Kuriozitete

Pse pula “Bresse” është pula më e shtrenjtë në botë?

Një qytezë e vogël në lindje të Francës mund të duket si një rrugë e gjatë për të provuar një pjatë me pulë, por për shumë njerëz ia vlen mundimin.Shefi i kuzhinë Jean-Michel Carrette drejton një prej restoranteve të vlerësuar me yllin Michelin në Tournous. Ai ka arritur ta mbajë këtë yll falë edhe cilësisë së lartë të mishit të pulës në menunë e tij. Shije e pulës është shumë larg asaj të pulave të supermarketit, ndërsa çmimi i pulave nis nga 40 euro për kilogramë në dyqanet e mishit të Parisit.

Pula ‘Bresse’ është e preferuara në fakt e të gjithë shefave Michelin, si edhe e presidentëve francezë. François Hollande nuk pranonte t’i shërbehej asgjë tjetër, ndërsa edhe Emmanuel Macron thuhet se është një fans i zjarrë.Pulat rriten në rajonin historik të Bresse. Por duke qenë se Franca eksporton vetëm 5% të prodhimit, atëherë duhet që të udhëtosh deri në këtë rajon për të provuar shijen. Pula është aq e rëndësishme për zonën, saqë përmendet disa herë në dokumentet e mesjetës.

“Historia e pulës Bresse mund të gjurmohet përmes një sërë dokumentesh që tregojnë me detaje se si fermerët paguanin qiratë e tyre me pula dhe se si ua dhuronin ato ushtrive pushtuese. Ajo përmendet për herë të parë në vitin 1591, kur tregon se si qytetarët e Bourg-en-Bresse ofroi dy duzina me shpendë për markezin e Treffort, sepse kishte dërguan trupat në Savojë”, thotë Marie-Paule Meunier, nga komiteti i promovimit të këtyre pulave.Në këtë rajon, kultivimi i misrit nisi menjëherë pas mbërritjes së tij nga Bota e Re, ndaj mesa duket Bresse është pula e parë e ushqyer me misër.

Fama e pulës u përhap në shekullin e 19-të, ndihmuar edhe nga fakti se ato përkojnë me ngjyrat e flamurit francez, këmbë blu, trup i bardhë dhe lafshë të kuqe.Vlerësimi i fundit erdhi para 60 vitesh, kur pula Bresse u bë gjëja e gjallë e parë që merr një certifikatë për mbrojtje origjine, të vlefshme përgjatë Bashkimit Europian, diçka që zakonisht u jepet gjërave si shampanja, proshuta nga Parma, etj.Në rajonin e Bresse ka rreth 180 ferma që rrisin pula të tilla. Ferma e familjes Laurency rrit rreth 20 mijë pula Bresse në vit.

“Jo vetëm që një pulë e certifikuar duhet rritur në Bresse, por gjithashtu duhet të hajë vetëm ushqim të rritur në këtë rajon”, thotë një prej anëtarëve të familjes, teksa tregon se pulat lëshohen të lira nëpër fusha, ndërsa sipas ligjit duhet të kenë 10 metra katrorë hapësirë secila.

Përzierja e ushqimit gjithashtu është shumë specifike: 700 kilogramë misër, 300 kilogramë grurë dhe 70% qumësht i tharë. Ushqimi është qëllimisht i ulët me proteina në mënyrë që pulat të kërkojnë për insekte, krimba apo kërmij, si edhe bar për dietën e tyre.Ferma i blen zogjtë nga një qendër seleksionimi që garanton pastërtinë e racës. Zogjtë kushtojnë nga 2.4 dollarë secili, ndryshe nga racat e tjera që mund të blihen për 35 cent copa.

Shumica e pulave Bresse therren kur arrijnë moshën 4 muajshe, ndërsa klloçkat lejohet të jetojnë edhe një muaj më gjatë.Muaji dhjetor është periudha me konsumin më të lartë, mbi të cilën është ngritur edhe një festival agrikulturor që daton nga viti 1862. Gjatë 4 ditëve të festës zhvillohen festa në tregje të ndryshme, ndërsa jepet edhe çmim për fermerët më të mirë të 

Pse pula “Bresse” është pula më e shtrenjtë në botë? Read More »

Samsungu hedh ne treg modelin me te ri S8

Samsung S8 ditë më parë kishte paralajmëruar hedhjen në treg të S8 me një ngjyrë të re. Tani kjo është bërë realitet pasi S8 lansoi modelin e ri me ngjyrë të kafët.

Fillimi ky model është hedhur në tregun e Koresë së Jugut por që shumë shpejt do të jetë edhe në tregun evropian.

