Bosi i duhanit, Travers ‘Candyman’ Beynon, është përballur me shumë kritika pasi ka publikuar fotot gjysmë lakuriq të femrave që mbajnë në vithet e tyre logon e kompanisë së tij, Free Choice.
Pas festës së madhe dhe fotove të shumta të publikuara në rrjetet sociale, “Candyman” është kritikuar pa masë.
Ato foto janë cilësuar si shumë seksiste, ndërsa vetë bossi ka arritur të shpjegojë arsyen e vërtetë pse femrat e tij kanë bërë këtë logo tatuazh.
Ai ka përdorur një mënyrë të mirë marketingu për kompaninë. Fillimisht ka bërë një garë, në të cilën ka premtuar se 40 personat e parë që do të bënin tatauzh në pjesë “të nxehta” të trupit të tyre emrin e kompanisë, do të përfitonin udhëtime falas në Australi dhe do të merrnin pjesë në festat e tij “të çmendura”.
Të shumtë ishin femrat dhe meshkujt, të cilët iu përgjigjën kërkesës së “Candyman” dhe bënë tatuazhin. Njerëz nga Suedia, Spanja, por edhe nga Amerika pikturuan në trupin e tyre logon dhe përfituan gjithçka falas.
Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit e disa prej vendeve më të zhvilluara të botës nuk janë në dijeni për terma të rëndësishme apo informacione bazike rreth shtetit të tyre.
Studimi i kryer nga Ipsos MORI vlerësoi perceptimin e 22.133 njerëzve në mbarë botën që kanë të bëjnë me tema të cilat zhvillohen në vendin e tyre.
Subjektet përfshinin shkallën e vrasjeve dhe vetëvrasjeve, vdekjet si rezultat i terrorizmit, adoleshentë shtatzënë, të burgosurit e lindur jashtë vendit dhe çështjet shëndetësore siç janë vaksinat dhe diabeti.
Çështje e tjera të përfshira në intervista përfshinin besimin fetar, konsumin e sheqerit dhe alkoolit dhe përqindjen e njerëzve që përdorin Facebook dhe smartphones.
Rezultatet treguan se njerëzit në pothuajse të gjitha 38 vendet që morën pjesë në studim ishin injorantë për temat e lartpërmendura, por disa ishin vërtet keq.
Të dhënat e përpiluara treguan se skandinavët ishin shumë të informuar për atë që po ndodhte brenda dhe jashtë vendit, si në Danimarkë, Norvegji dhe Suedi, ky krjo e fundit mbante vendin e parë në vendet skandinave.
Ndërsa, ana tjetër e studimit na tregon se tre vendet e fundit mbaheshin nga Filipinet, Brazili dhe Afrika e Jugut.
Britania e Madhe u rendit e nënta në saktësinë e përgjigjeve, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara, më pas në gjashtëmbëdhjetëshen përfshihej Rusia, Gjermania dhe Kina.
Ka pasur disa ndryshime të rëndësishme në rezultatet e këtij studimi që nga versioni i 2016-ës.
Në atë kohë, India ishte vendi me popullsinë më injorante, ndërsa Holanda konsiderohej të ishte më pak e paditur.
Në vitin 2017, India u ngrit në katër vende ndërsa Holanda kishte pësuar një rrëshqitje me 19 vende.
Individët që morën pjesë në studim ishin të moshës ndërmjet 16 dhe 64 vjeç, me intervistat që ndodhën midis 28 shtatorit dhe 19 tetorit 2017.
Ish- drejtori i Arkivit në ministrinë e Brendshme Kastriot Dervishi publikon listën e dytë të deputetëve të pushkatuar nga Enver Hoxha në vitin 1948. Sipas këtij dokumenti ata u akuzuan si bashkëpunëtorë me anglo – amerikanët dhe në veçanti me Harri Fultzin.
1948/Grupi i dytë i deputetëve
Në fillim të shkurtit 1948 u ekzekutuan të dënuarit me vdekje në procesin e dytë ndaj grupit të deputetëve. Organizimi i këtij procesi është diskutuar edhe gjatë takimit të korrikut 1947 të E.Hoxhës me Stalinit. Sipas diktatorit të Shqipërisë, “lufta ndaj armiqve të brendshme zhvillohej e ashpër”, por çdo ditë dilnin “armiq të rinj”. Hoxha akuzon “dorën anglo-amerikane” dhe H.Fultzin.
Gjatë bisedës, del edhe fakti do bëheshin dy gjyqe, një i hapur (u bë në shtator 1947), e tjetri i mbyllur (u bë në janar 1948). Ndryshe nga procesi i parë ndaj grupit të deputetëve, ku shumica nën presion të jashtëzakonshëm i “pranoi” akuzat, në procesin e dytë, shumica e të pandehurve nuk i pranoi ato, pavarësisht se u vu nën tortura të rënda.
