Kuriozitete

Ç’lloj inteligjence ke në bazë të shenjës së horoskopit?

Ke menduar ndonjëherë se si cilësohet inteligjenca jote? Atëherë njihu me këtë fakt.

Dashi
Ke inteligjencë dinamike, të pëlqen të zgjidhësh problemet. Nuk iu druhesh sfidave, edhe kur duken si luftëra të vështira.
Demi
Inteligjenca këmbëngulëse e demit e ndjek atë ngado. I ngadaltë në gjykim, përherë në ndjekie të intuitës…edhe kjo është një formë inteligjence.
Binjakët
Shenja që dominohet nga Mërkuri ka aftësi logjike dhe komunikuese. Inteligjenca e kësaj shenje është e shpejtë dhe arsyeja e qëndrueshme dhe e saktë.
Gaforrja
Jeni shumë të ndjeshëm ndaj dukurive të jashtme. I vlerësoni gjërat sipas antenave tuaja, ky është tipari I inteligjencës së gaforreve.
Luani
Keni inteligjencë të ndjeshme, dini të kapni rastet e rëndësishme dhe keni gjykim të kthjellët. Megjithatë, cilësia juaj më e madhe është besimi në vete dhe dyshimi te të tjerët.
Virgjëresha
Keni inteligjencë praktike! Nga ana tjetër jeni thuajse maniakë dhe kërkoni që gjithçka të jetë në perfeksion. Megjithatë, nuk i ke vetëm fjalë, i bën mendimet realitet.
Peshorja
Aftësia juaj për të marrë në dorë situatat ju bën të cilësoheni me inteligjencë diplomatike. Di të jesh dakord me të gjithë, por mbi të gjitha arrin të rregullosh edhe marrëdhëniet më ekstreme.
Akrepi
Vullneti, logjika dhe rezistenca janë cilësitë e akrepit. Është instiktiv dhe ka një formë inteligjenve të thellë që e përdor si mundësi mbijetese. Akrepi di ta gjejë zgjidhjen me intuitë.
Shigjetari
Ke inteligjencë të kthjellët e të gjallë. Nuk të pëlqen të qëndrosh në një vend dhe di t’i bësh mirë llogaritë e tua. Ke objektiv të qartë dhe di mënyrën e duhur për ta arritur.
Bricjapi
Je i prerë për studime dhe punë të vazhdueshme. Nuk lodhesh së dëgjuari dhe inteligjenca juaj është meditative. Reflekton shumë, por je edhe njeri që i mat e peshon mirë gjërat përpara se t’i bësh apo thuash.
Ujori
Shenja e ujorit dominohet nga Saturni dhe ndonjëherë është nën ndikimin e Uranit. Saturni është planeti i llogjikës ndërsa Urani cilësohet si planeti që i bën shenjat rebele dhe antikomformiste. Këto janë edhe tiparet e inteligjencës tënde.
Peshqit
Inteligjenca e peshqve është instiktive dhe racionale sepse janë shumë të ndjeshëm. Forca juaj është magnetike dhe e thellë.

Ç’lloj inteligjence ke në bazë të shenjës së horoskopit? Read More »

Ankand i rrallë në Zvicër: Për targën ‘ZH 987’ shqiptari ofron mbi 150 mijë franga!

Mëngjesin e së hënës, oferta më e lartë për targën zvicerane të makinave me numrin «ZH 987» ka arritur në 150 800 franga, shkruan “Blick”. Me këtë rast, rekordi i Kantonit të Zyrihut që kapte shumën prej 131 000 frangash për targën me numrin «ZH 1000» është thyer. Por, mbetet e paqartë nëse do të thyhet rekordi zviceran për numrin «ZG 10», përcjell Albinfo.ch.

Ankandi duket se është përkufizuar në disa ofertues. Ofertuesit me nofkën «kaj» dhe «VehgimMurati» janë duke garuar në çdo moment për të blerë targën «ZH 987». Por, mbrëmjen e së dielës, ofertuesi «VBerger» i ka tejkaluar të gjithë duke ofruar shumë prej 150 800 frangash.

Megjithatë, nga burime të ndryshme thuhet se kumanovari nga Maqedonia Hadi Osmani, ka ofruar për momentin shumën më të lartë prej 152 400 frangash.

Fituesi i ankandit do të dihet të mërkurën rreth orës 23.00. Më 14 shkurt të këtij viti, targa me numrin «ZG 10» ishte blerë për 233 000 franga, ndërsa deri atëherë, numri «VS 1» mbante rekordin prej 160 100 frangash.

Enti kantonal i Zyrihut, që nga viti 1995 bën ankande të tilla, ndërsa që nga viti 2006 edhe online. Këto ankande tek banorët e Zyrihut janë të shumë të mirëpritur.

