Kuriozitete

7 mistere te hapesires te pazgjidhura qe duhet ti dini

Eksplorimi hapësinor mund të ketë bërë hapa prej gjigandi, por njeriu vetëm tani po shkon deri në limitet e sistemit diellor. Të mos flasim pastaj për të kuptuar dukuri ekzotike të trajtueshme vetëm në nivel teorik. Ja 7 prej tyre të cilat na shastisin edhe sot sipas “Science Alert”:

Vrimat e zeza- Teleskopët arrijnë vetëm të kapin rrezatimet elektromagnetike, rrezet X dhe siç e kemi parë së fundmi valët gravitacionale të prodhuara nga ato ose nga goditjet. Askush nuk e di se çfarë ka brenda këtyre “gropave thithëse” kozmike, rajone të hapsirë-kohës që shfaqin një tërheqje të tillë gravitacionale, ku as drita nuk depërton.

Boshllëku i madh- Kjo zonë e hapsirës ndodhet 1.5 miliardë vite dritë nga Toka me një diametër 1.3 miliardë vite dritë dhe ka të veçantë atë që nuk ka. Me pak fjalë ka pak galaksi të dukshme, pra pak materie, por është bosh edhe nga materia e errët dhe nuk është një vrimë e zezë (drita mund të depërtojë). Mendohet se pas kësaj zonë boshllëku mund të fshihet gjurma e energjisë së zezë. Në imazh shihet lokalizimi i kësaj zone në yjësinë e Qenve të Gjuetisë.

Materia e errët- Është e nevojshmë për të shpjeguar disa anomali në matjet kozmike (në veçanti në mënyrën e rrotullimit të galaksive spirale) që përfshijnë praninë e sasive të masës që ne nuk arrijmë të shohim. Zë 27 % të Universit. Studimet përpiqen të gjejnë thelbin, por diçka na shpëton. Një hipotezë është se ajo mund të përbëhet nga vrima të zeza të hershme, të formuara në çastet e para të jetës së Universit. Në foto grupi i galaksive Abell 520 që është një mister në studimin e materies së errët. Sipas vlerësimeve kjo materie mund të jetë e përqendruar këtu në zona më pak të populluara me galaksi, ndryshe nga sa besohej.

Energia e errët- Ky element ekzotik që përfaqëson 68% të energjisë dhe të masës së Universit, sipas teorive është faktori kryesor në zgjerimin e kozmosit. Nuk dimë pothuaj asgjë, por informacionet që kemi mbi të i detyrohemi atyre të rrezatimit kozmik të fundit, mbetjeve të rrezatimeve elektro magnetike të prodhuara nga Big Bengu. Në imazh energjia e errët përfaqësohet nga rrjeti i purpurt dhe nga graviteti (me efekte të dukshme, por të lokalizuara) i rrjetit jeshil.

Magneti i madh- Është një anomali gravitacionale me largësi 220 milionë vite drite larg nesh që po tërheq galaksitë (edhe udhën e Qumështit) nën efektin e tërheqjes së një milionë miliardë yjesh. Galaksia jonë thithet nga kjo anomali me shpejtësi 2 milionë km në orë. Për disa tërheqësi i madh është një grumbullim i materies së errët, për të tjerë pluhurat e Udhës së Qumështit po errësojnë origjinën e vërtetë të këtij magneti kozmik.

“Peggy”, hëna e Saturnit- Në vitin 2013, ndërsa po fotografonte unazën A të Saturnit, Cassini zbuloi një anomali në ekstremitetin e saj, një çrregullim sinjalesh, 20% më e ndritshmë se zona përreth, që në fund rezultoi të ishte një hënë e vogël në formim e sipër. Hipoteza është se objekti me diamter 1 km është formuar nga kolapsi i materialeve që vijnë nga unazat, një teori që hedh dritë edhe mbi formimin e satelitëve të tjerë të planetit me unaza. Situata aktuale e hënës nuk është shumë e qartë. Ndoshta është shpërbërë ose ndoshta është shkëputur dhe ka ardhur nga një vend tjetër ku nuk mund të shihet.

Anomalia e KIC 8462852- 22% e ndriçimit të yllit që ndodhet në distancë 1.480 vite larg nga Toka duket i mbrojtur nga shikimi ynë, një errësim plotësisht i pashpjegueshëm as edhe me praninë e një planeti të madh si Jupiteri në orbitën e yllit. Shpjegimi i derimëtanishëm besohet se shkaktohet nga një familje kometash ose asteroidesh. Nuk përjashtohet as edhe hipoteza e pranisë së një megastrukture aliene rreth yllit si një mburojë diellore ose një mbledhës energjie.Me ardhjen e teleskopit James Webb Space Telescope duhet të kuptojmë më shumë.

