Ka disa gjëra që njerëzit më të mëdhenj të kësaj bote ia thonë vetes së tyre. Të cilat mund të lexohen edhe si celësi i suksesit. Ja disa prej tyre:
Nuk është puna jote të më pëlqesh mua… Eshtë puna ime!
Të duash të jesh dikush tjetër, do të thotë të cosh dëm personin që ti je.
Koha jote është shumë e vyer, për ta cuar dëm me njerëz që nuk të pranojnë për atë që je.
Vetëpërmirësimi pa dashuri për veten është njësoj si të ndërtosh një shtëpi mbi rërë. Mund të ndërtosh e të ndërtosh, por gjithmonë do të fundoset.
Të pranosh vetveten do të thotë të jetosh jetën që ti zgjedh të bësh, pa e vrarë mendjen për atë që të tjerët mendojnë për ty. Nuk ka rëndësi ajo që dikush tjetër mendon për ty. Rëndësi ka ajo që ti mendon për veten.
Vetmia më e keqe është të mos ndjehesh rehat me veten tënde.
Uria për vëmendje është një armik i dashurisë për veten.
Shumë personave u ndodh që të harrojnë telefonin apo t’ia grabisin atë.
Duke qenë se telefoni ka marrë një rëndëi të madhe në jetën tonë, humbja e tij shkakton panik, kjo edhe për shkak të të dhënave.
Por, ekzistojnë disa masa paraprake që mund të ndërmerrni për të siguruar të dhënat tuaja të jenë të sigurta nëse telefoni juaj humbet.
Telefonojeni celularin tuaj
Nëse jeni me fat, ndoshta telefoni juaj nuk është vjedhur por ndoshta e keni harruar vetë diku. Gjëja e parë që duhet të bëni është të telefonin dhe të shpresoni se dikush ndoshta mund të përgjigjet e t’ju thotë se e keni harruar diku. Por nëse telefoni juaj del i fikur dhe ju keni patur mjaftueshëm bateri atëherë mos shpresoni më telefonin tuaj e kanë vjedhur.
Gjurmojeni atë
Sigurohuni që të aktivizoni aplikacionin gjurmues në telefonin tuaj. Nëse gjurmoni vendndodhjen e telefonit tuaj ju mund ta ndiqni atë dhe të gjeni telefonin.
Njoftoni kompaninë tuaj celulare
Nëse jeni të bindur se telefoni juaj është vjedhur, atëherë duhet të telefononi kompaninë tuaj celulare dhe të raportoni vjedhjen e telefonit tuaj. Në këtë mënyrë ata do të bllokojnë numrin tuaj dhe ju do të keni mundësi të rimerrni përsëri telefonin tuaj.
Telefononi policinë
Nuk ka asnjë garanci se autoritetet në të vërtetë mund t’ju ndihmojnë ta riktheni telefonin tuaj por ja vlen ta provoni.
Fshini të dhënat e telefonit tuaj nga distanca
Edhe pse mund të jetë e vështirë t’i fshini fotot me dorën tuaj ky është një hap i rëndësishëm i cili duhet bërë nëse tashmë jeni të sigurt se nuk do ta merrni mbrapsht telefonin tuaj. Nëse keni informacione tejet të rëndësishme në telefonin tuaj si të dhënat e kartës së kreditit apo të dhëna të tjera të ndjeshme, atëherë këtë hap duhet ta ndërmerrni patjetër.
