Kuriozitete

Stuhia diellore mund ta rikthejë qytetërimin në fillim të shekullit të 19

Një ngjarje jo e rrallë, por vetëm një herë në 20 “top plazma” e krijuar nga shpërthimet në Diell merr drejtimin e Tokës. Nëse do të kishte fuqinë e asaj që goditi planetin në vitin 1859, do të shkatërronte rrjetet e energjisë dhe sistemet e komunikimit. Nëse keni qenë dy ditë me hundën përpjetë, duke menduar se mund të shihni satelitin kinez Tiangong-1 derisa bie në Tokë (fragmentet kanë rënë në Paqësor), përpiquni të imagjinoni të zgjoheni në mes të natës, me qiellin e ndezur deri ditën nga zjarri që kthehet nga e kuqe e thellë në jeshile smeraldi.

Nga radioja juaj e vjetër me bateri, e vetmja që nuk ka hile nga elektronika e shtëpisë, vijnë lajme për aeroplanë të rrëzuar, zjarre, qytete të tëra në ngjarje të errëta dhe të izoluara, shkatërruese. Ju do të mendoni: Lufta e Tretë Botërore shpërtheu. Por jo. Sepse më shumë se një sulm bërthamor, ngjarja që po përjetoni ka një fushë të paimagjinueshme katastrofike: e aftë për ta sjellë botën në kushtet e epokës paraindustriale dhe bllokimin e saj për muaj, vite.

Miliarda protone dhe elektrone Mund të duhet një dekadë për t’u kthyer në kushte jetese të ngjashme me ato që dinim përpara “ngjarjes”. Për çfarë bëhet fjalë? Një stuhi elektromagnetike si ajo që, në vitin 1859, anuloi telegrafe të të gjithë botës. Por me shumë pasoja më të rënda, shkruan Roger Dube. Në artikullin e tij mbresëlënës, të marrë këtë javë nga Newsweek, profesori i shkencës i Institutit të Teknologjisë të Rochesterit tregon se çfarë mund të ndodhte nëse një stuhi e magnitudës që u regjistrua mbi 150 vjet më parë të godiste planetin sot:

“Kur në sipërfaqen diellore të dallohen ‘largimet koronale të masës’, çdo shpërthim dërgon miliarda protone dhe elektrone në një sferë të plazmës së mbinxehur, në sistemin diellor”. Ndodh që 1 në 20 prej këtyre sferave të plazmës të marrë një rrugë që kryqëzon orbitën e Tokës. Një e treta e shpejtësisë së dritës Nga një perspektivë shkencore, një stuhi diellore, ose më saktë “stuhia e rrezatimit diellor”, ndodh kur ka shpërthim magnetik në një shkallë të gjerë – e cila shpesh shkakton një shpërthim të masës koronale mbi sipërfaqen e diellit – do të përshpejtojë grimcat e ngarkuara në atmosferën diellore me shpejtësi shumë të lartë.

Grimcat më të rëndësishme, protonet, mund të përshpejtohen në 1/3 e shpejtësisë së dritës ose 100 mijë kilometra në sekondë. Në këto shpejtësi, protonet mund të kalojnë 150 milionë kilometra nga dielli në Tokë në vetëm 30 minuta. “Kur të arrijnë në Tokë, protonet që lëvizin me shpejtësi depërtojnë në magnetosferë, – shpjegon qendra e parashikimit të motit hapësinor të Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (Nora) – e cila mbron Tokën nga grimcat e ngarkuara me energji më të ulët. Pasi ndodhen brenda magnetosferës, grimcat udhëhiqen përgjatë linjave të fushës magnetike në një mënyrë të tillë që të depërtojnë në atmosferën pranë poleve veriore dhe jugore”.

Në qoftë se stuhia është më e vogël, ndodhin stuhitë gjeomagnetike si ato që ndodhën në mars 1989, Toka shkarkon një valë të energjisë elektrike në linjat e energjisë Hydro-Quebec, duke lënë 6 milionë njerëz pa energji për 9 orë. Nëse bëhet fjalë për një fenomen më imponues si “stuhia e motit diellor”, stuhi të mëdha elektromagnetike, sasi të mëdha grimcash të ngarkuara kalojnë nëpër koronën diellore dhe arrijnë në Tokë, duke nxitur magnetosferën e Tokës.

Elektronet dhe protonet “janë përshpejtuar drejt linjave të fushës magnetike të Tokës, ku ato bien ndesh me atmosferën dhe jonosferën, veçanërisht në latitude të larta. Çdo komponent i motit ndikon në një teknologji. Në errësirë për vite, pa internet dhe pa ujë “Rreth tre ditë pas fillimit të stuhisë në Diell, planeti ynë përjeton atë që quhet stuhi hapësinore meteorologjike ose stuhi gjeomagnetike”. Nëse do të kishte fuqinë e asaj të vitit 1859, do të “skuqte” rrjetet elektrike të të gjithë planetit, do të shkatërronte rrjetet dixhitale dhe analoge të komunikimit, – parashikon një studim i Akademisë Kombëtare të Shkencave -. Ne do të mbetemi në errësirë prej vitesh. Pa internet.

Ndalohen industritë, transporti do të bllokohet. Do të përfundonte nafta dhe ndoshta edhe benzina e fundit e mbetur në cisternat e pompave që operonin me energji elektrike. Ushqimi nuk do të arrinte në dyqane apo shtëpi. Do të na duhej të kultivonim në çdo cep të botës për t’u ushqyer. Uji duhet të nxirret nga lumenjtë ose puset me dorë dhe ndoshta të dekontaminohet sepse impiantet e filtrimit nuk do të funksiononin më.

Ne nuk do të kishim frigoriferë apo ngrirës. Do të gatuanim në zjarret e drurit. Shpëtojmë falë energjive alternative Vetëm makinat elektrike mund të vazhdojnë të operojnë, me kusht që ato të mund të furnizohen nga termocentrale diellore ose me erë. Artikulli liston kundërmasat e mundshme: duke filluar me një ristrukturim të rrjeteve të energjisë elektrike në botë – të cilat duhet të ndahen në mikro-rrjete, rrjetet e shpërndarjes që janë të izoluara nga njëra-tjetra, duke rritur përdorimin e burimeve alternative të energjisë për përhapjen e sistemeve diellore të familjes. Por nuk ka shumë kohë për t’u përgatitur: stuhia tjetër e madhe elektromagnetike mund të godasë në çdo moment. Dhe do të kishim një njoftim vetëm tri ditë para ndërprerjes.

Stuhia diellore mund ta rikthejë qytetërimin në fillim të shekullit të 19 Read More »

A e dini ku ndodhet rezerva më e madhe me ar në botë?

Shteti kinez ka zyrtarizuar zbulimin e depozitimin më të madh të arit në historinë moderne, pas gjetjes së gati 380 ton ari në një minierë.

Sasia e madhe e arit u zbulua në minierat e vendosura në rajonin Laizhou-Zhaoyuan në Kinën Lindore, ku gjenden edhe depozitat më të mëdha të arit në vend, me vlerë 22 miliardë miliard dollarë.

Sipas “RT” shtresa e arit në Kinën lindore është më shumë se 2.000 metra e gjatë dhe 67 metra e gjerë. Me kapacitet të plotë, miniera mund të prodhojë ar për 40 vitet e ardhshme.

Njoftimi u bë publik gjatë një konference për shtyp në Pekin të martën, nga grupi “Shandong Gold”.

Kina ka rezervat e pestë më të mëdha të arit në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Italisë dhe Francës.

A e dini ku ndodhet rezerva më e madhe me ar në botë? Read More »

Veza e kuqe dhe Buka e Pashkës

Në mesnatë besimtarët ortodoksë  festojnë ngjalljen e Krishtit. Kësaj feste fetare i është paraprirë me një javë të rëndësishme nga besimtarët. Simbol i festës është veza e kuqe dhe buka e Pashkës. Java e Pashkës shoqërohet edhe me kryerjen e shumë riteve tradicionale në familjet e besimtarëve ortodoksë.

