Kuriozitete

Shqiptarët janë raca më e vjetër në Europë, thuhet e shkruhet për ne

“Shqiptarët janë raca më e vjetër në Europë – Janë më te vjetër se Latinet e Greket – dhe kanë ruajtur gjuhën dhe traditat e tyre edhe deri në Itali jugore si edhe ne Greqi. idealet e tyre janë evropiane, e jo aziatik. ” ( The Biblical World. Volume 41 ) Po ,po kështu paskëshin shkruar shkenca , gazetat dhe të gjithë ata që mendonin që më në fund populli shqiptar do të jetojë e jetën e tij i pavarur nga tutela osmane. Bota e kishte nuhatur zhbërjen e saj dhe mendonin të ngrinin krenarinë tonë kombëtare që të rilindim edhe një herë me veset tona mijëra vjeçare. Për Europën ishte e pakapshme nga mendja që ne nuk dinim se çka është pavarësia dhe se e “donim babën “ përjetësisht.

“Në Shqipëri kem punë me njerëz të cilët janë të njohur si populli me i vjetër në Evropë. Një popull që kishte qytetërimin e një mijë vjet para qytetërimit të Perikliut në Greqi “. (Fenell Parrish Turner 1914) Sa bukur e thoshte Jan Myrdal “Nëse dikush donte t’i permend ilirët atëherë vetëm shqiptarët kishin të drejtën te konsiderojnë veten si pasardhësit e tyre”. (Albania Defiant – Jan Myrdal, Gun Kessle 1976) Po kjo : “Nëse ka një racë të vërtetë autoktone në botë ajo sigurisht është raca shqiptare” e thënë nga Public Opinion Company: Vol. 34, 1903 , a ju merr mendja që ne edhe sot ne vet nuk i besojmë? _ “Nëse ka një racë të vërtetë autoktone në botë ajo sigurisht është raca shqiptare . e cila është e formuar nga trashëgimtarët e Pellazgëve të cilët me shekuj i ruajtën cilësitë dhe vetitë e energjisë dhe inteligjencës së të parëve të tyre “ E kobshme është që edhe sot e kësaj dite ,ne vetë shqiptarët e përqeshim këtë të vërtetë historike,

Jam duke shetitur mbi lulet e bukura që të thuri një kurorë me thënjet për ne :

“Shqiptarët janë raca më e vjetër në Europë – Janë më te vjetër se Latinet e Greket – dhe kanë ruajtur gjuhën dhe traditat e tyre edhe deri në Itali jugore si edhe ne Greqi. idealet e tyre janë evropiane, e jo aziatike. (The Biblical World. Vol. 41, William Rainey Harper, Ernest De Witt Burton, Shailer Mathews (1913) “ Ashtu si bleta po kaloj lule më lule që të mbledh nektarin më të ëmbël që të bëj mjaltën shqiptare ; “[…] dhe për sa i përket shqiptareve ne pjesën e brendshme, te cilet flasin gjuhen pellazgjike ne formën e e saj te pastër, vetëm tani është duke u përgatitur një botim e dhiates se re. Dhiata e re shqiptare, tashme e shpërndare, është projektuar për ate pjese te popullsisë mes te ciles gjuha është e perzier me elemente greke. (ALBANIANS = PURE PELASGIAN The Religious Condition of Christendom: Exhibited in a Series of Papers, Evangelical Alliance, Vol. 3, 1859 )

