Kuriozitete

Nuk do ta besoni, ja cili nga qytetet shqiptare është më ‘pijaneci’

A e dini se cilat janë qytetet, banorët e të cilëve shpenzojnë më shumë për pije alkoolike e cigare në jetën e tyre të përditshme, duke e pasur këtë ves si argëtimin kryesor të tyre? Po ata që i rrinë larg këtij vesi?

Lezhjanët kryesojnë listën kur vjen puna për shpenzimet më të larta për pije alkoolike dhe duhan, gati dy herë më më shumë se mesatarja e vendit.

Sipas të dhënave që ka publikuar Instituti i Statistikave, në Anketën e Buxhetit të Familjes 2017, qarku i Lezhës ka përqindjen më të lartë të shpenzimeve ndaj totalit, rreth 5.7%,  të cilat kanë shkuar për alkool e cigare.

Ata janë renditur të parët me një diferencë shumë të ngushtë më dibranët, të cilët për një kohë të gjatë kanë ruajtur vendin e parë kur vjen puna për shpenzimet për alkool. Sipas Anketës së Buxhetit të Familjeve, familjet e qarkut Dibër shpenzuan mesatarisht për alkool rreth 5.4% të totalit të asaj që konsumojnë për të plotësuar nevojat e tyre.  Dibranët kanë thyer vazhdimisht rekord për alkool, teksa në 2015-n, shpenzimet për pije alkoolike zinin rreth 10.6% të totalit.

Qarqe të tjera me një përqindje të konsiderueshme të shpenzimeve për alkool janë Elbasani me 4.9%, me një rritje prej 0.8 pikësh në krahasim me një vit më parë; Berati  me 4.8% të shpenzimeve, apo rreth 0.3 pikë më shumë se periudha paraardhëse dhe Kukësi me 4.1%, i cili krahasuar me një vit më parë i ka ulur shpenzimet për alkool me 0.1 pikë.

Korçarët shpenzuan për alkool  gjatë 2017-s rreth 3.6% të totalit, ndërsa Tirana dhe Fieri, secili nga 3.1%.

Për sa iu përket Shkodranëve, në 2017-n ulën shpenzimet për alkool në rreth 2.9% të totalit, nga 3.2% që shpenzuan një vit më parë.

Vlora dhe Durrësi kanë shpenzuar për alkool përkatësisht 2.8%, ndërsa gjirokastritët janë pak pijedashës.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë në totalin e shpenzimeve në qarkun e Gjirokastrës shpenzimet për alkool zinin rreth 2.3%, me rënie krahasuar me një vit më parë dhe më  i ulëti ndër qarqe.

Në total, shpenzimet për alkool sipas Anketës së Buxhetit të Familjes 2017 llogariteshin 3.5% e totalit.  Sipas INSTAT shpenzimet për alkool kanë ardhur në rritje në krahasim me një vit më parë me një ndryshim prej 2.1%. /Monitor/

 

Nuk do ta besoni, ja cili nga qytetet shqiptare është më ‘pijaneci’ Read More »

Shihni në ëndërr njerëz që kanë ndërruar jetë? Ja çfarë kuptimi kanë

Mistikët pretendojnë se bota e ëndrrave tona, mund të përbëjë një lidhje me botët e tjera, të paarritshme për ndërgjegjen tonë kur jemi zgjuar, kështu që nuk është një rastësi fakti se që nga kohët e lashta është besuar se ëndrrimi i njerëzve të vdekur, është një shenjë e rëndësishme që nuk duhet të injorohet.

Të vdekurit vijnë në ëndrrat tona me një mesazh, këshillë apo vërejtje që duhet të kuptohet në mënyrë që të shmangen problemet e panevojshme apo edhe gabimet. Psikologët besojnë se ëndërrimi i të afërmve apo miqve që kanë ndërruar jetë, është thjesht një manifestim i depresionit apo ndjenjës së fajit ndaj tyre.