U dënuan me vdekje, pushkatim: Riza Dani (63 vjeç, ish-deputet), Faik Shehu (48 vjeç, ish-deputet), Islam Radovicka (49 vjeç, ish-deputet), Syrja Selfo (35 vjeç), Uan Filipi (46 vjeç), Hilmi Hysi, (35 vjeç), Hasan Reçi (43 vjeç).
U dënuan me dënime të ndryshme: Arif Gjyli (ish-deputet), Isuf Hysenbegasi, Kostandin Boshnjaku (ish-deputet), Demir Kallaratin, Bexhet Shehu, Adem Beli, Hivzi Kokalari, Mestan Ujaniku, Halit Gjolena, Kamber Jaskollari, Ibrahim Hasani, Nexhmi Ballka.
Bashkëlidhur, fotot e Arif Gjylit (sipër) dhe Hasan Reçit (poshtë), pas torturave në hetuesinë komuniste
Në vitet ’20 në Shqipëri do të vinte një mision amerikan që do të angazhohej për të kapërcyer pasojat e Luftës së Parë Botërore. Misionarët e Kryqit të Kuq Amerikan do të ofronin strehim, ushqim, vizita mjekësore e arsimim për popullatën shqiptare
Shqiptari i shumëkërkuar nga misionarët amerikanë në vitet ’20: Ai është një xhevahir, flet 18 gjuhë dhe të gjitha në mënyrë të mençur! Në misionin e tyre, ata do të asistoheshin nga shqiptarë të ndryshëm të cilët do të ofronin shërbimet e tyre për sigurinë fizike, transportin, përkthimin etj. Gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, misionarët amerikanë do të dokumentonin me foto punën e tyre e do të jepnin përshtypjet e tyre për vendin.
Aftësitë gjuhësore të shqiptarëve e sjellja e tyre do t’i impresiononte misionarët e huaj e për këtë qëllim ata do të bënin vlerësime pozitive. Në listën e personazheve që misionarët i kanë cilësuar si të jashtëzakonshëm ishin edhe dy përkthyes.
Në arkivin e Librarisë së Kongresit Amerikan gjendet fotoja e përkthyesit kryesor që quhej Kolë. Ai konsiderohej nga misionarët amerikanë si një burrë i ndershëm e i besueshëm. Kola kishte punuar për 30 vite në konsullatën e Francës në Shkodër ndërsa në vitin 1920 i ishte bashkuar misionit të Kryqit të Kuq si përkthyes dhe si mesazher konfidencial.
“Të gjithë punonjësit e misionit amerikanë shprehen se ai është një “xhevahir” dhe ky është një kompliment i madh për një burrë që i vjen doresh” shkruhet në diçiturën që shoqëron foton. Reputacioni i tij do të dilte edhe jashtë vendit, ku gazeta amerikane do të shkruanin për aftësitë e shqiptarit që fliste 18 gjuhë të ndryshme “në mënyrë të mençur”.
Artikulli i gazetës amerikane do të evidentonte faktin se Kola, me aftësitë e tij komunikative, arrinte të ishte ndërmjetës mes fiseve shqiptare të përfshira në konflikte të ndryshme të armatosura.
“Kola, përkthyesi kryesor i përfaqësuesve të misionit të Kryqit të Kuq Amerikan në Shqipëri ka te vendasit reputacionin e “gjuhës më të mençur” në Shqipëri. Ai thuhet se flet 18 gjuhë dhe të gjitha në mënyrë të mençur. Kjo është diçka të pazakontë në Shqipëri. Kjo nënkupton se ai është i aftë të flasë me secilin prej fiseve të shumta të vendit, pa thënë ndonjë fjalë që mund të lerë mundësinë e keqkuptimin sikur po mban anë në përplasjet që kanë palët mes tyre.
Ai ka qenë një faktor i rëndësishëm për të mbajtur jashtë sherreve e grindjeve, misionin amerikan që shpërndan ndihma. Kola është një nga ata pak banorë të Tiranës që nuk mban me vete armë zjarri” shkruhet në artikullin e gazetës së Minnesotas së datës 3 maj 1920.
Një personazh tjetër i jashtëzakonshëm për aftësitë komunikative që evidentohet në arkivën e misionit amerikan është edhe një djalë i vogël që fliste 5 gjuhë të ndryshme. Në diçiturën që shoqëron foton, djali nga Tirana cilësohet si një “talent i ri dhe premtues” në fushën e gjuhësisë.