Samsungu i quajtur me ngjyrë vjeshte ka të gjitha tiparet e njëjta ndërsa kompania synon të ketë shumë shitje të tij.

Samsungu hedh ne treg modelin me te ri S8 Read More »

7 mistere te hapesires te pazgjidhura qe duhet ti dini

Eksplorimi hapësinor mund të ketë bërë hapa prej gjigandi, por njeriu vetëm tani po shkon deri në limitet e sistemit diellor. Të mos flasim pastaj për të kuptuar dukuri ekzotike të trajtueshme vetëm në nivel teorik. Ja 7 prej tyre të cilat na shastisin edhe sot sipas “Science Alert”:

Vrimat e zeza- Teleskopët arrijnë vetëm të kapin rrezatimet elektromagnetike, rrezet X dhe siç e kemi parë së fundmi valët gravitacionale të prodhuara nga ato ose nga goditjet. Askush nuk e di se çfarë ka brenda këtyre “gropave thithëse” kozmike, rajone të hapsirë-kohës që shfaqin një tërheqje të tillë gravitacionale, ku as drita nuk depërton.

Boshllëku i madh- Kjo zonë e hapsirës ndodhet 1.5 miliardë vite dritë nga Toka me një diametër 1.3 miliardë vite dritë dhe ka të veçantë atë që nuk ka. Me pak fjalë ka pak galaksi të dukshme, pra pak materie, por është bosh edhe nga materia e errët dhe nuk është një vrimë e zezë (drita mund të depërtojë). Mendohet se pas kësaj zonë boshllëku mund të fshihet gjurma e energjisë së zezë. Në imazh shihet lokalizimi i kësaj zone në yjësinë e Qenve të Gjuetisë.

Materia e errët- Është e nevojshmë për të shpjeguar disa anomali në matjet kozmike (në veçanti në mënyrën e rrotullimit të galaksive spirale) që përfshijnë praninë e sasive të masës që ne nuk arrijmë të shohim. Zë 27 % të Universit. Studimet përpiqen të gjejnë thelbin, por diçka na shpëton. Një hipotezë është se ajo mund të përbëhet nga vrima të zeza të hershme, të formuara në çastet e para të jetës së Universit. Në foto grupi i galaksive Abell 520 që është një mister në studimin e materies së errët. Sipas vlerësimeve kjo materie mund të jetë e përqendruar këtu në zona më pak të populluara me galaksi, ndryshe nga sa besohej.

Energia e errët- Ky element ekzotik që përfaqëson 68% të energjisë dhe të masës së Universit, sipas teorive është faktori kryesor në zgjerimin e kozmosit. Nuk dimë pothuaj asgjë, por informacionet që kemi mbi të i detyrohemi atyre të rrezatimit kozmik të fundit, mbetjeve të rrezatimeve elektro magnetike të prodhuara nga Big Bengu. Në imazh energjia e errët përfaqësohet nga rrjeti i purpurt dhe nga graviteti (me efekte të dukshme, por të lokalizuara) i rrjetit jeshil.

Magneti i madh- Është një anomali gravitacionale me largësi 220 milionë vite drite larg nesh që po tërheq galaksitë (edhe udhën e Qumështit) nën efektin e tërheqjes së një milionë miliardë yjesh. Galaksia jonë thithet nga kjo anomali me shpejtësi 2 milionë km në orë. Për disa tërheqësi i madh është një grumbullim i materies së errët, për të tjerë pluhurat e Udhës së Qumështit po errësojnë origjinën e vërtetë të këtij magneti kozmik.

“Peggy”, hëna e Saturnit- Në vitin 2013, ndërsa po fotografonte unazën A të Saturnit, Cassini zbuloi një anomali në ekstremitetin e saj, një çrregullim sinjalesh, 20% më e ndritshmë se zona përreth, që në fund rezultoi të ishte një hënë e vogël në formim e sipër. Hipoteza është se objekti me diamter 1 km është formuar nga kolapsi i materialeve që vijnë nga unazat, një teori që hedh dritë edhe mbi formimin e satelitëve të tjerë të planetit me unaza. Situata aktuale e hënës nuk është shumë e qartë. Ndoshta është shpërbërë ose ndoshta është shkëputur dhe ka ardhur nga një vend tjetër ku nuk mund të shihet.