Megjithatë, le të hedhim një vështrim më të thellë mbi këtë çështje mistike, dhe të përpiqemi të kuptojmë se çfarë mesazhesh mund të merren nga njerëzit që janë tashmë të gjallë vetëm në kujtesën tonë, dhe mund të flasin me ne vetëm përmes ëndrrave tona. Libra e sotëm mbi ëndrrat, nuk i kushtojnë shpesh vëmendje të mjaftueshme shumë nuancave të rëndësishme:si duket personi i vdekur në ëndrrat tona – i vdekur në varr, i gjallë dhe i lumtur, apo rrikthehet në jetë para syve tanë, ose ndoshta thjesht nuk e mbajmë mend në ëndrrën tone, se ky person ka vdekur shumë kohë më parë.

Interpretimet e ëndrrave me persona të vdekur
Zakonisht supozohet se ëndrra me një të vdekur (biseda me të, dëgjimi i këshillave të tij, dhe bërja e asaj që ai thotë), është një shenjë e lajmeve të papritura apo ndryshimeve në jetë. Librat e krishterë të interpretimit të ëndrrave, ndonjëherë shpjegojnë që ne shohim ëndrra të tilla, kur shpirti i një të afërmi apo miku tonë të vdekur nuk ka gjetur ende paqe, dhe këshillohet të mbahen ceremoni përkujtmore në varreza dhe të përmbushen kërkesat e tij (për shembull, nëse në ëndërr i vdekuri kërkon ujë).

Interpretimet pagane të ëndrrave që kanë ardhur deri në ditët tona, rekomandojmë në mënyrë implicite plotësimin e të gjitha kërkesave të personit të ndjerë, për të shmangur zemërimin e perëndive. Dhe ndërsa ëndërrimi i një personi të vdekur mund të jetë diçka e frikshme, kjo nganjëherë mund të jetë një shenjë e mirë. Në rastin ku shihni në ëndërr një person të vdekur që kthehet sërish në jetë, kjo mund të thotë se diçka e humbur do të rrikthehet së shpejti (para, ndonjë send, apo edhe statusi social).

Disa libra mbi këtë çështje, e interpretojnë ëndrrimin e njerëzve të vdekur si shenjë të ngjarjeve të mira në familje, si një martesë, lindjen e një fëmije, apo diçka të ngjashme të lumtur dhe të begatë. Ka libra të tjerë që pretendojnë se parja në ëndërr e një personi të vdekur para dasmës është një paralajmërim kundër këtij bashkimi në çift. Një ëndërr e tillë, paralajmërojn një martesë të palumtur, dhe që fëmijët e lindur nga ajo do të jenë të sëmurë e të dobët.

Po në lidhje me ëndërrimin e një të afërmi të vdekur?
Në këtë pikë nuk ka asnjë interpretim përfundimtar, dhe ju duhet gjithmonë të kini parasysh shumë faktorë të ngatërruar. Por shumica e interpretimeve në lidhje me të afërmit e vdekur (sidomos prindërit) që shfaqen në ëndërr, përfaqëson paralajmërimin e telasheve.

Ndonjëherë ëndrrat në të cilat një person në gjumë komunikon me prindërit e tij të vdekur, ndihmon në gjetjen e paqes së brendshme, besimit, dhe madje ndikon edhe tek suksesi në punë dhe mirëqenien e familjes. Besohet gjithashtu, se është e pamundur të ndikojmë tek ëndrrat ku ne shohim të dashurit tanë që kanë vdekur. Edhe nëse jeni përpjekur ta bëni këtë, është absolutisht e kotë, pasi nuk jemi ne që i thërrasim, por janë ata që vendosin të vijnë tek ne.

Shihni në ëndërr njerëz që kanë ndërruar jetë? Ja çfarë kuptimi kanë Read More »

Diçka ka rezervuar kjo e hënë për ju, njihuni me parashikimin e yjeve

Dashi
Në dashuri duhet të mbështeteni në intuitën e tij. Një investim i shkuar mund të rezultojë fitimprurës. Në punë mund të rrethoheni nga dashamirësia e kolegëve që ju ofrojnë ndihmë.

