Kuriozitete

Trump ndalon zyrtarisht përdorimin këtyre 7 fjalëve

Një nga institucionet më të rëndësishme shëndetësore në SHBA, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ose CDC, mori udhëzime se fjalë si “fetus”, “diversitet” apo “transgjinor” nuk janë të përshtatshme për t’u përdorur në raportimet e buxhetit.

Sipas “Washington Post”, analistëve të politikave të CDC gjatë një takimi ju tha nga zyrtarë të lartë të administratës “Trump”, se 7 fjalë apo fraza nuk do të përdoren më në dokumentet e ardhshëm. Këto janë ‘i pambrojtur’, ‘e drejtë’, ‘diversitet’, ‘transgjinor’, ‘fetus’, ‘bazuar në prova’ dhe ‘bazuar në shkencë’.

Një analist i pranishëm në takim që preferoi të mbetet anonim tha për “Washington Post” tha se ende nuk e kishin marrë veten nga ky urdhër, kur administrata “Trump” nisi të sugjeroje edhe alternativa.

Për shembull, në vend të frazës “bazuar në shkencë” që tani u ndalua, mund të përdoret fraza “shkencë duke konsideruar standardet dhe dëshirat e komunitetit”.
Grupet për të drejtat e grave dhe komunitetit LGBT thanë se censurimi i këtyre fjalëve tregon injorimin e plotë të administratës “Trump” për orientimin seksual, identitetin gjinor dhe të drejtën e abortit. Sipas tyre, që prej ditës së parë në pushtet, Trump i vuri vizën të drejtave të grave, homoseksualëve dhe shkencës.

Duket se censura po bëhet normale për administratën “Trump”, pasi vetëm dy muaj më parë, ”New York Times” raportoi se në faqen e internetit të Agjencisë për Mbrojtjen e Ambientit ishin hequr të gjitha materialet dhe informacionet për ngrohjen globale.

Trump ndalon zyrtarisht përdorimin këtyre 7 fjalëve Read More »

Një krijesë misterioze shfaqet në brigjet kroate

Në bregdetin e qytetit kroat Orebicit, është shfaqur një krijesë misterioze, për të cilin përdoruesit e rrjetit social pohojnë se mund të jetë një lloj balene, të cilën e ka sjellë deti gjatë erërave të fuqishme.

Portali kroat index.hr, raporton se krijesa është rreth pesë metra e gjatë dhe peshon mbi njëqind kilogramë.

Krijesa është fotografuar nga një përdorues i Facebook Ivica Trojanoviq.

Lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet kompetente.

Një krijesë misterioze shfaqet në brigjet kroate Read More »

Mësoni se si duhet festuar ditëlindja e fëmijës

Ditëlindja e fëmijës është festë që e kthjellon dhe e freskon mbarë atmosferën e jetës në familje, sepse ajo sjell kënaqësi si për fëmijët ashtu dhe për prindërit e tyre dhe njëherazi thyen monotoninë. Pra, festa e ditëlindjes së fëmijës jo vetëm që sjell gëzim, hare e kënaqësi të posaçme, veçse lë edhe mbresa, të thella e të paharrueshme te fëmijët, mbasi ajo është festa e tij, të cilën e feston njëherë në vit.

Është e vërtetë se me atë rast, së bashku me fëmijën, festojnë e gëzohen mjaft edhe prindërit dhe të gjithë anëtarët e tjerë të familjes, natyrisht argëtohen e kënaqen secili në mënyrën e vet. Mirëpo në disa familje qëllon që kjo festë familjar merr kahje tjetër, duke i dhënë ton gëzimi e hareje më tepër të rriturve sesa fëmijëve.

Kështu ndodh shpesh që bëhen përgatitje të mëdha e shumë shpenzime, duke thirrur me atë rast për vizitë jo vetëm nga rrethi i gjerë familjar, por edhe shumë miq, shokë e dashamirë, duke e shndërruar në këtë mënyrë këtë festë familjare të rrethit të ngushtë në një gosti, ku shtrohen e mbushen tavolinat me lloj-lloj pijesh e hajesh të ndryshme të pasura e të bollshme.

Pastaj fillon kënga e muzika hareshëm deri në orët e vona të natës, duke u bërë kështu shkak që t’u prishet qetësia ndoshta edhe familjeve të tjera të afërme në atë banesë ose fqinjëve.

