Art-Kulture

Promovohet libri ‘Historiku i shkollës së Tragjasit’.

“Historiku i shkolles se Tragjasit “ ky eshte libri i autorit Abaz Xhuveli , botim qe beri bashke mesimdhenes nder vite vecanerisht ne kete zone , kryetare shoqatash , personalitete e te ftuar te shumte, miq e familjare te autorit .

Promovimin e ketij libri interesant qe permban histori e fakte mbi shkollen e Tragjasit qysh nga krijimi I saj , tek arsimtaret e me tej , autori e sjell si nje dhurate ne kuader te 7 Marsit – Festes se Mesuesit.

Nen kujdesin e kreut te Shoqates “Tragjasi “dhe sekretarit te kesaj shoqate , biblioteka publike e qytetit u kthye ne nje ambjent te dashur ku pjesemarresit folen mbi kete veper , e i uruan autorit suksese te metejshme.

Gjashte plus nje vlora

 

Promovohet libri ‘Historiku i shkollës së Tragjasit’. Read More »

Orikum-Suprizojne piktoret e vegjel te shkolles ‘Balil Pelari’. Ja pikturat fantastike.

Orikuminews eshte i prirur te mbeshtese dhe promovoje gjithe talentet e krahines ne cdo lloj fushe.Per kete qellim redaksia jone fton gjithe mesuesit dhe nxenesit te promovojne krijimtarite e tyre ne kete portal elektronik. Kete here nga shkolla 9-vjecare ‘Balil Pelari’ Orikum na jane percjelle keto krijimtari nga talentet e vegjel te kesaj shkolle:

Nga Marjeta Xhemali dhe Klodiana Havari

Talentet ne pikture te nxenesve te shkolles 9 – vjecare “Balil Pelari”Orikum

Ky miniprojekt eshte iniciuar dhe per mjetet e tyre eshte  investuar  nga vete mesuesja e arteve Klodiana Havari

Emrat e nxenesve qe kane realizuar keto piktura kaq te bukura  jane

TEA BERDOJ
RENATO DERVISHALIAJ
ERKIDA PETOSHATI
VJOLA BITRAJ
KESJANA DOKO
SAMUEL MYFTARI
DEA DERVISHALIAJ

Orikum-Suprizojne piktoret e vegjel te shkolles ‘Balil Pelari’. Ja pikturat fantastike. Read More »

Luftar Paja flet hapur: Kush u pasurua me rolet e mia

Aktori i njohur Luftar Paja, një nga rolet e shumta ka edhe ate  te Çobo Rrapushit në shfaqjen “Çobo Rrapushi me shokë” në estradën e Fierit në vitin 1980.

Vepra erdhi me regji të Pëllumb Kullës dhe pati një sukses kombëtar afatgjatë.

Ky personazh i ndërtuar nga Luftar Paja i dha frymë një fshatari tipik lab, atdhetar e me thumbin e ironisë në çdo batutë.

Mirëpo, kjo vepër kaq e rëndësishme në karrierën e Luftar Pajës duket se nuk ekziston më, aty ku duhet të ishte krah krijimtarive të tjerë të atyre viteve. Në një intërvistë për neësbomb.al Paja rrëfen si u zhduk matrica e vetme e Çobo Rrapushit dhe mënyra se si u pasuruan drejtuesit e TVSH duke bërë pazarë me kosovarët e Zvicrës.

luftar-paja-march-2009_bthmb-11-905x395.jpg

 

Si qëndron e vërteta e matricës së zhdukur të personazhit të Çobo Rrapushit nga arkivat e TVSH

Kanë qenë të xhiruara me Ampex dhe bobinat, gjithë ajo pasuri kombëtare. Kur i pyet të thonë se ekziston, por duhet një paisje që kushton shumë.

Dikush thotë 2 mijë dollarë, 20 mijë dollarë…Pse mos t’i thuash brezave është bërë art në këtë formë gjatë këtyre viteve. Në vitin 1980 është regjistruar nga TVSH, “Cobo Rapushi me shokë”, një nga shfaqjet më të ndjekura të asaj kohe.

 

Cili është subjekti i kësaj shfaqje?

Ndahej në disa etapa. Çobo Rrapushit ishte luftëtra i Luftës Nacional Çlirimtare.

Mentaliteti i Çobos ishte që duhet të hamë me lugë floriri. Shikoni ç’batutë kishte:

Ngreu ha bukë, dhe merr shatin, i thotë gruaja.

Ai thotë: Bukën e hënga, shatin nuk e pashë.

Trasta e bukës ishte e varur te shati, pra s’donte të punonte.

 

Cdo të thotë për ju të zhduket një rol i tillë?