Demi
Në punë mund të përballeni me disa pengesa artificiale. Kur je shumë i aftë, mbështetja nga kolegët zbehet. Në dashuri, yjet ju favorizojnë për një lidhje të re, e cila mund të rezultojë e qëndrueshme.

Binjakët
Shumë prej të lindurve të kësaj shenje do të takojnë partnerin e endërrave. Eshtë në dorën tuaj nëse do të arrini ta mbani dhe ta ruani këtë marrëdhënie. Në punë mund të merrni nje promovim.

Gaforrja
Në dashuri veproni siç ju thotë zemra. Por në punë jo gjithçka është me ngjyra. Nëse tregoni vendosmëri do të arrini të dilni edhe më i fortë. Injoroni komentet negative që vijnë drejt jush.

Luani
Jeni shenjë shumë e fortë, por gjithashtu e mbushur me dashuri. Kjo mund te keqkuptohet. Tregojani vendin njerëzve që nuk dine t’ju vlerësojnë. Dikush në punë ju sheh me shumë zili.

Virgjëresha
Një ditë e mbarë për të lindurit në shenjën tuaj. Yjet ju favozirojnë në familje, në punë dhe në dashuri. Shfrytëzojeni këtë shans për të nisur një biznes që mund t’ju sjellë të ardhura.

Peshorja
Ditë e favorshme për të nisur një lidhje dashurie. Do të shfaqeni mjaft tërheqës në sytë e njerëzve që keni përreth. Paratë mos i shpenzoni në gjëra të parëndësishme.

Akrepi
Nëse jeni duke kërkuar një punë, favorizoheni për të aplikuar. Edhe nëse intervistoheni, yjet do t’ju favorizojnë. Por në dashuri mund të lindë një problem ose një krisje besimi në çift.

Shigjetari
Mos u jepni rëndësi fjalëve negative qe vijnë nga persona për të cilët nuk gëzoni ndonjë konsideratë. Negativiteti është bërë pjesë e pandashme nga disa njerëz. Karma do t’i godasë ata.

Bricjapi
Nëse në kokë keni një projekt, përpiquni ta realizoni sa më shpejt. Në sfond duken shumë para, por mënyrat për t’i marrë ato janë shumë të pakta. Krijoni aleanca më njerëz inteligjentë.

Ujori
Jeni duke menduar për t’u zhvendosur. Ndiheni i lodhur nga njerëzit që keni përreth veçanërisht në vendin e punës. Mos ndërmerrni asnjë hap nëse jeni i zemëruar. Mund ta fusni veten në telashe.

Peshqit
Ditë me fat për personat e dashuruar. Një keqkuptim në çift do të zgjidhet duke e bërë raportin tuaj më të fortë. Parashikohet që të merrni një shpërblim të mirë në punë, duke shkaktuar xhelozi tek të tjerët.

Diçka ka rezervuar kjo e hënë për ju, njihuni me parashikimin e yjeve Read More »

Horoskopi i javës 7-12 tetor 2018, Paolo Fox: Sherre dhe strese për këto shenja

Astrologu i njohur Italian Paolo Fox gjatë emisionit të sotëm “Mezzogiorno in Famiglia” dha klasifikimin e shenjave të zodiakut për javën 7-12 tetor 2018.

Në vendin e 12-të ne gjetëm Demin: Në varësi të ngjitjes, kjo shenjë mund të jetë konservatore dhe revolucionare. Këshilla tani është që të lënë mënjanë dhe të ndryshoni gjërat që nuk ecin.

Pozicioni i 11-të për Luanin: Ju jeni në një gjendje të ngjashme me atë të Demit, për shkak të agjitimit të yjeve midis të mërkurës dhe të premtes. Arsye të ndryshme për shqetësim dhe stres.

Vendi i dhjetë për Dashin: Në fillim të javës ju do të jeni shumë nervoz dhe i vendosur. Ju do të jeni të padisponueshëm për intervista ndërmjet të hënës dhe të martës, por do të ketë një rikthim në fundjavë.

