Kuriozitete

Kontributi i panjohur i heroit të Marinës Italiane në historinë shqiptare

Zylyftar Hoxha

Si detar që e njihte mirë gjithë Adriatikun dhe brigjet e tij lindore, të Dalmacisë, Malit të Zi dhe ato të Shqipërisë, Nazario Sauro ka pasur kontakte shumë të hershme me shqiptarë, si në det ashtu edhe në tokë. Atij i ka rënë, për punët e veta, të vijë në Durrës, Shëngjin, Ulqin, madje edhe në Shkodër, ku kishte shumë miq e shokë.

Atij “iu puq” dhe ishte i ndjeshëm ndaj shqiptarëve për shumë arsye: e para, pasi, si vendi i tij, Istria, që i ishte aneksuar nga Austo-Hungaria ashtu edhe Shqipëria vuante nga sundimi dhe shtypja shumëshekullore turke, pra kishin të njëjtin fat historik; e dyta, ai ishte një irredentist rebel që luftonte me mënyrat e tij për bashkimin e trojeve të vendit të vetë me Italinë, së cilës i përkiste, një natyrë si të vetën, ai e gjente edhe te shqiptarët, të cilët luftonin njëlloj si ai, me komandë ndërgjegjen; arsyea e tretë, ishte se deti me vështirësitë, aventurat dhe hallet e tij të bën mik edhe me armikun, jo me atë që ta do zemra, ekuipazhet e tij dhe ato të anijeve shqiptare e njihnin njeri – tjetrin me emra; dhe e arsyeja e katërt  pse atij “i hahej buka me shqiptarët”, ishte se Istra, Triestia, Venetiku etj. kishin shumë shqiptarë, ilirianë të vjetër, por edhe shqiptarë të rinj që vinin aty për tregti apo i përdornin këto zona si stacion për të shkuar më tej nëpër Evropë.

Kjo dashuri dhe ky respekt për shqiptarët nuk ishte patetik, por konkret dhe i sinqertë, i mbrujtur në vite dhe në vështirësi të anasjellta. Është kjo arsyeja që ai i vuri vajzës emrin Albania, fakt që e përmend edhe në letrën e fundit që iu dërgon fëmijëve para se ta ekzekutonin; ndërsa djalit ia vuri emrin Italo, po për të njëjtën arsye, në nder të vendit të tij.

Në Enciklopedinë Italiane, në historikun e Marinës Luftrake të Italisë dhe në shumë shkrime që janë bërë për të, flitet shumë për lidhjet e Nazario Sauro me shqiptarët. Dhe jo vetëm për njohjet miqësitë dhe lidhjet me udhëheqësit shqiptarë të kryengritjeve antiosmane të viteve 1908-1913, si Dedë Gjo Luli, Isa Boletini, Idris Seferi, Bajram Curri e shumë të tjerë, por për veprimet konkrete duke i furnizuar këta kryengritës me armë. Në kushtet e sundimit austriak, aktiviteti i tij ishte klandestin dhe dërgesat e sasive të armëve dhe municioneve kryhej në mënyrë të paligjshme nëpërmjet anijeve tregtare.

Krahas armëve, Sauro kujdesej për refugjatët shqiptarë që ishin dyndur në atë kohë në Trieste për pozicionin e saj të veçantë gjeografik dhe politik. Triestia u bë vendtakimi i të gjitha agjitatorët dhe pretendentëve për fronin e Shqipërisë. Në këtë kohë ai ngre edhe një zyrë këshillimore për shqiptarët, në ndihmë të refugjatëve, tregtarëve, detarëve dhe njerëzve në nevojë.

Nuk duhet harruar që e gjitha kjo veprimtari bëhej në mënyrë vullnetare, duke u shfrytëzuar emri dhe autoriteti i tij absolut në ato anë.

Megjithëse e madhe, veprimtaria e Nazario Sauros me shqiptarët, për shkak se ishte klandestine dhe vullnetare, është pak e dokumentuar dhe pak e panjohur.

Është detyrë e historianëve shqiptarë të gërmojnë dhe të grumbullojnë të dhëna për veprimtarinë e tij, sidomos për furnizimin me armë të Kryengritjeve të Veriut në prag të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Sidoqoftë, ai kërkon vëmendje edhe nga strukturat shtetërore të linjës për t’u vlerësuar, për t’u përmendur, duke i vënë emrin një porti, një anijeje, një rruge a një institucioni, sidomos në Veri të Shqipërisë, ku ai ka patur më shumë aktivitet.

Një shembull se si nderohen heronjtë

Sauro është ndër heronjtë më të rëndësishëm dhe më të njohur të Italisë, por edhe një shembull se si një vend nderon dhe respekton luftëtarët dhe patriotët e vetë. Në këtë shkrim ne mësuam se ç’bëri Sauro për Italinë, por më poshtë do të mësojmë se ç’bëri Italia për të.

Ai u shpall hero  me dekret të Mbretit Vittorio Emanuele III që mban datën 20 janar 1919. Titulli iu  dorëzua nënës së Sauros, në Pula, gjatë zhvarrosjes së kufomës dhe rivarrosjes në varrezat detare më 26 janar 1919.

Më 9 qershor 1935 në prani të mbretit Vittorio Emanuele III u përurua në Koper, në vendlindjen e tij, një monument madhështor, i realizuar nga skulptori Attilio Selva dhe arkitekti Enrico Del Debbio. Për fat të keq ky monument më 22 maj 1944 u prish nga nga komanda ushtarake gjermane në Trieste.

