Kuriozitete

Kalon përmes kanalit Corinth anija më e madhe në botë.

jë video mbresëlënëse shfaq anijen më të madhe që ndonjëherë është prodhuar duke kaluar përmes kanalit Corinth në Greqi, ku hapësira mes shkëmbinjve dhe anijes ishte vetëm një metër.
Pasagjerët në anijen 22 metra të gjerë kanë pasur rastin të prekin shkëmbinjtë e kanalit 24 metra të gjerë, derisa po kalonin përmes tij.

Anija 196 metra e gjatë që mund të akomodoj më shumë se 1,200 pasagjerë pa përfshirë anëtarët e ekuipazhit, është filmuar nga ajri duke kaluar nëpër kanal, ku kapiteni i saj u tregua shumë preciz duke mos rrezikuar për as edhe një moment anijen dhe pasagjerët brenda saj.

Ajo peshon hiq më pak se 24,344 ton dhe është në pronësi të kompanisë britanike Fred. Kujtojmë që deri më sot asnjë anije më përmasa të ngjashme me ato të Olsen Cruise nuk ka pasur guximin të kaloj përmes kanalit grek Corinth.

Kalon përmes kanalit Corinth anija më e madhe në botë. Read More »

Kisha e Marmiroit në Dukat, vend që të shëron!

Ne banoret autokton kemi prova te gjalla per vetit sheruese te ketij vendi ne te cilin besojm te gjithe Kristian dhe Mysliman.

Eshte nje kult fetar i cili i perket qyteterimit Ilir. aty thuhet se eshte falur & lutur mbreteresha Ilire Teuta, si dhe fshataret e zonave perreth si Orikumi, Ravena,Siadovina,Erihoi etj.

Kisha ka pesuar demtime te shumta gjate pushtimeve te ndryshme te cilat jan kujdesur qe cdo monument kulti te shkatrrohej.

Kisha e Marmiroit në Dukat, vend që të shëron! Read More »

Disa arsye pse unaza e martesës vendoset në gishtin e katërt

Kur shohim dikë me një unazë në gishtin e tyre të katërt në dorën e djathtë besojmë që nuk është i martuar. Megjithatë, një unazë në dorën e majtë në po atë gisht do të thotë që personi nuk është beqar. Ekziston një arsye historike për këtë gjë.

Tradita e unazës së dasmave daton që nga Egjipti i lashtë, pasi arkeologët kanë gjetur prova në hieroglifikë që nuset mbanin unaza. Njerëzit që filluan të mbanin një të tillë besonin se ata kishin një “nerv delikat” i cili rridhte nga gishti i katërt deri në zemër, dhe atëherë zemra besohej se ishte qendra e emocioneve.

Egjiptianët nuk ishin të vetmit që mbanin unaza. Grekët e Lashtë dhe Romakët e lashtë gjithashtu mbajtën unaza pasi e besonin një teori të tillë. Ata madje e quanin atë vena e dashurisë.

Edhe pse kjo venë dhe nerv nuk ekziston, vendet perëndimore kanë vazhduar atë traditë të lashtë. Në kulturat e tjera, siç është Danimarka, Polonia dhe Kuba, unazat e dasmave mbahen në të djathtën. Tradicionalisht, gratë ishin të vetmet që mbanin unaza martese.

Burrat nuk u bashkuan me këtë gjë deri në Luftën e Dytë Botërore, deri kur donin diçka që t’i kujtonte gratë dhe fëmijët e tyre. /atsh

Disa arsye pse unaza e martesës vendoset në gishtin e katërt Read More »

Kuptimi i emrit të Kishës së Marmiroit!

