Kuriozitete

Ata që kanë lindur mes viteve 1950-80 duhet ta lexojnë patjetër këtë

1.Kur bridhnim në biçikletë nuk mbanim kokore.

2.Pinim ujë nga tubi i çezmës, dhe jo nga shishja me ujë mineral.

3.Kalonim orë të tëra duke ndërtuar karroca me kuzhineta dhe fatlumët që kishin pranë shtëpisë rrugë të rrëpirta, lëshoheshin, dhe në gjysmë të rrugës kujtoheshin që nuk kishin frena. Pas shumë përplasjesh, me mure e shkurre, mësuam të zgjodhnim problemin. Po, përplaseshim me shkurre, dhe jo me makina…

  1. Dilnim të luanim, me të vetmin detyrim që të ktheheshim para se të perëndonte dielli. Nuk kishim celularë, kështu askush nuk na gjente dot… e pamendueshme.

5.Priteshim, thyenim ndonjë kockë, humbnim ndonjë dhëmb, dhe askush nuk denonconte për këta incidente. Faji nuk ishte i askujt, faji ishte i yni.

6.Hanim bukë me vaj, bukë me gjalpë, pinim ujë me sheqer dhe nuk kishim asnjëherë probleme me mbipeshën, sepse ishim gjithmonë në lëvizje duke luajtur.

7.Kur na binte në dorë ndonjë pije, e ndanim më katërsh. Pinim nga e njëjta shishe dhe askush nuk vdiste prej kësaj.

8.Nuk kishim playstation, nintendo 64, xbox, videolojëra, televizion kabllor me 99 kanale, dolby surround, celularë, kompjuterë, internet… por në vend të kësaj, kishim shumë miq.

  1. Dilnim, shëtisnim me biçikletë ose ecnim në këmbë deri tek shtëpia e shokut, i binim ziles, ose thjeshtë hynim pa trokitur, ai ishte aty dhe ne ia nismim lojës.

10.Po! Dilnim atje përjashtë! Në botën mizore! Pa një roje. Si ia bënim? Sajonim lojëra me shkopinj dhe topa, krijonim skuadra për të bërë një lojë. Jo të gjithë zgjidheshin për të luajtur, dhe ata që nuk zgjidheshin, nuk është se shkonin tek psikologu për të trajtuar traumën…

11.Disa studentë nuk ishin të shkëlqyer si të tjerët, dhe kur humbisnin një vit e përsërisnin. Askush nuk shkonte tek psikologu, askush nuk vuante nga probleme të vëmendjes apo hiperaktivitetit. Thjeshtë bënte pak pushim dhe përsëriste vitin.Kishim liri, dështime, suksese, përgjegjësi… dhe mësonim t’i kontrollonim.

Ata që kanë lindur mes viteve 1950-80 duhet ta lexojnë patjetër këtë Read More »

Histori: Çfarë ka ndodhur më 10 prill?

1553 – Lindi Hugo Grotius, jurist holandez-filozof, teolog, dramaturg, historiograf, poet, burrë shteti dhe diplomat. Ai hodhi themelet e së Drejtës Ndërkombëtare bazuar në ligjin natyror. Në “Mare Liberum” botuar  më 1609, Grotius formuloi parimin e ri, sipas të cilit deti është territor ndërkombëtar dhe të gjitha kombet janë të lirë ta përdorin atë për tregti detare. Kritikët thonë se Grotius, duke mbrojtur  lirinë detare, përpiqej të arsyetonte politikën holandeze për shpërbërjen e monopoleve të ndryshme tregtare, dhe që më pas Holanda të krijonte monopolin e vet.

1821 – Patriarku Gregori V i Konstandinopojës varet në litar nga osmanët në portën kryesore të Patriarkanës; trupi i tij u hodh në Bosfor. Në fillim të Luftës greke të Pavarësisë, Gregori V u fajësua nga Sulltan Mahmudi II për paaftësi për të bindur grekët të hiqnin dorë nga kryengritja (edhe pse patriarku i kishte dënuar në fakt aktivitetet kryengritëse greke). Ekzekutimi me varje i Gregorit V, sidomos të dielën në ditën e Pashkës, tronditi dhe zemëroi grekët, si dhe shkaktoi protesta në Evropë, duke nxitur lëvizjen filohelene.

