Kuriozitete

Del horoskopi i muajit shtator, gjithçka do të kthehet “përmbys”

Pasi kaluam Hënën e Bricjapit, këtë shtator, na pret ajo që quhet “Hëna e Re”.

Ndaj, duhet të njiheni të gjithë me çfarë ajo do t’ju ofrojë më 9 shtator dhe të jeni gati për të!

Dashi

Çoheni në mëngjes nga shtrati të emocionuar për të shkuar në punë? Prisni që nivelet tuaja të vetëbesimit të arrijnë majat. Kjo energji do t’ju ndihmojë të shkoni pas dëshirave tuaja, të merrni atë që dëshironi pa u dashur shumë sakrifica. Mund të bëni përpara në biznes ose të ngriheni në detyrë. Nëse keni frikë për diçka, përballuni me të dhe do e kaloni me sukses.

Demi

Jeni duke punuar në idetë tuaja të ardhshme? Hëna e re është në favorin tuaj për të publikuar idetë tuaja. Do të keni influencë dhe fuqi të madhe në jetën tuaj për të bërë ndryshime pozitive. Mund ta transmetoni këtë energji dhe në ngjarjet e jetës suaj apo njerëzit që ju rrethojnë. Merreni fatin në duart tuaja.

Binjakët

Të ëndërrosh shumë është argëtuese, por kur vjen koha për të bërë një listë dhe të hidhesh në veprim, mund të kthehet në stresuese. Madje dhe e frikshme. Hidhini një sy frikërave tuaja dhe zbuloni nga vijnë. Zgjidhja e këtyre problemeve do t’ju lejojë të përqëndroheni në arritjen e qëllimeve tuaja afatgjata.

Gaforrja

Hëna e re është shumë me fat për ju. Do e keni më të lehtë të përmirësoni aftësitë tuaja dhe të zhvilloni talentet. Mundësi emocionuese dhe sukses profesional po ju pret për t’ju dhënë një ndjesi sigurie dhe qëndrueshmërie.

Luani

Është koha të shpenzoni disa para për t’i bërë vetes suaj një dhuratë. Pavarësisht situatës, është momenti më i mirë për të blerë disa veshje që të ndiheni në formë. Vishuni sikur bota të jetë pasarela juaj.

Virgjëresha

Kaq shumë intensitet për ju këtë periudhë! Keni ide pafund dhe lajmi i mirë është që do dini si të organizoni hapat tuaj për të arritur sukses në qëllimet që keni. Por mos harroni t’i kushtoni kohë dhe dashuri vetes suaj. Gjithnjë vendosni të tjerët në prioritet, duke qenë i shkujdesur për hapësirën e shenjtë personale.

Peshorja

Vera ishte e mbushur me tension apo jo? Përdoreni këtë Hënë të re për një periudhë të qetë dhe paqësore. Lejoni veten tuaj të rikarikoheni pas një vere me punë shumë.

Akrepi

Gjërat janë të orientuara nga karriera për ju. Miqtë mund t’ju ndihmojnë të krijoni lidhje të reja profesionale. Dilni me grupin tuaj dhe njihni njerëz. Kombinoni socializimin me punën dhe do ja kaloni për bukuri.

Shigjetari

Mos e zbukuroni zyrën sikur të keni arritur Hënën. Një pozicion më i lartë pune do ju bëjë të ndiheni të fuqishëm dhe do ju kënaqë egon. Mundohuni mos ta lini t’ju pushtojë mendimet, dhe mos harroni që duhet të vazhdoni të punoni për ta mbajtur atë pozicion.

Bricjapi

Përgatituni të jeni pak më të lidhur me veten tuaj. Është koha të jeni pak më spiritual dhe gjithashtu spontan. Aventura do ju bëjë mirë!

Ujori

Ju vetëm jepni, jepni, jepni! Kjo është një gjë e mirë, por duhet të keni dhe kufinj. Mungesa e tyre do shkaktojë vështirësi në jetën tuaj romantike, prandaj mos kini frikë të bëni gjërat më serioze. Qëndrojini besnikë parimeve tuaja.