KUPTIMI I EMRIT TË KISHËS SË MARMIROIT
Nuk ka fakte, ka vetëm interpretime. ( Fidrih Niçe)

Shkruar nga Xhevdet Hoxha

I shtyrë nga një artikull me autor Ilirjan Gjika që flet për ndërtimin dhe historinë e Kishës së Marmiroit, por edhe nga një mendim i arkeologut austriak Karl Paç (Karl Patch 1865-1945) në vitin 1900 mbi origjinënë e emrit të kësaj kishe, po shfaq edhe unë mendimin tim rreth këtij argument.
Për këtë, po jap në fillim citimin e fjalëve të Karl Paç sipas wikipedias.

‘Është e çuditshme se kjo kishë sot nuk e ruan emrin e saj të dikurshëm. Sipas traditës kristiane çdo objekt kulti ka emrin e tij i cili është marrë nga panteoni i apostujve, Maries, shenjtorëve dhe martitëve kristianë.’ Këtë gjë profesori dhe studiuesi vjenez e konstatoi në 1902, vit në të cilin e vizitoi kishën dhe vuri re se kleri e kishte braktisur dhe nuk ishte në gjendje të mire e funksionale.

Më pas Karl Paç tekson: – Por më e çuditshme është fakti se vendasit e quajnë Kisha e Marmiroit, ndoshta kisha e bardhë, nga latinishtja marmoreus (i mermertë), i bardhë si mermeri, për shkak të ngjyrës së gurëve me të cilët është ndërtuar.’
Megjithatë përreth këtij objekti ndeshim edhe toponimin /Dukat/ (lat. Duko)= ngre, çoj, dmth vend I ngritur, i lartë. Më pas autori i artikulli hedh një tjetër ide: -Po tu hedhësh një sy manastireve ortodokse në Shqipërinë Jugperëndimore vë re se pjesa mbizotëruese e tyre mban emrin e Marias, nënës së Jezusit. Këtë e shohim te manastiri i Ardenicës (Lushnje), i Apolonisë (Fier), manastirin rrënojë të Ballshit, manastirin e Zvërnecit. 

Autori Ilirjan Gjika duke iu referuar austriakut Karl Paç thotë se është e çudtshme që kisha nuk mban sipas traditës emra të apostujve sikurse nënvizojnë edhe arkeologët shqiptarë A Meksi, Pirro, Thomo, etj. Mandej na orienton tek vedësit të cilët e quajnë Kisha e Marmiroit.

Ai e mbyll artikullin me hipotezën se kisha e këtij manastiri ka mbajtur dikur emrin e Marias, por vendësit ia kanë ndryshuar emrin e vërtet Pasi i lexova me vëmendje këto mendime unë me modesti ju hedh hipotezën se kjo kishë, ashtu si simotrat e saj përgjatë bregdetit nga Shkumbini deri në Himarë, mban emrin e Maries dhe ja pse:
Së pari kjo kishë është ndërtuar pranë një fushe dhe kjo lidhet me faktin se në traditën kristiane Maria është mbrojtësja e bujqësisë.
Së dyti unë nuk mendoj se popullsia vendase është larguar aq shumë nga ndjeshmëria fetare, kristiane në emërtimin e një kishe a manastiri të ndërtuar në shek. XII në afërsi të kishës më të famshme të Orikut (pjesë e Peshkopatës së Orikut dhe e qëndrës Administrative tëAmantias deri në shek. VI, e.r, kur u rrafshua nga barbarët dhe u rindërtua në shek. IX.

Së treti, fjala /marmiro/ është fjalë shqipe, ndërsa /marmoreus/ është latinisht, që do të thotë mermer dhe kjo e dyta nuk bëhet dot si e para sepse zanorja /o/ nuk bëhet asnjëherë /i/. Prandaj studiuesi austriak nuk e gjen dot në latinisht fjalën /marmiro/ dhe e përshtat atë me fjalën /marmoreus/
Në gjuhën shqipe kjo fjalë zbërthehet në dy njësi linguistike: marmiro= mar(ë) + miro.

