Kuriozitete

Secili e kemi nga një pemë! Shikoni se cila është e juaja dhe çfarë thotë ajo për ju.

[sgmb id=”1″]

Të gjithë ne jemi supersticiozë. Kush më shumë e kush më pak është i molepsur nga një nevojë e brendshme për të lexuar ose më saktë për të parë vetveten të reflektuar në një përkim që vjen përmes një game joshëse të parashikimeve që kanë bashkudhëtuar me njeriun duke u rrekur të mbushin atë boshllëk ngurrimi, hezitimi, mëdyshjeje, mosbesimi dhe çoroditje që i rrevjen gjendjes së tij kureshtare dhe dyshuese.

Sado skeptik që jemi, serish interesimi ynë për të dëgjuar atë zë që vjen prej qytetërimeve të hershme, shpesh edhe prej abuzuesve dhe manipulatorëve, është i pranishëm.

Loja e ligjërimeve dhe akrobacitë shprehëse, ngulmi për të na lexuar të fshehtat e personalitetit dhe karakterin përmes horoskopeve të ndryshme dhe instrumenteve të tjera të supersticionit, është gjithnjë një motivim për tu ndjerë të joshur dhe pjesëmarrës.

Në këtë manifestim “abuziv” nuk ka skeptikë dhe mosbesues, ka hipokritë. Ajo që mbetet në këtë spektakël përkimesh është ajo që ne kemi nevojë në momente të ndryshme të së përditshmes sonë të mbarsur me vragën e rëndë dhe të dhimbshme të rutinores, kotësisë dhe boshit.

Le të mbushim këtë moment boshi duke besuar në diçka, e cila ka arsye të mos jetë aspak e vërtetë siç ka legjitimitetin personal të çdo individi të jetë një kumtim i dëshiruar, balsam për plagën e mungimit. Listës së parashikuesve, gamës së këtij balsami i shtohet edhe astrologjia kelte që ofron përkatësinë e çdo grupdatash të lindjes pemën e jetës.

Ky pyll që na gjen shtegun për të penetruar në të fshehtat e karakterit tonë përbëhet nga PLEPI, BREDHI, FIKU, SHELGU, PISHA, ULLIRI, ARRA, SELVIA, PISHA, KEDRI, ARRA, ULLIRI, SELVIA, KEDRI, LISI, MOLLA, VIDHI, AHU, BLIRI, SHKOZA, QERSHIA, GËSHTENJA, PANJA, LAJTHIA dhe MESHTEKNA.

Pema, simbolikisht, përfaqëson jetën natyrore, atë që gjenerohet në mënyrë ciklike në tokë, lind, rritet dhe vdes. Sipas astrologjisë kelte, çdo individi i përket një pemë, e cila flet shumë edhe për karakterin e tij. Secili prej nesh ka “rënë” nga një pemë, si frut i tokës dhe natyrës. Gjej “pemën tënde të jetës” duke u bazuar në datën e lindjes, dhe zbulo se çfarë thotë pema jote për ty, për brumin tënd dhe karakterin. Tani që keni zbuluar se cilës pemë i përkisni, shohim së bashku karakteristikat e secilës, që përcaktojnë edhe “brumin” tuaj.

Nga 4 shkurt deri 8 shkurt

Nga 1 maj deri 14 maj

Nga 5 gusht deri 13 gusht

PLEPI, pasiguri Kush është i lidhur me pemën e Plepit ka një sens të fortë të estetikës, nuk është i sigurtë tek vetvetja dhe është kurajoz vetëm në rast “nevoje”. Kjo tipologji personi kërkon mjedise të pëlqyeshëm për t’u ndjerë rehat. Pasiguria natyrale e bën selektiv dhe shpesh herë vetmitar. Por personi i lindur nën shenjën e Plepit është i apasionuar dhe me një prirje të spikatur artistike. Plepi tregon stabilitet, prandaj kush lind nën hijen e tij është person i besuar në çdo situatë dhe i merr shumë seriozisht marrëdhëniet.

