Kuriozitete

Parashikimet e Hawking: Pas qindra vitesh njerëzit do shkojnë në …

Stephen Hawking arriti famën e tij për shkak të hulumtimit që e bëri në relativitetin e përgjithshëm dhe vrimat e zeza. Por, shpesh ai doli edhe jashtë fushës së tij, duke përdorur dijen e tij për të treguar sfidat dhe rreziqet me të cilat do të përballet njerëzimi.

Largimi nga Toka

Hawking thoshte: “po i vendosim të gjitha vezët me një shportë” – dhe kjo shportë është Toka. Për dekada të tëra, Hawking bënte thirrje që njerëzit të fillojnë të kërkojnë planetë të tjerë. Bile, shpesh duke i pushtuar titujt e mediave botërore me paralajmërimet e tij.

Ai thoshte se njerëzimi do të bie viktimë e një zhdukjeje masive – ndoshta më herët ose më vonë. Hawking vuri në dukje disa prej kërcënimeve më potenciale: inteligjenca artificiale, ndryshimi klimatik, viruset dhe lufta bërthamore.

Më 2016, ai tha për BBC: “Edhe pse shansi që planeti Tokë të pësojë një katastrofë mund të jetë i ulët tani, ai rritet me kohën, dhe bëhet i vërtetë brenda një mijë ose 10,000 vitesh”.

Ai ishte i bindur se njerëzit do të shpërndahen nëpër kozmos deri në atë kohë, por shtoi: “Ne nuk do të vendosim koloni të qëndrueshme në hapësirë për të paktën qindra vitet e ardhshme, kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm në këtë periudhë”.

Ngritja e makinave intelegjente

Hawking i dinte mundësitë e mëdha që vinin nga inteligjenca artificiale, por paralajmëroi edhe për rreziqe. Në një intervistë për BBC më 2014, ai tha: “Zhvillimi i plotë i inteligjencës artificiale mund ta sjellë fundin e racës njerëzore”.

Hawking tha se format primitive të inteligjencës artificiale që janë ndërtuar deri më tani e kanë dëshmuar se janë të dobishme. Por, Hawking frikësohej nga pasojat që mund të vijnë prej formave të ndryshme të makinave inteligjente, të cilat në thelb një ditë mund të tejkalojnë njerëzit për nga mençuria.

Parashikimet e Hawking: Pas qindra vitesh njerëzit do shkojnë në … Read More »

Pse ndryshon ora çdo pranverë dhe pyetje të tjera

Më 25 mars, bota do t’i çojë orët 60 minuta përpara. Qëllimi i këtij ndryshimi është shtyrja e perëndimit të diellit më vonë gjatë ditës dhe lindjes së diellit më vonë në mëngjes. Kjo shtyrje, me siguri, do t’ju shkaktojë pak probleme me gjumin javët e para. Edhe pse ora ndryshon çdo vit, disa pyetje mbeten përjetësisht të pazgjidhura. Le t’i marrim me radhë.

Pse e ndryshojmë orën çdo vit dhe pse tani?

Koncepti nisi Shtetet e Bashkuara për të kursyer energji gjatë Luftës së Parë Botërore dhe u bë standart botëror gjatë viteve ’60. Idea është që orët me diell të shtyhen më tej në darkë. Pra, nëse dielli perëndon në 20:00 dhe jo në 19:00, ne do të shpenzojmë më pak kohë me dritat ndezur në shtëpi, duke kursyer elektricitet. Gjithashtu, njerëzit nuk do të flenë gjatë orëve me diell në mëngjes, pasi edhe ato shtyhen një orë më tej. Kjo do të thotë që orët me diell do të jenë produktive dhe do të përdoren efektivisht.

A kursen vërtet energji?

Në fakt, studimet zbuluan se impakti është minimal, për të mos thënë inekzistent.

Çfarë do të ndodhte nëse do të hiqnim dorë krejtësisht nga ndryshimi i orës?

Kartografi Andy Woodruff vizualizoi çfarë do të ndodhte në skenarë të ndryshëm. Boshti përfaqëson ditë me lindje dhe perëndim dielli në një orar të arsyeshëm. Me këtë, ai do të thotë lindje dielli në 7:00 ose më herët dhe perëndim në 17:00 ose më vonë. Me ndryshimin e orës dy herë në vit, harta Sh.B.A. duket kështu. Në të majtë llogariten ditët ku dielli lind në 7:00 ose më herët. Sa më e verdhë, aq më shumë ditë të tilla. Në të djathë, llogariten ditët ku dielli perëndon në 17:00 ose më vonë. Sa më e verdhë harta, aq më shumë ditë të tilla.

A është i rrezikshëm ndryshimi i orës?

