Art-Kulture

Aktivitet kushtuar Ismail Qemali në kuadër të 100 vjetorit të vdekjes!

Pallatin e Kulturës ” Labëria” sot u ndez nga kënga polifonike,poezia dhe vallja për Ismail Qemalin.

Interpretime nga nxënës të shkollave të mesme të qytetit të Vlorës ,kushtuar jetës dhe veprës së Ismail Qemali, në kuadër të 100 vjetorit të vdekjes.

Inkuadruar në axhendën e veprimtarive të Bashkisë, ky aktivitet, u realizua përmes bashkëpunimit të QKAV, Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare dhe DAR, Vlorë.

Një veprimtari mbresëlënëse e për tu marrë shembull ku nxënësit jo vetëm interpretuan krijimtari nga autorët vlonjatë kushtuar Ismail Qemalit por edhe kënduan polifoni, këngë të kënduara nga gjyshërit dhe stërgjyshërit e tyre.

Këngë të njohura si:“Prapa më vjen historia” e “Në Vlorë foli Prefekti”, kënduar nga nxënësit e shkollave ” Ali Demi” Dhe ” Pavarësi”.-orikuminews

Aktivitet kushtuar Ismail Qemali në kuadër të 100 vjetorit të vdekjes! Read More »

70 objekte po restaurohen në qendrën e Vlorës në një projekt me vlerë 322 milionë lekë

70 objekte po restaurohen në qendrën e Vlorës në një projekt me vlerë 322 milionë lekë, një investim i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan.

Në rrugën e cila ishte kthyer në një pazar, shtëpitë e vjetra humbnin rëndësinë mes zhurmës dhe ndotjes. Megjithëse afati i dorëzimit është muajin e ardhshëm dhe duket se puna është ende larg përfundimit, prej një viti po punohet në fasadat e mureve, çative të godinave si dhe në pjesë të cilat kanë qenë të rrënuara nga koha.

Në kantierin e improvizuar, jashtë kamerës, punëtorët shprehen se problemet me ndërtesat e vjetra i kanë ngadalësuar ritmet. Në këtë rrugë ndodhet dhe banesa e qendistares së flamurit të shpalljes së pavarësisë, Marigo Posio.

Siç shkruhet nëpër mure, fillimet e kësaj ndërtese datojnë në vitin 1892. Në zonë janë prishur 40 ndërtime pa leje. Megjithatë, banorët i mirëpresin punimet.

Rruga “Justin Godard” ka qenë rruga kryesore e qytetit në periudhën e rilindjes kombëtare. Shtëpitë janë me dy kate, me ballkone të vegjël të stilit neoklasik.

70 objekte po restaurohen në qendrën e Vlorës në një projekt me vlerë 322 milionë lekë Read More »

Ermal Meta do të jetë edhe këtë vit në Sanremo

Ermal Meta do të këndojë përsëri këtë vit në Sanremo, festivali më i rëndësishëm i muzikës në Itali.

Meta bën me dije se do të rikthehet në Sanremo dhe se ndihet i nderuar që do të këndojë krahas Christicchit. Ai do të jetë jashtë garës këtë vit, ndërsa Christicchi do të garojë.

Ermal Meta tashmë ka marrë famë në Itali, pasi përfaqësoi Italinë në Eurovizion dhe u fut në top 10 e rezultateve finale vitin 2018-të./atsh

Ermal Meta do të jetë edhe këtë vit në Sanremo Read More »

Rikthimi i vlerave historike e kulturore të Dhërmiut

Dhërmiu është një ndër fshatrat më të bukur të jugut. Puna për rikualifikimin e Qendrës Historike të fshatit Dhërmi po vijon.

Kryeministri Edi Rama shprehet se vijon puna për nxjerrjen në dritë të atraksioneve kulturore e historike.

MIRËMËNGJES , dhe me këto foto nga Dhërmiu ku vijon puna për nxjerrjen në dritë të atraksioneve kulturore e historike si edhe hapësirave urbane, ju uroj një të dielë të bukur”, shprehet Rama.

Projekti i ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit synon shndërrimin e Dhërmiut në një qendër autentike dhe atraktive jo vetëm për turizmin bregdetar, por edhe për zhvillimin e turizmit kulturor të zonës.

Dhërmiu në territorin e tij ruan mbi 40 objekte kulti, monumente historike si dhe natyrore. Gjurmët e gjetjeve arkeologjike dëshmojnë se jeta në këtë fshat i ka fillesat që në prehistori. Sot fshati Dhërmi dhe plazhet e mrekullueshme përreth tij presin turistë të shumtë, sidomos gjatë sezonit veror. /atsh

Rikthimi i vlerave historike e kulturore të Dhërmiut Read More »

Vlorë – Plot 68 është numri i objekteve në restaurim, për zonën historike të qytetit

Plot 68 është numri i objekteve në restaurim, për zonën historike të qytetit të Vlorës.