Në Evropë, sikurse edhe në Shqipëri, 1 prilli njihet gjerësisht si dita e gënjeshtrave apo më mirë dita e shakave. Kjo shaka, që përsëritet çdo vit, sipas historisë ka nisur nga romakët e lashtë, të cilët në këtë datë festonin një festë luksoze për nder të perëndeshës Venus. Një shpjegim tjetër është ai i parlamentit të Augsburgut i vitit 1530, me anë të të cilit duhej të unifikohej i gjithë sistemi monetar. Një prilli u caktua si dita e posaçme e monedhës, por që pak orë para kësaj dite u shty, kështu që shumë persona i humbën paratë e tyre dhe për këtë u tallën dhe u përqeshën. Por më e besueshmja është se shakaja e 1 prillit vjen nga mbreti francez Karli IX. Kur reformoi kalendarin gregorian në 1564, ai e kaloi në datën 1 janar festën e Vitit të Ri, që deri atëherë festohej më 1 prill, por që shumë vetë deri atëherë nuk e kishin marrë vesh. Ata pastaj, prej atyre që e dinin, uroheshin në prill për vitin e ri, që në fakt ishte i vjetri. Në kohët e hershme shakatë ishin krejt ndryshe. Kështu, ai që gënjehej dërgohej ndonjëherë në një udhëtim të gjatë për të marrë diçka që nuk ekzistonte. Në shekullin e 17-të dhe 18-të kishte rregulla të qarta të shoqërisë, mbi të cilat ishin të bazuara shakatë. Kështu një i rritur mund të bënte shaka me një fëmijë, por një fëmijë nuk mund të bënte patjetër shaka me një të rritur. Ata që e kanë bërë edhe më të këndshme ditën e gënjeshtrave janë edhe mediat. P.sh. rrjeti televiziv “BBC” në 1 prill 1957 publikoi një kronikë sipas së cilës fshatarët zviceranë korrnin makarona nga pema. Sipas sociologëve e psikologëve, në jetën e përditshme, shakatë janë bërë të rralla, kjo për shkak të presionit dhe ritmit të punës. Ata që ende sot e kësaj dite e festojnë në mënyrën më të këndshme ditën e shakave apo gënjeshtrave janë francezët.
Gënjeshtrat më të famshme të 1 prillit të prodhuara nga media
Shpella me thesare në Boston, 1 prill 1840
Më 1 prill të vitit 1840, në gazetën “Boston Post” doli një artikull që publikonte se ishte gjetur një shpellë plot me thesare poshtë Dhomës së Përfaqësuesve në Boston, supozohet se ishte gjetur nga punëtorë, ndërsa hiqnin një pemë. Kur pema ra, zbuloi një derë guri me një ikonë të madhe. Poshtë derës zbrisnin shkallë që çonin në një shpellë nën tokë. Atje gjendeshin bizhuteri, monedha të vjetra dhe armë me doreza të zbukuruara. Kur fjala u përhap, kureshtarët filluan të marshonin para ndërtesës për të parë thesarin. Për zhgënjimin e të gjithëve, arkeologët, filozofët dhe antikuarët zbuluan se gjithçka ishte një gënjeshtër.
Shembet selia e Kongresit në Wisconsin, 1 prill 1933
Në vitin 1933, gazeta “Madison Capital-Times”, solemnisht njoftoi se selia e Kongresit në Wisconsin do të shembej si pasojë e disa shpërthimeve misterioze. Shpërthimet iu atribuuan një “sasie të madhe gazi të krijuar prej shumë javësh, nga disa debate shumë të ashpra në Dhomën e Senatit dhe të Asamblesë”. Artikulli shoqërohej nga një fotografi që tregonte shembjen e ndërtesës së selisë së Kongresit. Në standardet moderne, fotografia dukej pak false, por lexuesit në vitin 1933 ishin ofenduar. Një lexues shkroi duke deklaruar se rrengu “jo vetëm që ishte i patakt dhe pa pikë humori, por se ishte gjithashtu një shaka e neveritshme”.
