Art-Kulture

‘Rexhep Qosja është një yll i vërtetë!Ai ndricon në tokë.Dija e tij shkëlqen, kthjelltësia e tij qetëson, vizioni i tij udhëheq, dashuria e tij bashkon’

Erion Brace:
REXHEP QOSJA ESHTE NJE
YLL I VERTETE!
NDRYSHE NGA YJET NE QIELL,
AI NDRICON NE TOKE!
Dija e tij shkelqen, kthjelltesia e tij qeteson, vizioni i tij udheheq, dashuria e tij bashkon, shqipja e tij e kulluar-jo thjesht si gjuhe, por si mendim, komunikim, dialog, force, FRYMEZON!
UNE NUK NJOH TJETER NDER SHQIPTARE QE FRYMEZON SI AI!
Lexojeni cfare tha sot:
KOHEZIONI I NJE POPULLI!🇦🇱
🗣”Me njësimin e idealit e qëllimeve politike, shoqërore, kulturore, arsimore etj t’i kontribuojnë një vlere jashtëzakonisht të madhe që e quajnë kohezion i një populli. Kohezion shpirtëror, shoqëror, moral dhe kombëtar. Historia na ka mësuar se kur e arrijnë këtë kohezion, popujt gjithmonë kanë dalë fitimtarë, e kanë mundur ar mikun, kanë arritur qëllimin, idealin. Kohezioni përmban fuqinë një populli. Me kohezion ne do të arrijmë të mënjanojmë një varg vësh tirësish, pe ngesa, të pa priturash, rrezi qesh që i kemi pësuar dikur dhe disa rre ziqe, provo kime dhe sfida të ndryshme që na kan osen ende sot”

‘Rexhep Qosja është një yll i vërtetë!Ai ndricon në tokë.Dija e tij shkëlqen, kthjelltësia e tij qetëson, vizioni i tij udhëheq, dashuria e tij bashkon’ Read More »

Sot është ditëlindja e Noizyt, ai sot tregon njeriun që e plotëson më shumë

Në ditën e lindjes, Noizy tregon njeriun që e plotëson më shumë

Kjo ditë ka qënë e mbushur me emocione pozitive për reperin më popullor shqiptar, Noizyn.

Urimet për ditëlindjen kanë qënë të panumërta, qoftë nga fansat, qoftë nga kolegët e tij, personazhe publikë.

Por, momentin më të veçantë në këtë ditëlindje, Noizy duket se e ka përjetuar në prezencën e nënës së tij.

Ai ka publikuar në Snapchat një video ku shfaqet i përqafuar me nënën e tij.

Të dy të buzëqeshur, nënë e bir duken tepër të lumtur në këtë ditë të veçantë për reperin.

Disa orë më parë ishin Enca dhe Çiljeta, dy miket e tij më të afërta ato që përmes fotove në Instagram, uruan “mbretin” e OTR për ditëlindjen.

Sot është ditëlindja e Noizyt, ai sot tregon njeriun që e plotëson më shumë Read More »

Zana Çela për Inva Mulën: E ftuam disa herë Invën dhe nuk u përgjigj, ishte fyerje…

Drejtoresha e Përgjithshme e TKOBAP Zana Çela ka reaguar për herë të parë personalisht pas deklaratës publike të sopranos Inva Mula në News 24 se nuk është ftuar për të marrë pjesë në mbrëmjen gala për inaugurimin e rikonstruksionit të teatrit.

Pas një reagimi institucional, Zana Çela shkruan vetë se është ndjerë e fyer nga deklarata e Mulës pasi ftesa sopranos I ka shkuar disa herë dhe Teatri i Operas nuk ka marrë kurrë përgjigje.

Mula u shpreh më herët për News24 se është ftuar si spektatore dhe jo për të interpretuar.
Ndërkaq, Çela, në reagimin e saj thotë se sa i takon faktit që prindërit e Inva Mulës, Avni dhe Nina Mula, nuk janë përmendur në mbrëmjen gala, dokumentari i shfaqur nuk kishte qëllim të bënte historinë e teatrit por vetëm të Rikonstruksionit.

