Kuriozitete

Horoskopi dashuror zbulon gabimin më të madh të cilin çdo shenjë e bën kur është në lidhje

[sgmb id=”1″]

Gabimet na ndodhin për të na rikujtuar që duhet të ndryshojmë diçka, të përmirësojmë veten, në mënyrë që të marrim vendime të drejta. Sa do të arrijmë në këtë, varet nga vetë ne.

Të gjithë gabojmë, se sa na kujtohen dha a mësojmë diçka nga to, është çështje për të cilën kurrë nuk kemi përgjigje të duhur.

Këto janë gabimet më të shpeshta të cilat i bëni, sipas shenjave të horoskopit:

Dashi

Vraponi pak si shpejt për të filluar lidhjen. Ngadalësoni, kujdesuni që të mos ulni flamurët e rëndësishëm të kuq.

Kujdes çfarë flisni nëse nuk dëshironi ta frikësoni personin tjetër.

Demi

Mos u merrni sipërfaqësisht, por gërmoni më thellë që të shihni se çfarë ka. Së tepërmi ngjiteni për personin që keni pranë vetes, sa që nuk shihni se çfarë vërtet ju nevojitet.

Stabiliteti dhe përgjegjësia janë gjëra shumë të rëndësishme, jo vetëm seksualiteti.

Dëshira e tyre e fortë seksuale i bën donzhuanë dhe martesat mund të dështojnë.

Binjakët

Gjithmonë ju duhet stimulimi i mirë mendor. Në të vërtetë, shumë shpesh për të lakmoni. Mirëpo kjo nuk do të thotë që nuk mundeni që të lidheni me dikë që është pak më ndryshe.

Këta kryesisht janë persona të cilët nuk qëndrojnë gjatë në një punë, ndërkaq lista e pasioneve u është me kilometra e gjatë. Ju nevojitet dikush i cili mund t’ju aktivizojë trurin.

Gaforrja

Të jesh i përkushtuar dhe i kontrolluar janë dy gjëra shumë të ndryshme. Të gjithë e dimë që dëshironi të jeni të sigurt dhe të dashuruar 24 orë në ditë, mirëpo ndonjëherë mund t’ju ndodhë që partneri t’ju kontrollojë, t’ju manipulojë apo madje edhe t’ju posedojë.

Mos lëshoni pe vetëm për shkak që mund t’ju sigurojë financiarisht. Meritoni më shumë.

Luani

Ju nevojitet partneri i cili di se çka është përgjegjësia. Po, dëshironi që të argëtoheni mirë dhe dëshironi dikë i cili mund t’ju inspirojë, mirëpo kjo shpesh do të thotë që ai është personi i cili nuk mund të kujdeset për ju në mënyrën tjetër.

Gjetja e shpirtit binjak me personalitet të fuqishëm është gjë shumë e bukur, mirëpo vetëm nëse është plotësisht në gjendje që të kujdeset për veten. Nuk ju duhet personi për të cilin patjetër vazhdimisht duhet të kujdeseni. Lidhja është përpjekje në çift.

Virgjëresha

Qetësohuni Virgjëresha, të gjithë e dimë që jeni persona seriozë dhe tip i vërtet argëtues. Mirëpo shpesh lidheni për ata të cilët gjithashtu janë seriozë, ky është problemi.

Ju nevojitet dikush i cili do të sjellë pak më shumë argëtim në jetën tuaj dhe të thyejë monotoninë, në vend të dikujt i cili vetëm do t’i bashkohet seriozitetit tënd.

Peshorja

Është e njohur sa urreni të jeni të vetmuar. Ju jeni në kërkim të vazhdueshëm për gjetjen e dikujt i cili vërtet do t’ju dashurojë. Kjo është e shkëlqyeshme, mirëpo dëshira juaj për partneritet shpesh ju çon te njerëzit të cilët janë të pavendosur dhe të cilët dëshirojnë të të kontrollojnë, gjë që në fund mund të thyejnë zemrën tuaj.

Pra, mbase do të duhej që të pushoni të kërkoni shpirtin binjak dhe të lini që ai t’ju gjejë.

Akrepi

Mbase do të duhej të filloni të përdorni zemrën tuaj pak më shumë. Marrëdhëniet për ju pothuajse gjithmonë fillojnë nga ato fizike. Seksi është i shkëlqyeshëm, mirëpo në afat të gjatë ju nevojitet diç më shumë.

Dëgjojeni zemrën tuaj dhe shikoni se çfarë po ndodh. Kurrë nuk do të mësoni, nëse nuk do të provoni.

Shigjetari

E doni pavarësinë tuaj, mirëpo gjithashtu harroni që ju duhen edhe dashuria dhe kujdesi. Shpesh gjeni partnerë të cilët janë të gatshëm t’ju japin distancën e nevojshme, mirëpo shpesh kjo është tepër larg për t’u quajtur lidhje.

