Kuriozitete

4 metra i gjatë, zbulohet kallamari “përbindësh”

Një kallamar aspak normal nga përmasat që ka është zbuluar në brigjet e Wellington-it, në Zelandën e Re.

Kjo krijesë e cila ishte 4 metra e gjatë, është zbuluar nga tre vëllezër, të cilët kishin dalë për një zhytje në mëngjes.

Daniel, Jack dhe Matthew Aplin ishin duke u zhytur, kur u përballën me kallamarin “përbindësh”. Ata thanë se kishin parë peshkaqenë gjatë zhytjes, nuk kishin parë kurrë një kallamar të kësaj madhësie.

Pas zbulimit të kësaj krijese ata kontaktuan me Institutin Kombëtar të Ujit dhe Kërkimeve, të cilët e morën kallamarin për studim.

4 metra i gjatë, zbulohet kallamari “përbindësh” Read More »

Shenja më e përkëdhelur dhe më e favorizuar nga horoskopi i shtatorit

Mendja e Virgjëreshës është e ngacmuar tashmë, falë Uranit në shtëpinë e udhëtimit, arsimit dhe dijeve. Njerëz dhe ngjarje të reja do të hyjnë në botën tuaj, prandaj hapni sytë për mundësitë që s’i keni eksploruar ende.

Hëna e re e datës 9 starton ide të reja, duke ju bërë të ndiheni plot energji për të ardhmen. Do të filloni të rimendoni ritualet tuaja të shëndetit dhe palestrës rreth datës 10 kur Marsi të shkojë në Ujor. Meqë ra fjala, duke qenë se nuk jeni shumë tip palestre, pse nuk provoni një klasë yoga ose një aplikacion?

Shenja më e përkëdhelur dhe më e favorizuar nga horoskopi i shtatorit Read More »

Shqiptari që shkoi të shpëtonte McCain të kapur rob në Vietnam

Një shqiptar nga Kosova i cili prej disa dekadash jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë shumë për senatorin John McCain. Quhet Muharrem Maralusha. Është një nga ata që shkoi ta shpëtonte atë kur si pilot ishte kapur nga forcat armike në luftën e Vietnamit ndërmjet viteve 1968-1970.

Kosovari nga Prizreni ishte njëri nga ushtarët që rrezikoi jetën e tij duke marrë pjesë në operacionin për gjetjen e McCain i cili më vonë do të bëhej senator dhe kandidat për President të Amerikës. Ai ka treguar për këtë aksion për Klan Kosovën.

Pavarësisht se ky aksion nuk rezultoi i suksesshëm McCain shpëtoi i gjallë dhe iu kthye vendit të tij. Nga ata që e kërkuan ishte edhe Maralusha. Kontaktet mes McCane dhe Maralushës vazhduan edhe më vonë.

Ky i fundit thotë se bisedat gati gjithmonë kishin të bënin me Kosovën dhe situatën në Ballkan.
Angazhimi i senatorit republikan për Kosovën vazhdoi edhe pas pavarësimit të saj. Megjithatë sipas Maralushës, McCain donte që shteti i ri të ishte më ndryshe. Pavarësisht kësaj senatori tashmë i ndjerë erdhi në Kosovë e në lidhje me këtë Maralusha.

Shqiptari që shkoi të shpëtonte McCain të kapur rob në Vietnam Read More »

Ky burrë misionar ka zbuluar arsyen pse fëmijët jetimë nuk qajnë, përgjigja të copëton shpirtin

I keni parasysh ato zgjimet e shpeshta gjatë natës për të shkuar pranë fëmijës që qan? Sa herë na ka ndodhur të qëndrojmë zgjuar për shumë net me rradhë si pasojë e kolikave? Po si pasojë e dhimbjeve të veshit? Duket se arsyet që një fëmijë qan, sidomos nëse është i porsalindur janë të shumta. E megjithatë, “Dayna Mager” është përballur me një realitet krejt ndryshe ndërsa ajo ka qënë në një konferencë. Gjithcka që ajo shkruan në lidhje me atë që ka ndodhur është:

“Për mua dhe Matt ishte hera e parë që e linim vajzën tonë Luella vetëm për të shkuar në një konferencë pune. E ndërsa ishim në atë sallë të madhe, një misionar ndau me ne një eksperiencë shumë të trishtë. Gjithcka kishte ndodhur ndërsa ai ishte në një mision në Ugandë ashtu sic kishte qënë edhe dhjetra herë të tjera. Por kësaj rradhe ishte ndryshe, tani i duhej të ecte midis një dhome të mbushur me rreth 100 shtretër brenda secilit ndodhej një bebe e braktisur nga prindërit. Ishte pikërisht në një jetimore! Ajo që e cudiste më shumë ishte fakti që edhe pse ishin rrth 100 të porsalindur zhurma e vetme që dëgjonin veshët e tij ishte qetësia.

