Kuriozitete

Kapi peshkun, por burri u shokua nga ajo se çfarë i gjeti në stomak

Kjo video e publikuar së fundmi tregon një peshk, tip delfin, me një stomak të mbushur plot me objekte plastike, teksa një peshkatar po e hapte atë.

Peshku, i njohur gjithashtu si Mahi Mahi, u kap nga një peshkatar në brigjet e Kosta Rikës.

Pasi u tërhoq në bordin e varkës së peshkatarit, u dyshua se ai ishte i sëmurë dhe kështu iu pre barku.

Peshkatari u trondit nga niveli i ndotjes brenda trupit të peshkut, që ka pasur efekt shkatërrues për të.

Peshkatari filmoi veten duke hequr kapakët plastikë, copa gotash plastike të copëtuara, majat e shisheve, një krehër, një çakmak dhe pjesë të tjera të vogla plastike.

Megjithëse peshkimi është një nga industritë kryesore në ishull, videoja ka shkaktuar zemërim për aktivistët e kafshëve.

Ata paralajmëruan se kjo është dëshmi e sasive në rritje të ndotjes plastike që po kontaminon dhe vrasin jetën detare.

Kapi peshkun, por burri u shokua nga ajo se çfarë i gjeti në stomak Read More »

Aplikacioni që të lejon të gjesh sozinë në pikturat botërore.Rezultatet janë mahnitëse, por edhe qesharake

Një aplikacion i ri për celularë nga Google i quajtur “Arts and Culture” ka një opsion i cili po bëhet shumë popullor. Programi përdor teknologjinë e inteligjencës artificiale për të bashkuar selfiet e njerëzve me sozitë e tyre nëpër muze.

Portretet janë marrë nga një databazë me punët e mbledhura nga mbi 1 mijë muze në të gjithë botën, duke rritur shanset që të gjendet një pikturë sa më e përafërt.

Shumë njerëz duket se janë tërhequr nga ky funksion dhe kanë filluar të postojnë në rrjetet sociale rezultatet.

Fatkeqësisht për momentin aplikacioni është i mundur të shkarkohet vetëm nga SHBA, Australia dhe disa shtete të tjera, por pritet të vijë në Shqipëri brenda pak javësh. Ndërkohë mund të shihni më poshtë se me çfarë janë krahasuar të tjerët.

Aplikacioni që të lejon të gjesh sozinë në pikturat botërore.Rezultatet janë mahnitëse, por edhe qesharake Read More »

Nëse flisni në gjumë është e sigurt që përdorni…

E folura në gjumë është teknikisht një çrregullim ku një person flet në gjumë pa e ditur se po e bën këtë.

Përsa i përket asaj që ka gjasa të thuhet, mund të jetë gjithçka, nga marrëzia e plotë në fjalime të gjata dhe të thella.

Më e përhapur është tek fëmijët dhe meshkujt.

Hulumtimi i kryer nga Dr Isabelle Arnulf ka zbuluar se njerëzit që flasin në gjumë kanë më shumë gjasa të flasin fjalë negative dhe vulgare.

232 të rritur kanë marrë pjesë në hulumtim. 129 prej të cilëve kishin REM çrregullime të sjelljes së gjumit, 87 përjetuan gjumë në këmbë ose terror gjatë natës, një që kishte apnea gjumi, dhe pjesa tjetër nuk kishte çrregullime të lidhura me gjumin.

Të gjithë pjesëmarrësit u regjistruan ndërsa flinin gjatë disa netëve, me atë që ata thoshin.

Ndërsa fjala më e shpeshtë ishte “jo”, 24 për qind e bisedave në gjumë kishin përmbajtje negative dhe 22 për qind përfshinin fjalor të keq.