Vendi i nëntë për Ujorin: Shumë prej jush do të shqetësohen. Edhe më të fortit ndjehen shumë të lodhur. Vendi i tetë për Peshoren: Ju jeni në një gjendje të veçantë. Mind të vëreni se disa angazhime të zjarrta ju janë caktuar.

Vendi i shtatë për Virgjëreshën: E fortë dhe ndër shenjat më të përcaktuara me Saturnin në aspektin e mirë. Pozita e gjashtë për Peshqit: Shenjë e fortë dhe do të jetë më shumë midis të mërkurës dhe të premten. Sukses i madh për këtë shenjë, të paktën në synime. Vendi i pestë për Bricjapin: Shërim i madh dhe qiell i mirë nga e mërkura, është koha që të ndihesh.

Pozicioni i katërt për Shigjetarin: Qielli është shumë i këndshëm për ata që duan të bëjnë gjëra të mëdha. Vendi i tretë për Gaforren: Qielli i mirë mes të mërkurës dhe të premtes. Çdo gjë që po bën është shumë përpjekje, por gjëja e rëndësishme është të jesh e pranishme në atë që bën, duke marrë një konfirmim të mirë në fundjavë.

Pozicioni i dytë për Binjakët: Një shenjë plot stimuj edhe mentalisht. Vendi i parë për Akrepin: Javë me një kombinim të veçantë, të gjitha planetet në shenjën tuaj. Kjo zgjon flakën e pasionit.

Horoskopi i javës 7-12 tetor 2018, Paolo Fox: Sherre dhe strese për këto shenja Read More »

Situata të errëta/ Meri paralajmëron këtë shenjë horoskopi për rrezikun që e pret

Mërkuri në Peshore është në kundërshtim me një planetin që quhet Erida. Është zbuluar në 2015 dhe është nga trupat qiellor më të largët në sistemin tonë diellor deri tani me përjashtim të disa kometave. Në lidhje me Merkurin sot do tregoj që ekuilibrat do vihen mbas një përballjeje xhelozie dhe antagonizmi”, njofton astrologia e njohur Meri Shehu.

Më poshtë parashikimi për të gjitha shenjat e horoskopit.

Dashi

Do përballeni me xhelozi ambicje dhe antagonizma duke provokuar situatat që do sjellin përballje të forta në jetën personale

Demi
Psikologjikisht do përpiqeni të ringriheni duke menduar ndonjë plan të fshehtë apo manovrim që i shmang pengesat dhe njerzit që ju frenojne

Binjaket
Në shoqëri apo në jetën sociale do ketë shumë ngarkesa negative dhe situata që mund tju ndikojnë për keq në marredheniet tuaja personale

Gaforrja
Nuk do ketë shumë sukses sot në karriere apo në marrëdhënie me njerëz të rëndësishëm pasi diku pazellli prishet

Luani
Do kërkoj të drejtën e tij ligjore në një moment kur faktet dhe dokumentat e nxjerrin shume keq në aspektin praktik dhe real

Virgjeresha
Në çështjet tuaja më të rëndësishme do ju duhet të bëni pakt edhe me njerëz apo situata shume të errta apo manipuluese

Peshorja
Do përpiqeni të vini kushtet tuaja dhe mendimet tuaja në një bashkëpunim që me sa duket po tenton në rrugë të paqarta e të rrezikshme

Akrepi
Pavaresisht momenteve të vështira në punë apo në jetën e përditeshme ju brenda vetes do ruani fort qëllimin e mirë dhe dëshiren për të ndihmuar

Shigjetari

Në dashuri do keni njohje shume joshëse provokuese dhe të papërballueshme Kujdes në ruajtjen e ekuilibrave dhe kontrrollit

Bricjapi
Antagonizmi dhe tensionet në familje do jenë si nje paralajmërim për ju që sidoqofte e keni jetën të varur nga disa njerëz të afërt

Ujori
Një mendim i zgjuar e dinak do ju fus në një rrugëtim i cili për nga suksesi do ja kaloj edhe një mënyre tjetër më me emër e me famë

Peshqit
Do bëni manovra disi të ulta për të fituar shuma më të mëdha apo për të gjetur një ekuilibes në sigurinë ekonomike e personale.