Dita e enjte sipas traditës i gjen amvisat korçare me pregatitjen e vezeve të kuqe dhe bukës me qiqër, një traditë e cila është ruajtur me fanatizëm edhe në kohën kur ishte e ndaluar nga sistemi.

Dhimitra Llazari është 77-vjeçe dhe ka arritur të ruajë me fanatizëm ritualet e Pashkës. Veza e kuqe e Pashkës dhe Buka janë simboli kryesor i kësaj feste.

E enjtja e madhe, siç njihet në kalendarin ortodoks ka nisur herët për të moshuarën, e cila tregon mënyrën e përgatitjes. Veza e kuqe e Pashkëve vendoset në çdo shtëpi, për të sjellë shëndet dhe mirëqënie. Me të fillon vakti i parë pas kreshmës së gjatë të pashkëve.

Veza e kuqe dhe Buka e Pashkës Read More »

Kur nis muaji Ramazanit? 4 fakte që duhet të dini

Agjërimi është një nga “Pesë Shtyllat e Islamit”. Muaji i Ramazanit sipas kalendarit hënor, pritet të fillojë me 15 maj ditën e martë dhe të përfundojë në 14 qershor.

Traditat Pre-Islamike

Kulturat e lashta në Arabi merrnin pjesë në rituale gjatë kohës së Ramazanit. Kjo përfshinte fisin e Kurejshit, i cili banonte në Mekë. Sipas Sahih el-Buhari Hadithit 3831, “Ashura” ishte dita në të cilën fisi i Kurejshëve agjëronte. Ashura përkujton vdekjen e Huseinit ibn Aliut, nipi i Muhamedit. Traditat e tjera islame gjithashtu mund të gjurmojnë tek popujt e lashtë arabë dhe afrikanë. Sabaeans, një popull i lashtë që banonte në Gadishullin Arabik dhe Afrikën në atë që tani është Arabia Saudite, Jemeni dhe Eritrea, përmenden në Bibël dhe Kur’an.

Data e fillimit të Ramazanit ndryshon çdo vit

Datat ndryshojnë çdo vit, sepse kalendari islamik është një kalendar hënor. Nuk ka një sasi të caktuar ditësh. Kalendari hënor pasqyron ciklet e hënës dhe përpiqet të përshtatet me një kalendar diellor me 12 cikle (që përdor shumica e botës perëndimore). Kalendari i lashtë hebre gjithashtu ndjek ciklet e hënës dhe kjo është arsyeja pse Pashkët dhe festat e tjera hebraike bien në data të ndryshme. Ramazani është emri i muajit të nëntë të kalendarit islamik. Këtë vit, myslimanët festojnë vitin e 1439. Ramazani është muaji që tradita islamike pohon se Kur’ani u zbulua së pari nga Muhamedi. Sipas librit “Mendime me zë të lartë për religjionin” nga Rafig Y. Aliyev, myslimanët besojnë se të gjitha librat e shenjtë abrahamike u zbuluan gjatë muajit të Ramazanit, përfshirë: pllakat e Abrahamit, Tevratit, Psalmeve.

Agjërimi vlen për njerëzit e shëndetshem

Përjashtim nga agjërimi është për ata që janë në udhëtim, femrat me menstruacion, ata me sëmundje, mosha e vjetër, gratë shtatzëna dhe nënat që ushqyerjnë me gji foshnjet. Megjithatë, shumë myslimanë këmbëngulin të agjërojnë, kjo për të përmbushur një detyrim dhe për të kënaqur nevojat e tyre shpirtërore. Agjërimi gjithashtu mund të jetë i dëmshëm për ata që janë me: diabet, sëmundje të zemrës, hipertension, sëmundje renale dhe ulcera peptike.

Islami është feja e dytë më e madhe në bote

Islami është feja e dytë më e popullarizuar në botë pas krishtërimit. Por sipas Qendrës Kërkimore Pew, kjo do të ndryshojë së shpejti. “Popullsia myslimane në botë pritet të rritet me rreth 35% në 20 vitet e ardhshme, duke u rritur nga 1.6 miliardë në vitin 2010 në 2.2 miliardë deri në vitin 2030… Globalisht, popullsia myslimane parashikohet të rritet me rreth dyfishin e normës së popullsisë jo-myslimane. Gjatë dy dekadave të ardhshme, një normë mesatare vjetore rritjeje prej 1.5% për myslimanët, krahasuar me 0.7% për jo-myslimanët. Nëse trendet aktuale vazhdojnë, myslimanët do të përbëjnë 26.4% të popullsisë së parashikuar botërore prej 8.3 miliardë në vitin 2030, nga 23.4% e popullsisë botërore 2010 të vlerësuar prej 6.9 miliardë.

Kur nis muaji Ramazanit? 4 fakte që duhet të dini Read More »

Ndiqni ritmet e Hënës dhe do të jeni më të bukur

Ylli i argjendtë mund të bëhet një aleat i mirë i mirëqenies dhe i synimeve të mira

Hëna ka ndikim të madh në shumë fenomene tokësore: më e ndritshme është batica dhe zbatica e valëve, por ylli i argjendtë ka efekte të rëndësishme në organizmin njerëzor, veçanërisht në trupin femëror. Energjia e hënës ndikon në cilësinë e gjumit, disponimin dhe efektivitetin e shumë trajtimeve të bukurisë: për shembull, prerja e flokëve në fazën më të përshtatshme të hënës ndihmon në forcimin e tyre dhe për t’i pasur ato më të shëndetshme dhe më të bukura, dhe ka edhe një moment ideal për t’iu nënshtruar zgjatjeve të rigjeneruara për fytyrën dhe flokët.

FAZAT E HËNËS – Sateliti ynë merr 28 ditë për të bërë një revolucion të plotë rreth Tokës. Në varësi të pozicionit të saj në lidhje me planetin tonë dhe me sasinë e dritës që merr nga Dielli flitet për Hënë të Re (kur ylli nuk është i dukshëm), Hëna që zmadhohet, Hëna e plotë dhe Hëna që pakësohet. Momentet kur sateliti bën të ndjehen efektet e saj kryesore janë ato kur zmadhohet dhe pakësohet hëna, ndërsa fazat e shkurtra të hënës së plotë dhe hënës së re janë momente kur efektet arrijnë një energji të veçantë, e cila është e dobishme ta njohësh dhe ta mbash prezente. Në çdo fazë hëna favorizon disa aktivitete dhe kontraston disa të tjera.

HËNA QË ZMADHOHET – Është momenti i rritjes dhe rigjenerimit. Është faza e projekteve, e ndërtimit, e akumulimit të energjisë. Çdo gjë që bëhet për të forcuar trupin dhe organet e saj ka efekt më të madh. Për fat të keq, është edhe koha kur tentoni të merrni yndyrë, edhe nëse hani si zakonisht, dhe kur mbajtja e ujit është përkeqësuar. Efektet janë më intensive, teksa afroheni me hënën e plotë. Nga ana tjetër kjo është koha e përkryer për të kryer trajtime bukurie, të tilla si maska, ampula, kremra ushqyes për fytyrën dhe trupin, masazhe etj. Flokët e prerë në këtë periudhë rriten më shpejt; bojërat japin rezultate më brilante dhe i mbulojnë flokët e bardhë më mirë.

HËNA E PLOTË – Sateliti ynë është në kulmin e madhësisë së tij dhe gjithashtu të ndikimit të tij tek ne njerëzit. Në hënën e plotë, por edhe ditën para dhe ditën pas saj, ndikimi mund të shfaqet në formën e pagjumësisë, shqetësimit dhe mungesës së koncentrimit. Ky është momenti ideal për të shkuar te parukieri: boja, por edhe stilimi, qofshin edhe të thjeshta fare do të kenë një ndriçim tjetër.

