Kuriozitete

A është ky fshati shqiptar me emrin më të çuditshëm?

Në Shqipëri e Kosovë, ka fshatra të shumtë me emra të çuditshëm.

Shpesh, këto fshatra kanë bërë bujë në rrjetet sociale me emrat e tyre.

Por, së fundmi, është një fshat në Shqipëri që po merr vëmendje.

Bëhet fjalë për fshatrin “Gruemire”, që duket se e ka kuptimin “grua e mirë”.

A është ky fshati shqiptar me emrin më të çuditshëm? Read More »

E quajtën “përbindësh” për shkak të syve të veçantë, kjo e vërtetë e 8-vjeçarit po “çmend” botën

Abushe është djaloshi 8-vjeçar nga Etiopia, i cili ka mahnitur botën me sytë e tij të veçantë.

Në fshatin e tij , atë e cilësonin si “përbindëshi” pasi askush nuk kishte parë sy të tillë më parë.

Djaloshi vuan nga sindroma “Waardenburg” dhe një nga karakteristikat e kësaj sindrome është hapësira anormale mes syve dhe shpesh ka një pigment special në irisin e syrit.

Një fenomen i tillë është i rrallë dhe prek zakonisht fëmijët më ngjyrë.

Problemi me Abushe është se kjo sindromë i shkakton herë pas here edhe humbje të dëgjimit.

E quajtën “përbindësh” për shkak të syve të veçantë, kjo e vërtetë e 8-vjeçarit po “çmend” botën Read More »

Hap një çantë dhe mëso çfarë të pret në dy muajt në vazhdim…

Cdo person, diku thellë në shpirtin e tij, pavarësisht nga mosha, vazhdon të besojë në mrekulli dhe magji.

Me siguri, kur ishit të vegjël, ju pëlqente të lexonit tregimet e zanave të bukura që plotësonin dëshirat.

Sot ju tregojmë një test shumë të këndshëm. Në të do të shihni një grua të vjetër, e cila ka dhurata për t’u shpërndarë atyre që do tu nënshtrohen testit.

Cilën dhuratë zgjidhni?

Nëse keni zgjedhur çantën e gjelbër:

Dhurata juaj është mirëqenie financiare. Shumë shpejt problemet tuaja financiare do të zgjidhen. Prisni derisa të merrni këto para dhe shpenzoni për mirëqenien tuaj personale.

Nëse keni zgjedhur çantën thes:

Ju jeni një njeri i thjeshtë dhe fati ju ka përgatitur një surprizë të pabesueshme. Dëshirat tuaja do të bëhen të vërteta. Pra, filloni të kuptoni se çfarë doni, gjithçka që dëshironi do të bëhet realitet.

Nëse keni zgjedhur çantën e kuqe:

Në qese ka gëzim dhe dashuri. Priani ngjarje të këndshme së shpejti, ata do ta transformojnë jetën tuaj. Ju do të fluturoni në krahët e dashurisë.

Nëse keni zgjedhur qesen mëndafshi të artë:

Në qese është lumturia. Ju keni nevojë për kohë për ta hapur atë. Në të ardhmen e afërt do ta ndjeni atë, do të jeni me fat në shumë gjëra. Një ndryshim i këndshëm është gati për të hyrë në jetën tuaj

Nëse keni zgjedhur çantën prej kadifeje ngjyrë kafe:

Kjo qese do të jetë gjithashtu një garanci që fati i dashurisë po bie në jetën tuaj. Pra, mos hezitoni të bëni gjithçka, pasi do të jeni me fat në çdo gjë. Në dy muajt e ardhshëm mos u shqetësoni për asgjë, fati është në anën tuaj.

Hap një çantë dhe mëso çfarë të pret në dy muajt në vazhdim… Read More »

“Më e vlefshme se ari” – Ja “lulja” që të bën të pasur

Cmimi i shafranit varion, ku prodhuesit francez e shesin rreth 56-60 euro gramin. Ne kemi gjetur çmim deri në 250 euro për gram”

Lule shafrani, e cila vlerësohet si një prej erëzave më të shtrenjta në botë, kultivohet edhe në Kosovë. Kjo lule, përpunimi i së cilës kërkon mund dhe durim, vlerësohet se është “më e vlefshme se ari”.

