Mesatarja e femrave beqare sipas matjeve të INSTAT është rreth 23.1 për qind në shkallë vendi. Por numri i meshkujve beqarë është shumë herë më i madh: rreth 32 për qind në të gjithë Shqipërinë. Vendin e parë çuditërisht e zë Dibra.
Ja qytetet me numrin më të madh të femrave dhe meshkujve beqarë.
Harta e femrave beqare:
Tiranë-27.2 për qind
Durrës-22.6 për qind
Vlorë-20.3 për qind
Korçë-18.3 për qind
Lezhë-25.1 për qind
Shkodër-24.2 për qind
Elbasan-22.6 për qind
Dibër-24.9 për qind
Harta e meshkujve beqarë:
Tiranë-33.9 për qind
Durrës-31.5 për qind
Vlorë-29.9 për qind
Korçë-29.0 për qind
Lezhë-3.1 për qind
Shkodër-32.8 për qind
Elbasan-32.5 për qind
Dibër-35.4 për qind
Epopeja e Luftёs sё Vlorёs nё vitin 1920 ёshtё njё nga faqet mё tё lavdishme tё historisё tonё kombёtare. Mё 29 maj 1920 u mbajt kuvendi nё Barçalla, njё shpat mali pranё Dukatit ku pjesemarrёsit aprovuan propozimin pёr tё filluar sa mё parё kryengritjen çlirimtare kundёr pushtuesit Italian. Mё 26 prill 1915 midis qeverive tё Italisё dhe ANTANTЁS u nёnshkrua Traktatit i Fshehtё i Londrёs pёr copёtimin e trojeve shqiptare.
Nё kёtё traktat Vlora, ishulli i Sazanit, Himara dhe Hinterlandi i saj ju la Italisё. Pёr kёtё arsye nё Kuvendin e Barçallasё ku ishte pjesmarrёs dhe kryeministri i Qeverisё sё Lushnjёs Sulejman Delvina, u zgjodh njё Kёshill Kombёtar prej 30 vetёsh dhe nga gjiri i tij doli Komiteti “Mbrojtja Kombёtare” prej 12 anёtarёsh, tё cilёve ju ngarkua drejtimi i kryengritjes.
Kryetar i komitetit u zgjodh patrioti Osmёn Haxhiu. Mё 2 qershor 1920 nё Beun u mblodhёn rreth 4000 luftёtarё nё pёrgjigje tё thirrjes sё Komitetit tё Mbrojtjes dhe lidhёn besёn pёr tё luftuar deri nё vdekje kundёr pushtuesve.
Kjo ishte njё luftё jetike pёr mbrojtjen e kufijve tё shtetit shqiptar, tё cilat pёrveç rrezikut Italian, rrezikoheshin tё coptoheshin nё veri dhe jug nga ushtritё greke e serbe.
Bashkimi i Vlorёs dhe mbarё Shqipёrisё nё kushtrimin pёr liri kundёr ushtrisё Italiane bёri qё tё fitohej njё nga luftrat mё tё rёndёsishme nё historinё moderne tё Shqipёrisё, ku nё harkun kohor tё 5 qershorit dhe 3 shtatorit tё vitit 1920 trupat italiane tё mposhteshin nga ato shqiptare dhe tё ktheheshin kokёulur nё Gadishullin Apenin.
Udhëheqës të Luftës së Vlorës ishin Qazim Koculi, Ahmet Lepenica dhe Osmën Haxhiu. Çlirimi i Vlorёs i hapi rrugё çlirimit dhe tё krahinave tё tjera shqiptare qё mbaheshin tё pushtuara nga ushtritё greke e serbe, duke mundёsuar nё kёtё mёnyrё çlirimin e gjithё trojeve Shqiptare.
Betimi i datës 29 Maj 1920 në Barcalla: “Me ndihmë e pa ndihmë të viseve të tjera të Shqipërisë, do të luftojmë deri sa të bashkohemi me shtetin tonë ose, në mos e arrifshim këtë ideal, të vdesim me armë në dorë që ta marrë vesh bota e qytetëruar se shqiptari për lirinë e vet din të vdesë dhe kur vendos të vdesë, s‘e trembin milionat me ushtri e topa”.
Më poshtë janë disa foto të Vlorës së atyre viteve, para dhe pas luftës me italianët.
Realizmi Socialist duket si një realitet kaq i largët i parë sot.
Përngjan me një ëndërr, e edhe me një makth për disa.
Fotot e mëposhtme dëshmojnë përditshmërinë rreth viteve ’70-’90, që kanë qenë edhe dy dekadat më të vështira për popullin dhe që sollën kolapsin e regjimit për shkak të mjerimit.
“Është një shtëpi e ndërtuar me beton, s’ka suva, ,s’ka dritare, s’ka mobilje…” Kështu e ka përshkruar Edi Rama shtëpinë e tij në Surrel para disa kohësh.
Paksa e çuditshme si shtëpi pasi më shumë të kujton një bunker, vila e Ramës në Surrel është komentuar shumë nga qytetarët.
Shumë prej nesh janë kuriozë të shikojnë sesi është brenda ajo. Duke marrë parasush karkaterin e Ramës, të gjithë e dimë se kjo shtëpi nuk është si shtëpitë e tjera, por jo deri këtu.