HËNA QË PAKËSOHET – Katërmbëdhjetë ditë, në të cilat ylli humbet çdo mbrëmje një segment të sipërfaqes së ndriçuar dhe të dukshme në qiell, favorizojnë pastrimin, ndihmojnë tharjen, ndikojnë në aktivitetin dhe shpenzimin e energjisë. Në këtë fazë është më e lehtë për të humbur peshë dhe për të luftuar celulitin, por edhe për t’u angazhuar në aktivitete zakonisht të fuqishme, siç janë pastrimi i shtëpisë ose lavanderi, të cilat janë më të mira dhe me kosto më të vogël. Përveç përpjekjeve, trupi gjithashtu mbështet më mirë dhimbjen: kjo është arsyeja pse një sesion në dentist ose një depilim është më pak stresues. Përveç kësaj, ata që duhet të kryejnë operacione do të kenë më pak gjakderdhje dhe shërim më të shpejtë të plagëve. Hëna që po pakësohet është gjithashtu koha ideale për të kryer një depilim, pastrimin e fytyrës (momenti ideal me hënën që po pakësohet është te Dashi dhe Bricjapi) apo për t’iu nënshtruar ndërhyrjeve të vogla estetike.

HËNA E RE – Dita e hënës së re, por edhe dita e mëparshme dhe e ardhshme, është momenti kur fuqia e pastrimit të satelitit është maksimale. Është koha e përkryer për t’iu nënshtruar një detoksifikimi dhe për të ndjekur një dietë të bazuar kryesisht (ose ekskluzivisht) në perime të gatuara, fruta të freskëta, lëngje frutash, oriz të bardhë, çaj bimor, supë me perime dhe shumë ujë . Për të arritur rezultatin maksimal duhet të kemi parasysh, përveç fazës së hënës, zakonisht raportohet në shumicën e kalendarëve normalë, gjithashtu edhe pozicionin e satelitit tonë në lidhje me dymbëdhjetë yjet e zodiakut. Në këtë rast, llogaritja bëhet më komplekse dhe prandaj është e nevojshme të mbështetet në një kalendar të mirë hënor. Në internet ekzistojnë konsultime shumë të lehta dhe intuitive, të cilat gjithashtu përfshijnë veprimet e ndryshme që ju doni të merrni dhe ditët më të mira për t’i zbatuar ato.

Ndiqni ritmet e Hënës dhe do të jeni më të bukur Read More »

Orgjina e fjales ‘Shqiperi’ – Ky emer rrenjet i ka ne antikitet

Shqiptari i thotë vetes shqiptar, vendit të vet Shqipëri, Shqipni, po populli njihet në botë, sikundër dihet, lashtërisht si Albanais, Albanese etj., dhe vendi i tij si Albanie, Albania. Ky emërtim i dyfishtë ka arsyet e veta. Ai ka lidhje me disa rrethana të karakterit etnografik, të cilat janë specifike për Shqipërinë e për të kaluarën historike të saj.

Duke u nisur nga faktet, vihet re pikësëpari që vërtet në Shqipëri vetë si emër nacional i popullit zotëron sot gjithkund shqiptar, e si emër i vendit Shqipëri, Shqipni, po që m‘anë tjetër në kolonitë shqiptare që gjinden n‘Itali e në Greqi ky emër nuk njihet.

Shqiptarët e Italisë jugore e të Siqelisë, pasardhës të shpërngulurish prej Shqipërie kryesisht gjatë luftërave të para me turqit nën flamurin e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) në shekullin e XV e të XVI, e quajnë veten e vet dhe përgjithësisht popullin e atdheut të tyre të vjetër arbëresh, dhe këtë atdhe Arbër, Arbëri.

Këto emra përdorin gjer më sot dhe pasardhësit e atyre shqiptarëve që u shpërngulën pak më parë, në shekullin e XIV e të XV, prej Shqipërie për në Greqi, të cilët edhe ata nuk e kanë në përdorim emrin që zotëron sot në Shqipëri; edhe ata përdorin rregullisht arbëresh për “shqiptar”, arbërishte për “gjuhë shqipe”, arbërisht për “shqip, në gjuhën shqipe”.

Këto të dhëna tregojnë qartë që emri i sotëm shqiptar, Shqipëri, Shqipni, në kohë të Skënderbeut ende nuk kishte dalë, ose të pakën nuk ish përgjithësuar, e që ky gjithsesi është më i ri se emri i parë. Kjo do të thotë që emri i vjetër nacional i vendit e i popullit ka qenë arbën, arbër, arbëresh, arbëresh. E meqë ky emër, sikundër shihet me vështrimin e parë, është identik me Albania, Albanese etj. që u përmendën më sipër, nga gjithë këto rezulton që shqiptarët në mesjetë e kanë quajtur veten e tyre ashtu si quhen edhe sot te popujt e tjerë.

Kjo pamje etnografike gjen vërtetimin e plotësimin e saj më një anë me disa të dhëna të vjetra e më të reja prej Shqipërie, më anë tjetër me dëshminë e gjuhëve të popujve fqinj me shqiptarët, e m‘anë tjetër me emrat e Shqipërisë e të shqiptarëve në burimet e ndryshme europiane të mesjetës.

Sikundër është vënë re që nga gjysma e shekullit të kaluar, emri i vjetër i vendit, përveç se në kolonitë shqiptare, që sapo u zunë ngoje, është ruajtur edhe vetë në Shqipëri. Një trevë fushore e pjesës perëndimore të Shqipërisë së mesme ç‘merr prej Kurbini e gjer poshtë në pllajat e Durrësit e të Tiranës, pra fusha midis lumenjve Mat dhe Erzen, quhet edhe sot Arbën, dhe mal e arbën përdoret atje për “male e fusha”.

Një katund në perëndim të Liqenit të Shkodrës mban emrin Arbnesh, dhe Arbënesh quhet edhe ishulli gjuhësor shqiptar që gjindet afër qytetit të Zarës në Dalmaci, themeluar në gjysmën e parë të shekullit të XVIII, prej të shpërngulurish nga anët e katundit në fjalë. Arbanë është një katund afër Tiranës.

Më anë tjetër, në pjesën jugore të vendit, Arbër e Arbërí quhen krahina të ndryshme të trevës malore të Labërisë midis qyteteve të Vlorës dhe të Gjirokastrës e të Delvinës dhe arbëreshë e arbërorë banorët e tyre. Në vise të tjera të Shqipërisë, po ky emër, me trajta të ndryshme (arbën arbër, arbënesh arbëresh, arbnuer arbëror), përdoret në popull me një kuptim etnik, për të shënuar shqiptarin në dallim nga aromuni ose nga anëtari i ndonjë tjetre popullsi ballkanike. Sikundër shihet, emri i lashtë, në rrjedhë të kohës erdhi e u mbulua nga emri i ri shqiptar, Shqipëri, po ka mbijetuar gjer sot nëpër krahina të ndryshme të vendit.

Që ai ka qenë në përdorim me përmasa nacionale, në mbarë territorin gjuhësor të shqipes, këtë e vërtetojnë ndër të tjera edhe vargje popullore si Dalin zojat arbëneshe të anëve të Kosovës. M‘anë tjetër burimet historike të vendit e plotësojnë këtë pamje edhe për të kaluarën. Në monumentet letrare të shqipes së vjetër, të cilat rrjedhin nga shekulli i XVI e i XVII, vendi del rregullisht me emrin Arbënë , populli me arbënesh, arbëruer, dhe gjuha e tij me arbënisht.

Me këto të dhëna të brendshme në lidhje me emrin nacional të Shqipërisë e të popullit të saj, pajtojnë burimet e jashtme, dëshmia e gjuhëve të popujve të tjerë të Gadishullit Ballkanik. Edhe atje vrehet prania e këtij emri, i cili në rrymë të kohëve rrezatoi prej Shqipërie tek ata popuj. Në serbokroatishten popullore shqiptari quhet arbanas, në dokumentet mesjetare të asaj gjuhe arbanasin.