Nga 2 janar deri 11 janar

Nga 5 korrik deri 14 korrik

BREDHI, misteri

Të lindurit nën bredhin j anë njerëz me shije që vlerësojnë bukurinë. Bëhet fjalë përgjithësisht për personalitete të pasur në talente por të sofistikuar, tejet dinjitozë dhe me temperament kokëfortë. Janë përgjithësisht modestë, dhe eklektikë. Për ta nuk ka gjëra të mesme: o i do, o i urren. Në miqësi janë shumë të besuar, gjë që i bën të kenë shumë njerëz rreth tyre.

Nga 11 prill deri 20 prill

Nga 14 tetor deri 23 tetor

PANJA, mendje e hapur

Të lindurit nën këtë pemë, i respektojnë shumë të tjerët, plot me imagjinatë dhe origjinalitet. Të ndrojtur e të rezervuar, dinë të shfrytëzojnë shanset dhe kanë gjithmonë etje për eksperienca të reja. Shpesh vuajnë nga nervozizmi, që shpjegohet nga kompleksiteti i karaktereve të lindur nën hijen e kësaj peme. Të lindurit në shenjën e Panjës kanë kujtesë të mirë dhe inteligjencë të shpejtë, në fakt mësojnë shumë shpejt. Por shpesh, u duhet të përballen me një jetë dashurore shumë të ndërlikuar.

24 qershorMESHTEKNA, frymëzimKush lind nën shenjën e mështeknës është person i gjallë, i apasionuar, ambicioz, i dashur e miqësor, jo i shtirur, modest dhe larg prej teprimeve. Elegantë nga natyra, kush lind në këtë shenjë urren vulgaritetin në të gjithë format e tij. “Mështeknat” kërkojnë qetësinë dhe kontaktin me natyrën, aty ku mund të shprehin më mirë imagjinatën e tyre.

Nga 22 mars deri 31 mars

Nga 24 shtator deri 3 tetor

Nga 24 shtator deri 3 tetor

LAJTHIA, e jashtëzakonshmja

Të lindurit nën këtë pemë janë shumë tërheqës dhe dinë si t’u lënë përshtypje njerëzve dhe të jenë popullorë. “Lajthitë” janë shumë kuptues dhe tolerantë, të frymëzuar nga një sens i gjallë ndershmërie dhe drejtësie, gjë që i bën shpesh herë aktivë në luftën për kauzat sociale. Me temperament të fortë, të lindurit nën lajthinë në dashuri janë shpesh kapriciozë.

Nga 15 maj deri 24 maj

Nga 12 nëntor deri 21 nëntor

GËSHTENJA, ndershmëria

Të lindurit nën gështenjën kanë një bukuri të jashtëzakonshme dhe me një interes mbresëlënës. Janë njerëz që mbeten mbresëlënës edhe kur nuk sforcohen për të tërhequr vëmendjen. Gëzojnë një sens të zhvilluar të drejtësisë, janë të rrallë por për nga natyra diplomatikë. I vetmi defekt i tyre është irritueshmëria, në fakt nervozohen shumë kollaj. Të lindurit nën shenjën e Gështenjës shpesh herë ndihen të moskuptuar, nganjëherë prej pasigurisë tek vetja, të tjera herë sepse kanë një sens superioriteti. Gjë që e bën të vështirë të gjejnë një “shok për jetën”.

Nga 25 maj deri 3 qershor

Nga 22 nëntor deri 1 dhjetor

QERSHIA, ambicie

Të lindurit nën këtë pemë janë njerëz tejet tërheqës, shumë të gjallë, impulsivë, ekzigjentë, ambiciozë, inteligjentë dhe plot me talente. Këta njerëz mërziten shpejt dhe nuk i durojnë kritikat. Janë persona shumë të besueshëm që marrin seriozisht çdo marrëdhënie, janë të denjë për besimin, besnikë dhe të matur. Për nga natyra që kanë, ndonjëherë truri kontrollon zemrën, por nuk është e thënë që ky të jetë defekt.

22 Dhjetor

AHU, kreativitet

Ata që lindin nën ndikimin e kësaj peme pëlqejnë kënaqësinë, interesohen për gjykimin e të tjerëve dhe janë materialistë. Duan të duken të bukur, të ruajnë linjat dhe për këtë arsye janë shpesh në palestër dhe i nënshtrohen shumë dietave. Dinë të organizojnë sa më mirë jetën e tyre, nuk ndërmarrin kurrë risqe të panevojshëm, janë udhëheqës të mirë dhe shokë të shkëlqyer për jetën.