Peshqit

Probleme në lidhje? Ndonjëherë është koha t’i lësh të shkojnë. Jo çdokush pranë jush është gjithnjë në anën tuaj. Kjo Hënë e Re do ju shërbejë të zgjoheni dhe të shihni gjërat më qartë. Për disa marrëdhënie mund të punoni dhe t’i rregulloni. Por disa të tjera janë thjesht të tepërta.

Del horoskopi i muajit shtator, gjithçka do të kthehet “përmbys” Read More »

65% e trupit iu dogj, por i dashuri nuk e braktisi asnjëherë

Eshtë lehtë ta duash dikë për shkak të dukjes. Por, është e vështirë ta duash dikë pa marrë parasysh çfarë.

Pjesa më e vështirë është të biesh në dashuri me personalitetin e dikujt, të qeshurën, shprehitë dhe gjithçka që e bën personin tjetër më shumë sesa veç një trup.

Kështu u dashurua një burrë, i cili pavarësisht se e dashura e tij pësoi aksident dhe u dogj, duke mos u dukur më siç ishte më parë, ai vazhdoi ta dashuronte atë njëjtë, transmeton Gazeta Express.

E lindur në Australi, Turia Pitt po shihte një të ardhme të ndritur përpara. Ajo ishte 24 vjeçe dhe po studionte për t’u bërë inxhiniere. Ajo ishte gjithashtu edhe një vrapuese dhe po trajnohej për të marrë pjesë në një maratonë.

Ajo mori pjesë në një maratonë 100km në vitin 2011, por vetëm disa orë më vonë, e ndodhur në një mal, ajo e gjeti veten të ngujuar mes zjarrit që shpërtheu aty, duke u djegur nga zjarri.

Ajo u shpëtua, por 65% e trupit të saj ishte djegur. Turia kaloi 2 vite në spital, ku iu nënshtrua operacioneve dhe fizioterapisë intensive. Ajo veshte edhe maskë, për të mos i frikësuar të tjerët.

Përgjatë gjithë trajtimit shëndetësor të saj, ishte një njeri që i qëndroi gjithmonë pranë. I dashuri i saj Michael u bë kujdestari i saj. Atë madje e kishin pyetur nëse ka menduar ndonjëherë ta braktisë atë, dhe përgjigja e tij preku shumë njerëz.

“U martova me shpirtin e saj, karakterin dhe ajo është e vetmja femër që do të vazhdojë t’i përmbush ëndrrat e mija”, kishte thënë ai.

Edhe kur ajo ndjehej keq dhe në depresion për gjendjen e saj, ai gjithmonë e mbështeste atë dhe i tregonte sa e dashuron.

Ai vendosi të martohej me të dhe ia bleu unazën përderisa ajo ishte ende duke u trajtuar. Ajo filloi të vraponte përsëri dhe tani është duke punuar me Interplast, një shoqatë bamirëse që u ofron operacione riparimi falas njerëzve që jetojnë në vende të pazhvilluara.

“Sa herë që nuhas tym, më kujtohet ajo ditë menjëherë – dhe nuk mendoj se kjo do të ndryshojë. Por duhet thjeshtë ta pranoj atë, dhe sa herë që nuhas tym, i them vetes ‘është në rregull, asgjë nuk do të ndodh’.

Pavarësisht asaj çfarë ndodhi, një gjë që është e sigurt, atë e mbajti gjallë dashuria. /Gazeta Express

65% e trupit iu dogj, por i dashuri nuk e braktisi asnjëherë Read More »

Zbulohet kush është kryeqyteti i spiunëve në Evropë, diplomatët: Si jemi përgjuar

Nga Lili Bajer/ Harrojeni Vienën dhe Berlinin. Ekziston një tjetër fole e madhe spiunësh në Europë: Brukseli.