Banjë luanëve tek Kulla e Londrës, 1 prill 1860
Në fund të marsit të vitit 1860 shumë njerëz në Londër morën ftesën e mëposhtme: “Kulla e Londrës – Pranon njerëz për të ndjekur ceremoninë vjetore të banjës së luanëve të bardhë të dielën, më 1 prill, 1860. Hyrja, vetëm tek Porta e Bardhë”. Në orën 12 më datë 1 prill, një turmë e madhe njerëzish ishte grumbulluar jashtë kullës. Por sigurisht, në kullë nuk mbaheshin më luanë prej shekujsh, sidomos luanë të bardhë. Pas kësaj, turma u largua e zhgënjyer nga vendi i ngjarjes. Ky rreng kishte një origjinë shumë të hershme. Ai kishte ndodhur disa herë dhe zakonisht pre e tij binin të ardhurit në qytet dhe një rast i tillë datonte në vitin 1689.
Fundi i botës, 1 prill 1940
Më 31 mars të vitit 1940, instituti “Franklin” publikoi se bota do të përfundonte të nesërmen. Radio KYM transmetoi mesazhin e mëposhtëm: “Frika juaj më e madhe, se bota do të shembet, u konfirmua nga astronomët e institutit “Franklin”, Filadelfia. Shkencëtarët parashikojnë se bota do të marrë fund në orën 3 të pasdites. Kjo nuk është shaka. Konfirmimi është marrë nga Wagner Schlesinger, drejtori i “Fels Planetarium”. Reagimi i publikut ishte i menjëhershëm, telefonat u tërbuan. Paniku u qetësua vetëm kur instituti “Franklin” i siguroi njerëzit se nuk kishte bërë një parashikim të tillë. Agjenti i institutit tha se kishte reklamuar artikullin “Si do përfundojë bota?”.
Televizor me ngjyra në çast, 1 prill 1962
Në vitin 1962 në Suedi kishte vetëm një kanal televiziv që transmetonte dhe televizorët ishin bardhë e zi. Eksperti teknik i stacionit Kjell Stensson, u shfaq gjatë transmetimit të lajmeve për të njoftuar se falë një teknologjie të shpikur së fundmi, të gjithë teleshikuesit tashmë mund t’i kthenin aparatet e tyre televizive nga bardhë e zi me ngjyra. Për të bërë këtë ata duhet të godisnin lehtësisht ekranin me një çorape najloni dhe figurat do të shfaqeshin me ngjyra. Sipas të dhënave, qindra mijëra vetë e besuan një gjë të tillë. Ndërsa në të vërtetë, suedezët filluan të shihnin televizor me ngjyra më 1 prill 1970.
San Serriffe, 1 prill 1977
Në vitin 1977 gazeta angleze “The Guardian” publikoi një suplement special prej shtatë faqesh në nder të dhjetëvjetorit të San Serriffe, një republikë e vogël që ndodhej në Oqeanin Indian dhe që përbëhej vetëm nga ishuj në formë pikëpresjesh. Në faqet e kësaj specialeje përshkruhej me zell gjeografia dhe kultura e këtij kombi të panjohur. Kryeqyteti quhej Bodoni dhe lideri i kësaj republike ishte gjeneral Pica. Telefonat e “The Guardian” nuk pushuan gjithë ditën pasi lexuesit kërkonin më shumë informacion për këtë vend ekzotik, ku mund të kalonin pushimet. Pak vetë e kuptuan se çdo gjë që kishte lidhje me këtë ishull kishte emra që kishin lidhje me teknologjinë e printimit.
Nixon rikandidon për President, 1 prill 1992
Në vitin 1992, Radioja Publike Kombëtare në programin “Talk of the Nation” në SHBA njoftoi se Richard Nixon do të kandidonte sërish për President. Slogani i fushatës së tij të re do të ishte “Unë nuk kam bërë asnjë gabim dhe s’do të bëj sërish asnjë gabim”. Ky njoftim u shoqërua me pjesëza audio të fjalimit të Nixon-it teksa paraqiste kandidaturën. Dëgjuesit shkaktuan një dyndje telefonatash në radio duke shprehur habi dhe zemërim. Vetëm në pjesën e dytë të emisionit, prezantuesi John Hockenberry zbuloi se bëhej fjalë për një shaka. Zërin e Richard Nixon e kishte imituar komediani Rich Little.