Akti heroik i Sauro frymëzoi shumë shkrimtarë, poetë dhe artistë, të cilët i kushtuan atij vepra artistike, mes tyre edhe filmi “Fratelli d’Italia”, i realizuar në vitin 1952 nga Guglielmo Oberdan dhe Cesare Battisti.  Sauro mbahet mend në Kënga popullore “La Canzone del Piave”, shumë e përhapur në Itali, i kushtohet pikërisht marinarit trim, Nazario Sauro.

Emrin e Nazario Sauros e mbajnë mbi njëzetë njësi ushatarko-detare dhe tregtare. Po kështu emrine tij e mbajnë shumë  anije, nëndetëse, avionë etj.

Në vitin 2002 Marina Italiane në komunën Gjenovës e dhuroi  nëndetësen  “Nazario Sauro” për muzeum. Që nga maji i vitit 2010 kjo nëndetëse është bërë një muze lundrues që të vizitohet nga turistë të shumëtë në Muzeun e Detit Galata.

Tuneli i dhjetë i rrugës së 52 galerive të Monte Pasubio, i zbuluar gjatë luftimeve të Luftës së Parë Botërore, mban emrin e tij.

Në Trieste, ku Sauro ka patur edhe veprimtarinë më të madhe, në një shesh madhshtor  pranë stacionit detar të marinës, ngrihet një monument me përmasa të mëdha,  vepër e skulptorit Tristano Alberti, dedikuar atij.

Në San Giorgio di Nogaro (Udine), një bllok i bardhë guri ngrihet në rrugën “Nazario Sauro” si timon anije, ku, nga njëra anë e strukturës është emblema e nëndetëseve, në këmbë ka një spirancë metalikendërsa në skajin e përparmë të timonit është shkruar “N. SAURO” me shkronja të mëdha.

Një bust i Nazario Sauro është ndërtuar në Marina di Ravenna. Në bazamentin e mermerit shkruhen emrat e nëndetëseve luftarake italiane që kanë qenë në  bazën Porto Corsini (tani Marina di Ravenna)në vitet e Luftës së Dytë Botërore.

Po kështu në shumë qytete italiane ekziston një shesh, një rrugë, një shëtitore ose një institucion me emrin Nazario Sauro të vendosura  në vendet më të bukura dhe të rëndësishme si në  Napoli, Venecia, Santa Croce, Bari, Ankona, Syracuse, porti në Livorno, kazermat në rrugën Lepanto në Romë etj. etj.

Kush ishte Nazario Sauro

Nazario Sauro, ushtarak detar dhe patriot italian, lindi në Koper (Pula) më 20 shtator 1880. Pasi mbaroi shkollën fillore dhe të mesme, për shkak të karakteri të tij rebel, të rezultateve të dobëta akademike dhe traditës familjare të lidhur me detin,  doli në det qysh në rininë e herëshme, ku punoi me varaka dhe anije të ndryshme me vela. Shpejt u bë i zoti në profesionin e detarit dhe mori nën komandë një anije të madhe tregtare. Në moshën 24 vjeçare u regjistrua në Shkollën Nautical të Triestes, ku mori diplomën e kapitenit detar të kabotazhit të madh. Regjistruar në Marinën Mbretërore, ai arriti gradën e togerit të anijes. Por më e spikatur është veprimtaria atdhetare e Sauros. Si njohës i mirë i tokës dhe i detit, me aktivitetin e tij patriotik, ai iu solli jo pak telashe pushtuesve Austro-Hungarezë. Selia e veprimtarisë së tij ilegale, ku grumbulloheshin të rinj luftëtatarë, ishte një anije me vela, e vendosur në portin e Koperas, e cila u dogj në vitin 1915 nga austriakët. Duke i rënë kryq e tërthor brigjeve të Adriatikut, ai grumbulloi për shumë kohë të dhëna për përqendrimin e forcave austro-hungarese dhe këtë informacion të çmuar e vuri në dispozicion të Marinës Italiane. Me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, në gusht 1914 Sauro, lë Koperin dhe arrin në Venecia, ku së bashku me të mërguar të tjerë dhe të birin, Ninon, vazhduan veprimtarinë e tyre kundër Austro-Hungarisë. Arrestohet gjatë një aksioni në vendlindje. Dënimi me vdekje për tradhti të lartë, me varje, u krye në burgjet ushtarake të Pulës më 10 gusht 1915. Pak para ekzekutimit ai shkruan edhe dy letrat që përmenden në këtë shkrim për familjen e tij.

Letrat e fundit para ekzekutimit

Lajmin e vdekjes të Nazario Sauros familja, që jetonte në Venedik, e mësoi më 28 gusht 1915, 18 ditë pas ekzekutimit me vdekje. Atë ua pruri Silvio Stringari Mazini, politikan republikan, gazetar dhe redaktor i “Gazzettino”.

Stringarit Sauro i kishte besuar edhe dy letra-testament, njëra drejtuar gruas së tij, Nina dhe tjetra fëmijëve, me premtimin se në rast të vdekjes ai do t’ia dorëzonte familjes së tij. Këto dy letra ndodhen edhe sot të ruajtura në origjinal në Muzeun Qendror të Rilindjes në Vittoriano, në Romë, në pavijonin kushtuar Luftës së Parë Botërore. Në këtë pavijon në një pllakë mermeri është gddhendur teksti i letrës që Sauro i drejtohet të birit të tij, Nino Sauro.