Dyshimet midis zyrtarëve të BE-së, se Britania e Madhe i spiunoi ata për t’i vjedhur planet e mbi Brexit, bënë bujë në mediat britanike javën e shkuar. Por për shumë njerëz në Bruksel, spiunimi si i miqve ashtu edhe armiqve, është thjesht një biznes i zakonshëm.

Për disa agjensi të huaja të inteligjencës, Brukseli është një objektiv, pasi aty ndodhet selia e Bashkimit Europian dhe NATO-s. Për të tjerët, si disa shërbime inteligjence afrikane dhe të Lindjes së Mesme, fokusi është mbi diasporat e tyre të mëdha që banojnë në Belgjikë, të cilat ndikojnë në politikën kombëtare.

Në qershor, kreu i agjencisë së inteligjencës austrisë, Peter Gridling, u tha gazetarëve se “Brukseli tani e ka tejkaluar Vjenën”, kur është fjala për dendësinë e “të ashtuquajturave shërbime të inteligjencës jashtë BE-së”. Ndërsa spiunimi ka qenë gjithmonë i pranishëm në Bruksel, teksa rëndësia e BE-së u rrit së bashku me numrin e ambasadave në qytet, po kështu ndodhi edhe me numrin e spiunëve.

“Lufta e Ftohtë është kthyer”- thekson një ish-zyrtar i lartë i inteligjencës belge, duke shtuar se tani ka më shumë agjentë që veprojnë në Bruksel, sesa në vitet para shembjes së Murit të Berlinit. “Kinezët, rusët, amerikanët dhe marokenet, kanë një prani të madhe në Belgjikë”- shton ish-zyrtari, duke folur me kushte anonimiteti.

Dhe duke zbuluar se Shërbimi Belg i Sigurisë, u ka kërkuar disa agjentëve të huaj të largohen nga vendi gjatë viteve të fundit. Diplomatët në Bruksel, supozojnë se po monitorohen çdo ditë.

“Ka pasur një shqetësim mbi një aktivitet të inteligjencës së huaj”-tha Haurd Gutman, ish ambasador i SHBA-së në Belgjikë.

Zyra e ambasadorit kontrollohej rregullisht për pajisjet e përgjimit, dhe asnjë telefon nuk lejohej brenda në godinë, tha Gutman. Por jashtë, u kuptua se të tjerët po na përgjonin. “Ka kaq shumë njerëz brenda dhe jashtë, sa që s’ka asnjë mënyrë për ta parandaluar atë, ju duhet vetëm të supozoni në çdo kohë, që rusët dhe kinezët po ju përgjojnë”- thotë Gutman.

Ceremonitë e festave kombëtare, kur diplomatët vizitojnë ambasadat në pritjet e dhëna me këtë rast, janë raste të arta për veprimtarinë e inteligjencës, tha Gutman, duke vënë në dukje se atashetë që shoqërojnë ambasadorët në raste të tilla, janë shpesh oficerë të fshehtë të inteligjencës.

“Për shkak të BE-së dhe NATO-s, vendet e tjera kanë një mision thelbësor diplomatik dhe ekonomik në Bruksel, duke krijuar një ambient të pasur për qëllime të të gjitha llojeve të spiunazhit”- tha një ish-zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane, i cili nuk pranoi të identifikohej me emër.

“Brukseli është gjithashtu një qytet lehtësisht i depërtueshëm, për të hyrë brenda dhe dalë jashtë, gjë që mund të lehtësojë operacione të ndjeshme”- shtoi ky ish-zyrtar. Vetë Shtetet e Bashkuara, janë larg nga të qënit një palë e pafajshme në skenën e spiunazhit në Bruksel.

Në vitin 2013, “Der Spiegel” raportoi se sipas dokumenteve të dhëna nga informatori Eduard Snouden, SHBA-të kishin kryer një operacion elektronik përgjimi ndaj institucioneve të BE-së në Bruksel – dhe gjithashtu përgjonin misionet diplomatike të BE-së në Uashington dhe Kombet e Bashkuara.