Duke vepruar në këtë mënyrë, disa prindër shpesh harrojnë e lënë pas dore fëmijën i cili ka ditëlindjen e vet dhe që në ato çaste gëzimi hutohet nga bisedimet e këngët e të rriturve dhe struket bashkë me të tjerë në një kënd të dhomës ose në kuzhinë, dhe ndoshta shpesh qëllon që atyre t’u tërhiqet edhe vërejtja e të qortohen pse mund t’ua prishin qetësinë e disponimin të rriturve me zhurmën e lojërat e tyre fëmijërore.

Është gjë e ditur se kjo festë, në rend të parë, është festë e fëmijës, i cili e feston ditëlindjen bashkë me moshatarët e vet, prandaj është krejt e arsyeshme dhe me vend që ai në rrethin e vet të ngushtë të gëzohet e të kënaqet më tepër atë ditë, sepse fundi i fundit gëzimi i tyre është njëherazi edhe gëzimi i prindërve.

Për ta bërë këtë ditë feste edhe më të hareshme për fëmijën, në mënyrë që ai ta përjetojë edhe më mirë, është e këshillueshme që fëmija me këtë rast, nja 2-3 ditë përpara, të aktivizohet duke i ndihmuar nënës për pastrimin e shtëpisë e rregullimin e oborrit si dhe për blerjen e pemëve, lëngjeve dhe të sendeve të tjera që nevojiten për atë ditë gëzimi.

Shtëpia ose kopshti i fëmijëve janë vendi më i lehtë për të festuar por nëse keni numër më të madh të të ftuarve apo nëse nuk keni vend të mjaftueshëm për mysafirët në shtëpi, ndoshta do të mund të kremtonit në ndonjë vend tjetër si psh. në ndonjë vend të lodrave, kopsht fëmijësh apo restorant.

Ndërkaq, vetë ditëlindja e fëmijës është rast shumë i volitshëm që fëmija edhe të gëzohet e të argëtohet, por njëherazi edhe të mësojë diçka. Për shembull: si duhet t’i thërrasë e t’i presë mysafirët e vet moshatarë, si t’i përshëndesë ata kur u shërben e u ofron pemë, lëngje pemësh, bonbone etj. dhe si të bisedojë me ta. Pastaj edhe si t’i presë, t’i përshëndesë e t’u shërbejë edha mysafirëve të rritur të familjes që mund të vijnë atë ditë ose të nesërmen për urim.

Nga ana tjetër, edhe se si duhet të falënderojë shokët, shoqet e të tjerët për urimet që i bëjnë dhe për dhuratat simbolike që mund t’i sjellin; sepse, tekefundit. festa e datëlindjes është rast shumë i mirë që fëmijët të njihen, të afrohen e të shoqërohen edhe më mirë me njëri-tjetrin.

Nëse fëmiu juaj hap dhuratat para fëmijëve të tjerë, përgatituni për ndezjen e fitilit të zemërimit gjatë shpërndarjes. Nëse vendosni të prisni që dhuratat t’i hapni pasi që të ftuarit të shkojnë, mos harroni ti falënderoni më pas.

Është ide e mirë për të planifikuar disa aktivitete por mos u brengosni nëse fëmijët përfundojnë duke lozur secili me lojën e vet të preferuar. Lojërat dhe aktivitetet e thjeshta që bëjnë fëmijët, apo vallëzimi nën tingujt e muzikës, bën që atmosfera të jetë shumë e këndshme.

Ndoshta para përfundimit të festës, do të donit t’ju lexoni diçka fëmijëve për t’i qetësuar ata sado pak para se të shkojnë në shtëpi.

Nuk keni nevojë që të shpenzoni shumë – mundeni edhe me shpenzime më të vogla, siç janë ngjyrat, kafshët e plastikës apo figurinat, makinat e vogla, byzylykët plastikë, ballonet apo letrat ngjitëse me vizatime, të krijoni atmosferë festive, emocione dhe dëfrim.

Çfarëdo qoftë që të planifikoni të bëni, qoftë një kremtim intim me familjarë dhe miq të afërm apo një festim të gjithanshëm diku jashtë, ditëlindja e fëmijës suaj është diçka e posaçme, së paku për ju dhe për të rritur tjerë dhe për fëmijët më të rritur në jetën e fëmijës suaj.

Por pa marrë parasysh se sa mysafirë do të keni, apo ku e festoni, mbani në mend se fëmija juaj do të kërkojë vëmendjen tuaj të paanshme. Kjo është posaçërisht e vërtetë nëse ajo është tepër e emocionuar nga turma e mysafirëve e cila i dëshiron sukses.

Mësoni se si duhet festuar ditëlindja e fëmijës Read More »

Llogaritja e njohur si WHR tregon masat ideale të trupit tuaj femëror!