Projekti pritet të përmbyllet vetëm me restaurimin e objekteve në sezonin turistik të këtij viti, ndërsa më pas do të vijohet edhe me restaurimin e rrugicave të zonës historike.

Kreu i Urbanistikës në Bashkinë e Vlorës, Erion Hamataj konfirmon edhe numrin e objekteve që janë shembur.

Në total janë 40 objekte të klasifikuara për t’u shembur, nga të cilat 35 janë shembur tashmë, ndërsa 5 të tjera, kryesisht shtesa dhe rrethime, pritet të shemben.

Projekti i restaurimit të qendrës historike të Vlorës ka nisur në shtator të vitit 2017, ndërsa vlera e investimit shkon në rreth 322 milionë lekë./tch

Vlorë – Plot 68 është numri i objekteve në restaurim, për zonën historike të qytetit Read More »

Ekspozitë në Bibliotekën “Shefqet Musaraj” me rastin e 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit

Me rastin e 100 vjetorit të ndarjes nga jeta të Atit të Kombit Ismail Qemali, ekspozohen në Bibliotekën Publike “Shevqet Musaraj” të Bashkisë Vlorë dokumenta arkivore, botime historike dhe letrare, shtypi i kohës për jetën dhe veprimtarinë patriotike të Ismail Qemalit.

Në këtë ekspozitë janë paraqitur disa nga momentet më pikante të përkujtimit dhe festimit të 28 nëntorit, siç është 28 nëntori i vitit 1932 kur u zhvendos trupi i Ismail Qemalit nga Kanina në lulishten e Vlorës në varrin monumental të ndërtuar posaçërisht me statujën e flamurtarit sipër, vepër e Skulptorit të Popullit Odise Paskali.
Gjithashtu shpallja e Vlorës “Qytet Hero” me rastin e 50 vjetorit të Pavarësisë dhe dhënies së Ismail Qemalit titulli “Hero i Popullit” (pas vdekjes) dhe kthimin e Vlorës Kryeqytet të Shqipërisë për 3 ditë, apo festimi i 60 vjetorit të Pavarësisë në 28 nëntor të vitit 1972 me inagurimin e Monumentit të Pavarësisë Kombëtare etj.

Ekspozita do të qëndroi hapur nga data 17-24 janar 2019.

Ftohen ta vizitojnë këtë ekspozitë qytetarët e Vlorës, nxënësit e shkollave, student, intelektual etj

Ekspozitë në Bibliotekën “Shefqet Musaraj” me rastin e 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit Read More »

Përkujtohet 551-vjetori i vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu

Muzeu Historik Kombëtar përkujton sot 551-vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.(1405-17 janar 1468)

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, strateg dhe burrë shteti i madh, udhëhoqi luftën për liri e pavarësi kundër pushtimit osman, për bashkimin politiko- shtetëror të popullit shqiptar. Ai personifikon jo vetëm figurën më të rëndësishme të popullit shqiptar, por dhe një epokë të tërë të historisë kombëtare. Figura e heroit tonë kombëtar lidhet më luftën më se njëshekullore kundër pushtimit osman.

Lufta e shqiptarëve me në krye prijësin e tyre shënon një kthesë vendimtare në organizim politik të vendit, si dhe në forcimin e bashkimit kombëtar. Pasi çliroi Krujën më 28 nëntor 1443 ngriti flamurin e Kastriotëve dhe më 2 mars të vitit 1444, në Katedralen e Shënkollit të qytetit të Lezhës, Skëndërbeu mbajti Kuvendin e Parë Kombëtar.

Si drejtues i Kuvendit theksoi domosdoshmërinë dhe rëndësinë e bashkimit të Shqiptarëve. Ai ishte kuvendi ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar. Mobilizimi masiv i forcave shqiptare që filloi në Dibër, erdhi duke u zgjeruar në të gjithë vendin, e cila u kthye brenda pak kohëve në një kryengritje të përgjithshme. Brenda muajve të parë u çliruan disa principata dhe pjesa me madhe e trojeve shqiptare.

Forcat shqiptare me në krye Skëndërbeun fituan një sërë betejash kundër ushtrive osmane, si në fushat e Pollogut, të Dibrës, së Ohrit e të Domosdovës, grykat e luginat e Shkumbinit, fushat e Ujit të Bardhë, të Livadit pranë Ohrit, të Vajkalit etj.

Pas vitesh lufte e rezistencë ndaj pushtimit osman, duke udhëhequr luftën e shqiptarëve për liri, Gjergj Kastrioti Skënderbeu vdiq në Lezhë. Figura e tij dhe lufta që udhëhoqi, u bënë një burim frymëzimi gjatë luftërave për lirinë e pavarësinë e Atdheut dhe sidomos gjatë Rilindjes Kombëtare. /atsh

Përkujtohet 551-vjetori i vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu Read More »