Dy vjet më vonë, revista gjermane raportoi se shërbimet amerikane të inteligjencës kishin tentuar të përdornin objektet gjermane për të spiunuar qeverinë, kompani dhe institucione të tjera, duke përfshirë edhe Komisionin Europian. Komisioni Europian, Këshilli Europian, Parlamenti Europian dhe NATO, kanë secila zyrat e tyre të sigurisë, që punojnë në parandalimin e spiunëve nga depërtimi në godinat e tyre, dhe qasja në dokumenta të rëndësisë së veçantë.

Në vitin 2003, pajisjet e përgjimit u zbuluan në ndërtesën Justus Lipsius të Këshillit Europian, me një hetim zyrtar belg që më vonë tregoi gishtin e dyshimit mbi qeverinë izraelite.

Zyrtarët e sigurisë, përpiqen gjithashtu të paralajmërojnë stafin të ketë kujdes, kur flet për punën në kafenetë dhe restorantet e qytetit. “Ne e dimë se ka fuqi të jashtme, jashtë BE-së, që përpiqen të hyjnë në të dhënat tona”- tha një zyrtar i lartë i sigurisë së BE. “Këshilla jonë e përgjithshme, është që të jemi të kujdesshëm dhe të vëmendshëm në hapësirat publike”.

Ndërsa institucionet ndërkombëtare, përpiqen të kontrollojnë atë që ndodh brenda ndërtesave të tyre, barra më e madhe e punës së kundërzbulimit në qytet bie mbi Shërbimin Belg të Sigurisë Shtetërore. “Çdo shërbim ka njerëzit e vet këtu”- tha ish-zyrtari i lartë i inteligjencës belge, duke shtuar se aktiviteti i spiunazhit në Bruksel, mbulon fushat nga energjia tek mbrojtja, dhe çështjet politike si emigracioni.

“Kemi shërbime miqësore, neutrale dhe jo miqësore”- tha ky person, duke vënë në dukje se agjentët e inteligjencës në përgjithësi punojnë si diplomatë të fshehtë, dhe shpesh deklarohen para Shërbimit të Sigurisë Shtetërore pas mbërritjes në Bruksel. Në një vend të njohur për shtresa të shumta dhe të mbivendosura të qeverisë, koordinimi midis institucioneve të sigurisë belge dhe të BE, lë ndonjëherë shumë për të dëshiruar, thonë ekspertët.

Kur ka “kaq shumë pengesa në ndarjen e informacionit, dhe përgjegjësia e hetimit është vazhdimisht një ping-pong mes institucioneve, si mund të prisni të kapni fajtorin dhe të angazhoheni në veprime të mira?”- thotë Kenet Lazoen, ekspert mbi inteligjencën belge në Universitetin e Gentit.

Autoritetet belge, ndodhen gjithashtu nën presion nga sfidat me të cilat ballafaqohen, veçanërisht pasi Brukseli u bë një objektiv i terrorizmit të radikalëve islamike. Shërbimi i Sigurisë Shtetërore, me një staf prej qindra vetësh, ka një mandat që përfshin ruatjen e e të dhënave mbi terrorizmin, spiunazhin, përhapjen e armëve dhe krimin e organizuar.

“Çdo shërbim, është për momentin i fokusuar tek terrorizmi”- tha ish-zyrtari i lartë i inteligjencës belge. “Ne kemi një problem me personelin, me mjetet, me burimet” tha ky person, duke shtuar se numri i njerëzve në shërbim, duhet të paktën të dyfishohet.

“Fokusi mbi terrorizmin, nuk do të thotë se duhet të humbni fokusin ndaj spiunazhit kibernetik dhe klasik”- tha ish-zyrtari. “Kur nuk investoni në gjetjen e burimeve, humbni pozicionin tuaj të inteligjencës, të cilën është e vështirë ta rifitoni”.