Brenda tij lindi pyetja “si ka mundësi”? Ishte e dhimbshme të dëgjonte një përgjigje të tillë “ Pasi i sollën këta fëmijë ata qanë për disa orë dhe më pas ata ndaluan së qari, ndaluan pasi e kuptuan se edhe pse kishin shumë kohë që e bënin askush nuk erdhi për t’i qetësuar! Askush nuk erdhi as për 10 minuta, as për 4 orë dhe ndoshta nuk do të vijë kurrë”! Në atë auditor m’u thye zemra, mu thye zemra dhe i premtova vetes se do të shkoja pranë vajzës time në cdo moment që ajo do të ishte duke qarë, edhe nëse do të ishte ora 02:00 e mëngjesit, edhe nëse do të qante si pasojë e një zgënjimi kur të ishte në moshë të madhe, do të isha gjithmonë për të në cdo moment”!

Dyna Mager ka postuar ne rrjetin social facebook foton me vajzen e saj Luella.

Fati i disa fëmijëve është vërtet tragjik! Dhe ta mendosh se disa prindër kalojnë vitet e tyre të rinisë nëpër klinika fertilizimi duke u përpjekur të sjellin në jetë një fëmijë! Ndërsa në një anë të botës ndodh kjo përpjekje për t’u bërë prind, në anën tjetër ndodh që disa “prindër” brakstisin fëmijën e tyre dhe vazhdojnë jetën sikur ajo shtatëzani të mos kishte ekzistuar kurrë!

Ky burrë misionar ka zbuluar arsyen pse fëmijët jetimë nuk qajnë, përgjigja të copëton shpirtin Read More »

Të jetë e vërtetë? Kjo teori e errët për përrallën e Borëbardhës sapo na shkatërroi fëmijërinë

Borëbardha është një prej përrallave më të dashura për fëmijë ndër vite, sa nuk ka fëmijë që të mos e këtë dëgjuar të paktën njëherë të vetme. Por, ndërsa të gjithë jemi rritur me historinë  e vajzës me fat që humbet në pyll, gris fustanin, gjen 7 xhuxhë dhe bëhet shoqe me ta, pastaj ha një mollë të helmuar, vdes dhe vjen në jetë nga puthja e një princi.

Por asgjë nuk paska qenë e vërtetë! Sipas një teorie që po qarkullon në disa portale të huaja Borëbardha vdes. Është pikërisht puthja e princit që e çon në botën tjetër. Ai i jep asaj “puthjen e vdekjes” dhe më pas të dy largohen drejt parajsës.

Shpjegimi i plotë i teorisë:

Princi mbërrin me një kalë të bardhë (ashtu siç vdekja është portretizuar shpesh, që ecën në kohë), i jep asaj puthjen e vdekjes për t’i marrë ‘frymën e jetës’. Më pas Borëbardha dhe Princi u thonë lamtumirë xhuxhëve, në vend që t’i marrin me vete, sespe ata po shkojnë në një vend ku personat e gjallë nuk mund të shkojnë. Më pas çifti niset drejt parajsës dhe në ekran shfaqen re në formën e një kështjelle, e rrethuar me dritë.

Të jetë e vërtetë? Kjo teori e errët për përrallën e Borëbardhës sapo na shkatërroi fëmijërinë Read More »

Hyjnesha shqiptare që ka fuqi të bekojë ose të mallkojë! Zana e Çermenikës

Në shekujt e parë pas lindjes së Krishtit, kur në territorin e Perandorisë së Romës u vendos besimi monoteist, d.m.th., besimin te një perëndi e vetme, dhe feja zyrtare u bë kristianizmi, besimi te shumë perëndi u zhduk pothuajse fare.