Postimi i Zana Çela:

Disa dite kaluan nga koncerti gala i organizuar nga TKOBAP me rastin e Inaugurimit te rikonstruksionit te ambjenteve te brendshme te Teatrit, dhe pushimi nga ajo lodhje e jashtezakonshme u shty edhe per disa dite per shkak te shfaqes sone te rradhes, baletit premiere “Annonciation” veper e koreografit te famshem Angelin Preljocaj, per te ardhur pikerisht kjo e Diele, pas mbylljes me sukses te kesaj vepre diten e shtune date 25 Shtator 2021, ku gjej edhe kohen per t’ju rikthyer debateve facebook-iane te shpjegimit te absurdit.
Pergjate ketyre diteve, si jo rralle ne jeten time profesionale, bashke me stafin tim perballuam nje lume akuzash mbi dy ceshtje te ngritura fillimisht nga Znj. Mula, e me pas nga grupime te ndryshme “artdashese”: ate te fteses se Znj. Mula per tu bere pjese e koncertit gala si performuese, dhe ate te “permendjes” se artisteve te shquar te TKOBAP nder vite, ne mini-dokumentarin qe parapriu shfaqen e koncertit.
Po e filloj kete shpjegim, shpresoj shterrues, me akuzen e dyte, dukeqene se nuk ka patur nje reagim zyrtar nga ana e TKOBAP lidhur me kete ceshtje. Me habine e madhe se si nuk u shkoi ne mendje kesaj pakice, duke i kerkuar ndjese asaj shumice qe i fyej inteligjencen me kete shpjegim, ju bej me dije se me date 15 dhe 16 Shtator ishim mbledhur per te inauguruar rikonstruksionin e ambjenteve te TKOBAP. Nisur nga tema e ketij eventi, njesoj si rikonstruksioni i shume veprave te tjera publike ne kryeqytet e me gjere, kryefjala e ketij mini-dokumentari ishte metamorfoza e ketij shndrrimi historik, jetesor per brezat aktual e ato qe do te vijne. Qe ne hyrje te tij, ky dokumentar shprehte se nuk merrte persiper te bente historine 65 vjecare te TKOBAP por fokusohej vetem tek rikonstruksioni (per te evituar pikerisht fjalet e kesaj pakice). Per ti dhene edhe nje input artistiko-historik shndrrimit te ketyre ambjenteve, u pa e udhes nga prodhuesit e ketij dokumentari qe te permendeshin pergjate tij edhe (vetem) artistet e pare qe kane debutuar ne ate skene, dhe jo per te shpalosur vlerat e tyre artistike por per te treguar ne menyre strikte evolucionin historik te kesaj godine. Pra, miq dhe artdashes, ky dokumentar nuk i dedikohej kesaj here figurave te shquara te TKOBAP, por thjeshte dhe vetem historise se godines, dhe metamorfozes se ambjenteve ku punojne e performojne artistet. Nje perzjerje e shndrrimit infrastrukturor me paraqitjen e vepres se yjeve te skenes se TKOBAP do te na kishte dhene nje serial e jo nje mini-dokumentar tematik, e per me teper do te bente konfuz publikun. Per informacionin e atyre qe nuk e kane, ne keto 5 vite TKOBAP ka realizuar shume evente te dedikuara veprave te artisteve ikone te TKOBAP si Nina Mula, Prenk Jakova, Cesk Zadeja, Agim Krajka etj. Te tjera evente te tilla do te vijne gjithashtu ne skenen e TKOBAP vazhdimisht.