Situata të errëta/ Meri paralajmëron këtë shenjë horoskopi për rrezikun që e pret Read More »

Mësoni se cila është lulja më e përshtatshme për ju sipas karakteristikave të shenjave të horoskopit

Të gjithë ne jemi supersticiozë. Kush më shumë e kush më pak është i molepsur nga një nevojë e brendshme për të lexuar ose më saktë për të parë vetveten të reflektuar në një përkim që vjen përmes një game joshëse të parashikimeve që kanë bashkudhëtuar me njeriun duke u rrekur të mbushin atë boshllëk ngurrimi, hezitimi, mëdyshjeje, mosbesimi dhe çoroditje që i rrethvjen gjendjes së tij kureshtare dhe dyshuese. Sado skeptik që jemi, serish interesimi ynë për të dëgjuar atë zë që vjen prej qytetërimeve të hershme, shpesh edhe prej abuzuesve dhe manipulatorëve, është i pranishëm. Loja e ligjërimeve dhe akrobacitë shprehëse, ngulmi për të na lexuar të fshehtat e personalitetit dhe karakterin përmes horoskopeve të ndryshme dhe instrumenteve të tjera të supersticionit, është gjithnjë një motivim për tu ndjerë të joshur dhe pjesëmarrës. Në këtë manifestim “abuziv” nuk ka skeptikë dhe mosbesues, ka hipokritë. Ajo që mbetet në këtë spektakël përkimesh është ajo që ne kemi nevojë në momente të ndryshme të së përditshmes sonë të mbarsur me vragën e rëndë dhe të dhimbshme të rutinores, kotësisë dhe boshit. Le të mbushim këtë moment boshi duke besuar në diçka, e cila ka arsye të mos jetë aspak e vërtetë siç ka legjitimitetin personal të çdo individi të jetë një kumtim i dëshiruar, balsam për plagën e mungimit. Le të hedhim një se cilat lule përmbushin atë përcaktueshmëri të vetvetes sonë galaktike. Le të shohim se cilat lule na joshin, na afrojnë dhe cilat jo dhe mes ngjashmërive që cekim të krijojmë atë urë besimi që na lidh me veten dhe veten me universin, me natyrën. Bëhu pjesë e këtij manifestimi.

Dashi
Dashi është shenjë zjarri dhe të lindurit në këtë shenjë janë kurajozë, me iniciativa, gjithmonë në kërkim të stimujve të rinj, origjinalë, krijues dhe spontanë. Ata e mbrojnë zemrën e tyre të butë nga frika e vuajtjeve. Ata shfaqen më të guximshëm se sa janë në të vërtetë. Adhurojnë të shfaqin aftësitë dhe fitoret e tyre. Preferojnë të jenë ata lider sesa të udhëhiqen nga të tjerët. Lulja më e përshtatshme për të lindurit në shenjën e Dashit është dafodili i verdhë.
Demi
Pasionantë, përtacë, posesivë dhe seksualë, të lindurit në shenjën e Demit nuk kënaqen lehtë, sepse nëse nga njëra anë ndjejnë lidhjen me Tokën, nga ata tjetër vuajnë influencën e Venusit, kjo gjë i bën të lidhen me vende dhe me njerëz, por edhe të jenë kokëfortë dhe të vendosur deri në ngurtësi. Në përgjithësi janë njerëz pak mendjemëdhenj, por kur zgjedhin dikë dinë të jenë shumë besnikë. Lulja e tyre ideale është trëndafili, që përfaqëson ëmbëlsinë e tyre të mbyllur midis gjembave. Trëndafili është një bimë e vështirë për t’u kujdesur dhe mund ta shpojë atë që kërkon ta këpusë. Për këtë është një bimë me vlerë dhe unike.
Binjakët
Janë shenjë e ajrit dhe janë të lidhur me mendimin, intelektin dhe njohjen. Binjakët kanë karakter të dyfishtë, sikur të kishin një shpirt të ndarë. Janë racionalë dhe emocionues, ndryshim dhe stabilitet, petale dhe gjemba. Janë të komunikueshëm, kreativë, por në të njëjtën kohë kërkojnë te të tjerët stabilitet e qetësi. Binjakët janë lider të mirë edhe pse i kanë idetë të ngatërruara. Lulja që u përshtatet është kokoceli i kaltër, simbol i qetësisë dhe zambaku që përfaqëson elegancën dhe forcën, por edhe ftohtësinë dhe vëmendjen.
Gaforrja
Gaforrja është shenjë uji nën ndikimin e hënës. Të lindurit në këtë shenjë konsiderohen si ëndërrimtarë, abstraktë, të përhumbur nëpër ëndrra, frikacakë për të dalë nga guacka e tyre. Ata janë romantikë dhe përpiqen të jetojnë në një dimension të qetë dhe të dobët. Shpeshherë bien në pesimizëm në vend që të luftojnë për çështje që ja vlejnë. Lulet e tyre të fatit janë lulebora që simbolizon ftohtësinë, bimë që e duan edhe hijen edhe diellin, edhe lagështirën edhe thatësirën.