Nëse flisni në gjumë është e sigurt që përdorni… Read More »

Zhytësit në Meksikë bëjnë zbulimin e madh, video nga shpella më e gjatë nënujore

Zhytësit në Meksikë kanë zbuluar shpellën më të gjatë nënujore në botë. Besohet se zbulimi i madh mund të ndihmojë për të hedhur dritë mbi qytetërimin e lashtë Maya.

Grana Acuifero Maya (GAM), një projekt i dedikuar për studimin dhe ruajtjen e ujërave nëntokësore të gadishullit Jukatan, tha se shpella 347 km është identifikuar pas disa muajsh eksplorimi të një labirinti të kanaleve nënujore.

Pranë vendpushimit të plazhit të Tulum, u zbulua se sistemi i shpellës i njohur si Sac Actun, i matur në 262 km, është në të vërtetë i lidhur me sistemin 85 km Dos Ojos.

Gadishulli Yucatan është i mbushur me relike monumentale të popullit Maya.

Zhytësit në Meksikë bëjnë zbulimin e madh, video nga shpella më e gjatë nënujore Read More »

Lëvizja e çmimit të kanabisit në Shqipëri, si ka ndryshuar vitet e fundit

Çmimi kanabisit ka pësuar luhatje të vazhdueshme në vendin tonë. Për të treguar se kur ka lulëzuar kanabisi dhe kur ky biznes ka qenë në krizë, në emisionin “Java në RTSH” janë publikuar disa shifra të çmimit të drogës.

Sipas gazetarit Lorenc Vangjeli kjo tabelë tregon se si ka lëvizur çmimi në këtë biznes kriminal. Ky emision ka bërë një qasje tjetër për çështjen e kanabisit. Megjithëse është një biznes kriminal, si çdo biznes, kushtëzohet nga ligjësitë e tregut, nga kërkesa dhe oferta.

Lëvizja e çmimit të kanabisit në vite dëshmon në të njëjtën kohë edhe dinamikën e ofertës së afruar nga kultivuesit dhe trafikantët. Sa më shumë prodhim e stok aq më i ulët çmimi dhe anasjelltas.

Por se si ka lëvizur çmimi i kanabisit në pesë vitet e fundit dhe kush ka ndikuar ne këtë biznes, gazetari Artan Hoxha thotë se: “Fillimisht ishte aksioni antikanabis në qershorin e 2014-ës që çoi në rritjen e shpejtë të çmimit në dy vitet që pasuan. Por superprodhimi i 2016-s krijoi një realitet të ri në tregun europian të kanabisit, bumin e prodhimit “Made in Albania”.

Gazetari Artan Hoxha ka theksuar në fjalën e tij se çështja e drogës është një ndër shkaqet kryesore për rritjen e nivelit të kriminalitetit në vendin tonë.

Lëvizja e çmimit të kanabisit në Shqipëri, si ka ndryshuar vitet e fundit Read More »

Nëndetësja e parë në botë e lëshuar para …

Më 21 janar të vitit 1954, një nga vizionet e autorit të romaneve fantastiko-shkencorë, Zhul Vern, u bë realitet, kur flota ushtarako-detare e Shteteve të Bashkuara lëshoi nëndetësen e parë në botë që punonte me energji bërthamore.

Nëndetëses iu dha emri Nautilus. Ky ishte emri që Zhul Verni i kishte vënë anijes së tij që lundronte nën ujë në romanin e shekullit të 19-të, të titulluar “20 mijë Lega nën Det”, transmeton ksp.

Më vonë nëndetësja Nautilus theu të gjitha rekordet e rezistencës, largësisë dhe shpejtësisë së lundrimit, gjatë viteve që ishte në shërbim.

Katër vjet pasi ishte lëshuar për herë të parë, duke përdorur hidrolokator dhe instrumente të tjera elektronike, Nautilusi lundroi nën shtresën e akullit polar, duke u bërë i pari mjet lundrues që arrinte Polin e Veriut nën ujë.