Fjala /marë/ në zonat e Jugut të Shqipërisë është emri i Maries, nënës së Jezusit, ndërsa fjala /miro/ në fjalorin e shqipes (1980) do të thotë ‘vaj i shenjtë’ me të cilin prifti miros, bekon duke i lyer me vaj besimtarët e vet. Pra, marmiro= Maria e mirosur, e bekuar, e shenjtëruar.

Varianti i dytë i kësaj fjale të shpjeguar përmes shqipes është: mar=marr(ë), pra folja /marr/ ku njëra /r/ ka rënë dhe miro= bekim, pra ‘marmiro’ dmth ‘marr bekimin’, ose kisha e bekuar, kisha e bekimit.
Si përfundim kjo falë e gjen shpjegimin e vet me anë të gjuhes sonë, gjuhës shqipe dhe në thelb ruan traditën kristiane në vënien e emrave të objekteve të kultit të asaj periudhe..

Kuptimi i emrit të Kishës së Marmiroit! Read More »

Wired: Bunkerët e Shqipërisë dëshmia e triumfit mbi nënshtrimin

Më shumë se 750 mijë bunkerë ushtarakë mbinin dikur anembanë Shqipërisë, një vend i vogël ballkanik i Europës Juglindore me sipërfaqe prej vetëm 28 748 kilometrash katrore, shkruan Laura Mallonee, e revistës së njohur amerikane ”Wired”, e përmuajshme që fokusohet në faktin se si teknologjia ndikon në kulturë, ekonomi dhe politikë.

”Bunkerët u ndërtuan nga diktatori komunist Enver Hoxha, i cili sundoi për 40 vjet pas Luftës II Botërore duke besuar se armiqtë mund ta sulmonin nga çasti në çast. Kjo në fakt nuk ndodhi kurrë. Më vonë, krejt pa zhurmë, qytetarët i përdorën vendstrehimet e luftës për të tjera qëllime si për të strehuar bagëtitë, akomoduar turistët ekskursionistë apo për të shitur ushqime të shijshme.

Fotografi britanik Robert Hackman ka fiksuar imazhe të 250 prej tyre gjatë udhëtimeve të tij anembanë Shqipërisë në dekadën e fundit. Ato shfaqen në librin e titulluar “Metamorfoza: Ripërdorimi i Bunkerëve Shqiptarë të Epokës Komuniste”, një botim për të cilin ai shprehet se është “një dëshmi e triumfit popullor mbi shtypjen dhe nënshtrimin”.

“Dëshira ishte që ta regjistroja këtë kapitull kalimtar të historisë shqiptare”, shprehet ai, “dhe për të bërë të njohur jo vetëm bunkerët, por edhe popullin shqiptar dhe vendin e tyre në sytë e një audience më të gjerë”.

Bunkerizimi i Shqipërisë ishte një sipërmarrje 2,2 miliardë dollarëshe e nxitur nga izolimi ekstrem i vendit. Hoxha, vartësit e të cilit e quanin “forca e vetme”, mori kontrollin e vendit në vitin 1944, duke ndërtuar një formë fanatike të komunizmit, që nuk krahasohej me asnjë aleat tjetër. Në vitin 1968, ai doli nga Traktati i Varshavës, që ishte një kundërpërgjigje e Moskës ndaj NATO-s, ndërsa ftohu dhe tendosi marrëdhëniet me ish-Bashkimin Sovjetik, ish-Jugosllavinë dhe Kinën. Pa asnjë vend aleat, ai u mbyll në bunkerë. Gjatë gjithë periudhës mes viteve 1970-’80-të, fabrikat prodhuan blloqe dhe kupola betoni të përforcuara me çelik për vendstrehime, madhësia e të cilëve varionte nga një vendrojë për një ushtarë të vetëm në fortesa nëntokësore pesëkatëshe. Punëtorët përdorën traktorë dhe vinça për t’i ndërtuar bunkerët në plazhe, fusha dhe rrugë qytetesh anekënd vendit dhe qindra prej tyre humbën jetën në punë.