Luani
Shenjë e zjarrit e cila sundohet nga Dielli. Luani ka të gjitha karakteristikat “reale” të zodiakut,  është një lider natyral, i fortë dhe kryeneç, rrëmbehet nga zemërimi, por edhe dominon të tjerët. Të lindurit në këtë shenjë janë shpirtmëdhenj, kurajozë, besnikë dhe bujarë, duke marrë shpeshherë edhe rrezikun mbi supe, ata shfaqen edhe egoistë. Lulja simbol e të lindurve në shenjën e Luanit është luledielli, lulja që u korrespondon planetit të tyre dominues, Diellit
Virgjëresha
Është shenjë e Tokës, shenja më e arsyeshme, që dëshiron ta ketë çdo gjë nën kontroll. Të lindurit në këtë shenjë janë mbretër të rregullit dhe transparencës, ata nuk bëjnë komplimente, por dinë të vlerësojnë personat besnikë. Lulja e tyre e fatit është gardenia, simbol i pastërtisë dhe sinqeritetit, por edhe zambaku që përmban në vetvete besnikëri dhe fisnikëri.
Peshorja
Peshorja është një shenjë ajri e cila dominohet nga Venusi. Ekuilibri dhe bukuria janë dy fjalët që i karakterizojnë më shumë të lindurit në këtë shenjë. Pavarësisht përpjekjes për kompromis dhe të shfaqurit diplomatic, personat e shenjës së Peshores kanë dëshirë të gjejnë ekuilibër në të gjitha situatat, urrejnë konfliktet dhe padrejtësitë. Ata dashurojnë pafundësisht gjithçka që është e lidhur me bukurinë dhe harmoninë. Lulet e tyre janë zymbyli dhe irisi, që përfaqësojnë vullnetin e tyre në dashuri dhe të qenit elegant.
Akrepi
Kush ka lindur në shenjën e akrepit sigurisht nuk i mungon hijeshia dhe një aureolë misteri që rrethon të shkuarën, duke e bërë karakterin e tyre më të parezistueshëm. Midis të gjitha shenjave të zodiakut akrepi është më sensuali dhe gjithashtu ka defektin të bëhet shpejt viktimë e xhelozisë. Pasioni bën dallimin në dashuri dhe mund të transformohet në një zjarr të vërtetë kur bëhet fjalë të përgjigjet ndaj ofendimeve, gjë që nuk ndodh rrallë, duke pasur parasysh që të lindurit në këtë shenjë janë shumë të ndjeshëm. Misteri dhe sensualiteti përfaqësohen më së miri si nga orkidea.
Shigjetari
Të lindurit në këtë shenjë karakterizohen nga optimizmi Adhurojnë të rrethohen nga miqtë, të udhëtojnë dhe të zbulojnë vende të reja ku mund të kënaqin kuriozitetin e tyre. Rezulton e vështirë për të mos thënë e pamundur të rrëmbesh zemrën e një shigjetari që edhe në dashuri dëshiron të hidhet në aventura të panjohura dhe në njohje të reja. Lulet e kësaj shenje janë karafili i kuq simbol i fisnikërisë, por edhe i pasionit me të cilin shigjetari jeton jetën e tij.
Bricjapi
Të vendosur si askush tjetër të lindurit në shenjën e Bricjapit dallohen për përkushtimin dhe vendosmërinë që kanë për të arritur objektivat. Shpeshherë mund të duken si robër dhe të nënshtruar, por paraqitja gënjen, sepse në realitet janë shumë të sigurt në vetvete. Në dashuri ata lëshohen komplet në kënaqësinë e të jetuarit në çift. Lulja e tyre është lulëkuqja, simbol i fuqisë që kërkojnë në punë dhe i besnikërisë, element që karakterizon jetën e tyre private.
Ujori
Ujori është shenja më antikonfromiste e horoskopit, të lindurit në këtë shenjë adhurojnë të shkojnë në kundërshtim me rrymën dhe të harrojnë çdo rregull, sepse ata janë shpirt I lirë. Shumë altruist për shoqërinë por në dashuri herë pas here nuk janë besnikë. Në raportin në çift fiton dëshira e tyre për liri dhe pretendojnë të ndryshojnë ide si dhe kur të duan. Lulja e kësaj shenje janë mëllaga, simbol i miqësisë.
Peshqit
Peshqit janë një ndër shenjat më krijuese të gjithë zodiakut. Arti rrjedh në venat e tyre dhe kjo karakteristikë provokon shpesh një “luftë” kundër botës së brendshme që jo gjithmonë kupton atë të jashtmen. Të paqëndrueshëm dhe shpesh në mëdyshje të lindurit në këtë shenjë adhurojnë që çdo gjë ta shohin në një këndvështim tjetër, Peshqit janë ëndërrimtarë me sy hapur, besojnë pafundësisht në dashurinë e përjetshme. Lulja e tyre me fat është peonia (lulegjaku) e cila me delikatesën e saj simbolizon zemërgjerësinë, reflektimin, meditimin, por dhe fiton mbi frikërat e tyre të fshehta. AFP/e.g/

