Kuriozitete

Historia e kafesë dhe 50 kuriozitete për pijen më të dashur botë

Është pija më e përhapur (pas ujit): Çdo ditë në botë konsumohen pothuajse 1,6 miliard filxhanë me kafe. Kush ishin kultivuesit e parë dhe origjina e emrat. Doza vrasëse e kafes është rreth 100 filxhanë. Pse disa murgj i kërkuan Papa Klementit 8 që të nxirrnin jashtë ligjit këtë “pije myslimane” dhe çfarë tha ai pasi e shijoi. 50 fakte për pijen që konsumohet në çdo cep të planetit.

Historia e kafesë

Arabët ishin jo vetëm kultivuesit e parë të kafesë, por, po ashtu, të parët që nisën tregtinë me të. Nga shekulli 15, kafeja tashmë po rritej në distriktin Jemenas të Arabisë dhe nga shekulli 16 u bë e njohur në Persi, Egjipt, Siri dhe Turqi. Kafeja nuk pihej vetëm nëpër shtëpi, por edhe në shumë kafenetë publike të quajtura kahve khaneh (kafehane), që nisën të shfaqeshin në qytete nëpër Lindjen e Mesme. Popullaritetit i kafeneve ishte i pakrahasueshëm dhe njerëzit i vizitonin ato për gjithfarëlloj aktiviteti. Pa vonuar, ato shpejt u bënë një qendër aq e rëndësishme për shkëmbim informacionesh, saqë kafeneve shpesh u referohej si “Shkolla të të mençurve.” Më vizitimin e mijëra haxhinjve të qytetit të shenjtë të Mekës për çdo vit nga e gjithë bota, fjala për “verën e Arabisë” – siç shpesh quhej kafeja – nisi të përhapej përtej Arabisë. Në përpjekje për të mbajtur monopolin në tregtinë hershme të kafesë, arabët vazhduan të ruanin nga afër prodhimin e tyre të kafesë.

corbis42-34615724-630x360

Kafeja vjen në Evropë

Udhëtarët evropianë për në Lindjen e Afërt sollën rrëfimet e një pijeje të zezë e të pazakontë. Nga shekulli i 17, kafeja gjeti rrugën e saj për në Evropë dhe po bëhej e popullarizuar nëpër kontinent. Kundërshtarët u treguan së tepërmi të matur, duke e quajtur pijen “shpikje e hidhët e djallit. ”Me ardhjen e kafesë në Venedik më 1615, atë e dënuan klerikët lokalë. Mospajtimi ishte aq i madh, saqë Papa Klementit VIII iu kërkua të ndërhynte. Para se të merret vendimin, ai vendosi ta shijonte vetë. Atij i pëlqeu aq shumë, saqë dha aprovimin për të. Pavarësisht polemikës në qytetet kryesore të Anglisë, Austrisë, Francës, Gjermanisë dhe Holandës, kafenetë shpejt u bënë qendra të aktivitetit dhe komunikimit social. Në Angli nisën të shfaqeshin “universitetet një peni,” të quajtura kështu për shkak të çmimit prej një penie me të cilën personi mund të blinte një filxhan kafe dhe të përfshihej në bisedë entuziaste. Nga shekulli i 17, në Londër ishin dikur rreth 300 kafene, shumë nga të cilat tërhiqnin klientë të interesave të përbashkëta, si tregtarë, transportues dhe artistë. Shumë biznese dolën nga këto kafene.

Bota e re
Në mesin e viteve 1600, kafeja u soll në New Amsterdam, një lokacion që nga britanikët më vonë u quajt New York. Ndonëse kafenetë nisën të shfaqeshin me shpejtësi të madhe, çaji vazhdoi të ishte pija më e pëlqyer në Botën e Re deri në vitin 1773, kur kolonët u rebeluan kundër tatimeve të mëdha në çajin të ngarkuara nga Mbreti Xhorxh. Revolta, e njohur si Boston Tea Party, do ta ndryshonte përgjithmonë preferencën amerikane të pirjes në atë të kafesë.

3f17f796a70154eac36c9b4aea6fd984
Plantacionet nëpër botë
Me shtimin e kërkesave për këtë pije, pati konkurrencë të ashpër për kultivimin e kafesë jashtë Arabisë. Ndonëse arabët u përpoqën fort për ta mbajtur këtë monopol, në gjysmën e fundit të shekullit 17 holandezët më në fund arritën sukses të merrnin disa filiza.