Mbani në mend që lidhja shpesh ka sukses nga afërsia. Mund të jeni afër, mirëpo ende të jeni të pavarur nëse gjeni balancën e vërtetë.

Bricjapi

Marrëdhëniet nuk janë punë. Po, ju jeni të rritur të cilët dëshirojnë të njihen me të rriturit e tjerë, mirëpo përpiquni të gjeni dikë që ndonjëherë të lërë edhe atë fëmijën pas vete.

Ekzistojnë njerëz të cilët nuk janë të vendosur dhe mund t’ju sjellin romantikë dhe argëtim të vërtetë në jetën tuaj.

Ujori

Dëshironi që të njiheni me njerëz të pazakonshëm. Nëse nuk janë paksa të veçantë, atëherë nuk jeni të interesuar. Dhe kjo shihet sipas qëndrimit tuaj të ftohtë.

Vetëm nuk lejoni asnjë personaliteti interesant që ndaj jush të sillet ashtu si e bëjnë njerëzit në ambientin tuaj.

Peshqit

Shpesh romantika e pashpresë çon te zemra e thyer. Gjithmonë jeni aq të preokupuar me fantazi, sa që harroni plotësisht sjelljen e keqe të cilën partneri juaj e tregon.

Pak fantazi është në rregull, por mos harroni ndonjëherë që gjërat t’i shikoni më realisht.

Nga pikpamja seksuale Peshqit janë më pasivë, të papërfillshëm. Kur martohen përgjithësisht janë besnikë.

Horoskopi dashuror zbulon gabimin më të madh të cilin çdo shenjë e bën kur është në lidhje Read More »

Cilat nga gratë mendoni se është nëna e fëmijës? Përgjigjja zbulon fakte për ju.

[sgmb id=”1″]

Dhjetëra njerëz e kanë parë këtë fotografi dhe bien në dy kategori të ndryshme. Siç tregohet në figurë, ka dy zonja në një dhomë të cilat janë ulur përballë njëra-tjetrës, ndërsa një djalë 3-vjeçar luan në dysheme.

Kush mendoni se është nëna e vërtetë e fëmijës? Përgjigjja juaj do t’iu japë të dhëna të mjaftueshme për personalitetin tua.

1. Gruaja në të djathtë

7 nga 10 njerëz mendojnë se gruaja në të djathtë të imazhit është nëna e fëmijës. Nëse jeni nga ata që keni bërë këtë zgjedhje është shumë e mundshme që keni pasur një ditë të keqe ose nuk keni pasur dijeni për detaje të caktuara të imazhit.

Megjithatë kjo nxjerr në pah anën tuaj kreative, dukeni të të pasionuar për gjithçka që ka të bëjë me artin. Ju keni dy cilësi që miqtë tuaj i vlerësojnë shumë: një mirësi të pafundme dhe një aftësi të madhe për të dhënë këshilla më të mira. Nëse dikush është i pikëlluar ose përballet me një kohë të keqe, mjaftojnë pesë minuta pranë jush që të lumturohet.

Ju jeni një person i cili ka punuar shumë gjatë gjithë jetës tuaj dhe ju e dini se në sajë të kësaj, mundësia që ëndrrat tuaja të përmbushen është mjaft e lartë. Guximi, këmbëngulja dhe përpjekja juaj të kanë bërë që të arrini sukses.

Ju e konsideroni paranë si një nga gjërat më të rëndësishme që ekzistojnë: edhe pse shumë mendojnë të kundërtën, pohoni dukshëm që një shumë e madhe monetare u jep lumturi të madhe kujtdo që e zotëron.

2. Nëse zgjidhni gruan në anën e majtë

Vetëm 30% e popullsisë mendojnë se gruaja në të majtë është nëna e fëmijës.Në fakt kjo është përgjigja e saktë.

Kur luajnë, fëmijët shpesh shikojnë drejt prindërve të tyre, pasi ndihen shumë më të sigurt. Duke bërë këtë zgjedhje ju tregoni që jeni shumë inteligjentë.

Kjo gjë tregon se ana e majtë e trurit tuaj është shumë e zhvilluar. Kjo hemisferë lidhet kryesisht me logjikën dhe intuitën.

IQ juaj mund të jetë afër me atë të gjenive më të mëdha që kanë arritur ndonjëherë në Tokë. Ju jeni gjithmonë të rrethuar nga miqtë dhe shpesh jeni i pari që takoni njerëz të rinj ose shkoni në një vend që nuk keni qenë më parë.

