Konkurrenti i sezonit të tretë të “Për’puthen”, Bruno Shemsho, është një ndër konkurrentët më të pëlqyer e më të komentuar për karakterin dhe xhelozinë e tij.
Bruno, përpara se të futej në Për’puthen, dëshironte të merrte pjesë në një tjetër spektakël televiziv të ngjashëm me atë të “Për’puthen”, “Love Story”, të prezantuar nga Alketa Vejsiu, me të cilin thuhet se ka nënshkruar edhe një kontratë, shkruan Kryefjala.com.
Burime për Kryefjala.com bëjnë me dije se pas kësaj, ai i është bashkuar “Për’puthen” duke “tra dhëtuar” në këtë menyrë kontratën me Vera Grabockën, ndaj ajo e ka hedhur në gj yq konkurrentin.
Pa u publikuar zyrtarisht, kënga më e re e Butrintit “KUKU” u bë hit në TikTok, gjë që tregonte se kënga në fjalë do të arrinte sukses të jashtëzakonshëm. Ditën e djeshme kënga ishte nr.1 në YouTube në Shqipëri, Austri, Zvicër. Gjermani dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa në Itali ndodhet në vend të 4.
“Dje u publikua në Spotify, sot mbi 500,000 streams! Ky është një tjetër rekord personal, duke u marr parasysh që ende kjo platformë nuk ka shumë përdorues shqiptar dhe është në rritje e sipër tek tregu ynë! Ju falënderoj nga zemra.”-shkroi Butrinti në InstaStory.
Por, ajo që u vu re ishte videoklipi i këngës, i cili u pëlqye mjaft nga publiku, mirëpo një pjesë e tij nuk ka kaluar pa u komentuar. Një skenë ku Butrinti duket se go det modelen e cila në klip është në rolin e të dashurës së tij, bëri që këngëtari ta largojë nga Youtube këtë pjesë pas komenteve. Megjithatë, ky projekt muzikor arriti një sukses mjaft të madh në një kohë mjaft të shkurtër. Butrint Imeri është një nga këngëtarët më të suksesshëm dhe ka fansat më të zj arrtë në trojet shqiptare. Ai arriti në një kohë të shkurtër të kthehej në këngëtarin e preferuar të viteve të fundit dhe e gjithë kjo falë punës së tij.
Arkimed Lushaj, reperi i njohur shqiptar është futur “live” në llogarinë e tij në Instagram. Lushaj ose siç e njohin të gjithë me nofkën e tij Stresi, i cili ka disa muaj që është shpërngulur në Londër, gjatë një video live i ka rënë njëri nga dhëmbët, në një moment që po kollitej. Videoja në fjalë ka bërë xhiron e rrjetit, ndërsa reperi nuk ka reaguar për të mos u kuptuar.
Kujtojmë se kohët të fundit Stresi u përfshi në de batin e a shpër mes reperit Kozak dhe Fabio Dushkut, ku Kozak u mor p eng, ndërsa Stresi tha se ai ishte munduar gjithmonë që mos të nx eheshin gj akrat mes tyre, por që sipas Kozak kjo gjë nuk ishte aspak e vërtetë./joq
E p rekur, e përlotur në studion e “Vila24”, primabalerina e TKOB, Enada Hoxha është shfaqur kështu për herë të parë në ekran. Vajza që i jep çdo sezon shfaqe të suksesshme këtij institucioni, flet për herët të parë për një situatë të pakëndshme në mbrëmjen e inaugurimit të ambienteve të rikonstruktuara të këtij institucioni.
Në një intervistë me moderatoren Brunilda Lahe, Hoxha thotë se ndihet e fyer për kohën e kushtuar asaj dhe partnerit Gerd Vaso në shfaqe si edhe ajo që e ka bërë të re belohet e të largohet, është mungesa e imazhit të balet maestros Agron Aliaj i cili ka punuar me emrat më të mirë të skenës që i kanë emër baletit shqiptar ndër vite.
Më tej biseda është fokusuar tek stili i saj i përditshëm, angazhimi në shtëpi apo dhe kurioziteti se pse Enada Hoxha shihet gjithmonë teksa kalon në rrugën e Tiranës e veshur thjeshtë e shumë sportive.
