Kuriozitete

50 fakte nga jeta e Skënderbeut

Çdo komb ka një Hero Kombëtar. Por rrallë i ndodh një vendi kaq të vogël si Shqipëria të ketë për të tillë, një figurë si Gjergj Kastriot Skënderbeun. Jo thjesht se për 25 vjet ai e ktheu Shqipërinë në një barrierë të sigurt ndaj ushtrive turke, por njëkohësisht ai u bë barrierë që osmanët mos të përparonin më tej në Evropë. Për këtë qëllim Evropa e njeh Skënderbeun si një “Atlet të Krishtit”, një mbret dhe një luftëtar, që, nëse nuk do të ekzistonte, kishte gjasa që kontinenti të ndërronte fenë. Me rastin që dje Heroi ynë Kombëtar kishte ditën e vdekjes “Tirana Observer” sot boton 50 ngjarje dhe fakte nga jeta e heroit, ngjarje në formë të përmbledhur.

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu lindi në Dibër, më 6 maj të vitit 1405. Vdiq në qytetin e Lezhës, më 17 janar të vitit 1468. Ai jetoi 62 vjet, 9 muaj e 12 ditë. Skënderbeu është figura më e shquar në historinë e Shqipërisë.

  2. Gjergj Kastriot Skënderbeu mban titullin Hero Kombëtar që nga viti 1965, titulli më i lartë dhe i vetëm që mban një shqiptar për vlerat e larta të figurës së tij.

  3. Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit, princit të Shqipërisë së Veriut dhe i princeshës malazeze, Vojsava. Gjergji ishte fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave.

  4. Gjergj Kastriot Skënderbeu u martua me Donika Aranitin nga Kanina e Vlorës dhe me të pati një djalë, Gjonin, emrin e të cilit ia vuri për nder të të atit. Për nder të të atit, i biri i Gjonit mori emrin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

  5. Vlera më e lartë kombëtare e figurës së tij është se për 25 vjet ai mbajti larg Shqipërisë ushtrinë turke, duke e thyer pothuajse në çdo betejë. Janë të shumta betejat e fituara nga Skënderbeu së bashku me ushtrinë e tij.

  6. Vlerat e figurës së Skënderbeut janë ndërkombëtare, duke qenë se ai u bë prijësi i barrierës ndaj ushtrive turke për pushtimin e Evropës dhe mosshtrirjes së fesë islame në kontinentin evropian.

  7. Gjergj Kastrioti Skënderbeu i përkiste fesë së krishterë. U shndërrua në mysliman, pasi shkoi në ushtrinë turke dhe më pas u kthye përsëri i krishterë. Kjo ishte feja më e përhapur në Evropë në atë kohë.

  8. Nga personalitete të huaj, nga historinë të huaj, ai ka marrë epitete të tilla si “Atlet i Krishtit” dhe “Ideatori i Aleancës së Parë Euroatlantike”. Epitete këto që e ngrenë shumë lart figurën e Heroit tonë Kombëtar.

  9. Mendohet se Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte shtatshkurtër, truplidhur dhe shumë i fuqishëm. Shpata të cilën përdori ai ishte e vështirë për ta përdorur një njeri i zakonshëm për nga pesha e saj.

  10. Sot në botë emrin e Gjergj Kastriot Skënderbeut e mbajnë sheshe të shumta në kryeqytetet më të rëndësishëm të botës, duke filluar që nga Tirana, Prishtina, Zyrihu, Parisi, Roma, Çikago, Shkupi, etj.

  11. Buste dhe shtatore të Skënderbeut ndodhen në Londër, Spanjë, Buones Aires, Neë York, Kanada, Kosovë, Tiranë. Në të gjitha punimet artistike, Heroi Kombëtar qëndron hipur mbi kalë duke simbolizuar luftëtarin.

  12. Përkrenarja me kokën e dhisë që mbante Skënderbeu ishte një simbol i huazuar nga legjendat e Pirros së Epirit dhe Aleksandërit të Madh. Ajo është me metal të bardhë dhe me një rrip (ruban) të larë me ar.