Nga 4 qershor deri 13 qershor

Nga 2 dhjetor deri 11 dhjetor

SHKOZA, shija e mirë

Të lindurit nën këtë pemë zotërojnë bukuri shumë të freskët, merren shumë me pamjen e tyre fizike dhe gjendjen ekonomike. Janë adhurues të shijes së mirë dhe bëjnë një jetë të disiplinuar dhe të arsyeshme. Në dashuri janë në kërkim të vazhdueshëm të mirësisë dhe një shoku me ndjeshmëri të madhe. Janë shumë të ndërgjegjshëm, edhe pse shpesh e kanë vështirë të marrin të vetëm vendimet.

Nga 11 mars deri 20 mars

Nga 13 shtator deri 22 shtator

BLIRI, dyshimi

Kush lind nën këtë shenjë ka një karakter kompleks: urren të grindet, urren stresin dhe punën, por në të njëjtën kohë nuk duron përtacinë, është person i sjellshëm dhe di t’u jepet kënaqësive, por në të njëjtën kohë sakrifikojnë për miqtë. Këta persona kanë shumë talente, por nuk kanë guximin t’i çojnë përpara, kështu që shpesh ankohen. Në dashuri janë shumë xhelozë, por tejet besnikë.

Nga 25 qershor deri 4 korrik

Nga 23 dhjetor deri 1 janar

MOLLA, dashuri

Kush lind nën këtë pemë është i/e frymëzuar nga dashuria, ka një filozofi të lumtur për jetën dhe jetën ditë pas dite. Të lindurit në shenjën e Mollës janë shumë karizmatikë, tërheqës, të mbështjellë nga një aureolë e këndshme, vanitoze, aventuriere, e ndjeshme, gjithmonë në dashuri, në fakt duan gjithmonë që të dashurojnë dhe të dashurohen.

Nga 12 janar deri 24 janar

Nga 15 korrik deri 25 korrik

VIDHI, mentalitet fisnik

Kush lind nën këtë pemë ka një elegancë të spikatur. Këta persona kanë një mentalitet fisnik, u pëlqen të komandojnë, por jo të binden. Pëlqejnë të marrin vendime për të tjerët, e kanë vështirë të harrojnë gabimet që bëjnë dhe janë të pakrahasueshëm në menaxhimin e përditshmërisë. Kanë një sens të mirë humori dhe janë persona të hareshëm.

21 mars

Nga 4 tetor deri 13 tetor

LISI, ndjeshmëria

Kush lind nën ndikimin e kësaj peme është i pasur me magji, i hareshëm dhe jep pa ushqyer pritshmëri personale, n ë praktikë është një altruist i ndjeshëm. Këta persona janë gjithmonë në aktivitet, nuk duan të ndalen, aq sa dashurohen edhe pas ndërlikimeve që u sjell jeta. Nuk turpërohen nga emocionet e tyre, që i shprehin lirisht. Kanë një prirje artistike shumë të spikatur që ndikohet prej ndjeshmërisë së madhe që kanë.

Nga 14 gusht deri 23 gusht

KEDRI, besimi

Kush lind nën këtë pemë gëzon një bukuri komplekse: dashuron luksin, por di të Përshtatet; është person aspak i ndrojtur, i sigurtë në vetvete, në gjendje të marrë me shpejtësi vendime edhe të rëndësishme; pëlqen të impresionojë të tjerët, është i vendosur por ndonjëherë shumë i paduruar; ka shumë talente dhe është optimist. Këta persona janë gjithmonë në pritje të dashurisë së madhe të jetës së tyre, kështu që kanë aspirata të mëdha sentimentale.

Nga 25 janar deri 3 shkurt

Nga 26 korrik deri 4 gusht

SELVIA, besnikëria

Kush lind nën këtë shenjë ka një talent të veçantë: përshtatshmërinë. Në fakt bëhet fjalë për persona në gjendje të marrin pozitivisht atë që u ofron jeta. Janë njerëz të kënaqur dhe optimistë që megjithatë aspirtojnë për paranë dhe shpërblimin. Urrejnë vetminë, janë shumë të dashur, dhe në jetë janë shokë pasionantë. I vetmi defekt: ndryshojnë lehtësisht.