Orvatja e parë e tyre për t’i mbjellë në Indi dështoi, por ata u treguan të suksesshëm në Botavia, një ishull në Java që tash është Indonezi. Bimët lulëzuan dhe së shpejti holandezët kishin një tregti në rritje e produktive të kafesë. Pa vonuar, ata zgjeruan kultivimin e bimës së kafesë në ishujt Sumatra dhe Celebes.
Përhapja
Në vetëm 100 vjet, kafeja u vendos si një artikull nëpër gjithë botën. Misionarë e udhëtarë, tregtarë e kolonizatorë vazhduan të bartnin farat e kafesë në toka të reja dhe bimët e kafesë u mbollën gjithandej botës. Plantacionet u ndërtuan nëpër pyjet tropikale dhe bjeshkë të thyera. Disa të mbjella lulëzuan, të tjera nuk jetuan gjatë. Popuj të rinj u themeluan mbi ekonomitë e kafesë. Pasuri të mëdha u bënë e u humbën. Dhe nga fundi i shekullit 18, kafeja u bë një nga frytet eksportuese me fitimprurëse të botës.

cup-of-coffee-with-creamer-and-coffee-beans

50 faktet

  1. Sipas një legjende, kafja u zbulua në shekullin e 9 kur një bari etiopian dhish, i quajtur Khaldi, vuri re se dhitë e tij ishin më të kënaqura kur konsumonin manaferra të kuqe. Khaldi ia çoi manaferrat një njeriut të shenjtë mysliman, që e ktheu frutin e pemës së kafesë në një pije të shijshme.

  2. Rreth viti 1000 disa tregtarë arabë sollën nga udhëtimet në Afrikë disa kokrra kafeje nga të cilat dilte një pije eksituese dhe nga kjo e quajtën qahwa (“eksitante”). Nga fjala turke kahve në anglisht “coffee”, në italisht “caffè” dhe shqip “kafe”, kalimi i emrit që i shpejtë. Por ka studiues që thonë se emri vjen nga Caffa, zonë e Etiopisë ku kafeja rritet spontanisht. Kafeja u shpërnda në Europë vetëm në shekullin XVII me emrin provizor “vera nga Arabia”, për meritë të tregtarëve venecianë që jetonin në Stamboll. Fillimisht disa kisha katolike e cilësuan si një “pije të djallit” për shkak të vetive të saj emocionuese. Ata i kërkuan Papa Klementit VIII të ndërhynte. Por para se të merret vendimin, ai vendosi ta shijonte vetë. Atij i pëlqeu aq shumë, saqë dha aprovimin për të. Deri në agimin e viteve 1700, kur kafeja u kthye në një vend ku takoheshin filozofë dhe iluministë.

  3. Kafja fillimisht u konsiderua si një ilaç në Jemen dhe Arabi, dhe merrej vetëm me këshillën e doktorit. Shumë e shikonin kafen si tonik truri, ose si një mënyrë për të stimuluar vizionet fetare.

  4. Arabët ishin të parët që kultivuan pemën e kafes në Gadishullin Arabik. Arabët e piqnin dhe e zienin kafenë, ose qahwa, që në gjuhën arabe quhet “vera e islamit”.

  5. Çdo vit konsumohen më shumë se 500 miliard filxhanë kafeje, duke e bërë kafen pijen më popullore në botë.

  6. Të vetmet vende në Amerikën e Veriut ku kafja rritet është Hauai dhe Puerto Riko.

  7. Shtëpia e parë e kafes në botë u hap në vitin 1475 në Konstandinopojë, Stambolli i sotëm.

  8. Kur Khair Bey, guvernatori i Mekës, e ndaloi kafen në vitin 1511 sepse kishte frikë se ajo mund të nxiste rezistencën ndaj sundimit të tij, sulltani e ekzekutoi atë me arsyetimin se kafeja ishte “e bekuar”.

  9. Kafja u importua nga Arabia në Europë përmes Venecias në vitin 1600. Ndërsa disa murgj i kërkuan Papa Klementit të 8 që të nxirrnin jashtë ligjit këtë “pije myslimane”, por para se të merrte vendimin, ai vendosi ta shijonte vetë. Atij i pëlqeu aq shumë, saqë dha aprovimin për të. Papa tha se pija ishte aq e mirë sa do konsiderohej mëkat nëse do ta pinin vetëm paganët. Deri në agimin e viteve 1700, kur kafeja u kthye në një vend ku takoheshin filozofë dhe iluministë.

  10. Kur në Angli u hap shtëpia e parë e kafes në vitin 1952, gratë ndaloheshin të hynin, vetëm t’i shërbenin meshkujve.

  11. Një belg i quajtur Xhorxh Uashington shpiku kafen e çastit në vitin 1906 në Guatemala.

  12. Një studim i vitit 2011 tregoi se gratë që pinin 2-3 filxhanë kafeje në ditë, kishin 15% rrezik më pak të zhvillonin depresionin se sa ato që pinin 1 filxhan në javë.

  13. Kërkimet kanë treguar se konsumimi i kafes mund të reduktojë degjenerimin e njohjes me kalimin e moshës.

  14. Arabët zbuluan kafenë, por ishin xhelozë për zbulimin e tyre dhe refuzuan që farat pjellore të kafes të largoheshin nga vendi i tyre. Megjithatë, pelegrini mysliman, Baba Budan, mori kontrabandë 7 fara kafeje nga Arabia dhe i mbolli ato në Indi. Thuhet se kafja e botës erdhi nga këto 7 fara.

  15. Ka dy lloje kryesore të bimës së kafes për të prodhuar kafen: -kafja arabike me origjinë në Lindjen e Mesme, dhe –kafja robusta, me origjinë nga Kongo.

young-brunette-enjoying-cup-of-coffee

  1. Holandezët ishin të parët në Europë që u futën në tregtinë e kafes. Ata importuan bimë kafeje nga Bregu i Indisë në kolonitë e tyre, në ato që ata i quanin Inditë Lindore Hollandeze, Indonezia e sotme.