Ndonëse besimi te perënditë pagane e humbi kuptimin dhe rëndësinë e tij, te disa popuj, ndër ta edhe ai shqiptar, u ruajtën shumë elemente të besimit pagan, siç ishin, p.sh., figurat mitologjike dhe legjendat e thurura rreth tyre, si dhe disa festa me origjinë pagane, Siç ishte Dita e Verës, që s’kishin asnjë lidhje me ritet apo festat fetare.

Një nga figurat më të spikatura të mitologjisë shqiptare, që ende “jeton” në përfytyrimet e njerëzve, ka qenë Zana, e cila banon nëpër male, pyje, lëndina dhe në vende të tjera të peisazhit natyror.

Studiues të mirënjohur të mitologjisë shqiptare, duke u mbështetur edhe në mendimin e disa prej gjuhëtarëve albanologë të njohur, si N. Jokli, M. Lamberc, E. Çabej, I. Ajeti etj., kanë nënvizuar se disa nga këto figura, duke përfshirë edhe Zanën, janë me origjinë nga antikiteti i lashtë greko-latin.

Figura e Zanës është krahasuar me dy prej hyjneshave më të njohura të mitologjisë greko-romake, përkatësisht e Artemisës dhe Dianës, të cilat, ashtu si dhe Zana e shqiptarëve, jetonin nëpër pyje, në faqe malesh të pashkelura, në shpella, lëndina etj.

Image result for zana e cermenikes

Zana e Çermenikës

Hyjni Ceka, studiuesi elbasanas që është marrë gjerësisht me festimet e Ditës së Verës në qytetin e Elbasanit dhe ka hulumtuar origjinën e lashtë të saj, në librin e tij “Dita e Verës”, Monografi (“Onufri” 2001), shkruan se kjo festë i kushtohej Dianës së Kandavëve, e cila, sipas tij, “tempullin e vet, gjithë motit, e ka pasur në rrethinat e Elbasanit, sepse, qysh hejrit, në këto anë ndodhej ajo faltore e dëgjuar e Zanës së Çermenikës (Djana Kandaviensis).

Dhe të gjithë e dinë se Perëndesha Djanë mbahej në kohë të lashta, si hyjneshë e gjuetisë… e pyjeve dhe e gjithë natyrës…”.

Ky konkluzion, shkruan Hyjni Ceka, përmbledh mendimet e arkeologut të mirënjohur shqiptar, Hasan Ceka (1900-1998), i cila ka qenë një nga themeluesit dhe dekan i arkeologjisë shqiptare.

“Shkencëtarët tanë, shkruan në studimin e tij Hysni Ceka, shpjegojnë se te Mansi i sotëm kemi Manthion antik, stacionin e famshëm të Egnatias, që priste e përcillte udhëtarë e pelegrinë që vinin në Skampin për t’iu falur Dianës së Kandavëve, si vend ku gjendej edhe tempulli i saj.

Ai Rrapi i Mansit, me kroin e pozicionin karakteristik, ma do mendja të ketë shërbyer nëpër vite për të mbledhur fiset e arbërve rreth Hyjneshës Dianë (apo Zanë) të Kandavëve, sikur u kanë pas thënë së lashti çermenikasve”.

Edhe studiues të tjerë, të cilët janë marrë me besimet e ilirëve dhe me figurat e tyre mitologjike, kanë shkruar se figura e Zanës së Çermenikës është pasuese e hyjneshës Diana të kandavëve (Diana candaviensis).

“Dita e Verës e Elbasanit, vijon në shkrimin e tij H. Ceka, çuditërisht sjell në ditë të sotme traditën e saj të Kandavës Ilire.

Ngjyra panairike, pelegrinazhi dhe Rrapi i Mansit, trevë ku zhvillohej kjo festë, tregojnë më së miri për një ceremonial të hershëm, për një religjion, që si kult të vetën pat Zanën e Kandavëve: Diana Candaviensis”.

Kandavët, të cilët kishin Dianën si perëndeshën e tyre, ishin banorët e lashtë të krahinës ilire të Kandavisë, në territorin e së cilës ndodhet sot krahina e Çermenikës në rrethin e Librazhdit.

Guri i Muzhaqit dhe krijesat mitologjike

Banorët e krahinës së Çermenikës besonin se nëpër këto male, në lëndina, burime, përrenj, ujëvara, vende të veçuara etj, jetonin qenie mitologjike të çuditshme, si kuçedra dragonj, xhindë, zana, shtojzovalle, perri etj.