Është si zhdukja e një fëmije. E ndjen dhimbjen tamam sikur të ikën një fëmijë për këtë gjë.

 

Kush janë personat përgjegjës për zhdukjen e roleve nga arkivi?

Përgjegjës janë të gjithë edhe s’është asnjëri.

Pai shumë vandalizma në ’97. Në televizione shumë krijimtari kombëtare u masakruan. Zhdukja e matricës e morëm vesh nga ‘92, shkonim i kërkonim dhe s’na i jepte askush, pasi na thonin se s’keni të drejtë të merrni. Matrapzë që drejtonin televizionin në atë kohë kanë nxjerrë fitime sa u ka dashur qejfi, sidomos me kosovarët në Zvicër, ata i blinin, bënin kaseta dhe ne nuk merrnim gjë. Atëherë i shikoje bobinat në korridoret e televizionit, ca të zënë nga lagështira, shumë u zhdukën pa nam e nishan.

 

E keni ngritur zërin për këtë problem?

Po, sidomos në shtyp. Edhe në institucionet shtetërore, duke filluar nga presidenti i asaj kohe, ministrat, por askush nuk mori masa. Ky problem është ngeritur edhe nga aktorë të tjerë ndër vite, nuk jam unë i vetmi që i kam thënë këto gjëra.

Luftar Paja flet hapur: Kush u pasurua me rolet e mia Read More »

Gjithmonë me shqiponjë në qafë, kush është reperi shqiptari që do të përformojë krah Eminem

Reperi shqiptar Gashi po njihet gjithnjë e më tepër në SHBA falë talentit të tij. Pasi u vu re nga Jay Z, ai është bërë pjesë e grupit muzikor që drejton “Roc Nation”.

gashiiiiiiiiiiiiiiii

Së fundmi një lajm i mirë ka ardhur për reperin Gashi. Ai do të performojë me emrat më të mirë të muzikës HIP HOP si Eminem, Wiz Khalifa, Migos, French Montana, Lil Uzi Vert, J.Cole e shumë të tjerë.

Ai ka bërë të ditur në Instagram se do të ngjitet në skenën e festivalit veror “Openair Frauenfeld 2018” që mbahet çdo vit në Frauenfeld, Zvicër.

Reperi shqiptar prej kohësh po zhvillon karrierën e tij muzikore në SHBA, ku duket se suksesi po i afrohet gjithnjë e më shumë.

ggg-7

Gjithmonë me shqiponjë në qafë, kush është reperi shqiptari që do të përformojë krah Eminem Read More »

Robert Ndreniika ‘mahnitet’ nga Erion Veliaj, pranon rrafshimin e teatrit dhe zbulon projektin e ri

Aktori Robert Ndrenika, i cili me fjalimin e tij të para dy javëve sensibilizoi gjithë opinionin publik për rrezikun që i kanosej ndërtesës së Teatrit Kombëtar, ka shprehur pëlqimin e tij për projektin e një godine të re, prezantuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. E me sa duket, godina ekzistuese do të rrafshohet.

Ditën e premte, kreu i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, ka zhvilluar disa takime, veç e veç me disa artistë, madje mund të themi, me disa nga më të angazhuarit për çështjen e teatrit. Janë konfirmuar takimet me aktoren dhe pedagogen Ema Andrea, me aktorin e pedagogun Genci Fuga, të dy kandidatë të deklaruar, për postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar.

Përmes një statusi në faqen e vet në “Facebook”, edhe aktori Robert Ndrenika ka konfirmuar takimin e tij me Veliajn. Dy të parët, Andrea dhe Fuga kanë deklaruar se e kanë pëlqyer projektin e prezantuar nga Veliaj. Mendimit të tyre i bashkohet edhe Ndrenika.

KOMENTI

Pas përhapjes së lajmit se Veliaj ka takuar disa artistë, mes të cilëve edhe aktorin e madh Robert Ndrenika, sigurisht që komentet që e shoqëruan ishin nga më të ndryshmet. Ky takim u komentua si përçarja e radhës pas takimit të një grupi tjetër artistësh në zyrën e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, në një kohë që shumica e prisnin atë në sallën e Teatrit Kombëtar. Me sa duket këto komente, të cilat shoqëruan lajmin që qarkulloi nëpër portale dhe rrjete sociale, nuk i kanë pëlqyer kolosit të skenës, i cili ka shkruar disa radhë në faqen e tij në FB, ku gjente miratimin e gjithë ndjekësve të tij.