  2. Në vitin 1715, tregtarët holandezë të kafes e prezantuan Mbretin me ndikim të Francës, Louis XIV, me një pemë kafeje të tijën. Miliona e miliona pemë të tjera u mbollën nga ajo, falë Gabriel Mathieu de Clieu, që vodhi disa rrënjë të pemës së parë dhe e kultivoi atë në vende të tjera.

  3. Një peme e vetme kafeje prodhon aq kokrra kafeje për një vit, sa një qese të madhe të mbushur me gjysmë kilogram kafe.

  4. Duhen 3-4 vjet që një pemë kafeje të maturohet.

  5. Kafja e çelët ka më shumë kafeinë se kafja e errët. Sa më shumë të piqet kafja, aq më shumë kafeinë përmban.

  6. Kafja u shpall ilegale jo një herë, jo dy herë, por tri herë nga tri kultura të ndryshme! E para ishte në Mekë, pastaj nga Çarlsi II në Evropë në një orvatje për të shuar rebelimin e vazhdueshëm, dhe hera e tretë ishte nga Frederiku i Madh në Gjermani në vitin 1677, i cili brengosej për implikimet ekonomike të daljes së parave nga vendi për të blerë këtë pije.

  7. Industria e kafesë ka punësuar 25 milionë njerëz në botë.

  8. Turqit i quajnë shtëpitë e tyre të kafes “shkollë për të zgjuarit”.

  9. Çaji ishte më popullor se kafja në Amerikë deri kur Mbreti Xhorxh rriti taksat në vitin 1767. Rezultat ishte Festa e Çajit në Boston, një rebelim ku njerëzit e Bostonit ndaluan ngarkesat me çaj britanik në port. Që nga ajo kohë kafja u bë pije kombëtare amerikane.

  10. Me më shumë se 4 miliardë pemë kafeje, Brazili është prodhuesi kryesor i kafes në botë. Brazili prodhon rreth 1/3 e kafes në botë. Pemët e kafes kultivohen në 70 vende, kryesisht në Afrikë, Azi Jugore, Azi Juglindore, dhe Amerikë Latine.

  11. Efektet shëndetësore të kafes varen nga mënyra se si është përgatitur kafja. Konsumimi i kafes është i lidhur me sëmundjet koronare të zemrës.

  12. Fjala “kafe” vjen nga arabishtja dhe mendohet të nënkuptojë “verën”. Të tjerë dijetarë besojnë se fjala kafe, vjen nga fjala Kaffa, një rajon në Etiopi nga ku mendohet origjina e kafes.

  13. Për prodhimin e një sasie të konsiderushme kokrrash kafeje duhen 37 litra ujë.

  14. 1/3 e ujit të çezmës përdoret për shërbimin e kafesë nëpër bare në Amerikën e Veriut.

coffee1
30. Studimet kanë treguar se konsumimi i kafes redukton rrezikun e sëmundjes së Alzheimer-it, Parkinsonit, sëmundjet e zemrës, diabetin e tipit 2 etj.

  1. 4 nga 5 persona në Amerikë e fillojnë ditën e tyre duke pirë kafe. Ata konsumojnë 450 milion filxhanë kafeje në ditë, ose më shumë se 150 miliard filxhanë në vit.

  2. Vendi ku konsumohet më shumë kafeja është Finlanda, me 12 kg në vit për frymë. Pas tyre vijnë amerikanët. Përveç amerikanëve dhe finlandezëve, dy vendet e tjera më konsumatore të kafes janë francezët dhe gjermanët. Këto tre vende konsumojnë 65% të sasisë totale të kafes në botë. Ndërsa vendi ku konsumohet më pak është Portoriko me 400 gramë kafe për çdo njeri. Mesatarja ditore në botë e konsumimit të kafesë është 1,3 kg në vit për njeri.

  3. Kafja më e shtrenjtë në botë është ajo e Indonezisë Kopi Luak. Kokrrat e kësaj kafeje shiten për më shumë se 600 dollarë gjysmë kilogrami, apo 50 dollarë filxhani.

  4. Sasia e kafeinës në kafe vare nga tipi i kokrrave të kafes, mënyra si piqen.

  5. Në SHBA, më 29 shtator festohet Dita Kombëtare e Kafes. Në Kosta Rika më 12 shtator, në Irlandë më 19 shtator, në Japoni më 1 tetor.

  6. Studimet kanë treguar se meshkujt që konsumojnë 6 apo më shumë filxhanë kafeje në ditë, e ulin rrezikun e kancerit të prostatës me 20%.

  7. Tek të rinjtë kafja qëndron në gjak 10 herë më gjatë se sa tek një i riritur. Prandaj femrat shtatzëna konsumojnë një sasi të moderuar të kafesë në ditë.