Çermenikasit ishin të lidhur shpirtërisht me këto qenie, të cilat, siç ata besonin, ishin të pajisura me fuqi të jashtëzakonshme dhe mbinjerëzore, që ndikonin për mirë, apo për keq, në jetën dhe fatet e tyre.

Disa nga qeniet mitologjike, siç ishin zanat, shtojzovallet dhe perritë, çermenikasit besonin se ishin femra të reja me pamje shumë të bukura.

Zana ishte qenia më e dashur dhe më e adhuruar e banorëve çermenikas.

Ajo, veçse me emrin e saj “Zana”, thirrej nga banorët vendas edhe me emrat përkëdhelës “Zanushe”, apo dhe thjesht “Nuse”, pasi, sipas tyre, ajo ngjasonte me një nuse të bukur që jetonte në mes malesh dhe pyjesh të lashtë.

Fshatari çermenikas ishte shumë i lidhur me këtë figurë mitologjike dhe kishte krijuar imazhin e saj në përfytyrimin e tij, që, siç thamë, ishte figura e një femre me pamje shumë e bukur.

Figura e Zanës së Çermenikës është si e të gjitha zanave që përmenden në mitologjinë shqiptare, e cila kishte pamjen e një hyjneshe, por me fytyrën dhe trupin e një gruaje, vajze, apo nusje të bukur.

Sipas banorëve të krahinës së Çermenikës, Zana jetonte në mes të njerëzve. Ata nuk mund ta shikonin, por mund ta ndjenin praninë e saj.

Kulti i figurës së Zanës, i bukurisë dhe i fuqisë së saj, shërbente si shembull i bukurisë dhe trimërisë që duhej ndjekur nga fëmijët e vegjël.

Zana e Çermenikës ishte simboli i bukurisë femërore, që u sillnin fat djemve dhe vajzave të reja, si dhe çifteve të sapomartuar.

Por çermenikasit shpesh herë ishin edhe të frikësuar nga prania, ose edhe nga mosprania e Zanave, pasi, sipas besimit të tyre, ato, ngaqë nuk mund të shiheshin me sy, mund të ndodhte që udhëtari ta shkelte, apo ta dëmtonte pa dashje.

Çermenikasit gjithashtu besonin se, ashtu siç i bënin edhe gratë çermenikase në jetën e përditshme, edhe Zana e kalonte kohën me punë të ndryshme shtëpiake, me përkujdesjen dhe rritjen e fëmijëve të tyre.

Zanat kujdeseshin për higjienën e tyre.

Ato pastronin (lanin) fytyrën dhe trupin e tyre, krihnin flokët, lanin rroba etj.

Vendi më i përshtatshëm për larjen e trupit e të rrobave ishin ujëvarat, kurse për t’i “terur” (tharë) ato i ndernin në faqe apo qafa malesh.

Imazhi i figurës së Zanës në krahinën e Çermenikës është e pasqyruar gati në të gjitha zhanret e krijimtarisë popullore çermenikase, si në legjenda popullore, përralla, tregime, këngë, ninulla, urime, mallkime etj.

Disa nga vargjet popullore kushtuar figurës së Zanës së Çermenikës, të kënduara në fshatra të krahinës, janë: “Haj, na merr Zanën më parë”, “Thirri Zana, Zanën-o”, “Mirë se erdhe, moj Zana jonë!” etj.

Imazhi i bukurisë së Zanës së Çermenikës ishte e pranishme edhe brenda në familjet e fshatarit çermenikas.

Vajzat e reja krahasoheshin për nga bukuria me një Zanë mali.

Për t‘i përkëdhelur dhe ledhatuar fëmijët e vegjël, kryesisht ato të seksit femër dhe për t‘iu vënë në dukje bukurinë e tyre, nënat e gjyshet u drejtoheshin: “M‘je ba si Zan‘ mali!”.

Edhe për djemtë bëheshin krahasime me Zanën, me fuqinë dhe trimërinë e Zanës.

Djemve të vegjël u thonin: “Je trim si Zana!”.

Për të vënë fëmijën në gjumë, nëna, pasi i këndonte një ninullë, i drejtohej foshnjës së saj: “Fli, o Zan‘ e nanës, fli!”

Image result for zana e cermenikes

Ndërsa, kur fëmijët loznin dhe gjatë lojës bënin shumë e potere, nënat, për t’i qetësuar, u drejtoheshin: “Mos bëni zhurmë se u dëgjon Zana dhe mërzitet!”.