Këngëtarja e njohur, Barbana Dini, është fejuar. Thuhet se personi që i ka “rr ëmbyer” zemrën është një shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Prive.al” shkruan se djali në fjalë është një biznesmen me origjinë nga Shkodra. Madje jo vetëm kaq, pasi duket se ai i ka propozuar këngëtares dhe ajo ka thënë “po”.
Barbana ende nuk ka reaguar në lidhje me këto lajme, por në foton e profilit të “Instagram”-it ka vendosur një foto ku shfaqet duke u përqafuar me një mashkull, i cili është me kurriz.
Laguna ndodhet në brigjet e Gjirit të Vlorës dhe Detit Adriatik. Sipërfaqja ujore e kësaj lagune është 1.5 km2. Në periferi dhe nën ujërat e lagunës gjenden gërmadhat e qytetit të vjetër të Orikumit.
Kjo lagunë veç vlerave historike është e pasur dhe me specie të ndryshme të florës e faunës. Laguna e Orikumit është në një zonë përherë e lidhur me detin nëpërmjet një kanali. Gjiri është shumë i përshtatshëm për zogjtë migrues.
Rezerva e madhe e peshkut rrit mundësinë për Karabullakët, Çafkat e mëdha të bardha dhe Çafkat gri. Peshkimi dhe rritja e peshkut në lagunë nuk janë shumë të shf rytëzueshme.
Kryesisht peshkohen Ngjalat, Venerupis pullastra dhe Koca.
Poshtë shtratit të ngjelmët të lagunës, ndodhet mi steri i pa zbuluar i një qytetërimi të hershëm, Oriku.
Një nga qendrat më të mëdha në këtë zonë ka qenë dhe është Orikumi, që shtrihet në bregun jugperëndimor të Gjirit me të njëjtin emër, në këmbët e gadishullit të Karaburunit. Qendra arkeologjike ndodhet në një kodër të ulët shkëmbore gëlqerore në fundin e një skele druri që e ndanë nga laguna e vogël nga gjiri (Pasha-Liman).
Orikumi ka qenë qytet antik i disa periudhave, që nga ato greke, romake dhe deri në mesjetën e hershme.
Sot ai është kthyer në një qytet modern, që merr më shumë rëndësi dhe gjallëri në vërshimin e turistësh të shumtë vendës dhe të huaj, që vijnë dhe e vizitojnë atë.
Orikumi ka akoma mundësi dhe resurse të tjera turistike të pashfrytëzuara.
Ende një pjesë e tij, mbase më intriguesja, nuk është zbuluar akoma apo mbahet peng nga repartet ushtarake në një vijë të gjatë bregdetare.
Orikumin nuk duhet ta marrësh të shkëputur nga e gjithë zona për rreth që fillon nga Lugina e Llogarasë deri në Pasha-Liman tek Gjiri i Bristanit duke u kufizuar me Gadishullin e Karaburunit, me luginën e Llogarasë dhe Dukatit fushë duke përfunduar me lagunën e Orikumit.
E vendosur midis Parkut Kombëtar Llogara dhe Rezervatit Natyror të Menaxhuar Karaburun kjo zonë shërben si një urë lidhëse midis dy ekosistemeve natyrore, dhe është pjesë e pandarë natyrale e tyre.
Edhe laguna zë pjesën e vetë në aktivitet turistike dhe mjedisore të kësaj zone të pasur me vepra arkeologjike që dëshmojnë historinë e saj. Misteri nuk është zbuluar akoma i gjithi, nuk dihet çfarë ka nën shtratin e Lagunës?!… / KultPlus.com
“Të zbulosh zonën e Orikumit, Dukatit, Tragjasit është si të rrugëtosh në gjurmët e historisë. Vlera të ralla, kala, qytete antike, monumente kulture që i gjen kudo, e që kanë shumë për të thënë, edhe pse nuk kanë pasur mjaftueshëm zë, për të treguar gjithçka ato fshehin”.