  8. Kafja përmban antioksidantë që parandalojnë radikalet e lira të dëmtojnë qelizat.

6f969deb7b79e34f_shutterstock_131588954.xxxlarge_2x39. Një studim ka vërtetuar se kafja përmban më shumë antioksidantë se lëngu i rrushit, boronica e portokallet

  1. Era e drurit të djegur është aroma më e njohur në Amerikë. Aroma e kafes është në vend të dytë.

  2. Starbucks u hap në Siatëll në vitin 1971. Në vitin 2010, kjo kompani mblodhi 10 biliard dollarë fitime nga 16,850 dyqane në 40 vende, duke e bërë shitësen më të madhe të kafes në botë. Starbuck ofron më shumë se 87 mijë kombinime kafesh.

  3. Dyqanet e kafes Starbucks harxhojmë më shumë se 93 miliona litra qumësht në vit. Kjo është e barabartë me sasinë e ujit të përdorur në 155 pishina olimpike.

  4. Emri Starbucks u inspirua nga personazhi i romanit Moby Dick.

  5. Kafja ndihmon njerëzit për një jetë më të gjatë e të shëndetshme. Ajo përmban lëndë ushqyese të nevojshme që ndihmon konsumatorët në jetëgjatësi.

  6. E gjithë kafja e prodhuar në planet formon një zonë të quajtur “Rripi i kafes”

  7. Kafeina mund të vrasë. Por nëse pi mes 80 deri në 100 filxhan kafeje në një kohë të shkurtër (rreth 3 orë).

  8. Kafeja ka të paktën 1000 komponentë kimike. Disa nga këto vazhdojnë të studiohen nga shkenca dhe mund të përdoren në të ardhmen për të kuruar sëmundjet kardiake dhe pagjumësinë. Por sipas disa studimeve të tjera, kafeja mund të mbajë në doza të vogla edhe disa substanca kancerogjene.

red_haired_woman_drinking_coffee-wallpaper-800x480

  1. Një studim i vitit 2008 i Universitetit të Lund të Suedi tregoi që pirja e kafesë ul rrezikun e kancerit të gjirit, të paktën për gratë që kanë një variant relativisht të përbashkët të gjenit CYP1A2, që ndihmon të metabolizojë estrogjene dhe kafe. Ndërsa në vitin 2011 “Harvard School of Public Health” pas një studimi të bërë mbi 48.000 burra, arriti në përfundimin që pirja e mbi gjashtë filxhanëve kafe në ditë ul në 60% rrezikun e kancerit të prostatës. Studimi më i fundit thekson fuqinë e kafesë si në “antidepresiv”. Gjithnjë sipas “Harvard School of Public Health”, personat që konsumojnë nga 2 deri në 4 filxhanë të vegjël me kafe çdo ditë kanë 50% mundësi më pak të vetëvriten në krahasim me të tjerët.

  2. Kompozitorit Johann Sebastian Bach i pëlqente aq shumë kafeja sa i dedikoi një kantatë: “Kaffeekantate”, luhej në Lipsia, në Gjermani, mes viteve 1732 dhe 1735. Ndërsa Bethoveni ishte aq dashamirës i pasionuar i kafesë, saqë i njihte saktësisht 60 kokrra për filxhan të kafesë, kur e përgatiste atë. Dramaturgu dhe novelisti francez Honore de Balzac supozohet të ketë pirë 50 filxhanë me kafe në ditë për t’u frymëzuar gjatë shkrimit. Është frikësuese të mendosh që doza vrasëse është rreth 100 filxhanë.

  3. Në kulturën e lashtë arabe, një grua mund të shkurorëzohej nga burri vetëm nëse atij s’i pëlqente kafja e bërë nga ajo aq sa duhet.

Historia e kafesë dhe 50 kuriozitete për pijen më të dashur botë Read More »

10 shtetet me rezervat më të mëdha të arit

Ari, si duket, është në rrugën e rënies në 13 vjetët e fundit.

Ne i kemi mbledhur shifrat nga dhjetë shtete me rezervat më të mëdha të arit.

10. India

Sasia zyrtare e rezervave të arit:
557.7 tonelata;

Përqindja e rezervave të huaja në ar:
8.4%

Qeveria është munduar që t’i frenojë njerëzit nga blerja e këtij metali të çmueshëm. Importi i arit është cilësuar si shkaktar për deficitin e lartë korrent të shtetit. Guvernatori i Bankës Qendrore të Indisë, Raghuram Rajan, ka thënë se vendi mund t’i paguajë borxhet e tij me ar.

9. Holanda

Rezervat zyrtare:
612.5 ton

Përqindja e rezervave të huaja:
54.0%

Një pjesë e rezervave të arit të Holandës mbahen në SHBA, dhe disa në Kanada e në Mbretërinë e Bashkuar. Rreth 10% mbahen në Amsterdam. Më herët, vjet, Holanda deshi ta kthente arin e saj në vendlindje.

  1. Japonia

Rezervat zyrtare:
765.2 tonelata

Përqindja e rezervave të huaja:
2.6%

Rezervat e arit në Japoni në vitin 1950 ishin vetëm 6 tonelata dhe banka e saj qendrore hapin më të madh të rritjes së tyre e bëri më 1959, duke rritur ato në 169 tonelata,  deri në vitin 2012. Më 2011, Banka e Japonisë ka shitur ar rreth 20 trilonë jen për ta qetësuar situatën në vend pas cunamit dhe aksidentit nuklear.