Nga 21 prill deri 30 prill

Nga 24 tetor deri 11 nëntor

ARRA, pasioni

Të lindurit nën këtë pemë janë persona pasionantë dhe të pamëshirshëm. Shpesh herë janë egoistë dhe agresivë, në gjendje për marrëdhënie të papritura, spontane, por të nxitura prej ambicieve pa kufi. Arra ka horizonte të gjerë por për nga natyra janë dhe pak fleksibël. Në dashuri, personat e lindur nën shenjën e arrës janë shokë të vështirë, shumë xhelozë por pasionantë dhe nuk pranojnë kompromise.

23 shtator: UlliriULLIRI, urtësia

Personat e lindur nën ndikimin e kësaj peme dashurojnë diellin, janë njerëz solarë dhe të hapur, që urrejnë agresivitetin dhe çdo lloj dhune. Kush lind nën shenjën e Ullirit është to lerant dhe i qetë, ka një sens të zhvilluar të drejtësisë. Të ndjeshëm në dashuri, nuk njohin xhelozi ekstreme.

Nga 24 gusht deri 2 shtator

PISHA, veçantia

Kush lind nën këtë shenjë është shumë i dashur dhe për këtë arsye ndonjëherë ka vështirë të lëshohet me ata që i njeh pak. Dashurohet kollaj, por pasioni është jetëshkurtër, dorëzohet lehtësisht dhe shpesh herë arrin në konkluzione të shpejtë. Janë persona shumë aktivë, të natyrshëm, spontanë dhe me karakter praktik.

Nga 9 shkurt deri 18 shkurtKEDRI, besimiKush lind nën këtë pemë gëzon një bukuri komplekse: dashuron luksin, por di të Përshtatet; është person aspak i ndrojtur, i sigurtë në vetvete, në gjendje të marrë me shpejtësi vendime edhe të rëndësishme; pëlqen të impresionojë të tjerët, është i vendosur por ndonjëherë shumë i paduruar; ka shumë talente dhe është optimist. Këta persona janë gjithmonë në pritje të dashurisë së madhe të jetës së tyre, kështu që kanë a spirata të mëdha sentimentale.

Nga 26 korrik deri 4 gusht

SELVIA, besnikëria

Kush lind nën këtë shenjë ka një talent të veçantë: përshtatshmërinë. Në fakt bëhet fjalë për persona në gjendje të marrin pozitivisht atë që u ofron jeta. Janë njerëz të kënaqur dhe optimistë që megjithatë aspirtojnë për paranë dhe shpërblimin. Urrejnë vetminë, janë shumë të dashur, dhe në jetë janë shokë pasionantë. I vetmi defekt: ndryshojnë lehtësisht.

Nga 21 prill deri 30 prill

ARRA, pasioni

Të lindurit nën këtë pemë janë persona pasionantë dhe të pamëshirshëm. Shpesh herë janë egoistë dhe agresivë, në gjendje për marrëdhënie të papritura, spontane, por të nxitura prej ambicieve pa kufi. Arra ka horizonte të gjerë por për nga natyra janë dhe pak fleksibël. Në dashuri, personat e lindur nën shenjën e arrës janë shokë të vështirë, shumë xhelozë por pasionantë dhe nuk pranojnë kompromise.

23 shtator

ULLIRI, urtësiaPersonat e lindur nën ndikimin e kësaj peme dashurojnë diellin, janë njerëz solarë dhe të hapur, që urrejnë agresivitetin dhe çdo lloj dhune. Kush lind nën shenjën e Ullirit është tolerant dhe i qetë, ka një sens të zhvilluar të drejtësisë. Të ndjeshëm në dashuri, nuk njohin xhelozi ekstreme.

Nga 19 shkurt deri 28 shkurt: Pisha

PISHA, veçantia

Kush lind nën këtë shenjë është shumë i dashur dhe për këtë arsye ndonjëherë ka vështirë të lëshohet me ata që i njeh pak. Dashurohet kollaj, por pasioni është jetëshkurtër, dorëzohet lehtësisht dhe shpesh herë arrin në konkluzione të shpejtë. Janë persona shumë aktivë, të natyrshëm, spontanë dhe me karakter praktik.

