Kuriozitete

Sot, e mërkurë, stuhia diellore godet Tokën

Një stuhi e madhe diellore i është drejtuar Tokës dhe me shumë gjasa mund ta godasë sot.

Ajo mund të shkatërrojë satelitët, të prishë furnizimin me energji elektrike dhe do të japë një shfaqje mahnitëse të dritave veriore.

 

Ajo u krijua javën e kaluar nga një shpërthim i madh në atmosferën e diellit dhe grimcat e ngarkuara nga ky shpërthim tani janë rrugës drejt planetit tonë.

Ardhja e stuhisë diellore përkon me formimin e “çarjeve të ekuinoksit” në fushën magnetike të Tokës, të cilën disa shkencëtarë besojnë se ndodhin çdo vit rreth ekuinoksëve të 20 Marsit dhe 23 Shtatorit, transmeton tch.

Këto çarje dobësojnë mbrojtjen natyrore të planetit tonë kundër grimcave të ngarkuara dhe mund të lënë fluturimet dhe sistemet GPS të ekspozuara ndaj stuhisë.

 

Grimcat magnetike të ngarkuara nga stuhia diellore mund të ndërhyjnë me makineritë në orbitën e Tokës, si dhe në sipërfaqen e planetit, të tilla si sistemet GPS apo edhe sinjalet radio.

Ato gjithashtu mund të kërcënojnë linjat ajrore duke turbulluar fushën magnetike të Tokës. Por mund të krijojnë edhe shkëndija elektrike që mund të djegin aparaturat që sigurojnë furnizimin me energji

Sot, e mërkurë, stuhia diellore godet Tokën Read More »

Dita e Verës dhe 8 besëtytnitë e fatit që shoqërojnë

Dita e Verës është një festë pagane që festohet nga të gjithë shqiptarët në 14 Mars. Ajo i ka fillesat e saj që në kohët antike dhe qyteti i parë që e ka festuar ka qenë Elbasani.

14 Marsi konsiderohet si dita e largimit të dimrit dhe ardhja e pranverës. Zanafillën Dita e Verës e ka në faltoren Zana e Çermenikës e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës. Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e vet ditën e 14 marsit.

Në ditët e sotme Dita e Verës nuk është më një festë vetëm e qytetit të Elbasanit, por festohet në të gjithë Shqipërinë dhe është një festë zyrtare. Megjithëse në treva të ndryshme festohet në mënyra të ndryshme.

Çfarë na shkon në mendje menjëherë sapo kujtojmë ditën e verës?

1-Kur themi Dita e Verës mendja na shkon tek Elbasani

Duke ditur që Elbasani është edhe zanafilla e kësaj feste, këtu festohet më shumë. Aktivitet e organizuar në Elbasan me rastin e kësaj feste mbledhin me qindra shqiptarë nga e gjithë Shqipëria.

2-Ballokumet

Ëmbëlsira tipike e festës së Ditës së Verës janë ballokumet. Disa zgjedhin t’i gatuajnë në shtëpi sipas recetës që gjyshja iu ka lënë trashëgim, ndërsa disa të tjerë preferojnë ta blejnë në Elbasan duke ditur që kjo është specialitet i kësaj zone.

3-Veroret

Ajo është një lidhëse me dy ngjyra e bardhë dhe e kuqe, të cilën vajza, gra, meshkuj dhe fëmijë e vendosin në dorë një natë para ditës së verës. Ajo simbolizon ardhjen e pranverës, dhe madje konsiderohet edhe një objekt me vlerë i mbrojtur edhe nga “UNESCO”. Veroret i heqim kur vijnë dallëndyshet dhe i vëmë në pemë që t’i marrin ato për të bërë folenë.

4-Kurorat e varura në dyert e shtëpisë

Varja e kurorave apo e degëve të bimës së thanës në dyert e shtëpisë konsiderohet si një gjest fatsjellës.