Anomalia e KIC 8462852- 22% e ndriçimit të yllit që ndodhet në distancë 1.480 vite larg nga Toka duket i mbrojtur nga shikimi ynë, një errësim plotësisht i pashpjegueshëm as edhe me praninë e një planeti të madh si Jupiteri në orbitën e yllit. Shpjegimi i derimëtanishëm besohet se shkaktohet nga një familje kometash ose asteroidesh. Nuk përjashtohet as edhe hipoteza e pranisë së një megastrukture aliene rreth yllit si një mburojë diellore ose një mbledhës energjie.Me ardhjen e teleskopit James Webb Space Telescope duhet të kuptojmë më shumë.

 

7 mistere te hapesires te pazgjidhura qe duhet ti dini Read More »

C’fare nuk dini per gadishullin e Karaburunit ! Perse agjensite turistike …

Gadishulli i Karaburunit është ajo pjesë e bregdetit vlonjat, ku turizmi mund të gjejë terrenin më të përshtatshëm për t’u zhvilluar. 25 km larg qytetit të Vlorës, në rrugë tokësore, Gadishulli i Karaburunit ofron surpriza në çdo stinë për këdo që e viziton atë. Agjenci turistike aplikojnë jo vetëm udhëtime përgjatë këtij masivi, por edhe pushime njëditore, në plazhet që ndodhen aty. Udhëtime të tilla organizohen kryesisht gjatë stinës së verës, ndërsa synohet që ato të shtrihen gjatë gjithë vitit.

Peizazhi natyror, i gërshetuar me atë historik, e bënë atë një reliev ku vizitori mund të befasohet pafundësisht. Bregdeti tepër i thyer, lëndinat e vogla që zbresin deri poshtë, afër vijës së ujit, gjiret e shumta dhe të fshehura, plazhet e virgjëra, janë disa prej elementëve, që pothuajse nuk i gjen askund tjetër në bregdetin shqiptar. Gadishulli formon një hark të madh e të butë, që i përgjason gishtit të madh të dorës, të shtrirë. Ai ndan gjirin detar të Vlorës nga Kanali i Otrantos dhe ka një gjatësi prej rreth 15 km, me një gjerësi që shkon deri në 4.5 km. Në skajin veriperëndimor të Karaburunit (në turqisht gjuha e zezë), ndodhet Kepi i Gjuhëzës, pika më perëndimore e Shqipërisë. Në pjesën më të lartë të këtij masivi, ndodhen tre maja, ajo e Kores 826 metra mbi nivelin e detit, si dhe e Dafinës dhe Ilqes, respektivisht 732 dhe 687 metra. Pjesa perëndimore është shkëmbore dhe e copëzuar vertikalisht, me shpella, të çara, gjire e plazhe të vegjël. Këtu gjenden plazhi i vogël i Dafinës, bregu i Bitrit, shpella e Panaisë. Përkundër kësaj, në pjesën lindore të gadishullit që shikon nga gjiri i Vlorës, bregdeti është më i formuar dhe më pak i thyer. Masivi i Karaburunit, në tërësi është i varfër në bimësi, por i pasur në kullota. Në pjesën më të ulët dhe më të ngushtë të tij, ndodhet pllaja e Ravenës, një qendër blegtorale e njohur në jug të vendit, që shfrytëzohet nga banorët e fshatit Dukat për mbarështimin e të imtave. Nga pikëpamja gjeologjike, masivi i Karaburunit është i përbërë nga gëlqerorë të periudhës së paleogjenit, të cilët janë shfrytëzuar që në lashtësi për prodhimin e mermerit. Cilësia e këtij produkti dallon nga ai i zonave të tjera të Shqipërisë. Mungesa e bimësisë dhe e ujërave sipërfaqësore e kanë bërë gadishullin të pabanueshëm.