  13. Janë dy shpata të Skënderbeut. E para i është dhuruar nga Papa në Krishtlindjet e vitit 1466 dhe është me trup të drejtë, e gjatë 85.5 centimetra dhe e gjerë 5.7, peshon 1.3 kg. E dyta është model turk, është 121 cm dhe peshon 3.2 kg.

  14. Kali i Skënderbeut është një tjetër simbol që ka shoqëruar heroin. Sipas Barletit, ai ishte i bardhë, i një race të zgjedhur. Pas vdekjes së Skënderbeut, ai nuk pranoi t’i hipte njeri tjetër dhe ngordhi.

  15. Në moshë të vogël së bashku me tre vëllezërit e tij, Skënderbeu u mor peng nga Sulltan Murati II, si ndëshkim për luftën që i shpalli Gjon Kastrioti, i ati i Skënderbeut, si dhe u vendos në Edrene të Turqisë.

  16. Për trimërinë dhe zotësinë në artin ushtarak që tregoi gjatë betejave me ushtrinë osmane, gjatë betejave në Azinë e Vogël, Skënderbeu mori nga Sulltani titullin e gjeneralit. Skënderbeu studioi në Stamboll artin ushtarak, njihte gjuhën osmane, latine dhe shqip, si dhe shkruante dhe kishte oratori të lindur. Ballkani dhe Azia e Vogël ishin disa nga detyrat e tij ushtarake pas mbarimit të shkollës, duke u dalluar për trimëri.

  17. Familja e Kastriotëve kishte një principatë të vogël në malet midis Matit dhe Dibrës, në kufirin verior, në zotërimet e Topiajve. Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi këtë principatë në vitin 1383.

  18. Gjatë gjithë jetës së tij, Gjergj Kastriot Skënderbeu zhvilloi 30 beteja, nga të cilat 29 prej tyre i fitoi dhe vetëm një humbi. Betejat e udhëhequra nga Skënderbeu kanë qenë nga më të fortat dhe më të përgjakshmet.

  19. Dy janë uniformat që ka përdorur Gjergj Kastrioti Skënderbeu. E para ishte uniforma e luftës, me përkrenare dhe parzmore. Ndërsa veshja tjetër që përmend Barleti është ajo popullore me qeleshe dhe xhubletë.

  20. Eshtrat e Skënderbeut u zhvarrosën nga turqit pas rënies së Krujës, më 1480, 12 vjet pas vdekjes. Varri i tij, që ndodhej në Kishën e Shën Nikut në Lezhë, u dhunua dhe eshtrat u morën si hajmali nga ushtarët turq.

  21. Skënderbeu ka deklaruar se, “unë jam pasardhës i Pirros së Epirit”. Marin Barleti në veprën e tij thotë se Skënderbeu i referohej shpesh origjinës së Pirros.

  22. Dy herë Papa Piu II kërkoi të vinte në Shqipëri me qëllim kurorëzimin mbret të Skënderbeut. Në arkivat e Vatikanit ndodhet dokumenti që do të kurorëzonte Skënderbeun, Mbret të Epirit.

  23. Emrin e Skënderbeut e mbajnë të paktën 10 objekte dhe institucione. Tri rrugë në Tiranë, Durrës e Krujë; një muze në Krujë, një fshat në Librazhd, një pije alkoolike konjak, një skuadër futbolli e Korçës, universiteti ushtarak, një titull i lartë, “Urdhri Gjergj Kastriot Skënderbeu” dhe një shesh në kryeqytet.

  24. Emri i Skënderbeut u propozua nga Sami Frashëri t’i vendosej kryeqytetit të vendit. Në 1889 në veprën e tij “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, Frashëri mendon që qyteti të ngrihej në fushën e Tiranës.

  25. Biografi i parë i Skënderbeut ka qenë Marin Barleti, në vitet 1504, me veprën “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, botuar në gjuhën latine. Ndërsa në gjuhën shqipe Fan Noli, Sabri Godo dhe historiani Kristo Frashëri.

  26. Familja e Kastriotëve kishte një principatë të vogël në malet midis Matit dhe Dibrës, në kufirin verior, në zotërimet e Topiajve. Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi këtë principatë në vitin 1383.

