Art-Kulture

Zbardhen edhe emrat e sekretarëve të përgjithshëm të ministrive në qeverinë “Rama 2”

[sgmb id=”1″]

Një ditë më parë me një ceremoni disa orëshe, Edi Rama ka prezantuar zv/ministrat e qeverisë së tij, që janë 3 herë më të shumtë se ministrat.

Nëse janë 11 ministri, duke shkrirë disa prej tyre, më shumë për faktin e largimit të të punësuarve nga ish-aleatët e qeverisë së 4 viteve të shkuara, sesa për efektivitet, dje janë prezantuar edhe 33 zv/ministrat që do të ndihmojnë ministrat.

Po dje gjatë asamblesë socialiste, janë bërë publikë edhe emrat e Sekretarëve të Përgjithshëm të ministrive.

Duket se nuk ka emra të rinj të sekretarëve të përgjithshëm, por qarkullim mes tyre nëpër ministri.

Më poshtë lista e sekretarëve:

Ministria e Financave -Gelardina Prodani

Ministria e Jashtme-Gazmend Barbullushi

Ministria e Shëndetësisë-Arjan Kraja

Ministria e Bujqësisë-Aurora Alimadhi

Ministria e Mjedisit-Plarent Ndreca

Ministria e Kulturës-Olti Musaka

Ministria e Mbrojtjes-Alba Thoma

Ministria e Arsimit-Koli Bele

Ministria e Energjetikës-Gent Kerri

Ministria e Drejtësisë-Elira Kokona

Zbardhen edhe emrat e sekretarëve të përgjithshëm të ministrive në qeverinë “Rama 2” Read More »

Edi Rama e “mbushë’ kabinetin me kosovarë, emëron tre zëvendësministra

[sgmb id=”1″]

Kryeministri i Kosovës Edi Rama sapo ka publikuar listën e zëvendësministrave në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, shkruan KultPlus.

Bazuar në këtë listë, në Qeverinë e Shqipërisë, risia e emrave të zv/ministrave ishin dy emrat nga Kosova. Valbona Shujaku emërohet zv/ministre e Kulturës, ndërsa Hajrulla Çeko – zv/ministër i Turizmit dhe Mjedisit. Emërimi i dy zv/ministrave nga Kosova është një nga risitë e Ramës në kabinetin qeveritar.

…………………………………………………………………………………

Edi Rama e mban fjalën, kosovaren e bën zëvendësministre

Besa Shahini është emëruar zëvendësministre e Ministrisë së Arsimit në Shqipëri.

Shahini është njohur si analiste politike në Kosovë.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë kishte deklaruar se në kabinetin e tij do të zë vend edhe një kosovar.

Edi Rama e “mbushë’ kabinetin me kosovarë, emëron tre zëvendësministra Read More »

Sot shpallet fituesi i Nobelit në Letërsi, Ismail Kadare njëri ndër favoritët

[sgmb id=”1″]

Akademia Suedeze njofton se çmimi Nobel për Letërsi do të ndahet sot me fillim nga ora 13:00, ndërsa shkrimtari i njohur shqiptar, Isalmil Kadare, është në mesin e favoritëve kryesorë për ta fituar atë.

Industrialisti suedez Alfred Nobel e themeloi çmimin për letërsi në emrin e vet dhe pati thënë në atë kohë se do të dëshironte që çmimi ta njohë “personin i cili do të prodhojë në fushën e letërsisë veprën më të shquar në një drejti ideal”.

Ndërkohë, nesër, Akademia e Suedeze do ta shpallë fitues atë që e konsideron se e ka plotësuar kriterin e “idealit” për laureat 2017.

Romancieri, dramaturgu dhe eseisti kenian, Ngugi ëa Thiong’o është favoriti kryesor, sipas shumë bastorëve, ndërsa menjëherë pas tij radhitet favoriti shumëvjeçar Haruki Murakami.

Në mesin e favoritëve tjerë të fortë është edhe Ismail Kadare, Amos Oz, Adonis and Don de Lillo.

Sot shpallet fituesi i Nobelit në Letërsi, Ismail Kadare njëri ndër favoritët Read More »

Washington Post përmend emrin e Ismail Kadaresë si favorit pë çmimin Nobel

[sgmb id=”1″]

Shkrimtari i njohur shqiptar, Isalmil Kadare, është në mesin e favoritëve kryesorë për ta fituar Çmimin Nobel për Letërsi, shkruan Washington Post.