Shafrani është një lule ngjyrë vjollce që vjen nga familja Iridaceae, në brendësi të së cilës gjenden tre fije të verdha të quajtura mashkullor dhe tri stigmat të kuqe, të cilat e përbëjnë edhe pjesën kryesore të kësaj luleje. Ndryshe nga cikli i zhvillimit të bimëve tjera të cilat aktivizohen në pranverë, lule shafrani aktivizohet gjatë vjeshtës. Për kultivim nevojitet klimë dhe tokë e përshtatshme, si dhe mbi 400 metra lartësi mbidetare në vendin ku ajo mbjellet. Kosova ka eksportuar shafran edhe gjatë periudhës së Perandorisë Osmane Shafrani kultivohet edhe në qytetin verilindor të Kosovës, në Podujevë.

Drejtori i kompanisë së përpunimit të shafranit, Favzi Sokoli në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) tregon se lulja e shafranit ka një histori dhe traditë shumëshekullore dhe se ajo është kultivuar dhe eksportuar nga Kosova që në shekullin e 15-të, kur Kosova ndodhej nën Perandorinë Osmane.“Qëllimi i kompanisë është që dëshirojmë ta ripërtërijmë këtë produkt, sepse kemi referenca të shkrimtarëve anglezë dhe amerikanë se qysh prej shekullit 15, pra gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, Kosova ka eksportuar shafran edhe mëndafsh në Evropë. Në bazë të shkrimeve historike të cilat i kemi gjetur, Kosova gjatë kohës Osmane është mbajtur vetëm me shafran dhe mëndafsh”, thotë Sokoli.

Ai njofton se tani në Kosovë ka 10 hektarë tokë ku mbjellet shafrani dhe se 2 hektarë prej tyre i përkasin kompanisë së tij. Sokoli thotë se ara në Podujevë, ku lartësia mbidetare është 630 metra, përgatitet paraprakisht dhe se mbjellja bëhet në muajin qershor. Ai tregon se fara vendoset 20 centimetra në thellësi të tokës dhe se preferohet që në një hektarë tokë të vendosen 500 mijë bubëza apo fara.Ai thotë se ndryshe nga bimët tjera, bulbat apo farat e shafranit mbjellen gjatë verës dhe se lulja del në tetor.

Mbledhja e luleve bëhet në orët e mëngjesit, kur këto lule janë të mbjellura, sepse sipas Sokolit fletat e saj e ruajnë kualitetin e shafranit, pra fijeve të kuqe (stigmës) të cilat do të përfitohen.“Lulja është ngjyrë vjollce dhe përbëhet prej 6 fletave, prej dy mashkullorëve ngjyrë verdhë dhe tri stigmave. Pjesa më e rëndësishme e lules është stigma që njihet edhe si shafran. Por nuk do të thotë se nuk është e rëndësishme edhe pjesa tjetër sepse përdoret për parfumeri dhe për higjienë”, deklaron ai.

Pas këputjes së tyre lulet e mbyllura të shafranit dërgohen në fazën e përpunimit, ku bëhet këputja e stigmave dhe tharja e tyre, të cilat përdoren në fazën finale.

“Lulja e shafranit vjen prej arës me arka, vendoset këtu nëpër shporta dhe punëtoret këtu i këpusin me gërshërë. Ne e marrim pjesën e sipërme të lules dhe i përdorim vetëm stigmat që janë vetëm tri fije”, tregon bashkëpronari i kompanisë Arbër Gërlica.

Gërlica tregon se pas tharjes produkti i pastër i shafranit vendoset në paketim inox me mekanizëm hermetik, e cila është një metodë e konservimit optimal të produktit. Ai thotë se këtu nuk përpunohen të gjitha lulet, por vetëm ato të zgjedhura, pra të kualitetit të parë dhe se 70 për qind e të gjithë përpunimeve deri në fazën e fundit bëhen me dorë.

“Tërë produkti është 100 për qind i pastër dhe 100 për qind shafran”, thotë ai, duke bërë të ditur se pjesa tjetër e luleve që mbesin kthehet në fushë, për ushqimin e saj.

Parandalon rreth 600 sëmundje dhe ka 175 efekte pozitive në trup

Gërlica thotë se ka arsye të shumta pse shafrani është i rëndësishëm dhe tregon se për përfitimin e një gram shafrani nevojiten rreth 150 deri në 180 lule.“Shafrani është objekt i rreth 5.600 studimeve shkencore, studimet prej universitete në Evropë dhe më gjerë. I parandalon rreth 600 sëmundje dhe ka 175 efekte pozitive në trup prej momentit që konsumohet. Ka edhe lëmi tjera ku përdoret, për shembull në kozmetikë, e kuzhinë sidomos është një erëz që përdoret prej restoranteve me renome ose kuzhinierëve që janë të famshëm dhe janë të njohur në nivelin botëror. Ka shumë efekte dhe është një bimë që nuk e ka treguar tërë potencialin e vet”.