Para pak kohësh, Rama, në një emission televiziv, u shpreh se kjo vilë nuk ka as dritare dhe as suva.
“Është një shtëpi e ndërtuar me material beton komplet, s’ka suva. S’ka kolona me allçi, s’ka abazhur. Është me poça. Nuk ka brenda mobilie, dollapë të sjella nga firmat. Janë të bëra nga unë. Shtëpia është e ndërtuar ndryshe.”-pohoi Rama.
Pas kësaj deklarate, mediat online filluan të postojnë foto duke imagjinuar sesi mund të jetë shtëpia e çiftit kryeministror nga brenda. Duke u bazuar në përshkrimin e Ramës, këto foto janë të ngjashme me banesën e tij në Surrel.
Më pas vajza e gruas së kryeministrit Edi Rama, Rea Xhillari ka publikuar disa foto ne “Instagram” të një shtëpie, e cila ngjan me atë të kreut të qeverisë. Shtëpia e Edi Ramës ka ngjallur shpesh interes, pasi nuk ka dalë asnjë foto nga brenda e saj.
Por fotot e Reas ne “Intagram” krijojnë idenë se bëhet fjalë për të. Rama gjithmonë e ka përshkruar shtëpinë e tij si të thjeshtë, të pasuvatuar dhe me shumë punime druri e dritare te mëdha. A duket kështu shtëpia e Ramës? Këtë nuk mund ta themi me siguri.
Studiuesit thonë se një shënues biologjik në urinë mund të jetë një mënyrë për të matur se sa trupi i dikujt është plakur biologjikisht dhe rreziku që vjen me këtë.
Një test i thjeshtë i urinës mund të përdoret për të parashikuar rrezikun tonë për zhvillimin e sëmundjeve që lidhen me moshën dhe madje edhe kur do të vdesim,
Një studim ka gjetur se një substancë tregon dëmtimin e shkaktuar ndaj qelizave nga rritja e oksigjenit në urinë kur njerëzit rriten.
Studiuesit thonë se shenja që quhet 8-oxoGsn mund të jetë një mënyrë për të matur se sa trupi i dikujt është plakur biologjikisht.
Ky informacion mund të përdoret për të vlerësuar shanset për t’u prekur nga sëmundjet.
Udhëheqësi i studimit Dr.Jian-Ping Cai tha: “8-oxoGsin urinar mund të pasqyrojë gjendjen reale të trupit tonë më mirë se sa koha jonë kronologjike dhe mund të na ndihmojë të parashikojmë rrezikun e sëmundjeve të moshës.”
Alarmohet bota! Vullkani në prag shpërthimi, rrezikohet jeta e 100 milionë njerëzve.
Shkencëtarët kanë zbuluar prova të një kupole gjigante me llavë në ndarjen e rrënuar të magmës të Kikai.
Shkencëtarët thonë se një shpërthim i supervullkanit mund të ndodhë papritur, dhe nëse ndodh, mund të vrasë 100 milionë njerëz e të shkaktojë një “dimër vullkanik”.
Një vullkan nën ujë, që shpërtheu 7300 vite më parë larg brigjeve të Japonisë në ishullin Kyushu, mund të aktivizohet sërish.
Ata besojnë se hapësira përmban 32 kubik kilometra magmë, ndërkohë që shtrembërimet në sipërfaqe tregojnë që kupola po rritet. Kupola me llavë është aktualisht 6.2 milje e gjerë dhe 600 metra e gjatë.
Në valën e përballjes me skandalin e përdorimit të parregullt të të dhënave të 50 milionë përdoruesve të tij nga kompania konsulente britanike “Cambridge Analytica”, Facebook-u ka vendosur të ripërtërijë kontrollet mbi privatësinë.
Gjigandi i medias sociale është gjendur nën një rrebesh kritikash edhe për grumbullimin e informacioneve nga përdoruesit e pajisjeve Android, si emra, numra telefonash, tabulate dhe mesazhe të dërguara. Tani, përmes një njoftimi, kompania e themeluar nga Mark Zuckerberg sqaroi se e ka kuptuar shumë qartë “nga një pjesë e 2.2 miliardë përdoruesve, se ndryshimi është i nevojshëm”.
Facebook pretendon se përmirësimet nuk do të ndikojnë tek politikat e privatësisë apo llojet e të dhënave që grumbullon nga përdoruesit, por shpreson që ndryshimet do t’i lejojnë përdoruesit “të navigojnë” më lehtë në mjediset komplekse të privatësisë dhe sigurisë, në llogarinë e tyre.
Kompania, e cila do të përballet me rregullore më të rrepta evropiane prej 25 majit, është përballur me kritika globale që kur u bë e ditur se “Cambridge Analytica” kishte mbledhur të dhëna në mënyrë të padrejtë, duke patur në shënjestër votuesit amerikanë e britanikë.
Informacionet e mbledhura nga firma britanike, kujton “Zëri i Amerikës” u përdorën nga zyrtarët e fushatës së zotit Trump për të ndikuar votuesit në garën presidenciale të vitit 2016.
Shefi ekzekutiv Zuckerberg ka rënë dakord që të dëshmojë në një seancë dëgjimore të Kongresit muajin e ardhshëm, për të shpjeguar se si “Cambridge Analytica” ka mbledhur të dhëna mbi dhjetëra milionë përdorues të Facebook-ut. /TCH/