Letër për fëmijët

I dashur Nino,

Ndoshta tani është shpejt që të më kuptoni, por jam i sigurt që do të më kuptoni më vonë kur ju të rriteni, se unë kam bërë detyrën që do të bënte çdo italian ndaj vendit të tij. Duke luftuar dhe ëndërruar për liri, iu vura juve emra simbol: Albania, në nder të luftëtarëve shqiptarë dhe Italo, për kauzën që po luftojmë, bashkimin e Italisë. Këta emra kishin nevojë për vulën dhe bekimin tim, dhe këtë premtim e kam mbajtur. Tani unë po vdes me të vetmin pikëllim, që nuk iu shijova ju dhe po i u lë jetimë, pa babanë tuaj të dashur, por gjej ngushëllim te atdheu, i cili është babai dhe shtëpia e të gjithëve, ku do të betohesh ti, Nino, do të betohen vëllezërit e tu, për të qenë kudo dhe mbi të gjitha italianë!

Puthjet e mia dhe bekimi im: Mi jepni një puthje nënës sime, e cila do të vuajë më shumë për mua. Duajeni nënën dhe respektoni babanë tim!

Nazario Sauro, Venecia, 20 maj 1915

Letër testament për gruan, Ninën
E dashur Nina,

Të kërkoj falje që po të lë vetëm me pesë fëmijë të vegjël e të parritur, që i kanë ende buzët me qumësht. Unë e di që po të rëndoj shumë dhe e marr me mend se sa do të mundohesh e do të luftosh ti duke u marrë me ta për t’i futur në rrugën e duhur, në atë rrugë që ndoqi  babai i tyre. Mirë a keq, unë e bëra detyrën time ndaj Italisë, ndaj vdes i lumtur. Besoj se i lumtur do të ishte çdo italian që do të vepronte kështu si unë. S’do të bënte gjë tjetër, veçse detyrën.

Bashkëshorte e dashur, të lutem bindu vetë, bindi dhe fëmijët tanë, se babai i tyre ishte në radhë të parë një italian, pastaj një baba dhe pastaj një burrë.

Nazario

Venecia, 20 maj 1915

Kontributi i panjohur i heroit të Marinës Italiane në historinë shqiptare Read More »

Vlonjatët kapin ‘Ujkun e Detit’, një peshk të rrezikshëm në 300 metra thellësi

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë ditën e sotme, ku peshkatarët kanë kapur një peshk të rrallë. Një peshkatriçe 1 metër e gjatë është kapur mesditën e sotme në n 300 metra thellësi.

Sipas peshkatarëve që kanë kontaktuar me redaksinë e “JOQ.al”, madhësia e gojës së gjallesës ishte më e madhe se një top basketbolli. Peshkatriçja njihet ndryshe si ujku i detit dhe është një peshk mjaft i rrezikshëm. Sipas tyre ajo shitet gjithashtu shumë shtrenjtë!

Peshkatarët shprehen se:

Përshëndetje “JOQ.al”.  Sot  në Vlorë në 300 metra thellësi  u kap një peshkatriçe 1 metër e gjatë. Dhëmbët i ka të fortë si gozhda dhe jan shume të rralla për t’u kapur. Kafshimin e ka jashtëzakonisht të fortë dhe ka një antenë sipër të koka, e cila është  helmuese dhe vdekjeprurëse.”

Vlonjatët kapin ‘Ujkun e Detit’, një peshk të rrezikshëm në 300 metra thellësi Read More »

Ajo u shit nga mamaja e saj tek një bandë droge, ja çfarë mizorie i bënë ato vajzës (Foto)

Vajza, e njohur vetëm si Anabelle, jetonte si një skllave me të gjitha paratë që ajo merrte nga tregtarët e drogës që e mbanin rob.

Një vajzë pesëvjeçare e detyruar të lypë në rrugë nga trafikantët që e rrihnin atë në mënyrë të vazhdueshme që ajo të bënte më shumë para u shpëtua nga një i huaj i sjellshëm.

Vajza tmerruar, i cili gjithashtu vuan nga një gjendje e rrallë gjenetike, jetoi si skllave.

Ajo u shit në një bandë nga nëna e saj, e cila nuk mund të përballonte kujdesin për të.

Ata shfrytëzuan pamjen e Anabelle pasi sindroma Crouzon e la atë me sy të fryrë.

Por tani ajo është marrë nga një organizatë që shpëton djemtë dhe vajzat e kapura në shfrytëzimin e fëmijëve.

Historia e saj preku zemrën e Gonzalo Erize, një argjentinas që punonte për Fondacionin Kalipay Negrense.

Ai u bë mik i Anabelle dhe qëndroi pranë anës së saj ndërsa ajo kishte një operacion për të lehtësuar efektet e Sindromës Crouzon.

Gonzalo tha: “Njerëzit përgjegjës për kujdesin e saj më thanë se ajo u zgjua gjatë natës, duke bërtitur nga ankthet e së kaluarës.

“Por unë isha aty gati t’i jepja Anabellës mundësinë për një jetë më të mirë, ku mund të luante pa dhimbje dhe të jetonte denjësisht”.

