Kuriozitete

Dridhja e duarve,shkaqet dhe kurat natyrale qe funksionojne

Dridhja e duarve është një problem i zakonshëm që prek shumë të rritur.

Shkaku kryesor i këtij problemi ka të bëjë me ndërprerjen e një funksioni të trurit.

Megjithatë, dridhja e duarve mund të jetë një pasojë e tiroides apo një efekt anësor i ilaçeve kundër azmës, antidepresivët, lithiumit, e qetësuesve të ndryshëm.

Përdorimi i tepërt i kafeinës mund të ndikojë sistemin nervor dhe të shkaktojë dridhje të duarve.

Niveli i ulët i sheqerit në gjak shkakton dridhje të duarve, bashkë me heqjen dorë nga alkoli apo substancave të tjera që shkaktojnë varësi.

Stresi, ankthi dhe nervozizmi gjithashtu mund të shkaktojnë dridhje duarsh.

Ky problem është serioz dhe mund të jetë paralajmërues i disa problemeve neurologjike që mund të jenë të rënda.

Dridhjet e duarve mund të ndalojnë dhe të kurohen me disa mënyra dhe hapa të thjeshtë .

Mbani Stresin Nën Kontroll

Stresi dhe ankthi janë një prej faktorëve që kontribuon në dridhjen e duarve.

Nëse dëshironi të jeni më pak të stresuar atëherë meditoni për t’i dhënë mendjes qetësi.

Frymëmarrja e thellë është një tjetër teknikë për të luftuar stresin.

Mjaftojnë 10 minuta duke marrë frymë nëpërmjet diafragmës dhe sistemi juaj nervor do të jetë më i qetë.

Pini Çaj Kamomil

Kamomili ka aftësi qetësuese dhe largon ankthin dhe stresin.

Ai zbut kontraktimet e muskujve dhe dridhjet e duarve.

Pini dy deri në tre filxhanë me çaj kamomili në ditë ose bëni banjë me vaj kamomili për të qetësuar nervat.

Ushtrime për duart

Ushtrimet për duart jo vetëm i forcojnë ato por edhe parandalojnë ose zbusin dridhjet e duarve.

Përdorni toptha elastikë kundër stresit dhe shtrëngojini fort.

Mbajini për pesë sekonda dhe më pas qetësojini duart.

Përsëriteni këtë 10 herë dhe çdo ditë.

Një tjetër aktivitet që mund të bëni është joga e cila përveç të gjithave ju ndihmon të flini më mirë.

Çaji i Valerianës

Valeriana është një bimë qetësuese që largon stresin dhe tensionin, ndaj është e rëndësishme kundër dridhjes së duarve.

Ju mund të përdorni lëng nga ekstrakti i valerianës kundër dridhjes së duarve ose të pini çaj disa herë në javë.

Kjo bimë nuk duhet përdorur gjatë shtatzanisë ose ushqyerjes me gji.

Vitaminat e Kompleksit B.

Vitaminat e kompleksit B janë të domosdoshme për mirëmbajtjen e nervave dhe muskujve të fortë.

Mungesa e këtyre vitaminave  shkakton humbje të koordinimit dhe ekuilibrave mes organeve.

Mund të merrni suplementë ose të konsumoni ushqime të pasura me këto vitamina si: të bardhat e vezës, fasulet, bizelet, barishtet, produktet organike të bylmetit dhe shpendët.

Amino Acidet

Acidet yndyrore Omega-3 janë mirëbërëse për sistemin nervor dhe rrjedhimisht për inflamacionin që mund të përkeqësojë dridhjen e duarve.

Konsumoni më shumë vaj peshku dhe ushqehuni me peshk, salmon, ton dhe sardele.

Mos hiqni dorë nga farat e linit, kungullit dhe arrat.

Magnezi

Magnezi shërben si një elektrolit dhe ndihmon në transmetimin e impulseve mes nervave dhe muskujve.

Nëse trupit i mungon magnezi, atëherë do të shfaqen kontraktimet e muskujve dhe dridhjet e duarve.

Ushqimet e pasura me magnez janë farat e susamit, fasulet, arrorët, farat dhe barishtet.

Hiqni Dorë Nga Kafeina

Nëse ju dridhen duart atëherë mbani nivelet e kafeinës në minimum ose hiqni dorë plotësisht prej saj.

Sasitë e mëdha të kafeinës stimulojnë më tepër sistemin nervor dhe nxisin dridhjen e duart.

Kafeina e tepërt shkakton dhimbje koke, ankth dhe çrregullime të rrahjeve të zemrës.