Nga 1 mars deri 10 mars

Nga 3 shtator deri 12 shtator

SHELGU

Ata që lindin nën shenjën e shelgut janë njerëz të bukur por melankolikë, tërheqës dhe shumë të dashur; dashurojnë gjërat e shkëlqyeshme dhe janë me shije; pëlqejnë të udhëtojnë, janë ëndërrimtarë. janë kapricozë, por të ndershëm. Janë shpesh herë subjekt i vuajtjeve në dashuri, por n ëse gjejnë një shok të denjë për besim, i jepen tërësisht.

Nga 14 qershor deri 23 qershor

Nga 12 dhjetor deri 21 dhjetor

FIKU, ndjeshmëria

Të lindurit nën këtë pemë janë shumë të fortë dhe kanë një lëvizshmëri të madhe. Janë njerëz të guximshëm që nuk humbasin në kontradikta dhe diskutime. Në qendër të botës së tyre kanë familjen dhe dashurojnë fëmijët dhe kafshët. Kanë një talent jo të vogël praktik.

Secili e kemi nga një pemë! Shikoni se cila është e juaja dhe çfarë thotë ajo për ju. Read More »

Shenjat që ju tregojnë se ai “vdes” për ju!

[sgmb id=”1″]

Mashkulli që përdor mënyra të ndryshme për ta nxitur konkurrentin potencial për ta përvetësuar një vajzë, që i hedh sytë në dekoltenë tuaj, e ul tonin e zërit dhe dëshiron të bëhet sa më shpirtëror, gjithsesi është tepër i interesuar për ju.

Ekzistojnë disa arsye se përse mashkulli e fsheh faktin që ju e tërhiqni: Ndoshta është kolegu juaj, apo instruktori i fitnesit, apo një mik shumë-shumë i afërt. Ndonëse përpiqet që të mos e zbuloni, prapë se prapë disa detaje mund t’ua shprehin këtë.

1. Biseda me një vajzë të bukur është një arsye e mjaftueshme që mashkulli të bëhet nervoz, sidomos kur mendon se ka dritë jeshile. Gjurmat se ai është i interesuar janë të qarta: përpiqet t’ju shikojë drejt në sy, e kohë pas kohe i hedh sytë në dekoltenë tuaj dhe në pjesën e poshtme të trupit. Përpiqet ta mbështesë secilin mendim tuajin dhe herë pas herë të tregohet jashtëzakonisht i mencur përpara jush.

2.Meshkujt me zë të ngjitur gjithmonë i kanë tërhequr femrat, prandaj meshkujt ndoshta edhe pa qëllim e ulin tonin e zërit kur i flasin femrës që e pëlqejnë.

3.Ai që kurrë nuk ka thënë asnjë fjalë të keqe për të tjerët, në stilin “kreten” apo “matuf”, shfrytëzon shprehje të këtilla për ta nxirë konkurrentin potencial për përvetësim të vajzës së tij.

4. Nëse i pëlqeni, atëherë ai do të përpiqet të jetë sa më shpirtëror dhe të flasë sa më gjëra shpirtërore. Arsyet janë dy: e para ka të bëjë me atë që ai ka dëgjuar se femrat i duan meshkujt shpirtëror dhe e dyta i shërben si mbulesë për t’u shfaqur si një mik i miri yti në ndonjë rast.

Shenjat që ju tregojnë se ai “vdes” për ju! Read More »

Test: zgjidhni mënyrën që mbani çantën dhe çfarë do të thotë për ju.

[sgmb id=”1″]

Ky test surprizues mund të zbulojë të vërtetën për ju

Mënyra se si e mbani çantën dhe zakonet tuaja të përditshme tregojnë shumë për ju.

Bright Side ka sjellë një test të thjeshtë që me shumë mundësi do t’iu surprizojë. Thjesht zgjidhni figurën që  tregon mënyrën se si ju e mbani çantën dhe pastaj lexoni rezultatet më poshtë.