  27. Rreth 60 kilometra katror dhe një kështjellë iu dhuruan Skënderbeut nga Mbreti i Napolit, Alfonso, në shenjë mirënjohjeje për ndihmën që i dha. Ky vend edhe sot është pronë e pasardhësve të Skënderbeut.

  28. Lekë Zaharia, Moisi Golemi, Hamza Kastrioti, Gjon Muzaka, Pal Engjëlli, Gjergj Araniti, Andrea Topia, Vrana Konti, ishin bashkëpunëtorët më të afërt të Skënderbeut. Megjithëse dy prej tyre e tradhtuan.

  29. Fjalimi më i rëndësishme dhe më i mbajtur mend, është ai i mbërritjes në qytetin e Krujës. Fjalët “lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta në mesin tuaj”, kanë vlerë letrare dhe mendimi edhe sot e kësaj dite.

  30. Për Gjergj Kastriot Skënderbeun shkrimtari Longfelloë ka shkruar poemë, opera nga François Francoeur dhe François Rebel dhe një tjetër e shkruar nga Antanio Vivaldi, piktori i madh Rembrand ka bërë pikturë portretin e tij.

  31. Për figurën e Skënderbeut dhe për personazhin të tij janë shkruar në të gjithë botën 600 libra, mes tyre romane, libra historikë dhe tregime, madje edhe legjenda, duke e ngritur në piedestal figurën e Skënderbeut.

  32. Tri mbahen mend si tradhtitë më të mëdha ndaj Skënderbeut. Nipi i tij, Hamza Kastrioti, princi Moisi Golemi dhe tradhtia në betejën e Beratit, betejë kjo që është konsideruar e vetmja e humbur nga ushtria e Skënderbeut. Ballaban Pasha ishte gjenerali turk që u ndesh më tepër me Skënderbeun. Ballabani ishte shqiptar dhe për portën e lartë ishte i vetmi që e njihte artin e luftës së Skënderbeut. Në një betejë i vrau 8 komandantë të lartë Skënderbeut.

  33. Tri herë qyteti i Krujës, që ishte dhe qendra e Skënderbeut, u rrethua nga ushtritë osmane. Dy herë nga sulltanët dhe një herë nga gjenerali më i lartë turk, Evrenoz Pasha. Por nën mbrojtjen e Skënderbeut qyteti asnjëherë nuk ra.

  34. Dy sulltanë erdhën vetë në Shqipëri për të ndëshkuar Skënderbeun. Murati II, i cili thuhet se pas humbjes vdiq nga hidhërimi gjatë rrugës së kthimit, si dhe djali i tij, Mehmeti, i cili e la në mes rrethimin e Krujës.

  35. Në të tri rrethimet e Krujës Skënderbeut iu desh të përballej me një ushtri shumë herë më të madhe në numër. 100 mijë me Sulltan Muratin dhe po kaq me Sulltan Mehmetin dhe gjeneralët.

  36. Titulli Skënderbej “Iskander Bej” ose “Aleksandër i Madh”, iu dha nga Sulltan Murati II, pas fitoreve të betejave në Azi. Gjithashtu iu dha dhe titulli “Sanxhakbej” për zonën e Shqipërisë në vitet 1437-1438.

  37. Rreth pesë mijë të vrarë mendohet se është numri më i madh i ushtarëve që ka humbur Skënderbeu në një betejë. Historianët turq thonë se beteja e Beratit ishte dështimi më i madh i Skënderbeut.

  38. Një herë Skënderbeu vendosi paqe të përkohshme me Sulltan Mehmetin pas disfatave të ushtrisë turke. Historianët kanë mendime të ndryshme, por Barleti thotë se osmanëve u duhej të linin pak kohë Skënderbeun dhe të merreshin me luftërat në Bosnjë dhe Azi.

  39. Më 1443 Skënderbeu braktisi ushtrinë turke. I dërguar nga Sulltani për t’u ndeshur me hungarezët e drejtuar nga Janosh Huniadit, Skënderbeu me ushtarët e tij besnikë largohet nga beteja dhe drejtohet për në Shqipëri.