  1. Rusia

Rezervat zyrtare:
1,015.1 tonelata

Përqindja e rezervave të huaja:
8.3%

Banka Qendrore e Rusisë e kaloi shifrën prej 1. 000 tonëve për herë të parë në tremujorin e tretë të vitit 2013.

  1. Zvicra

Rezervat zyrtare:
1,040.1 tonelata

Përqindja e rezervave të huaja:
8.3%

Më 1977 ishte propozuar që të shitej një pjesë e rezervave të arit, sepse ato më nuk konsideroheshin të jenë  të “nevojshme për qëllime të politikës monetare,” sipas Këshillit Botëror të Arit. Në maj të vitit 2000 filloi shitjen e 1,300 tonelatave, të asaj pjese që konsiderohej të jetë ari i tepërt. Nën CBGA1 1,170 tonelata ishin shitur, dhe 130 tonë të tjerë ishin shitur nën CBGA2. Zvicra nuk ka deklaruar të ketë plane për shitje të arit nën CBGA3.

  1. Kina

Rezervat zyrtare:
1,054.1 tonelata

Përqindja e rezervave të huaja:
1.2%

Ari ende llogaritet si përqindje e vogël e 3,7 trilionë $ të rezervave valutore të Kinës, krahasuar me mesataren ndërkombëtare prej 10%. Krijimi i rezervave të arit do të jetë vendimtar për Kinën, përderisa ajo mundohet që ta internacionalizojë valutën e saj dhe shpreson ta bëjë valutë rezervë, sipas Financial Times.

  1. Franca

Rezervat zyrtare:
2,435.4 tonelata

Përqindja e rezervave të huaja:
66.1%

Franca ka shitur 572 tonelata ari nën CBGA2, dhe jashtë marrëveshjes ajo ka transferuar rreth 17 tonelata në Bankën për Marrëdhënie Ndërkombëtare në fund të vitit 2004, si pjesë e blerjes së aksioneve të BIS. Franca nuk ka deklaruar për plane të shitjes së rezervave të arit nën CBGA3

Banka e Francës tha se ajo nuk do të shesë rezerva të arit, sepse ofron besim dhe diversifikim, dhe mund të absorbojë paqëndrueshmëri në bilancin e saj, raporton Reuters.

  1. Italia

Rezervat zyrtare:
2,451.8 tonelata

Përqindja e rezervave të huaja:
67.2%

Italia nuk ka shitur ari nën CBGA 1 apo 2 dhe nuk ka deklaruar shitje nën CBGA3. Por, në 2011, bankat Italiane shikonin për blerje të mundshme në Bankën e Italisë dhe ta përkrahnin bilancin e saj para stres testit.

  1. Gjermania

Rezervat zyrtare:
3.387,1 tonelata

Përqindja e rezervave të huaja:
68,7%

Gjermania i ka reduktuar rezervat e arit në tetor. The Bundesbank çdo vit i shet gjashtë deri në shtatë tonelata Ministrisë së Financave. Gjermania ka shitur nën CBGA 1 dhe 2 me qëllim të prerjes së monedhave të arit. Në vitin e parë të CBGA3 (2008 – 2009), Bundesbanka ka shitur rreth 6 tonelata, si edhe 4,7 tonelata që nga shtatori 2011.

  1. Shtetet e Bashkuara

Rezervat zyrtare:
8.135,1 tonelata

Përqindja e rezervave të huaja:
71.7%

Shtetet e Bashkuara kanë rezervat më të mëdha të arit që nga 1952, kur totali i rezervave ishte 20,663 tonelata. Rezervat për herë të parë kanë rënë nën 10,000 në vitin 1968.

10 shtetet me rezervat më të mëdha të arit Read More »

5 ditët më të mira të muajit mars për të prerë flokët

Astrologët, siç e dini, janë në gjendje të shpjegojnë gjithçka na ndodh në jetë me lëvizjen e Hënës.

Nuk mbeten thjesht këshillat e gjysheve. Edhe flokët, të gjatë apo të shkurtër, ndikohen nga Hëna dhe sinjalet e saj. Nëse i presim në ditët më të mira, atëherë stimulojmë rritjen ose jo në periudha të ndryshme.

Sa i përket muajit mars, astrologët thonë se ditët më të mira për të prerë flokët dhe për të stimuluar rritjen e tyre janë:
19 mars, 2018
20 mars, 2018
21 mars, 2018
24 mars, 2018
31 mars, 2018

 

5 ditët më të mira të muajit mars për të prerë flokët Read More »

Beteja epike! Qeni i vetëm përballë 3 ujqërve, ja kush triumfoi

Një qen që është treguar tepër i shpejtë ka gëzuar një ikje të pabesueshme nga një numër ujqërish, në borë të dendur në malet e Italisë jugore.Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të mrekullueshme të marra nga banori lokal Paolo Forconi që tregojnë qenin, pasi sulmohet nga tre ujqër në Abruzzo.Sipas Forconit, sulmet e ujqërve “grabitqarë” kanë qenë një gjë e rrallë në zonë, por vitet e fundit kafshët janë bërë të guximshme dhe të nxitur nga uria kanë filluar të sulmojnë dhe vrasin kafshët shtëpiake në rajon dhe kafshët e tjera, përfshirë dhitë dhe pulat.