Ajsbergu i Sidneit, 1 prill 1978
Më 1 prill 1979 në molin e Sidneit u shfaq një anije e madhe mallrash, e cila tërhiqte nga pas një ajsberg gjigand. Banorët e qytetit po e prisnin atë. Dick Smith, një biznesmen aventurier dhe milioner, kishte promovuar prej kohësh idenë e tij për të marrë një ajsberg nga Antarktida dhe tani ia kishte dalë mbanë. Ai u shpreh se do ta copëzonte ajsbergun në kube të vogla akulli dhe do t’i shiste për dhjetë cent secilin. Këto kube të freskëta nga ujërat e Antarktidës do të përmirësonin shijen e çdo lloj lëngu që do freskonin. Por, pak më vonë filloi të binte shi dhe shkuma e zjarrfikësve dhe kremi i rrojës me të cilin ishte bërë ajsbergu filluan të shkriheshin.
Bletët vrasëse drejt Arizonës, 1 prill 1994
Në vitin 1994, banorët e Glendale dhe Peoria, në Arizona, u zgjuan dhe panë se postera të verdhë ishin vënë kudo në lagjen e tyre që i paralajmëronin për “Operacionin e bletëve vrasëse”. Disa orë më vonë qyteti do të sprucohej nga ajri për të zhdukur turmat me bletë vrasëse. Banorët u këshilluan të qëndrojnë brenda nga ora 9 e paradites deri në 2:30 të drekës. U siguruan disa numra telefoni në këto postera. Në fund të tyre lexonte “Numri i informacionit të shfarosjes së pesticideve në Arizona”. Më poshtë lexohej “1 prill”. Pak njerëz e kuptuan shakanë. Shumë banorë qëndruan në shtëpi gjithë ditën, duke kërkuar nga dritaret për avionët me pesticide.
“Freewheelz”, 1 prill 2000
Numri i prillit të revistës “Esquire” u prezantonte lexuesve një kompani të re të quajtur “Freewheelz”. Kjo kompani kishte një plan biznesi krejtësisht të ri. Ajo synonte që të pajiste shoferët me makina falas. Në shkëmbim, shoferët me fat do të binin dakord që të vendosnin në pjesën e jashtme të tyre reklamat e kompanisë. Lexuesit e kujdesshëm do ta kishin kuptuar shakanë nëse do të kishin qenë aq të vëmendshëm për të vënë re se shorti për përzgjedhjen e shoferëve fatlumë nga “Freewheelz” do të zhvillohej më 1 prill. Por, ata lexues që nuk e kuptuan një gjë të tillë, e “përmbytën” redaksinë e “Esquire” me telefonata për të mësuar se si mund të regjistroheshin në këtë program.
Të korrat e makaronave në Zvicër, 1 prill 1957
Një prej rrengjeve më të mëdha në historinë e 1 prillit ka pasur si protagoniste një media angleze, BBC-në. Më 1 prill 1957, show britanik i lajmeve “Panorama” transmetoi një kronikë, ku shfaqeshin fermerët zviceranë duke korrur makarona nëpër pemë. Audienca vështronte dhe dëgjonte drejtuesin e nderuar të emisionit, Richard Dimbleby, i cili diskutonte shumë seriozisht për procesin e korrjes së makaronave, duke u shprehur se sidoqoftë në Itali kjo industri është shumë herë më e zhvilluar se në Zvicër. Sigurisht që kjo ishte vetëm një gënjeshtër me rastin e 1 prillit. Por sapo emisioni mbaroi, BBC-ja mori shumë telefonata nga teleshikuesit. Një pjesë ishin të çuditur, ndërsa një pjesë tjetër pyesnin se si mund të prodhonin ata vetë makarona në pemë. Kësaj pyetjeje stafi i BBC-së iu përgjigj: “Duhet të vendosni fije makaronash në një kavanoz me salcë dhe të shpresoni”
James Kater dhe partnerja i tij Georgina Wilson transformuan një shtëpi njëkatëshe të vogël në Ibthorpe, Hampshire. Çifti shpenzoi 150,000 paundë dhe nëntë muaj duke dyfishuar madhësinë e pronës e cila është krejtësisht e padukshme nga rruga. Kjo banesë e cila duket si një shtëpi njëkatëshe nga përpara, në anën e pasme ka një zgjerim mjaft modern.