Pak. Kur orët shkojnë para 60 minuta, shumë prej nesh humbasin një orë gjumë. Orët tona biologjike janë pak të konfuzuara. Njerëzit janë qenie të brishta dhe ndryshimi më i vogël ka ndikim. Në rastin e ndryshimit të orës, shumë prej nesh e përjetojnë keq mendërisht dhe nuk ndihen në sinkron me botën. Studime të mëparshme kanë vënë re rritje të numrit të aksidenteve automobilistike mëngjesin pas ndërrimit të orës si dhe lëndime në vendin e punës.

Pse ndryshon ora çdo pranverë dhe pyetje të tjera Read More »

Zbulim i madh : Qumështi që shpëton jetë vjen nga…

Një zbulim i madh është bërë në Australi dhe mund të ndihmojë në luftën kundër antibiotikëve duke përdorur qumështin e sqeporit.

Një gjitar që mund të bëjë vezë, të prodhojë qumësht, ka sqep si të rosës dhe këmbë helmuese. Nuk ka thithka, por e mban qumështin në bark dhe i ushqen të vegjlit nëpërmjet djersitjes. Pas disa studimeve për kafshët unike, shkencëtarët zbuluan në 2010 se qumështi i sqepurit përmbante veti të vecanta antibakteriale.

“Sqeporët janë kafshë të çuditshme dhe kanë një biokimi të çuditshme”, thotë dr. Janet Newman. Studiuesit besojnë se fakti që nuk e nxjerr qumështin nëpërmjet thithkave është një prej arsyeve përse përmban karakteristika mbrojtëse antibakteriale.

 

Zbulim i madh : Qumështi që shpëton jetë vjen nga… Read More »

Testi i urinës që tregon përfundimisht sa vite do të jetoni! Mund ta bëni që tani në shtëpi

Shkencëtarët zbuluan një substancë, e njohur si 8-oxoGsn, e cila tregon dëmtimin e qelizave ndërsa njerëzit fillojnë të plaken.

Duke përcaktuar ‘moshën e brendshme’ të njerëzv, mund të jetë e mundur që të vlerësohet rreziku nga vuajtja prej sëmundjeve të lidhura me moshën, madje edhe të vdekjes së parakohshme sipas studiuesve.

Teknika efikase e analizës së urinës, e përdorur nga shkencëtarët, e cila ka vlerësuar mostrat deri në 10 individë në një orë, mund të jetë e dobishme në studimet e ardhshme që hetojnë lidhjen ndërmjet 8-oxoGsn dhe plakjes biologjike, shtojnë ata, raporton Daily Mail.

Autori i studimit, Dr Jian-Ping Cai, nga Qendra Kombëtare e Gerontologjisë në Kinë, tha: ‘8-oxoGsn i urinës mund të pasqyrojë gjendjen reale të trupit tonë më mirë se mosha jonë kronologjike dhe mund të na ndihmojë të parashikojmë rrezikun e sëmundjeve të moshës.

Testi i urinës që tregon përfundimisht sa vite do të jetoni! Mund ta bëni që tani në shtëpi Read More »

Sendet fatsjellëse të të gjitha shenjave të horoskopit

Të gjithë jemi të lidhur me sende të caktuara dhe ndonjëherë kjo nuk ka asnjë shkak. Në raste të caktuara, e lidhim nevojën për një send me një situatë që na ka ndodhur kur e kemi pasur me vete. Sepse objekte të caktuara ndikojnë në jetën tonë por jo secili mund të mbajë ç’ti shkrepet në kokë! Nëse nuk rrini dot pa bizhutë apo gjërat tuaja të preferuara, provoni të paktën të mani atë që ju tregojnë yjet

Mund të funksionojë…

Dashi – Çelësi

Demi – Numri 7

Binjakët – Zarat

Gaforrja – Nusepashka

Luani – gurë të çmuar

Virgjëresha – Syri i keq

Peshorja – Trekëndëshat

Akrepi – Patkua

Shigjetari – Këmbë lepuri

Bricjapi – Katër gjethe

Ujori – Gjinkalla

Peshqit – Dreamcatcher

Sendet fatsjellëse të të gjitha shenjave të horoskopit Read More »

Çfarë kuptimi ka verorja, simboli i hyrjes së pranverës (Gjithçka që nuk dinit për të)

Që në lashtësi, Dita e Verës shoqërohej me zjarre (zakonisht dëllinjash) mbrëmjeve, në mes të fshatit, të cilët i kapërcenin burrat e djemtë, si për t’i lënë lamtumirën dimrit.

Dita e Verës ishte dita e verojkave (ose veroreve). Nëse i referohemi “Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe” (viti 1980, faqe 2135), verojka ishte një lloj byzylyku i përgatitur me fije të kuqe e të bardha që ua lidhnin fëmijëve në duar apo në qafë në Ditën e Verës (verojka, verore, nga verë).

Por, siç shkruan Konica, me verore rrethoheshin edhe degët e thanave, dëllinjave, dafinave apo shelgjeve të nderura. Në shumë raste në Ditën e Verës thureshin kurora dhe i varnin në portat e shtëpisë, për të sjellë fat. Kjo është bërë, deri vonë, edhe në Tiranë. Rezulton se Dita e Verës është kremtuar në mbarë viset shqiptare.