Arbananu quhet ai dhe në bullgarishten popullore, arbanas në rumanishten e vjetër, dhe tek aromunët e Shqipërisë e të Maqedonisë arbines, arbinesi, të gjitha reflekse të shqipes arbënesh e të varianteve të saj. Duke u ngjitur te burimet historike të mesjetës, në dokumentet e shkruara latinisht të vendeve perëndimore të kohës para dinastisë së Anjouve, të cilët patën marrëdhënie politike me disa treva të Shqipërisë, shqiptarët quhen arbanenses, e më vonë albanenses, dhe vendi i tyre Albania, ashtu si edhe sot.

Duke i shikuar këto dëshmi, të brendshme edhe të jashtme, me një vështrim përmbledhës, rezulton se emri nacional i hershëm i popullit shqiptar e i vendit të tij është arbën arbër me variacionet e tij, dhe se ky ka mbizotëruar në Shqipëri gjer në shekujt e parë të sundimit osman.

Ky emër rrënjët ndërkaq i ka që në kohën antike.

Sikundër dihet, astronomi e gjeografi Klaud Ptolemeu i Aleksandrisë së Egjiptit, në shekullin e dytë të erës së re, në hartën e tij botërore shënon emrin e një fisi Albanói dhe qytetin Albanópolis në një trevë të Shqipërisë të mesme, afërsisht midis Durrësit e Dibrës së sotme e në lindje të Leshit.

Prej këtij emri rrjedh rregullisht Arbën Arbër i shqipes, një dëshmi, ndër të tjera, që shqiptarët janë anas, autoktonë në vendbanimet e sotme dhe që aty ka një vazhdimësi, një kontinuitet gjuhe të pakën që prej antikitetit.

Nga Arbën, si u tha, ka dalë në analizë të fundit emri i Shqipërisë e i shqiptarëve te popujt e Gadishullit Ballkanik e të pjesëve të tjera të Europës. Historikisht ky emër, mbi dëshminë e përbashkët të Ptolemeut, të burimeve mesjetare të vendeve të ndryshme dhe të përhapjes së sotme popullore në Shqipëri, në krye të herës pas gjithë gjasësh i ka përkitur një treve e një popullsie të Shqipërisë së mesme; ai u përgjithësua pastaj si emër nacional në mbarë vendin që në kohën para Skënderbeut.

Përsa i përket emrit shqiptar, Shqipëri, Shqipni, ky si emër populli e vendi, si rezulton nga sa u shtjellua më sipër, zuri vend gjatë kohës së sundimit turk, pas shpërnguljes shqiptare për në Greqi e n‘Itali. Përhapja e tij si emër nacional dhe zhdukja e emrit të vjetër si i tillë, ka lidhje pas gjase me lëvizjet etnike e sociale të populli gjatë mesjetës dhe kohës së parë turke, me shtegtime të brendshme, me formime fisesh të reja në ato perioda historike, veçse shtysat konkrete për një zëvendësim të tillë nuk mund të ndiqen.

Vetëm një gjë mund të thuhet me gjasë të madhe, që shqip në krye të herës ka qenë emri i gjuhës. Ky si i tillë ka qenë mbase me përdorim më të moçëm, mbase paralel me emrin arbën arbër si emër etnik, dhe pastaj do të ketë shtrirë fushën e përdorimit, duke përfshirë edhe popullin e vendin. Shihet kështu se më i vjetri shkrimtar shqiptar që njihet, Gjon Buzuku, i vitit 1555, krahas ndë Arbanit “në Shqipëri” ka shqip “në gjuhë shqipe”; ashtu dhe Pjetër Budi (1621) shqip të na e thotë, e Pjetër Bogdani (1683) një gramatikë latin e shqip. Përdorimi etnik i këtij emri rreth vitit 1700 kishte zënë rrënjë, sepse në Vendimet e Koncilit provincial të vitit 1706 krahas Arbëni “Shqipëria” dhe i Arbëneshi “shqiptari” del edhe gjuhë e Shqipëtarëvet.

Mendimi që emri shqiptar të ketë ekzistuar në Shqipëri veriore që në shekullin e XIV, e të jetë identik me emrin familjar Schivipudar, Schepuder, Schapudar, Scapuder të një banori të qytetit të Drishtit afër Shkodrës që përmendet rreth vjetëve 1368-1402 në arkivat e Raguzës, mbetet një hipotezë që meriton të gjurmohet më tej.

Në lidhje më në fund me burimin e dy emravet arbën edhe shqip, do pasur parasysh se shumë emra të popujve, të vjetra e më të reja, që njihen nga historia, mbeten me domethënie e burim të paditur. Një kusht paraprak i domosdoshëm në këtë fushë kërkimesh është konstatimi i formës së kryehershme të emrit përkatës. Në lidhje me këtë, për emrin e vjetër nacional të shqiptarëve mund të thuhet me siguri që nga dy format e tij, arb- dhe alb-, e para është forma e mirëfilltë, sikundër del dhe nga dëshmitë vendëse së bashku me dëshmitë popullore ballkanike që u zunë ngoje më sipër.

Prandaj kërkimi i një rrënje alb- me kuptimin e pretenduar “mal”, krahasimi me emrat topike Alba- të Italisë e të viseve të tjera, me emrin e Alpeve etj., nuk kanë ndonjë bazë solide. Duke u nisur përkundrazi nga forma arb-, e nga kuptimi “fushë, rrafshinë”, i cili ruhet në mal e arbën të përmendur më lart, mund ta afrojmë këtë emër me latinishten arvum “arë, tokë e punuar, fushë”, greqishten e vjetër aroura “arë, tokë buke”, me fjalën kelte të irlandishtes së mesme arbor, shumës arbanna “drithë”. Me emrin e Arbënit mund të ketë një lidhje të moçme edhe emri i ishullit Arbe të Dalmacisë.

Përsa i takon emrit shqip, shqiptar, Shqipëri Shqipni, prej nga ka dalë edhe folja shqipëroj, shqipëlloj “spiegoj, sqaroj” e gjuhës popullore, ky emër mbetet me gurrë të dyshimtë. Mendime që të ketë dalë nga emri i shqipes, duke e pasur pra shqiptarët emrin e tyre prej këtij shpendi, qysh në kohën e Skënderbeut, duke e vënë në lidhje m‘anë tjetër këtë emërtim me fjalët e Plutarkut, që Pirroja pas fitores që korri mbi makedonët u kremtua me epitetin “shqiponjë”, nuk duket t‘i rezistojë kritikës, po të nisemi nga trajtat e këtyre dy emrave.

Në të vërtetë, tek autorët e vjetër shqiptarë, shqip, shkruar me këtë trajtë, dallohet dukshëm nga emri i shpendit, që shkruhet tek ata rregullisht shqype, gjë që tregon se kemi të bëjmë me dy fjalë të ndryshme. Jo bindëse paraqitet dhe afrimi me qipi “mullar bari”, me paravendim (presupozim) të një kuptimi të hershëm “grumbull, popull”.