Shtëpia që i përket viteve 1920, është transformuar nga inxhinieri James Kater dhe partnerja e tij Georgina Wilson të cilët po kërkonin tokë për të ndërtuar një shtëpi në vitin 2011 dhe për shndërrimin e saj u frymëzuan nga qëndrimi në Asutrali.
Shtëpia që i përket viteve 1920, është transformuar nga inxhinieri James Kater dhe partnerja e tij Georgina Wilson të cilët po kërkonin tokë për të ndërtuar një shtëpi në vitin 2011 dhe për shndërrimin e saj u frymëzuan nga qëndrimi në Asutrali.Pas 9 muajsh pune intensive ajo u kthye në një shtëpi me katër dhoma të mëdha gjumi, me një suitë gjigande, kuzhinë, dhomë ngrënie, banjo, me elektricitet të ri, izolim etj… Ata gjithashtu rinovuan dhe zgjeruan garazhin në anën tjetër dhe një verandë të veçantë. Ibthorpe (aty ku ndodhet shtëpia) është një fshat në një zonë me bukuri natyrore të shquar.
Ata që e kanë parë shtëpinë pas ndryshimit, kanë mbetur të habitur. Ata e blenë për 400.000 paundë dhe sot ajo kap shifrën e 800.000 paundëve.
Janë fruta krejt të veçanta, me një shije fantastike e të mrekullueshme. Aq sa, nëse nis të konsumosh disa kokrra nga këto fruta të vogla të shijshme, vështirë se mund të ndalesh.
Dikur, kur fshatrat kanë qenë më të populluara se sa sot, vallzat kanë qenë ndër frutat që jo vetëm kënaqnin fëmijë, të rritur e mysafirë me ëmbëlsinë e tyre. Një pjesë e mirë e tyre përgatitej nga gratë si pjesë e zahireve të dimrit.
Ato ndaheshin me një thikë në mes. Kaloheshin përmes një gjilpëre në një fill të trashë dhe lidheshin në formën e një vargu.
Më pas, vargjet e përgatitura gratë i linin që të thaheshin në diell. Për t’i konsumuar më pas gjatë stinëve të tjera të vitit, si fruta të thata apo si çaj gjatë dimrit.
Të Rrallat e Maleve të Shqipërisë
Nga veriu në jug të saj, Shqipëria është e bekuar me këtë frut unik. Sot, vallzat nuk gjenden lehtë në treg ato janë përherë pjesë e sasive të vogla me fruta që shiten në tregjet e fshatarëve.
Vallzat, emri botanik i të cilave është Sorbus aucuparia janë fruta kokërr vogla të cilat rriten kryesisht në male e kodra.
Ky frut është i rrallë për pjesë më të madhe të botës. Më shumë e përhapur është në zonën e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë, Amerikën e Veriut si dhe Azinë Veriore gjithashtu.
Vallëzat rriten në klimë të ftohtë ndaj dhe karakteristikë e tyre është rritja në zonat malore.
Frutat e Vogla me Vlera të Mëdha
Këto fruta kokër vogla janë të paketuara me një numër të lartë vlerash ushqyese. Përfshirë këtu një nivel të lartë të vitaminës C, fibra ndërsa cilësohen gjithashtu sit ë çmuara për vetitë e tyre antioksiduese.
Falë nivelit të lartë të vitaminës C, vallzat ndihmojnë në forcimin e imunitetit. Përfshirë këtu edhe përmirësimin e nivelit të kolagjenit, i cili ndihmon në forcimin e muskujve dhe ndihmon në mirëfunksionimin e enëve të gjakut.