Hiqni Dorë Nga Alkoli Dhe Duhani

Duhani dhe alkoli kanë një ndikim të keq në sistemin nervor. Ato e dobësojnë atë dhe nxisin dridhjen e duarve.

Megjithatë, kini parasysh që dridhja e duarve mund të shfaqet edhe krahas shenjave të tjera të heqjes dorë nga alkoli.

Dridhja e duarve,shkaqet dhe kurat natyrale qe funksionojne Read More »

Shprehjet që përdorin meshkujt që tradhtojnë

“Të dua në një mënyrë ndryshe”, “Më jep gjashtë muaj kohë”, “Unë nuk do të të bëj kurrë të vuash”: këto janë disa nga frazat standarde që përdorin zakonisht meshkujt që tradhtojnë. Kjo sipas “mbledhjes” që kanë bërë dy shkrimtaret italiane Francesca Bonafini dhe Caterina Falconi duke i sjellë në një formë manuali.

Përse tradhtojnë meshkujt? “Meshkujt e martuar tradhtojnë për arsye të ndryshme”, shpjegojnë dy shkrimtaret italiane Francesca Bonafini dhe Caterina Falconi në manualin e tyre.

“Ata tradhtojnë prej dashurisë ndaj vetes, prej mërzisë, mbylljes në vetvete dhe ndonjëherë sepse dashurohen me të vërtetë”: kanë thënë ato.

Shumë meshkuj mendojnë se janë superiorë ndaj femrës dhe bëjnë gjithçka për ta dëshmuar këtë, edhe nëse bëhet fjalë për të tradhtuar partneren. Shpesh egoizmi i shtyn të marrin atë që duan, pa pyetur shumë se kush lëndohet nga kjo situatë. Në shumë raste meshkujt kanë humbur pasurinë, shëndetin, fëmijët dhe familjen duke zgjedhur marrëdhëniet jashtë martese, por kjo nuk i pengon ata të bëjnë përsëri të njëjtën gjë. Në fund të fundit, burrat janë burra!

Po kështu, meshkujt kanë ego shumë të brishtë. Edhe kur martesa apo lidhja e tyre shkon shumë mirë e preferojnë një hallakatje të rastit pa e menduar shumë gjatë. Shpesh ata provojnë tradhtinë për të provuar nëse janë ende tërheqës për seksin e kundërt.

Gjithashtu një martesë jo e lumtur, mund të çojë shumicën e meshkujve në një flirt duke pasuar në tradhti. Shpesh kur një mashkull nuk merr nga partnerja e tij atë që dëshiron, përqafon zgjidhjen më të lehtë “të shkojë me një femër tjetër”. Në vend që të analizojnë se çfarë shkon keq në marrëdhënie dhe të angazhohen për të rregulluar problemet, shumica e meshkujve zgjedhin “arratisjen” që pothuajse gjithmonë identifikohet me tradhtinë.

Ndërsa seksi është arsyeja më e rëndësishme se pse meshkujt tradhtojnë bashkëshortët e tyre. Sipas psikologëve, është më e lehtë për një mashkull të ketë marrëdhënie seksuale me një grua pa pasur diçka emocionale kundrejt saj, ndërsa për një grua nuk është pikërisht e njëjta gjë, përtej seksit ajo ka një arsye bindëse pse kalon në tradhti.

Meshkujt adhurojnë të ndihen të vlerësuar e për më tepër t’i thuhet. Kur një lidhje, fejesë, martesë apo bashkëjetesë fillon të ketë shumë kritika në mes apo fajësime (siç edhe ndodh zakonisht), meshkujt kanë tendencë të kërkojnë një person tjetër që i vlerëson dhe i thotë se sa “të mirë” ata janë.

Të gjithë duan të ndihen të dëshiruar, pavarësisht moshës, gjinisë apo punës që bëjnë. Meshkujt nuk bëjnë ndryshim. Ata kanë tendencë të jenë social e të krijojnë një rrjet të gjerë njohjesh për të ndier forcë dhe siguri.

Disa fraza tipike të tradhtarëve:

-“Unë nuk do të bëj kurrë të vuash!”

-“Më jep pak muaj kohë, gjashtë për shembull!”

-“Ti mbase nuk mund ta besosh, por unë të kam vetëm ty!”

-“Nuk do të jetë gjithmonë kështu për ne!”

-“Të dua në një mënyrë shumë të veçantë!”

-“Nuk e dua asnjëherë një ndarje!”

-“Unë nuk të meritoj”.