« Arbëreshët, erdhën si pellazgët shqiptarë para 4.000 vjetëve; grekët nuk kuptonin mitet në gjuhën pellazge shqiptare. Sikur të isha i nxitur nga një shpirt i keq, lashë më në fund Sicilinë, e nuk fryu asnjë erë jetësore, deri kur vura këmbë në Italinë kontinentale, në vila San Giovani. “Përshëndetje, Taurida e parë italiane, (Tirrenia) përëshëndetje, Kaonia (Boviana jonë) përshëndetje Vrestia (Toka e vreshtave), unë të përshëndes me këto emrat që të vunë pellazgët e parë (paraardhësit) shqiptarë, kur të zotëruan dhe të qytetëruan, – kur ti nuk i përkisje veçse njerëzve të egër – me të njëjtën gjuhë të të parëve; rikthehem për të të përshëndetur, pas 40 shekujsh, në të cilët rryma e shumë kombeve kaloi e ra në harresën, e quajtur vdekje, dhe u zgjuan fëmijë me gjuhë të ndryshme.” “Tani Mattn-eer bën ciklin e madh të katër mijë vjetëve, hallka e parë e të cilit u bashkëngjit në trungun e pemës së civilizimit të parë, dhe e fundit me migrimin e 40.000 individëve pellazgë shqiptarë në mbretërinë e Dy Sicilive. I trazuar nga këto ide, mendova: Historia, e qytetërimit të parë europian, e Italisë dhe Sicilisë pellazge, që kam botuar; për këtë qëllim fisnik kam bëra udhëtimin tim në Gadishullin Italian deri në Alpe.” (Titulli: Monografia di Bobbio, ovvero Genni Storici Statistici, Topografici ed Economici Autori: Daniele Bertacchi ) “Është e vështirë,” shkruan Creuzer, “për të mos pasur dyshime te strukturat në Tirins e Mikenës, për forcat planetare të cilat mendohet se lëvizen nga fuqitë qiellore, analoge me Daktilon e famshme.” (Pelasges et Cyclopes).

Ditët e sotme Shkenca është injorante në lidhje me subjektin e Ciklopëve. Ata mendohet të kenë ndërtuar të gjitha të ashtu-quajturat vepra “ciklopike”, për ngritjen e të cilave nevojiteshin një mori Gjigantësh, dhe – ata ishin vetëm shtatëdhjetë e shtatë gjithë-gjithë (rreth njëqind, mendon Creuzer). Ata quheshin “Ndërtues” dhe Okultizmi i quan ata FILLUESIT, të cilët, duke e filluar me Pellazgët, hodhën në këtë mënyrë gurin e themelit të MASONERISË së vërtetë. (Helene P. Blavatsky: Pellazgët ose “Ndërtuesit”, Okultizmi i quan ata FILLUESIT; hodhën gurin e themelit të MASONERISË së vërtetë. )

Lume më lule dhe ja çka gjeta : * gjuha në vetë vete është shumë e çuditshme. Skyiperia është emri shqip për Albania; gjuha shqipe është Skyiptar. Ajo nuk duket të ngjajë me ndonjë gjuhë tjetër europiane. “Po Skyiptari tak i hoi, isht si szogka jasht folees.” Por shqiptarët në një tokë të huaj janë si zogjtë jashtë folesë së tyre. “Kjo gjuha shqipe, që duhet të jetë një prej më të lashtave të Europës, ndoshta është edhe nga më të lashtat e botës. Kjo ngjan të jetë gjuha e lashtë pellazge, nga e cila kanë marrë shumë grekët e latinët.” ( Vannutelli, Le colonie Italo-Greche, p.58)

Aroma këndshme e së kaluarës : Përveç shqiptareve, asnjë nga popujt e Ballkanit nuk jane autokton; ata te gjithe ishin pushtues… (Europe and the Turk: a pattern of alliances, 1350-1700 (Edition reprint) Dorothy Margaret Vaughan.) Lexojeni këtë Ju duket diçka ndryshe nga ajo që dikush na e fliste këto vitet e fundit? “Ashtu si turqit janë të ardhurit e fundit në trojet e Ballkanit, po ashtu të nënshtruarit e tyre shqiptarë, janë banorët më të vjetër fare të atij rajoni, madje pa përjashtuar as Helenët. Ata janë pasardhës të drejtpërdrejtë të popullsisë iliro-pellazge të cilët sigurisht që paraprinë ardhjen e grekëve, dhe duhet të konsiderohen si vendasit e vërtetë të gadishullit. Në kohët parahistorike zotërimet e tyre duket se zgjeroheshin nga Danubi i Ulët deri në Mesdhe, dhe të gjitha grupet rrethuese ishullore.( nga Henry Neville Hutchinson ) Dhe në fund por jo përfundimisht ( prapë do të vazhdoj fluturimin tim nëpër fondin e grumbulluar dhe të sistemuar të Bibliotekës së gjallë shqiptare , Besir Bajramit ) : “ Nga provat dhe faktet filologjike autorët e ndryshëm e thonë që shqiptarët e sotëm janë Pellazgët e vjetër. Aleksandri i Madh i cili ishte i racës shqiptare fluturonte si shqiponja nga Maqedonia në kampet e armiqve ([Plut. in Alex., Plin. 17.25)/

Shqiptarët janë raca më e vjetër në Europë, thuhet e shkruhet për ne Read More »

Mrekulli në Tiranë, fëmija lind me këmishë

Një rast i rrallë ka ndodhur në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, ku një fëmijë ka lindur me këmishë. Një fenomen që ndodh një në 80 mijë të porsalindur.

