Pas 15 muajsh të vështirë pandemie tetari Petro Marko në Vlorë ka hapur dyert për këtë sezon turistik .
Ditën e premte në skenën e teatrit do të performohet loja brilante e aktorëve të konfirmuar por edhe atyre të rinj e të talentuar, në komedinë romantike “Jetët private” të autorit anglez Noel COËARD.
Vepër kjo ku skenat janë të ndërthurura për t’a mbajtur spektatorin të tërhequr dhe këtë e bëjnë më së miri aktoret Artan Islami, Matilda Avduli, Margent Caushaj e Loredana Gjeçi nën regjinë e Eljona Thomaraj!
Me muzikën e Artur Dhamo dhe skenografit të mirnjohur Drini Shehu! Ditën e sotme aktorët e kësaj trupe u janë drejtuar qytetarëve vlonjatë që ditën e premte mos të mungojne, të shijojnë një mbrëmje ndryshe në qytetin tonë .
A nuk ndodh ndonjëherë që edhe një ujk bëhet mik i njëriut…!
Të miqësohen, të bashkëjetojnë, të kujdesen për njëri tjetrin…!
Ndodh…!
Ndodh që edhe një zog, që më vonë bëhet një pulë, t’bëhet zemra e përbashkët e njeriut…!
Edhe një mace, edhe një insekt bëhen dashuri, bëhen ndjenjë, bëhen gëzim për njeriun…!
Por ndodh, që edhe njeriu për njeriun bëhet ujk, bëhet shtazë siç mund të bëhet edhe kafshë…!
Mesazh i fortë, dri thërues e i dhi mbshëm na u përcollë sonte në mbrëmje nga Arben Derhemi me monodramën “Anderr Zgjanderr” e At Zef Pllumit…! Shoqëruar mrekullisht në piano nga Aulon Naçi nën muret e gurtë të kalasë së Kaninës.
Ishte iniciativa e doktorit të mirënjohur Skënder Brataj, shoqata Kanina dhe Bashkia Vlorë që mundësuan këtë aktivitet mbresëlënës.
Interpretim tr onditës, emocione, lot, duartrokitje, art i vërtetë da lldisur nga imazhi magjik i qytetit e freskia e shumëdëshiruar e malit…!
Eh ç’është njëriu, rrno për me tregue…!/ Genc Demiraj
Ata do të kthehen plot mall në takimin e ndërsjelltë e të vonuar ndërmjet tyre…! Aktorët me publikun dhe publiku me teatrin e tij…! Do të takohen shumë shpejt, në javën që vjen, në tempullin e shenjtë të teatrit “Petro Marko” me komunikimin e tyre të kahershëm ndjesor dhe emocional nëpërmjet artit të tyre, teatrit…! “Jetët Private”, është komedia e britanikut Noel Coward që regjisorja Eliona Thomaraj do të sjell për ju në ditët në vijim, në një koncept e trajtim fin. Me një cast profesionistësh të aktrimit që mjeshtërisht shfaqin lojën brilante të tyre si Artan Islami, Loredana Gjeçi, Margent Caushi, Matilda Avduli e Gentian Këllçiu dhe mbështetur po aq mjeshtërisht nga kompozitori Artur Dhamo e skenografi Drini Shehu…! Privatësia e “Jetëve Private” do të na bëhet publike javën që vjen, ndaj po punohet fort në skenën e teatrit tonë, që në takimin e munguar e të shumëpritur, publikut ti dhurohet sa më shumë kënaqësi, emocion, gëzim e freski arti…! Që nga sot, numërimi ka filluar mbrapsht… 8,7,6… Të gjithë kemi nevojë për teatrin, ndaj… @ejaninëteatër…!
Adela dhe Anxhelo Muçollari do të nisen drejt Italisë për eventin gala ku do të interpretojnë balerinë nga e gjithë Europa.
Në emisionin “Ftesë në 5”, ata kanë treguar si iu bë ftesa duke treguar se do të ndjekin metodën ruse të baletit dhe do të ndajnë eksperiencat e tyre me balerinë nga e gjithë bota.
Adela: Rëndësia është emri nëpërmjet 14 balerinëve më të mëdhenj në Europë dhe të kesh emrin mes tyre, është ajo që të shkëlqejnë sytë kur sheh se me kë do të interpretosh në një mbrëmje gala. Na kanë ftuar organizatorët dhe drejtorët e kësaj mbrëmje. E gjithë kjo ftesë ishte qershia mbi tortë dhe pavarësisht karrierës, emri aty është nder. Ne do të ndjekim metodën ruse të baletit.
Anxhelo: Është pikë e rëndësishme në karrierën tonë se do të ketë shkëmbim eksperiencash dhe do të jenë më shumë se 100 fëmijë. Do të kemi eksperiencë të re dhe do të jemi krenarë që do të përfaqësojmë Shqipërinë.
Sejmen Gjokoli
LITUANIA, FITUESE E KUPËS SË FESTIVALIT
-Mbyllet në Vlorë edicioni i XIII i Aulona Inter Folk Festival-2021-
U mbyll me sukses edicioni i 13-të i Aulona Inter Folk Festival, mbajtur në qytetin e Vlorës në datat 12, 13, 14 qershor 2021.
Rreth 300 festivalistë ardhur në qytetin bregdetar nga disa vende të rajonit e Europës, për tri ditë me radhë i dhanë Vlorës një spektakël të stërmadh,ndezuar me ritme vallesh e ngjyra kostumesh të lloj-llojshme, duke e kthyer atë në një skenë të hapur folklori.