Shprehjet që përdorin meshkujt që tradhtojnë Read More »

Punëtori gjen 8 mijë euro në plehra, i kthen në para të pastra dhe i lë pa fjalë të gjithë

Kevin Ball gjeti një qese të zezë mbeturinash të mbushur plot me mijëra paund me vlerë prej 8 mijë eurosh.

Pas kësaj, kompania ku punonte Kevin ia dorëzoi qesen policisë së Lancashirit në Angli për të gjetur pronarin e saj. Mirëpo, kaluan muaj të tërë dhe askush nuk i tërhoqi.

Z. Hanson tha:

Shpresojmë ti ndajmë paratë me punëtorët e tjerë dhe disa të tjera ti japim për bamirësi”.

Epo, i gjetën dhe i kthyen në bankë në para të pastra. Pritën kaq kohë që të gjenin pronarin e tyre, në fund duhet thënë se punëtorët e kësaj kompanie që mbledhin plehra i meritojnë paratë.

Punëtori gjen 8 mijë euro në plehra, i kthen në para të pastra dhe i lë pa fjalë të gjithë Read More »

Keni një shtrëngim duarsh të dobët? Ja katër arsye pse duhet të shqetësoheni

Kërkimet e reja tregojnë se njerëzit me shtrëngime duarsh të dobët kanë gjasa të vuajnë nga atakët në zemër. Por sikur vetëm kjo të mos mjaftonte, ja 4 arsye të tjera pse duhet të kontrolloni më fort dorën tuaj.

Shtrëngimi i duarve, si të gjithë e dimë, mund të jetë një fushë e minuar.
A duhet t’i përshtatemi forcës me të cilën na jep personi tjetër dorën, apo duhet t’ia shtrëngojmë më fort? Sa duhet të zgjasë shtrëngimi i duarve? A i keni larë duart më parë? A duhet t’ i mbani erë gishtave pasi i keni dhënë dorën dikujt? A duhet të vendosni dorën tjetër mbi dorën e personit, apo ta vendosni në shpatullën e tij? Apo përqafimi është i këshillueshëm? Dhe tani, ne mësojmë se ky gjest mirësjelljeje, është edhe një parashikues i sëmundjeve serioze.

Studimi i publikuar në The Lancet javën e kaluar, zbuloi se një dhënie dore e lehtë mund të jetë sinjal për rritjen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Studimi ndërkombëtar 4-vjeçar, që përfshin 140 mijë të rritur nga 17 vende, doli në konkluzionin se dhënia e dorës është një parashikues më i mirë i vdekjes së parakohshme se sa testet e tensionit të gjakut.

-Ka më shumë gjasa të vdisni të rinj
Nuk janë vetëm ataket në zemër që janë të lidhura me mënyrën e shtrëngimit të duarve. Një studim i bërë në mbi një milion adoleshentë meshkuj në Suedi, mes viteve 1951 dhe 1976, zbuloi se fuqia e dhënies së dorës është i lidhur me vdekshmërinë nga sëmundjet kardiovaskulare, por lidhej edhe me rrezikun e lartë të vetëvrasjes.

-Keni më pak gjasa të gjeni një partner seksual
Në vitin 2007, Gordon Gallup, një psikolog evolucionist në Universitetin Albany në SHBA, publikoi një studim që tregonte se njerëzit me shtrëngim dore më të fortë se mesatarja, kishin mundësi të rritura seksuale, që lidhej me një numër më të lartë partnerësh seksualë. Ai gjithashtu zbuloi se meshkujt me shtrëngim dore të fortë kishin tendencën të ishin më agresivë, dominantë e më mashkullorë.

-Keni më pak gjasa të jeni të mirë-arsimuar
Vitin që kaloi, Warren Sanderson, një profesor ekonomie në Universitetin Stony Brook, dhe Sergei Scherbov, drejtor i Institutit të Sistemit të Aplikuar, publikuan një hulumtim që arriti në përfundimin se njerëzit e mirë arsimuar kanë një shtrëngim duarsh më të fortë se ata më pak të edukuar. Ata zbuluan se forca e shtrëngimit të dorës së një 65-vjeçari më pak të arsimuar ishte e barabartë me forcën e dorës së një 70-vjeçari të mirë arsimuar. Kështu që sa më shumë i arsimuar të jetë një person, aq më ngadalë plaket ai.

-Keni më pak gjasa të keni sukses në një intervistë pune
Një studim i kryer në mars të këtij viti zbuloi se shtrëngimi i lehtë i dorës është një nga gabimet më të madhe që njerëzit bëjnë në një intervistë pune. Ky konkluzion u arrit nga Front of House Recruitment që shpjegon se punëdhënësit ndjenin një mungesë besimi dhe entuziazmoi në mesin e kandidatëve për punë që shtrëngonin dorën lehtë.