Lajmin e ka publikuar doktoresha Anika Dokle, përmes një statusi në Facebook, ndërsa poston edhe foton e fëmijës, i shfaqur ende brenda qeskës amniotike, e njohur ndryshe si “këmishë”.

Sipas besëtytnive, fëmijë të tillë konsiderohen të lindur me shumë fat.

 

 

Mrekulli në Tiranë, fëmija lind me këmishë Read More »

Ja çfarë do të ndodhë në 23 Prill ! Tjetër alarm për fundin e botës

Fundi i botës është afër, dhe jo për shkak të Luftës së 3 Botërore. Në vend të luftës, është “planeti i vdekjes” Nibiru ose Planeti X, si dhe një shtrirje e pazakontë planetare e cila paralajmërojnë fundin e ditëve, sipas profetsive ose ata që merren me to.

Këta persona janë të bindur se bota do të marrë fund, këtë herë më datë 23 prill, pasi datat e mëparshme ranë poshtë.

Kjo është hera e katërt kur thuhet se Nibiru është gati të shkaktojë ekzistencën e Tokës, – por parashikuesit e katastrofës nuk ndalen.

Këtë herë ata thonë se: “Deri në fillim të prillit të vitit 2018, do të ndodhë zhdukja e Kishës,” shkroi David Meade, një parashikues serial i fundi i botës, në një artikull më herët këtë vit. “Kjo ngjarje do të ndiqet fill pas me ngritjen e Antikrishtit, shfaqja e Planetit X dhe Luftës së 3-të Botërore”, shkruan këtë herë Meade.

“Shtatë vjet mundime do të pasojnë. Kjo është përtej çdo hije dyshimi”, shtoi ai.

Por çfarë është planeti X ose Niburu dhe ku ndodhet ai?

Nibiru, ose Planet X, është një planet i cili supozohet të jetë në skaj të sistemit tonë diellor dhe që pritet të shfaqet në qiellin tonë më 23 prill. Besohet se ky planet të ketë luhatur orbitat e planeteve të tjetër, për shkak të statusit të tij.

Çfarë është ‘Rrëmbimi’?

Sipas teorive të fundit, më 23 prill, dielli, hëna dhe Jupiter do të rreshtohen në Virgjërën e konstelacionit. Kjo do të nxisë fillimin e Rrëmbimit, një ngjarje që nuk përmendet në Bibël, por që disa nga të krishterët ungjillorë fundamentalistë besojnë se i referohen dy fazat e ardhjes së dytë të Jezusit. Faza e parë përfshin “Rrëmbimin” e papritur, ku besimtarët e shpëtuar, do të zhduken nga Toka dhe do të nisen për në parajsë. Kjo me sa duket do të nxisë një periudhë shtatëvjeçare shtrëngimi dhe shfaqjen e Antikrishtit, para fazës së dytë, e cila është kur Jezusi kthehet në Tokë.

Edhe pse shtrirja e Virgjëreshës ndodh çdo 12 vjet, ajo ngjarje ende nuk ka sjellë fundin e ekzistencës tonë.

Megjithatë, mos i anuloni planet tuaja… Nibiru ka ardhur e ka ikur katër herë.

Ja çfarë do të ndodhë në 23 Prill ! Tjetër alarm për fundin e botës Read More »