Industrialisti suedez Alfred Nobel e themeloi çmimin për letërsi në emrin e vet dhe pati thënë në atë kohë se do të dëshironte që çmimi ta njohë “personin i cili do të prodhojë në fushën e letërsisë veprën më të shquar në një drejti ideal”.

Ndërkohë, nesër, Akademia e Suedeze do ta shpallë fitues atë që e konsideron se e ka plotësuar kriterin e “idealit” për laureat 2017.

Romancieri, dramaturgu dhe eseisti kenian, Ngugi wa Thiong’o është favoriti kryesor, sipas shumë bastorëve, ndërsa menjëherë pas tij radhitet favoriti shumëvjeçar Haruki Murakami.

Në mesin e favoritëve tjerë të fortë është edhe Ismail Kadare, Amos Oz, Adonis and Don de Lillo.

Washington Post përmend emrin e Ismail Kadaresë si favorit pë çmimin Nobel Read More »

Dua Lipa shfaqet provokative

[sgmb id=”1″]

Këngëtarja e famshme, Dua Lipa vazhdon të jetë tejet e angazhuar në karrierën e saj.

Është vokali i saj, dhe paraqitjet e saj unë që e bëjnë atë të duket gjithmonë e veçantë, shkruan Indeksonlie.

Lipa, ka publikuar fotografinë e radhës në Instagram. E  veshur me shumë stil ajo duket paksa provokative. Vlen të kujtojmë faktin se Lipa është njëra ndër këngëtaret më natyrale, dhe deri më tani nuk ka kryer asnjë ndërhyrje kirurgjike.

Dua Lipa shfaqet provokative Read More »

Dita Ndërkombëtare e Përkthimit

[sgmb id=”1″]

Kjo ditë shënohet çdo 30 shtator, në shumë vende të botës, në nderim të përkthyesit të parë të biblës, i cili konsiderohet si mbrojtës i shenjtë i përkthimit.

Kjo është një mundësi për të shfaqur krenarinë për këtë profesion, që njëherit është duke u bërë gjithnjë e më i domosdoshëm në fushën e përparimit global.

Në kuadër të kësaj ditë, sot do të promovohet libri “Tri drama” të dramaturgut kosovar, Arian Krasniqi, si dhe shkrimtarë e përkthyes do të lexojnë e diskutojnë për përkthimet dhe sfidat e përkthimit letrar.

Ky aktivitet është pjesë e bashkëpunimit të shoqatave letrare në regjion, si “Udruga Kurs” nga Spliti, “Krokodil” nga Beogradi, “PEN Qendra” nga Sarajeva, “Goten Publishing” nga Shkupi dhe “Qendra Multimedia” nga Prishtina.

“Dritaret e përkthimit” organizohet me mbështetjen e rrjetit të përkthimeve letrare “TRADUKI”. Kjo ditë kishte nisur të festohej nga Federata Ndërkombëtare e Përkthimit, që nga viti 1953.

Në vitin 1991 Federata lansoi idenë e njohjes ndërkombëtare të ditës së përkthimit për të shprehur solidaritet të komunitetit mbarë botëror të përkthimit, si një përpjekje për të promovuar përkthimin profesional në vende të ndryshme, duke mos u kufizuar vetëm në ato të krishtera.

Dita Ndërkombëtare e Përkthimit Read More »

Shikoni super femrën Elita Rudi, mos e ka tepruar pak me grimin

[sgmb id=”1″]

Elita Rudi është prezantuesja e njohur shqiptare e cila shquhet për bukurinë që e karakterizon.

Ajo sot ka postuar një fotografi ku shfaqet shumë e bukur por këtë herë vrehet grimi shumë i rënduar, shkruan Indeksonline.

E dashura e reperit Gjiko është femra ideale që çdo mashkull do ta donte në krahë.

Për më tepër shikoni fotografinë e Elitës dhe gjykojeni vetë se a ka nevojë për kaq shumë grim apo jo.

Shikoni super femrën Elita Rudi, mos e ka tepruar pak me grimin Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com