Të dyshimta mbeten dhe interpretimet e tjera të këtij emri, ai si “banor shkrepash, malesh” dhe ai si “pushkatar” prej greqishtes së re skippetto(n) “pushkë” (kjo prej italishtes schioppetto), një fjalë që dëshmohet për greqishten sëpari me shekullin e XVI-XVII. I pabesueshëm mbetet mënëfund edhe spiegimi i fjalës shqip nga latinishtja excipio; fjala latine nuk do të thotë: “kuptoj”, si kanë thënë, po “marr; vë më njanë; përjashtoj; pranoj”. Kështu, duke përfunduar, puna e burimit të fjalës shqip mbetet një çështje e hapët. /Eqerem Çabej/Kultplus

Orgjina e fjales ‘Shqiperi’ – Ky emer rrenjet i ka ne antikitet Read More »

Parashikimi i Paolo Fox këtë muaj është “bombë”. Ndryshime të mëdha për të 12-ta shenjat

Dashi

Çdo situatë që jetoni ju është e përkohshme, por ju jeni të shqetësuar, sikur jeni duke pritur një ndryshim krejt të papritur në jetën tuaj. Ose ndoshta jeni ju vetë që e dëshironi diçka të tillë. Kjo vlen sidomos për ata që punojnë prej shumë vitesh në të njëjtin vend. Duhet të keni parasysh se ky nuk është momenti të hidhni hapa të gabuar, të tregoheni më të vendosur. Të tjerët mund t’ju keqkuptojnë, edhe pse keni të drejtë. Dielli dhe Mërkuri në shenjën tuaj do t’ju ndihmojnë, megjithatë kjo nuk do të thotë se do të mungojnë situatat stresuese në punë. Po filloni të ndieni se jeni viktimë e një padrejtësie. Sigurisht që tani nuk e dini se çfarë do të bëni pas stinës së verës, pasi edhe kompania ku punoni është në një gjendje konfuzioni. Kjo gjendje në vendin e punës ndikon shumë edhe në humorin tuaj. Ata që janë në prag provimesh, duhet të përgatiten mirë. Do të arrijnë rezultate të mira, por jo të shkëlqyera, edhe pse jo për fajin e tyre. Kush nga ju që ka gjetur dashurinë këta muajt e fundit janë duke e përjetuar si argëtim? Historitë e lindura së fundmi nuk janë mjaftueshëm të besueshme për të përfunduar deri në martesë apo bashkëjetesë. Muaji prill duket se do të jetë problematik për çiftet, sidomos konfliktet verbale do të jenë kryefjala e marrëdhënieve. Njësoj si edhe gjatë marsit, edhe në prill fundjavat do të shoqërohen nga shqetësime. Edhe atmosfera në familje do të jetë paksa stresuese, sidomos me familjarët që s’janë dakord me idetë tuaja. Datat 14 dhe 15 do të jenë të tensionuara, po ashtu edhe 28 dhe 29. Gjendja juaj fizike do të jetë disi më e mirë se muajt e fundit, por Marsi në shenjën tuaj do të ndikojë negativisht deri më 16 maj. Nervozizmi duhet mbajtur në kontroll. Sa më shumë t’i afroheni gjysmës së dytë të vitit, aq më mirë do të shkojnë gjërat. Bëni kujdes me problemet e gjunjëve dhe të dhëmbëve.

Demi

Venusi, Marsi dhe Saturni ndikojnë të gjithë pozitivisht në jetën tuaj. Dielli do të hyjë po ashtu në shenjën tuaj më datë 20. Kombinimi i planetëve këtë muaj është shumë i bukur; ndaj dhe do të gjeni zgjidhjen e një problemi që ju ka shqetësuar muajt e fundit. Nuk mund të them se gjithçka do të zgjidhet sa hap e mbyll sytë, sepse Jupiteri është gjithnjë kundër. Megjithatë ky planet më së shumti reflekton probleme që i përkasin së shkuarës. Yjet janë shumë të rëndësishme më datë 16 dhe 26 prill. Një mbledhje e rëndësishme, një projekt i ri që kërkon shumë kurajë ose një telefonatë interesante për ju këtë muaj. Nuk do të jetë muaji i fitimeve të mëdha, por mund të investoni të sigurt për të ardhmen, sepse në fund të vitit do të keni më shumë. Nëse dikush ka tradhtuar besimin tuaj, me këto yje që ju rrethojnë s’do të keni mëshirë. Në fund të fundit, jeni ju që vendosni gjithmonë dhe kjo ka rëndësi. Venusi kalon transit në shenjën tuaj dhe kombinohet me Marsin. Ky mund të jetë një muaj i bukur për ata që duan të martohen, gjithnjë nëse nuk përsëritin gabimet e së shkuarës. Bëni kujdes nëse keni ndonjë raport që s’i keni dhënë fund plotësisht apo nëse tundoheni ende nga një ish i/e dashur. Pasioni do të jetë i madh te çiftet e konsoliduara. Ju jeni nga ata njerëz që doni ta thoni me çdo kusht atë që mendoni. Nuk do të toleroni më. Nëse jetoni prej kohësh me dikë që s’e dashuroni më, do të përpiqeni ta gjeni dashurinë diku tjetër. Gjatë muajit prill do të vihet në provë besnikëria në çift. Ata që janë në kërkim të një dashurie të re, nuk duhet t’ia mbyllin derën fatit. Yjet na ndihmojnë në jetën tonë, por jemi ne ata që vendosim. Dielli hyn në shenjën tuaj këtë muaj, ja pse energjitë tuaja do të shtohen. Marsi dhe Saturni do të përpiqen të parandalojnë efektin negativ të Jupiterit. Gjendja juaj psikologjike do të jetë më e mirë. Terapitë janë të favorizuara pas datës 20.

Binjakët

Nëse keni lidhur një marrëveshje deri në verë, duhet të përvishni mëngët që ta rinovoni sërish. Sa më parë t’i lidhni këto marrëveshje, aq më mirë, sepse vera do të shoqërohet nga një gjendje statike. Duhet të shfrytëzoni aftësinë tuaj për të marrë vendimet e duhura në momentet e duhura. Studioni terrenin. Jupiteri është kundër shenjës suaj dhe ju e dini se pa ndihmën e tij, jeni krejtësisht të pambrojtur. Ndaj, nëse mendoni se keni nevojë për ndihmë, bëni çmos që tani për të krijuar aleanca të reja. Ata që janë transferuar në kërkim të një pune të re, brenda nëntorit duhet të vendosin nëse do të qëndrojnë aty apo jo. Ata që punojnë për llogari të tyre, janë futur në disa borxhe prej vitesh. Ky do të jetë një muaj interesant për ata që janë në kërkim të një profili të ri profesional apo të një pune me kohë të pjesshme. Lajmi i mirë është se Venusi nis një kalim transit në shenjën tuaj gjatë muajit prill duke nisur nga data 24. Jeta në familje dhe marrëdhëniet brenda saj do të jenë më pak të tensionuara. Vitin e kaluar keni humbur shumë për shkak të Saturnit, por nuk duhet të rifitoni gjithçka me çdo kusht. Të paktën jo tani për tani. Nëse dikush është larguar prej jush, mos u përpiqni ta afroni sërish. Nëse bashkëjetoni me dikë prej më shumë se tre vjetësh, ta dini se është i duhuri, sepse nuk është e lehtë të kapërcesh prova të tilla si ato me të cilat jeni përballur. Këtë muaj, rëndësi për ju do të ketë jeta në familje dhe përgjegjësitë brenda saj. Yjet do të favorizojnë edhe çiftet që duan të martohen në maj, sepse ky i fundit është një muaj i rëndësishëm për ndjenjat. Pas datës 23 do të shtohen rastet për të gjetur një dashuri të re apo për të përjetuar aventura të veçanta.
Prilli do të shënojë një fazë rikuperimi të formës fizike, pavarësisht nga lodhja e madhe gjatë dy javëve të fundit. Yjet në datën 25 dhe 30 janë shumë interesantë. Nëse disa probleme shëndetësore vazhdojnë t’ju shqetësojnë, kjo do të thotë se jeni shumë të stresuar dhe nervozë, edhe pse është mjeku ai që e thotë fjalën e fundit. Bëni gjëra të bukura për të luftuar stresin. Mos nënvlerësoni angazhimet e reja.