Anabelle lindi në varfëri në qytetin e Bacolodit – ironikisht, i quajtur “Qyteti i buzëqeshjeve” – në bregun veriperëndimor të Negros Island në Filipine.

Nëna e saj nuk mund të kujdesej për Anabellën dhe gjashtë vëllezërit e motrat e saj kështu që ajo shiti vajzën e vogël në një bandë droge.

Gjendja, e quajtur edhe dysostosis kraniofaciale kongjenitale karakterizohet nga keqformime të kafkës që kufizojnë zhvillimin e fytyrës dhe trurit.

Anabelle nuk ishte në gjendje t’i mbyllte sytë për të fjetur, gjë që e linte vazhdimisht të lodhur.

Në rrugë ajo shoqërohej nga një grua që pretendonte të ishte nëna e saj…

 

Ajo u shit nga mamaja e saj tek një bandë droge, ja çfarë mizorie i bënë ato vajzës (Foto) Read More »

“Mbeti shtatzënë 39 vjeçe dhe nuk e kuptoi derisa foshnja erdhi në jetë”

Një grua 39-vjeçare që kishte simptoma shtatzanie në fillimet e menopauzës kuptoi se ishte në pritje të një fëmije kur shkoi për të punuar në shtëpinë e nënës.

Annie Evans, një kuzhiniere nga Tolladini kishte humbur shpresat për tu bërë nënë pasi kishte përdorur për vite me rradhë masat parandaluese kontraceptiv.

Por duket se nuk ka funksionuar sic duhet me të. Ajo kuptoi se ishte shtatzënë kur u zgjua me dhimbje të forta në stomak, gjë që tregonin se ishte në prag të lindjes.

E tronditur ka telefonuar ambulancën, ndërkohë që po përpiqej për të lindur fëmijën. Me ndërhyrjen e tyre erdhi në jetë Lionel, që peshon 2.77kg.

Gjatë një interviste ajo tha: “Nuk e mendoja kurrë që kisha mundësi për tu bërë me fëmijë. Edhe pse nuk e besoj cfarë ndodhi, nuk do ta ndërroja me gjithë botën. pasi kam përdorur kontraceptivë për 10 vite, doktorët më kanë thënë se nuk kisha shpresa për tu bërë nënë dhe nuk e gjeta kurrë dashurinë e jetës. Thjesht i kisha thënë vetes se kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë.”

Kur Annie mbeti shtatzënë, përmasat e trupit të saj thuajse nuk ndryshuan aspak, prandaj nuk e vuri re që ishte në pritje të një fëmije. Tani po shijon jetën si nënë, për të cilën Lionel është gjithcka.

“Mbeti shtatzënë 39 vjeçe dhe nuk e kuptoi derisa foshnja erdhi në jetë” Read More »

Kaloi 36 vite duke gërmuar një kanal në mal: Projekti i këtij njeriu emocionoi botën…

Kinezët i adhurojnë proverbat dhe mënyrat e të shprehurit kur duan të thonë diçka, por kësaj here nuk bëhet fjalë për një proverbë por për një nga ato vepra të cilat frymëzojnë edhe vetë proverbat.

Me këtë po kërkojmë të themi se ajo çfarë ka bërë ky burrë duke i ngarkuar një mision të pamundur vetes të cilin e ka realizuar falë forcës së besimit te vetja dhe vullnetit të hekurt për t’i shkuar deri në fund arritjes së objektivit.

Huang Dafa është kryeplaku i fshatit Cao Wang Ba, një qendër me një popullsi të vogël prej 300.000 banorësh në provincën e Guizhou.
Pozicioni gjeografik aspak i favorshëm e ka vështirësuar sistematikisht jetën e banorëve të provincës sidomos gjatë periudhave të thatësirës, të paktën deri në vitin 1995. Një vit, kur mungesa e ujit u bë kërcënim për prodhimin e orizit nga i cili varej mbijetesa e tyre u bë serioze dhe e nevojshme të mendonin për një zgjidhje serioze.

Kështu, në vitin 1959, zoti Huang vendosi të fillonte hapjen e një kanali që shtrihej faqes së malit e që bënte të mundur prurjen e ujit nga një tjetër lokalitet.

Kanali do të ishte aq i gjatë saqë do t’i duhet të përqafonte as më pak e as më shumë por tre male gjatësi që të përcillte ujin nga fshati Ye Biao në Cao Wang Ba.
Kur Huang e prezantoi projektin e tij, të gjithë i thanë se ishte një projekt i pa-realizueshëm. Megjithat Huang, që asokohe ishte vetëm 23 vjeç, ia doli që t’i bindte disa shokë dhe ia nisi punimeve, duke marrë përsipër rreziqe e përgjegjësi të mëdha. Ishte ai i pari që do të lidhte litarin në trungun e një pemë për të kapërcyer ngë një vend në tjetrin nga 300 metra lartësi. “Nëse nuk do ta bëja unë, askush s’do ta kishte gjetur guximin të më ndiqte”.

Shumë punë e studim.

Pas dhjetë vitesh pune të rëndë duke çarë malin me mjete të improvizuara e duke arritur të hapnin vetëm 100 metra kanal, u bë e qartë se përveç këmbënguljes dhe vullnetit të pambarimtë, njohuritë e tyre mbi teknikat e ujitjes ishin zero. Ndaj, Huang vendosi t’i ndërpriste punimet për të shkuar në Fengxiangzhen, qyetet në të cilin do të studionte.