Pas rënies së komunizmit në vitin 1990, tokat ku ishin ngritur bunkerët iu rikthyen pronarëve të tyre të dikurshëm, të cilët u përpoqën t’i shfrytëzonin sa më mirë. Ata i shndërruan në gjithçka, nga qebaptore në salla bilardosh, siç ishte rasti i bunkerit që Hackmani pa në vitin 2001, ndërsa shërbente në Shqipëri si përfaqësues i Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët.

“E dija se ishte temë e pazakontë dhe do të ishte një projekt i veçantë fotografik,” shprehet ai.

Por ishte viti 2008 kur ai nisi ta merrte seriozisht fotografimin e tyre. Pas fluturoi nga Londra drejt Tiranës, ai do të kalonte më shumë se dy javë duke udhëtuar anembanë vendit në kërkim të gjurmëve të kupolave prej betoni. Vendasit ishin në përgjithësi të lumtur që ai i fotografonte këto struktura, edhe pse nganjëherë vetëm pasi kishin kaluar së bashku një ditë duke pirë raki, një pije shumë e fortë alkoolike. “Kur ngrihesha të fotografoja rreth mbrëmjes, mezi rrija në këmbë,” rrëfen Hackman.

Ndërkohë që vazhdonte projektin e tij, Hackman vuri re se bunkerët po zhdukeshin në masë. Çmimet e metaleve për skrap ishin rritur me shpejtësi, shprehet ai, dhe shqiptarët e varfër përdornin lëndë shpërthyese dhe makineri industriale për shkatërrimin e bunkerëve. Ndonëse që atëherë qeveria i ka marrë nën mbrojtje, pasi ende i konsideron pronë publike, bunkerët vazhduan të shkatërroheshin. “Besoj se popullata vendase ka humbur mundësinë për të qenë mbrojtëse e kujtimit të atyre që kanë vuajtur nën regjimin e Enver Hoxhës, duke i mohuar vetes në të njëjtën kohë një burim të madh të ardhurash nga turizmi,” shprehet Hackman.

Sa u takon shqiptarëve, ata kanë opinione të ndryshme: disa janë të lumtur që shohin shkatërrimin e tyre, ndërsa të tjerë janë të një mendjeje me Hackman dhe kërkojnë ruajtjen e tyre. Në vitin 2012, studentët e universitetit ”Polis” në Tiranë ndërmorën projektin “Bunker me Mëngjes” (Bed and Bunker), një përpjekje për t’u shndërruar bunkerët në hotele me mëngjes për turistët. Projekti “Kërpudhat prej Betoni” krijoi gjithashtu hap pas hapi një manual lidhur me transformimin dhe ripërdorimin e bunkerëve. Në periudhën mes viteve 2014 dhe 2016, dy bunkerë të mëdhenj të nëndheshëm u shndërruan në muze, njëri prej të cilëve u dëmtua gjatë ndërtimit nga një grup protestuesish, që e shikonin muzeun si glorifikim të së kaluarës.

Enver Hoxha vërtet nuk jeton më, por duket se së paku disa prej bunkerëve të tij do të jenë aty përgjithmonë”, përfundon Mallonee për revistën amerikane ”Wired”./atsh

Wired: Bunkerët e Shqipërisë dëshmia e triumfit mbi nënshtrimin Read More »

“New York Times” për pasuritë nënujore shqiptare: Zbulohen 22 amfora antike

Në detin Jon, në afërsi të brigjeve shqiptare, janë gjetur amfora antike, të paktën 2500-vjeçare që mund të dëshmojnë për mbetjet e një anijeje të lashtë, sipas një projekt i përbashkët shqiptaro-amerikan të arkeologjisë nënujore, shkruan prestigjiozja amerikane “New York Times” (NYT).