Kundër baktereve
Këto fruta janë fantastike përsa i përket aktivitetit të tyre antibakterial. Acidi sorbik tek këto fruta ndihmon në eliminimin e baktereve dhe mikrobeve që prekin lëkurën dhe trupin gjithashtu.
Vallzat kanë gjithashtu veti shumë të mira përsa i përket ndikimit të tyre në mirëfunksionimin e sistemit të tretjes.
Çaji i vallzave të thara është përdorur që në lashtësi për të kuruar dhimbje e barkut, diarrenë si dhe dhimbjet e stomakut.
Testi më i shkurtër e inteligjencës në botë përbëhet nga vetëm tre pyetje, por vetëm një në gjashtë njerëz arrijnë të japin përgjigje të sakta!
Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, duhet të dini bazat e matematikës, por edhe të keni kapacitete të të menduar logjik.
Pyetjet janë:
Shkopi dhe topi bashkë kushtojnë 1.10 funte. Shkop është për një funt më i shtrenjtë sesa topi. Sa është topi?
Nëse pesë makina për pesë minuta bëjnë pesë lapsa, për sa kohë 100 makina do të bëjnë 100 lapsa?
Liqeni ka nisur të mbulohet me zambakë të ujit. Çdo ditë hapësira që marrin dyfishohet. Për të mbuluar të gjithë liqenin, zambakëve ju duhen 48 ditë. Për sa kohë mund ta mbulojnë gjysmën e liqenit?
Në hulumtim, 33 për qind e personave nuk dhanë asnjë përgjigje të saktë, e 83 për qind e tyre u përgjigjën gabimisht në së pakun një nga to. Pra, çdo i gjashti dha përgjigje të duhur.
Përgjigjet më të shpeshta, për pyetje ishin: 1. 10 peni (0.10 funte); 2. Për 10 minuta; 3. Për 24 ditë.
testi-me-i-vecante-i-inteligjences-keto-tri-pyetje-do-tju-bejne-te-kuptoni-se-sa-te-zgjuar-jeni/” “Testi më i veçantë i inteligjencës: Këto tri pyetje do t’ju bëjnë të kuptoni se sa të zgjuar jeni”
Stadiumi Krestovsky në Shën Petersburg të Rusisë ka mrekulluar me pamjen e tij të fundit në prag të finaleve të Kupës së Botës, Rusi 2018.
Fotoja e shkrepur të enjten në qytetin rus është shpërndarë gjerësisht në median sociale për shkak të pamjes surreale të impiantit sportiv.
Stadiumi, ndërtimi i të cilit ka kushtuar rreth 1 miliardë dollarë, ka 66 mijë ulëse dhe do të presë disa prej ndeshjeve të Kupës së Botës që do të nisë në muajin qershor.
Vendndodhja e tij në breg të detit, lehtësia në transport dhe bukuria estetike bën që stadiumi të renditet në mesin e më të mirëve në botë. /Pamfleti Lifestyle
“Ky është një mrekulli e natyrës. Do ta shpallim monument natyre.