Një plan i ri.

Nëë fillim të viteve ’90-të, Huang u kthye në fshatin e tij të lindjes dhe rifilloi punimet duke drejtuar një ekip punëtorësh. Në 1995 u përfundua projekti i cili konsistonte në një kanal me gjatësi prej 7.200 metrash dhe me një degëzim shtesë 2.200 metra i gjatë.

Kanali Dafa, që mori emrin e tij, furnizon me ujë jo vetëm fshatin e tij Cao Wang Ba, por edhe tre fshatra të tjerë kufitarë me të. Në total, numri i personave që përfitojnë duke mirëmbajtur këtë kanal është 1.200, prodhimi vjetor i orizit ka arritur nga 25 mijë kilogramë në plot 400 mijë kilogramë në vit. Pas mbarimit të kanalit vaditës, Huang Dafa ka koordinuar gjithashtu punimet që i kanë mundësuar fshatit gjithë rrjetin energjitik dhe një rrugë të re.

Edhe pse sot e kësaj dite Huang është mbi të 80-at, ky njeri i jashtëzakonshëm nuk ndalet, ai herë pas herë ngjitet lart në mal dhe sigurohet që kanali i tij por mirëmbahet dhe funksionon më së miri

Kaloi 36 vite duke gërmuar një kanal në mal: Projekti i këtij njeriu emocionoi botën… Read More »

12 shenja paralajmëruese, se keni të bëni me një person që është i lig

Termi “i lig” mund të interpretohet në shumë mënyra të ndryshme. Në pjesën më të madhe ne e vlerësojmë si një gjë tragjike, që mund ta shohim qartë. Megjithatë, kur flasim për të keqen e vërtetë, ajo është shumë më inteligjente dhe shpesh duket sikur nuk është fare aty.

Njerëzimi është në thelb i mirë – pa marrë parasysh se çfarë ndodh më pas, ka gjithmonë mirësi brenda. Por në të njëjtën kohë, pavarësisht se sa duam të shohim të mirën tek njerëzit, gjithmonë do të ketë dikush që do të përdorë të mirën brenda vetes, për të bërë diçka të keqe. Këta njerëz janë vërtet të ligj, dhe ata e shijojnë çdo sekondë të saj.

Më poshtë janë 12 shenja paralajmëruese që do t’ju tregojnë nëse dikush është vërtet i keq.

Mohimi i Realitetit: E vërteta që ju e dini që është, nuk është diçka me të cilën një person me të vërtetë i lig do të pajtohet. Ata dinë një të vërtetë krejt tjetër dhe nuk do të pajtohen kurrë me realitetin si është me të vërtetë. Kjo nuk është diçka për debat, kjo është e vërteta e ditur, që ju mund të keni fakte të pamohueshme për të mbështetur argumentin tuaj, përkundrejt idealeve dhe interpretimeve të tyre të shtrembëruara.

Shtrembërimi i fakteve: Sekreti i zanatit të tyre është që të jenë në gjendje të shtrembërojnë çdo fakt që ndeshin. Në situatën e tyre, do të ishte çdo fakt që nuk u shërben qëllimeve të tyre, dhe realitetit manipulues që po përpiqen të krijojnë. Ata kurrë nuk e kanë problem të nxjerrin gjërat nga konteksti dhe të shkojnë pas një teorie, që edhe vetë e dinë se është çmenduri. Kjo do të thotë t’ia shtojnë teorive të tyre, të cilat janë të mbështetura në fakte edhe më të çmendura.

Mbajtja e informacionit: Sekondën që ata mendojnë se ka diçka që mund të dëmtojë identitetin e tyre, automatikisht mbajnë çdo formacion lidhur me të. Ata kurrë nuk e pranojnë një gënjeshtër, duke pretenduar se kurrë nuk kanë thënë asgjë që mund ta vërtetojë. Kanë gënjyer apo jo, ata e mbajnë informacionin sekret dhe e përdorin injorancën e tyre në avantazhin e tyre në këtë situatë. Nëse e zbuloni informacionin që ata po përpiqen të mbajnë, do të përpiqen ta shtrembërojnë të vërtetën, por do të përpiqen dhe do t’ju bëjnë të ndiheni fajtor në ndërkohë.

Keqinformimi: Nëse gjejnë ndonjë informacion që mendojnë se mund ta përdorin, ata do të përdorin një pjesë të kësaj të vërtete, në mënyrë mashtruese, për t’ju bërë të ndiheni të frikësuar, të pambrojtur, të sulmuar ose të paaftë. Nëse e vërteta që ata po përpiqen të tjerrin është reale apo jo, në fund ju do të filloni ta besoni, vetëm me mënyrën se si e prezantojnë. Duke përdorur fjalë të thjeshta, ata mund të krijojnë armiq në kokën tuaj. Ata gjithashtu mund t’ju bëjnë të ndiheni sikur gjithçka që keni bërë deri në këtë pikë është e gabuar. Fjalët janë arma e tyre e fshehtë dhe ata dinë t’i përdorin me mençuri.