Ankand i rrallë në Zvicër: Për targën ‘ZH 987’ shqiptari ofron mbi 150 mijë franga! Read More »

Prodhohen gabimisht 180,000 minj

Një laborator britanik ka rritur pothuajse 180,000 minj gabimisht. Gjithashtu, ai kreu eksperimente të paautorizuara mbi krijesat, sipas një raporti të “Home Office”, e cila thekson dhjetëra raste tronditëse të abuzimit në laboratorët e Mbretërisë së Bashkuar. Njësia e testimit të kafshëve të paidentifikuara nxori një tepricë prej 179,546 minjsh më shumë se kuota e saj e lejuar prej 127,600 dhe kryen eksperimente pa miratimin e Njësisë ASRU. Sipas raportit vjetor të qeverisë, përdorimi i tepruar i minjve në laborator fillimisht ndodhi në vitin 2014, por nuk u zbulua deri në janar 2016. Shkencëtarët pohuan se gabimi ishte pasi minjtë u regjistruan në baza të ndryshme të të dhënave. Në mënyrë të ngjashme në një laborator tjetër, numri i minjve të përdorur tejkalon kufirin e miratuar prej pothuajse 26,000. Shoqata Kombëtare Anti-Vivisection, një grup që sfidon përdorimin e kafshëve në kërkime, tha se incidentet tregojnë një dështim nga studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar për të siguruar kujdesin bazë për kafshët e përdorura. Disa nga rastet e mospërputhjes përfshijnë dështimet për të siguruar kafshë me ushqim dhe ujë – në një rast, një primat u la brenda natës në një inkubator shërimi pas operacionit, pa këto dispozita themelore. Në një rast tjetër, 74 zogj ngordhën ose u ndaj tyre u përdor eutanazia pasi mbetën pa lagështirë adekuate për rreth 65 orë. Shifrat më të fundit tregojnë se 3.8 milionë kafshë u përdorën për kërkime në vitin 2016; 2.8 milionë prej tyre ishin minj. Të gjitha aplikimet për kryerjen e eksperimenteve të kafshëve konsiderohen dhe vlerësohen nga inspektorët e ASRU.

Prodhohen gabimisht 180,000 minj Read More »

Blen një teke konjak 10 014 paund, futet në rekordet Guinness

Një teke e konjaku është shitur në një bar të Londrës për £ 10,014, duke vendosur një rekord të ri botëror.

Gota me 40ml i Romës de Bellegarde u shit në Londër, pasi u zbulua në bodrumet e konjakut tw Jean Fillioux.

Besohet të jetë një ndër shishet e para të krijuara nga Jean Fillioux më 1894.

Veprimtaria u ndoq nga admiruesit e konjakut dhe ekspertët e industrisë, të cilët dëshmuan në gllënjkën e parë. Një gjyqtar zyrtar nga Rekordet Botërore të Guinness ishte gjithashtu i pranishëm.

Ranjeeta Dutt McGroarty, themeluesi dhe drejtori i kompanise “Triniteti Natyror i Gazit”, ishte i pari që bleu këtë pije të rrallë në Hyde Kensington, duke thyer rekordin botëror të Guinness për çmimin e paguar për një teke alkool.

Blen një teke konjak 10 014 paund, futet në rekordet Guinness Read More »

Nga “fantazmë”, qyteti që kushton 40 miliardë dollarë

Një projekt prej 40 miliardë dollarësh, për të ndërtuar qytetin e parë në botë të “zgjuar” barazvlerësohet me Çernobilin si një qytet “fantazmë”.

“Utopia e teknologjisë së lartë” në Songdo në verilindje të Koresë së Jugut është ndërtuar nga zeroja dhe është projektuar gjithçka sipas teknologjisë më të fundit.

Banorëve iu premtua një qytet i së ardhmes, me kompjutera në rrugë për kontrollin e trafikut apo pajisje pneumatike që ‘thithnin’ mbeturinat nga shtëpia për t’u ricikluar më pas për të gjeneruar energji elektrike.

Por fotot e frikshme tregojnë se, pak më shumë se 15 vite që nga fillimi i projektit Songdo, qyteti është ende më pak se gjysmë i ndërtuar, me një qytetar që thotë se është ‘duke jetuar në një burg të braktisur’, apo një tjetër që thotë se është një qytet fantazmë.