Në video, ujqërit mund të shihen duke rrethuar një qen të zbutur, i cili duket se gjendet në një qoshe në anën e gabuar të një gardhi me tela me gjemba.

Qeni me ngjyrë të artë, që që duket të jetë një Shepherd nga Belgjika ose nga Gjermania, duket të jetë në telashe serioze përpara se të ndryshojë shpejt drejtimin dhe të kthehet përgjatë gardhit ndërsa treshja e ujqërve vazhdon ta ndjekin.Pas disa tentimeve për ta “kapur”, ujqërit mbesin të befasuar dhe qëndrojnë prapa kur qeni e shpejton rrugën e tij drejt sigurisë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=uxvwVfjhaQs]

Beteja epike! Qeni i vetëm përballë 3 ujqërve, ja kush triumfoi Read More »

Për çdo ëndërr, ky është shpjegimi përkatës

E njëjta ëndërr disa herë: Kjo do të thotë se diçka e re pritet të vijë në jetën tuaj, diçka që ka lidhje me sekuencat e ëndrrës, ndaj përsëritja e saj është një mënyrë për t’ju tërhequr vëmendjen. Ose bëhet fjalë për një gjë, që ju shqetëson sistematikisht dhe dijeni se ka ardhur koha ta zgjidhni.

2. Të fluturosh: Nëse ju duket sikur po fluturoni lart, qoftë pa një mjet ajror kjo nënkupton që keni kreativitet dhe aftësi për t’ia dalë në shumë situata.

3. Të vraponi apo të ndjeni sikur dikush ju vihet nga pas: Kjo nënkupton se dikush ju do të keqen dhe po bën çmos t’ju shkojnë gjërat keq.

4. Ta shohësh veten të zhveshur: Kjo është një ëndërr që shihet shpesh dhe nga një pjesë e mirë. Nënkupton që ju jeni transparent dhe të hapur me njerëzit, por kjo mund të jetë edhe një mënyrë për të thënë që dikush i afërt ka nevojë të hapet me ju.

5. Të gjendesh në ambjentet e shkollës: Bëhet fjalë për një fazë në të cilën ti po mëson shumë, apo diçka e re, e padëgjuar më parë që ty të ka bërë përshtypje dhe të ka futur në mendime.

6. Të jesh shtatzënë: Përgjithësisht jemi mësuar të dëgjojmë se një fëmijë në ëndërr nënkupton një hall që pritet të kaloni. Disa lexues të tjerë ëndrrash thonë se shtatzënia shpesh simbolizon një etapë të re jete që pritet të vijë.

7. Të ndërrosh jetë: Vdekja në ëndërr nënkupton transformim. Për arsyet nga më të ndryshmet, themelet e parimeve, ideve apo ëndrrave tuaja janë shkundur mirë dhe ju keni nisur ta shihni botën ndryshe.

8. Të puthesh: Në pjesën më të madhe kjo ëndërr shihet kur je në fillim të një romance. Jeni kaq të lumtura, sa edhe ëndrrat s’mund të ishin ndryshe.

Për çdo ëndërr, ky është shpjegimi përkatës Read More »

Foshnja që u flijua, historia e jashtëzakonshme që vjen nga qyteti i …

“Kjo madhështi lindi nga flijimi i një foshnjeje me një lende dushku në grykë. Nëna dhe babai bënë të pamundurën për foshnjën e tyre të vogël që ta kthenin përsëri në jetë, por jo…!

Foshnja do të ishte krijesa e kësaj peme madhështore, që populli e mbron, i shërben dhe e respekton si të ishte një gjë e gjallë këtë monument natyror me shumë vlera”.

Ky epitaf varur në trungun e dushkut është kontakti i parë mes vizitorëve të huaj dhe vendës, në lidhje me mitin e lashtësisë së kësaj peme, që shfaqet si një simbol i përjetësisë.

I ka kaluar të 700 vitet dhe ndodhet mes fshatrave Dërstilë dhe Shelcan.

Buzë rrugës në fshatin Lleshan, Dushku i Lleshanit, është kaq i përhapur si mit, si rrjedhojë e një historie që ndodhet midis legjendës dhe reales.

Dushku i ka hapur degët e tij në një fushë të madhe dhe pret çdo kalimtar të rastit për t’u ulur nën hijen e tij, si dhe për të shijuar ujin e ftohtë që rrjedh shumë pranë.

LEGJENDA E FOSHNJES

Një mesoburrë i quajtur Nikolla, është ulur pranë dushkut dhe në dorë mban ende një cigare, edhe pse duket se ka kohë që është fikur.

Mban mend nga gjyshi dhe stërgjyshi i tij shumë detaje nga historia e këtij dushku pesëshekullor.

“Rreth 700 vjet më parë, një çift të rinjsh bashkë me djalin e tyre 3 vjeç, vinin nga zona të thella të Zavalinës për të shkuar në Lleshan, apo ndoshta më poshtë në Shelcan.

Të rraskapitur nga rruga në këmbë, ata ndalen në këtë dushk, i cili ishte shumë herë më i vogël se ky.

Nën hijen e tij përpiqen të pushojnë sadopak për t’iu kthyer sërish rrugëtimit të gjatë.