Kuriozitete mbi të vërtetat shkencore, të pabesueshme por të vërteta

Mushkëritë tuaja kanë të njëjtën sipërfaqe me një fushë tenisi.
Nuk ekziston asnjë mënyrë për të provuar shkencërisht, se ne nuk jemi pjesë e një simulimi kompjuterik
Trupi i njeriut nxjerr më shumë nxehtësi për njësi vëllimi, se sa Dielli
As edhe njëri prej paraardhësve tuaj nuk ka vdekur pa sjellë në jetë një fëmijë
Acidi i stomakut është i fortë sa për të shkrirë edhe zinkun.
Në Diell ndodhin tornado zjarri që janë më të mëdha edhe se sa vetë Toka.
Në të vërtetë ju nuk prekni asnjëherë, asgjë. Ajo që ndodh është që atomet tuaja shtyjnë pas atomet e objekteve të tjerë.
Truri juaj përbëhet kryesisht nga uji dhe dhjami.
Uji e përcjell elektricitetin vetëm për shkak të papastërtive të tij. Uji përsosmërisht i pastër nuk do ta përcillte energjinë elektrike.
Nga 4 forcat bazë (graviteti, forca elektromagnetike, e fortë bërthamore dhe e dobët bërthamore), graviteti është më e dobëta, më e lehta për t’u vënë re, dhe më pak e kuptuara.

Kuriozitete mbi të vërtetat shkencore, të pabesueshme por të vërteta Read More »

Kompania që ofron pastruese nudo refuzon femrat e reja e të holla: Si preferojnë meshkujt!

Një kompani angleze ka gjetur mënyrën e duhur për të nxjerrë të ardhura. “The Naturist Cleaner” ofron shërbime me pastruese që janë komplet të zhveshura.

Kompania ka mbi 300 punonjëse, që janë gati të pastrojnë, lajnë dhe fshijnë shtëpitë e Britanisë së Madhe, pa pasur asnjë rrobë të trup, shkruan “Mirror”.

Ato përfitojnë deri në 50 euro në orë, ndërsa klienti duhet t’i përmbahet rregullit themelor, që të mos i prekë me dorë.

Përsa i përket përzgjedhjes së kandidateve, kompania thotë se nuk pranon femrat e reja e të holla por gratë që e kanë “përvojën, moshën dhe figurën e plotë trupore”, pasi kështu i preferojnë meshkujt.

“Jemi si agjenci, që ofrojmë pastrim të veçantë dhe kemi punonjës të angazhuar gjithandej, prej Anglisë në Skoci, e deri në Irlandën Veriore. Së fundmi, po kthejmë prapa kandidate, sepse nuk janë të zonjat në pastrim. Trupat e tyre janë për pasarela, ndërsa klientët i duan ato që të kenë trup të shëndoshë dhe të plotë”, ka thënë themeluesja e kompanisë Laura Smith.

Kompania që ofron pastruese nudo refuzon femrat e reja e të holla: Si preferojnë meshkujt! Read More »

Si dashurojmë sipas Horoskopit

Bazuar në shenjën e horoskopit të një burri apo një gruaje, ne mund të studiojmë sjelljen e tij/saj kur ai/ajo bie në dashuri.

Ka nga ata që kanë tendencën ta fshehin dashurinë e tyre sepse janë tepërt të druajtur ose nga ata që e deklarojnë atë në mënyrë flagrante.

Ka nga ata që bien në dashuri një herë në muaj dhe nga ata që e bien një herë në jetë!

Horoskopi dhe yjet na sugjerojnë ato hollësi të vogla, të cilat janë në gjendje të na bëjnë të kuptojmë gjithçka që fshihet pas magjisë së dashurisë.

Dashi – Elementi juaj është zjarri: Ju jeni jashtëzakonisht të nxehtë dhe të pasionuar dhe nganjëherë ju rrezikoni të ngatërroni dëshirën me rënien në dashuri. Ajo njihet nga fakti se pasionet zgjasin sa një zjarr kashte. Jeni me iniciativë dhe gjithmonë doni të organizoni diçka të re për të bërë me partnerin. Ju keni instinkt të fortë mbrojtës. I dorëzoheni atij plotësisht dhe jeni shumë bujarë edhe seksualisht. Por, gjëja më e mirë është që, kur bie në dashuri me të vërtetë, mund të jeni edhe besnikë!

Demi – Që të biesh në dashuri, duhet një kohë shumë e gjatë, që vetëm një partner shumë i durueshëm ose shumë i dashur mund të durojë. Por, sapo të ndizni zjarrin e dashurisë, ta fikni atë është e pamundur (ose pothuajse). Ti bie në dashuri shumë rrallë dhe, kur e bën, mund të jetë përgjithmonë. Pasi dashuroheni, ju bëheni edhe më xheloz dhe posedues dhe tentoni të monitoroni partnerin në të gjitha rrjetet sociale në të cilat ai është i regjistruar. Për ju, seksi ka rëndësi të madhe në një marrëdhënie dhe, nëse jeni në dashuri, ju humbni çdo tabu.