Gaforrja
Më në fund po arsyetoni. Në jetën tuaj po ndodh diçka e mirë dhe keni vendosur të mos hapni polemika për gjithçka. Yjet gjatë muajit mars jua kanë vështirësuar disi punët, ndaj mund të ndiheni të rraskapitur pasi pranvera për ju ka nisur në mënyrë kaotike, ja pse duhet të vini rregull në jetën tuaj. Venusi dhe Jupiteri ndikojnë pozitivisht këtë muaj. Ata që kanë lënë pas dore një kompani për të hapur një të re, nuk janë shumë të kënaqur. Mund të nxitoni dhe të gaboni në përpjekje për t’i zgjidhur gjërat shpejt e shpejt. Përpiquni që ta çoni gjithmonë rrogën tuaj në shtëpi. Në pranverë do të ndryshojnë shumë gjëra për shkak të nevojave që keni. Zgjidhjet më të mira do t’i gjeni pas datës 20. Përmirësimi i gjendjes në punë do t’ju ndihmojë të mbani në kontroll edhe nervat. Bëni kujdes me çështjet që kanë karakter ligjor, sidomos nëse kanë lidhje me taksat. Çiftet që i kanë mbijetuar muajit mars, tani po shkojnë më mirë. Sigurisht që jo të gjithë kanë debatuar me njëri-tjetrin, por jeni përballur me situata të vështira familjare që kanë pasur lidhje me shpenzimet . Krizat për çështjet praktike apo ekonomike janë të shumta, ndaj duhet të ndryshoni strategjitë tuaja. Ankthi juaj rritet edhe më shumë nëse partneri/ja juaj nuk ju mbështet në aspektin financiar. Shtrëngojeni pak më shumë dorën. Edhe pse qielli i prillit është i bukur, nuk mund të shërojë plagët e atyre që sapo janë ndarë. Merreni më shumë me çështje praktike, ja pse dashuria kalon në plan të dytë për ju. Shumë nga ju kanë edhe lidhje jashtëmartesore. Kërkoni pak më shumë qartësi në jetën tuaj. Krahasuar me marsin, gjendja juaj fizike do të jetë shumë më e mirë këtë muaj. Luhatjet e humorit dhe stresi do të jenë më të pakta këtë muaj. Në datën 15 do të keni një dëshirë të pashpjegueshme për të ndenjur për të bërë çfarë dëshironi. Të lindurit në shenjën e Gaforres ua nxjerrin inatin të gjithëve kur nuk janë të kënaqur me jetën që bëjnë. Në fund të muajit një rikuperim i lehtë.

Luani
Nuk mund të flas për rezultate konkrete, sepse do t’i shohim gjatë gjysmës së dytë të vitit, por shpresat që të merrni një lajm të mirë në aspektin profesional janë shumë të mëdha. Duke marrë parasysh se viti 2018 nisi me shumë ankth dhe me pak rezultate, tani gjërat shkojnë shumë më mirë. Nëse doni të diskutoni një marrëveshje të rëndësishme, ju ftoj ta bëni në datën 5, 6 ose në mëngjesin e datës 16. Yjet ju falin aftësinë për të bindur bashkëpunëtorët dhe kolegët tuaj. Edhe pse shpenzimet këtë muaj do të jenë të mëdha, në fund të muajit keni edhe mundësi që të kurseni. Disa persona të tretë kanë përfituar nga besimi juaj. Problemet me kreditë do të mbeten gjithmonë të tilla për ju. Historitë e dashurisë që kanë lindur gjatë muajit mars mund të jenë aventura të bukura. Shumë nga ju janë në kërkim të një raporti fizik. Yjet e prillit i kushtojnë po ashtu rëndësi situatës në familje, e cila shoqërohet nga nervozizmi për shkak të disa ngjarjeve të papritura apo nga shpenzimet e pakontrolluara. Një familjar juaji kërkon që të përfshihet më shumë në jetën tuaj. Nëse ky person është një ish i dashur, edhe mund të mërzitesh. Mos u përgjigjni në mënyrë agresive, përndryshe do të jeni ju që do ta pësoni. Bëni kujdes rreth datës 10. Ka shumë kaos në jetën tuaj, por kjo s’do të thotë se keni dashuri. Çiftet që do të kalojnë këtë periudhë të vështirë, do të shpërblehen pas verës. Disa nga ju po mendojnë të ligjërojnë lidhjet e tyre, por për martesën duhen shumë para. E ardhmja është një barrë e madhe për ju. Ja pse disa do ta vonojnë zyrtarizimin e marrëdhënieve. Duhet të tregoheni të duruar. Ky do të jetë një muaj i qetë për sa i përket gjendjes shëndetësore. Disa probleme të vogla me alergjitë që do të zgjidhen me kura natyrore. Data 17 do të jetë e tensionuar. Do të shiheni në pasqyrë dhe do të kuptoni se ndiheni shumë të lodhur.

Virgjëresha

Yjet këtë muaj do të jenë në favorin tuaj, plot me propozime të vlefshme, sidomos për ata që kanë punuar shumë muajin e kaluar. Energjitë e kësaj periudhe do të jenë të jashtëzakonshme. Një rizgjim në aspektin profesional. Për ata që kanë marrë një refuzim, gjërat do të ndryshojnë krejt papritur me anë të një telefonate. Ata që janë në prag pensioni janë duke vënë në vijë gjithçka në jetën e tyre. Nëse jeni të rinj, yjet ju ndihmojnë në intervistat e punës, në takimet apo edhe në iniciativat e reja që do të ndërmerrni. Këtë muaj do të tregoni aftësitë tuaja. Dhuntia juaj për të komunikuar apo idetë e reja do të jenë shumë joshëse. Rezultate të rëndësishme do të arrini në datat 4, 16, 17, 25 dhe 26, kur Marsi dhe Saturni kombinohen në mënyrë të shkëlqyer.
Zemra ju rreh fort… sidomos gjatë prillit, që do të jetë magjik për ju. Ata që kanë pasur probleme kohët e fundit, tanimë i kanë thënë partnerit/es gjithçka që mendonin dhe kanë gjetur dikë që do t’i zëvendësojë. Ka dhe nga ata që rrinë me sytë nga qielli dhe presin që dashuria t’u trokasë në derë. Këta të fundit nuk duhet t’i dramatizojnë shumë problemet e së shkuarës. Data 13 do të jetë e rëndësishme në fushën e ndjenjave, sepse do të sjellë takime interesante, qoftë edhe me një “ish” shumë të dashur për ju. Nëse keni një marrëdhënie që e vazhdoni vetëm për hir të rutinës apo të fëmijëve, do të tundoheni për t’u lidhur me dikë tjetër, sepse pasioni do të jetë shumë i madh. Parashikohen emocione të mëdha. Yjet këtë muaj do të favorizojnë edhe kurat e ndryshme. Do të ndiheni plot energji që në ditët e para të prillit, përpiquni vetëm të mos pini duhan dhe të ndiqni një dietë të lehtë ushqimore. Krahasuar me muajin e kaluar, prilli do të jetë më pak melankolik dhe më pak stresues. Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës duhet të kujdesen më shumë për shëndetin mendor. Përpiquni të mos trembeni nga e ardhmja.

Peshorja

Meqë po i afrohemi gjysmës së dytë të vitit, yjet do të tregohen më mirëkuptues për të lindurit në shenjën e Peshores. Tre muajt e parë të vitit kanë qenë një luftë e madhe për ju. Edhe pse ndiheni ende të zemëruar, do të filloni të shikoni disa rezultate të mira. Do të përballeni me disa probleme ekonomike apo me shpenzime të paparashikuara. Ata që kanë ndër mend të shpërngulen diku tjetër, janë shumë të shqetësuar. Duhet të keni parasysh se jo të gjitha ngjarjet duhet të shoqërohen nga ankthi. Si gjithmonë, fundjavat janë më të vështirat për ju. Nëse punoni të shtunave dhe të dielave, bëni kujdes në marrëdhëniet tuaja me klientët dhe mos mendoni për gjërat që nuk shkojnë. Nëse jeni në kërkim të një pune të re, do ta gjeni, por vetëm me kohë të pjesshme. Nuk do të arrini dot rezultatet e dëshiruara. Problemet financiare në shtëpi vazhdojnë të jenë të mëdha. Bëni kujdes të dielën e datës 15, pasi gjithë këtë nervozizëm mund t’ua përcillni dhe të tjerëve. Marrëdhëniet sentimentale nuk ju kënaqin plotësisht. Kryefjala e debateve në çift është sjellja ndaj njëri-tjetrit. Një orar i ri në punë apo një ngritje në detyrë mund të jenë shndërruar në çështje polemikash. Nuk do ta keni të lehtë të ruani qetësinë, sepse Marsi, Dielli dhe Mërkuri janë në çekuilibër. Duhet të bëni shumë kujdes, sidomos nëse ndikoheni nga persona të tretë. Shmangni konfliktet për arsye banale. Në një klimë kaq të tensionuar, disa mund të mendojnë edhe ndarjen. Gjithçka mund të zgjidhet thjesht me një buzëqeshje. Tradhtia është shumë tunduese për disa. Kjo nuk është një zgjidhje e mirë, përkundrazi… Probleme me shëndetin mendor apo edhe me stomakun. Nuk ju këshillojmë të sforcoheni shumë, sidomos të dielave. Kujdes në datën 15. Meqë jeni shumë të kujdesshëm për aspektin estetik, bëni kujdes, sepse ky i fundit ndikon shumë në humorin tuaj në mëngjes. Nëse nuk ju pëlqen vetja, e gjithë dita do të shkojë keq.