Çmimi deri në 250 euro për gram

Gërlica thekson se shafrani, të cilin e quan si “ari i kuq”, ka një vlerë shumë të madhe dhe një kostos së lartë për shkak të punës dhe përkushtimit për të mbërritur deri te produkti final.Duke bërë të ditur se çmimi dallon në bazë të kualitetit, ai thotë se “Çmimi i shafranit varion, prodhuesit francez e shesin rreth 56-60 euro gramin. Ne kemi gjetur çmim deri në 250 euro për gram. Çmimi mesatarisht për një kualitet të lartë, nëse e marrim sasinë më të konsiderueshme varion prej 35 deri në 65 euro për gram”, deklaron Gërlica.

Ai thotë se tregu i shitjes së shafranit është fokusuar më shumë në Evropë dhe në shtetet aziatike dhe se për shkak të kostos së lartë nuk ka aq interesim për të në Kosovë.“Irani është prodhuesi numër një në nivel botëror, prodhues tjetër është edhe Greqia, prodhon një sasi më të vogël, Italia një sasi të konsiderueshme, disa kilogramë në vit, pastaj Franca që prodhon diku 20 kilogramë në vit”, thotë Gërlica, duke vënë në dukje se në botë ka shumë më shumë kërkesa për blerjen e shafranit, se sa që prodhohet.

Pas blerjes së tij, Gërlica thotë se shafrani duhet të ruhet në ambient të thatë dhe të errët dhe se në kushte të përshtatshme dhe ambalazhe të mbyllur, ku jetëgjatësia e tij zgjatë deri në 4-5 vite.

Ndërkaq, bashkëprodhuesi nga Belgjika, Herbert Jegers, thotë se aktorët e ndryshëm të kësaj fushe, sidomos në Evropë shprehin interesim për shafranin, posaçërisht për aspektin se ai është organik e jo konvencional.

Duke u shprehur se janë në kërkim të tregut për shitjen e shafranit në shtetet si Belgjikë, Holandë e Gjermani, Jegers thotë se duhet kohë deri sa shafrani të gjejë vendin e duhur në treg.“Në Evropë po rritet ndërgjegjja dhe vetëdija për produktet e shëndetshme. Kështu që edhe tregu për produktet organike po rritet. Njerëzit kërkojnë produkte të sigurta dhe ky është një treg që po rritet. Unë mendoj se për pak vite organiku do të jetë një standard për të gjithë Evropën”, thotë ai.

“Më e vlefshme se ari” – Ja “lulja” që të bën të pasur Read More »

Zbulohet misteri i kratereve të çuditshme në arktik

Disa kratere të mëdha u shfaqën në vitin 2014 në Arktik, që pasoi me teori të shumta konspirative. Një prej tyre lidhej me provat raketore të Rusisë.

Por në fakt edhe pse dyshimet nuk janë shuar ende për Rusinë, nuk bëhet fjalë për prova raketore sipas studiuesve.

Shkencëtarët arritën në konluzioin se ato ishin formuar nga shpërthimet e metanit nëntokësor.

Vetë autoritetet ruse që po studiojnë rastin pretendojnë se fenomeni është krijuar nga shpërthime të shumta të gazit natyror.

Zbulohet misteri i kratereve të çuditshme në arktik Read More »

E keni fshirë “historikun” në telefonin tuaj? Jeni mashtruar….

Skandali i “Cambridge Analytica” e ka vënë Facebook-in në vështirësi javët e fundit, duke bërë që kompania të humbasë  100 miliardë dollarë në vlerë të aksioneve dhe duke nxitur një debat global mbi privatësinë e internetit.

Gjiganti i medias sociale u detyrua të kërkojë falje dhe të rishikojë praktikat e privatësisë dhe të shkëmbimit të të dhënave, por ende mbetet në qendër të vëmendjes së medias dhe Komisionit Federal të Tregtisë, i cili thotë se mund të jetë përgjegjës për qindra miliona dollarë gjobë.

Por, mes gjithë furisë, një njësi monolit ka vazhduar të mbledhë të dhëna nga miliarda njerëz në mbarë botën. Të dhënat e mbledhura përfshijnë një regjistër të saktë të çdo lëvizjeje dhe çdo kërkimi në internet që keni bërë ndonjëherë, çdo email që keni dërguar ndonjëherë, rutinën tuaj të stërvitjes, ushqimin tuaj të preferuar dhe çdo foto që keni marrë ndonjëherë. Dhe ju keni lejuar që kjo të ndodhë, për hir të shërbimit më të mirë.