  40. Më 28 Nëntor të vitit 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Kjo ndodhi pasi Gjergj Kastrioti me një sërë masash ushtarake shtiu në dorë qytetin e Krujës dhe atje ngriti flamurin kuq e zi.

  41. Lufta e kalorësisë ishte një nga mjeshtëritë e Skënderbeut. Kalorësia e pajisur me armë të lehta ishte një nga më të përdorshmet, duke bërë që të sulmonte radhët e armikut dhe të tërhiqej shpejt.

  42. Pas 25 vitesh luftë, në janar të vitit 1468 Skënderbeu thirri një tjetër kuvend me princat shqiptarë. Barleti thotë se ato ditë Skënderbeu u sëmurë rëndë nga ethet dhe shëndeti i tij nuk u përmirësua më.

  43. Për vdekjen Skënderbeut ka pasur disa hipoteza. Në veprën e Barletit thuhet se ai vdiq në moshën 62-vjeçare pa asnjë shkak natyror. Vitet e fundit studiuesi Aurel Plasari hedh tezën se Skënderbeu mund të jetë helmuar.

  44. Lidhja e Lezhës është i pari bashkim i princërve shqiptarë për të kundërshtuar pushtimin osman. Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte organizator i kësaj lidhjeje historike nga ku nisi dhe qëndresa e arbrit.

  45. Gjoni, djali i vetëm i Skënderbeut, u largua në Napoli pas vdekjes së të atit, ku mori titullin “Dukë” dhe “Kont”. U martua me Irena Brankoviç Paleologu, pasardhësja e fundit e familjes perandorake të Bizantit dhe patën shumë fëmijë. Pasardhësit u shpërngulën në Leçe, në vitin 1700.

  46. Gjyshi i Gjergj Kastriot Skënderbeut, Gjoni, vendosi sundimin e tij në Krujë në vitin 1439, por mësohet se Venediku e shpalli armik dhe i preu kokën në Durrës, në vitin 1402. Pas atij erdhi i biri, Gjoni, babai i Skënderbeut, i cili e mori Krujën përsëri dhe gradualisht e shtriu sundimin e tij mbi Tiranën, Matin, Dibrën dhe Mirditën, nga Prizreni në lindje, deri në detin Adriatik në perëndim.

  47. Nga viti 1407 deri më 1430, Gjoni luftoi periodikisht me turqit, u mund 3 herë dhe u detyrua të pranonte kushte të rënda paqeje. Pas humbjes në vitin 1421, ai mbante një kontroll të kufizuar në principatën e tij.

  48. Pas Kuvendit të vitit 1443, Skënderbeu më 2 mars të vitit 1444, mbajti Kuvendin pasues në Katedralen e Shën Kollit të qytetit të Lezhës. Ky ishte i pari Kuvend Kombëtar i princërve dhe i fisnikëve shqiptarë të shek. XV.

  49. Portreti më i hershëm i Gjergj Kastriot Skënderbeut daton në vitin 1466. Gentile Bellini, në vitin 1466 kur Heroi vizitoi qytetin e Lagunovës në Itali, e pikturoi atë me urdhër të autoriteteve venedikase, sipas autorit Friedrich Kenner, mendohet se portreti ka qenë me profil majtas.

  50. Një fakt tjetër në jetën e Skënderbeut është edhe iniciativa papnore enciklike për nderimin botëror të Gjergj Kastriotit. Me iniciativën e tij papa i romes mendoi t’i jepte këtë titull të lartë Heroit tonë Kombëtar, i cili është një nga vlerësimet më të mëdha në atë kohë.

Rezultate imazhesh për foto skenderbeu

50 fakte nga jeta e Skënderbeut Read More »

Do qeshni me lot! Fustanet më të pazakontë të dasmave

Ceremonia e dasmës është e veçantë për çdo çift dhe për këtë dëshirohet perfeksion edhe në detajet më të vogla. Një aksesor shumë i rëndësishëm për nuset është fustani. Megjithatë, ka edhe raste kur jo gjithçka shkon mirë…

“CNN Turk” sjell një fotogaleri me “fustanet më të çuditshme të dasmave”.