Karakteri juaj i këndshëm dhe ndjenja e humorit ju bëjnë një qenie njerëzore shumë të veçantë . Përveç kësaj, ju jeni mjaft të sinqertë me të gjithë, përveç se ju e dini se si t’i mbani të gjitha sekretet që ju janë thënë në mënyrë të përsosur.

Edhe nëse keni një marrëdhënie romantike, ju do të kuptoni se do të ketë dhe njerëz të tjerë përreth që duan t’iu bëjnë për vete.

Ndiqni zemrën tënde dhe gjërat do të shkojnë mirë.

Cilat nga gratë mendoni se është nëna e fëmijës? Përgjigjja zbulon fakte për ju. Read More »

Kjo është bima e mrekullive, ndalon menjëherë rënien e flokut.

[sgmb id=”1″]

Këtë bimë shumë herë e keni pasur në dorë, por nuk keni pasur dijeni që ajo ju ndihmon kundër rënies së flokëve.

Rozmarina (Rosmarinus officinalis, siç e kanë quajtur grekët e vjetër dhe romakët), ka qenë e njohur si bimë shëruese që nga kohët e lashta dhe i ishte përkushtuar perëndeshës Afërdita.

Rozmarina është bimë e njohur dhe e përdorshme për shumë qëllime që mahnit me aromën e saj. Përdoret për të ndihmuar tretjen, fytin e lënduar, ftohjet.

Gjithashtu ka efekte të dobishme në lëkurë: ajo përdoret shumë në industrinë e kozmetikës, si një pastrues për lëkurën. Ndihmon të mbajë fytyrën sa më të freskët dhe me shumë shkëlqim.

Lajmi i mirë është që rozmarina përmirëson memorien, por edhe qarkullimin e gjakut. Në saje të vetive të saj antiseptike, është një nga bimët më të përshtatshme për të ngadalësuar humbjen e flokëve. Vaji esencial që përmban rozmarina në fakt është shumë stimulues.

Rozmarina jo vetëm që i bën flokët tuaj të jenë më të butë, mirëpo në të njëjtën kohë stimulon rritjen më të shpejtë të flokëve. Ajo, ndihmon në zbutjen dhe forcimin e flokëve sikurse që ndihmon edhe në rikuperimin e flokëve të dëmtuar.

Nëse keni vendosur të provoni trajtim të bërë vetë në shtëpi, atëherë kjo është mundësia që nuk guxon t’ju ikë.

Këtë bimë e keni në kopsht, por nuk e keni ditur që shëron RËNIEN E FLOKËVE

Receta:

Kombinoni dy lugë gjelle të gjetheve të grira të rozmarinës me 300 mililitra ujë pastaj, me përzierjen e fituar trajtoni flokët, duke filluar nga fundi deri tek rrënjët.

Kjo përzierje është shumë e lehtë, andaj edhe nuk keni nevojë që ta largoni nga flokët, pasi që do të largohet vetë.

Sa shpesh: Provoni këtë trajtim, pasi që të dilni nga dushi, të paktën një herë në javë, mirëpo mund ta provoni edhe më shpesh, varësisht prej llojit të flokëve.

Kjo është bima e mrekullive, ndalon menjëherë rënien e flokut. Read More »

Gabimet që bëjnë femrat pasi lyejnë flokët.

[sgmb id=”1″]

Kujdesi ndaj flokëve të lyer është më specifik në krahasim me kujdesin për flokët e palyer, por shumë femra edhe pse ndryshojnë ngjyrën e flokëve në sallon vazhdojnë t’i lajnë e t’i trajtojnë flokët sikur të mos i kishin lyer. Më poshtë Living do të rendisë 5 gabimet më të shpeshta që bëjnë femrat pasi lyejnë flokët, gabime që çojnë në daljen e bojës dhe dëmtimin e flokëve.

1. Mos i lani flokët deri në 72 orë pasi i keni lyer .Prisni deri në 3 ditë që rrënja e flokëve ta përthithë mirë bojën në mënyrë që kjo e fundit të zgjasë sa më shumë.

2. Mos i lani flokët shumë shpesh dhe përdorni produkte për flokë të lyer

3.I shpëlani flokët me ujë të nxehtë, kur në të vërtetë shpëlarja e fundit duhet bërë me ujë të ftohtë.

4. Nuk përdorni balsam. Ky produkt krijon një shtresë mbrojtëse për flokët që mund të pengojë shpëlarjen e bojës.

5.Përdorimi i tepruar i mjeteve të nxehta pa përdorur sprajt mbrojtës

Gabimet që bëjnë femrat pasi lyejnë flokët. Read More »

Disa nga problemet që çojnë në rënien e flokëve.

[sgmb id=”1″]

Problemi i rënies së flokëvemund të bëhet serioz, ndaj bëni mirë që sa më herët të kuptoni shkakun që fshihet pas tufave të flokëve që gjenden pothuajse kudo ku jeni dhe ju.