Burimi: Politico.eu / Në shqip nga bota.al

Zbulohet kush është kryeqyteti i spiunëve në Evropë, diplomatët: Si jemi përgjuar Read More »

Studimi/ Femrat e mbajnë sekretin vetëm 32 minuta

Sipas të përditshmes britanike Daily Mail, femrat mund ta mbajnë një të fshehtë për vetëm 32 minuta, ndonëse premtojnë me bindje se do ta mbajnë gojën e mbyllur përjetë për këtë çështje.

Hulumtimet e reja i ka bërë një kompani e produkteve kozmetike duke intervistuar 3000 femra. Ajo ka dalë në përfundimin se rreth 85% e femrave nuk mund të mbajnë një sekret, pavarësisht se sa i rëndësishëm apo i ndjeshëm është ai. Më së shumti ato e ndajnë sekretin me partnerin, shoqen e ngushtë ose nënën.

Gjysma e të anketuarave thonë se pas nxjerrjes së sekretit ndjehen më lehtë. 13% e tyre thonë se këtë e bëjnë fshehurazi, vetëm sa për t’i përhapur thashethemet.

Rreth 40% e femrave thonë se nuk ka asnjë problem nëse e ndan një sekret me një person tjetër. 25% e tyre shprehen se i bren ndërgjegjja për keqpërdorimin e besimit që personat tjerë kanë pasur duke ua rrëfyer sekretin që ato nuk e mbajnë dot.

Kjo anketë ka treguar se femrat, në të vërtetë kalojnë nëpër një periudhë të mundimshme teksa përpiqen që ta ruajnë sekretin. Ato thonë se sekretin mund ta mbajnë maksimumi 32 minuta pasi tashmë rrjetet sociale dhe teknologjia ua ka “lehtësuar punën”.

Studimi/ Femrat e mbajnë sekretin vetëm 32 minuta Read More »

Si të dalloni që veza që po konsumoni është e freskët apo jo

Kurdo që keni thyer vezë dhe keni parë pjesën e bardhë anash të kuqve të vezës, së paku një herë keni bërë pyetje “Ç’është kjo?”

Fjala është për të ashtuquajturën fije kërthize e cila nuk është e dëmshme, përkundrazi. Ajo mund të hahet pa frikë se do t’ju ndodhë diçka.

Kjo fije ka funksionin që e bardha dhe e kuqja e vezës të qëndrojnë bashkë, d.m.th. që e kuqja gjithmonë të jetë në mes.

Nëse e thyejmë vezën dhe ka këtë fije, do të thotë që veza është e freskët.
Megjithatë, nëse ajo “e bardhë” nuk shfaqet në enë në momentin kur e thyeni, do të thotë që ka qëndruar gjatë në frigorifer apo në dyqan, andaj duhet të përdorni një vezë tjetër.

Si të dalloni që veza që po konsumoni është e freskët apo jo Read More »

Ç’do ndodhë këtë tetor me ndryshimin e orës? Mesa duket po vjen lajmi i madh, BE përballet me…

Eshte gjithe e ne rritje numri i personave dhe vendeve qe kerkojn e te mos ndryshohet ora dy here ne vit.

Zyrtarët në Bruksel janë befasuar nga përmasa e një konsulte online për praktikën e lëvizjes së akrepave 60 minuta përpara gjatë Verës dhe kthimin e tyre mbrapsht në Dimër. Zyrtarët në Bruksel kanë thënë se pjesa më e madhe e të anketuarve kërkojnë mos ndryshimin e lëvizjes së akrepave të orës.

Bashkimi Europian ka rregulluar ndryshimin e orës që prej viteve ‘80, për të shmangur datat e ndryshme të lëvizjes së akrepave. Në Europë, akrepat lëvizin përpara të Dielën e fundit të muajit Mars dhe rikthehen gjatë të Dielës së fundit të Tetorit. Megjithatë, konsulta tregon se disa europianë mendojnë që ky sistem po cënon jetesën e tyre. Shumë përgjigje erdhën nga Gjermania, me 73% që kërkojnë përfundimin e orës ligjore.