Përveçse ka shprehur pëlqimin e tij për projektin, sipas tij modern, Ndrenika shkruan se i ka kërkuar kryetarit të bashkisë që më parë të konsultohet me komunitetin e artistëve. Po ashtu, ai nuk e ka fshehur zemërimin me mediat, duke thënë ndër të tjera se ka të drejtë që nuk dëshiron të ketë të bëjë me gazetarët.

Duke iu referuar takimit të së premtes paradite, Ndrenika shkruan: “I zgjedhuri me vota të fshehta nga populli i Tiranës si kryebashkiak (z. Erion Veliaj), më gostiti në zyrën e tij me një machiato dhe gjysmë gote ujë… ndërkohë që më tregoi një projekt teatri modern, që nuk e mohoj se më pëlqeu shumë… Ndërkohë që i thashë, se duhet konsultuar me komunitetin teatror… Si konkluzion unë nxjerr (në këtë orë të darkës) se paskam pasur shumë të drejtë, që nuk dua të kem të bëj me gazetarë!!!”.

FJALIMI

Gati dy javë më parë (8 shkurt), gjatë një takimi të Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit për çështjen e zhvendosjes së trupës së Teatrit Kombëtar në teatrin “Turbina”, shembjes së godinës aktuale e projektin ri, si dhe projektligjin “për disa ndryshime në Ligjin Për Artin dhe Kulturën”, Robert Ndrenika do të bashkohej me aktorët e “rebeluar”, do të merrte mikrofonin dhe do të shprehte edhe ai mendimin e tij për çështjet në fjalë.

Ndër të tjera, Ndrenika do të shprehej: “E kam thënë dhe e them, që të gjitha kryeqytetet e Ballkanit, që i kam parë, kanë teatro kombëtare, godina dhe infrastrukturë të mrekullueshme. Teatri ndërtohet një herë në 500 vjet. Brezi juaj dhe i imi, mund të mos dimë të interpretojmë, mund të dalë ndonjë e të thotë: Hë mo, ç’janë këta, por nuk mendohet që Shqipëria të rrijë pa aktorë. Godinat e teatrit të Beogradit, Bukureshtit, janë 500-600 vjeçare, janë monumente kulture. Këtu po ndërtohen xhamira e kisha dhe s’po ngrihet një teatër. Ia thashë dikujt dhe më tha që atë xhami po e ndërton Erdogani. Epo aq më mirë sepse kisha dhe xhamia e shqiptarit është teatri dhe i takon shtetit shqiptar të ndërtojë një teatër, që të jetojë 500-600, pse jo dhe 1000 vjet. Prandaj, këtë ne duhet ta kërkojmë nga shteti shqiptar. Atë “Turbinën” e pashë me miq, ajo është qesharake. Për teatër ajo nuk bën. Ajo është vetëm për ndonjë fushatë elektorale, përmbledhëse, prandaj ajo fjala që i thashë ministreshës, që do shtrihem para teatrit dhe që më ironizoi duke më thënë të vijë të shtrihet, të interpretojë te “Turbina”, paska qenë me vend. Ne nuk duhet të lejojmë të prishet ai teatër, pa marrë vesh se çfarë do të bëhet në të. Opera të mos guxojë të qaset.”

Fjalimi i Ndrenikës do të bëhej “viral” (po huazoj një ‘term’ të portaleve on line) në rrjetet sociale dhe janë të gjitha gjasat që nëse nuk do të kishte folur Ndrenika, “kryengritja” e artistëve nuk do të kishte pasur atë ndjeshmëri që pati nga opinioni publik.

Fjalimi i Ndrenikës u pasua me një letër të hapur të ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, botuar së pari në gazetën “Panorama” e më pas nga një përgjigje e aktorit të madh, po te “Panorama”. Tetë ditë pas mbledhjes së SASE-s, Ndrenika takoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke deklaruar pëlqimin e tij ndaj projektit që kryebashkiaku i ka prezantuar.

Është kjo një tërheqje e Ndrenikës nga ai akti sublim i shtrirjes para godinës së TK, që ajo të mos prishet apo interesimi i një aktori që ka i ka dhënë jetën skenës dhe një qytetari të Tiranës, për fatin e hapësirës ku sot ngrihet teatri, i cili rrezikon të kthehet në truall kullash?!

ANDREA: AJO QË M’U PREZANTUA, MË PËLQEU

Aktorja dhe pedagogia pranë Universitetit të Arteve, Ema Andrea, po ashtu ka qenë në një takim me kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj dhe ka pranuar se i ka pëlqyer projekti që i ka prezantuar kryebashkiaku. “Unë në takim me Veliajn kam qenë vetëm, m’u premtua që projekti do të bëhet transparent e publik! Ajo që m’u prezantua, më pëlqeu! Po!”, ka pranuar Andrea në faqen e saj në “Facebook”.