“Ky djalë shqiptar flet 5 gjuhë të ndryshme. Ai është punësuar nga misionarët amerikanë si përkthyes dhe mesazher. Ky djalë nuk ka shkuar kurrë në shkollë por i është dhënë mësim nga babai i tij, prefekti i Tiranës, i cili është diplomuar në Kolegjin Amerikan të Kostandinopojës”, është diçitura që shoqëron foton e djaloshit./publik.al
Kufiri detar është shndërruar kohët e fundit në një kryefjalë të madhe mediatike, për shkak të raporteve se qeveria shqiptare i ka falur Greqisë 12 milje.
Por historia na mëson se nuk ka qenë gjithnjë kështu, pasi në kohën e komunizmit ishte Shqipëria ajo që kishte zaptuar detin, dhe nuk donte t’ia dinte për dakortësinë e fqinjëve, sidomos Greqisë.
Madje në vitin 1989 ka pasur një komunikim të tërthortë midis qeverisë amerikane dhe asaj shqiptare me ndërmjetësinë e qeverisë franceze, në lidhje me bregdetin shqiptar.
Një letër e nisur nga Parisi më 21 qershor 1989 vinte në dukje se qeveria komuniste mbante si kufi detar, largësinë prej 15 miljesh (27 km e 780 m), në një kohë që duhej ta kishte sipas konventës së detit të vitit 1982, në 12 milje (22 km e 224 m).
Sipas historianit Kastriot Dervishi, komunistët, të veçuar nga bota, pa njohje me traktatet ndërkombëtare, e trajtonin kufirin detar të vendit si çështje të brendshme, të paharmonizuar me ligjet ndërkombëtare, në mbështetje të dekreteve të Presidiumit të Kuvendit Popullor të viteve 1970 dhe 1976.
Pasi nota amerikane erdhi në Tiranë, u ngrit një grup pune me 4 persona. Në përfundim, ministri i Punëve të Brendshme, Simon Stefani, la shënimin se Shqipëria do vazhdonte të vepronte me dekretin e vitit 1976.
Ja një pjesë e letrës së qeverisë amerikane:
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i paraqet përgëzimet e veta Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Francës dhe ka nderin t’i kërkojë ndihmë në transmetimin e informacionit që vijon qeverisë së Shqipërisë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës i referohen dekretit shqiptar nr.5384, datë 23.2.1976, që ndryshon dekretin nr.4650, datë 9.3.1970, i cili kërkon të vendosë një det territorial prej 15 miljesh detare, që ndryshon sistemin e vijave të bazë të drejta jashtë mase dhe që ka për qëllim të porosisë se anijet e huaja të luftës mund të hyjnë ose kalojnë nëpër detin territorial vetëm me autorizim të veçantë.
Deklarimi i detit territorial me 15 milje detare nuk mbështetet nga parimet e vendosura të së drejtës ndërkombëtare dhe praktika e shteteve.
Siç është e mirënjohur, e drejta ndërkombëtare zakon, siç reflektohet në nenin 3 të Konventës së Kombeve të Bashkuara të vitit 1982 mbi të drejtën e detit, njeh një gjerësi të detit territorial deri në një kufi që nuk kapërcen 12 milje detare, të matur nga vijat bazë të përcaktuara në përputhje me Konventën.
Kjo praktikë është ndjekur nga shumica e shteteve bregdetare.”
Me shpikjen prej tij të shtypshkronjës ai konsiderohet si ati i komunikimit masiv. Por a ka qenë vërtet ai i pari që shtypi libra? Edhe 550 vjet pas vdekjes së Gutenbergut, shumë çështje mbeten pa përgjigje. “Të gjithë e njohin Johannes Gutenbergun, megjithëse për të thuajse nuk dihet asgjë”, thotë zëvendësdrejtorja e muzeut Gutenberg në Mainz, Elke Schutt-Kehm. Kjo nis që me ditën e tij të lindjes dhe përfundon me datën e vdekjes, me të cilën ka lidhje përkujtimi i sivjetshëm i 550 të vdekjes së Gutenbergut. Vetëm kaq dihet: Johannes Gutenberg është shpikësi i shtypjes së librave me gërma të lëvizshme metali dhe me këtë ai kontribuoi në mënyrë vendimtare në suksesin e Reformacionit. Për këtë gazetarët amerikanë e zgjodhën atë “njeriun e mijëvjeçarit”.
Ai lindi rreth vitit 1400. Ndoshta në Mainz, por ndoshta edhe në Eltville në anën tjetër të Rinit në Rheingau. Ai vinte nga familja e pasur tregtare Gensfleisch. Më vonë ai e ndryshoi emrin e lindjes, siç ishte moda atëherë, dhe mori emrin e rezidencës së familjes “Hof zum Gutenberg”.