Akuza e pare, ajo e drejteperdrejte e Znj. Mula se nuk kishte marre nje ftese zyrtare nga TKOBAP per te performuar ne kete koncert, ka qene faktikisht nga akuzat me te veshtira per tu pertypur qe kam marre ndonjehere qofte si drejtuese e TKOBAP ashtu edhe ne planin njerezor. Kjo akuze ka zgjuar tek une nje perzjerje ndjesish midis absurdit, perbaltjes se dinjitetit kombetar, dhe arrogances. Por si nje njeri publik i cili eshte perballur shpesh me akuza te ndryshme, ajo qe me ka prekur me teper eshte perbaltja e TKOBAP, dinjitetit tone kombetar artistik qe koloset tane, (perfshire prinderit e Znj. Mula dhe Inven vete, e deri tek Ermonela Jaho e Saimir Pirgu sot) na e kane ndertuar nder vite, me talentin e tyre disproporcional me zhvillimin e vendit tone. Inaugurimi i rikonstruksionit te TKOBAP, per here te pare qysh prej themelimit te tij, futet tek ato evente historike kombetare si per nga rendesia dhe impakti tek cilesia artistike, ashtu edhe per nga buxheti i shpenzuar per realizimin e tij, buxhet ky i cili padyshim eshte ndertuar nga kontributet e qindra mijra taksapagueseve shqiptare. Per kete arsye, kjo veper, e kurorezuar me kete event simbolik krahasuar me madheshtine e saj, eshte e nje rendesie kombetare. Ajo duhet te na beje te gjitheve krenare qe sot, edhe Shqiperia, me taksat tona, arrin te krijoje kushte Europiane dhe aspak te ndryshme per nga cilesia e tyre krahasismisht me Teatrot e medha ne bote, ashtu sic jane edhe talentet tona sot ne skenat nderkombetare. Jane keto taksa te shpenzuara nga secili prej nesh ne drejtim te kesaj vepre qe te gjitheve na perket, kombinuar me historine e mrekullueshme qe ky Teater ka, qe krijojne dinjitetin kombetar.
Sic te gjithe e pame, TKOBAP jo vetem ka ftuar Znj. Mula per te performuar ne kete event, por ka thyer edhe protokollin moral te dinjtetit tone kombetar, duke e perseritur ftesen ne drejtim te saj disa here pa marre asnje pergjigje. Znj. Mula eshte ftuar dhe mbajtur ne dijeni te modifikimit te datave te inaugurimit per shkak te forcave madhore si termeti dhe pandemia, si ne menyre zyrtare ashtu edhe shoqerore deri ne percaktimin e datave perfundimtare, por nuk dha kurre nje pergjigje.
Ofendimi personal nga arroganca e mos-pergjigjes eshte kaq i vogel dhe i parendesishem. Ashtu sic eshte edhe pretendimi absurd pas shfaqes per mos-ftese.
Ajo qe v ret eshte cenimi i dinjitetit te ketij institucioni nga mospergjigja si i njorim i kesaj ftese. Ky injorim ndaj fteses se ketij institucioni publik, ne nje event kaq te rendesishem e historik te tij, nuk eshte nje ofendim ndaj meje si drejtuese apo ndaj stafit me te cilin punoj, por eshte nje ofendim ndaj dinjitetit tone kombetar, ndaj cdo artdashesi, cdo tatim-kontribuesi, e ndaj cdo artisti qe ka shkruar e shkruan historine e ketij institucioni. Ashtu sikurse ne garat sportive, sportdashesit me te drejte ofendohen e lendohen kur nje sportist refuzon te perfaqesoje kombin tone, ashtu ndihemi edhe ne sot nga ky injorim kundrejte institucionit me te rendesishem kombetar artistik ne vend.
Te pelqejne apo jo drejtuesit e TKOBAP, ata te federatave te ndryshme te sportit, kengetaret apo shoket e ekipit, ftesa per te perfaqesuar vendin tend duhet te beje krenar cdo kend qe e merr, e duhet ta vleresoje kete mundesi ashtu sic shume te tjere e kane bere duke sakrifikuar kohen, te ardhurat e tyre, e shpesh here edhe te ardhmen e tyre. E natyrisht, ata qe nuk e kane pranuar apo kane zgjedhur te perfaqesojne nje komb tjeter, kane bere gjithmone fajtore individet (drejtuesit, politikanet), duke harruar mardhenien personale qe gjithsecili nga ne ka me kombin, popullin e historine.
E pra, eshte pikerisht kjo ajo qe me ofendon mua, sepse TKOBAP eshte nje institucion kombetar, dhe dinjiteti i tij e i popullit tone do te prevaloje gjithmone mbi cdo artist pavaresisht nga suksesi i ketij te fundit.