Sipas ekspertëve të anijes kërkimore “Hercules” e “Fondacionit Detar RPM” janë gjetur 22 amfora, një vazo me dy mbajtëse me një qafë të ngushtë që përdoret për verë ose vaj, në një thellësi prej 40-60 metrash të shpërndara rreth shtratit të detit pranë një bregu shkëmbor në afërsi të gadishullit të Karaburunit.

Arkeologu Mateusz Polakowski tha se ata besojnë se amforat e llojit korintas datojnë në mes të shekullit VII dhe shekullit V para Krishtit.

“Nëse mund të gjenden mbetjet e një anije, kjo do të mundësonte të zbulohej anija më e hershme që ka lundruar përgjatë bregdetit shqiptar”, tha Polakowski.

Kryetari i RPM-së, James Goold, e konsideroi këtë zonë si “një nga më të rëndësishmet e të gjitha zbulimeve tona… do të jetë shumë e rëndësishme nga një perspektivë historike dhe arkeologjike nëse vërtetohet”.

Megjithatë janë të nevojshme kërkime të mëtejshme në zonë.

Arkeologu shqiptar Neritan Ceka u shpreh se “amfora të ngjashme vere me origjinë korinthase dhe kerkirase janë gjetur në Durrës dhe Apoloni dhe në zona të tjera në brendësi të Shqipërisë, gjë që tregon për tregtinë intensive gjatë gjysmës së dytë të shekullit VII para Krishtit, përgjatë bregdetit shqiptar”.

Që prej viti 2004, RPM-ja ka analizuar shtratin e detit në Shqipëri për anije të vjetra dhe moderne, me plane të vazhdueshme për hapjen e një muzeu nënujor në Shqipërinë perëndimore.

“Kjo sigurisht do të ishte një pikënisje e mrekullueshme për një program kombëtar rreth të cilit të krijohej një muze dhe do të tregonte rolin kryesor të Shqipërisë në antikitet”, tha Goold.

“Autoritetet shqiptare janë duke planifikuar një projekt të ri katër-pesëvjeçar me RPM-në dhe Institutin e Arkeologjisë Detare, me bazë në Teksas, për të eksploruar mundësitë e gërmimit të mbetjeve, një proces financiarisht i shtrenjtë dhe shkencërisht delikat”, shtoi Ceka.

Kërkimet në Shqipëri deri më tani kanë zbuluar 28 zona me anije të mbytura, si dhe disa grumbuj amforash dhe gjetjesh të tjera nga Saranda dhe Butrinti në jug e deri në Durrës dhe më pas synohet të shkohet në veri të Durrësit.

“Prania e RPM-së në 12 vitet e fundit ka qenë një “hap i madh” për studiuesit shqiptare të arkeologjisë nënujore”, sipas Auron Tares, kreu i UNESCO-s për Komitetin Shkencor dhe Teknik për Trashëgiminë Botërore Nënujore.

“Nëse konfirmohet, kjo mbetje e anijes mund të shoqërohet me themelimin e dy qyteteve kryesore në bregdetin shqiptar, Dyrrachium (Durrësi modern) dhe Apolonia, dy portat e rrugës Egnatia, rruga e lashtë drejt tregtisë lindore”, theksoi Tare.

“Ne kemi zbuluar jo vetëm anije të lashta, por edhe një numër të mirë të mbetjeve të anijeve të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore që hedh dritë mbi një kapitull të panjohur të historisë sonë”, vazhdoi ai.

Shqipëria po përpiqet të mbrojë dhe të përfitojë nga trashëgimia e saj e pasur nënujore, me fonde të pakta për ruajtjen e saj nga qeveria e një prej vendeve më të varfra të Europës. /atsh

“New York Times” për pasuritë nënujore shqiptare: Zbulohen 22 amfora antike Read More »

Aromat që mund të largojnë mushkonjat

Gjatë verës të gjithë duam të kalojmë më shumë kohë në ajër të pastër, të ecim në park dhe të shijojmë gjelbërimin dhe lulet. Por mushkonjat mund të shkatërrojnë edhe pushimet më të mrekullueshme.
Ekspertët sugjerojnë disa receta për aromat natyrore që do të trembin mushkonjat, kështu që ju mund të shijoni kënaqësitë e verës dhe relaksin e saj.