Google është një “Big Brother” me aftësi përtej mundësive më të egra të George Orwell. Këto aftësi janë më të ftohta pasi kompania mëmë e Google, Alphabet Inc., ka shkurtuar linjën e saj të famshme “nuk do të jetë e keqe” nga kodi i sjelljes së saj në vitin 2015.

Çdo gjë që keni kërkuar ndonjëherë në ndonjë nga pajisjet tuaja regjistrohet dhe ruhet nga Google. Është bërë për të parashikuar më mirë kërkimet tuaja në të ardhmen dhe për të shpejtuar dhe përmirësuar shfletimin tuaj. Mund të pastrosh historikun e kërkimit, por funksionon vetëm për atë pajisje të veçantë. Google ende mban një rekord të gjithçkaje.

E njëjta gjë vlen edhe për çdo aplikacion tjetër përdorimi. Nëse jeni të lidhur me Google, të dhënat tuaja ruhen. Kjo do të thotë që mesazhet tuaja në Facebook jo vetëm që u jepen kompanive të tilla si Cambridge Analytica, Google gjithashtu i ka ato nga aplikacioni Facebook që përdorni.

YouTube, e cila është një degë e Google, gjithashtu ruan një histori të çdo videoje që shikoni. Do ta dinë nëse e keni dëgjuar “në fund” të Linkin Park 3.569 herë.

Gjithashtu, çdo skedar që keni ruajtur në Google Drive, çdo ngjarje e Google Calendar që keni ndjekur, çdo foto që keni ruajtur në Fotot e Google dhe çdo email që keni dërguar ndonjëherë, janë ruajtur të gjitha. Ju mund të përdorni një kopje të të gjitha këtyre të dhënave duke kërkuar një lidhje nga Google.

E keni fshirë “historikun” në telefonin tuaj? Jeni mashtruar…. Read More »

E Premtja e Madhe e Pashkëve, kulmi i mundimeve të Krishtit

E Premtja e Madhe e Pashkëve përkujton mundimet dhe vdekjen e Jezu Krishtit mbi Kryq. Por, si duhet ta kuptojmë vdekjen e Krishtit në kryq?  Vdekja e Zotit mbi kryq është një mister aq i madh, sa s’ka fjalë që mund ta shpjegojë, shkruan Radio Vatikani.

Shumë nuk e kanë kuptuar, madje edhe janë habitur nga britma e Jezusit në Kryq: “Zoti im! Zoti im! Pse më ke lëshuar! Ç’kuptim ka kjo britmë?

Sipas Kishës katolike, “mbi të gjitha, duhet të kujtojmë se ky është fillimi i një Psalmi, e kur një hebre intononte një Psalm, kishte parasysh gjithë psalmin, prandaj ky Psalm përfundon edhe me lumturi! Sigurisht kjo britmë që Shpirti Shenjt e vuri në buzët e Jezusit, tregon se Krishti, si njeri, provoi atë që mistikët e quajnë prova e skëterrës, dmth mungesën e Zotit. Jezusi si njeri deshi të bëhej solidar me njerëzit deri në kulmin e dhimbjes. E kulmi i dhimbjes nuk është fizik, kulmi arrin kur Zotit hesht, kur Zoti të lëshon dore! Sigurisht e dimë se në këtë çast Ati qiellor e shtrëngonte Jezusin ndër krahë më fort se asnjëherë tjetër gjatë jetës së tij, por Jezusi, si njeri, provoi edhe largimin e Zotit, dmth dënimin e atyre që e kanë bjerrë shpirtin!”

E Premtja e Madhe e Pashkëve, kulmi i mundimeve të Krishtit Read More »

Miqësia përcaktohet nga gjenet

Kërkuesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan se zbuluan një lidhje midis gjeneve dhe zgjedhjeve të miqësisë që bëjmë në moshë të rritur.

Lajmi u botua ditën e sotme në “Journal of Science”. Duke përdorur dy studime të veçuara, u zbulua se një gen që ndikon në alkoolizmin, gjithashtu bën që sjellja të jetë më miqësore dhe e hapur ndaj të tjerëve.

Një tjetër gen, i cili përcakton veprimtaritë metabolike të trupit, ndikon në një sjellje shmangëse dhe më të veçuar.

Ajo që shkencëtarët nuk dinë, është nëse këto lloj sjelljesh interpretohen në ndonjë mënyrë si një mjet mbrojtës i trupit. Lidhja është ende e paqartë.

Njëkohësisht, kërkuesit zbuluan se partnerët shmangnin partnerët që kanë të njëjtat sëmundje dhe kjo gjithashtu lidhet me një refuzim që ka origjinën tek gjenet.

Miqësia përcaktohet nga gjenet Read More »