Nëndetësja e parë në botë e lëshuar para … Read More »

Fshati me sekretin e errët

Nga jashtë duket si çdo periferi e përgjumur, por i ashtuquajturi ‘Fshati Miracle’ përmban një sekret shumë më të errët.

Në të vërtetë, gjysma e popullsisë në komunitetin e fshatit në Florida të SHBA-ve janë shkelës të regjistruar të seksit, të cilët janë të detyruar të jetojnë larg nga pjesa tjetër e shoqërisë.

I ashtuquajturi fshat, i vendosur jashtë Pahokee, aty strehohen pedofilët dhe të dënuarit e tjerë për krime seksuale.

Një banor i Miracle Village, Chris Dawson, tregon për pritjen se si ai ishte dënuar për marrëdhënie seksuale me të dashurën e tij 14-vjeçare kur ishte 18 vjeç – pasi dyshohet se gënjeu për moshën e saj.

Sipas Mirror, Chris, i cili dikur ka luajtur si baterist në një grup, thotë për veprën e tij: “Ajo më gënjente për moshën e saj dhe kishte një ID të rreme.

“Nuk kisha asnjë ide. Të gjithë miqtë e saj besuan kështu që unë besoja se ajo ishte edhe 18 vjeç. ‘

Ai beson se ai meriton një shans tjetër për të jetuar një jetë të plotë – diçka që komuniteti po e ndihmon të arrijë.

Që nga transferimi në “Miracle Village”, Chris ka gjetur veten me një të dashurën e re – Lexi, 25 vjeç – me të cilën u takua në kishën lokale dhe që e dinte se ishte një shkelës seksi kur filluan marrëdhëniet e tyre.

Lewis, 33 vjeç, i cili u arrestua për shkak të përpjekjeve për të kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 9 vjeçare kur ishte 18 vjeçn, është njëri prej këtyre banorëve; ai donte të shkonte në “Miracle Village” në mënyrë që të merrte ‘shansin e dytë’ në jetë.

Megjithatë, kjo nuk është diçka që ofrohet lehtësisht për shkelësit e seksit në shtetin e Floridës për shkak të ligjeve tepër të rrepta në lidhje me krimet e seksit.

Në veçanti, ligji i shtetit pengon shkelësit e seksit të fëmijëve që të jetojnë brenda 1.000 metrave nga shkolla, parku, qendra e kujdesit ditor ose një shesh lojërash.

Fshati me sekretin e errët Read More »

Çorape me kripë të nxehtë, zgjidhja ideale për kollën dhe jo vetëm

Gjyshet na këshillojnë shpesh që kur kemi probleme me kollën ose frymëmarrjen të përdorim kripën e nxehtë. Veçanërsisht tek fëmijët efekti është mahnitës, pasi i liron ato menjëherë duke i dhënë mundësinë të qetësohen dhe të marrin frymë lirisht.

Për të gjithë ju që ndoshta nuk e dini si përdoret, ne po ju tregojmë se sa e thjeshtë është:

Merrni një pako kripë të zezë (ose kripë e trashë) dhe ngroheni me një tigan në sobë.

Më pas hidheni në një napë ose futeni në një çorape pambuku, pasi keni mundësi ta lidhni lehtësisht. Vendoseni në kraharor, ose në kurriz (Varet nga pozicioni që jeni shtrirë) dhe mbajeni sa më gjatë. (Kujdes nëse e aplikoni tek fëmijët, kotrolloni herë pas here nxehtësinë).

Kjo metodë efikase ju ndihmon shumë në fazat e para të bllokimit.

Gjithashtu është shumë e mirë edhe nëse keni dhimbje veshi. Efekti qetësues është mahnitës.

Në cilat raste mund ta përdorim tjetër:

Sinozit

Bronkit

Dhimbje menstruale

Dhimbje dhëmbi

Reumatizëm.

Çorape me kripë të nxehtë, zgjidhja ideale për kollën dhe jo vetëm Read More »