Nr.1 Çantë shpine
Nëse preferoni një çanë shpine, me shumë mundësi ju jeni gjatë gjithë kohës gati për aventura dhe të përgatitur për t’u arratisur në çdo moment. Ju gjithashtu jeni të vëmendshëm ndaj gjërve që njerëzit nuk i pëlqejnë, kjo iu bën një person që njerëzit e shoqërojnë me shumë dëshirë.

Nr.2 Çanta në dorën tuaj
Juve iu pëlqen të jeni të informuar për çdo gjë dhe gjithmonë keni një opinion tuajin. Jeni i aftë t’u tregoni njerëzve të vërtetat në sy, nëse ata iu pyesin ju menjëherë do të shfryni gjithçka. Gjithashtu jeni shumë të besueshëm.

Nr.3 Në shpatull
Njerëzit që e mbajnë çantën në shpatullën e tyre pëlqejnë shumë të lexojnë. Ky pozicion iu lejon që ta mbushni çantën me librat e preferuar edhe nëse nuk ka hapësirë të mjaftueshme. Ata kanë shumë takt në sjelljen me njerëzit, madje edhe nëse bien në gjumë gjatë bisedës suaj, këtë do ta bëjnë me sy hapur për të mos treguar mungesë respekti.

Nr.4  Mbi supe
Nëse e mbani çantën mbi supe, asnjë kriminel nuk do të jetë i aftë t’iu vjedhë gjërat tuaja të shtrenjta. Jeni prirur të tregoni pasurinë tuaj dhe në të njëjtën kohë jeni edhe shumë bujar. Jini të kujdesshëm se ndërkohë që disa njerëz mund ta vlerësojnë këtë sjellje tuajën, disa të tjerë mund ta marrin si dobësi dhe të përfitojnë prej jush.

Nr.5 Përpara barkut tuaj
Nëse mbani çantën përpara barkut tuaj do të thotë se keni një imagjinatë të shfrenuar. Nuk iu interesojë rregullat e aq më pak se çfarë mendojnë njerëzit e tjerë. Kjo mënyrë e të mbajturit të çantës tregon se jeni i shpejtë në mendime dhe i pavarur.

Test: zgjidhni mënyrën që mbani çantën dhe çfarë do të thotë për ju. Read More »

ÇELËSI I MARTESËS SË LUMTUR ËSHTË NË DUAR TË FEMRËS!

[sgmb id=”1″]

Njëri ndër faktorët vendimtarë, kyç dhe i vetëm për martesë të lumtur është që femra patjetër duhet të jetë e kënaqur në tërësi me lidhjen – thekson shkencëtari dhe studiuesi Jon Gotman.

Martesat në të cilat femra është e lumtur zgjasin më shumë.

Gjoja që shumë hulumtime të ndryshme kanë treguar që martesat në të cilat femra është më e lumtur se mashkulli zgjasin shumë më gjatë se ato në të cilat mashkulli është i lumtur, ndërsa femra e palumtur.

Përse femrat janë më të ndjeshme, përkatësisht më kërkuese?

Biologët evolutivë shpjegojnë këtë me faktin që femrat gjatë jetës prodhojnë numër të kufizuar qelizash vezore, andaj me kujdes patjetër duhet të zgjedhin se kujt do t’ia “dhurojnë” atë vezë, përkatësisht me kë do të ngjizin fëmijën.

Truri i tyre evolutiv i formësuar urdhëron që me atë rast të kenë kujdes në “cilësinë” e partnerit të tyre, përkatësisht që me të të jenë të kënaqura dhe të lumtura.

Pra, të dashur meshkuj, kujdesuni për lumturinë e partneres suaj.

ÇELËSI I MARTESËS SË LUMTUR ËSHTË NË DUAR TË FEMRËS! Read More »

CILA ËSHTË LIDHJA MIDIS QESHJES DHE SËMUNDJES?

Zakonisht qeshim për shkak se diçka është argëtuese dhe tërheq vëmendjen, mirëpo ndonjëherë edhe sulmi i të qeshurit mund të jetë simptomë serioze mjekësore.