Ky bën pjesë në 100 ullijtë më të vjetër të Ballkanit.” Profesor Resmi Osmani
Nuk është diçka e largët “astronomike”, as ndonjë zbulim çudisjellës si ai i Ainshtajnit mbi teorinë relativitetit. Nuk e pa njeri në qiell natën me yje si një disk fluturues. Jo, është një gjë krejt tjetër, një qenie e gjallë e natyrës, fare pranë nesh. Një ulli i shekujve dhe i paqes. Në Shqiperi. Në Kurbin. Në fshatin Gjorm. Por ai edhe ndodhet edhe nuk ndodhet pranë nesh. Dhe pse ka qenë në mes nesh për qindra e qindra vjet. Se ne e kemi humbur, si shumë vlera të tjera të trashëgimisë. Në vend që të merremi me ekologjinë, natyrën, përspektivën, na mbytën armiqtë, nga lindja, perëndimi, veriu e jugu. Edhe pse u shkolluam dhe filluam të mendojmë për të ndërtuar diçka të mirë, na hyri “shejtani” i shkatërrimit, nënvleftësimit të njërit apo tjetrit, të merremi me diskutime pa breqet. E kështu sollëm mjerim, klithma femijësh nga barkëboshësia etj. Mbollëm hasmërinë në mes njëri tjetrit e natyrës. Prandaj ajo ka të drejtë të hakmerret. Duke u shuar dhe ai dru i jashtëzakonshëm në sytë tanë, ulliri madhështor i Kurbinit.
Ndodhet në një fshat të vogël, të pa trajtuar as në Fjalorin Encoklopedik të viti 1985. Aty në faqet 349 trajtohet fshati Gjormi i Vlorë dhe ai rrëze malit Baliaj në rrethin e Shkodrës, por ky pranë qytetit të Laçit, apo sot rrethit të Kurbinit nuk trajtohet. Nuk shkruhet për atë as edhe në WIKPEDIA. Por le të mos merremi me këto e të hyjmë drejt e në temë. Në trojet e këtij fshati ndodhet një ulli 12 me perimetër metra, na njofton veterineri Imer Hysaj. Pra një gjigand i vërtetë. Mosha e tij me siguri i kalon një mijë vjetët. Por ai nuk është shpallur monument natyre. Ndërsa vetë ajo nanë bujare, e dhimshme, me shpirt e zemër të gjërë që quhet natyrë na e ka sjellur shëndoshë mirë përgjatë helikave të shekujve. Po, po, na e ka dhuruar. Por ne heshtim. Ne grindemi, rrihemi, vritemi, llomotitin në Kuvendin Popullor të votuarit tonë për një shtet demokratik, apo se do të zhvillojmë turizmin. Do të bëjmë këtë e atë. Dhe këtë monument të gjallë, pronë e Haxhi Bajram Likës, ulli qindravjeçar që prodhon ende kokrra, nuk e njohim. Nuk shkruajmë për ta futur në reliket më të çmuara të natyrës shqiptare, për ta vizituar shëtitës të vendit e të huaj, por merremi me prerjen e tyre. Drupreërësit ordinerë e shteti po i tillë, nuk e vlerëson këtë pasuri. Nuk e ligjëron si monument natyre. Nuk shpreh kujdesin me investime e ta mbrojë me ligj. Ky vërteton tezën historike se ulliri është i epokës pellazge, i ardhur nga Azia e vogël, nga Palestina, apo vërtet Shqiperia si zemra e botës së stërlasht pellazge e ka patur si dru hynjor.