Nga “fantazmë”, qyteti që kushton 40 miliardë dollarë Read More »

Mblidhuni dhe mësoni: Si të bëni më shumë para

Rregulli numër 1: Mos nënvlerësoni veten

Askush nuk ka lindur i ditur, por është eksperienca ajo që të mëson dhe aftëson. Pavarësisht pasigurive që keni, mos i lejoni ato t’ju mposhtin. Në asnjë mënyrë mos hiqni dorë nga një mundësi e re vetëm nga frika se nuk jeni mjaftueshëm të mirë. Silluni gjithë vetëbesim, për t’i thënë kështu shefit dhe vetes suaj se “Po” ju mundeni. Forca, besoni më shumë te potenciali juaj dhe tregojuni të tjerëve se ç’kokë gjeniale jeni.

Rregulli numër 2: Një gjë që e bëni mirë, mos e bëni falas

Thatë gjë “jam e gatshme të punoj dhe pa lekë”? Jo dhe jo! Kjo tregon mungesë profesionalizmi. Shiteni veten tuaj shtrenjtë. Fundja nuk ka pse koha, njohuritë dhe talenti juaj t’jua lënë xhepat bosh.

Rregulli numër 3: Kërkoni ngritje në detyrë

Në momenti që ju arsyetoni se meritoni më shumë para, kjo për shkak të punës që keni perfeksionuar dhe të një page që tanimë s’u përgjigjet kërkesave tuaja është koha të flisni me shefin. Mos kini frikë ta bëni diçka të tillë. Me kokën lart thuajini se për këto këto arsye ju meritoni më shumë para. Është ora të merrni atë që meritoni.

Rregulli numër 4: Mos qëndroni vonë në punë

Disa prej nesh kanë tendencën për të qëndruar më shumë në punë, si një mënyrë kjo për të treguar se ç’punonjës të shkëlqyer janë. Futeni në kokë: askush nuk do t’ju kurorëzojë me një çmim. Kujtohuni se koha është para, mos e shpërdoroni kot. Vetëm në rast se keni një projekt madhor që ia vlen të qëndrosh ca orë më shumë shtesë, atëherë po. Përndryshe nëse ju vetëshfrytëzoheni, për të tjerët aq më mirë.

Rregulli numër 5: Zgjeroni horizontin

Në vend që të mendoni vetëm për detyrat që keni në punë dhe ta ndrydhni mendjen tuaj mes 4 mureve të zyrës mundohuni të jeni koherentë. Shikoni ç’bëhet vërdallë, informohuni, lexoni dhe edukoni veten. Vetëm kështu mund të bëni para.

Rregulli numër 6: Pyeni veten

Mos harroni t’i bëni vetes pyetjen: A jam e kënaqur me këtë që po bëj? Pyeteni veten tani dhe më thoni. Hë, jeni të kënaqura? Nëse jo uluni dhe kuptoni se çfarë dini të bëni dhe se çfarë ju pëlqen. Mendoni pak më gjatë, jo vetëm për 8 orarëshin që punoni. Nuk është jeta juaj vetëm ajo.

Rregulli numër 7: Kujdesuni për veten

E dimë mirë të gjithë se aparenca është një armë e fuqishme. Prezenca që keni diku ju hap shumë dyer. Kujdesuni për veten, fundja për çfarë po punoni? /Anabel/

Mblidhuni dhe mësoni: Si të bëni më shumë para Read More »

Pashkët, kuptimi i 15 qirinjve mbi shandanin në formë trekëndëshi

Një nga liturgjitë e shumta të Javës së Madhe të Pashkëve, e cila, nganjëherë, nuk njihet, ose nuk tërheq fort vëmendjen, është shërbimi liturgjik i “Tenebrae” (Terri), i cili kremtohet nga katolikët, por edhe nga anglikanët, protestantët dhe nga disa Kisha ortodokse. Pas Koncilit II të Vatikanit, ai nuk kremtohet më rregullisht nga Kisha Katolike, përveçse në raste të veçanta, por natyrisht, ka shoqëruar gjatë kësaj periudhe para Pashkëve, brezat e mëparshëm të besimtarëve.

Në thelb, gjatë tri ditëve të fundit të Krezhmëve, lutjet e mëngjesit dhe Lavdet e së Enjtes së Madhe, të Premtes së Madhe dhe të Shtunës së Madhe, kremtohen mbrëmjen e mëparshme, pra duke filluar nga sot në mbrëmje vonë, nën dritën e qirinjve. Këndohen psalme e vajtime, lexohen pjesë nga Bibla, që vënë në pah misteret e shenjta të Javës së Madhe, për të përfunduar me Benedictus e Miserere. Kremtimi, që përqëndrohet mbi vdekjen e Krishtit, ka ton të trishtuar e solemn.