Keni një shtrëngim duarsh të dobët? Ja katër arsye pse duhet të shqetësoheni Read More »

Rrufeja i këput gishtin e vogël, 30-vjeçarja bën atë që nuk pritej, e ruan në…

Çfarë do bëni me një pjesë të trupit tuaj në se do u këputej? Me siguri që ta ruani në kavanoz nuk është ndonjë nga alternativat.
Por, Torz Reynolds, nga Colchester në Essex, vendosi të ruante gishtin e saj të vogël, i cili u godit nga rrufeja vitin e kaluar.

Fillimisht Torz e mbajti trungun e gishtit në frigorifer të ngrirë dhe pastaj vendosi që ta fuste në një tip kavanozi të vogël, të cilin e ka përshtatur si varëse.

30-vjeçarja mendon se ky modifikim duket shumë bukur, gishti nuk e humbet formën e tij për shkak të tretësirës alkoolike në të cilën ndodhet.

Një çmenduri, por fundja secili ka shije personale…

Rrufeja i këput gishtin e vogël, 30-vjeçarja bën atë që nuk pritej, e ruan në… Read More »

‘Bac u Kry’, zbulohet kush fshihet pas logos së famshme të Pavarësisë së Kosovës

Bac, u kry”, është njëra nga sloganet më të famshme që nga koha e pasluftës. Ajo tregon përfundimin e një lufte që pas shumë sakrificash solli lirinë. Por a e dini kush janë autorët e “Bac u kry”?

Bac, u Kry! është një logo e krijuar nga Krenar Gashi, Besnik Nuli dhe Muhamet Jashanica, posaçërisht për pavarësinë e Kosovës.

Logoja nga krijuesit është liruar për përdorim por pa ndërhyrje në të, duke lënë si logo shpirtërore e cila nuk është e lejuar për biznes të asnjë lloji.

Logoja i drejtohet Adem Jasharit, komandantit legjendar të UÇK-së i cili u vra së bashku me gjithë familjen e tij në një përplasje me forcat serbe.

Edhe fjala “bac” i drejtohet Adem Jasharit, njeriut që dha jetën për pavarësinë e Kosovës.

Krenar Gashi, shkruan bota sot, është hulumtues dhe aktivist i shoqërisë civile.

‘Bac u Kry’, zbulohet kush fshihet pas logos së famshme të Pavarësisë së Kosovës Read More »

Bëhet miliarder për 5 minuta, ja në çfarë mënyre

Një qytetar belg ka arritur të bëhet i pasur në vetëm 5 minuta.

Luc Mahieux zbuloi se dikush kishte derdhur në llogarinë e tij një shumë të çmendur prej 2 miliardë dollarësh.

Përshtypja e çuditshme se ishte bërë shumë i pasur, zgjati vetëm 5 minuta, pasi banka fshiu menjëherë shumën nga llogaria.

“Mendova se do të zgjidhja të gjitha problemet e mia”, tregon duke qeshur.

Më pas ai e ka kaluar çështjen me një batutë në profilin e tij në “Facebook”, duke saktësuar për të gjithë miqtë e tij “të ardhshëm”, se nuk kishte më para.

Teknikët e anti-mashtrimit ende nuk kanë shpjeguar se si ka ardhur një shumë e tillë në llogarinë e saj dhe nga ku.

Bëhet miliarder për 5 minuta, ja në çfarë mënyre Read More »

Kënga për të cilën shqiptarët e Kosovës dënoheshin me burg nga Serbia

Janë të shumtë shqiptarët e Kosovës të cilët gjatë viteve të 80-ta janë dënuar me burg vetëm nëse kanë dëgjuar këtë këngë.

Janë të shumtë shqiptarët e Kosovës të cilët gjatë viteve të 80-ta janë dënuar me burg vetëm nëse në veturë apo shtëpi u është gjetur ndonjë kasetë me këngën e Gëzim Nikës – “N’Dardani bjen nji tupan”.

Veç burgut, të njëjtit për këtë këngë edhe janë rrahur e maltretuar fizikisht e psiqikisht, pasi kënga ishte futur nga regjimi serb në listën e këngëve “nacionaliste” e cila sipas pushtetit okupator nxiste irredentizmin tek shqiptarët e Kosovës.

Gëzim Nika është një ndër këngëtarët më të mirë shqiptar, i lindur në Tropojë.

Vitin e kaluar u festua 35 vjetori i karrierës muzikore të Nikës. 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=3v2GPFCh1Ko]

Kënga për të cilën shqiptarët e Kosovës dënoheshin me burg nga Serbia Read More »