5- Ndezja e zjarreve të dëllinjave

Kjo praktikohet sidomos në zonat e juglindjes së Shqipërisë dhe ka të bëjë me besytninë e djegies së të këqijave të dimrit për të nisur një jetë të re në pranverë. Zjarret bëhen një natë para ditës së verës dhe të gjithë mblidhen duke festuar. Madje duket dhe si një garë e heshtur se kush e bëri zjarrin më të madh, apo kush ishte ai që e ndezi i pari.

6-Fëmijët e vegjël që shkojnë derë më derë për të marrë dhurata

Kjo traditë tashmë nuk bëhet, ndërsa dikur fëmijët e vegjël shkonin shtëpi më shtëpi dhe bënin si zogjtë “ciu, ciu, ciu”, për t’i lajmëruar të gjithë që ka ardhur pranvera. Ata gostiteshin me ëmbëlsira dhe dhurata të vogla.

7- Vezët me ngjyrë

Kjo është një traditë e festës së Pashkës, mirëpo në zona të ndryshme të Shqipërisë në Ditën e Verës bëhen vezët me ngjyra të ndryshme dhe fëmijët luajnë duke i “goditur” njëri me tjetrin për të parë se kush është më “i fortë”.

8-Dreka e Verës, pikniku

Në datën 14 çdo familje shtron një drekë në shtëpi, ose më e preferuar është në natyrë në formën e një pikniku. E rëndësishme është që ushqimet të jenë të përgatitura një natë më parë.

Dita e Verës dhe 8 besëtytnitë e fatit që shoqërojnë Read More »

“Tatuazh i gjallë” për monitorimin e gjendjes shëndetësore

Nanoteknologjia në mjekësi po merr zhvillime mjaft të rëndësishme të cilat as i kishim ëndërruar para pak vitesh.

Studiuesit e Institutit të Teknologjisë në Massachutsetss po eksperimentojnë me një ‘tatuazh të gjallë’, që jep

sinjale dhe paralajmëron për probleme shëndetësore.

I ashtuquajturi tatuazh është në formë peme dhe përbën një kombinim mes minirobotëve mjekësorë, dhe një xheli mjekësor.

Ngjyrat e ‘degëve të pemës’ sipas eksperimentit ndryshojnë nga stimulimet ambientale.

 

Sipas njërit prej bashkëautorëve të studimit, Hyunwoo Yuk, në të ardhmen do të mund të krijohen “platforma informatike” përmes të cilave të monitorojmë temperaturën trupore apo edhe probleme shëndntësore të ndryshme.

“Tatuazh i gjallë” për monitorimin e gjendjes shëndetësore Read More »

A e dinit se nga vjen emri ynë?Prejardhja e emrit Shqiptar

Pirroja ishte, ndoshta, sundimtari më i shquar i Epirit. Ai, si pasardhës i largët i Akilit, ishte biri i Akidit. Kushëriri i Aleksandrit të Molosisë, që sundoi Molosët e Janinës. Fatkeqësisht Akidi u ngatërrua në grindje politike familjare e krahinore dhe, si rrjedhoje, në fillim humbi mbretërinë e pastaj edhe jetën në vitin 313 para Kr.

I biri tij, Pirroja në atë kohë vetëm 6 vjeç, u shpëtua nga Glauku, Princi i fisit Ilir të Taulantëve. Në moshë të re ai hipi në fron për një kohë të shkurtër, por u rrëzua shpejt dhe filloi karrierën ushtarake me Antigonin e Maqedonisë, Komandantin veteran që kishte shërbyer me Aleksandrin e Madh. Në njërën nga betejat ai u kap rob dhe u dërgua si peng në Aleksandri.

Aty fitoi admirimin e Ptolemit, i cili i dha për grua të bijën dhe në vitin 296 para Kr.e vuri përsëri në fronin e mbretërisë së tij. Pirro gëzonte nam për fisnikërinë dhe trimërinë e tij në betejë. Epirotët e quainin “Shqiponjë”.