Kur një fëmije i bie dhembi i qumështit, nënat e merrnin dhëmbin e shkulur dhe e hidhnin në çatinë e shtëpisë, duke uruar: “Do ta hedhim dhëmbin në çati, që ta shohë Zana e të bjerë një të ri!”.

Gjatë festës së Ditës së Verës fëmijëve u bëheshin dhurata të ndryshme nga prindërit e tyre dhe u thonin se dhuratat ua kishin sjellë Zanat e malit, ndaj fëmijët e vegjël prisnin me padurim ardhjen e festës së Ditës së Verës, pasi Zana e Çermenikës do t’u sillte përsëri dhurata.

Figura mitologjike e Zanës së Çermenikës është si e të gjitha zanave që përmend mitologjia shqiptare.

Edhe sot e kësaj dite, parë në kuadrin e fushës onomastike, në Çermenikë gjejmë emra vendesh, familjesh apo personash që lidhen me emrin e Zanës.

Në fshatra të Çermenikës së Bardhë, si në Dorëz, Gizavesh, Librazd-Katund etj., emri më i përhapur te vajzat është “Zanushe”.

Në fshatin Zgosht emri i fisit “Zani” ne mendojmë se vjen nga emri “Zana”, por, që, duke u përdorur si mbiemër edhe për pjesëtarët meshkuj të fisit, ka kaluar në trajtë të gjinisë mashkullore.

Mbi faqen lindore të Malit të Lunikut ka qenë një majë shkëmbore, që kishte formën e një “statuje” njerëzore, të cilën banorët vendas e quanin “Guri si nuse”.

Ajo kishte një bukuri të pazakonshme dhe në përfytyrimin e lunikasve ajo ishte një “Zanë-nuse” e veshur me rroba prej guri.

“Guri si nuse” ishte simboli i bukurisë dhe i dashurisë njerëzore, që, me bukurinë dhe madhështinë e saj, u jepte banorëve të Lunikut dhe gjithë çermenikasve shpresë dhe gëzim për të ardhmen e jetës së tyre.

Për miliona e miliona vjet “Guri si nuse” i pati qëndruar kohës deri kur, më 30 nëntor të vitit 1967, një tërmet i fuqishëm, që preku krahinat e Dibrës dhe Librazhdit, e rrënoi dhe copëtoi atë plotësisht.

“Guri si nuse” ra dhe u shemb poshtë nën një humnerë, rreth 1000 metra poshtë tij.

Rrënimi i “Gurit si nuse” nuk kaloi pa u vënë re nga banorët e Lunikut dhe të fshatrave të tjerë të krahinës së Çermenikës, të cilët shembjen e monumentit e përjetuan si një katastrofë dhe fatkeqësi të madhe.

“Rrëzimi i “Gurit si nuse”, shkruan studiuesi Daut Doda, ishte një shenjë jo e mirë, që mund të paralajmëronte një katastrofë, një fatkeqësi dhe mjerim.

Më të tremburit ishin të rinjtë e të rejat, pasi, për ta, “Gurit si nuse” kishte qenë simboli i bukurisë… Ata nuk e kishin më simbolin e tyre…” (Gazeta “Çermenika”, Nr. 15, 2004).

Prania e figurës së Zanës është e fiksuar edhe në një toponim në malet e Çermenikës dhe pikërisht në Malin e Zgarës, pranë fshatit Kuturman, që quhet “Linjat e Zanës”.

Toponimi “Linjat e Zanës” është shumë i njohur te banorët e fshatrave Kuturman, Togëz, Dorëz, Gizavesh, Librazhd-Katund etj. dhe të gjithë e thërrasin me këtë emër.

Av. Nazmi Koka (1949-2012), intelektual dhe studiues librazhdas, i ka kushtuar një shkrim kësaj figure mitologjike të Çermenikës dhe, në një artikull të botuar në gazetën “Tirana Observer” (datë 14 mars 2011), ai shkruan: “Në faqen e Malit të Zgarës ndodhet një shkëmb i zi dhe mbi të një pyll i virgjër, prej të cilit rrjedh një ujvarë… (Ky vend) në traditën popullore njihet me emrin “Linja e Zanës”.

Sipas gojëdhënës, shkruan av. Koka, Zana e Çermenikës kishte nderur në faqen e shkëmbit rrobat e saj të bardha, që i kishte larë në ujvarën që rridhte nga Mali i Zgarës.