Do qeshni me lot! Fustanet më të pazakontë të dasmave Read More »

Njihuni me fshatin Shqiptarë ku djemtë ngelin beqarë, s’kanë para “për të blerë” nuse

Është një fshat i largët në Elbasan. Duket sikur ka humbur në kohë dhe hapësirë.
Ora e këtij komuniteti të vogël ka mbetur në kohën e ish-kooperativave bujqësore.

Kanë ikur te gjithë. Nja 15 shtëpi të rrënuara kanë mbetur mbi kodër.

Rrethuar me ullinj e drurë frutorë gjithfarë, banorët i luten Zotit për shi, ndërsa djemtë i luten Zotit për nuse! Të paktën, vegjetojnë aty me prindërit e tyre, nja 20 çuna. Kanë harruar të flasin për punët në bujqësi.

Secili në mëngjes pyet shokun “Ke ndonjë haber për nuse”?! Përgjigja vjen mohuese. Vetëm duke tundur kokën.

Kërkojnë nëpër rrjete sociale. Por të gjithë mbeten të mashtruar. Rëndom tregojnë ndonjë foto në celular për “nusen” virtuale.

Fshati është i Elbasanit, kufi me Tiranën. Nga aty, duket paq Tirana natën. Ndërsa Elbasani nuk duket pas maleve, që rrethojnë Bodinin. Jo pak djem kanë hyrë kollovarë në Baldushk të Tiranës.

Ky fshat i begatë për nuse, është më afër tyre. Por dhe aty s’ka vend më për kollovarë.

Ndërsa Elbasani nuk para pranon dhëndurë të tillë. Kësisoj, kanë mbetur çipllak. Vetëm ëndërrojnë. Prindërit po ua hanë shpirtin. Kërkojnë nuse në shtëpi. Të gjorët kërkojnë nuse në internet. Asnjë vajzë nuk pranon të martohet aty, sipas Lajm Shqip. Jo se janë djem të këqij. Janë të pashëm dhe të gjatë.

Fshati s’ka ujë. Herë-herë nuk ka drita. Fshati nuk ka rrugë.

Për këto arsye dhe të tjera, vajzat nuk janë aq “budallaçka” të veshin vello në Bodin.

Po u ikën mosha djemve. Disa, afër të dyzetave. Jo pak prej tyre, me trasta në kurriz, rrugëve të Greqisë.

Nuk fitojnë aq para sa për të “blerë” një nuse. S’u ka mbetur gjë tjetër. Veçse të plaken beqarë…Fshatin e tyre e ka harruar koha…

Njihuni me fshatin Shqiptarë ku djemtë ngelin beqarë, s’kanë para “për të blerë” nuse Read More »

Çfarë fshihet pas shtëpisë “së brakistur” që kushton 1 milion dollarë?

Duket një shtëpi e braktisur në pamje të parë, por çmimi i saj kap vlerën e 1 milion dollarëve.
Pas maskimit të thjeshtë fshihet një arredim i mrekullueshëm i vendosur në një ambient të qetë në Ibthorne, pranë Andover të Hamshire.

Kjo banesë njëkatëshe është ndërtuar në vitet 1920, por është restauruar nga inxhinieri James Karter dhe gruaja e tij Georgina Wilson në vitin 2011.

Për 9 muaj çifti arriti ta shndërronte këtë banesë me katër dhoma gjumi dhe në një suitë mjaft komode dhe e gjitha u ka kushtuar 150.000 paund.

Përveç dhomave të gjumit gjatë restaurimit banesa ka një dhomë ngrënie, dhomë shërbimesh, sallon dhe banjo.

Restaurimi i shtëpisë përfshinte rrjetin e përcjelljes elektrike, hidraulike, hidroizolimi, garazh dhe një shtesë në pjesën ne pasme të banesës e cila është e fshur në pamje të parë, por është e gjitha me parametra moderne.