15 qirinj mbi shandanin në formë trekëndëshi

Në çdo ditë të “Tenebrae” (Të Mërkurën, të Enjten dhe të Premten e Madhe) ndizen 15 qirinj, që vendosen në një shandan të veçantë, në formë trekëndëshi, që quhet “Shigjeta”. Gjatë liturgjisë, qirinjtë shuhen një nga një, secili pas leximit apo këndimit të Psalmit.

Në disa variante të uratëve të “Territ”, liturgjia reduktohet në shtatë lexime nga Ungjilli (e shtatë qirinj), që përfaqësojnë shtatë “hije” apo zona të errta në jetën e Krishtit: Hija e Tradhtisë, Hija e Mohimit, Hija e Vetmisë, Hija e Akuzës, Hija e Vuajtjes, Hija e Kryqëzimit dhe Hija e Vdekjes.

Qiriu i fundit, i cili simbolizon Krishtin, nuk shuhet, por, zakonisht, fshihet pas altarit, pas leximit të fundit biblik, për t’u kujtuar besimtarëve arrestimin e Jezusit, drita e të cilit, gjithsesi, nuk shuhet kurrë. Në errësirë, thuhet lutja përfundimtare. Në atë çast, në kishë dëgjohet një zhurmë e madhe, që quhet “strepitus” (nga latinishtja, zhurmë). Realizohet duke lënë të bien libra mbi një bangë të kishës, ose duke i rënë fort një instrumenti, ose duke bërë zhurmë me lloj-lloj mjetesh, për të imituar kështu, tërmetin pas vdekjes së Krishtit dhe konfuzionin, që i kaploi njerëzit. Ka edhe kuptimin e zhurmës, që bën guri, kur rrotullohet për të mbyllur hyrjen e varrit të Krishtit.

Gjatë “Tenebrae”, kisha zhytet në errësirë, por terri nuk e ka fjalën e fundit

Liturgjia përfundon me heshtje e qiriu i fundit, ose lihet i fshehur, ose vihet në dukje sërish. Besimtarët largohen pa fjalë e atmosfera është akoma shumë e trishtuar.  Është çasti për të reflektuar mbi vdekjen e Zotit tonë Jezu Krisht e për terrin, që e mbuloi botën të Premten e Madhe. Është kremtim i mrekullueshëm i Javës së Madhe, gjatë të cilit besimtarët e përjetojnë thellë vdekjen e Krishtit, duke e bërë akoma më dramatike ndezjen e qirinjve Natën e Madhe të Pashkëve. Gjatë “Tenebrae”, kisha zhytet në errësirë, por terri nuk e ka fjalën e fundit. Në atë terrinë humnere fillon kremtimi i Vigjiljes së Pashkëve, duke ia lënë vendin dritës së Krishtit, që simbolizohet nga qiriu i Pashkëve, i cili e kthen terrin në dritë hap pas hapi. E gjithë kisha rrezaton e shkëlqen, kur qiriu mbërrin në Sancta Sanctorum./Radio Vatikani

Pashkët, kuptimi i 15 qirinjve mbi shandanin në formë trekëndëshi Read More »

Këtu mund të gjeni gjithçka që Facebook di për ju

Skandali më i fundit i zbuluar nga Cambridge Analytica në Londër, ka pushtuar mediat e botës.

Sipas zbulimit, të dhënat personale të njerëzve në Facebook janë përdorur gjatë fushatës presidenciale të Donald Trump dhe referendumit të Brexit.

Cambridge Analytica u bllokua nga Facebook, dhe duke folur për CNN, themeluesi Mark Zuckerberg kërkoi falje për këtë “thyerje besimi”.

“Kjo është një thyerje e madhe besimi dhe më vjen me të vërtetë keq. Është përgjegjësi e jona që t’i mbrojmë të dhënat e njerëzve dhe nëse nuk mund ta bëjmë këtë, nuk meritojmë t’ju shërbejmë atyre.
Përgjegjësi e jona tani është të sigurohemi që kjo të mos ndodh më”.

Pas këtij skandali, njerëzit po pyesin se çfarë lloj informacioni Facebook ka rreth përdoruesve të tij.

Ekziston një mënyrë se si mund t’i shihni informacionet personale që Facebook i ka për ju. Mënyra është kjo:

  1. Kyçuni në Facebook

  2. Shkoni në “Settings”

  3. Rrëshqitni në fund të “General Account Settings”, dhe klikoni në “Download a copy of your Facebook data”

  4. Vendoseni e-mailin tuaj

  5. Kur të dhënat janë gati, do t’ju kërkohet ta shkruani fjalëkalimin përsëri

  6. Më pas, gjithçka është gati të shihni se çfarë di Facebook për ju.

Këtu mund të gjeni gjithçka që Facebook di për ju Read More »