Binjakët– Ju nuk jeni një person i qëndrueshëm dhe në historitë e dashurisë, ju tentoni të kaloni nga njëri në tjetrin me lehtësi ekstreme. Kështu që shpesh mund të thuash “të dua” pa e besuar atë, dhe e bën këtë vetëm për shkak se rrethanat e kërkojnë. Ju pëlqen të bëni shaka mbi dashurinë dhe rrezikoni të mos e vini re kur jeni vërtet të dashuruar. Nëse bie në dashuri ju bëheni xheloz dhe e kapni partnerin si pika juaj e vetme referimi.

Gaforrja – Ju duhet të bini në dashuri vazhdimisht sepse përndryshe ju shkoni në krizë totale. Një dashuri e vetme për gjithë jetën do të ishte e mjaftueshme për ju, por sapo mbaron një histori, shkoni në kërkim të një partneri të ri për të cilin mund të jepni të gjithë dashurinë tuaj dhe të përpiqeni të filloni një familje. Jeni shumë e kuptueshme, por edhe në dashuri, gjendja juaj është e paqëndrueshme dhe e humbni veten në ankesa të panevojshme. Është e rëndësishme për ju të keni konfirmimin që partneri juaj ju do dhe pretendon që shumë shpejt të njihni të gjithë të afërmit e tij.

Luani – Jeni shumë të ngrohtë dhe kur bini në dashuri jeni gati të bëni gjithçka për partnerin tuaj. Ju nuk kënaqeni lehtë dhe jeni gati të prisni para se të takoni “prenë” e duhur. E mbushni partnerin me dhurata, si simbol të dashurisë suaj, dhe përpiqeni ta mbani me vete për të treguar dashurinë tuaj në publik. Ndjeheni më të qetë kur shënoni menjëherë territorin dhe bëheni të ashpër nëse dikush guxon ta pushtojë atë. Ju dëshironi të jetoni në dritën e diellit: historitë klandestine nuk janë për ju.

Virgjëresha – Vetëm një dashuri shumë e madhe mund të jetë në gjendje t’ju zbusë dhe t’ju bëjë më pak skrupulozë. Kur bie në dashuri, veçanërisht në fillim, bëhesh shumë tolerant dhe kujdesesh për partnerin tënd me përkushtim ekstrem. Pas fazës fillestare të rënies në dashuri, megjithatë, ju ktheheni të jeni një rreshter dhe përpiqeni të impononi rregullat dhe zakonet tuaja. Ju mund ta bëni veten të respektuar dhe nëse partneri juaj është me të vërtetë i dashuruar, vështirë se do të mund të ndaheni nga ju.

Peshorja – Të jesh në çift nuk do të thotë gjithmonë të jesh në dashuri dhe ti je dëshmia e gjallë e saj. Ju nuk pëlqeni të jeni vetëm dhe jeni të gatshëm të jeni përkohësisht të kënaqur me partnerë, të cilët vetëm pjesërisht ju kënaqin. Është e vështirë të biesh në dashuri sepse je shumë kritik dhe strikt. Kur ju bini në dashuri, është e qartë nga fakti se bëheni të gatshëm të hiqni dorë nga gjithçka dhe i nënshtroheni të gjitha (ose shumicës) kërkesave të partnerit, duke përfshirë edhe anën seksuale.

Akrepi – Për ju nuk ka një vijë të mesme: ose e doni ose e urreni njëri-tjetrin. Është e lehtë për të dalluar histori që ju mendoni si dashuri nga ato në të cilat ajo është vetëm tërheqje fizike: Dashuria te ju dallohet nga besimi që ju vendosni drejt partnerit. Ju jeni jashtëzakonisht të dyshimtë dhe nëse nuk bini në dashuri, nuk i zbuloni asgjë për askënd në jetën tuaj private partnerit, kjo edhe me koston e gënjeshtrës. Nëse jeni të dashuruar, jepni besim të plotë, por kërkoni sinqeritet të plotë. Në kthim, i jepni të gjithë veten tuaj!