Gënjeshtarë konstantë: Ata gënjejnë dhe e kanë këtë si mënyrë për të ndërtuar atë që janë. Ata nuk mund të tregojnë një histori, pa shtuar diçka të “shijshme”. Arsyeja për të cilën vazhdimisht gënjejnë, është se kënaqen duke mashtruar të tjerët rreth tyre. Momentin që i kapni në gënjeshtër, ata thjesht e mbulojnë me një duzinë gënjeshtrash. Ose ata mund të pranojnë se po gënjejnë dhe t’ju shpjegojnë përse kanë gënjyer, madje mund të përfundoni duke u ndjerë keq për ta në fund.

Nuk ndjejnë keqardhje: Ata nuk kanë ndjenjë pendimi për këdo që kanë shkatërruar, po shkatërrojnë ose planifikojnë të shkatërrojnë. Njerëzit janë vetëm kalimtarë në lojën e tyre të shahut, dhe ushqehen me njerëz të mirë, sepse shohin dobësi që mund t’i ekspozojnë me lehtësi.

Shmangia e përgjegjësive: Njerëzit e këqij nuk marrin asnjë përgjegjësi për njerëzit që kanë dëmtuar. Në sekondën që ata fillojnë të ndiejnë faj, ata e përcjellin para se ai të gjejë rrugën drejt tyre. Shanset janë që kur e përcjellin fajin, ai do të bjerë mbi dikë tek i cili kanë nuhatur dobësi. Në fund, ai person do të përfundojë duke kërkuar falje për gabimin e personit të lig.

Manipulues: Ata janë kampionë të manipulimit. Të ligjtë planifikojnë 10 hapa përpara dhe gjithmonë e njohin qëllimin e drejtpërdrejtë të asaj që po bëjnë. Ata e dinë saktësisht se si t’ju bëjnë të ndiheni të paaftë, dhe dinë të marrin të gjitha meritat për këtë.

Gjoja miq: Nëse ju vijnë në ndihmë, nuk e bëjnë sepse duan t’ju ndihmojnë, por sepse i shërben qëllimit të tyre. Mund të vini re se i keni aty në kohë të mira, por nuk duken gjëkundi kur gjërat vështirësohen. Mos prisni mbështetje nga këta njerëz. Nëse ju japin mbështetje, shanset janë që po luajnë me ju në një mënyrë apo një tjetër.

Ju vjedhin kohën: Mund të mos e vini re menjëherë, por filloni të kini vëmendje për bisedat atëherë kur keni një limit kohor. Për shembull, kur ju duhet të shkoni në një darkë familjare, dhe ata nuk kanë asnjë plan, do të përpiqen vazhdimisht që t’ju shpërqëndrojnë dhe ju ta humbisni fare idenë e kohës. Ata nuhasin se jeni më mirë se ta, për shkak të detyrimeve tuaja, dhe përpiqen t’ju prishin punë.

Jetë e dyfishtë: Ata nuk e zbulojnë kurrë se po bëjnë një jetë të dyfishtë. Për shkak se e gjithë jeta e tyre është e mbushur me gënjeshtra, ata e pikturojnë ndryshe veten e tyre, për njerëz të ndryshëm. Nëse fillojnë të humbasin kontrollin, ata tregojnë kthetrat. Prandaj përpiqen vazhdimisht të gënjejnë dhe të krijojnë një imazh që ngjit.

Shumë kontrollues: Me gjithë gënjeshtrat që tonë, gjithmonë u duhet të kenë kontrollin e situatës. Momentin që ndjejnë se dikush po përpiqet të fitojë besimin e tyre dhe të jetë mik i vërtetë, ata bëhen posesivë dhe kontrollues.

12 shenja paralajmëruese, se keni të bëni me një person që është i lig Read More »

Historia e frikshme që ka pas do ju heqi trurin – Quhet ‘Porta e Ferrit’

Studiuesit kanë zbuluar se ka prova që ky vend, në ditët moderne i njohur si Denizli, ishte mbushur dikur me gaz të përqendruar vdekjeprurës dhe mund të jetë akoma fatal, edhe sot, duke e bere te njihet me emrin “Porta e Ferrit”.

Tregimet mitologjike pohojnë se njerëzit do të binin poshtë të vdekur kur ata do të futeshin në një gropë misterioze, e gjendur poshtë tempullit në Hierapolis.

Kjo pasi siç mendohej, ajo ishte e mbushur me frymën vdekjeprurëse të zotit grek të vdekjes që sundoi nëntokën, Hades.

Por tani shkencëtarët kanë gjetur se tregimet e njerëzve që ranë të vdekur në këtë vend mund të kishin qenë më shumë sesa thjesht rrëfime.

 

Ky vend antik i quajtur “Porta e Ferrit” lëshon një gaz vdekjeprurës i cili deri më tani thuhet të ketë vrarë të gjithë ata që i ishin afruar afër.

Historia e frikshme që ka pas do ju heqi trurin – Quhet ‘Porta e Ferrit’ Read More »

Aliu dhe misteri i 40 tonëve ar !Ku fshihet thesari i madh i Pashait të Janinës?!

Kur flasim për misteret më të mëdha shqiptare të bien në mendje shumë histori dhe legjenda, shumë prej tyre të trilluara, por ka dhe nga ato që qëndrojnë më të forta se vetë koha. Një ndër to është edhe e fshehta e thesarit të Ali Tepelenës, Pashait të Janinës.

Si mund të mos interesohesh për të kur bëhet fjalë për 40 tonë ar të pastër dhe një shumësi diamantësh?