Pjesëtarët e gjinisë mashkullore preferojnë figurë të rrumbullakuar sikur forma e orës së rërës.

Trupi i femrës varet nga ideali i ndryshueshëm i bukurisë. Mirëpo, pas hulumtimeve të shumta dhe analizave të hollësishme, është zbuluar se saktësisht çfarë figure femërore duan meshkujt.

Nëse keni menduar që nuk ekziston formula, e keni gabim.

Ekziston formula sipas së cilës llogaritet atraktiviteti i trupit të femrës.

Pjesëtarët e gjinisë mashkullore preferojnë figurë të rrumbullakuar sikur forma e orës së rërës – pa marrë parasysh a është femra thatanike apo ka trup paksa më të bëshëm.

Raporti midis dimensionit të belit dhe kërdhokullave

Raporti vendimtar i belit dhe i kërdhokullave në rastin më ideal është 0,7. Është optimale që vlera të jetë nën 0,85.

Kjo vlerë është WHR-ja ideale, thonë shkencëtarët, të cilët njëkohësisht edhe rritin atraktivitetin e femrës.

Si llogaritet WHR-ja

Koeficienti llogaritet në këtë mënyrë: Pjesëtohet me dimensionet e belit me dimensionet e kërdhokullave, ashtu që dimensionet e belit maten midis kockës së komblikut dhe harkut të brinjës, ndërkaq kërdhokullat në vendin më të gjerë.

Është interesant edhe fakti që edhe për meshkujt ekziston WHR-ja ideale. Vlera është 1,0 e më ulët.

Llogaritja e njohur si WHR tregon masat ideale të trupit tuaj femëror! Read More »

Rritet numri i përdoruesve të internetit në celularë

Për 18.4 % është rritur numri i përdoruesve të internetit nga rrjetet celulare në tremujorin e tretë të këtij viti.
Sipas statistikave të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare shqiptare, 2.16 milionë konsumatorë në vend kanë akses në internet 3G dhe 4G nga aparatet celularë.

Shërbimi i internetit me brez të gjerë nga rrjetet e lëvizshme deri në fund të këtij viti ofrohet nga katër operatorë.

Tregu i internetit po rritet edhe në shërbimet fikse, ku numri i pajtimtarëve në mesin e këtij viti arriti në afro 288 mijë, në rritje me 3% gjatë tremujorit të tretë dhe afro 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

AKEP njofton se, rritje ka pësuar edhe segmenti i përdoruesve me shërbime të integruara, internet, telefon e televizion.

Numri i abonentëve që marrin të terja këto shërbimeve njëkohësisht ka arritur në 98 mijë, në rritje vjetore me 23%.

Rritet numri i përdoruesve të internetit në celularë Read More »

Gjirokastriti lidh macen – ja e verteta si ka lindur kjo shprehje!

Gjirokastriti e ka pasur një arsye për të lidhur macen 🙂

Ndodh shpesh që kur të pyesin : “ Nga të kemi ? “ dhe ti u përgjigjesh natyrshëm e gjithë krenari  “ Nga Gjirokastra “ dikush që dëshiron të të “ngacmojë”   vazhdon bisedën më tej duke të pyetur:

“ Akoma e lidhni macen ju ? “

Dhe gjirokastriti stepet pak, nuk i pëlqen mënyra si e pyesin dhe në vetvete ndihet i revoltuar.

Sigurisht personi i cili i ben pyetjen gjirokastritit nëse  vazhdon ta lidhë macen apo jo, e ka dëgjuar shprehjen nga një i afërm, ndoshta nga gjyshi apo stërgjyshi që e kanë transmetuar brez pas brezi  pasi është një shprehje shumë e vjetër.

Dhe qëllimisht, për të treguar se gjirokastriti është kurnac i thotë shprehjen që ka dëgjuar , pa e ditur as vetë se cili është kuptimi i asaj shprehje, pa e ditur as vetë nëse ka ndodhur ngaqë gjirokastriti  ishte vërtet kurnac apo kishte një arsye më madhore ?

Shpjegimi është i thjeshtë dhe e vërteta është krejt ndryshe.

Mikpritja e gjirokastritit është e njohur në çdo cep të Shqipërisë dhe bashkë me mikpritjen të gjithë e dinë që gjirokastritët njihen si nikoqirë të mirë e mbahen për pastërti. Në traditën gjirokastrite mikpritja ka qënë thelbësore. Kur vinte miku duhej të respektohej sipas zakonit, të ndihej sa më tepër komod, t’i shtrohej sofra me gatimet tradicionale dhe pas kësaj kur të bëhej gati për të ikur të përcillej deri jashtë derës kryesore.