Megjithatë, kremtimet kanë pasur nuanca të ndryshme për krahina të ndryshme. Etnologu i mirënjohur Bernardin Palaj, njohës i thellë i trashëgimisë kulturore sidomos të malësisë së Veriut, ka shkruar që në fillim të viteve ’20 të shekullit të kaluar, për mënyrën se si festohej atje Dita e Verës. Dita e Verës është festuar shumë kohë para se institucionet klerikale e, më pas, ato shtetërore të fillonin të administronin festat popullore. Si festë pagane, ajo është kremtuar që në lashtësi.

Por pervec ketyreve ka edhe disa kuptime te tjera verorja:
Sipas tradites thuhet: Se ne momentin qe e vendos veroren, duhet te mendohet nje deshire. Dhe kur kjo verore te merret nga dallendyshja dhe te vihet ne fole, do ju realizohet deshira.

Nje tjeter tradite thote: Vajzat e reja qe e mbajne veroren, dhe dallendyshet i marrin per fole. Do te martohen brenda vitit. Keshtu qe kur shihnin se verorja nuk ishte, ja nisnin me pergatitjen e pajes.

Nderkohe qe te tjere mendojne : Verorja, nuk te lejon qe dielli i pranveres te te nxije ne fytyre. Thuhet qe ata se vinin verore edhe nese rrinin ne diell nuk do te nxiheshin ne fytyre.

Tradita e verores. Perit qe lidhet ne dore ne mengjesin e 14 Marsit.

Keto jane disa supozime se cfare ndodh nese e vendos veroren. Eshte dicka e lezetshme per aq kohe sa tradita thote se duhet te vihet. Nese besoni ne njeren prej ketyre traditave urojme qe ajo qe besoni me shume te permbushet. Ndaj mos pertoni ta keni edhe ju ne dore nje verore sot.

Çfarë kuptimi ka verorja, simboli i hyrjes së pranverës (Gjithçka që nuk dinit për të) Read More »

Zgjidh një letër dhe mëso si do të jetë kjo javë për ty

Zgjidhni një nga këto 3 karta dhe zbuloni si do të jetë java juaj.

Nëse keni zgjedhur Nr. 1

Do të ketë një rritje në përvojat mistike, magjike dhe frymëzuese. Çdo gjë që shohim, dëgjojmë, ëndërrojmë dhe imagjinojmë ka një qëllim në jetën tonë.

Në vend që të përpiqesh të kuptosh kuptimin që qëndron pas këtyre përvojave, përpiqu të jesh i pranishëm kur të ndodhin.

Gjithmonë përballeni me jetën me një buzëqeshje dhe qetësi.
Mos harroni gjëra të rëndësishme në jetën tuaj, por përpiquni të vendosni me mençuri.

Nëse keni zgjedhur Nr. 2

Fjalëkalimi i kësaj jave është mençuria dhe sugjeron që ju të sillni poezinë, hirin dhe diplomacinë në jetën tuaj.

Të tjerët mund t’ju provokojnë që t’ju bëjnë të reagoni, por mos i jepni atij këtë kënaqësi.

 

Jini më lart dhe mbani mend gjithë punën që u është dashur të bëni për të arritur këtu ku jeni.

Nëse keni zgjedhur numrin 3

 

Shpirti ju fton të merrni një udhëtim të gjatë për veten dhe të mendoni shumë për personin tuaj. Është e mundur që po lini disa elemente kyçe, ose se po përpiqeni të ndiqni qëllimet e rëndësishme për jetën tuaj.

 

Mos harroni, megjithatë, se e vërteta gjithmonë del dhe ne jemi përgjegjës për atë që kemi thënë apo bërë.

 

Të qenit transparent dhe i sinqertë do t’ju ndihmojë të përballeni me javën e re.

Zgjidh një letër dhe mëso si do të jetë kjo javë për ty Read More »

Mund t’ju duket çudi, por meshkujt janë të “fiksuar” pas këtyre femrave, zbulojeni përse

Nuk ka të bëjë me bukurinë!

 

Kur vjen puna për në shtrat, meshkujt bëhën pak fare “të verbër”. Sipas një studimi britanik, meshkujt preferojnë femrat më të shkurtra dhe nuk bëhet fjalë për shijet estetike.

 

Ato ndoshta nuk janë më të bukurat, por janë më të dashurat për meshkujt.

 

Një eksperiment i realizuar me 10 mijë çifte anglezë, ka konfirmuar teorinë. Nga pikëpamja e meshkujve, shtati i shkurtër i femrave përfaqëson për ta një dashuri perfekte.

 

Pëlqimi është i lidhur edhe me kiminë; te gratë e shkurtra dominon estrogjeni, hormone që gjenden më pak tek femrat e gjata.

Mund t’ju duket çudi, por meshkujt janë të “fiksuar” pas këtyre femrave, zbulojeni përse Read More »