 

Çfarë fshihet pas shtëpisë “së brakistur” që kushton 1 milion dollarë? Read More »

Si të bëheni të pasur para se të mbushni 30 vjeç? Eksperti që ia ja doli jep këshillat befasuese

Ëndrra për t’u bërë miliarder është e pranishme tek shumë të rinj shqiptarë, pjesa më e madhe e të cilëve zgjedhin të emigrojnë për të mbledhur para.
Ka edhe nga ata që zgjedhin rrugë joligjore, pasi pasuria thonë se është si seksi që kur nuk e ke, nuk mendon për gjë tjetër.

Pjesa më e madhe e njerëzve që nuk kanë pasuri të trashëguar, arrijnë të bëhen të pasur vetëm pas moshës 30 vjeç.

Mirëoi sipas Grand Cardone, një ekspert i shitjeve ndërkombëtare, mund të bëhesh miliarder edhe para kësaj moshe.

Ai ka treguar:

Në moshën 21-vjeçare, braktisa universitetin pa asnjë lek në xhep dhe me borxhe, dhe kur mbusha 30 vjeç, isha tashmë milioner.”
Por cilat janë hapat që të garantojnë se mund të bëhesh edhe ti milioner kur të arrish të 30-at?

Cardone ka dhënë disa këshilla:

Së pari duhet të përpiqeni të shkoni drejt parasë dhe të vëreni mundësitë që u ofrohen, duhet të fokusoheni në rritjen e të ardhurave. Të ardhurat e mia mujore ishin 3,000 $ ndërsa nëntë vite më vonë arrinin $20,000 në muaj.
Së dyti nuk duhet kursesi të mburreni dhe të shisni mend se jeni i pasur. Unë e bleva orën dhe makinën time të shtrenjtë vetëm kur fitoja nga bizneset një rrjedhje të sigurt dhe te shumëfishtë të ardhurash. Tregoni etikë në punë, jo xhinglat që blini.

Mënyra e vetme për të kursyer paratë tuaja është t’i investoni ato. Vendosini paratë tuaja në llogari të sigurta dhe të paprekshme. Për asgjë në botë mos i prekni këto para, as për raste emergjence. Kjo do të bëjë që të ndiqni hapin e parë (të rrisni të ardhurat). Deri më sot, të paktën 2 herë në vit, ngelem trokë sepse gjithmonë i investoj paratë ekstra në projekte të atilla tek të cilat nuk kam akses.

Shmangni borxhet që nuk mund t’i shlyeni. Arsyeja e vetme pse njëherë mora borxh për të blerë një makinë, ishte se kisha bindjen që ajo do të më sillte fitime.

Trajtojini paratë si një i / e dashur xheloz. Miliona njerëz duan të kenë pavarësi financiare, por vetëm ata që e bëjnë atë një prioritet i fitojnë milionat. Që të bëhesh i pasur dhe të vazhdosh të jesh i tillë duhet patjetër ta bësh prioritet. Paraja është si një i dashur xheloz. Injoroje dhe do të injorojë, ose më keq akoma, ajo do t’ju lërë për dikë tjetër që e ka atë prioritet..

Hiqeni nga mendja idenë që ju bën të mendoni se të jesh i varfër është deri diku normale. Merrni një mentor milioner personal dhe studiojeni atë. Shumë njerëz të pasur janë tejet bujarë me njohuritë dhe burimet e tyre.

“Vërini” në punë paratë tuaja për të bërë punët më të vështira. Qëllimi i investimit është arsyeja e vetme për të ndërmarrë hapat e tjerë, ndaj paratë tuaja duhet të punojnë për ju. Ju inkurajoj të investoni me më shumë se 1 milionë $. Nuk ka mungesë parash në këtë planet, ata që mungojnë janë vetëm njerëzit që kanë horizont të gjerë.

Nëse i ndiqni në jetën tuaj këto hapa do të bëheni patjetër i pasur. Hiqini qafe njerëzit që ju thonë se nuk mund t’ia dilni. Shmangini metodat e të pasuruarit shpejt, dhe mos harroni kurrë etikën.

Mos hiqni dorë kurrë, dhe kur t’ia dilni mbanë, kini vullnet për t’i ndihmuar edhe të tjerët të ndjekin rrugën tuaj.