Përgatitje në Strasburg
Ndoshta Johannes Gutenbergu studioi në Erfurt. Këtë e tregon një shënim në regjistrat e Universitetit. Rreth vitit 1428 familja Gensfleisch u largua nga Mainzi për shkak të konflikteve midis familjeve drejtuese të qytetit. Se ku qendroi pas kësaj Gutenbergu, nuk është dokumentuar. Qëndrimi i tij dokumentohet sërish në vitin 1434 në Strasburg.
Në këtë qytet, që sot është qytet francez, atij ju ofruan mundësi të shumta fitimi. Gutenbergu punoi atje ndër të tjera në zejet e monedhave dhe të argjendarisë, themeloi një shoqëri financimi dhe prodhoi objekte për t’i marrë me vete në pelegrinazhe. Ai kaloi atje gjithsej dhjetë vjet.
Suksesi në Mainz
Pasi u kthye në Mainz ai vazhdoi punën për shtypjen e librave me ndihmën e tregtarit Johannes Fust dhe të shkruesit Peter Schöffer. Midis 1452 dhe 1454 puna përfundoi: u prodhuan gërmat e tij metalike të lëvizshme. Dhe meqenëse Guttenbergu qe mekanik i aftë dhe njëkohësisht sipërmarrës që i hynte rrezikut, ai ndërtoi për to edhe shtypshkronjën manuale me levë. Për shekuj të tërë librat qenë shkruar me mundim me shkrim dore, shumicën e herëve në dhomat e shkrimit të manastireve. Vetëm kleri dhe shtresa e lartë mund t’i blenin ato produkte të shtrenjta – pa folur për leximin. Kurse tani gërmat mund të shtoheshin si dëshiroje, fjalë dhe fjali të tëra mund të hidheshin në faqe – dhe e gjitha të riprodhohej sa herë të doje. Një shpikje që e revolucionarizoi shkëmbimin e dijes dhe solli ide të reja në popull me tirazh të lartë – për kushtet e Mesjetës.
Bibla origjinale e shtypur nga Gutenbergu
Në vitin 1450 mjeshtri ndërmori punën më ambicioze të tij: brenda dy vjetësh ai shtypi me ndihmën e 20 të punësuarve të tij 180 kopje të Biblës së Luterit. Bibla është jo vetëm vepra e parë, por edhe libri më i bukur, që është shtypur ndonjëherë, mendon Elke Schutt-Kehm.
Teknika e Gutenbergut u shpërnda tepër shpejt. Në vitin 1500 shtypshkronja në të gjithë Evropën prodhonin jo vetëm vepra dijetarësh, por edhe shkrime denigruese kundër tregtisë së çertifikatave të faljes së mëkateve. Rreth 100 vjet më vonë u shfaq gazeta e parë.
Model Azia?
Po a ishte Gutenbergu i pari që e mundësoi shtypjen e librit? Përgjigja është: jo. Shtypja e librave me gërma të këmbyeshme qe shpikur që në shekullin e 11-të në Kinë dhe qe përhapur në shekullin e 13-të edhe në Kore. Por në një kohë kur në Azi gërmat gdhendeshin me procese të derdhjes së dyllit ose gdhendeshin në dru, Gutenbergu shpiku një teknikë krejt të vetën me një instrument që pikonte bojën dhe me një shtypshkronjë me levë. Ai është “i pari që konceptoi një prodhim serial të pjesëve të veçanta të standardizuara”, thotë Schutt-Kehm. Kjo ishte një metodë e re dhe një hap shumë i madh në historinë e teknikës. Në 3 tetor në Mainz dhe jo vetëm aty kremtohet 550 vjetori i ditës së vdekjes së pionerit të mediave – edhe nëse shkencërisht për 03.02.1486 si datë të vdekjes ka diskutime e mendime që e kundërshtojnë.
Nuk janë të pakta rastet ku në Google Maps mund të shohësh pamje të pazakonta, skena krimi, skena komike dhe jo vetëm.
Por, nëse do të kërkoni “Kisha e Laçit” në këtë aplikacion, do të haseni me një çudi të madhe.
Siç duket ekspertët nuk janë treguar të kujdesshëm në bashkimin e pamjeve dhe në një stol, ku shihet e ulur një vajzë është fotografuar një pamje e çuditshme.
Pranë vajzës, shihet se është ulur një person, po për çudi i janë kapur vetëm këmbët.
Kjo pamje në fakt ka habitur pjesën më të madhe, pasi në shumicën e rasteve kemi parë skena të pazakonta, por të kapura komplet dhe jo një rast i tillë.