Rreth 20 kilometra nga qyteti i Vlorës, Tragjasi i ri qëndron në këmbët e Tragjasit të vjetër. I riu ngre krye me banesat e reja shumëkatëshe, ku jetojnë mëse 1300 banorë, ndërsa më tej mijëra sy të gurtë ku s’jeton askush derdhen në horizont. Tragjasi ka një histori shekullore që shtrihet, sipas studiuesve, që prej shekujve 4-7 para Krishtit. Disa herë është djegur që nga koha e Sulltan Bajazitit, është ma sakruar, por nuk është shuar. Këto gërmadha të mbetura mbajnë brenda shekuj histori, mbajnë peshën e rë ndë të moteve të shkuar. Banorët nisën të zbrisnin ngadalë, vit pas viti, shekull pas shekulli, nga ky fshat, shënjestër e su lmeve të shumta të okupatorëve, që nuk rreshtën edhe në L uftën e Dytë Botërore, kur Tragjasi u d ogj nga gjermanët. Sot këtu gurët flasin e tregojnë me rrudhat e gdhendura mbi trupin e tyre nga shekuj histori.
Sot pamja që ofron Tragjasi i vjetër është impresionuese; nga shtëpitë mund të kuptosh pozitën e lartë që kanë pasur banorët e tij, ndërsa “varri i çifutit”, siç e njohin banorët e që gjendet diku në një pjesë të fshatit, e bën edhe më mistike e mi sterioze historinë e këtushme. I sigurt është fakti se ky fshat mund të kthehet në një burim të jashtëzakonshëm turistik, një muze në natyrë, një natyrë muze, që flet me shtëpitë e çdo gur të tij.
Nuk do të duhej shumë investim, por do të duhej imagjinatë e dëshirë për t’i dhuruar turistëve një perlë të tillë identitare, një vend ku ke ç’të shohësh e mësosh, pas çdo kthine e çdo rrugice, sot të vetmuar.
“Një dorë e vogël, një ndihmë e vogël e një fuqie të madhe, do të bënte mrekullinë. Mendoj se do të ishte një nga vendet më të vizituara”, thotë Lame Troqe, banor i zonës.
Jo larg nga fshati i vjetër, e as nga ai i riu, ngrihet edhe kalaja e Gjon Boçarit. Ai mendohet se ka qenë një nga luftëtarët e Skënderbeut, që më pas u kthye në këtë vend për të ngritur këtë fortesë, që daton sipas disa studiuesve që në shekullin e 14. E megjithatë, në kala e kemi të pamundur të shkojmë, pasi e vetmja rrugë është e rrethuar brenda një prone private, ndaj çdo tentativë tjetër është e pamundur mes pemishteve, ferrave e gjelbërimit të hazdisur. Në Shqipëri ndodh edhe kështu, të detyrohesh të shohësh një vlerë të tillë veç nga larg, ose veç përmes fotografive.
19 kilometra na ndajnë nga një tjetër fshat historik, që emrin e mban që prej të paktën shekullit të tretë para Krishtit, Dukatit. Në krye të tij, në pjesën e vjetër, ngrihet shtëpia e një prej krerëve më të njohur të kryengritjeve antiosmane të viteve 1847, Dervish Ali Dukatit. Kulla, monument kulture, që më shumë i përngjan një kalaje të vogël, në masën më të madhe ka rënë mbi vete, e kjo sepse edhe fondet që janë kërkuar nga Zyra Rajonale e Monumenteve të Kulturës duket se kanë fjetur sirtarëve, e kurrë nuk janë miratuar.
“Ky objekt me të cilin duhet të mburret krahina, është krenari e krahinës, por ka mbetur kështu siç është. Ka nevojë për investime, rregullime, mirëmbajtje dhe për fonde”, tha Sokrat Gjikoka.
Në kullat mbrojtëse, ato të vrojtimit, odat dhe gjithë ambientet e tjera, vërehen dëmtimet e shumta të ndërtesës, që dikur në kohën e diktaturës ka qenë muze, ndërsa sot është kthyer në një rrënojë.
Jo larg ngrihet edhe shtëpia e një tjetër figure të madhe, Pilo Andon Gjikokës, luf tëtar i shumë be tejave, i internuar e masakruar nga osmanët tek italianët. Edhe këtu gjithçka është shka tërruar.