 

7 mistere te hapesires te pazgjidhura qe duhet ti dini Read More »

C’fare nuk dini per gadishullin e Karaburunit ! Perse agjensite turistike …

Gadishulli i Karaburunit është ajo pjesë e bregdetit vlonjat, ku turizmi mund të gjejë terrenin më të përshtatshëm për t’u zhvilluar. 25 km larg qytetit të Vlorës, në rrugë tokësore, Gadishulli i Karaburunit ofron surpriza në çdo stinë për këdo që e viziton atë. Agjenci turistike aplikojnë jo vetëm udhëtime përgjatë këtij masivi, por edhe pushime njëditore, në plazhet që ndodhen aty. Udhëtime të tilla organizohen kryesisht gjatë stinës së verës, ndërsa synohet që ato të shtrihen gjatë gjithë vitit.

Peizazhi natyror, i gërshetuar me atë historik, e bënë atë një reliev ku vizitori mund të befasohet pafundësisht. Bregdeti tepër i thyer, lëndinat e vogla që zbresin deri poshtë, afër vijës së ujit, gjiret e shumta dhe të fshehura, plazhet e virgjëra, janë disa prej elementëve, që pothuajse nuk i gjen askund tjetër në bregdetin shqiptar. Gadishulli formon një hark të madh e të butë, që i përgjason gishtit të madh të dorës, të shtrirë. Ai ndan gjirin detar të Vlorës nga Kanali i Otrantos dhe ka një gjatësi prej rreth 15 km, me një gjerësi që shkon deri në 4.5 km. Në skajin veriperëndimor të Karaburunit (në turqisht gjuha e zezë), ndodhet Kepi i Gjuhëzës, pika më perëndimore e Shqipërisë. Në pjesën më të lartë të këtij masivi, ndodhen tre maja, ajo e Kores 826 metra mbi nivelin e detit, si dhe e Dafinës dhe Ilqes, respektivisht 732 dhe 687 metra. Pjesa perëndimore është shkëmbore dhe e copëzuar vertikalisht, me shpella, të çara, gjire e plazhe të vegjël. Këtu gjenden plazhi i vogël i Dafinës, bregu i Bitrit, shpella e Panaisë. Përkundër kësaj, në pjesën lindore të gadishullit që shikon nga gjiri i Vlorës, bregdeti është më i formuar dhe më pak i thyer. Masivi i Karaburunit, në tërësi është i varfër në bimësi, por i pasur në kullota. Në pjesën më të ulët dhe më të ngushtë të tij, ndodhet pllaja e Ravenës, një qendër blegtorale e njohur në jug të vendit, që shfrytëzohet nga banorët e fshatit Dukat për mbarështimin e të imtave. Nga pikëpamja gjeologjike, masivi i Karaburunit është i përbërë nga gëlqerorë të periudhës së paleogjenit, të cilët janë shfrytëzuar që në lashtësi për prodhimin e mermerit. Cilësia e këtij produkti dallon nga ai i zonave të tjera të Shqipërisë. Mungesa e bimësisë dhe e ujërave sipërfaqësore e kanë bërë gadishullin të pabanueshëm.