(Balkanweb)

Zana Çela për Inva Mulën: E ftuam disa herë Invën dhe nuk u përgjigj, ishte fyerje… Read More »

Zbulohen disa emra nga “Big Brother VIP”

“Big Brother VIP” po afron dhe dita ditës po zbulohen edhe personazhet që do i shohim në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Iconstyle” ka zbuluar dy emra të rinj që do të jenë pjesë e reality show-t. Bëhet fjalë për doktorin/modelin Valer Kolnikaj si dhe për kantautorin Robert Aliaj.

Së fundmi janë konfirmuar si pjesë e “Big Brother” edhe Sheila Haxhiraj, Semi Jaupaj dhe Albërie Hadërgjonaj.

ADVERTISING

Valer Kolnikaj si dhe për kantautorin Robert Aliaj
Ndërkohë përflitet dhe për Ema Andrean, Arjola Demirin, Andi Artanin, Romeo Veshajn dhe Anxhela Peristerin.

Zbulohen disa emra nga “Big Brother VIP” Read More »

Antonela zbulon lidhjen romantike të Atdheut me Borën

Atdhe Xharavina mbetet padyshim nga meshkujt më të komentuar të “Për’puthen”. Djaloshi nga qyteti i Gjakovës kishte vëmendje të madhe nga vajzat brenda dhe thuajse me të gjitha zhvilloi takime.

Jashtë doli me Sara Malaj, por dyshimet e fansave se ata nuk ishin vertet nje cift i vertetoi ndarja e tyre.

Disa komente së fundmi mes Antonelës dhe Atdheut kanë ngritur të tjera dyshim.

Në një fotografi të publikuar Antonela i komentoi Atdheut duke i thënë: “Mfal mos je binjak?”

“Po veç mungon një binjake”, ia ktheu ish-konkurrenti dhe sytë na shkuan menjëherë tek një replikë e një vajze të panjohur.

“Nai bricjap doje të thoje”, tha vajza dhe mori përgjigje të menjëhershme nga Atdheu: “Ah sa i du bricjapet dashtë zoti fatin e jetës e kam bricjap” dhe më pas ka shpejtuar për t’i fshehur këto komente, por tepër vonë pas në rrjet u bënë virale.

Ndërkohë kujtojmë se Bora Zemani i përket në Horoskop pikërisht shenjës së Bricjapit dhe lajmet për një histori romance të mundshme mes Atdheut dhe Borës kanë qenë gjithmonë të pranishme.Ndërkohë kujtojmë se Bora Zemani i përket në Horoskop pikërisht shenjës së Bricjapit dhe lajmet për një histori romance të mundshme mes Atdheut dhe Borës kanë qenë gjithmonë të pranishme.

Gjatë një interviste Atdheu u pyet se cila vajzë nga “Përputhen” i ka mbetur merak nënës së tij qe ta marrë për nuse. Ai u vendos në siklet dhe tha se nuk është një ndër konkurrentet, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për Bora Zemanin, per te cilën ai ka shprehur gjithmonë pelqimin pas emisionit neper Intervista, masje eshte shprehur: “Për Borën kisha bërë 10 vite burg”.

“Është dikush po nuk mundem t’ia them emrin. Nuk është prej konkurrenteve”, u shpreh Atdheu.

Gjithashtu kur u pyet nëse është në një marrëdhënie, Atdheu u shpreh se është në tentativë për tu lidhur me një vajzë nga Tirana, por akoma asgjë nuk është finalizuar./Internews

Antonela zbulon lidhjen romantike të Atdheut me Borën Read More »

Edi Rama takon Ermal Metën: Kënaqësi që i ra rruga nga zyra ime, ja çfarë dhurate i bëri Rama Ermalit

Kryeministri Edi Rama ka takuar këngëtarin e famshëm me origjinë shqiptare, Ermal Meta, i cili ndodhet në Shqipëri për një koncert, që do të mbajë mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”, në kryeqytet.

Rama publikon një foto krah këngëtarit Ermal Meta, ndërsa thekson se ka zhvilluar me të një bisedë të këndshme në zyrën në Kryeministri.

Ndërkohë, në foto shihet se këngëtari i famshëm në Itali mban në dorë një bllok të dhuruar nga kryeministri Rama, siç duket, me veprat artistike të këtij të fundit.

“Super ERMAL META e nis turin nga Tirana drejt Italisë😍 Ishte kënaqësi e posaçme që i ra rruga nga zyra ime, ku u ndal për një bisedë të këndshme🤩”, shkruan Rama.


(BalkanWeb)

Edi Rama takon Ermal Metën: Kënaqësi që i ra rruga nga zyra ime, ja çfarë dhurate i bëri Rama Ermalit Read More »

Luana Vjollca habit me reagimin e saj, fansja i thotë pse nuk ble veshje luksoze nga “Louis Vuitton”

Një nga fanset e moderatores shkruan në foton ku Luana pozon para dyqanit të markës luksoze “Louis Vuitton”:

“Mundet edhe të futesh tek dyqani L.V. të blesh një palë shapka të reja, se ngele me ato PHP.”