Hulumtimet tregojnë që vetëm në një prej pesë rasteve qeshja ka të bëjë me humorin. Kur qeshim me qëllim apo shumë herë pa kurrfarë arsyeje, në pah del qeshja patologjike.

Kjo është shenjë e gjendjes së rrënuar shëndetësore dhe e ndikimit në sistemin nervor, ndërkaq shkencëtarët po merren seriozisht me këtë fenomen.

Qeshja patologjike zakonisht nuk është e lidhur me humorin, gjendjen e mirë shpirtërore apo me cilëndo formë të shfaqjes së lumturisë.

Truri dërgon sinjale të cilat kontrollojnë veprimet të cilat i bëjmë, të pavetëdijshme sikur frymëmarrja, por edhe me vullnet sikur ecja apo qeshja.

Kur ato sinjale dështojnë për shkak të kushteve siç janë çekuilibri kimik, parregullsitë gjatë lindjes, mund të shkaktojnë qeshje të pazakonshme.

Kirurgët dhe neurologët u ndihmojnë njerëzve të cilët kanë tumore apo fshikëza në tru. Me heqjen e tyre eliminohet edhe presioni në ato pjesë të trurit të cilat shkaktojnë sulmet e të qeshurit.

Sulmi akut në tru gjithashtu mund të jetë njëri ndër shkaktarët.

Qeshja është njëra ndër simptomat e Sindromës së Angelmanovit dhe Turetovit.

nsmeton Telegrafi.Sindroma e parë është çrregullim i rrallë i kromozomeve i cili ndikon në sistemin nervor. Njerëzit të cilët vuajnë nga kjo sindromë nuk mund të flasin dhe shfaqin sjellje të lumtura apo të shqetësuara”.

Sindroma e dytë (e Turetovit) është çrregullim neurobiologjik dhe shërimi zakonisht nuk është i nevojshëm nëse nuk çon në ndërprerje të aktiviteteve të përditshme. Ilaçet dhe psikoterapia mund t’u ndihmojnë pacientëve që të kontrollojnë ndikimin e tyre.

E gjithë kjo disi nuk do të thotë që duhet të mos bëjnë shaka, të mos shoqërohen dhe të caktohet kontroll te mjeku, por e kundërta.

Qeshja dhe sëmundja shpesh përmenden së bashku, madje kryesisht në diskutimet mbi aspektet pozitive të cilat kanë të bëjnë me shëndetin e njerëzve.

Qeshja çliron bllokadat në fushën energjike, tajit endorfinë, ndihmon në ndërtimin e karakterit, kur qeshemi “në llogari vetjake”, përvoja dhe përjetimi i situatave në të cilat gjendemi bëhen të ndryshme.

Favoret e qeshjes janë të shumta, në këtë nuk ka dyshim, dhe qeshja është investim i mirë i përditshëm.

CILA ËSHTË LIDHJA MIDIS QESHJES DHE SËMUNDJES? Read More »

Muaji juaj i lindjes, tregues i sëmundjeve që mund t’ju prekin!

[sgmb id=”1″]

Muaji në të cilin keni lindur mund të ndikojë në faktin se nga çfarë sëmundjesh rrezikoheni të prekeni me kalimin e viteve.

Në këtë përfundim kanë arritur një grup shkencëtarësh nga Spanja, të cilët, pasi përcaktuan muajt e lindjes për 27 sëmundje kronike për të parë nëse bën ndonjë ndryshim me shëndetin në terma afatgjatë, u surpizuan kur zbuluan se kishte një ndikim të konsiderueshëm për disa gjendje shëndetësore. Meshkujt e lindur në shtator, për shembull, ishin tre herë më të rrezikuar që të vuanin nga probleme me tiroidet, se ata të lindur në janar.

Bebet e lindur në muajin gusht janë dyfish më të rrezikuar nga astma, krahasuar me ata të lindur në fillim të këtij viti. Ngjashëm, edhe vajzat e lindura në korrik janë 27% më shumë të rrezikuar me tension të lartë të gjakut, ndërsa ato të lindura në tetor rrezikohen nga anemia. Studimi i kryer nga Universiteti Alicante, tek afro 30 mijë njerëz, zbuloi gjithashtu se disa muaj kanë efekte përfituese në shëndet, raporton The Telegraph. /Gazeta Shëndeti/

Muaji juaj i lindjes, tregues i sëmundjeve që mund t’ju prekin! Read More »

6 GJËRAT QË DUHET TË MBANI GJITHMONË SEKRET!

[sgmb id=”1″]

Këto janë 6 sekrete që duhet ti mbani per vete, pasi si thotë populli, po de mbajti barku yt, se mban ai i botës.