Nuk preferohet t’i stiloni flokët çdo ditë.

Përdorimi i mjeteve të nxehta dhe produkteve kozmetike, dëmtojnë flokët që në rrënjë, duke shkaktuar hollimin apo këputjen e tyre.

Stresi ndikon në rënien e flokëve.

Periudhat e stresit shoqërohen me rënie flokësh, irritim të lëkurës, shtim në peshë, etj.

Keni mungesë mineralesh.

Ashtu si trupi juaj ka nevojë për një dietë të ekuilibruar me përbërësit e duhur për të qëndruar të shëndetshëm, edhe flokët kanë nevojë për minerale të ndryshme si: hekuri, magnezi e proteina të ndryshme. Për flokë të shëndetshëm dieta juaj duhet të përfshijë kos, mish pule, arra etj,

Mosfunksionimi i tiroideveHypothyroidism (tiroide jo aktive) dhe hyperthyroidism (tiroide tepër aktive) të dyja këto gjendje mund të shkaktojnë rënie flokësh.Vuani nga policistitet ovariane (në vezore)Ky çrregullim endokrin shkakton një çekuilibër hormonal, dhe si pasojë ndikon edhe në rënie të flokëve.

Disa nga problemet që çojnë në rënien e flokëve. Read More »

Përfitimet shëndetësore të boronicave.

[sgmb id=”1″]

Fruti i cili ka origjinë nga Amerika e Veriut, është i njohur si një burim i ushqimit dhe energjisë.

Bëhet fjalë për boronicat, të cilat amerikanët i kanë përdorur edhe për ngjyrosjen e rrobave.

Megjithatë, nga ana mjekësore, boronicat përmbajnë shume vitamina dhe minerale, të cilat kanë aftësi antioksiduese dhe ndihmojnë organizmin, transmeton KosovaPress.

Përfitimet shëndetësore të boronicave:

Ka aftësi anti-plakje

Ndihmon shëndetin mendor

Ulë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare

Lufton infeksionet e traktatit urinar

Parandalon rritjen e qelizave kancerogjene

Përfitimet shëndetësore të boronicave. Read More »

Cilat shenja të horoskopit u përkasin bashkëshortëve idealë?

[sgmb id=”1″]

Shenjat e horoskopit janë një faktor i rëndësishëm për karakterin e një njeriut.Ndonjëherë janë shumë të dobishme sepse parashikojnë sjelljen e tjetrit në varësi të shenjës së horoskopit.Ky artikull mund t’ju vijë në ndihmë beqareve që janë kërkim të bashkëshortit të përsosur.

Sipas shenjave të horoskopit, burrat që i përkasin këtyre 4 shenjave janë të tillë:

Akrepi – Burrat që i përkasin shenjës së akrepit janë të vështirë për t’u zënë. Ata kanë një flirtim misterioz dhe kjo veti i bën shumë tërheqës.Nëse arrini që të lidheni me një mashkull që i përket kësaj shenje, atëherë lirisht mund të thoni që ëndërra juaj është bërë realitet. Janë besnikë dhe e respektojnë privratësinë e partneres së tyre.

Binjakët – Janë tipa me shumë humor dhe kjo ka rëndësi të madhe në jetën martesore. Pas një ditë të lodhshme, burrat që i përkasin kësaj shenje janë mënyra më e mirë për t’ju ndihmuar të relaksoheni.Janë të përkushtuar dhe gruan e kanë prioritetin numër një. Gjithmonë do t’ju japin kohë, shmangin mosmarrëveshjet si dhe respektojnë hapësirën tuaj personale.

Gaforrja – Burrat e shenjës së gaforres janë të njohur për moralitet të lartë. Ata nuk e durojnë dhunën në familje dhe nuk abuzojnë me gruan.Nëse ndonjëherë kanë dyshim, kjo ndodh për shkak të cilësisë së moralit të lartë që kanë. I kuptojnë shumë mirë detyrat e bashkëshortit dhe nuk vlerësojnë familjes. Gjithmonë përparësi u japin fëmijëve.

Peshorja – Nëse jeni të martuar me një burrë që i përket shenjës së peshores, atëherë jeta juaj do të jetë e rrethuar nga dashuria dhe romanca. Peshoret do të bëjnë gjithçka për t’ju bërë të lumtur.Ata duan vetëm një gjë, që të shohin buzëqeshje në fytyrën tuaj. Për më tepër, ata zotërojnë një gjentilesë të përsosur. Është kënaqësi që të kaloni jetën në shoqërinë e tyre.

Cilat shenja të horoskopit u përkasin bashkëshortëve idealë? Read More »