Toponimi “Linjat e Zanës” dhe legjenda, shkruan më tej av. Koka, kanë ardhur nga lashtësitë e shekujve nëpërmjet transmetimit gojor.

Zana e Çermenikës jetonte larg njerëzve dhe qendrave të banuara prej tyre, ndaj “në këtë vend ku është ky emërtim, shkruan avokati, nuk ka banesa dhe qendër të banuar, pasi, zanat nuk mund të jetonin së bashku me njerëzit. Ato ishin perri, që rrinin në pyje e male dhe gjithmonë i linin imazhet nga larg” (“Tirana Observer”, 14 mars 2011).

Në Malin e Zgarës (Kutërman) ndodhet edhe një tjetër toponim që lidhet me emrin e Zanës së Çermenikës.

Pranë një ujëvare është një vend që quhet “Vëndi ku lahen Zanat”.

Banorët e fshatrave përreth Malit të Zgarës besojnë se pranë burimeve të malit të Zgarës, nën ujëvarë, në anë të përroit të Zgarës dhe në zallishtet buzë të lumit të Rrapunit, lahej Zana e Çermenikës.

Këtë emër e ka marrë i gjithë territori nga ujëvara e deri në bashkimin e tij me lumin Shkumbin, pasi mendohej se Zanat laheshin përgjatë gjithë rrjedhës së përroit të ujëvarës, përgjatë lumit të Rrapunit dhe deri në bashkimin e tij me Shkumbinin.

Figura mitologjike e hyjneshës së Çermenikës ka qenë frymëzim si për autorë anonimë, apo rrëfimtarë popullorë, ashtu edhe për poetë dhe krijues të ndryshëm letrarë.

Figura e saj ka gjetur pasqyrim në krijimtarinë folklorike, në përralla, legjenda, këngë, ninulla etj., si dhe në krijime të ndryshme letraro-artistike (H. Kopaçi: “Zanushja”, F. Fixha: “Plazhi i Zanave” ) etj.

Marrë me shkurtime nga libri “Zana e Çermenikës dhe Dita e Verës në trojet shqiptare” /njekomb

Hyjnesha shqiptare që ka fuqi të bekojë ose të mallkojë! Zana e Çermenikës Read More »

50 kuriozitete të rralla nëpër botë !

Shpesh njerëzit takohen me kuriozitete të rralla që ndodhin nëpër Botë. Disa mbesin mister kurse disa të tjera shpjegohen në mënyra të ndryshme, më shumë si fenomene.

1. Femra që ka lindur më shumë fëmijë është një ukrainase. Ajo ka lindur 69 fëmijë, nga të cilët vetëm dy i kishin vdekur gjatë lindjes.

2. Fëmija më i rëndë në botë është lindur në vitin 1954 nga italiania Carmelina Fdele nga Aversa. Djali i saj peshonte ditën e lindjes 10,2 kg.

. Bethoveni para se të kompozonte fuste kokën në ujë. Ainstein deri në moshën 9 vjeç nuk fliste normalisht.

4. I vetmi majmun që është dënuar nga një gjykatë e vërtetë është shimpanzeja Coco në Florida, në vitin 1984. Ky majmun jetonte me një të papunë artist, i cili jepte spektakle të vogla. Shuma e vjedhur arrinte vlerat 200 000 USD. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.

5. Libri që mban rekordin më të madh për shitje është ai i Hillary Clintonit, me librin autobiografi “Histori e përjetuar”. Në ditën e parë të hedhjes në treg të këtij libri, në qershor të vitit 2003, u shitën në një ditë (rekord) 200 000 ekzemplarë të tij.

6. Mbiemri më i shpeshtë në botë në rangun internacional është mbiemri Chang. Rreth 75 milionë njerëz në Kinë kanë këtë mbiemër. Vendin e dytë e ka mbiemri Smith në Angli. Rreth 800 000 veta e kanë këtë mbiemër.

7. Kazinoja më e madhe e botës gjendet në MGM – HOTEL, në metropolin e Las Vegasit. Në një sipërfaqe afërsisht 16 000 kuadrat metër, gjenden pothuajse 3500 automate të lojërave të ndryshme dhe 165 tavolina loje.