Historia e tij është tipike burokracie, dëshmitare e hidhur e një demokracie që po çorodit mendjen e njeriut, po e bënë shterpë, edhe siç ka shkatërruer qindra e mijëra ha pyje e nxjerrë brinjët qindra e mijëra hektarë tokash bujqesore e pyjore, po masakron edhe ullinjtë. Dhe ja me interesimin e veteriner Hysës, me kërkesën e tij, vjen në vitin 1988 nga Ministria e Bujqësisë profesor Resmi Osmani. Ai si specialist i shkëlqyer i ullishtarise thotë: “Ky është një mrekulli e natyrës. Do ta shpallim monument natyre. Ky bën pjesë në 100 ullijtë më të vjetër të Ballkanit.” Për të konkretizuar e bërë më të besueshme kërkimin tonë po japim mendimin e Bektash Konicës, i cila shkruan: “Imer Hysës, për këtë ulli kam shkruar në fecebook edhe herë të tjera. Në vitin 1988 në Gjorm erdhi Profesor Resmi Osmani që është specialisti më i mirë i ullirit në vendin tonë dhe e pa. Ai e vlerësoi si një mrekulli këtë ulli. Ai më tha se në Shqipëri nuk mund të gjesh një ulli tjetër si ky. Është gjë e rrallë dhe duhet ruajtur. Me la porosi që ta rrethoja me një mur guri, të cilin unë e bëra dhe i kushtoja shumë rëndësi këti ulliri. Por pas prishjes së kooperativave nuk u interesua më njeri. Duhet një vlerësim më i madh nga specialistët e ullirit në Ministrin e Bujqësisë sot si dhe nga punonjësit e Monumenteve të Kultures” Por fatkeqësisht profesori nuk e realizoi as deshirën, as premtimin që iu dha fshatarëve, as objeketivin që i vuri vetes si specialist në Ministrinë e Bujqësisë. Vitet binin si gjethet e lisit, njëra pas tjetrës, apo si gjethet e tij edhe pse përherë gjelbërt. Kështuqë edhe pas një çerek shekulli, ai njihet e iu ngjall gëzim e habi vetëm fshatarëve të vet. Sepse ai është lënë larg syve e mendjes së biologëve, agronomëve, botanistëve, frutikultorëve, shkencëtarëve, turistëve, padrejtësisht.
Edhe ky nënvleftësim, mosvlerësim përbën krim kulturor nga ana e politikanët shqiptarë në kurriz të këtij populli të martirizuar nga historia dhe nga vetëvetja. Ndërsa pasuritë mbitoksore e nëntoksore nuk i mungojnë përkundrazi kemi shumë, por i kemi lënë të flenë gjumë ose ua japim të tjerëve se nuk jemi në gjëndje mendore, organizative e nuk kemi patur politikë të kthjellët të zhvillimit ekonomik të vendit tonë. Mjerisht ky është realiteti ynë. Kanë argumentet e veta, arsyetimet e mësipërme dhe në fshatin Gjorm të harruar nga socializmi enverian, nga demokracia e politikanëve halldupë të njëçerk shekulli. Nuk është fjala vetëm për një ulli, por për disa të tillë, pasi dhe dy ullinj të tjerë me këto përmasa, me këtë madhështi hynjore, me këtë pamje çudisjellse, me këto ylbere histori-dëshmuese janë zhdukur në periudhën njëçerek shekullore, njëri u dogj me dëshirë, apo pa dëshirë pak rëndësi ka, ndërsa tjetrin e shkulën me gjithë rrënjë gërryerjet e ujërave të rreshjeve, dhe të dy u zhdukën pa lënë gjurmë. Pa i shërbyer fshatit Gjorm. Pa dëshmuar për kulturen e popullit të vet. Pa dëshmuar për artin e kulturën në mbjelljen e trajtimin e ullirit, në mbjelljen e farës e në kulturën e bujkut kurbinian.
Toka bujare e Gjormit të Kurbinit ka ushqyer në mijë vjeçar një monument të tillë biologjik, ndërsa ne specialistët e natyrës, qeveritarët, deputetët, gazetarët e shtypit e radio – televizionit duhet të vëmë në lëvizje gjithçka, penat, mendjet, ligjet, rregullat, telekamerat zërin tonë kumbues dhe ta vlerësojmë, ta nohim, ta propogandojm këtë mrekulli të natyrës shqiptare. Ne me ketë do t’i shërbejmë fshatit Gjorm, Kurbinit, do të ngrëmë në piedestal e japim lavdi ullirit shqiptar si autokton e visar i pazëvendësueshëm e mjaft i çmueshëm i natyrës, bujqësisë e ullishtarisë shqiptare. Prandaj të bashkëveprojmë të organizuar për të nxjerrë në pah vlerat e shumta të këtij prodhimi më shumë se njëmijë vjeçar.
Ulliri i Gjormit, simbol qëndrese, bukurie, kulture të lashtë, i mrekullisë së natyrës e dhuratë me vlera të dukshme historike, shkencore e kulturore.