Fuga: Ishte intrigues, kishte një simbolikë të gjetur

Aktori dhe pedagogu Genci Fuga ka pranuar të ketë takuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për çështjen e godinës së Teatrit Kombëtar. I kontaktuar nga gazeta “Panorama”, Fuga u shpreh: “Nëse është folur për ‘blerje’, mund të them se ka qenë ‘blerje mendjesh’, pra, një takim-test për të marrë mendime mbi këtë projekt. Veliaj më paraqiti një projekt-fasadë dhe normalisht jam interesuar për detaje në lidhje me këtë projekt dhe mbi të gjitha i kam kërkuar që ai të diskutohet me komunitetin”, tha Fuga. “A është i bukur, a ia vlen, unë them se po. Më pëlqeu, ishte intrigues, kishte një simbolikë të gjetur”, tha ai.

Robert Ndreniika ‘mahnitet’ nga Erion Veliaj, pranon rrafshimin e teatrit dhe zbulon projektin e ri Read More »

Teatri i ri Kombëtar/ Kumbaro: Partneritet me qeverinë dhe Bashkinë për një ndërtesë dinjitoze!

Ndërtimi i godinës së re të Teatrit Kombëtar do të bëhet në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, Ministrinë së Kulturës e Bashkinë Tiranë.

Kështu deklaroi ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro nga Pallati i Kongreseve, në Koncertin që hapi Vitin Kulturor Austri – Shqipëri 2018 “ Vienna Salutes Tirana”,  nga ku theksoi se “tashmë është marrë premtimi nga qeveria në bashkëpunim edhe me Bashkinë  për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar me parametra bashkëkohore dhe dinjitoze”.

Duke u ndalur tek kultura, Kumbaro tha se  ajo tashmë e ka kaluar provën e saj në të gjitha disiplinat: ajo është në Europë, ka krijuar atë lidhje shpirtërore vlerash të domosdoshme për integrimin.

Në këtë event edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj theksoi se “në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, me Kryeministrin, me ministren e Kulturës dhe të gjithë dashamirësit , ne do të kemi një Teatër Kombëtar të paprecedentë në të të gjithë Europën”.

Pavarësisht debatit që ka lindur këto ditë mes artistëve dhe Ministrisë së Kulturës, të gjithë bien dakord për nevojën e një Teatrit të ri Kombëtar, ndërsa  në debat është përfshirë edhe kryeminsitri Rama, i cili ka thënë se nuk do të ketë teatër me kullë. Aktualisht godina ekzistuese e Teatrit Kombëtar, e ndërtuar para Luftës së Dytë Botërore, ndodhet në kushte mjaft të këqija duke mos ofruar minimumin si për aktorët që punojnë aty, por edhe për publikun në sallë.

Teatri i ri Kombëtar/ Kumbaro: Partneritet me qeverinë dhe Bashkinë për një ndërtesë dinjitoze! Read More »

‘Teatri s’bëhet me po****’, Bujar Asqeriu shpërthen në takimin me Kumbaron, kapet me kolegun

Debate të ashpra dhe ngritje zëri gjatë takimit të disa artistëve me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro për të negociuar për Teatrin Kombëtar.

Mes artistëve të pranishëm në tryezë, aktori Bujar Asqeriu ka ‘shpërthyer’ në akuza, ndërsa nuk kurseu as kritikat për kolegët e tij të pranishëm aty.

Gjatë fjalës së tij Asqeriu është ‘kapur’ disa herë me aktorin Artan Imami, ndërsa i ka thënë këtij të fundit se nuk është artist. Me tone të ashpra, Asqeriu bëri thirrje që ministria e Kulturës të kthejë kokën nga Teatri, që ky i fundit mos të ‘vdesë’.

DEBATET

Bujar Asqeriu: Teatri ka vdekur dhe këta nuk duan. Le t’i bëjmë qejfin njëri-tjetrin, le të bëjmë teatrin. Në shfaqet tona lahmei me ujë të ftohtë.

Imami-Asqeriut: Ishte një banjo e prishur, u rregullua. Tani ti ça do më?

Asqeriu-Imamit: Ti je artist, nuk duhet të merresh me banjon. E kupton ku je? Lere zotëri..

Asqeriu-Kumbaros: Investoni zonja ministre, lëri fjalët. Nuk bëhet me pordhë por me lekë. Duhet të marrësh iniciativa dhe të mbrosh teatrin.

‘Teatri s’bëhet me po****’, Bujar Asqeriu shpërthen në takimin me Kumbaron, kapet me kolegun Read More »