1826 – Të 10 mijë e 500 banorët e Mesolongit lënë qytetin pas rrethimit për një vit nga forcat osmane. Shumë pak prej tyre mbijetuan.

1858 – Në Londër, “Big Ben”, kambana 13.76 tonëshe, e riderdhur, u vendos në Kullën e Uestminsterit.

1919 – Udhëheqësi i Revolucionit meksikan, Emiliano Zapata, vritet pabesisht në pritë nga forcat qeveritare në Morelos.

1941 – Lufta e Dytë Botërore: Fuqitë e Boshtit në Evropë krijojnë shtetin e Kroacisë të pavarur nga Jugosllavia e pushtuar.

1961 – Në Izrael fillon gjyqi ndaj nazistit Adolf Aikman për krime lufte. Në maj 1960, agjentët e Shërbimit të Sigurimit izraelit e rrëmbyen Aikmanin në Argjentinë dhe e çuan në Jerusalem për gjykim, ku ai dëshmoi pas një mburoje prej antiplumbi. Çështja ngjalli interes ndërkombëtar, duke vendosur mizoritë naziste në krye të lajmeve botërore. Aikman u shpall fajtor dhe u dënua me vdekje . Ai u ekzekutua me varje më 1 qershor 1962. Trupi i tij u dogj dhe hiri u përhap në det, përtej ujërave territoriale të Izraelit. Ekzekutimi i Adolf Aikmanit mbetet i vetmi rast që Izraeli ka miratuar një dënim me vdekje.

2010 -Aeroplani i forcës ajrore polake “Tu-154M” rrëzohet pranë Smolenskut, Rusi, duke vrarë 96 njerëz në bord, përfshirë presidentin polak Leh Kazinski dhe dhjetëra zyrtarë të tjerë të lartë të Polonisë.

Histori: Çfarë ka ndodhur më 10 prill? Read More »

Vese që i kanë vetëm njerëzit e mençur

Kur nuk kuptojnë një gjë, themi: ”Pse njerëz të mëdhenj jemi ne”? Por, krejt e kundërta ndodh, pasi mendjet e mëdha kanë vese që për njerëzit me nivel mesatar IQ-je duken ”banale”. Një studim i Universitetit të Harvardit ka treguar se njerëzit të cilët kanë një nivel më të lartë IQ-je janë ata të cilët vuajnë nga probleme dhe shqetësime më të mëdha. Më poshtë kemi listuar disa nga problemet me të cilët përballen vetëm njerëzit e mençur.

Zmadhojnë gjërat

Njerëzit e mençur kanë tendencën për t’i zmadhuar shumë gjërat. Përgjithësisht këta njerëz janë “drama queens” të lindur.

Perfeksionistë

Njerëzit e mençur janë perfeksionistë. Pëgjithësisht këta individë kujdesen edhe për detajin më të vogël dhe kjo sigurisht që lidhet me dëshrën e tyre për t’i patur gjërat fiks siç i kanë në kokë.

Frikësohen gjërave që nuk dinë

Një njeri i mençur e di mirë se sa shumë janë gjërat që ai nuk di. Kjo e bën të ndihet i friksuar.

Humbasin interesin shpejt

Përvetësimi i lehtë i diçkaje bën që këta njerëz ta humbasin shumë shpejt interesin në atë gjë.

Nuk janë të kënaqur

Të jesh i mençur do të thotë të mos kënaqesh lehtë. Një njeri i mençur ka gjithmonë probleme me pakënaqësinë.

Vese që i kanë vetëm njerëzit e mençur Read More »

Fshati i mrekullueshëm shqiptar në mes të Turqisë (foto)

Arnavutkoy është një lagje e Stambollit që ruan ende formën e saj të mëparshme. Kjo lagje është pika e bashkimit e shkëlqimit dhe e qetësisë.