Të lodhur dhe të etur për ujë, çifti për një moment e largon vëmendjen nga djali.

Ai gjeti një lende dushku me të cilën po luante.

Pa e ditur rrezikun e i uritur, vogëlushi e përtypi atë dhe gjithçka merr fund këtu….

Prindërit e tij vendosën që ta varrosin shumë pranë këtij dushku, ndërsa pema u pre.

HISTORIA VAZHDON…

“Një gropë e vogël dhe një gurë mbi të tregonte se këtu prehej një djalë 3-vjeçar.

Por nuk kaloi më shumë se një vit dhe, për çudi, një filiz mbiu pikërisht nga varri, mbi trupin e djalit 3-vjeçar….

Sipas Nikollës, gojëdhënat thonë se lendja që fëmija përtypi, mbiu në barkun e tij, hapi rrënjët thellë në tokë dhe një dushk i madh u rrit pikërisht mbi trupin e njomëzakut.

E veçanta është se, për shkak të klimës, në zonën e Shpatit rrallë sheh dushqe, këtu nuk mbillen pemë të tilla dhe ky dushk është një ndër të vetmit që vazhdon të jetojë e të gjelbërojë në çdo stinë.

Dhe gojëdhënat thonë se “më pas me amanetin e tyre, prindërit e djalit u varrosën pranë këtij dushku, e kështu me radhë të gjithë pjesëtarët e familjes.

Tashmë rreth tij ndodhen shumë varre të cilat prehen nën krijesën e foshnjës.

Të moshuarit e rrëfejnë si një legjendë, por historia ruhet ashtu si është, nuk ka deformime, veç fjalë e fjalë, të paharruara për 500 vite.

E sa e sa vite e shekuj do të kalojnë, dushku tregon se nuk do të plaket kurrë.

Kurdo që të shkosh, ai është i njëjtë, i gjelbër, i cili të fton vetiu të ulesh pranë tij dhe të bisedosh me të, duke pirë një cigare apo ujin e ftohtë, i cili nuk dihet se nga vjen.

“DUSHKU I LLESHANIT”, MONUMENT NATYROR

Në vitin 2002, dushku është shpallur monument natyror, për nga vetë vlerat që ka.

Gjëndet në fshatin Lleshan, pranë rrugës për në Gjinar, komuna me të njejtin emër në rrethin e Elbasanit; në një shpat mali me lartësi rreth 1000 mbi nivelin e detit.

Përfaqëson një dru lisi të veçuar, me formë të rregullt dhe në gjëndje të mirë.

Lartësia e tij është rreth 21 m, diametri i trungut 120 cm, perimetri i trungut 240 cm.

Foshnja që u flijua, historia e jashtëzakonshme që vjen nga qyteti i … Read More »

Meshkuj lexojeni vetëm! Femrat më “bombë” në seks sipas shenjave të horoskopit

Ja cilat janë:

Demi

Kur është fjala për seksin, gruaja Dem e di se si të jetë shumë e thellë, romantike dhe e vëmendshme në paralojë. Seksi për ju nuk është vetëm seks, është mbi të gjitha dashuri, është kënaqësi e përbashkët dhe ju e adhuroni ta kënaqni partnerin. Aftësia që keni për të kuptuar dëshirat tuaja ju bën të dashuruara dhe shumë të lakmuara.

Binjakët

Seksi është një lojë për ju Binjakët dhe argëtoheni shumë me të. Marrëdhëniet e rrepta nuk janë për ju, por ju e dini se si ta bëni të dashurohet partneri. Me gëzimin tuaj të jetës ju sillni një frymë ajri të pastër brenda dhe jashtë shtratit. Shpirti juaj i egër ju bën partnerin më të dëshiruar seksual të të gjitha shenjave.

Gaforrja

Dashuria e një mashkuli është për ju, femrat e Gaforres, një sfidë e vërtetë dhe keni shumë argëtim për ta fituar atë. Doni të jeni të bindura, të pushtuara, magjepsura dhe kjo ju bën “bombë” kur bëhet fjalë për seksin. Ju dukeni të forta dhe të vendosura, por pasi dikush vjedh zemrën tuaj, kjo do të jetë performanca juaj më e mirë seksuale: Ajo e mbushur me dashuri.

Luani

Gruaja Luan nuk është kurrë e turpshme, madje as nën çarçafë. Ndjekja e kënaqësisë nuk është aspak një negocim për ju, dhe me të vërtetë jeni shumë e kujdesshme për të kënaqur veten aq sa partnerin. Kjo është një cilësi e vlerësuar shumë nga burrat, veçanërisht sepse ju jeni të kënaqur me veten, të veshura apo të zhveshura dhe mos u bëni merak për atë që mendojnë të tjerët.

Virgjëresha

Ju e shikoni gjithçka si një sfidë për të fituar dhe seksi nuk mbetet pas. Doni ta bëni atë mirë, ju doni që ai të jetë gjithmonë i bukur, i këndshëm për ju dhe partnerin tuaj. Për këtë arsye, të kesh një marrëdhënie seksuale me një grua të shenjës së Virgjëreshës, e bën atë një përvojë unike dhe të përpiktë të kënaqësisë. Jeni një partnere ideale seksuale.