Në ditët e sotme, kur duam të ushqehemi shtrojmë tryezën dhe ulemi në karrike por si i bëhej më përpara kur të parët tanë nuk kishin tryezë ?

Zgjidhja ishte sofra, ulja këmbëkryq në sofër së bashku me mikun e pikërisht shtrimi i sofrës ka qënë pikënisja e asaj që më pas doli si shprehje që gjirokastriti lidh macen.

Ata që mbajnë mace në shtëpi e dinë shumë mirë se si sillet macja në momentin që ndjen aromën e ushqimit.

Që miku të ndihej sa më komod, i pa bezdisur nga asgjë dhe biseda të vazhdonte rrjedhshëm gjirokastriti detyrohej të lidhte macen, jo për t’i kursyer ushqimin maces (ashtu siç interpretohet sot kjo shprehje) por që macja të mos e bezdiste mikun në sofër.

Shpjegojani historinë e maces atyre që ju quajnë kurnacë sepse ndoshta e kuptojnë se çfarë arrin të bëjë gjirokastriti për të respektuar mikun siç duhet në shtëpinë e tij.

 

Gjirokastra Online

Gjirokastriti lidh macen – ja e verteta si ka lindur kjo shprehje! Read More »

Ja si duhet te veproni para se te konsumoni vere

“82% e njerëzve e konsumojnë verën në temperaturën e dhomës, – tregojnë studimet e fundit, – por për ta shijuar atë maksimalisht duhet të përpiqemi ta shërbejmë nga 12 deri në 18 gradë Celsius, në varësi të llojit”.

Duke e përshkruar si mit, idenë që vera duhet të jetë në temperaturën e ambientit.

Një kantinë e famshme familjare australiane shkruan në raport se, “Au Chambre” – siç njihet ndryshe, – është një trashëgimi e hershme që lidhet me dhomat e ftohta të kështjellave mesjetare franceze. Klima australiane, nga ana tjetër, fantastike për prodhimin e verës, nuk është edhe aq ideale për pirjen e saj, sepse temperatura e dhomës në këtë vend mbërrin te 23 gradë Celsius.

Por si duhet vepruar atëherë?

Këshillohet që shishja e verës të lihet 30 minuta në frigorifer, përpara se të konsumohet.

Nëse do ta provoni shijen e verës para dhe pas ftohjes, do ta dalloni menjëherë diferencën.

Këtë vit, çmimi i verës mund të pësojë rritje për shkak se kushtet ekstreme të motit kanë dëmtuar vreshtat anembanë globit.

Organizata ndërkombëtare e Verës njoftoi se, në vitin 2017, prodhimi i saj ka rënë me 8.2%, me problemet e mëdha të vjeljes që u regjistruan në Francë, Itali e Spanjë.

Këto 3 vende së bashku prodhojnë çdo vit më shumë se gjysmën e verës në mbarë botën.

Ja si duhet te veproni para se te konsumoni vere Read More »

Vërtetohet shkencërisht! Meshkujt mund të vdesin nga…

Gripi i meshkujve është i vërtetë dhe daton nga paraardhësit tanë të shpellave, ka zbuluar një shkencëtar. Dr.Kyle Sue nga një universitet kanadez tha se ekziston një arsye shumë e rëndësishme evolucionare që meshkujt sëmuren më lehtë.

Kyle pretendon se meshkujt e shpellave kishin sistem imunitar më të dobët se sa gratë, çka i ndalonte ata të dilnin jashtë për gjueti kur ishin të sëmurë.

Dr.Sue zbuloi se meshkujt e rritur kanë një rrezik më të lartë për të përfunduar në spital dhe madje të vdesin nga kushtet e lidhura me gripin.

Kyle gjithashtu gjeti se meshkujt kanë më shumë gjasa të marrin komplikime ose të vdesin nga sëmundjet e tjera të frymëmarrjes, duke ofruar më shumë dëshmi se gratë kanë sisteme imune më të forta. Është treguar se gratë janë më të mira në luftën kundër gripit se homologët e tyre meshkuj.

Dr.Sue argumenton se testosteroni hormonal- i cili është më i pranishëm në meshkuj se sa femra – mund të shtypë sistemin imunitar mashkullor.
Në anën tjetër, hormonet seksuale të femrave nxisin sistemin imunitar të grave

Vërtetohet shkencërisht! Meshkujt mund të vdesin nga… Read More »