Resurset Historike

Në skajin veriperëndimor të gadishullit, në kepin e Gjuhëzës, ndodhet shpella e Haxhi Alisë, një emër i njohur në historinë e piraterisë detare. Ky objekt natyror, sipas gjeografëve vlonjatë, është shpella më e madhe detare e vendit, me xhepa të shumtë brenda saj. Kjo, sepse, në pjesën perëndimore të gadishullit, gjendet dhe shpella e Gramës, brenda të cilës janë zbuluar mbishkrime të shumta, që përkojnë me periudha të ndryshme të historisë. Gjiri i vogël i Gramës, që ndodhet në pjesën perëndimore të Karaburunit, është një nga surprizat më të veçanta të gadishullit, në pikëpamjen historike. Sipas historianëve, ky vend ka shërbyer që në lashtësi si vendpushimi për anijet. Në muret e shumta të gjirit, konstatohen fare lehtë shumë shkrime të gdhendura nga marinarët, ku shprehet mirënjohja ndaj Poseidonit. Shkrimet e para i përkasin shekullit IV para Krishtit. Në shkrimet latine, që përkojnë me shekullin I pas Krishtit, gjenden emrat e Mark Antonit e të Pompeut, si dhe vizatime të ndryshme, mes të cilave anije, kryqe, spiranca, mburoja etj. Në këtë gji, ndodhet dhe shpella që mban të njëjtin emër, në muret shkëmbore të së cilës dallohen vizatime e shkrime, ku shprehen falenderime për bujarinë e mikpritjen. Me këta elementë dhe mjaft të tjerë, gadishulli i Karaburunit përbën një nga zonat më atraktive, në funksion të zhvillimit të turizmit. Në këtë drejtim, kanë nisur përpjekjet e para. Në stinën e verës, shoqëri të ndryshme turistike, ofrojnë udhëtime ditore, deri në Kepin e Gjuhëzës, ku është një plazh i virgjër. Pushuesit, kalojnë nw rërën e pastër orë mjaft të kendshme.

C’fare nuk dini per gadishullin e Karaburunit ! Perse agjensite turistike … Read More »

Me i lumtur i martuar apo beqar? Studimi i fundit do ju habisë

Nga të gjitha gjërat që mund të kërkoni të arrini në jetë, martesa mund të mos jetë gjithmonë në krye të listës, apo jo?

Mendojeni mirë: Pas martesës më nuk do të bëni asnjëherë seks me një person tjetër, fundjavat me miqtë i anuloni për t’i shpenzuar me fëmijët dhe pesë vite më pas nuk do të keni më gjëra për të folur. Prandaj nuk është çudi që shumicës së meshkujve dhe femrave martesa u duket më shumë si dënim me burg, sesa jetë aventureske, apo jo? Megjithatë, shkenca e thotë të kundërtën.

Në fakt, meshkujt e martuar veçse janë duke e jetuar ëndrrën: janë më të lumtur, më të shëndetshëm, më të pasur dhe bëjnë më shumë seks – të paktën kështu thotë hulumtimi i përpiluar nga Instituti i Studimeve Familjare.

Studimi tregon se meshkujt e martuar fitojnë 10 deri në 40 për qind më shumë para sesa beqarët. Por, kjo nuk është e vetmja, sepse meshkujt e martuar që janë në vitet e tyre të 50-ta, akumulojnë trefishin e parave që i kanë miqtë e tyre të pamartuar.

Gjithashtu studimi tregon se më shumë se gjysma e meshkujve të studiuar kishin raportuar se janë tejet të kënaqur me jetët e tyre seksuale, krahasuar me vetëm 39 për qind të meshkujve beqarë që kishin raportuar se janë të kënaqur me jetën e tyre seksuale.

Mos të harrojmë edhe faktin që meshkujt e martuar jetojnë rreth 10 vite më gjatë, sesa meshkujt e pamartuar. Pra, martohuni… do ju zgjatet jeta!

Me i lumtur i martuar apo beqar? Studimi i fundit do ju habisë Read More »

Vendosja e dekorimeve të Vitit të Ri ju bën më të lumtur

Nëse jeni në mesin e njerëzve të cilët besojnë se festat e fundvitit nuk shfaqen deri në fillim të muajit dhjetor, atëherë tani keni një arsye se përse duhet ta vendosni bredhin dhe dritat që nga ky moment: sipas shkencës, kjo do t’ju bëjë më të lumtur.

Dhe pasi që nuk ka gjë më të mirë sesa lumturia, ndoshta çdo njeri duhet ta ndjekë këtë këshillë.

“Në një botë të mbushur me stres dhe shqetësim, njerëzit pëlqejnë të ndërlidhen me gjëra të cilat i bëjnë ata të lumtur, ndërsa dekorimet e festave të fundvitit i nxisin ato ndjenja të forta të fëmijërisë”, thotë psikoanalisti Steve McKeown.

“Dekorimet janë thjesht një urë lidhëse drejt atyre emocioneve magjike të fëmijërisë. Prandaj, vendosja e dekorimeve që nga ky moment vetëm sa i zgjatë ato emocione”, ka shtuar ai.

Vendosja e dekorimeve të Vitit të Ri ju bën më të lumtur Read More »

11 rregullat e Bill Gates, që nuk do t’i mësoni kurrë në shkollë

1. Jeta nuk është e drejtë, mësohuni me të.

Mjaft pritët që jeta “t’ju sjellë” gjërat që ju mendoni se “i meritoni”.