Epo me një pasuri të tillë gjithë hallet tona do të zgjidheshin dhe do të jetonim të lumtur në jetë të jetëve, por nuk është e thënë për ne…

Deri më sot na vijnë disa të dhëna për vendodhjen e tij dhe pikat më të forta qëndrojnë në Vlorë, përkatësisht në kalanë e Porto Palermos ose e Vasiliqisë dhe në Shpellën e Haxhi Alisë në Karaburun. Po çfarë na bën që të mendojmë diçka të tillë?

Si fillim në histori thuhet se Kalaja që tani ka marrë emrin e Porto Palermos është ndërtuar nga Ali Pashai si dhuratë për gruan e tij, Vasiliqinë, por a është e vërtetë kjo, apo është ndërtuar si fortesë për të mbrojtur diçka më të madhe, një thesar ndoshta?

Epo kjo mbetet për tu parë. Le t’i hedhim një sy më nga afër kësaj kalaje sa legjendare aq e misterioze.

Të gjithë e vlerësojmë relievin si një nga bukuritë më të mrekullueshme në Mesdhe, ku të ofrohen jo vetëm pamje të mrekullueshme, por edhe plazhe shumë të bukura.

Borshi, Himara, Dhërmiu janë disa nga vendet jo vetëm më të bukurat, por edhe me histori.

Tani do të flasim për një fshat shumë të veçantë, Qeparon po aq i kërkuar dhe i dashur sa gjithë të tjerët, por që diçka ndryshon me të dhe është, pikërisht ajo, kalaja e famshme e Ali Pashës.

Kalaja e vogël është e vendosur në një pozicion mjaft të bukur në një gadishull në gjirin e vogël tektonik të Porto Palermos, e cila në antikitet është njohur si në antikitet e njohur si gjiri i Panoramës.

Kalaja ndodhet jo larg fshatit të Qeparosë dhe ka formë trekëndore.

Kalaja ndodhet mbi një ishull rreth 30 m larg bregut ku rripi i ngushtë ujor midis bregut dhe ishullit është mbushur me dhe e gurë për të realizuar një lidhje tokësore me të.

Kalaja ka formë planimetrike trekëndore me tre bastione të fuqishme nëpër qoshe. Hyrja ndodhet në mesin e murit jugor.

Nga ana e detit, midis dy bastioneve një sipërfaqe në formë trapezi është rrethuar me mure të pajisura me frëngji.

Pjesa tjetër e kështjellës përbëhet nga një numër i madh ambientesh të mbuluara me qemerë të cilat përfundojnë në pjesën e sipërme me një tarracë të përbashkët.

Bukuria dhe madhështia e kësaj kështjelle ka zënë vend në shumë libra kushtuar Ali Pashës.

Për të, ashtu si dhe shumë të tjerë, ka shkruar dhe Aleksandër Dyma, autori i Konti Monte Kristos. Kështjella u ndërtua nën kujdesin e arkitektit Petro Përmetari dhe të një arkitekti Italian.

Sapo kalon Qeparoin ose Himarën, përballesh me një panoramë të mrekullueshme të detit dhe në mes si një ishull i vogël duket vendi ku është ndërtuar kështjella e Porto Palermos.

Ky emër i ka mbetur këtij gjiri nga koha e pushtimit të italianëve, të cilëve u kujtonte vendin e tyre, qytetin e Palermos në jug të Italisë.

Ajo ndodhet në një gadishull që lidhet nga një rrip i ngushtë shkëmbinjsh e dheu me tokën.

Kështjella ngrihet madhështore në ishullin e mbushur me një bimësi të ulët.

Një rrugicë e ngushtë, ndërmjet kësaj bimësie të ulët nëpër gurë gëlqerorë, që të shpien në derën e dhuratës së Pashait të Madh për të shoqen.

Dikur aty ka qenë një pllakë guri ku shkruhej: ”Unë Pashai i Madh, Aliu e ndërtova këtë kështjellë”.

Forma e dhomave, kolonave mbajtëse me harqe dhe disa kthina të vogla të bëjnë të kuptosh se dikur ajo ka qenë e banueshme.

Tashmë aty asgjë nuk të kujton kohën e Ali Pashë Tepelenës. Pamja që shfaqet nga bedenat e kështjellës është e rrallë.

Prej aty duket i gjithë bregdeti si dhe Gjiri i nuseve, në të cilin, sipas legjendës, lahej nusja e Ali Pashës, Vasiliqia.

Forma e tarracës tregon se në atë kohë ajo ishte një vend shumë i mirë për tu mbrojtur nga armiqtë.

Aty ndodheshin topat luftarakë të Ali Pashë Tepelenës si dhe vendet ku qëndronin ushtarët.

Bedenat bien menjëherë mbi det, si thikë, dhe legjenda thotë se aty përfundonin armiqtë e Pashait të Madh.

Dhjetëra burra trima që kishin guxuar të sfidonin Ali Pashë Tepelenën kanë përfunduar në det ose janë përplasur në shkëmbinjtë që ndodhen poshtë bedenave.

Forma e tyre tregon se ka qenë shumë e vështirë për t’i pushtuar nga ana e detit.

Rreth 300 metra larg kështjellës, në anë të rrugës ndodhet dhe kisha e famshme, të cilën Ali Pashë Tepelena e ndërtoi personalisht për Vasiliqinë.