Tri ditë mbushur me një axhendë të pasur vizitash e performancash jo vetëm në skenë, përkundrazi në mjedise të ndryshme të hapësirës së qytetit, aje ku janë qytetarët, në trotuare, në sheshe, në lulishte e kudo.
Për të parën herë festivali pati rastin të gjëndet në zonën historike e turistike të qytetit, në Vlorën e vjetër rikostruktuar së fundi, tanimë kthyer në një atraksion të gjallë sa historik e turistik po aq edhe kulturor.
Performancat e grupeve në hapësirat e gurta të kësaj lagjeje rikostruktuar e kthyer në identitet përmes një projekti të posaçëm duken të bëra enkas për të pritur vlera të tilla të trashëgimisë shpirtërore.
Ashtu si kundër edhe hapësirat e krijuara përtej Vlorës qytet, aty ku nis shëtitorja pranë tunelit e ku festivalistët, djem e vajza të grupeve pjesëmarrëse, përmes rrathëve të valles i kthyen në një amfiteatër të vërtetë natyror.
Ndërkohë që pranë resortit turistik “Bojo” do të sfidonin valët e detit vënë në lëvizje prej erës jo të zakontë në një ditë mes qershori…
Risia e edicionit të këtij viti pa dyshim mbetët prezenca e ansamblit folklorik të ardhur nga Lituania, një grup që befasoi jo vetëm me nivelin e lartë të shpalosjes së folkut të tyre por edhe me kostumet tradicionale të cilat, sipas historisë datojnë apo vijnë si modele nga hershmëria e trashëguar midis shekujve të pesëmbëdhjetë e gjashtëmbëdhjetë.
U mirëprit e duartrokit gjatë nga të gjithë adhuruesit e folkut edhe grupi i ardhur nga Rumania, nga qyteti i Devas në rajonin e Transilvaninë.
Skenës dhe qytetit të Vlorës i dhanë jo pak shkëlqim edhe grupet e ardhura nga Shkupi e Gjilani, nga Korça e Elbasani, nga shqiptarët e Sllovenisë, nga polifonët zëbukur të grupit të Memaliajt po edhe nga grupet folklorike të Vlorës vetë.
Në përfundim të natës së tretë të festivalit, në mbyllje të koncertit me numëra të zgjedhura, kupa e edicionit të trembëdhjetë shkoi për Ansamblin “Gojus” nga Lituania, grup që shkëlqeu mbi të tjerë; me performancë vallzimi por edhe me kostumet perandorake të cilat e kthejnë në një grup folku të magjishëm, sa autentik po aq edhe mjeshtëror në paraqitje e interpretim.
Aulona Inter Folk Festival-2021, ndonse përmes vështirësish të natyrshme prej gjendjes shëndetësore globale, shënoi një manifestim i vërtetë me vlera të rralla trashëgimie kulturore, ngjizur natyrshëm me dimensionin turistik të qytetit bregdetar përherë në tentim për të mbajtur kurorën mbretërore të turizmit të vendit, ashtu si kurorat e grupit fitues të kupës të cilat, siç duket, mbeten të pa konkurueshme.
Urime dhe faleminderit folkloristë të shquar lituanezë mbasi Aulonën Festival na e bëtë më magjik e me më shumë vezullime e bashkë me festivalistët e tjerë ndezët edhe më shumë shpresën e kthimit në normalitetin shëndetësor jo thjesht të Vlorës e të vendit, të botës së tërë.
Festivali u zhvillua me mnështetjen kryesore të Bashkisë se Vlorës, Ministrisë së Kulturës dhe kontributit të miqve të festivalit.
Anxhela Peristeri interpretoi mbrëmjen e sotme në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision” për të dhuruar një performancë të shkëlqyer.
Me një zë dhe interpretim mbresëlënës, këngëtarja këndoi “Karmën” dhe magjepsi audiencën televizive nga Roterdami.
Me paraqitjen ku çdo gjë ishte në nivel, nga zëri tek imazhi, Anxhela elektrizoi skenën e madhe dhe fitoi duartrokitjet e ngrohta të spektatorëve. Efektet dhe vetë skena ishte absolutisht e shkëlqyer.
Kjo është një baladë, në sinkron me veshjen e argjendtë të Anxhelës, që ishte po aq përrallore sa vokali i saj.
Përveç Anxhela Peristerit në finalen e Eurovizion, do të shohim edhe një tjetër shqiptar.
Gjon Muharremaj, ka arritur të kualifikojë Zvicrën në natën finale të këtij evenimenti muzikor.
Gjon Muharremaj konkurron për Zvicrën me këngën “Tout l’Univers”.
Shtetet e tjera që janë kualifikuar për në finalen e Eurovision 2021 janë Serbia, Bullgaria, Moldava, Portugalia, Islanda, San Marino, Zvicra, Greqia dhe Finlanda.
Mbrëmja finale e Eurovision 2021 do të mbahet këtë të shtunë më 22 maj në “Ahoy Arena” të Rotterdamit./noa.al/
Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Anxhela Peristeri në njërën performancë të saj në skenë bëri shqiponjën dy krenare me duar dhe nxiti reagime nga mediat serbe.
Madje veprimin e këngëtares shqiptare e kanë konsideruar si skandal dhe provokim të turpshëm. “Skandal në Eurovision: Simboli i Shqipërisë së madhe, një pr ovokim i turpshëm para gazetarëve”, ishte titulli i njërës prej mediave serbe.
Mirëpo, ndaj këtij artikulli ka reaguar i revoltuar edhe producenti, Ardit Gjebrea duke i konsideruar si të sëmurë mendorë. Ai ka publikuar si foto artikullin e mediumit në story-m e tij në Instagram dhe ka shkruar: “Përfundimisht, këta janë të sëmurë me ndorë”.