2. Botës nuk i bëhet vonë për vetëvlerësimin tuaj.

Filloni të bëni diçka me veten dhe për veten tuaj sot. Tani!

3. Nuk do të kesh një pagë me gjashtë shifra menjëherë pas shkollës.

Do të duhet të punosh fort për të arritur atë që dëshiron.

4. Nëse mendon se mësuesi është i ashpër, prit të shohësh si do të jetë shefi.

Në vend të të “hajë me dhëmbë” përpara klasës, tani do të jetë përpara një zyre të tërë.

5. Gatimi i hamburgerëve nuk është “përtej dinjitetit tënd”.

Gëlltite atë krenari idiote dhe merre atë punë që tani mendon se është nën nivelin që ti meriton.

6. Nëse i çon gjërat në për dreq, nuk është faji i prindërve.

Mjaft shpërndave fajësime dhe fillo të marrësh përgjegjësi për dështimet e tua.

7. Prindërit dijnë diçka që ti nuk e di.

Ndoshta, para se të lindje ti, prindërit e tu nuk kanë qenë aq të mërzitshëm sa janë sot.

8. Shkolla mund të ketë hequr fituesit dhe humbësit, por jeta jo.

Rezultati i një provimi nuk justifikon mjetet. Nuk ka as edhe ngjashmërinë më të vogël me atë që ndodh në jetën reale.

9. Jeta nuk është e ndarë në semestra.

Një herë që fillon, jeta vazhdon e vazhdon, pa fund. Kështu që shpenzoje kohën tënde duke bërë një gjë që vlen.

10. Ajo që sheh në televizor nuk është jetë reale.

Në jetën reale, njerëzit duhet ta lënë kafenenë dhe të shkojnë në punë.

11. Tregohu i mirë me ata që vetëm mësojnë.

Shanset janë që do të përfundosh të punosh për një prej tyre.

11 rregullat e Bill Gates, që nuk do t’i mësoni kurrë në shkollë Read More »

Nis “ndërtimi” i Asgardias, kombit të hapësirës

12 tetorin e vitit të kaluar, një grup shkencëtarësh dhe inxhinierësh bënë shpalljen ambicioze; ndërtimin e një kombi të ri, por jo në sipërfaqen e Tokës, por në hapësirë.E kur ka kaluar një vit e pak, “themelet” janë hapur. Një gur simbolik në përmasat e një kutie u dërgua në hapësirë duke u bërë guri i parë për ndërtimin e Asgardias.

Mund të ngjasojë më shumë me skenarin e një filmi fantastiko-shkencor, por ambiciet janë të mëdha dhe grupi i shkencëtarëve që nismëtarë thonë se “kombi hapësinor” mund të bëhet realitet brenda pak dekadave.Udhëheqësit e projektit thonë se në faqen zyrtare të Asgardias mund të regjistrohet kushdo që dëshiron të bëhet qytetar i “kombit hapësinor”, ku fillimisht do të pranohen 100 mijë aplikuesit e parë.

Igor Ashurbeyli, shkencëtar dhe themelues i Qendrës Kërkimore Ndërkombëtare Hapësinore, thotë se synimi është edhe ngritja e një korrace që do të mbrojë “kombin hapësinor” nga asteroidët dhe trupa të tjerë qiellorë.“Projekti përbëhet nga tri pjesë, filozofike, ligjore dhe shkencore e teknologjike”, thotë shkencëtari Igor Ashurbeyli.

Ambicia e tij është që jo vetëm të themelojë Asgardian, por edhe ta anëtarësojë atë në Kombet e Bashkuara me të gjitha të drejtat që të njeh ky status. Ai thotë se përveç kësaj, Asgardia do të shërbejë edhe si një mburojë për popujt e tjerë që jetojnë në Tokë, duke i siguruar ata nga goditjet e asteroidëve, e ndoshta edhe vija e parë mbrojtëse ndaj një sulmi alien në të ardhmen e largët.

“Moto e Asgardias do të jetë Paqe dhe Hapësirë dhe do të ndalohet përthithja e konflikteve tokësore në hapësirën e këtij kombi”, thotë Dr. Ashurbeyli.Shkencëtarët janë të vetëdijshëm për sfidat që paraqet ky projekt, por janë po aq besimplotë se me fondet e nevojshme mund ta realizojnë atë brenda pak dekadave.Sa i takon emrit të përzgjedhur, ai mbërrin nga mitologjia vikinge, ku Asgardia do të thotë “qyteti i qiellit” dhe në të banon Odin, njëri prej zotave vikingë.

Nis “ndërtimi” i Asgardias, kombit të hapësirës Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com