Resurset Historike

Në skajin veriperëndimor të gadishullit, në kepin e Gjuhëzës, ndodhet shpella e Haxhi Alisë, një emër i njohur në historinë e piraterisë detare. Ky objekt natyror, sipas gjeografëve vlonjatë, është shpella më e madhe detare e vendit, me xhepa të shumtë brenda saj. Kjo, sepse, në pjesën perëndimore të gadishullit, gjendet dhe shpella e Gramës, brenda të cilës janë zbuluar mbishkrime të shumta, që përkojnë me periudha të ndryshme të historisë. Gjiri i vogël i Gramës, që ndodhet në pjesën perëndimore të Karaburunit, është një nga surprizat më të veçanta të gadishullit, në pikëpamjen historike. Sipas historianëve, ky vend ka shërbyer që në lashtësi si vendpushimi për anijet. Në muret e shumta të gjirit, konstatohen fare lehtë shumë shkrime të gdhendura nga marinarët, ku shprehet mirënjohja ndaj Poseidonit. Shkrimet e para i përkasin shekullit IV para Krishtit. Në shkrimet latine, që përkojnë me shekullin I pas Krishtit, gjenden emrat e Mark Antonit e të Pompeut, si dhe vizatime të ndryshme, mes të cilave anije, kryqe, spiranca, mburoja etj. Në këtë gji, ndodhet dhe shpella që mban të njëjtin emër, në muret shkëmbore të së cilës dallohen vizatime e shkrime, ku shprehen falenderime për bujarinë e mikpritjen. Me këta elementë dhe mjaft të tjerë, gadishulli i Karaburunit përbën një nga zonat më atraktive, në funksion të zhvillimit të turizmit. Në këtë drejtim, kanë nisur përpjekjet e para. Në stinën e verës, shoqëri të ndryshme turistike, ofrojnë udhëtime ditore, deri në Kepin e Gjuhëzës, ku është një plazh i virgjër. Pushuesit, kalojnë nw rërën e pastër orë mjaft të kendshme.

C’fare nuk dini per gadishullin e Karaburunit ! Perse agjensite turistike … Read More »

Me i lumtur i martuar apo beqar? Studimi i fundit do ju habisë

Nga të gjitha gjërat që mund të kërkoni të arrini në jetë, martesa mund të mos jetë gjithmonë në krye të listës, apo jo?

Mendojeni mirë: Pas martesës më nuk do të bëni asnjëherë seks me një person tjetër, fundjavat me miqtë i anuloni për t’i shpenzuar me fëmijët dhe pesë vite më pas nuk do të keni më gjëra për të folur. Prandaj nuk është çudi që shumicës së meshkujve dhe femrave martesa u duket më shumë si dënim me burg, sesa jetë aventureske, apo jo? Megjithatë, shkenca e thotë të kundërtën.

Në fakt, meshkujt e martuar veçse janë duke e jetuar ëndrrën: janë më të lumtur, më të shëndetshëm, më të pasur dhe bëjnë më shumë seks – të paktën kështu thotë hulumtimi i përpiluar nga Instituti i Studimeve Familjare.

Studimi tregon se meshkujt e martuar fitojnë 10 deri në 40 për qind më shumë para sesa beqarët. Por, kjo nuk është e vetmja, sepse meshkujt e martuar që janë në vitet e tyre të 50-ta, akumulojnë trefishin e parave që i kanë miqtë e tyre të pamartuar.

Gjithashtu studimi tregon se më shumë se gjysma e meshkujve të studiuar kishin raportuar se janë tejet të kënaqur me jetët e tyre seksuale, krahasuar me vetëm 39 për qind të meshkujve beqarë që kishin raportuar se janë të kënaqur me jetën e tyre seksuale.

Mos të harrojmë edhe faktin që meshkujt e martuar jetojnë rreth 10 vite më gjatë, sesa meshkujt e pamartuar. Pra, martohuni… do ju zgjatet jeta!

Me i lumtur i martuar apo beqar? Studimi i fundit do ju habisë Read More »

Vendosja e dekorimeve të Vitit të Ri ju bën më të lumtur

Nëse jeni në mesin e njerëzve të cilët besojnë se festat e fundvitit nuk shfaqen deri në fillim të muajit dhjetor, atëherë tani keni një arsye se përse duhet ta vendosni bredhin dhe dritat që nga ky moment: sipas shkencës, kjo do t’ju bëjë më të lumtur.

Dhe pasi që nuk ka gjë më të mirë sesa lumturia, ndoshta çdo njeri duhet ta ndjekë këtë këshillë.

“Në një botë të mbushur me stres dhe shqetësim, njerëzit pëlqejnë të ndërlidhen me gjëra të cilat i bëjnë ata të lumtur, ndërsa dekorimet e festave të fundvitit i nxisin ato ndjenja të forta të fëmijërisë”, thotë psikoanalisti Steve McKeown.

“Dekorimet janë thjesht një urë lidhëse drejt atyre emocioneve magjike të fëmijërisë. Prandaj, vendosja e dekorimeve që nga ky moment vetëm sa i zgjatë ato emocione”, ka shtuar ai.

Vendosja e dekorimeve të Vitit të Ri ju bën më të lumtur Read More »

Mos shpenzoni kot para në pastrim kimik, ja pse!