Kjo dhuratë simbolike ishte tepër e çmuar për Ali Pashën. Kisha ndodhej jashtë bedenave dhe ajo mund të sulmohej nga armiqtë e tij.

Ndaj ndërtimin e saj Pashai i Janinës ia besoi arkitektit italian, i cili e mbaroi brenda një kohe të shkurtër.

Kur arkitekti italian i dorëzoi kishën Pashait të Madh dhe i kërkoi paratë për punën e kryer, ky i fundit i propozoi një provë.

Ai i tha arkitektit që do t’i jepte paratë për punën e kryer vetëm nëse kisha do të ishte e fortë dhe do të duronte goditjet e topave.

Pasi mbylli arkitektin italian në kishë, Ali Pashë Tepelena urdhëroi topçinjtë e tij të qëllonin mbi kishën e vogël.

Disa gjyle topi ranë mbi kishë, por asaj nuk i lëvizi as edhe një nga gurët që përbënin konstruksionin e saj.

Kjo e siguroi Aliun se gruas së tij nuk do t’i ndodhte gjë kur të ishte në kishë. Pas kësaj ai i dha paratë arkitektit italian.

Edhe pas kaq vitesh kisha nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të madh.

Pra në tërësi Aliu kishte nevojë që aty të ishte një vend i sigurt, por vend i sigurt për gruan e tij të dashur apo për arin e tij? Ende deri sot nuk është zbuluar asgjë edhe pse të thënat janë të shumta.

Një vend tjetër ku mendohet se mund të jetë fshehur thesari në vendin tonë është gadishulli i Karaburunit, e posaçërisht në shpellën e famshme të piratëve ose të Haxhi Alisë.

Kjo shpellë fsheh misterin e saj sepse është e përbërë nga disa zgavra të vogla të cilat thuhen se lidhin dhoma me njëra-tjetrën, por kjo sigurisht që nuk është e konfirmuar sepse nuk ka dalë asnjë i gjallë që të tregojë për to, madje as trupi nuk iu është gjetur.

Dyshohet për këtë shpellë pasi që thuhet se Ali Pashai me të tijët shkonte shpesh aty dhe nuk ka vend më të mirë për të fshehur një thesar të të tilla përmasave.

Por le t’i hedhim një sy legjendës së kësaj shpelle legjenda e së cilës daton që në vitet 1500.

Kjo mendohet se ka qenë banesa më e sigurt e ulqinakasit Haxhi Ali Ulqinaku, i cili bashkë me tartanët e tij kishte qenë kryekomandant i flotës turke të Mesdheut e në fund të shekullit XIX, kapedani i detit erdhi u vendos në Karaburun dhe mbronte brigjet shqiptare nga sulmet që bënin venecianët, saraçenët nga Malta dhe Egjipti, spanjollët, anglezët dhe francezët.

Për plotë 22 vjet u bë mbrojtësi i këtyre brigjeve. Në luftë me venedikasit ai u vra dhe varri i tij thuhet se është në det.

Anijet kur kalonin i binin sirenave dhe hidhnin bukë e vaj për shpirtin e tij në det.

Këtë zakon e vijojnë dhe disa nga banorët e Dukatit, në zonën e Ravenës, ku kanë bagëtitë që jetojnë atje. Çdo mëngjes gushti hedhin bukë e vaj në det për shpirt të Haxhi Alisë.

Kjo është shpella më e madhe e bregdetit shqiptare cila ka një lartësi me hyrje mbi 60 metra mbi nivelin e detit dhe sipas historianëve kjo është edhe shpella që emrin e vjetër e ka dhe Shpella Iliriane.

Shpella Iliriane e përdorur nga Haxhi Aliu është një dëshmitare interesante e historisë.

Duke u futur në brendësi të shfaqet një liqen në forme eliptike me aksin e madh të drejtuar nga hyrja.

Salla ka një shtrirje në gjatësi prej 60 m e orientuar sipas Veriperëndimi-Juglindja dhe një gjerësi nga baza (mbi nivelin e detit) rreth 40 m në pikën më të gjerë. Në tërësi shpella është e gjatë rreth 100 m.

Thellësia e liqenit të brendshëm arrin 10,4 m drejt anës verilindore të fundit të shpellës.

Në paretet shkëmbore të sallës përballë hyrjes paraqiten stalaktite të pjerrta me origjinë të mundshme organogjene ose të përzier.

Në hyrjen e saj janë gjetur fragmente amforash antike të shekujve të parë të epokës sonë.

Kjo shpellë vazhdimisht ka tërhequr vëmendjen e detarëve të huaj e shqiptare. Detari i guximshëm shqiptar Haxhi Aliu e ka përdorur atë si strehë mbrojtëse duke u përleshur me anijet e huaja grabitqare, të cilat tentonin të hynin në Gjirin e Vlorës apo të grabisnin piratisht bagëtitë e vendasve në Karaburun.

Rreth viteve 1540-1545, është përdorur nga piratët francez për t’u mbrojtur siç thuhet edhe në toponimet afër shpellës.

Misteri rrethon jo vetëm thesarin në tërësi, por edhe vendet në të cilat mendohet se ai mund të jetë fshehur… Kërkimet vazhdojnë, deri më tani nuk ka asnjë gjë të re për të…

Aliu dhe misteri i 40 tonëve ar !Ku fshihet thesari i madh i Pashait të Janinës?! Read More »