1. Mos i ndani planet me gjithkënd. Flisni për to vetëm kur ti keni realizuar.

2. Mos flisni për detaje intime të jetës suaj. Modestia funskionon vetëm nëse i mbaheni fjalëve të dhëna.

3. Asnjëherë mos flisni se sa të guximshme jeni. Secili kalon kohë të vështira dhe shpërblehet për këtë. Por, askush nuk e sheh mundimin dhe luftën e brendshme që kaloni. Andaj edhe suksesi është vetëm i juaji.

4. Asnjëherë mos deklaroni se sa e shkolluar dhe edukuar jeni. Zbuloni njohuritë tuaja vetëm nëse të tjerët kanë nevojë për ju.

5. Asnjëherë mos flisni për konfliktet apo problemet familjare. Sa më pak të flisni për problemet brenda familjes, aq më fuqishëm do ta ndërtoni lidhjen dhe raportin stabil me familjarët.

6. Asnjëherë mos bëni thashetheme. Mos i sjellni fjalët që i keni dëgjuar në rrugë, ai që sjell fjalë të tilla nuk ndryshon aspak nga ai që nuk pastron këpucët për të hyrë brenda në shtëpi. Largojuni veseve të këqija!

6 GJËRAT QË DUHET TË MBANI GJITHMONË SEKRET! Read More »

Përse nuk kujtojmë asgjë nga koha kur kemi qenë bebe.

[sgmb id=”1″]

Pothuajse askush nuk ka kujtime nga fëmijëria shumë e hershme, por kjo nuk ndodh sepse ne nuk jemi në gjendje të mbajmë në trurin tonë edhe kujtime të tilla.
Në të vërtetë kjo ndodh sepse në atë moshë truri ynë ende nuk i kishte të maturuara të gjitha funksionet e tij dhe konkretisht nuk ishte maturuar aftësia e mbledhjes së informacioneve në modelet komplekse nervore të njohura si “kujtime”.

Po atëherë si është e mundur që një bebe e mban mend nënën?

Fëmijët e vegjël janë në gjendje të kujtojë fakte dhe persona në një moment të caktuar dhe kjo quhet memoria semantike. Deri rreth moshës 2-4 vjeçare fëmijët nuk kanë një kujtesë “esidodike” pra nuk kanë një memorie në lidhje me detajet dhe ngjarjet specifike.

Kujtime të tilla janë të ruajtura në pjesë specifike të trurit të quajtura “kortekse” dhe për shembull, memorizimi i një zëri përpunohet në korteksin e tingujve, kujtesa vizuale në korteksin vizual. Është pjesa e quajtur hipokampus që i lidh të gjitha copëzat bashkë.

Sipas Patricia Bauer nga Universiteti Emory në Atlanta, hipokampusi është i mbuluar shumë mirë në trurin e njeriut dhe është përgjegjës për mbledhjen e të gjitha informacioneve për të formuar më pas një “buqetë” të madhe dhe të bukur kujtimesh, por deri në moshën 2-4 vjeçare hipokampusi nuk ka filluar ende të krijojë fragmente të informacionit dhe kështu fëmijët nuk regjistrojnë asnjë episode specifik deri në moshën e sipërpërmendur.

Këtë e pohon edhe psikologia Nora Newcombe në Universitetin “Temple” në Filadelfia.

Nga ana tjetër sipas psikologut, memoria episodike do të jetë e panevojshme për një fëmijë është ende duke mësuar si funksionon bota.

Sipas tij qëllimi kryresor i dy viteve të para të jetës për fëmijën është të mësuarit e njohurive sistematike dhe kujtesa episodike do të ishte një faktor që do të ndikonte negativisht në këtë aspekt.

Përse nuk kujtojmë asgjë nga koha kur kemi qenë bebe. Read More »