[sgmb id=”1″]

Keni rrobë të mirë lëkure, por vitet ia kanë hequr shkëlqimin apo i kanë shkaktuar ndonjë njollë. Mos u brengosni, ekziston zgjidhja bashkë me të cilën me xhaketën e preferuar këtë vit do ta keni edhe më ngrohtë.

Disa preparate të cilat shumica e njerëzve i kanë në shtëpi janë shumë të dobishme. Njëri ndër ta është pudra për bebet, për të cilën dikur e kanë ditur që është e shkëlqyeshme për shputa të djersitura, andaj njerëzit pa e kursyer e kanë qitur në këpucë.

Tani aplikimi i saj është zgjeruar aq shumë sa që jo rrallë gjendet në çantat e grimit të femrave si ndihmë me rastin e vënies së maskarasë apo buzëkuqit, për vëllim apo për larje të thatë të flokëve…

Pudra për bebe mund të jetë e mirë për krehjen e kanakarëve shtëpiakë, heqjen e rërës nga tabanët dhe eliminimin e njollave nga rrobat…

Po ju japim këshillën se si me ndihmën e pudrës së bebeve të freskoni xhaketën, fundin, pantallonat dhe këpucët nga lëkura, por edhe se si nga rroba e lëkurës e kthyer mbrapsht t’i eliminoni njollat e yndyrta.

Për të freskuar rrobat e lëkurës, fërkoni pak pudër në pjesën e xhaketës apo fundit dhe pastaj fshini me leckë mikrofibrash.

Me durim dhe ngadalë kaloni çdo pjesë të xhaketës, posaçërisht kujdes kushtoni jakës, pjesës së duarve afër nyjave, pastaj skajit të poshtëm, zakonisht në ato vende xhaketa e lëkurës në së shumti është e dëmtuar.

Për t’i hequr njollat e yndyrta nga lëkura e kthyer mbrapsht, ju nevojitet: pudra e bebeve, fërkuesi plastik, fasoleta letre, thithësja e pluhurit.

Nëse rastësisht qitni vaj në ndonjë rrobë lëkure, menjëherë duhet të reagoni. Eliminoni tepricën e vajit me fasoletë letre. Shtypeni fuqishëm fasoletën në vendin e njollës, mirëpo mos e fërkoni.

Mbulojeni tërë njollën me pudër bebeje, lëreni ashtu të qëndrojë më së paku katër orë, më mirë është gjatë natës. Pastaj hiqeni tepricën e pudrës me fërkues plastik dhe me thithëse pluhuri thitheni pudrën e mbetur.

Përsëriteni procedurën nëse njollën nuk e keni eliminuar tërësisht.

Mos shpenzoni kot para në pastrim kimik, ja pse! Read More »

Ja kush eshte makina me e shpejte ne bote dhe sa kushton

“Hennessey Venom F5”, e cilësuar si makina më e shpejt në botë që u prezantua në Panairin e SEMA.

Marka teksane do të prodhojë vetëm 24 ekzemplarë të kësaj makine, pritet të kalojë barrierën e 483 km/h, me një çmim prej rreth 1.5 milionë eurosh.

Paraardhësja “Venom GT” arrin shpejtësinë 435 km/h falë shasisë së lehtë “Lotus Exige” dhe motorit “V8 Chevrolet”. “Hennessey” thotë se, “Venom F5” arrin nga 0-300 km/h më shpejt sesa makinat e “Formulës 1” (më pak se 10 sekonda).

Aktualisht, rekordin zyrtar për shpejtësinë më të lartë të arritur e mban “Bugatti”, me makinën “Veyron Super Sport”, që ka kapur plot 431.07 km/h. Ndërsa “Hennessey Venom GT” mban rekordin jozyrtar me 435 km/h.

[sgmb id=”1″]

Ja kush eshte makina me e shpejte ne bote dhe sa kushton Read More »

Njerëzit që shpesh qajnë kanë një karakter të veçantë, a jeni njëri prej tyre?

[sgmb id=”1″]

Njerëzit luftojnë me ndjenja në mënyrë të ndryshme, dhe gjithashtu edhe i shprehin në mënyrë të ndryshme.

Shumica e njerëzve mendojnë se e qara është e lidhur kryesisht me një ndjenjë të thellë trishtimi, po ajo gjithashtu ka anën e saj të mirë.

Sipas psikologëve, të qani është e shëndetshme, dhe njerëzit që qajnë janë të veçantë.

Herën tjetër që jeni në prag të lotëve, mbani mend këto pak gjëra për të qartë.