Moderatorja i ka kthyer komentueses përgjigjen me një mësim mjaft të vlefshëm brenda.

“Pse të harxhoj lekë kot kur këto e kryejnë ende funksionin e tyre?”, ia kthen Vjollca.

Luana Vjollca habit me reagimin e saj, fansja i thotë pse nuk ble veshje luksoze nga “Louis Vuitton” Read More »

Br enga e një artisti…!/ A ju kujtohet ajo ngjarja tr agjike e ’97-ës në Vlorë…?! Ajo më e tm ershmja bëmë, jo historike po reale, e kohës së çm endurisë së madhe…?!

Nga Genc Demiraj

Br enga e një artisti…!
Shpesh herë ulemi me Petraq Stefanin për kafe, Peçon, se kështu i flasim. Jemi kolegë pune së bashku, por më parë jemi edhe banorë të një lagjeje. Pra njihemi prej një jete…! Është i heshtur, fjalëpak, i mbyllur në artin e tij të madh…! Piktor race, por nga raca e fisme e piktorëve vlonjatë ! Kështu ka qenë përherë Peçua, i heshtur e pa fjalë, gjuha më e zhdërvjellët e tij ishte piktura dhe aty ai i thotë të gjitha…! Janë të shumtë ata që e njohin artin e tij me botë, por ma merr mendja se janë të paktë ata që njohin botën e tij të shpirtit…!

Të shpirtit të tij të bërë c opë, qysh prej asaj ngjarjeje që co ptoj edhe shpirtrat e gjithë njerzorëve që e mësuan…! A ju kujtohet ajo ngjarja tr agjike e ’97-ës në Vlorë…?! Ajo më e tme rshmja bë më, jo historike po reale, e kohës së çmendurisë së madhe…?! Nëse se keni përjetuar, patjetër e keni dëgjuar e ridëgjuar më vonë të treguar si histori epike, legjende apo dhe sureale ! I sigurt jam, që edhe nëse e keni dëgjuar, e keni dëgjuar të mpirë, të tm erruar, të lo tuar, të fr iksuar, të r evoltuar…!

Nuk keni si e harroni, atë nusen e bukur në dritaren e shtëpisë me djalin gjashtë muajsh në gji, që po e ushqente, po e ledhatonte, po e përgëzonte, që po qeshte e lozte me të, po lumturohej me gëzimin e jetës së saj,… kur një krauuu…ca ci fla xhami, ca pika gj aku mbi fëmijën dhe një kl ithmë nëne : – Petraaaaq djaliiii…! Dhe kaq ! Mami Neta kishte rënë pa jetë mbi të birin që qante e qante dhe nuk kuptonte…! Një pl umb i tm errshëm kish përshkuar ty tën e një ar me të zezë, për të gjetur fat alisht në gjithë atë fa talitet të çmendur të atij viti të mbrapshtë, zemrën më të pafajshme të një nëne…!

Çm endurira…! Petraqi i rriti i vetëm dy djemtë e tij me shumë mund dhe sa krifica. Rrjedha e jetës e detyroi të bëhej më i fortë, por ngjarja e bëri më të heshtur, më të mbyllur e më pa fjalë…! U rrit i vogli i historisë së tr ishtë, aty mes rrugicës së lagjes dhe me shokët e rrugicës së tij, dhe si djemtë e famshëm të rrugës Pal, ai u bë i famshmi dhe i dashuri i rrugicës tonë…! I vogli i historisë, sot është tek të njëzetepestat, i vëllai pak më i madh, por br enga e baba Petraqit është që nuk po u gjenë dot një punë të përhershme…! Nuk mundet, nuk di se si dhe nuk di se ku t’ua gjej…! Edhe sot teksa pinim atë kafen e përditëshme, meraku i tij për djemtë ishte i madh…! Dhe meraku i një babai shpirt coptuar si Petraqi, një artisti fjalëpak e punëshumë si piktori ynë, është shumë herë më i përligjur…!

Br enga e një artisti…!/ A ju kujtohet ajo ngjarja tr agjike e ’97-ës në Vlorë…?! Ajo më e tm ershmja bëmë, jo historike po reale, e kohës së çm endurisë së madhe…?! Read More »