Mësoni se cila është lulja më e përshtatshme për ju sipas karakteristikave të shenjave të horoskopit Read More »

Mësoni çfarë ka rezervuar e premtja për ju, horoskopi për ditën e sotme

Dashi
Identifikoni ndjenjat që ju motivojnë. Ju duhet të braktisni mendimet tuaja negative, siç janë dyshimet, lakmia dhe zemërimit. Planetët e favorshme do t’ju sjellin shumë arsye për t’u kënaqur sot.

Demi
Besimi dhe energjia juaj do të jenë të larta sot. Pozicioni i parasë përmirësohet dhe disa pagesa të vonuara do të rikuperohen. Dikush nga e kaluara juaj ka gjasa t’ju kontaktojë dhe ta bëjë atë një ditë të paharrueshme.

Binjakët
Meditimi dhe joga duhet të praktikohen për përfitime shpirtërore, si dhe fizike. Sot parashikohet një rritje e lehtë e të ardhurave nga investimet e kaluara. Mos ndërmerrni vendime të nxituara për të cilat do të pendoheni më vonë në jetën tuaj.

Gaforrja
Stresi nuk duhet të injorohet. Duhet të merreni me aktivitet fizik që ju jep një shëndet të mirë. Kjo do të jetë dita më e mirë e jetës suaj sa i përket marrëdhënies në çift.

Luani
Nëse keni vuajtur nga një sëmundje e gjatë sot mund të filloni të ndiheni shumë mirë. Ne aspektin e dashurisë, sot do te jeni shumë i favorizuar. Fitimi i parave nga burimet e paplanifikuara shndritin ditën tuaj.

Virgjëresha
Disa plane të rëndësishme do të vihen në zbatim duke ju sjellë përfitime të reja financiare. Miqtë e vjetër do të ishin mbështetës dhe të dobishëm. Silluni mirë me të dashurën tuaj sot.