1. Pluhur vanilje
Përzieni pluhur vanilje me locion për fëmijë në raportin 1 deri në 10 dhe aplikoni atë në të gjitha pjesët e hapura të trupit tuaj. Ju gjithashtu mund të shpërndani vaniljen në ujë dhe pastaj me lagni me përzierjen zonat e ekspozuara të lëkurës suaj dhe rrobat tuaja.

2. Vajra esenciale të anise, karafil, borzilok dhe eukalipt
Vajrat thelbësore të anise, karafil, borzilok dhe eukalipt mund të trembin mushkonjat nëse aplikoni vajrat e holluara në zonat e ekspozuara të lëkurës (5-10 pika për gotë uji). Ju gjithashtu mund të lagni një copë pambuk në vaj dhe ta vendosni në pragun e dritares.

3. Jasemina
Vendosini degëzat e freskëta të jaseminit në dhomën tuaj. Ata do të trembin mushkonjat po aq lehtë sa gjethet e domates. Por, kini kujdes, era e fortë e jaseminit mund të ndërpresë gjumin tuaj, kështu që është më mirë të hiqni degëzat nga dhoma e gjumit gjatë natës.

4. Karafili
Vendosni 5 g karafil në një gotë me ujë dhe vlojini ato për 15 minuta. Përzieni 10 pika të kësaj përbërje me 1 lugë, kaloni duke spërkatur në zonat e ekspozuara të trupit tuaj. Tani mund të qëndroni jashtë për të paktën 2 orë, dhe mushkonjat do të qëndrojnë larg nga ju.

5. Degët e dëllinjave
Nëse vendosni të bëni një zjarr kur uleni jashtë, hidhni një degë të dëllinjës në të.

6. Vaj i pishës
Era e vajit të pishës i frikëson jo vetëm mushkonjat, por gjithashtu zhduk dhe buburrecat.

7. Rrënjët e grurit
Në kohët e lashta, njerëzit përdornin rrënjët e grurit për të trembur mushkonjat dhe insektet e tjera që thithin gjaku. Vendosni një grusht rrënjësh të grira të grurit në 0,4 litër ujë dhe lëreni të zihet deri sa të marrë një ngjyrë të verdhë të lehtë. Lagni fytyrën dhe duart me këtë përbërje dhe as një mushkonjë e vetme nuk do t’ju afrohet./atsh

Aromat që mund të largojnë mushkonjat Read More »

Kush është pronari i “bishës” së ujërave, jahtit 360 milionë paundësh !

Në brigjet e Monakos sot lundroi jahti prej 360 milionë paundësh, i cili besohet të jetë më i madhi i llojit të tij në të gjithë botën.

I emëruar modestisht “Sailing Yacht A” (Jahti lundrues A), super jahti lundroi krenar me gjithë jahteve të tjerë të super miliarderëve që ishin parkuar në gji.

Kjo bishë e ujërave është në pronësi të miliarderit rus 47 vjeçar Andrey Melnichenko. Rusi vuri pasurinë e tij miliarda dollarëshe falë tregtisë së plehrave dhe qymyrit.

Anija e magjishme është 143 metra e gjatë dhe në bordin e saj mund të rrinë pa problem 20 të ftuar si dhe një ekuipazh prej 54 personash.

Ajo është projektuar nga Philippe Starck dhe ka tetë kate, një vend për uljen e helikopterit, një pishinë të madhe dhe një dhomë për vëzhgimin nënujor.

I linduri në Bjellorusi, Melnichenko, bën një jetë luksoze mes jahtesh, bashkë me të shoqen, Aleksandra, një ish-modele serbe.

Kush është pronari i “bishës” së ujërave, jahtit 360 milionë paundësh ! Read More »