Sipas një tradite Shqiptare pretendohet se emri “Shqiptare” (Bij të Shqipes) e ka origjinën nga thënie e Pirros. Kur dikush levdonte zhdërvjelltësinë e lëvizjes së trupave të tij, ai i përgjigjet me krenari se një gjë të tillë ishte normale, pasi ushtarët e tij ishin “Bijtë e Shqipes”, kështu qenë lëvizjet e tyre. Natyrisht u shembëllënin fluturimeve të madhërishme të mbretit të shpendëve.

Sipas një versioni tjetër, disi të ndryshëm, kur ushtarët e tij u thurnin lëvdata sulmeve të tija të guximëshme e të shpejta ata e quanin “Shqiponjë” ai iu përgjigjej se ata ishin krahet e tija , që benin të mundur fluturimin e shpejtë të shqiponjës .

Thuhet se kjo çoi në adoptimin e këtij emri , të cilin populli shqiptar e përdor edhe sot e kësaj dite. Pra jo “ALBANE” por “Shqiptare” ose “Bij të Shqipes”.

A e dinit se nga vjen emri ynë?Prejardhja e emrit Shqiptar Read More »

Kjo grua e re ndjeu diçka që i lëvizte në gojë duke bërë dush. Kur e pa veten në pasqyrë u tmerrua

Daniela Liverani është një vajzë 24 vjeçare, e cila vjen nga Edinburgu, Skocia. Ajo i do udhëtimet nëpër botë dhe viziton vendet ekzotike dhe te largeta. Kohët e fundit, ajo ishte në një udhëtim në Azinë Juglindore. Ndërsa ishte në Azi, ajo kishte rënë nga një motoçikletë. Nuk u dëmtua rëndë, por filloi të kishte gjakderdhje nga hunda pas aksidentit.

Kur u kthye në Skoci, ajo vuri re se gjakderdhet nga hunda ishin duke u përkeqësuar dhe po beheshin më të shpeshta. Ajo mund të ndiente se kishte diçka ne hunde , por ajo supozonte se ishte vetëm një mpiksje gjaku. Çuditërisht, një ditë kur po bente një dush, ndjeu një masë të ngjitshme që prek buzët e saj. Ajo doli nga dushi të shikonte në pasqyrë.

Ajo nuk mund të besonte atë që pa – kishte një masë të madhe, që dilte nga hunda e saj. Pastaj ajo menjëherë kuptoi se kishte një lloj krijesë që jetonte në trupin e saj.

Ajo vuajti shumë pasi kishte shume dhimbje, ndërsa mjekët po përpiqeshin të tërhiqnin krijesën e cuditshme nga hunda e saj me doreza kirurgjikale.

Daniela ishte shumë kuriozë, kështu që ajo i pyeti mjekët se çfarë do të kishte ndodhur nëse krijesa do kishte vazhduar të jetonte brenda saj. Përgjigja e mjekëve ishte jashtëzakonisht e bezdisshme: do të kishte përfunduar në rrugën e saj drejt trurit të saj dhe do të ushqehej me të.

Historia e kësaj vajze është e mjaftueshme për të dërguar një drithërimë në trup. Shushunja ishte në të vërtetë duke i pirë gjakun, pa u vënë re dhe mund ta kishte vrarë. Kjo është arsyeja pse gjithmonë duhet t’i kushtojmë vëmendje më të madhe kur udhëtojmë në vende të huaja, sepse ka kafshë që nuk i njohim, madje edhe disa mikroskopë që mund të jenë vdekjeprurëse.

Kjo grua e re ndjeu diçka që i lëvizte në gojë duke bërë dush. Kur e pa veten në pasqyrë u tmerrua Read More »

Ja politikanët dhe VIP-at që janë ndarë për tu ri-martuar?

Politikanët tanë apo personat e njohur të ekranit, nuk bëjnë përjashtim nga historite e ndarjeve dhe divorceve.

Si të gjithë ne, ata kanë pasur historitë e tyre të dashurisë me pëlqime, lidhje, martesa dhe ndarje. Por, pas një divorci sërish ka pasur një tjetër martesë.