Peshorja
Për të arritur sukses-ndryshoni idetë tuaja me kalimin e kohës. Kjo do të zgjerojë vizionin tuaj. Zgjeroni horizontin tuaj, përmirësoni personalitetin tuaj dhe pasurojeni mendjen tuaj.

Akrepi
Disa njerëz mund të mendojnë se jeni shumë i vjetër për të mësuar diçka të re, por kjo është larg të vërtetës. Mos bëni investime në nxitim, sepse humbjet do të jenë të sigurta.

Shigjetari
Një ditë e mbarë për funksionet familjare dhe ceremonitë e rëndësishme. Nëse jeni në një lidhje dashurie, do të përballeni me pak tension. Përpiquni të mos i ngrini tonet.

Bricjapi
Gjërat mund të hyjnë në favorin tuaj në mënyrë të mahnitshme kur vjen puna tek jeta juaj bashkëshortore. Disa plane udhëtimi mund të shtyhen për shkak të ndryshimeve të minutës së fundit në axhendën tuaj.

Ujori
Marrëveshjet e pronës do të materializohen dhe do të sjellin përfitime të shkëlqyera. Kjo periudhë është, gjithashtu, e mirë për të ndërmarrë prindërit tuaj në një udhëtim. Rrini larg thashethemeve.

Peshqit
Sjellja egoiste e një miku ose një të afërmi do t’ju shqetësojë. Shtyni projektet dhe shpenzimet e kota. Ju do të keni një marrëdhënie stresuese me bashkëshortin tuaj dhe mund të ketë një mosmarrëveshje serioze që mund të zgjasë më shumë se sa duhet.

Mësoni çfarë ka rezervuar e premtja për ju, horoskopi për ditën e sotme Read More »

A ekziston jeta pas vdekjes? Ja përgjigja që japin shkencëtarët

Shkenca mund të na ketë ‘bekuar’ me ilaçe, udhëtime ajrore dhe internet por ajo mund të jetë gjithashtu edhe bartëse e lajmeve të këqija.

Një shkencëtar mendon se ne të gjithë duhet të pranojmë se nuk ka jetë të përtejme dhe të vazhdojmë me jetën tonë në këtë plan tokësor.

Sean Carroll, kozmolog dhe profesor i fizikës në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni ka deklaruar se ligjet e fizikës që qëndrojnë në jetën tonë të përditshme janë të kuptueshme plotësiht dhe indikojnë  se nuk ka jetë pas vdekjes.

Dr Carroll shpjegoi se në mënyrë që jeta pas vdekjes të ekzistojë atëherë, vetëdija do të duhej të ishte plotësisht e ndarë nga trupi ynë fizik. Por, në vend të një shpirti të përhershëm, vetëdija duket se përbëhet nga një seri atomesh dhe elektronesh.

Ai  shtoi:

Pretendimet se një formë e vetëdijes vazhdon pasi trupat tanë të vdesin dhe kthehen në atomet e tyre përbërëse përballen me një pengesë të madhe dhe të pakapërcyeshme. Ligjet e fizikës nën jetën e përditshme kuptohen plotësisht. Dhe nuk ka asnjë mënyrë brenda atyre ligjeve që mund të lejojë që informacioni i ruajtur në trurin tonë të vazhdojë pasi të vdesim.”

Dr Carroll vë në dukje Teorinë e Fushës Kuantike (TFK).

E thënë thjesht: TFK dikton se ka një fushë në univers për çdo lloj grimce – një për të gjithë fotonet, një tjetër për elektronet dhe çdo lloj tjetër grimce. Nëse do të kishte ndonjë lloj të jetës së përtejme, testet kuantike do të zbulonin ‘grimca shpirtërore’ dhe ‘forca frymore’.

Dhe e dini çfarë? Nuk ka ansnjë lloj fushe për “grimcat shpirtërore”.

A ekziston jeta pas vdekjes? Ja përgjigja që japin shkencëtarët Read More »