Ky është një vend që e ruan strukturën tradicionale shumëvjeçare, sado që me kalimin e viteve kjo strukturë po zvogëlohet.

Emri i lagjes lidhet me çlirimin e Stambollit (Kostandinopojës) nga Sulltan Mehmet Fatihu, i cili kishte pushtuar edhe Shqipërinë. Besohet se emri i kësaj lagjeje të jetë vënë në bazë të ushtarëve shqiptarë, të cilët thuhet se kanë luftuar në krah të Sulltan Fatihut në betejën për çlirimin e Stambollit, familjet e të cilëve u vendosën aty pas marrjes së qytetit nga ana e turqve.

Shqiptarët e ardhur u organizuan në këtë lagje, për këtë arsye mbeti edhe emri me domethënien Fshati Shqiptarë (Arnavutkoy). Sipas portalit turk “Star.com.tr”, kjo lagje ekzistonte edhe para çlirimit të Stambollit.

Në shekujt 14 dhe 15 kur turqit kishin rritur presionin e tyre ndaj Perandorisë Bizantine, nga ky vend ishin larguar shumë njerëz. Ndërsa gjatë perandorisë osmane, ky vend ishte i banuar më shumë nga romët dhe çifutët.

Bukuria natyrore si ajo e Arnavutkoyit mund të gjendet shumë rrallë, kur kësaj i shtohet edhe arkitektura e vjetër. Edhe bizneset e reja që janë hapur, mundohen t’i përshtaten kulturës së arkitekturës së vjetër.

Një fakt tjetër është edhe pika më e thellë e Marmarasë dhe e Bosforit. Por, shpesh ky vend rrezikohet edhe nga dallgët e larta.

Fshati i mrekullueshëm shqiptar në mes të Turqisë (foto) Read More »

Karriget që rriten në pemë

Në thellësitë e Derges Derbyshire, një nga pyjet më të rrallë që keni dëgjuar ndonjëherë, degët e pemëve janë të vendosura në mënyrë të çuditshme.

Të vendosura në rreshta të rregullta, pemët duket në shikim të parë thjesht si të rritura në kënde të çuditshme. Por nëse i shikon më afër vë re se degët e tyre kanë formën e karriges por me kokë poshtë.

Pasi u shkurtuan dhe lëmuan, ata u bënë karriget më të pëlqyera.

Ishte ideja e Gavin Munro për ti sjellë në dhoma dhe sallone si karrige.

Secila prej ‘karrigeve pemë’ zgjat 7 deri në 9 vite.

Dhe vlera e një karrigeje është 5.000 paund. Ndërsa për karriget që do të jenë të disponueshme pas vitit 2020 do të ketë një çmimim prej 10.000 pound.

Kjo reflekton statusin e tyre si ‘vepra arti dhe dizajni’. Dhe interesi më i madh për to ka ardhur nga muzetë, galeritë dhe koleksionistët privatë.

Karriget që rriten në pemë Read More »

Braktisja e Facebook-ut redukton nivelin e stresit, studimi i fundit e tregon këtë

Nuk është një numër i vogël i njerëzve që konsiderojnë një braktisje të plotë të Facebook-ut, duke fshirë heqjen e profileve në rrjetin social, pas skandalit të fundit me shkelje të privatësisë së përdoruesve nga kompania analitike Cambridge.

Përveç kësaj, shkencëtarët argumentojnë se një masë e tillë mund të jetë shumë e mirë kur bëhet fjalë për shëndetin.

Një studim i kohëve të fundit nga Universiteti i Queensland ka treguar se duke e lënë Facebookun, në një kohë shumë të shkurtër ulet niveli i përgjithshëm i stresit.

Nga një total prej 138 përdoruesve të këtij rrjeti social të përfshirë në vëzhgim, gjysma e tyre ndaloi përdorimin e Facebook-ut brenda një periudhe pesë-ditore.