Akrepi
Yjet këtë muaj do të jenë shumë frytdhënës, sidomos në aspektin profesional. Për pasojë, edhe ju do të ndiheni më mirë. Disa nga ju kanë kërkuar të transferohen diku tjetër, një ngritje në detyrë apo një ndryshim për të vënë veten në provë. Për ju është e rëndësishme të punoni me njerëz të rinj. Nëse nuk ndryshoni dot ju, atëherë duhet të ndryshojë bota për ju. Nëse punoni prej kohësh në një vend, tani jeni në kërkim të një stimuli të ri. Marsi, Saturni, Neptuni dhe Jupiteri janë në favorin tuaj. Edhe ata që kanë një aktivitet privat dhe gjenden përballë një problemi, do të gjejnë një zgjidhje duke hequr një barrë nga supet. Marrëveshje me leverdi, sidomos për aktivitetet e reja që do të hapen tani në pranverë. Të lindurit në shenjën e Akrepit kanë gjithmonë idenë që të nisin një aktivitet me siguri të plotë, që të mos përballen me asnjë problem në të ardhmen apo me shefa që t’u kërkojnë llogari. Yjet e muajit prill do të jenë të qetë në fushën e ndjenjave. Duket qartë që këtë muaj për ju ka përparësi diçka tjetër, jo dashuria. Nëse diçka nuk shkon në marrëdhënien tuaj, përpiquni të vendosni një dialog konstruktiv apo bëni realitet ide të reja që jeta në çift të mos jetë monotone. Datat 16 dhe 17 do të shoqërohen nga polemika, por dihet që ju këto zënka i konsideroni si “kripa dhe sheqeri” në një marrëdhënie. Nëse nuk do të ishte kështu, nuk do t’i kritikonit kaq shpesh të dashurit tuaj. Ju ngjisin më shumë personat që janë problematikë, ja pse bini në dashuri pikërisht me ata që ju ngrenë nervat. Në momentin që ju mërzitet, e largoni, por më pas ndiheni bosh, duke mos ditur se kujt t’ia shkarkoni gjithë tensionin tuaj. Nëse keni një raport të konsoliduar me partnerin/en, qëndroni larg polemikave vetëm e vetëm për ta vënë në provë. Datat 22 dhe 25 do të jenë më delikatet. Gjatë kësaj periudhe duhet të kujdeseni më shumë për lëkurën tuaj. Disa probleme duhen trajtuar me kujdes, përndryshe do të vuani nga shqetësime psikopatike. Shmangni tensionet në datat 21 dhe 30.

Shigjetari

Kalimi transit i Mërkurit në shenjën tuaj është i shkëlqyer. Ky planet do të qëndrojë gjatë gjithë muajit në shenjën tuaj. Ndikimi i tij do të ndihet më shumë pas datës 15. Do të shërbejë si një element force në të gjitha marrëveshjet që do të kryeni. Jeni detyruar të tregoni se sa vleni që në fillim të vitit 2018. Sigurisht që dikush është përpjekur t’ju pengojë apo t’ju kalojë në plan të dytë, por tani do ta largoni nga vetja pikërisht siç hiqni një guriçkë që ju ka mbetur në këpucë. Datat 4, 5, 14 dhe 23 do të jenë shumë të favorshme dhe do të arrini rezultate frytdhënëse. Gjatë këtij muaji do të zgjidhni edhe një problem që ka lidhje me pronat. Një propozim që e prisnit pas disa muajsh, mund të vijë menjëherë. Yjet janë interesantë për ata që punojnë jashtë apo për ata që duan të provojnë diçka që s’e kanë eksperimentuar më parë. Paratë nuk do të mungojnë. Yjet do t’ju ndihmojnë edhe këtë muaj në fushën e ndjenjave, por pasioni do të jetë disi më i zbehtë se në mars. Historitë e lindura gjatë marsit do të vazhdojnë, edhe pse ju po tregoheni paksa të ftohtë, sepse po merreni me shumë gjëra njëherazi. Puna dhe çështjet praktike janë përparësia juaj. Qetësohuni, gjeni pak kohë për të dashuruar, sidomos nëse partneri/ja ankohet për mungesën tuaj të vëmendjes. Fundjava e datës 14 dhe 15 do të jetë e favorizuar për të forcuar marrëdhënien tuaj. Pas datës 24, polemikat në çift do të shtohen, qoftë këto të shkaktuara nga arsye banale. Çiftet në krizë duhet të bëjnë shumë kujdes, sidomos më datë 24. Problemet s’do të jenë të pakapërcyeshme, e megjithatë këto sprova i bëjnë mirë jetës në çift. Kujdes me tradhtitë apo me xhelozitë, sepse mund të hapni probleme më të mëdha. Fillimi i muajit do të jetë i duhuri për të gjetur energjitë që ju kanë munguar apo dëshirën për të ecur përpara. Lodhja do të shtohet pas datës 24. Në fund të muajit do të ndiheni disi të ndrydhur dhe ky është problem i madh për të lindurit e kësaj shenje, sepse Shigjetarët duan gjithmonë të ndihen të lirë dhe të bëjnë atë që besojnë.

Bricjapi
Pas muajit mars, i cili është karakterizuar nga nervozizmi dhe lodhja, prilli do të jetë plot energji dhe jeta juaj do të ndryshojë. Pas disa javësh, Saturni dhe Marsi do të formojnë një aleancë të shkëlqyer, e cila do të sjellë të reja të mëdha në jetën tuaj dhe jo vetëm në aspektin profesional. Nëse jeni të rinj dhe jeni duke luftuar kundër të gjithëve me idetë tuaja, ka ardhur momenti që të tregoheni më këmbëngulës. Do të merrni një përgjigje pozitive pas datës 20. Ky është një horoskop i rëndësishëm për ata që po shtyjnë një çështje me rëndësi prej kohësh apo që kanë qenë përballë një dileme të madhe. Ambiciet tuaja janë të mëdha. Do të arrini një ngritje në detyrë brenda pak muajsh. Kush nga ju ka një aktivitet privat, do ta ketë më të lehtë të bëjë përpara. Do të jetë një periudhë krijuese për ata që merren me pikturë apo me muzikë. Projektet e reja janë të favorizuara gjatë gjithë muajit, por më premtueset do të jenë dhjetë ditët e fundit të muajit.
Projekte të mëdha për ata që janë dashuruar së fundmi. Vetëm ata që kanë kohë që janë lidhur dhe që kanë frikë nga dashuria nuk do t’i shijojnë këto yje të bukura. Urojmë që ky të mos jetë rasti juaj! Shumë nga ju mezi presin të bëhen me fëmijë dhe këtë gjë do t’ia kërkojnë partnerit/es. Lidhjet e krijuara këta tre muajt e fundit mund të bëhen të rëndësishme. Mund të takoni personin e duhur në mënyrë krejt të rastësishme. Do të njihni shumë njerëz të rinj. Ata që janë në kërkim të një shtëpie të re, do të gjejnë shumë shpejt të duhurën. Edhe aventurat kalimtare do të jenë shumë të bukura. Ky është një muaj i mbushur me energji dhe forca. Kurat e nisura tre muajt e fundit do të japin rezultatet e para. Si gjithmonë, problemi i zakonshëm për të lindurit e Bricjapit është cervikalja. Për shkak të punëve të shumta, nuk i keni kushtuar rëndësi aktivitetit fizik. Probleme me gjymtyrët për shkak të mungesës së lëvizjes. Shfrytëzoni periudhën e pranverës për t’u tonifikuar.