Ulin stresin

Nëse jeni një person i cili lehtë mund të merret me emocionet dhe di t’i shpreh ato, atëherë do ta keni të lehtë për t’u marrë me situata të vështira jetësore. Pas “shfryrjes” do të ndiheni të lehtësuar dhe do të jeni në gjendje të shihni qartë situatën që ju ka sjellë në atë gjendje.

Tregon se nuk keni frikë nga ndjenjat tuaja

Lotët gjithashtu janë një shenjë që të mos kesh frikë nga ajo që ndien. Lotët janë një shenjë për të pranuar ndjeshmërinë tuaj. Kjo është një shenjë se ju jeni një person i fortë.

Lotët gjithashtu janë një shenjë e një zemre dhe truri të shëndetshëm.

Ju tregoni se sa trimi jeni

Njerëzit që tregojnë emocionet e tyre janë të guximshëm dhe autentikë. Është më e rëndësishme për ta të jetojnë të vërtetën e tyre sesa të kujdesen për atë që të tjerët do të flasin.

Njerëzit që shpesh qajnë kanë një karakter të veçantë, a jeni njëri prej tyre? Read More »

Ja për sa kohë u zgjat dashuria 12 shenjave të horoskopit

[sgmb id=”1″]

Shenja e horoskopit mund të tregojë shumë për karakterin e një personi dhe tiparet, këto të influencuar nga yjet ndikojë në vendimet apo personalitetin e një personi.

Shumë besojnë dhe mënyra si mendon apo si dashuron ndikohet nga yjet ndaj më poshtë do të përshkruajmë për 12 shenjat e horoskopit momentin kur një shenjë do të ndalojë së dashuruari.

Dashi do të humbasë interesin për ju në momentin kur ju nuk tregoni interes më për jetën, për gjërat e bukura për aventurat. Një dash nuk e duron dot monotinë, ndaj nëse bini në grackën e rutinës një dash nuk do t’ju dashurojë më.

Demi do të ndalojë së dashuruari kur ju nuk i motivoni më ata. Nëse kjo shenjë nuk ndjek ëndrrat dhe ndihet e bllokuar nga ju, dijeni se lidhja juaj nuk do të zgjashë dhe shumë.
Nëse një binjak ndjen se ju po i merrni frymës ai do t’ju lërë pa u menduar gjatë. Vlerësojnë shumë lirinë dhe për këtë nuk do të bënin asnjë kompromis.

Gaforrja duket se do të ndalojë automatikisht se dashuruari kur ajo ka krijuar idenë se ju nuk e doni më ! Epo gjërat janë reciproke.
Bëni mirë t’ia vini në dukje një luani se sa fantastikë janë, pasi në të kundërt ata do të jenë në kërkim të një personi tjetër që i bën të besojnë se janë të veçantë.

Virgjëresha është një shenjë praktike dhe tejet analitike. Nëse në mendjen e tyre ata kanë projektuar një lidhje afatshkurtër, çfarëdo që ju të bëni , kjo shenjë e ka të pamundur të heqë idenë se kjo lidhje nuk do të funksionojë. Gjithçka varet në mënyrën se si virgjëresha mendon dhe analizon detajet e një lidhjeje.

Peshorja do t’ju dashurojë deri në momentin kur ju filloni zënkat e grindjet në çift. Këto janë gjërat që kjo shenjë nuk i duron dot, ndaj bëni mirë t’i shmangni sa më shumë.
Një akrep do t’ju dojë deri sa vdekja dhe tradhëtitë t’ju ndajnë ! Kaq e thjeshtë është !

Shigjetari dëshiron që partneria e tij të jetë gjithmonë optimiste ! Kur një person e humb interesin për jetën ose e sheh gjysmën e gotës bosh, shigjetari nuk dëshiron ta ketë pranë.
Për bricjapin virtyti më i çmuar është ambicia. Një njeri që i mungon kjo cilësi nuk është frymëzim për bricjapin, ndaj një lidhje dashurie nuk do të funksiononte.

Ujori mërzitet shumë shpejtë. Duhet të jeni shumë të veçantë që kjo shenjë të vazhdojë gjatë me ju.
Shenja më e vogël e dashakeqësisë do të bëjë që një peshk jo vetëm të mos ju dojë, por t’ju marrës shumë inat. Është një shenjë shumë miqësore , ndaj nuk e duron dot padrejtësinë.

Ja për sa kohë u zgjat dashuria 12 shenjave të horoskopit Read More »