Si të bëheni të pasur para se të mbushni 30 vjeç? Eksperti që ia ja doli jep këshillat befasuese Read More »

Rrëqebulli, një nga kafshët më të rralla të rajonit, është parë pranë Tropojës

Një nga kafshët më të rralla të rajonit, Rrëqebulli i Ballkanit është fotografuar pas shumë kohësh në Shqipëri.

Për herë të parë ai është fotografuar edhe në lartësitë e Nikaj-Mërturit, pranë Tropojës.

Kjo specie e rrallë dhe në rrezik zhdukje për zonën shqiptare, është vërejtur kohët e fundit edhe në Malin e Munellës dhe në zonën e Shebenikës.

Theskojmë se Rrëqebulli është mishngrënësi i tretë për nga madhësia në Evropë, pas ariut dhe ujkut.

Në Shqipëri ai hasej kryesisht në zonat malore veriore dhe qendrore si në Alpe, Pukë, Lurë, Martanesh e Librazhd.

Megjithatë fotot e fundit janë një tjetër dëshmi e vlerave të rralla natyrore të masivit pyjor të Nikaj-Mërturit,

Rrëqebulli, një nga kafshët më të rralla të rajonit, është parë pranë Tropojës Read More »

Diana la një sekret në këpucët e dasmës

Kur kanë kaluar 20 viteve që nga vdekja tragjike e Princeshës Diana, ende flitet dhe shkruhet për të.

Familjarët kanë zbuluar edhe disa “sekrete” për jetën dhe veprimtaritë e saj. Dizanjuesi i veshjeve të saj ka zbuluar mesazhin emocionues që Princesha kishte të fshehur në këpucët e saj të martesës me Princin Charles.

Edhe pse këpucët ishin kryesisht të fshehura nën fustanin e dizajnuar nga Elizabeth dhe David Emanuel që pa diskutim u quajt “veshja e shekullit”. Këpucët mbanin një “haraç” për burrin e saj.

Ajo kishte zgjedhur të shprehte dashurinë ndaj princ Charles, duke shkruar inicialet e saj dhe të tij, dhe në mes të shkronjave C dhe D, kishte edhe një zemër në mes.

Diana la një sekret në këpucët e dasmës Read More »

Korridori më i gjatë i kristaltë në rrokaqiejt më të mëdha të botës

Një tjetër mrekulli arkitekturore do të shfaqet në Kinë me ndërtimin e një korridori prej 300 metrash që do të lidhë katër rrokaqiej në qytetin Chongqing Raffles.

Korridori kristal i lartë prej 250 metrash do të vendoset në zonën më të ngarkuar të portit të Chongqing dhe do të shtrihet përgjatë katër kullave të larta. Korridori do të shpejtës 40,000 ton, duke përfshirë 12,000 ton çelik.

Sipas China Plus News, trungu i parë i korridorit ajror të kapur është ngritur kohët e fundit. Ajo do të bashkohet me dy “trungje” të tjerë që janë planifikuar të ngrihen në mes të majit dhe qershorit.

Pasi të përfundohet, korridori i lakuar do të ofrojë një pamje 270-gradë dhe do të shfaqë një pishinë me 50 metra infinit.

Kullat do të jenë ndërtesat më të larta prej xhami në botë.

Dy vjet më parë, Kina zbuloi urën më të gjatë dhe më të lartë të xhamit në botë në malet e saj piktoreske Zhangjiajie.

Hapësirën prej 430 metrash, e cila është projektuar nga arkitekti izraelit Haim Dotan, është ngritur rreth 300 metra mbi tokë. Është bërë nga 99 panele të qelqit të pastër dhe varet në mes të dy shkëmbinjve malorë në Zhangjiajie, krahinën Hunan.

Hapësira qiellore transparente u lejon vizitorëve të shijojnë pamje të jashtëzakonshme nga një pikë e përparme e lartë, duke siguruar një test të ashpër të nervave.

https://youtu.be/pNW3xMA5tpE

Korridori më i gjatë i kristaltë në rrokaqiejt më të mëdha të botës Read More »