8. Biblioteka më e madhe në botë gjendet në kryeqytetin amerikan Uashington. Kjo bibliotekë u ndërtua në 24 Prill 1800. Në të gjenden 107 milionë shkrime të të gjitha arteve.

9. I vetmi elefant në botë që flet është pjesëtar i një cirku rus. Ky elefant mundet të thotë deri në 20 fjali. Elefanti ka jetuar që në vogëli mes njerëzve dhe ka arritur të artikulojë tinguj njerëzish.

10. Burri më i shkurtër në botë është Gul Mohammed nga India. Pas matjeve të bëra më 19 qershor 1990 në spitalin “Rahm Manohar” të New Delphit (In), u arrit se ai është vetëm 57 cm dhe mban deri më sot rekordin.

11. Si gruaja më e vogël në botë deri me sot është konsideruar Pauline Musters, e lindur në 26 nëntor 1876 në Holandë. Mbas lindjes së saj, ajo ishte vetëm 30 cm. Në moshën 9-vjeçare ajo ishte 55 cm dhe peshonte vetëm 1,5 kg, ndërsa në moshën 19-vjeçare ajo arriti vetëm në 61 cm e gjatë.

12. Shteti që konsumon më shumë bukë në botë është Turqia. Llogaritjet tregojnë se mesatarja e çdo personi në përdorimin e bukës arrin në 199,6 kg.

13. Pijanecët më të shumtë në botë janë në Irlandë. Çdo personi i takon të pijë mesatarisht 12,3 litër pije alkoolike, verë, birrë etj.

14. Duhanxhinjtë më të shumtë ndodhen në Kinë. Sipas llogaritjeve të fundit, në Kinë janë shitur 1,69 bilionë cigare (më shumë se në çdo vend tjetër). Në gjithë botën janë shitur 5,5 bilionë cigare.

15. Operacioni më i gjatë në botë ka zgjatur 96 orë gjithsej. Ka nisur në datën 4 deri në datën 8 shkurt të vitit 1951, në një spital të Çikagos. Pacientja Getrude Lewandowski mbas operimit kishte reduktuar peshën e saj gjatë këtyre 96 orëve, nga 280 kg në 140 kg.

16. Rekordin për gjatësi për gratë e mban Zeng Jinlian nga Kina. Ajo tashmë ka vdekur, por rekordi nuk është thyer akoma. Ajo ishte 2 metër e 48 cm. (Ka vdekur më 13 shkurt 1982).

17. Rekordin për gratë me peshë më të rëndë mban amerikania Rosalie Bradford. Në janarin e vitit 1987 ajo arriti dhe kulmin e peshës së saj, me 544 kg.

18. Doktori më i ri në botë është Balamurali Ambati, i lindur në Amerikë më 29 qershor 1977. Ai u diplomua në Maunt Sinai SChool of Medicine në New York City, më 19 maj 1995, në moshën 17-vjeçare.

19. Binjakët më të rëndë në botë janë vëllezërit Billy Leoni, (lindur me 1946 dhe që vdiq në vitin 1979) me të vëllanë Benny LLoyd, po i lindur në vitin 1946 dhe që vdiq në vitin 2001. Ata peshonin pas moshës 6-vjeçare, njeri 337 kg dhe tjetri 328 kg.

20. Si mamaja më e vjetër në botë deri më sot mbahet Rossana dalla Corte, e cila lindi më 18 qershor 1994, në moshën 63-vjeçare, një djalë.

21. Sipas studimeve më të fundit, një mashkull harxhon mesatarisht 3350 orë gjatë gjithë jetës së tij duke u ruajtur e qethur.

22. Kur thyhet një xham disa copëza shpërndahen me shpejtësi 3000 milje në orë. Ndërkohë që shpejtësia e të tjerave është shumë herë më e vogël.

23. Ajsbergu më i madh i matur deri më sot ka qenë me gjatësi 200 milje dhe gjerësi 60 milje, ai ka pasur një sipërfaqe më të madhe se Belgjika.

24. Dallga më e madhe e regjistruar deri më sot ka qenë në vitin 1971 në ishullin Ishigaki, Japoni, me lartësi 85 m.

25. Në një natë të kthjellët, sipas astrologëve amerikanë, çdo njeri mund të shohë jo më pak se rreth 2000 yje me sy të lirë.

26. Vetëm mushkonjat femra pickojnë, ndërkohë që mushkonjat e seksit mashkull duan të “sorrollaten” në zona të ndotura si këneta, etj.