Ç’do ndodhë këtë tetor me ndryshimin e orës? Mesa duket po vjen lajmi i madh, BE përballet me… Read More »

Çfarë ndodh me llogaritë në rrjetet sociale kur njeriu vdes?

Vdekja e një personi të dashur ka qenë gjithnjë një moment i vështirë, por me rritjen e internetit dhe platformave të mediave sociale, familjet tani duhet të përballen edhe me rregullat ndonjëherë të ndërlikuara të pas-jetës dixhitale.

Vetëm 13 për qind e njerëzve kanë bërë ndonjë lloj plani në lidhje me llogarinë e tyre në median sociale, pas vdekjes, sipas një vëzhgimi të 2017.

Platformat e mediave sociale tani po e kuptojnë se duhet të kenë një politikë për fundin e jetës”, thonë ekspertët.

“Teknologjia që ata kanë nisur të aplikojnë është një fillim i mirë, por ka ende shumë për të bërë. Një nga problemet kryesore, kur vjen fjala tek planifikimi i vdekjes suaj dixhitale dhe sistemimit të llogarive të ndryshme që ne kemi, është se çdo platformë është e ndryshme dhe secila kërkon një mënyrë të veçantë për të ta ‘varrosur’ atë.

Ekspertët rekomandojnë madje që njerëzit duhet të dokumentojnë amanetet e tyre në një testament në median sociale, dhe kjo e fundit i ka përcaktuar disa rregulla bazë.

Në facebook psh, përdoruesit mund të emërojnë një kontakt ligjor që do të ketë më pas akses në llogarinë e tij, pas vdekjes. Ai person mund të vendosë më pas nëse do të kujdeset për llogarinë apo do ta mbyllë atë.

Në rast se nuk ka një kontakt ligjor, atëherë Facebook e kthen llogarinë në një përkujtimore kur mëson për vdekjen e tij. Kur llogaria bëhet e tillë, në të nuk mund të bësh më log in ndërkohë që mbetet e dukshme për të tjerët, me të cilët ndahet si një vend për të mbledhur kujtime.

Në Twitter, një person i autorizuar ose një pjesëtar direkt i familjes duhet të bëjë një kërkesë që llogaria të deaktivizohet. Ndërsa ashtu si facebooku, google lejon përdoruesit të zgjedhin një person përgjegjës për llogarinë e tyre pas vdekjes. I ashtuquajturi “Inactive Account Manager” është në gjendje më pas të ketë akses në llogari dhe ta fshijë atë.

Çfarë ndodh me llogaritë në rrjetet sociale kur njeriu vdes? Read More »

Uauu, Facebook na sjell diçka të re, nuk do ta besoni çfarë ofron shërbimi i ri

Facebook njoftoi sot se do të shpërndajë në të gjithë botën shërbimin e tij të videove për orët inteligjente, që është prej më shumë se një vit funksional në SHBA.

“Ne kemi krijuar këtë produkt në mënyrë që përdoruesit të mos jenë në një situatë pasive me videot, por që të mund të marrin pjesë. Ne shpresojmë se ata do të kenë ndjesinë se kanë kaluar çaste të bukura”, shpjegoi zëvendëspresidentja e ngarkuar me shërbimin e videove dhe të reklamimit, Fidji Simo.

Ky shërbim duhet t’i mundësojë përdoruesve të propozojnë video të reja por të mund edhe të gjejnë, gjithashtu, videot e reja të klasifikuara sipas tematikës, të ruajnë disa video, të këmbejnë me krijuesit ose të ndërveprojnë.

Kjo deklaratë e rrjetit social vjen dy javë pas asaj që ka të bëjë me publikimin falas dhe drejtpërdrejtë të kupave europiane të futbollit, Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Europës, në Amerikën e Jugut, si dhe të “La Liga” (kampionati spanjoll) në Azinë e Jugut.

Uauu, Facebook na sjell diçka të re, nuk do ta besoni çfarë ofron shërbimi i ri Read More »