Ujori
Do të projektoni diçka të re, do të mendoni për ndryshime, por gjithmonë duke pasur parasysh gjysmën e dytë të vitit. Për të lindurit në shenjën e Ujorit, ky muaj do të shënojë një revolucion të madh. Kush nga ju ka disa kursime mënjanë, mund të hapë një aktivitet privat. Edhe artizanët janë shumë të favorizuar. Bëni kujdes, sepse Jupiteri po përpiqet t’ju thotë të tregoheni më dorështrënguar me shpenzimet dhe të mos jepni hua. Bëjini mirë llogaritë para se të bëni ndryshime të mëdha në jetën tuaj. Mërkuri vazhdon të kalojë transit në shenjën tuaj dhe do të ndikojë te ju deri në mes të majit. Ata që duan të ndryshojnë kolegët, mund të bëjnë zgjedhjet e tyre në datat 19, 23 dhe 24. Do të përballeni me një bllokim nëse keni probleme burokratike. Pas verës, gjërat do të shkojnë më mirë. Fusha e ndjenjave gjatë prillit do të jetë në një gjendje statike. Ju këshilloj të ndiqni gjithmonë instinktin tuaj. Nëse jeni të martuar apo të lidhur prej kohësh, do të shpërqendroheni nga dikush tjetër, por është e kotë t’ju këshilloj se dashuria është më e rëndësishme. Do ta keni të vështirë të bini dakord për një marrëveshje nëse po bashkëpunoni me partnerin apo me një pjesëtar të familjes suaj. Një nga ditët më të vështira do të jetë ajo e datës 2 dhe të gjitha të hënat e muajit prill. Lidhjet e krijuara këtë muaj nuk do t’ju çojnë askund. Edhe aventurat nuk janë të favorizuara. Marrëdhëniet tuaja këtë muaj do të shoqërohen nga debate për paratë, trashëgimitë, pronat. Edhe me familjarët do të diskutoni vetëm për çështje ekonomike. Bëni kujdes në datën 17, pasi tensionet do të rriten.
Fizikisht ndiheni mirë, vetëm se ndiheni të lodhur mendërisht nga zënkat në familje apo kur dikush ju përfshin në debate edhe kur ju nuk doni. Bëni kujdes në raportet tuaja me dikë më të madh në moshë që i përket shenjës së Bricjapit apo Akrepit. Pika juaj e dobët është stomaku. Të dielave rrethoheni nga njerëz që ju nervozojnë shumë. Përpiquni t’i shmangni ose të mendoni për diçka tjetër. Bëjini bisht realitetit. Nëse e dëshironi, mund t’ia dilni.

Peshqit
Për të lindurit në shenjën e Peshqve vazhdon vala e energjisë dhe entuziazmit. Shumë nga ju kanë ndaluar në vend këtë muaj, por për një arsye të fortë. Kanë punuar aq shumë në të shkuarën sa kanë lënë pas dore familjen. Kjo është arsyeja e vetme që disa nga ju s’do të marrin frytet e duhura në aspektin profesional, pasi dëshira për intimitet me partnerin është më e madhe. Propozime të reja për ju falë pozitivitetit që sjell muaji prill. Gjatë kësaj periudhe do të ndieni se idetë tuaja do të realizohen më kollaj. Ndiheni më të gjallë, ja pse do të ndërmerrni iniciativa të reja. Nëse jeni në kërkim të një pune, do të merrni shumë shpejt një telefonatë pozitive. Shfrytëzoni këtë periudhë të favorshme, mos prisni që të mirat t’ju bien nga qielli. Duhet të veproni. Shumë nga ju ëndërrojnë një shtëpi në det, por bëni kujdes përpara se ta blini ,se mos keni pagesa të pashlyera.
Takimet e reja janë të favorizuara rreth datës 17. Nëse nuk jeni duke përjetuar një dashuri të madhe, kjo do të thotë se keni qëndruar shumë të mbyllur në të shkuarën. Çlirojeni mendjen dhe mos mendoni gjithmonë më të keqen. Dashuria e vërtetë është ajo që të shqetëson më shumë. Pikërisht kështu e shikoni ju dashurinë. Rrezikoni të dashuroheni me persona që janë shumë të ndryshëm nga ju, ja pse shpesh ndiheni të lodhur nga marrëdhëniet tuaja. Venusi mbron dashurinë. Ky është një muaj i rëndësishëm për të harruar të kaluarën. Mos iu ktheni pas problemeve të vjetra, sidomos pas datës 24, kur do të nisë edhe një fazë shumë e tensionuar. Kujdesuni më shumë për problemet me karakter ligjor apo për trashëgimitë. Diskutoni me qetësi dhe të gjitha vendimet merrini pas datës 20 maj. Yjet ju favorizojnë shumë për të kaluar problemet e së shkuarës. Kujdesuni më shumë për veten, sidomos nëse vuani nga dhimbjet e shpeshta të kokës apo të gjymtyrëve. Këmbët janë pika juaj e dobët. Në datat 4, 5, 18 dhe 19 tregohuni më vigjilentë. Mos u mendoni dy herë për të nisur një kurë apo një terapi. Deri në tetor duhet të jeni në formë të mirë fizike për të shmangur çdo vështirësi në të ardhmen.

Parashikimi i Paolo Fox këtë muaj është “bombë”. Ndryshime të mëdha për të 12-ta shenjat Read More »

Një grua 83-vjeçare i shkroi shoqes së saj një letër në lidhje me jetën, rreshti i fundit do t`ju bëjë të qani

Një grua 83-vjeçare anonime i shkroi një letër. Ajo fillon duke iu drejtuar shoqes së saj Bertha dhe duke i thënë asaj se çfarë ka qenë ajo. Ajo nuk bie më shumë mbi barërat e këqija që në mënyrë të pashmangshme rriten në kopsht dhe në vend që ajo thjesht admiron natyrën në të gjitha është lavdi e papërshkrueshme.

Gruaja e vjetër thotë se ka shpenzuar sa më shumë kohë sa mundet me familjen dhe miqtë. Ajo nxjerr jashtë dhe përdor enët e saj të bukura për të festuar fitoret e vogla dhe jo vetëm për raste të veçanta si shumica prej nesh.

Ajo vishet edhe nëse nuk ka ndonjë arsye të veçantë dhe e ve parfumin e saj të preferuar vetëm për shkak se ajo dëshiron.

Gruaja vazhdon të thotë se e bën këtë sepse e kuptoi se shumë njerëz kanë kaluar pa bërë gjërat që dëshironin që mund të kishin. Ajo dëshiron të jetojë jashtë gjatë ditëve të saja aq sa mundet, kështu që ajo nuk do të ketë asnjë keqardhje. Ajo thotë ndër të tjera: “Unë nuk besoj në Mrekullitë. Unë mbështetem në to.”

Në funds ajo shkruan “Ndoshta jeta jonë nuk është festa që ne dëshirojmë por meqë jemi në të gjithsesi duhet të vallëzojmë”

Megjithëse gruaja kishte për qëllim vetëm që kjo letër të lexohej nga shoqja e saj, duhet të jemi të lumtur që është ndarë me publikun. Ne të gjithë mund të marrim këshillën e saj dhe të fillojmë të jetojmë me të vërtetë.

Një grua 83-vjeçare i shkroi shoqes së saj një letër në lidhje me jetën, rreshti i fundit do t`ju bëjë të qani Read More »