27. Në 1 kg limon ka më tepër sheqer se në 1 kg luleshtrydhe. Sipas dietologëve, është më mirë që limoni të konsumohet i shtrydhur në ujë.

28. Shteti me më tepër rrugë të asfaltuara në të gjithë botën mendohet të jetë Franca. Madje kjo është shënuar edhe në rekordet Gines.

29. Një shqiponjë mund ta shohë prenë e saj që 3000 metra larg, ndërkohë që kuajt mund të qëndrojnë deri në 1 muaj në këmbë.

30. Është vërtetuar që asnjë person nuk mund të teshtijë pa i mbyllur sytë. Shkencëtarët kanë bërë edhe eksperimente për këtë dhe kanë arritur në përfundimin se është e pamundur.

31. Nga barku i vajzës 20-vjeçare nga Devoni Jugor, Angli, u nxor “topi” nga qimet e flokëve të saj të cilat i kishte gëlltitur. Ai ishte i rëndë 2,5 kg. Operimi u realizua në mars 1985.

32. Kompjuterat modern janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të një zvarritësi.

33. Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë. Kurse rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plehrave.

34. Është vërtetuar që mundësia për të rënë rrufeja është 1 në 600,000. Kur ndodh të gjithë njerëzit nuk duhet të kenë gjëra të hekurta në duar.

35. Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit.

36. Video-lojërat i bëjnë fëmijët e trashë dhe agresivë, ndërkohë që përdorimi i tepër i kompjuterit orar pa orar u dëmton atyre qetësinë nervore.

37. Shtëpiaket tradhtojnë burrat virtualisht. Ato janë të kënaqura me aktivitetin e tyre fizik dhe kërkojnë nga “miku” i internetit kënaqësi shpirtërore.

38. Rekordin e martesave e ka thyer një 85-vjeçar, i cili është martuar plot 130 herë. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Kenia, ku Ancentus Akuku ka deklaruar se i është dashur shumë mund dhe diktaturë për të pasur familje të lumtur.

39. Një amerikan kaloi një javë në burg për arsye se tre fëmijët e tij të vegjël ishin djegur nga dielli gjatë pushimeve në plazh.

40. Ndërtimi i Shtëpisë së Bardhë në Amerikë filloi në vitin 1792. Në vitin 1800 presidenti dhe zonja John Adams ishin familja e parë që jetuan aty.

41. Lotët është zbuluar se kanë efekt që të zhdukin bakteriet dhe të mbrojnë sytë nga infeksionet.

42. Në gjuhën e njeriut gjenden 100 lloje damarësh për të shijuar. Në sy gjenden 130 milionë qeliza shikimi.

43. Krokodili është e vetmja kafshë që vazhdon e zgjatet deri në ditën e fundit të ekzistencës, centimetrat e saj ndryshojnë nga muaji në muaj.

44. Titaniku është anija që konsiderohet si anija e parë gjigante në botë. Kapaciteti ka qenë 46000 tonë, me gjatësi 268 m dhe lartësi 53 m. Mund të udhëtonin 1343 udhëtarë.

45. Kënga më e gjatë në botën e muzikës mbahet himni sovjetik, i përbërë nga 65 strofa. Në maj të vitit 1987, një moderator kanadez mendoi ta shtonte himnin, i cili brenda pak javësh rekordi arriti në 689 strofa.

46. Nga një operacion në tëmth që iu bë një pacienti në Londër, kirurgët hoqën afro 230530 gurë të vegjël nga tëmthi i tij me madhësi 1,5 deri 15 milimetra.

47. Truri më i vjetër në botë është gjetur nga arkeologët në Torfmoor në Florida. Është gjendur truri i një 45-vjeçareje e cila kishte jetuar afërsisht 8000 vjet më parë.

48. Poezia më e gjatë në botë u përfundua mbas 30 vitesh punë nga shkrimtari Jose´ Rumanzo nga Ecuador. “Perusia” përbëhet nga 7 volume, me 5000 faqe gjithsej dhe nga 230 000 rreshta.

49. Syri i një struci është më madh se truri i tij, ndërkohë që në trurin e maceve ka më shumë se 32 muskuj.

50. Është vërtetuar që një ari i rritur mund të vrapojë po aq shpejt sa një kalë. Kurse breshka mund të ecë me 10 km në orë

50 kuriozitete të rralla nëpër botë ! Read More »