Shigjetari – Ti je një vullkan i energjisë! Nuk bini lehtë në dashuri dhe zakonisht mbani të ndara historitë që “shkojnë mirë” për seksin nga ata që “shkojnë mirë” për të ndërtuar një të ardhme së bashku. Pra, kur po bie në dashuri? Kjo ndodh kur ndaloni së bëri këtë dallim qesharak dhe më në fund takoni një person që mund të përfshijë në mënyrë të përsosur të dy rolet e përshkruara. Ju jeni një partner shumë i pranishëm, i dashur dhe i pasionuar. Megjithatë, besnikërinë mezi mund ta garantosh edhe i dashuruar.

Bricjapi – Ndoshta i përkisni shenjës që nga të gjithë bie në dashuri më me vështirësi. Dhe kjo nuk është çështje e kohës apo e pritjeve të gjata: me ju duhet të përqendroheni në ngrohtësi dhe pasion. Vetëm një partner tepër i ngrohtë dhe i fortë mund të të bëjë që të shkriheni dhe të ulni mburojën që mbani për të ndarë botën e emocioneve tuaja nga bota reale. Kur bie në dashuri, keni një shprehje më të butë, më pak të ashpër në fytyrë. Edhe nëse nuk e shprehni dashurinë tuaj me fjalë, e bëni me veprime konkrete.

Ujori –Çfarë do të thotë të jesh i dashuruar për ju? Shpesh pyesni veten, por mund të jepni vetëm përgjigje abstrakte. E keni shumë të vështirë të kuptoni atë çfarë ndjeni për partnerin tuaj. Bota e emocioneve tuaja është e koduar dhe mundësia për të hyrë në të mund të konsiderohet një mrekulli e vërtetë. Po çfarë ndodh kur bie në dashuri? E gjeni veten të angazhuar zyrtarisht madje edhe me unazë në gisht. Edhe frika e humbjes së lirisë zhduket, sepse e kuptoni se nuk varet nga marrëdhëniet tuaja!

Peshqit – Sytë në zemër dhe fluturat në stomak: këto janë simptomat tuaja klasike kur bini në dashuri. Bini në dashuri shumë lehtë dhe nuk hiqni dorë lehtë, kështu që nganjëherë ju vazhdoni të bini në dashuri me partnerë me të cilët keni qenë shumë vite më parë dhe me të cilët nuk keni më marrëdhënie. Kjo është e rrezikshme sepse mund t’ju bëjë të jetoni më shumë në botën tuaj imagjinare romantike sesa në realitet. Një grua peshk në dashuri është pothuajse një bekim: i fal partnerit bujarinë, mirësinë, pasionin, dashurinë dhe përkushtimin.

Si dashurojmë sipas Horoskopit Read More »

Hileja më fantastike e të gjitha kohërave që do ju kursejë shumë para! Ajo vendos një top me letër alumini në lavatrice dhe na tregon me video çfarë ndodh

Larja e rrobave me siguri nuk është puna juaj e preferuar në shtëpi. Në shumë raste mund të jetë kaq e lodhshme. Gjatë këtij procesi duhet të siguroheni që temperatura është e përshtatshme dhe sigurisht duhet të jeni të kujdesshëm që të mos t’i thani rrobat tuaja plotësisht.

Megjithatë falë kësaj këshille shumë të dobishme, rrobat tuaja do të duken si të reja!
Shikoni videon dhe ndajeni me shokët tuaj!

Hileja më fantastike e të gjitha kohërave që do ju kursejë shumë para! Ajo vendos një top me letër alumini në lavatrice dhe na tregon me video çfarë ndodh Read More »

Menduan se ishte vetëm një krater, shkencëtarët befasohen nga zbulimi i ri në Mars

Shkencëtarët kanë zbuluar prova të supervullkanit në sipërfaqen e Marsit. Deri tani, ekipet nga NASA dhe Instituti i Shkencave Planetare mendonin se ishte një krater i madh rrethues në planetin e kuq që shkaktua nga një ndikim në të kaluarën e largët.

Por imazhet e reja dhe të dhënat topografike sugjerojnë se ishte në të vërtetë “eshtrat” e një shpërthimi të madh.

Të dhënat vijnë nga një sërë anijesh që aktualisht janë duke orbitur planetin, duke përfshirë NASA-n Mars Odisea, Mars Global Surveyor dhe Mars Space Reconnaissance Orbiter, si dhe orbiterin Mars Express të Agjencisë Hapësinore Evropiane.
2-173

Menduan se ishte vetëm një krater, shkencëtarët befasohen nga zbulimi i ri në Mars Read More »