Këta janë politikanët dhe personat e njohur që janë ndarë për tu ri-martuar:

Fatos Nano

Pas një martese prej 30 vitesh, Fatos Nano iu drejtua gjykatës për t’u ndarë nga bashkëshortja e tij, Rexhina Nano, me të cilën kishte dy fëmijë te rritur. Nano brenda një kohe të shkurtër shkoi drejt altarit dhe u martua me Xhoanën.

Edi Rama

Kryeministri aktual ka qenë më parë i martuar me aktoren Matilda Makoçi, një martesë që pati si fryt edhe një djalë, Gregorin. Në 1991 martesa e tyre u zgjidh zyrtarisht në Gjykatën e Tiranës. Në 2010, Rama u martua me Lindën dhe kanë një djalë së bashku, Zahon.

Eduard Shalsi

Pas disa vitesh martesë dhe një fëmijë së bashku, Eduard Shalsi u divorcua bashkëshortja, Alisaveta më 2006-ën. Shalsi vendosi sërish të martohej më 2012-ën me arkitekten dhe pedagogen Eranda Liçi.

Eduard Selami

Prej disa vitesh Eduard Selami ka qenë i martuar me ish Miss-in Pegi Vreto, me të cilën ka edhe tre fëmijë. Çifti është ndarë dhe Selami është martuar me gazetaren Ilva Tare, me të cilën ka dy fëmijë.

Edi Paloka

Martesa e parë e Edi Palokës ishte me një shoqe shkolle, fryt i së cilës ishte një vajzë. Por, ata u ndanë dhe Paloka u martua sërish me Desara Mema dhe kanë një fëmijë së bashku.

 

Arben Ristani

Një martese në moshë të re, e cila u kurorëzua me lindjen e një vajze, por që përfundoi në divorc. Ristani u martua sërish me Alketa Zazon, pas një bashkëjetese të gjatë.

Alban Dudushi

Moderatori Alban Dudushi i dha fund martesës së parë , fryt i së cilës është një vajzë, për tu martuar sërish me gazetaren Bieta Sulo. Ata janë bërë prindër të një djali, prej pak kohësh.

Inva Mula

Sopranoja Inva Mula është ndarë nga Pirro Çako, martesë nga e cila kanë një djalë. Anthony Çako, pas ndarjes së prindërve vendosi të jetonte në Francë me nënën e tij. Mula është martuar përsëri me biznesmenin e pasur shqiptar Ethem Ramadani ku edhe nga kjo martesë ka një vajzë.

Ja politikanët dhe VIP-at që janë ndarë për tu ri-martuar? Read More »

Ja çfarë bën foshnja kur nëna qan gjatë shtatzënisë

Shumë prej nesh e dinë që ngrënia dhe pirja gjatë shtatzënisë ndikon te bebja, por si është efekti nëse ju qani?

Hulumtimet nga Shoqata Psikologjike tregojnë se foshnja 6 muajshe në bark, ndikohet shumë nga gjendja emocionale e nënës.

Kur jeni në stres, trupi juaj krijon një hormon të stresit dhe të gjitha emocionet tuaja kalojnë në placentë.

Ndërsa, të gjitha nënat që kanë pasur depresion gjatë shtatzënisë, me shumë gjasa që edhe foshnja kur t’i mbushë 18 vjeç mund të hyjë në një fazë të depresionit.

Kur qani, foshnja juaj fillon të zhvillohet më ngadalë, prandaj tentoni të jeni sa më e lumtur dhe të mos keni momente të këqija.

Për të larguar dëshirën për të qajtë, merrni një dush të gjatë, merrni frymë thellë dhe meditoni, po ashtu keni kujdes nga përdorimi i barnave gjatë shtatzënisë. Për çdo gjë konsultohuni me mjekun tuaj!

Ja çfarë bën foshnja kur nëna qan gjatë shtatzënisë Read More »