në tokë ajo duhet të ndjekë drejtimin e saj dhe të kërkojë princin e kaltër.

Cilat janë traditat më të çuditshme të Krishtlindjeve në botë, nga ‘nata e shtrigave’ te ‘beqarët dhe martesa’ Read More »

Ja kush është arsyeja që tradhëtojnë burrat e martuar

“Problemi i meshkujve aktualë është se nuk marrin atë që duan gjatë intimitetit fizik dhe në këto kushte, i gënjejnë gratë e tyre. Fakti që një grua pranon të kalojë momente private me dikë, nuk do të thotë se është e aftë t’i japë një mashkulli çfarë kërkon në shtrat.

Unë jam e përfshirë në marrëdhënie me meshkuj të martuar, që nga mosha 18 vjeçare. Tani jam 29 vjeçe. Nuk kam punuar asnjë ditë në jetën time, ama jetoj në një qytet mondan, në një apartament tepër të madh. Tani e kam guximin ta pranoj se jam dashnorja e shumë burrave të martuar, të cilët edhe më mbajnë me të ardhura.

Pse meshkujt kanë nevojë për një dashnore? Shumë e thjeshtë, nuk e durojnë dot monotoninë. Nëse ata lodhen apo acaron në punë, vijnë tek unë dhe nxjerrin gjithë inatin e ditës. Kjo gjë është shumë fëmijërore, ama ndodh.

Pse më zgjedhin? Kur kanë probleme në punë, apo në familje, jam strehimi për ta. Nuk po them që bëjnë mirë apo gabim, thjesht pranoj çfarë bëjnë. Vijnë tek unë, sepse kanë nevojë të relaksohen. Vijnë sepse duan të ndihen të vlerësuar dhe gratë e tyre nuk kanë kohë për ta. Nuk kanë kohë për të dëgjuar problemet e tyre. Kanë një intimitet fizik të mërzitshëm, pa pasion. Kjo gjë meshkujt i distancon shumë nga gratë e tyre.

Siç e thashë më lart, kam shkuar me shumë meshkuj të martuar. Disa kanë filluar të më donin më shumë se gratë e tyre. Ama pjesa më e madhe, i donin gratë. Pra, intimiteti që kemi pasur ka qenë thjesht fizik, pa afeksion. Edhe pse mendoj se është hipokrite të thuash se e do dikë dhe ta tradhëtosh, prapë ata e bënin.

Mundem ta fal unë tradhëtinë, nëse do të ma bënin? Sigurisht që jo. Do bisedoja me atë që do të dojë, se çfarë i mungonte në raportin me mua, ama kurrsesi nuk do e pranoja tradhëtinë. Mendoj se është gjëja më e ulët që mund t’i bësh dikujt që thua se e do.

Dhe për ta mbyllur, mendoj se meshkujt tradhëtojnë sepse disa herë nuk i dëgjojnë gratë e tyre, por në shumicën e rasteve ata tradhëtojnë sepse janë shumë fëmijë, të papërgjegjshëm për jetën dhe martesën e tyre.

SHQIPERIA IME

Ja kush është arsyeja që tradhëtojnë burrat e martuar Read More »