Në Dukat Fushë kalojmë edhe nga ujësjellësi i Ferrunit, i ndërtuar në vitin 1888 nga mjeshtrat vendas, e që sot duket i dënuar me shembje për shkak të d egradimit të tij. Diku më tej, edhe Kisha e Marmiroit, një tjetër monument kulture i shekullit të 12. Dikur në vitet 1970, Instituti i Monumenteve të Kulturës, nën kujdesin e profesor Aleksandër Meksit, e ngriti nga gërmadhat duke e kthyer thuajse në gjendjen fillestare, ndërsa sot fati po shkon drejt rikthimit të saj ashtu siç u zbulua, në shesh.
Laguna e Orikut të drejton për nga qyteti antik, pjesa më e madhe e të cilit gjendet brenda territorit të bazës së Pashalimanit. Oriku, që mendohet se është themeluar në shekullin e 6 para Krishtit shtrihet përreth kodrës së Paleokastrës.
Përtej zbulimeve, që këtu ende vazhdojnë, e për të cilat Zyra Rajonale e Vlorës dhe Instituti Arkeologjik kanë dhënë kontributin e tyre, pro blemi më i madh duket mungesa e një mbështetjeje të denjë, e mbi të gjitha fondet që do t’i jepnin më shumë hijeshi e mundësi gërmimesh të reja.
“Është ‘i mbyllur’, sepse në fakt është i hapur, por s’pret njeri. Pa vënë dorë nga institucionet përkatëse dhe vështirë për t’u parë, për të gjetur rrugët për të identifikuar monumentet një e nga një, siç i ka parku”, shprehet Eduard Demo, kryetar i shoqatës “Oriku”.
Vlera të mëdha, që shqiptarët nuk kanë ditur kurrë t’i nxjerrin e promovojnë mjaftueshëm.
Në Orik, mbi të gjitha duhet të bëhesh gati edhe për një betejë, vës htirë të përballueshme, me mushkonjat, duhet të jesh me fat të kalosh pa ndonjë virus nga pic kimet e shumta, që vijnë nga laguna ku shtrihet sot edhe një pjesë e mbytur e qytetit antik.
Do të duheshin ditë të tëra të rreshtoje monumentet e kësaj zone, e mbi të gjitha vlerat historike e kulturore që ajo ka, e ku gjithçka bie ndesh me harresën, indiferentizmin, mungesën e investimeve disavjeçare, që kanë qenë veç grimca e asgjë më shumë.
“Ky është një rrugëtim për të sjellë në vëmendje vlerat kulturore e historike të këtyre zonave, këto pasuri të ralla, me shpresën se zëri i tyre do të dëgjohet për të shkundur harresën e apatinë”.
Aurela Hoxha është një prej personazheve të njohur që mund t’ua përforcojë të gjithëve idenë se, nëse do ta mbash të fshehtë jetën private, mund t’ia dalësh. Me gjithë kureshtjen e publikut shqiptar, por edhe ndjekësve në rrjetet sociale, modelja e njohur shqiptare vijon ta jetojë dashurinë disavjeçare dhe, prej disa muajsh tashmë edhe mëmësinë, në privatësi të plotë.
Pasi u bë nënë, Aurela i habiti të gjithë ndjëkësit që u prezantuan krejt papritur me fëmijën e saj të parë. Edhe pas kësaj, partneri vijonte të ishte mister për të gjithë rrjetin.
Deri në këtë çast…. Aurela ka vendosur, më në fund, të zbulojë portretin e njeriut të zgjedhur të zemrës.
Mes disa fotove të fundit në Instagramin e saj, vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr fotoja me partnerin, portretin e të cilit Aurela ka vendosur të mos e mbajë më sekret.
Dy prindërit e rinj, nga sa duket, e kanë lënë për pak kohë vogëlushin e tyre dhe i kanë kushtuar njëri-tjetrit më shumë vëmendje. Pak nga ky çast, Aurela ka vendosur ta ndajë edhe me publikun e saj dhe, nga komentet e ndjekësve, rezulton që ka bërë shumë mirë, apo jo?
Dy prindërit e rinj, nga sa duket, e kanë lënë për pak kohë vogëlushin e tyre dhe i kanë kushtuar njëri-tjetrit më shumë vëmendje. Pak nga ky çast, Aurela ka vendosur ta ndajë edhe me publikun e saj dhe, nga komentet e ndjekësve, rezulton që ka bërë shumë mirë, apo jo?
(Balkanweb)