Hulumtuesit matën nivelet e hormoneve të kortizolit, të njohur si hormon i stresit, para dhe pas eksperimentit. Në bazë të këtyre matjeve, ata zbuluan se niveli i stresit patologjik u zvogëlua te personat që braktisën Facebook-un

Braktisja e Facebook-ut redukton nivelin e stresit, studimi i fundit e tregon këtë Read More »

Mëso çfarë tipi je sipas stinës që keni lindur

Një sërë studimesh të kryera vitet e fundit kanë arritur në përfundimin se temperamenti dhe mënyra e sjelljes së studentëve dhe të rriturve është e lidhur ngushtë me stinën kur ata kanë lindur. Si ndikon stina e lindjes në personalitetin tuaj:

Pranverë

Personat e lindur në mars, prill dhe maj kanë një nivel hipertermie të lartë. Kjo do të thotë kanë shkallë të lartë pozitiviteti, optimizmi e janë gjithmonë të qeshur. Po të njëjtët persona nuk demoralizohen kurrë në rastet kur dështojnë sepse e shohin çdo dështim si hapin e parë për të shkuar në krye. Por, çdo gjë vjen me një çmim: të lindurit në pranverë janë më të predispozuar të bien në depresion klinik.

Verë

Fjala “depresion sezonal” nuk ekziston në fjalorin e personave të lindur në muajt qershor, korrik dhe gusht. Ata kanë pothuajse të njëjtat karakteristika si personat e lindur në pranverë, por me një ndryshim: ndryshimi i humorit është një nga problemet e tyre më të mëdha. Të lindurit në verë mund të jenë duke qeshur tani, por pas 10 minutash do t’i shohësh në kulmin e nervave. Sigurisht, kjo nuk është domosdoshmërish një shenjë bipolariteti, por personat e lindur në gusht kanë probabilitetin më të madh të vuajnë nga ky çrregullim.

Vjeshtë

Njerëzit që besojnë në astrologji e dinë tashmë që shenjat që kanë lindur në vjeshtë janë personat më gjakftohtë që mund të ekzistojnë në planet. Shembulli më i mirë është padyshim Peshorja. Sezoni i të korrave, që përkthehet në sasi të mëdha lëndësh ushqyese dhe fakti që netët e gjata e sëmundjet e dimrit nuk kanë ardhur akoma, bëjnë që personat e lindur në këtë stinë të kenë një nivel minimal depresioni dhe çrregullimi bipolar. Por, ata kanë një gjë: irritohen shpejt.

Dimër

Mbahuni sepse gjërat do të vështirësohen! Të lindurit në dimër kanë një nivel të lartë skizofrenie, çrregullimi bipolar, depresioni sezonal ose depresion të thjeshtë, gjë që tregon se sa e vështirë është të kesh lindur në dimër. Ama, kanë edhe ata anët e tyre pozitive: janë më pak nervozë, janë kreativë dhe probabiliteti që ata të bëhen të famshëm është më i madh se për të tjerët.

Mëso çfarë tipi je sipas stinës që keni lindur Read More »

Shpërthimi në Paqësor, fotoja e flluskës prej llave bëhet virale 50 vite më pas

Një flluskë lave që duket sikur noton në oqeanin Paqësor, në brigjet e Hawaii. Fotoja që i përket 11 tetorit të 1969 është shkëputur nga erozioni i vullkanit Kilauea, por United States Geological Survey e ka postuar pas ditë më parë në Twiiter dhe fotoja është bërë menjëherë virale.

‘Është e rrallë të shohësh një erozion me këtë simetri’, ka komentuar agjencia shkencore e Shteteve të Bashkuara. Të ashtuquajturat ‘kupola llave’ ndryshojnë nga forma dhe përmasat, por mund të arrijnë deri në 500 metra lartësi, edhe pse zakonisht arrijnë deri në 95.

Në ndryshim nga llava që del normalisht nga një vullkan ky që krijohet në formë flluskash është më i trashë dhe më ngjitës, ka shpjeguar një përfaqësues i Universitetit të Oregon për The Sun dhe për këtë arsye nuk ka forcën për të shpërthyer dhe as të rrjedhë siç ndodh me llavën që del nga krateri i vullkaneve.

Shpërthimi në Paqësor, fotoja e flluskës prej llave bëhet virale 50 vite më pas Read More »