Peshorja

Peshorja është një shenjë që kërkon baraspeshë dhe harmoni, edhe kur bëhet fjalë për seksin. Për ju, dashuria është pothuajse një akt i shenjtë: Nuk është se ju nuk dini të argëtoheni, përkundrazi, ju ngrini gjithçka në një nivel më të lartë. Për këtë arsye, foletë mund të priten nga ju. Seksi për gruan Peshore nuk është kënaqësi “e imja” ose “e saj”, por më tepër një kënaqësi e përbashkët.

Akrepi

Gruaja Akrepi është seksi, madje edhe para se të zhvishet dhe të përfundojë nën çarçafë me partnerin e saj. Ndjeshmëria juaj e lindur tërheq burrat si një magnet dhe pa marrë parasysh se çfarë vishni ose si i mbani flokët tuaj: Ju jeni një ëndërr erotike. Kur bie në dashuri, atëherë potenciali juaj rritet më tej dhe ju bëheni një shpërthim i emocioneve. Askush nuk mund t’i rezistojë hijeshisë tuaj.

Shigjetari

Ju jeni një pus i misterit dhe i ndjeshmërisë, jetoni me ndjenjën dhe respektin e çdo përvoje të jetës dhe, kur bëhet fjalë për seksin, bëheni më tërheqëse sesa mendoni. Meshkujt janë të gatshëm të tradhëtojnë partneren e tyre historike për të kaluar një natë me një grua Shigjetar.

Bricjapi

Doni shumë, intensivisht dhe gjithçka është një sfidë për ty. Është gjithashtu e vlefshme për seksin: Ju nuk ndaleni derisa të keni arritur kënaqësinë e plotë dhe të gjithëanshme, tuajën të partnerit. Je një apel i fortë seksi.

Ujori

Jeni një shpirt i lirë dhe sigurisht keni nevojë për një partner që iu kupton dhe iu pranon me dashuri. Ju jeni të pasionuar nën çarcafë dhe çdo shkëmbim i ngushtë i intimitetit është një aventurë për ju femrat e Ujorit. Shumë njerëz mbeten të hipnotizuar nga aftësia juaj për të bërë dashuri dhe dëshirë pa kushte. Përjetimi i emocioneve të reja është emocionues për ju dhe kjo sigurisht ju bën një partner shumë të kërkuar seksual.

Peshqit

Shenja më romantike e zodiakut mund të jetë vetëm një valë e ëmbël edhe midis çarçafëve. Për ju femrat Peshk, nuk ka të bëjë me seksin, por me dashurinë, në mënyrë intime dhe të thellë, në mënyrë që midis jush dhe atij të krijoni një lidhje të pathyeshme. Ju shpesh shqetësoheni për dëshirat e partnerit dhe e dini se si t’i kënaqni me shumë guxim, të fshehur admirueshëm prapa gjesteve tuaja të balancuara dhe harmonike.

Meshkuj lexojeni vetëm! Femrat më “bombë” në seks sipas shenjave të horoskopit Read More »

Çifti që habiti gjithë dynjanë, dasma e tyre më e komentuara sot. Ja e veçanta

jo nuk do të harrohet lehtë. Cdo kujt i shkon ne mendje veshtiresite qe do te kene kaluar ky çift në Britaninë e Madhe te cilet kane realizuar dasmën e tyre te cilen e kishin planifikuar më 28 shkurt të këtij viti.

Jemma Swainston-Rainford dhe Steven Lucock kishin menduar që ditën më të bukur të jetës së tyre ta festonin në një shtëpi peme në Northumberland.

Çifti kishte menduar edhe për detajin më të vogël, por mesa duket nuk kishte llogaritur reshjet e shumta të dëborës dhe temperaturat nën zero.

Por pavarësisht kësaj “Bisha nga Lindja” nuk arriti që ta mposhte çiftin, pasi dasma u realizua dhe ishte një nga ceremonitë e vetme që zhvillohej atë ditë në atë zonë, sipas një personi të gjendjes civile.

Dita tyre më e lumtur mund të mos ketë shkuar ashtu siç ata e kishin menduar, pasi ndodhën edhe disa incidente të vogla si pasojë e motit të keq.

“Një natë përpara dasmës Jemma po qante, ajo nuk e besonte se ceremonia do të zhvillohej. Madje edhe make-up artist e anuloi takimin pasi nuk vinte dot. Gjithashtu kur të ftuarit nisën duke anuluar ftesat, ne nisëm që të përgatiteshim për më të keqen”, tha bashkëshorti.

Ai shtoi se më pas gjithçka përfundoi “si një dasmë përrallash që të gjithë do ta mbajnë mend”.

Ndërkohë fotografi Sean Elliott ka improvizuar gjithçka nga fillimi dhe rezultati është me të vërtetë mahnitës.

“Shkoi shumë më mirë seç e mendonim. Të gjithë ata që bënë një rrugëtim të vështirë në ato kushte klimaterike kanë çfarë të mbajnë mend për një kohë të gjatë”, tha ai.

Çifti që habiti gjithë dynjanë, dasma e tyre më e komentuara sot. Ja e veçanta Read More »